http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2017/01/24/arrival/
Eshte gje aq e rralle qe nje prodhim i formatuar hollywoodian te dale sadopak nga shinat e kodeve dhe kanoneve (ose edhe më troç: nga rregullat e Kanunit te Hollywoodit) saqe kemi tendencen te therrasim “fitore!” kur ndodh kjo gje. Nje rast i tille eshte filmi ”Arrival” (130 meleon $ buxheti!) i cili, per te qene te sinqerte, del jo pak nga ’shinat’. Dhe aq me mire per spektatorin.
https://www.youtube.com/watch?v=tFMo3UJ4B4g
Une po pres te dale ky http://www.imdb.com/title/tt3273248/
Eshte historia e Witold Pileckit, hero sot ne Poloni. U fut vullnetar ne Auschwitz
Doli gjalle, u perpoq te lajmeronte te tjeret qe gjermanet s’e kishin aq me te mire punen, e vrane pas luftes komunistet.
Arrival duket si film qe do ja vleje e para.
Protozoaret si simbolike, eshte kaq e sakte sa dhe e papare, term i harruar. 
Pas sferes, forma eliptike (ose ovalja) eshte forma trupore me probable per nje objekt organik jo-bimor te thjeshte.
Filmi ish i shkelqyer. Vete tema e komunikimit eshte intime, dhe si i tille ky subjekt ka ndihmuar ne komunikueshmerine e filmit vete, mendoj.
Komukikimi eshte teme e preferuar e T. Malick: edhe kur ai debaton tema te tjera kete e ben permes trajtimit te komunikueshmerise.
Por eshte i sakte vezhgimi mbi spektakolaren, qe me kete film eshte mundur si tundim, s’ka triumfuar.
Alienet e Arrival ngjajne ca per nga naiviteti dhe raporti miqesor qe krijojne, me alienet babaxhane te Noah te Aronowski-t (dhe pse keta s’jane faktikisht aliene).
Me pelqeu shume Arrival kur e pashe para 2 muajsh, e u habita qe Stalker nuk ishte shkruar ndonje gje akoma. Cudi qe Adams nuk mori ndonje nominim.
Megjithate me shume me pelqeu La La Land. Nuk i kam qejf musicals, por ky ishte ndryshe, jo musical ne sensin tipik, shume me pak kendim e kercim, shume me teper narrative. Fatmiresisht mungonte ajo ndjesia e mbi-aktrimit qe karakterizon musicals, sikur je ne teater. Ishte i lehte, njerezor, romantik, perfekt!
E pashe Arrival nga fundi dhjetorit kur isha ne Nantes. se ketej doli pak me vone. me pelqeu shume. E fus ne nje kategori me Interstellar (nje nga sci-fi me te preferuar)
si fna i sci-fi prisja me shume
presim dyshin tani
kur je dislesik si puna ime, shkruan germat gabim
*fan
Silence - Scorsese, pervecse ma shpifi por dhe i gjate s’kish te mbaruar
Korrikse Ejvallah per prurjen. Me Kesmet kum per ta pa ket film ne aksham.
Ne ket rast kur ke autorin pjesemarres ne blog, une them drejtohu atij drejtperdrejt.
rrofsh.
Për ça flet? As për kaq nuk jam bo mukajet me u informu
https://en.m.wikipedia.org/wiki/Silence_(2016_film)
Dashurine per Kristianizmin, sakrificat misionare te krishtera ne Japonine e Shek 17.
Ka plot efekte tip Jesusi i Mel Gibson. Nuk shoh dot te bukuren. Por Skorsese eshte mjeshter, aty s’mund te them gje. ‘Silence’, qendron per heshtjen qe merret vazhdimist si pergjigje, ne lutjet e dy misionareve vetemohues.
- perse Scorsese trajton nje teme te Kristianizmit pikerisht ne kete kohe me ngjarje te ekstremizmit islamik.
Edhe pse ai, Kristianizmin e shmang ta veje perballe Muslimanizmit kjo nuk e shpeton ate nga nje pyetje si kjo. Po te jete kjo arsyeja, do ish per te ardhur keq.
- Rruga qe ka zgjedhur per ta trajtuar qendresen. Me dha mjaft here pershtypjen e banales, deri dhe te groteskes.
- nuk perberi ndonje iluminim filmi, Megjitheqe nje film epik e me skena te medha.
erdhen, marshalla diklesiksat, marshalla!
Ne fakt nuk te jepte pershtypjen e nje filmi holliwodian megalloman, cka mund te paragjykohet ne keto lloj peurjesh, perkundrazi ne film i meshohet komunikimit dhe nderthurjes se tij me temen e familjes, qe ku dolem perseri.
Nuk e di, ne te njejten kohe ka dale the passanger, po fantashkence, qe mund te jete mjaft me hollywood, por qe ka nje tematike te ngjadhme me solaris.
Lala land nuk me terhoqi shume, ndonese perpiet ti bej homazh filmave musical te epokes klasike.
Aq sa munti justifikoje 1 miljon ai kingu i Partise, munti justifikoje 130 miljon ky filëm 
Aq siperfaqsor ishte skishte as thellesi per 3D.
Heptapodet? 
Dobet po hajt moo, nuk hante shume kohe.
Sicario ishte good, interstellar good. Ky smnjiti. Sori 
Lalala-ja eshte filmi i rradhes te cilit i ka rene llotaria per tju qepur per ta shqepur me Oscar pas nje muaji 
(kam nje parandjenje qe duhet te kete diçka interesante ne ate film, por pa lidhje me qepje/shqepjen)
perveç komunikimit, eshte dhe tema e Kohes.
Nuk di a e kuptove ne fund te filmit që… NUK MUND TA THEM PER ARSYE spoiler
pyetje per Toni Erdman (e pashe me titra), nuk te duket se ka disa mbyllje? fillon me kengen, pastaj naked party, me pas pajtimi me ‘papa’ ne park, dhe, mbyllja e filmit. Kjo e fundit s’para kuptova cfare ishte …
ps. pa titra ky film nuk quhet se e ke pare (vec po u quajt 20-30%shi)
Lala la-ja kish nje tematike holliwoodiane, tematikisht ngjadhmeri me midnight in paris, ekoja e epokave, nostalgjia per te kaluaren artistike, deshperimi per kohen jopoetike qe vret cdo ender, pra ideja mund te quhet interesante por nuk arriti te me komunikonte me imazhe, ndonese vizualisht ishte ndertuar jo keq. Ne fund te jepej ndjesia se filmi nuk merrte fryme, cka mund te duket si zgjedhje formale por perseri nuk mu duk se funksionoi qofte dhe muzikalisht. Lala zura nje gale (nje oskar) kemi nje shprehje 
Eh mor Tiku, kete selfin e skarletit gjoja te vjedhur edhe e kuptoj por kete kompozimin nuk po shtjelloj dot. Ça ka dash me thene autori?
Pervec filmave pa ze, nuk ka si te kete filma “pa titra” qe te quhen te parë…
Mbyllja e “Toni Erdmann”, edhe pse ne dukje ‘skene banale’, eshte ndofta skena me e bukur e gjithe filmit ose me sakt, “mesazhi” i vertete i tij (edhe pse, në fakt, filmi nuk merr persiper të percjelle ndonje mesazh).
Disa muaj më vone në Gjermani, ndodh varrimi i gjyshes së Winfried, heroines së filmit (pra I nenes së Tonit). Nje rast I mirë për babain dhe vajzen për tu takuar. Ines eshte dorehequr nga puna e saj në Rumani, por duke kapur nje vendi tjeter pune akoma më prestigjioz, gjithmone jashte Gjermanise.
Toni do qe te beje nje foto për të fiksuar kete moment “ra ky mort e u pame” dhe shkon të kerkoje nje aparat fotografik. Ines, e bija, e pret. E pret, dhe pastaj iken. Me sa duket, për të eshte vone…, momenti (kenaqesia për të bere nje foto bashke) kaloi.
Fund.
Skena në fjale, e fundit fare në film, eshte në nje fare menyre nje rezymé e gjithe filmit : Sfera ekonomike (kapitalizmi) e ka mbyllur Ines-in në nje cikel menyre të të jetuari tmerresisht te vetkontrolluar. Përgjate dy oreve (99% e filmit) u desh grotesku i te jatit për ta frenuar (sadopak) kete cikel të cmendur. Për ta frenuar, ok, por vetem për “nje moment” (Ines edhe pse e la Rumanine, prap se prap gjeti nje tjeter vend pune, më prestigjioz ok, por pa dyshim qe i ofron të njejten menyre jetese).
Keshtu dhe skena e fundit. Ines desh të beje nje foto, por babai i saj u vonua.
U desh kapur momenti…
eshte veshtire ta besosh se ajo mbyllje aq e hapur e Maren Ade, Antonioniane, sic keni thene ju te dy, te kete qene e fokusuar ne ndonje ide.
E megjithate duhet te jete kjo qe sapo ti the stalker.
Ines tashti duhet te mesoje t’i kape vete momentet e jetes se saj, babai nuk do te jete me pas saj, si ne Rumani, apo jo…
Edhe skena e marrdhenies fizike te ines me shokun rumun, qe ne fund nuk ndodh, aspak afektive si vete e jeta e saj ne nje mjedis si ai qe e rrethon, mjaft e perkore.
Po, Ines ishte e frustruar nga i jati dhe nga puna.
Ajo vertet e ka mendjen vetem tek karriera dhe promovimi per Singapor. Ato jana momentet e jetes qe asaj i kalojne pa jetuar, per te cilat ben fjale i jati.
René Magritte, Jena tu bo i dor muhabet (The Art of Conversation)

Falemners, për kët shkelje t’synit.
e vecova ate skene sepse gjermanka eshte specialiste, i qan. Per ta specifiku eshte skena ku i dashuri i saj, apo sex partner, egoist me nje patetizem qe te le pa fjale si vete sekuenca, pasi mbaron preliminaret i masturbon siper pa e zhveshur teresisht, pa kryer intercourse( sex without sex, pale love, do thosh zizeku), aty me pat ardh realisht keq per ines si personazh dhe fillova ta kuptoj te atin e saj se perse e meshironte te bijen , sikurse ne vashden e skenave te filmit ku mungon pasioni dhe emocioni, i cili pershfaqet vetem ne skenen e kenges dhe ate te fundit.
Kenga (e Whitney-t) eshte terapia e ‘momentit’ për Ines.
Për mua, i gjithe filmi eshte : carpe momentum. Dhe, duke qene se regjizorja nuk eshte as nga e kategorise së palaço-regjizoreve qe bejne moral permes filmave të tyre as nga e mediokreve qe bejne diskurs (dhe jo kinematografi), na le mundesine qe, nese ka nje “mesazh” për tu nenkuptuar, padyshim qe ai eshte : kape momentin, that’s already something! (pra filmi nuk eshte aq pesimist sa mund të lere të nenkuptoje skena e fundit: fotografia e munguar).
ps: pa lidhje, por meqe më doli perpara (edhe pse kam nje pershypje se e ke parë tashme: “Vampyre” i Herzog ne tub (për mua, Drakula më I bukur në kinema, biles edhe se origjinali i gjithe origjinaleve: ai i Murneau). Puuuuuuure poetry
mire bere qe e permende se ajo eshte skena me e zhveshur e filmit ne kuptimin qe tregon pa meshire cinizmin e jetes ku eshte ngaterruar Ines (me aspiratat karrieriste).
Ines ka material per te qene njeri me i mire sesa per ku eshte nisur te behet me mendjen e vet. (Perndryshe s’do behej ky film / diskutim rreth saj. Dhe do kishim, gjasat jane, nje person negativ cinik -ajo eshte me fat per babain qe ka.)
Tregohet potenciali i Ines me emocion, edhe para kenges, psh. ne restorant (ku jane 3 shoqe ) dhe Ines kerkon ndjese e del te ndjeke c’behet me Winifredin e maskuar qe e perzune nga restoranti. Eshte nje moment sh. interesant ai.
sepse gjermanka eshte specialiste, i qan ☆☆☆
“na le mundesine qe, nese ka nje “mesazh” për tu nenkuptuar, padyshim qe ai eshte : kape momentin, that’s already something! (pra filmi nuk eshte aq pesimist sa mund të lere të nenkuptoje skena e fundit: fotografia e munguar”
pesimizem, sepse u shpreha Antonionian?
Por nuk e konceptova kete si permbajtje, kur e thashe.
Si permbajtje me shkaktoi habi sepse ajo qe me dha ishte nje asgje.
Nje asgje si ajer, qe te le te marresh fryme.
Ti thua, eshte mundesia qe regjisorja na jep per ta pare gjene me syte tane.
Une jam dakord qe eshte ajo cfare thua se eshte. Vete s’arrita te kisha ide me te mire se asgjeja 
pa lidhje, por jo dhe aq pa lidhje (me Ines Conrad):
(@STALKER sh. flm per zbulimin e ri ne tub)
https://youtu.be/24L7r7SoK_Y
“Arrival”- special release ne kinemate e juesej, vetem per sot on Friday, 01/27/2017.
Per hir te nominimit for Best Picture e te tjera.
À propos de “ARRIVAL”, shkruaja më lart nese e kape trajtimin e temes se Kohes në film.
SPOILER SPOILER SPOILER
mos e lexo nese nuk e ke parë filmin:
Nuk di nese e e kuptove se të gjitha “flashback”-et (5% e filmit) janë e tashmja, ndersa 95% e filmit (pra pothuaj i gjithe filmi) eshte e shkuara.
Po te shkruaj une pa lidhje por jam kurioze per kete punen e kohes se nuk e kapa tamam. Nuk po di si ta them pa spoiler. Kete punen e flashbacks e kapa por ku konsistonte tamam tamam benefiti i dhurates? Koha lineare a sillte ndonje ndryshim ne te ardhmen (nese mund te quhet me “e ardhme”)?
jo nuk e kisha kuptuar.
ne perpjekje per ta gjetur, e rivura filmin mbreme - me kish zene gjumi, te lodhur nga dita.
Ne hapje, voice over thote dicka per story beginings & endings, dhe kujtimet.
SPOILER SPOILER SPOILER
MOS lexo po nuk pate parë filmin:
Ufot ja bene dhurate heroines kryesore aftesine për të parashikuar sepse pas 3000 vjetesh ata do kene nevoje për njerezimin. Fale kesaj, heroina shkruajti librin qe do të ndihmoje komunikimin gjuhesor midis dy civilizimeve
Dyshova fort se nuk e kishe kuptuar…
Shko rishife sot ne cinéma 
Pra koha lineare nuk ndryshonte gje. Ato qe ajo shikonte do te ndodhnin gjithsesi. Po shpresoja shume per te kunderten.
Rrofsh 
Exactemõ Momo

(p.s: nuk thua shyqyr qe nuk ishte e kunderta se vdiqem nga filmat me heronj qe ndryshojne rrjedhen e historise
)
E vertete, do ishte shume e lehte ashtu. Megjithate, pare nga kendveshtrimi i nje prindi, po shpresoja fort qe te dilte ndonje hero i tille. Kur kam dale nga kinemaja, pavaresisht se filmi me pelqeu shume, fjalet e para qe thashe ishin “Jam shume e merzitur!”. Por ai ishte edhe thelbi, kam pershtypjen 
po te kem kohe, po te mos jem e lodhur, po te kisha dhe disa mundesi te tjera, ndoshta.
Jo ende jo, por jam i bindur qe nuk duhet humbur. Herzog ka nxjerr nje te ri me nicole kidman, mbreteresha e shkretetires, gjendet dhe me titra shqip, qe as une nuk e kam pare.
Gjeta pak kohe per te pare long take te kaili, formidable, shume e bukur, tarkowski perzier me godar dhe pak ereza aziatike, te pakten pershtypja e pare.
Gojet “e liga” thone qe, kete here, Herzog e ka dhjere, po keq fare amà. Filmi (distributoret) e tij nuk kanë arrit as te mundesojne daljen e tij neper kinemate franceze (qofte edhe me pikatore!). Ajo qe më intrigon eshte fakti qe në të luajne aktore qe i kam qef (for once që flas për aktore
) si Kidman apo James Franco, por filmi duhet të jete vertet totalisht failed. Cudi…
Por ka bere edhe nje tjeter të fundit fare fare, qe quhet “Salt & fire”. Nuk doli ketu tek une, por kritika (ajo qe respektoj deri diku) ka qene e ndare më dysh, pro dhe kundra. Ka shume mundesi qe filmi të jete pak a shume si “My son, my son, what have you done ?” (2009) , film kontraversal por qe mua me pat pelqyer shume !!
“Arrival” temen e Kohes dhe Komumikimit, i kishte ne funksion te drames se ciftit.
Kjo skeme, ku gjinia e filmit eshte nje iluzion qe fsheh ne backstage nje drame te dyte, eshte ndeshur edhe here te tjera. Psh. sci-fi qe pershkon Arrival por ka ne baze ciftin e divorcuar, shkon paralel me, The Visit - Shyamalan, nje film horror qe u tha se kish ne baze dramen e mamase se femijeve
Arrival, pjesen e komunikimit e trajton ne menyre ballore, ndersa tema e Kohes eshte e fragmentuar pergjate filmit si nje puzzle.
Gabimi qe kisha bere, ishte me keto fragmente te puzzle-it pra me flashbacket Kohore, te cilet i kisha konceptuar backwards, mbrapsh, nga c’ishte qellimi i tyre.
“Silence” po ashtu, u pa per per here te dyte dhe m’u shfaq shume me pozitiv.
“Silence” eshte nje kenaqesi per syte dhe nje histori madheshtore.
Lala Land pa dyshim filmi me mediokër I vitit
sh. te perbashketa artikulli i Toni Erdmann me review-ne 
…Por qe nga ky moment, edhe spektatori fillon te dyshoje. Dhe te dyshosh eshte alfa e shikimit (atij kinematografik, kuptohet) : ”Toni Erdmann” nuk ofron zgjidhje, por shtron pyetje (ngre dyshime)…
…Filmi ne dukje eshte komedi, por ne fakt, nuk eshte absolutisht aspak i tille. I nje melankolie te pamatë, biles biles tragjik…
…Ne te vertete, “Toni Erdmann” i ka vlerat gjetiu, i ka tek menyra se si ndertohet pikerisht nepermjet hapesires midis shikimeve: shikimit te dashur por plot dyshime te nje babai per vajzen e tij te vetme, atij te nje biznesmeneje (Ines-it) nga maja e nje hoteli lluksoz, shikimit perbuzes te kolegeve te saj per Tonin etj…
C’filma te tjere rekomandoni per ne q’s’i kemi kushtuar dot vemendje sezonit te filmacmimeve dhe gjerave te ngjashme keto kohe?