Takim romantik me një grua të martuar

80 postime 13692 shikime 20 prill 2017 në 03:36 e paradites
bsalaj

Para disa javësh, kur shkrova diçka mbi pse çunat duhet të ruajnë lidhje të forta me shokët, pati shumë reagim edhe nga bashkëshortet e çunave, të cilat jo pa të drejtë na kujtuan se çunat duhet të dalin më shumë edhe me gocat (që kanë në krah). Është e vërtetë dhe duhet pranuar se rutina dhe detyrat e përditshme na bëjnë t’i lëmë pas dore, e ndonjëherë t’i harrojmë fare ca gjeste që dikur na dukeshin të natyrshëm. Ah dikur, dikur. Kush mund ta harrojë zjarrin me të cilin ndizet një lidhje e re, dhe lumturinë që rrethon çiftin e të porsadashuruarve çdo çast… derisa zhduket. Por të gjitha gratë janë vajza, dhe këtë duhet t’ia kujtojmë vetes vazhdimisht, bashkë me faktin se një grua e martuar, endè ka nevojë për romancë.

Për ata që janë të rinj në këtë lojë, më lejoni t’ju uroj mirëseardhjen në botën e jetës në çift. Është një botë ku mund të gjesh qime në lavaman dhe ku ka gjithnjë pika të bardha në pasqyrë. Në këtë botë ka një debat të vazhdueshëm mbi mënyrën sesi qërohet një banane, si vendoset letra higjenike dhe nëse kapaku në banjë duhet mbajtur i ulur apo ngritur. Është një botë ku këmishat nuk hekurosen vetë dhe asnjë pjatë nuk lahet vetvetiu. Në këtë botë kremastaret janë gjithmonë mangut dhe çorapet humbin në lavatriçe. Bëhuni gati për beteja epike, në fushëbetejën e jetës familjare. Mos shkel aty se sa kam larë…

Jam gati të vë bast se shumë prej çunave në lexim i kanë dëgjuar gocat që kanë në krah t’u thonë, “S’je fare romantik!” Unë po për vete, dhe jam, betohem që jam. Por nuk është e lehtë të jesh Romeo nga e hëna në të premte, sidomos kur ke kaq shumë gjëra të tjera për të bërë të cilat nuk përfshijnë xhirot në Veronë.

Dua të ndalem vetëm një çast tek gjërat e shumta që i kemi ngarkuar vetes për të bërë - pasi shumë prej nesh ndajmë mendimin se këto punë janë në fakt një gjest i nëndheshëm romantik. Këtu ngatërrohemi dhe keqkuptohemi, pasi gratë dhe burrat kanë optika të ndryshme mbi çfarë është romanca. Ne kemi mbetur ca mbrapa në këtë kategori. Psh. e shprehim romancën me sasinë e përpjekjeve për “lumturinë (financiare?) familjare”. Nëse nuk është e qartë çfarë po dua të them, do jete sepse fola gjuhën e burrit-gjahtar të 10,000 vjetëve më parë.

Gratë nuk na kuptojnë kur u themi se kemi gatuar për to, kur hamë dhe vetë. Apo se jemi lodhur duke mbajtur fëmijët, që janë edhe tanët. Dhe sidomos nuk kuptojnë pse ne i përmendim këto vazhdimisht. Ne i përmendim pasi për ne keto janë prova të dashurisë sonë, dhe patjetër që janë, por nuk janë gjeste romantike. Këto gjestet romantike janë (qenkan!) tjetër gjë, dhe kanë ndikim shumë të këndshëm tek gratë. Kur bëjmë diçka romantike, i bëjmë të ndihen siç ndihemi ne, kur fiton [ekipi yt i zemrës].

Po ç’mund të bëjë një burrë i ngarkuar me punë e përgjegjësi për të rikthyer ato ndjesitë e kohës kur bashkëshortja ishte “fiksimi i jetës”? Unë nuk jam eksperti i këtyre punëve ndaj për të marrë një këshillë a dy ju drejtova një çifti që duket se e ka zgjidhur më së miri këtë çështje prej 41 vjetësh martesë, dhe ata më thanë këto gjëra, me kushtin që të mbeten anonimë.

E para, duhet të jemi gjithmonë mirënjohës për gjërat që kemi sëbashku. Me gjithë ato lajme idote në televizor, çiftet në Shqipëri duhet që një herë në javë t’i kujtojnë njëri tjetrit të mirat që ndajnë në jetë, bekime si fëmijët, shëndeti dhe miqtë. Asgjë nuk ta rrit kënaqësinë e jetës sa mirënjohja ndaj asaj që kemi, dhe në këtë vorbull, nuk e bëjmë mjaftueshëm.

Bëni gjëra të reja sëbashku, sepse rutina është vrastare për jetën në çift dhe mundet fare kollaj të na bëjë të ndihemi të palumtur. Ndaj nëse keni para të “blini pak lumturi” në çift, mos shpenzoni për sende por për eksperienca të reja. Udhëtoni pra, shkoni në një vend ku nuk keni qënë kurrë, apo fundja shkoni për një akullore a për të parë një film bashkë. Lërini kalamajtë nga gjyshërit kur mundeni, pasi duhet pak pushim prej tyre. Shfrytëzojeni qetësinë për të bërë pak qejf.

Thurni ëndërra të reja në çift, siç bënit kur ishit ende prej pak kohësh bashkë. Me siguri ju kujtohet kur thonit se donit 11 fëmijë. Në çastin kur çiftet ndalin së bëri plane për të ardhmen (qofshin edhe plane të parealizueshme), ato bien pre e rutinave të mërzitshme, pakënaqësisë dhe lodhjes së përgjithëshme të jetës. Ndaj është mirë ta ëndërroni jetën që doni për veten dhe tjetrin në krah, dhe t’ia tregoni njëri-tjetrit dëshirat. Ata që luajnë bashkë, qëndrojnë bashkë.

Mbi të gjitha, shijojeni njëri tjetrin, edhe në gjëra të vogla. Puthuni ca më shpesh, prekuni ca më shumë - pini ndonjë gotë sëbashku e i thoni njëri tjetrit se e doni, sepse edhe kjo bën mirë. Burrat nuk duhet t’i perceptojnë si armiq, por si aleatë përvjetorët apo Shën Valentinët, sepse, megjithë komercialitetin që përmbajnë, janë kujtesë e mirë për tipa që përndryshe lulet, kartolinat, çokollatat do t’i dërgonim vetëm në ëndërr. Kur vendosni të shpenzoni para, çojeni deri në fund gjestin. Nëse do ta nxirrni jashtë për darkë, dërgojini një ftesë (gjejeni mënyrën sepse ka), apo nëse gatuani në shtëpi, printoni një menu nga Word, me ca zemra, sepse atyre u pëlqenkan këto. Dhe të tjera.

ACDC

Ne parim e ke mire por ne realitet “it takes two to tango” thote inglizi.
Nuk eshte e rastit qe numuri me I madh I ndarjeve ndodhin pas atyre festave komerciale,qe ti na i keshillon ti kemi aleate dhe jo armiq dhe eshte normale nje ndenje armiqesie nga ana e burrave ndaj ketyre festave,qe me shume prishin pune se sa ndreqin.
Ka njerez qe asnjehere nuk kenaqen me cfare kane dhe asnje gjerat romantik nuk eshte i mjaftueshem.
Prandaj numuri i MGTOW po rritet ne shifra alarmante.
Fatkeqesisht nuk ka kure per sherimin e gjendjes ku ndodhet martesa sot.
E sulmuar nga te gjitha anet,sidomos nga liberalet,martesa po jep ngrahmat e fundit dhe ironikisht ata qe japin keshilla per lumturine ne cift,kane qene ata qe i vune kazmen marteses tradicionale duke goditur rolet e bashkeshorteve ne martese dhe duke e ngaterruar me burra qe martohen me burra dhe gra me gra.
Te gjitha keshillat qe jepen nuk e shpetojne martesen,thjesht po shtyjne fundin e saj.

InkuizitoriMoth

Dashuria nuk do te thote te shohesh njeri-tjetrin, por te shohesh se bashku ne te njejtin drejtim -
Antoine de Saint Exupéry.

peshkuikuq

Ju ndoqa edhe në Top Show dhe të them të drejtën u dakordësova me shumë nga mendimet e tua në atë emision pavarësisht se një pjesë e panelit ishte për faqe të zezë .

InkuizitoriMoth

ACDC, prishja e marteses dhe familjes tradicjonale eshte fenomen pak me i hershem se sa e trajton ti. Ate qe ti tani quan tradicjonale, eshte e prishur ka do kohe, ndryshe Trump qe ti ke votuar, nuk do te pallonte lirisht Ana Kareninen dhe Ema Bovarine.

Keto probleme qe vihen re tani hapur, ekzistonin dikur te fshehura brenda familjes tradicjonale, ndryshe liberalet nuk mund te benin asgje nga hiçi. Ata jan kapur diku per te vene minat, kan gjet shesh, per te bere pershesh.

ACDC

Nuk e ve ne dyshim qe martesa tradicionale nuk ka qene ideale,por nuk e meritonte te katandisej ne kete gjendje.

InkuizitoriMoth

Ti do me qa ne menyre sentimentale si Ema Bovari per meritat e mdhoja te tradites, apo do me kuptu se çfar ka ndodh vertet, e per pasoje si mund te riparohet?

Heidi

Per mua romantike eshte te berit gjerat bashke ne cift, mundesisht pa bere shume plane ;).Per sa i perket marteses besoj se partneri/partnerja ne radhe te pare duhet te jene shoket me te mire per njeri - tjetrin.Komunikimi dhe vleresimi e bejne nje marredhenie njerezore te qendrueshme.

ACDC

Nuk riparohet gota e thyer,ka mbaruar ai muhabet,martesa ka vdekur thjesht nuk po e shpallin.

InkuizitoriMoth

Neqoftese eshte keshtu, atehere kot me qene konservator, e me sakrifiku. Osht ma mire me bo qef si liberal, boju liberal ke per te bo qef sa te dush. Filloje duke pallu Trumpin n’sume, osht me i mire se jevgu si muskul unazor.

ACDC

Qe them nje te vertete,nuk me ben liberal.
Duam apo nuk duam kjo eshte e verteta,martesa ka vdekur.

InkuizitoriMoth

Atehere ka vdek edhe bota me te gjitha!

Por ne fakt kan vdek qe te dy felet politike majte dhe djathte, liberal dhe konservator, tani nuk kuptohet se kush eshte me kerme nga te dyja.

Dhe sepse jane kerme vete, e duan edhe boten te vdekur, bashke me martesen e vdekur te Ana Karenines me Ema Bovarine dhe zhardinen, seks grup lesbo.

Fikret
Manjola_Tirana

qyqja, qyqja. dy pike shtate mije shikime

TironciLebetit

Martesa perjetohet nga Cifti i perfshire ne te dhe jo nga sehirxhinjte qe kalojne opinione me nota superioriteti.
Martesa merr fund kur Cifti ne fjale thote qe ka marre fund dhe jo kur fshati merr vendimin totalitar per vlefshmerine apo jo te saj.
Ndoshta eshte me mire qe individet te pershihen me shume ne marredheniet e tyre martesore a para martesore se sa ne gjykimin me dylbi se cfare bejne te tjeret.

Bleta

Nuk dua te zgjatem shume por mendoj qe gjithshka perjetojme si kur jemi te martuar dhe beqare varet nga si e mendojme lumturine dhe sa krahasohemi me te tjeret qe na duken neve te lumtur. Keto te dyja ndryshojne me moshen ndaj nuk mund te jesh njesoj ne fillim te marteses me kur kane kaluar 10 vjete psh.

TironciLebetit

Ky eshte Sekreti qe pas 10 vjetesh marredhenie gjerat nuk jane njesoj por ca gjera jane me mire. Blendi me te drejte sugjeron ti shtojme ate qe qe quhet pikante ne martese dhe sipas midese se cdo individi pikantja eshte individuale dhe natyrore.
Spice Up the Relationship

InkuizitoriMoth

Pse qeke n’hall ti prej fshatit totalitar qe i shef çiftit martum leshin me dylbi, kur ti vete, si edhe gjithe demokratet e mdhej mer jau, gjithe diten e lume i shifni Trumpit dhe Sales çdo qime leshi me mikroskop?

Manjola_Tirana

zgjatu motra, zgjatu

InkuizitoriMoth

ha ha :grinning:

TironciLebetit

Trumpit dhe Sales nuk i shof me dylbi marredheniet martesore por rolet e tyre publike sepse prekin jeten dhe interesat e mia dhe te njerezve prane meje. Edhe Liria e Sales edhe Melania e Trumpit jane alamet Pjeshkash per grup-moshat e tyre, komplimente.
E urrej fshatin Totalitar sepse sjell Shtypje, vuajtje e tragjedi mbi te tjeret …te dobtit ose te pambrojturit.
Prurja e Blendit eshte dukshem nje perpjekje qe ti kujtoje individet qe te mos lene marredheniet te behen te merzitshme e te deshtuara. Perpjekjet jane individuale. Fat te mbare gjithesecilit

korriku

aparenca eshte genjeshtare (si pun’e e titullit sensacionalo-finok te prurjes): pavaresisht formes unazore, ne kornize nuk kemi muskulin unazor anal (mesiguri arsyeja qe ta dha zemren manjola), por kemi intestines, zorret e barkut troc me fol, hapur ne forme rrethore e lidhur se gjati permes cipes se mesenteriumit

InkuizitoriMoth

ty nuk te kom majt bishtukun se çfar lloj leshi i ke pare Sales dhe Trumpit. Po flisja ne menyre figurative, dhe leshi i seksit ne menyre figurative perfaqson çfare ka sekrete nje person, dmth perfaqson çdo lloj aktivitetiti te tij, edhe paret ne banke, pronat, intrigat politike etj.

Pastaj nuk e kisha fjalen vetem per ty, nuk ka asnje rendesi une e ti, ka rendesi qe ne epoken demokratike gjasme ruhet sekreti per te mos fol me hipokrizi, por ne fakt perflitet tjetri me teper se ne fshatin totalitar, edhe per faktin se ka me teper mundesi.

Pastaj edhe per leshin e Sales dhe Trumpit keni fol ketu, ne mos ti, te tjeret shoke te tu te majte. Pa kujtohu se mos ke fol edhe ti per grate e Trumpit e per sumen e vajzes se tij.

Bleta

Eh iku tashi, aq sa kemi!:grin:

InkuizitoriMoth

Korrikse, meqe un fola figurativisht per kerma politike majtas dhe djathtas, prandaj ti me sjell ilustrimin e sakte anatomik te kermes?

TironciLebetit

Jo se nuk kam pasur fatin tja kem pare sumen goces se Trumpit qofte edhe me dylbi. Mund te kem cituar se cka deklaru Trumpi per sumen e goces se tij por nuk kam paragjykuar Martesen e Sales apo Trumpit si Tradicionale apo jo te pranueshme.
Te kalosh nga perpjekja se si te permiresohet nje marredhenie ne opinionin se sot martesa ka marre fund eshte e ekzagjeruar dhe jo frutedhenese.
A nuk eshte thelbi i prurjes se si ta bejme martesen me pikante dhe a nuk mendon se Blendi vete ka kersherine te mesoje prej peshqve se si e bejne ata marredheniet e tyre me interesante?

Albano-id

thene ndryshe prill maj asaj mos ju ndaj

Manjola_Tirana

uaaa, atij, mo atij

InkuizitoriMoth

Tani ti po bo lodra fjalesh me seks e me sume.

Un po te them qe nuk mund te akuzosh per pergojim fshatin totalitar duke qene qytetar demokrat, sepse kryesor i vetem i qytetit demokrat eshte pergojimi, dhe prandaj akuzon me hipokrizi katunin qe atebote fuste hundet ne lesh . Ateher mos i fut edhe ti hundet ne lesh o qytet. Apo nuk ke lexu akoma ndonje reviste top model politike, lexon vetem Peshkun.

Ketu me rri po deshe te diskutosh.

TironciLebetit

Nuk po bej lodra fjalesh…aspak po ti zakonisht me gjen te merzitshem dhe nuk me ke kuptuar qe fshati totalitar eshte shendosh e mire edhe ne Demokraci, sa me i vogel te jete fshati aq me i dhunshem eshte, Fshati i Madh apo qyteti jane gjithashtu kufizues…vec hapesirat pa kufij na shpetojne nga survejimi i shoq shoqit …si ne nje qender psikatriake.
Nderkohe une po i bie prap asaj gozhde qe ne mungese te fshatit totalitar sot, Manjola e Bleta do i ishin hapur peshqve me historite e tyre te ndrydhura nuk do tkurreshin nga frika e Marteses tradicionale qe rri si Shpata e Demokleut mbi gjinjte e tyre te mrekullueshem.

ACDC

Numuri I larte I divorceve tregon qe martesa eshte ne ngrahmat e saj te fundit.
Gjithmone do te kete njerez qe do te martohen dhe do te kete edhe te lumtur nga martesa,por numuri i tyre eshte ne renie dhe numuri I divorceve nuk po ulet dhe MGTOW eshte ne rritje eksponenciale.Disa mund ti cilesojne MGTOW si losers dhe nuk e ve ne dyshim qe ka shume losers tek ata por ka edhe jolosers.Pastaj edhe sikur te gjithe te ishin losers,perseri rritja eksponenciale e tyre eshte dicka qe duhet marre parasysh.
Sic e thashe keto receta me spice up etj I dine vete ciftet e dashuruar dhe skane fare nevoje per keshilla se dashuria te drejton vete edhe pas 50 vjetesh martese.

Keshillat jane per cifte qe ,e thene troc,nuk dashurojne njeri tjetrit dhe kujtojne se pasioni seksual eshte dashuria…per keta edhe keshillat qe jepen nuk jane kura,por thjesht se si te shtyjne edhe pak kohe te paevitueshmen,divorcin qe do te ndodhe.
Kjo pasi jane martuar duke kujtuar se kane dashuruar nj-tj duke barazuar pasionin seksual me dashurine qe eshte shume me e madhe se seksi.

InkuizitoriMoth

Nuk ka rendesi si te gjej une, ka me teper rendesi si e ndjen veten.

Po bej te fundit perpjekje per muhabet si duhet:

Nese perçmon nje babe qe mburret ne publik me sumen e goces se tij e ke paragjykuar martesen e tij si jo te pranueshme, biles te perçmushme si martese, familje, person, perkatesi politike, shoqerore e çfardo tjeter qe perfaqson dhe ka ky person.

Apo nuk arrin te besh lidhjen?

Nese nuk ben dot lidhjen, problemi yt nuk eshte se je i merzitshem.

korriku

zorret e barkut perdoren si metafore per sekretet e njeriut dhe ndaj, mund te beje sens ai imazh ne kete debat sensitiv

TironciLebetit

Une e bej lidhjen por ne hapesire tjeter…berja publike e formave te vitheve te vajzes tende nuk eshte e levdueshme…une nuk dua ta di dhe kur nuk kam vene as dylbi ti pse me plas surratit mua por jo vetem mua seksualitetin e vajzes tende me gruan tende te pare?
Eshte e gabuar njesoj si ata prinder qe vene ne SurratQitap fotografite e vajzave adoleshente pa i pyetur ato. Une turperohem kur ne vend te perqendrohem se si ka ndryshuar shoku apo shoqja ime nder vite, me shkojne syte tek vajza adoleshente ne foto pikante. Me vjen turp por kta individe a jane te pergjegjshem? A nuk na ka transformuar fshati totalitar ne survejues e te survejuar dhe mbi te gjitha ekzibicionist?

Une e shoh si deshtim personal te Trumpit dhe jo te marteses se tij. Tani une nuk po them se une skam opinione te mia per gjera publike por mundohem te kuptoj individualen.

TironciLebetit

Per Gjysmen e Shoqerise Divorci eshte Liri dhe jo deshtim por ky eshte Problem Gjinie.
A ka qene Martesa me Tradicionale kur Lordi Anglez apo Duka Franceze ta zhvirgjeronte Gruan naten e pare te Marteses, sa tradicionale ka qene Martesa Franceze ne shekullin e 19 kur burrat e Parisit zgjoheshin me semundje veneriane sepse lulezonte prostitucioni, po Martesa Gjermane gjate Depresionit te madh sa tradicionale ishte kur ne mase Nenat dhe vajzat ofronin sherbime seksuale bashke ne kuader Room & Board

korriku

m’u kujtua Bill Maher, ne show-n pas deshtimit te trump ne kongres per Obamacare.
Thoshte se konservatoret i aplikojne te drejtat qe promovojne liberalet, por ne sekret. Gay rights psh., fshehtazi por kane partneret e tyre.
(dhe gocen e trump e quajti wife-daughter :smile: )
btw, i don’t like Bill Maher.

TironciLebetit

Tani Babai i Kombit, Jeffersoni kishte edhe martese tradicionale edhe vajze me sherbetoren Zezake…po perseri jemi larg diskutimit kush nga vashat e blogut do na rrefeje eksperienca qe une i pari duhet ti marre per shembull.

korriku

ngaterron teme po pate ate pritshmeri

InkuizitoriMoth

Ne shohim ate qe duam te shofim, ti dhe korriksja shifni kur ju intereson edhe zorret e barkut te kermave te djathta, sepse syte i keni çakerr majtas.

Por ju nuk doni te shihni, sepse nuk jua mba bytha te shihni (e para eshte nje proçes guximi).

Kur nje pretendent per president (qe u be president) flet porno ne publik per sumen e vajzes se tij, ky nuk eshte vetem deshtim personal, i marteses se tij dhe familjes se tij, por eshte nje tregues i epokes qe perjetojme, i deshtimit epokal.

Nuk e di ne e ben lidhjen se nuk po flitet per princin e Lishenshtejnit.

TironciLebetit

Momentin qe ti me shikon mua te majte provon cfare the me siper …se shikon cfare do te shikosh, e te mungon guximi sepse mund te futesh ne krize individuale konceptuale.

Une jam diagnostikuar si ekstremisht i djathte ekonomikisht dhe ekstremisht i majte per frymen anti-konservatore. Ti bazohesh dhe shikon vetem Amoralitetin tim qe te me kufizosh ne nje sirtar Kuqalash dhe refuzon perpjekjet e mia te guximshme libertiane per te shthurrur tradicionalen. Jam Ahistorik dhe nuk e shof epoken ku jetojme si unike apo perjashtuese te se meparshmes.

InkuizitoriMoth

jo un vertet nuk du me i pa ca gjona, se po te shofesh se sa psikopat eshte tjetri - ne kete rast skizofrenik: njekohesisht ekstremisht i djathte dhe ekstremisht i majte - bohesh edhe ti psikopat ne krize konceptuale.

As me vjen turp fare te deklaroj se kam frike me pa keto lloj psikopatesh ne mode e me shumice ne epoken ngambrapa, pothujse te gjithe ne kete gjendje i ke, artista t’mdhej qe tregojne sumen e tyre ne publik me fele qe fergellojne sa majtas djathtas.

Po fryken me t’modhe e kam me pa korriksen nudo ne nje album anatomik.

ACDC

Nuk eshte aq i sheqerosur divorci sa po na e ben ti.
Edhe grate, qe sipas teje jane cliruar, e vuajne shume.Po flas ne pergjithesi dhe jo ne raste te vecanta.

Pyetja eshte perse kerkon liri kur keta njerez e kane pasur me pare,para se te martoheshin.
Ka vetem nje pergjigje:Bashkeshortet kane ngaterruar pasionin seksual me dashurine,qe shkon shume pertej pasionit seksual.
Ose ne raste te tjera jane martuar me mendimin se gjerat do te permiresohen me vone.
Kesisoj keto martesa jane te destinuara te mbarojne,ti hedhesh cfare te duash ti,maksimumi mund te ngadalesojne procesin e pakthyeshem te divorcit.
Pastaj nese divorci eshte liri apo jo,mire eshte te behet nje studim serioz(jo I paguar nga grupe interesi) me personat e divorcuar nja 5 apo 10 vjet pas “lirise”.
Do te kete rezultate te papritura besoj une.

TironciLebetit

Sepse jemi kontradiktor ne thelb e mbi te gjitha nuk jemi te njetrajtshem por me shume i ngjajme mozaikut. Ja ti pershembull adhuron guximin per te pare por si perfundim ke frike te shohesh se mos behesh si une. Ajo qe ti quan skizofreni mund te jete nje gjendje e vazhdueshme me se normale e qenies njerezore ne nje kohe kur individi kerkon te shohe me syte e tije ndersa fshati totalitar kerkon tja urdheroje shikimin diku tjeter apo drejt se vlefshmes e te mires. Ndersa me pare te cmendurit e skizofrenet i lejonin te jetonin ne vecantine e tyre sot i kufizojme e eksperimentojme mbi ta ilace e droga te paprovuara me pare per ti kthyer ne ato objekte qe do fshati.
Per vete nuk kam aspak problem te shof Korriksen e kedo femer tjeter ne nje Album anatomik te bere me shije e me deshiren e saj, por jo ta pergjoj me dylbi kur lahet me kotruve ne oborrin e vet.

Ingeborg

Po ti ADCD martohu, ke po pret liberalet, apo je tashme i martuar. :sweat_smile: Keta te fundit nuk mbijetojne dot se nuk martohen e nuk bejne femije. Jane specie ne zhdukje e siper. Do bejne gam-gam ca vite e do thyejne qafen se nuk e mposhtin dot biologjine. Evolucioni ben te veten. I lumtur pergjithmone ne nie martese tradicionale, te tjeret le te vazhdojne te enderrojne Hollywood-in e prostitucionin e shek 19-te.

ACDC

Une I kam punet ne vije,por po flas ne pergjithesi per problemin nga eksperienca e miqve dhe e te dashurve te mij dhe nga studimet qe lexojme per keto tema.

InkuizitoriMoth

jo jo, je ngambrapa ne kohe i Lebetimo qe s’ke fryke me qene psikopat, tani skizofrenet i bejme presidenta, nuk eshte si dikur qe i mbyllin ne çmendina.

pse ti mund ta shofesh korriksen me dylbi nga qyteti demokratik kur ajo eshte duke u la me kotruve ne fshatin totalitar, keshtu kenaqsia do jete e te dyve, aq me teper e jotja duke i rene me dore ne nje pejsazh bukolik. Meqe je edhe psikopat qytetar, mbaj ne doren e majte edhe nje album anatomik qe ta shijosh masturbimin edhe si sado-mazo.

gjembi

Burim te kesaj thenje bombastike? Hera e pare qe e degjoj.

Cfare do te thote MGTOW?

InkuizitoriMoth

Pillni kalamoj ju konservatoret Ingeborg dhe ADCD, pillni, rritini, mundohuni per t’i rritur, harxhoni kohe dhe pare, por kur te shkojne ne shkolle per mesues do te kene psikopatet Korrikse dhe Tironsi Lebetit qe e lujne felen skizofrenikisht sa majtas djathtas duke u bere mesime seksi liberale me albume anatomie.

TironciLebetit

Divorci eshte Liri kur gjerat nuk shkojne por si me cdo Liri eshte individi eshte fajtor per abuzimin me lirine e jo Liria. Tek ne ne Shqiperi martoheshin te gjithe 100% martesa heteroseksuale… por mjere atyre qe u binte fati te ndanin shtratin bashkeshortor me nje homoseksual apo homoseksuale te ndrydhur…sepse nuk perjetonin as njera pale e as tjetra intimitetin dhe magjine e seksit. Rastet e dhunshme korrigjohen me divorc gjithashtu.
Kam pare femra te aferta qe e kane adhurim stausin e te divorcuares por perseri nuk guxojne ta marrin ate hape. Kete e shof tek llibrat e filmat me histori romantike post-divorci qe me ben te kuptoj se kto femra presin me shume nga martesa dhe kufizohen me nje fantazi post-martesore.

TironciLebetit

Femra eshte gjithmone e bukur i dashur ose me sakte ka gjithmone nje gje te mrekullueshme me vete qe sja marrim dot me vete…dhe ne nuk kemi lindur per tu masturbuar por per te pushtuar hyjnoren tek femra …status qe fatkeqesisht fale perrallores zgjat gjithmone me pak se cduhet duke na lene te dy palet e zhgenjyer dhe me deshiren per me shume.

Ingeborg

Men going their own way= MGTOW

ACDC

Po lere mos ju pergjigj asaj,se vetem kerkon te tallet ne komentet e saj.
Kapet pas ndonje fjale te beje te zgjuaren.

aleko

thjesht, duke u nisur nga titulli, kujtova se behej fjale per ndonje histori tradhetie roze te nje frymori mashkull me nje grua te martuar dhe u prefa per ta lexuar. Megjithate, shkrimi eshte realist, dhe keshillues, pasi ne fund te meson sesi ta ruash (pse jo ta forcosh) dashurine. Por, edhe te shkosh here pas here me ndonje grua te tjeter te martuar dhe e kunderta nuk eshte keq, sidoqofte. lol

zeqo

Ne fakt per nga titulli edhe une ashtu mendova, lol.

anon63896856

Ky konstatim me duket i denje per nje 15-vjecar duke u bazuar ne eksperiencat e 13-15 vjecareve. Edhe me cinik do te behet kur te rritet: shiko si i quan festat. :slight_smile:

InkuizitoriMoth

e kshu eshte zhardin, çe pyet, kohe skizofrenesh, kohe artistash t’mdhej, tani te gjithe duan te kene per grua nje kurve qe nuk qihet, ndersa per president duan nje hajdut qe nuk vjedh! Ose duan nje presiden inçestar qe nuk pallon gocen e vet!

InkuizitoriMoth

berbero, shkruj nje shkrim me titull:

Si mund ta duash gruan, dhe njekohesisht ta lejosh te pallohet here pas here me ndonje tjeter “nuk eshte keq”!

ose me kete titullin tjeter skizofrenik:

Si te mos jesh person kellire, dhe njekohesisht te mos ta kesh problem qe te pallohet gruaja!

ACDC

Ne nuk jemi ne gjykate ketu per te sjelle dokumenta sic sugjeron ajo me siper.
Por nga talk show e radios kur shkoj e kthehem nga puna I degjoj keto.
Eshte e vertete qe pas Krishtlindjeve dhe Valentinit ndodh numuri me I madh I ndarjeve ne krahasim me periudhat e tjera te vitit.
Ata ne radio sillnin studime apo sondazhe qe nuk e di se sa te verteta jane.
Dakort zonja gjykatese?

Mire qe ajo me siper I ben pyetjet sikur jemi ne hetuesi ketu dhe jo ne forum diskutimesh,po ti cpate?
Ndonje opinion per temen ne fjale ke apo nuk ke kohe te merresh me opinione?

anon63896856

Nuk ta kisha me te keq, por ke tendence t’i shohesh shume bardh e zi gjerat.

Shkrimin s’e lexova, dhe nuk eshte se s’kam kohe te jap opinion, por s’besoj se mund te jap me shume per temen se ti dhe tiku psh.

Pjer

Shkrimi me pelqeu, e ajo qe do te shtoja eshte, qe burri perveçse romantik, ngaiher duhet te lozi te tera rolet me partneren, me gruan. Femra kur martohet, shkeputet nga babai, nena, vellai, motra, dhe lidhet me burrin, dhe nese ky mashkull ngelet vetem ne rolin e burrit, athere do filloje menjehere rutina, per te mos thene merzitia apo depresioni, prandaj i bie per detyre burrit te lozi ngaiher rolin e babait tek gruaja, rolin e nenes, rolin e vellait, te motres, biles ngaiher duhet te sillet me gruan sikur nuk eshte burri, sikur eshte çuni i saj. Pra forma te larmishme qe ta mbaje ndezur dashurine dhe fantazine e gruas.

zeqo

E ka VQ-ja kete pasazh!!?

Br3dharaku

femra, o ACDC, e ka vendin ose poshte satërës, ose duke provuar kenaqesine qe jep kërbaçi.

Pjer

Zeqo, te lutem mos e permen mo VQ se do filloj prap jps te me akuzoj per reklam ndaj VQ, se ju permendni gjithmon VQ, po kumbullat e tharta i haj une gjithmon.

ACDC

Ore perpara se ta ktheni ne personale beni mire te jepni opinionin tuaj per temen ne fjale.
Ju faleminderit per mirekuptimin!

bsalaj

E vleresoj shume. Faleminderit.

InkuizitoriMoth

zhardin, pse perzjen gjerat?

ti nuk je ne gjendje te kuptosh poziten time ne kete çeshtje, pranej ben hamendje me analogjira Vatikani e kushedi se çfare qelbsinlleqesh qe shkruhen rendom ne gazeta.

Po te dije poziten time, nuk do me vije bashke me ACDC si shenje e goditur nga ironia jote, sepse, megjithse mund te duket paradoksale, pozita jote pederaste per kete teme eshte me prane pederastise konservatore trumpore ACDC.

anon63896856

Sa te ndjeshem beheni dhe ju. S’e kam hiç me çfare shkruan por me ngazellen thjesht fakti qe ti dhe kolegu ACDC jeni goxha aktive ne tema te tilla. :slight_smile:
:v:

InkuizitoriMoth

po po, mbasi per disa vjet ke qene goxha aktive ne tema te tilla, me ne fund e kuptove se ben vetem per rolin e spektatores ironike.

Mimoza_llastica

Nuk eshte me te thena q’jo pune jo, e romantizmit flas. Eshte me te dhenme. Jo t’gjithe meshkujt dine e jane. Kot sa lodheni. Aman rendesi ka t’gatuani ne weekend e ndonje gje tjater e jemi ne rregull. Ska nevoje per menu t’printume. Sea food will do e nje gote vere te mire. Qashtu per t’mira. :upside_down_face:

kapo

…fuksat ne kohen e dulles kan kene tmerri i cifteve te rinje qe dilnin per romance nga liqeni

Pjer

Po deshe vere te mire Moza, hidhu nje vrap ne Antwerpen :grinning:

InkuizitoriMoth

dhe kush ka nevoje per kallom fuksi 5-leksh, te hidhet e te vrapoje nga te doje, nuk ka per te gjet gjo ne asnje vend, nuk ka mbet me kembe fuksi, perveçse ne kete blog.

Megjithate ngushullohuni me kujtime romantike te dhomes se dezhurnit te rojes operative ROGL, kur notonit atebote si spermatozoide ne lengun seminal, ne gare shpejtesie kush del i pari nga kallomi.

Alba2265

VQ eshte si Bibla Zeqo ka mesime per Te gjitha temat.

dafne

ne te dy rastet qe ti permend ,eshte nje pergjigje .
Norme , Norme e nje mentaliteti. Pasoje e Normes , jane…

ACDC

Mund ta shtjellosh pak me shume?

dafne

Jo valla , pritoj .
me pak fjale , te besh nje akt celibrimi eshte permbushje personale karshi Normes qe rrethi ta " imponon "
.Dhe te divorcuarit qe ju i kerkuat anketimin per lirine qe gezojne e nese nuk e gezojne jane viktima te rrethanave qe Norma e mentalitetit ju imponon .
Presypozojme analizen ne vendet me mentalitet te mbyllur dhe ult siq jemi Ne sepse ne vendet me zhvillim te larte u eshte cnjerrosur kjo dukuri
p.s. Kush e kupton e kupton!

ACDC

Une po fla per vendet e zhvilliara jo per vendet e botes se trete.

Aquamarine

Flm Blendi. Ke bere nje shkrim shume sweet dhe shume te pastert dhe po marr shkas te permend ca gjera qe duhen theksuar perara nje martese te lumtur: e para, njeriu nuk duhet te kerkoje te martohet ne jete por mbi te gjitha te gjeje njeriun which would make his/her heart sing. E dyta eshte e vertete qe romanca fshihet ne gjestet e vogla, por ne cift kontakti i syve eshte e vetmja gje qe shpreh non stop romancen, no need for words or gestures, madje ndonjehere fjalet jane deshperim, love is deeper than that. E treta, para se te martoheni ia keni bere pyetjen vetes: do you feel capable of giving even the last drop of blood for the one you adore? Love begins with a flash of delicious sympathy, it is substantiated with infinite tenderness and is embodied in supreme adoration. Para ketij koncepti gjerat e vogla te rendomta te bashkejeteses se perditshme s’te shkon mendja as t’i shikosh e jo me t’i konsiderosh. Ka martesa ku bashkeshortet jane te perputhshem ne boten e mendimeve dhe te emocioneve por absolutisht te kundert ne boten e vullnetit. Nese cifti ka nje mosmarreveshje cili do jete ‘the will’ i tyre: te zgjidhin problemin dhe te recognise gabimet apo te thellojne konfliktin me meri dhe inate? Ka njerez qasja e te cileve eshte drejt pajtimit dhe rregullimit te gjerave, ka te tjere qe s’e bejne dot kete. Nese ty te shqetesojne gjeste te vogla te rutines se tjetrit, padiskutim qe you don’t love him/her. In love there are not estimates or bank accounts…if you are making estimates and calculations it is because you are not in love. The flame of desire consumes life and then all that remains is the tremendous reality of death. Nuk mund te kuptohen 2 people ku njeri ka bere nje jete shume te lehte dhe s’i ka rene kurre menderja ne uje, me dike tjeter qe ka arritur te ndertoje jeten e vet me shume mund dhe sakrifica. Rezultati: do kene qasje te ndryshme ndaj romances.
A woman truly in love would prefere death before adultery. Nje burre qe tradheton is not in love. Love is to know how to adore and to kiss with infinite tenderness and supreme chastity. Passion is easily confused with love. Love and desire are absolute opposites. Por qe te arrihet deri ketu duhet te arrish njohesh veten mire dhe thelle te jesh honest e te mos i arratisesh vetes dhe do arrish ne perfundimin qe God is Love, and his love creates and creates anew.

Manjola_Tirana

:+1: