Lidhjet e Trumpit me Rusinë bëhen më të forta dita-ditës

163 postime 6867 shikime 13 tetor 2016 në 09:51 e paradites
peshku

Vetëm këto dy-tre ditët e fundit fushata e Donald Trump ka bërë disa lëvizje që e afrojnë akoma dhe më tepër me Rusinë. Të hënën, Trump citoi një email të zbuluar nga Wikileaks ku Sidney Blumenthal (SB) (mik i Hillary Clniton), sipas tij, pranonte që Clinton duhet të kishte mbrojtur diplomatët amerikanë më mirë gjatë sulmit në Benghazi, Libi. Dy probleme me këtë citim të Trump: ato nuk ishin fjalët e SB, por ishte argumenti i një gazetari me emrin Kur Eichenwald, artikullin e të cilit SB e përmend në një email. Problemi i dytë: përmbajtja e këtij emaili ishte publikuar vetëm (!) në një faqe në Internet, në faqen ruse Sputnik. Lexoni këtë shkrim nga radio publike amerikane NPR për më shumë.

Sot, Trump i kërkon falje serbëve për luftën në Kosovë. Sigurisht, kjo mund të ishte një strategji e thjeshtë politike për të marrë votat serbo-amerikane. Por i shtohet listës së prononcimeve pro-ruse nga një kandidat për president që admiron haptazi Putin dhe “forcën” e rusëve, që gjatë debatit të djelën tha rroma-përtoma se rusët kanë bomba atomike të reja ndërsa amerikanët i kanë të vjetra, që aneksimin e Krimesë nga Rusia nuk e quan “realitet”, që Amerika nuk ka pse të mbrojë aleatët e saj në NATO, etj etj. (Për të mos folur edhe për jo pak individë në rrethin e Trump si Paul Manafort e Carter Page që kanë lidhje të afërta me Kremlinin.)

Trump thotë broçkulla ditë e natë. Këto broçkullat që vijnë nga propaganda ruse më habisin dhe frikësojnë.

Update: Zëdhënësi i fushatës së Trump ka thënë se Trump nuk i dha intervistë revistës serbe.

Donald_theClown

ACDC

Te njejten gje beri edhe Obama kur deklaronte se “populli heroik serb ka vuajtur shume nga historia”.

Apo kur thoshte qe do te takohej me Ahmadinajad,Chavez dhe Kastro pa kushte paraprake.

Apo kur shkoi edhe me tej, qe coi Clinton ne Moske per te bere “Reset” ne marredheniet me Rusine, qe sipas tij i kishte prishur Bush.

Tani nen Obamen marredheniet Rusi-SHBA jane ne piken me te ulet dhe kandidati i rradhes per president premton ate qe premtoi Obama ne 2008…

Por nje gje eshte e sigurte, qe politika e jashtme amerikane nuk ndryshon me ndryshimin e presidentit.

peshku

Kur e deklaroi kete? Ne 2008?

ACDC

Po’ ne 2008 ne nje leter derguar presidentit te atehershem Boris Tadic.

Tirona-4ever

Dmth kta Trumpistat qekan spaunat e Rusit? :astonished:

Fiqo ku i ke mcef rublat?:stuck_out_tongue:

ACDC

Ashtu sic ishin Obamaistat ne 2008, Edhe ata spiune te Rusise ishin😃

peshku

ACDC, dmth s’të bën përshtypje afërsia e Trump me rusët fare? E vetmja gjë që të kujton është fushata e Obamës në 2008-ën?

Tirona-4ever

Po ti c’ne sikur interesat ekonomike i kishe me Hajrien. Apo je bere troke, se per ato po thote Truampua do hapi qesen. S’ke faj, femrat te rrjepin, hajt se ua tregon Trumpi, per … ka per t’i kap te gjitha.

Nje eshte te thush gjera te pergjithshme, jo historia, dashuria (edhe kjo do kontrollu, se ju Trumpistat rrenen e keni sport), tjeter te kerkosh falje per bombardimet, te thush ishin gabim, e te premtosh ndryshim te qendrimit e Amerikes ne Ballkan. Zakonisht islamistet i ngaterrojne keto gjera.

Momo

Une nuk e di sesi nje njeri normal mund te mbeshtese apo simpatizoje Trump. Sinqerisht, eshte pertej cdo llogjike. Vetem nese edhe mbeshtetesi eshte njesoj si Trump. E as nuk dua te filloj me epitetet.

Dje ne klase, profesori im (ish Minister i Emigracionit ne Kanada, dhe ish drejtor i sherbimeve sekrete kanadeze) u shpreh hapur para nesh duke thene qe “Trump eshte nje turp i vertete”.

E gjithe kjo puna e zgjedhjeve ne US ka dale totalisht jashte kontrollit kete here. Une pashe vetem debatin e pare dhe refuzova te shikoj pasuesit.

ACDC

Interesat ekonomike inkam me Hillary Clinton dhe per ate do te votoj.
Por me cudit fakti qe ne shqiptaret akoma nuk e kemi marre vesh se politika e jashtme amerikane nuk ndryshon me ndryshimin e presidentit.

Ka shume naive nga krahu I majte qe mendojne qe po fitoi Trump do te largoje Edi Ramen ashtu sic ka shume enderrimtare nga te djathtet qe enderrojne kete gje.

Ja ku po ja u them une qe edhe po u zgjodh Trump-i Edi Rama do te jete keyeminister dhe marredheniet do te jene njesoj.

Fikret

Lexoni imejle çuna se jemi mbrapa me leximin, mos harxhoni kohen ne fejsbuk.

ACDC

Afersia e Trump-it me ruset do te duket diten e pare qe do te jete president dhe te marre raportin ditor te sigurise kombetare nga CIA.
Atehere do te thote, t’emen paska pasur te drejte para ardhesi im!
Se deri tani kandidatet flasin si ju vjen permbare.

aleko

Ajo qe me habit eshte kjo fushate e shemtuar dhe aspak serioze qe behet ne kete shtet te madh. Ajo qe me habit eshte sesi dy lideret potencial zihen si kalamajte dhe sesi e gjithe infrastruktura mediatike angazhohet ne maksimum me budallalleqe. Se si lancohen baxhellat dhe tani mbas 30 apo 40 vjeteve pretendojne se Trump ju ka fut duart apo llapen. Pika qe sju bie!

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Tirona-4ever

Po ty kush ta tha kete qe s’ndryshon politika amerikane me presidentit? Po me cfare ndryshon me versionin e ri te peshkut?

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Tirona-4ever

Ej Fiqo mos ke zone nei dashnore ruse mer? Atehere hallal Trumpizmin. :stuck_out_tongue:

ACDC

Ke te drejte kjo eshte gjeja me e ndyre e kesaj fushate.

Akuzo dike se I paska futur duart para 30 vjetesh, nderkohe qe atehere ske bere as denoncim ne policia dhe askush ne avion nuk ka pare e degjuar gje…

Kandidatet duhet te fokusohen ne temat madhore si terrorizmi,taksat, fuqizimi i Kines,perballja me recesionin e ardheshem dhe jo te merren me akuza te pafaktuara.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

ACDC

Perse tani e ke marre vesh qe politika e jashtme amerikane eshte konstante dhe nuk ndryshon me ndryshimin e presidentit?

ACDC

Po vertet kujton se po u be Trump-I president (qe tani me sa duket nuk ka gjasa te behet) do ti thote Serbise merre Kosoven?

Po me bazen amerikane ne Kosove cfare do te behet?Apo do tja jape Rusise?
Mos u beni kaq naive…

Tirona-4ever

Ik o rob se s’jane muhabete per ty kto. Lecit ca histori, le qe mire e ke admiro Trumpin.

ACDC

Ti shkojne meso historine dhe jo une.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Tirona-4ever

Po pra s’eshte historia per ty. Trumpi i ka te gjithe brenda, seks, pare e pordh syfyri.

Fikret

Qetesohuni o te trazuar.
Fakti eshte qe Asnji serbe nuk e ka fitu miss universin. Ruse no & no.

Fikret

nji ruse e ka fitu i here o fikret

Fikret

po mer po po ajo ishte rast i veçante.
ja pyt haward shternin.

gjembi

Une nuk kam aftesine qe te shikoj te ardhmen. Une lexoj e degjoj ate cfare thone kandidatet me gojen e tyre tani, ne te tashmen. Si “gje e trashe” (TM kothi dhe shkaba - ajka e ppu), nuk mund te zgjidh ekuacionet e nderlikuar te tipit “ishin veshur si gjermane qe t’i kujtonin si partizane.”

ACDC

Te flasim me kembe ne toke.
Mundesite qe Trump-I te fitoje kete gare jane minimale…

Momo

Nuk eshte puna fiton apo nuk fiton. Ndryshon politika e jashtme apo nuk ndryshon. Si nuk e kupton qe problemi eshte qe ky person eshte kandidat presidencial, edhe eshte aq i ulet e totalisht psikopat saqe te gjithe kete fushate elektorale e ka ulur ne nivelin e tij! Dhe lejohet ta beje! E harxhohen miliona qe ky robi te dale ne TV e te bredhe gjithandej e te thote gjera te tilla. Kjo tregon qe sistemi elektoral amerikan eshte i gabuar, dhe i deshtuar. Ndryshime te medha duhet te behen pas ketyre zgjedhjeve sepse US u bene turpi i botes.

ACDC

I nderuar,nuk ka faj sistemi se sa elitat qe nuk jane me kembe ne toke.
Elitat e senatoreve dhe kongresmeneve qe pasi marrin voten,harrojne premtimet kur shkojne ne Washington.
Elitat e medias dhe predaroret e korektesise politike,qe kane cuar ne ndalimin e fjales se lire.

Trump-i eshte product I se majtes amerikane qe ka perdorur korrektesine politike per te hequr qafe ata qe mendojne ndryshe.
Trump-I eshte product edhe I elitave te parties republikane,qe pasi marrin votat e zgjedhesve,shkojne ne Washtington dhe votojne pikerisht per te kundertat.

Pra nuk e ka fajin fare sistemi, por njerezit qe I kemi zgjedhur dhe qe e kujtojne veten te pazevendesueshem…

TironciLebetit

Lajme te vjetra. Trumpi as nuk eshte perpjekur te fshehe urrejtjen ndaj Musulmaneve, kundershtine ndaj nderhyrjes ne Kosove, si dhe mosaprovimin e politikes se jashtme ne Balkan dhe ne Europen Lindore. Sigurisht qe Trumpi do ndryshoje politiken e jashtme amerikane dhe do bej emerimet e tija preferenciale ne USHTRI, sic ka premtuar. Kufizimet apo Rezistencen qe do kete nga institucionet e tjera jane per tu pare.
Historia e njerezimit njef raste kur njerezit marrin vendime te pastra kunder interesave te tyre. Po shifsha ne Shqypni tek Ora, ish-zv Ministren e jashtme qe mbante qendrime ekstreme pro-trumpiste dhe qe parashikonte nje fitore te papritur te Trumpit si ne rastin e Brexit. BOoohhhh…shpresa e vetme per te ardh Sala ne pushtet paska mbet Trumpi.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Tirona-4ever

Nuk eshte puna tek ata qe jane si Trumpi. Ata dhe po qene jane nje pakice e paperfillshme. Amerikes mire t’i behet. Vete sistemi ka lejuar nje super mashtrues te pasurohet me lloj lloj marifetesh, nga falimentitmi ne falimentim, mospagin taksash etj. Ketyre qyqareve Trumpiste ua merr taksat qeveria para se te marrin rrogen.

Problemi eshte se dhe shume njerez normale projektojne deshirat e tyre tek Trumpi. Dhe ky numer eshte i frikshem, e nuk kapet nga sondazhet. Trumpi si nje salesman i mire thote ca probleme te verteta, dhe njerzit projektojne zgjidhjet qe ky as i ka as i plas t’i kete.

Sidoqofte, ky eshte nje test per Ameriken, nqs voton Trumpin, ate meriton.

Fikret

Ej po a shifni ne ça spiraleje katastrofike po bje bota a jo. Kto vitet e fundit rusi ka marre superxhiro e ne i kemi bo fresk ke frenat. Kshu eshte apo jo?

machitewa

Sic ka thane ai plaku i pleqve te krujes first they ignore u, then they laugh at u, then they fight u, then u win.

Keep laughing. I mean ignoring. I mean fighting.

Tirona-4ever

Po pra, ky po thote, s’mjafto fresku, po dhe t’ia lepijm frenat.

Fikret

Tirone, 52 biljon ne foreign aid ne vit ka administru Hajrija, perfshi taksat e mija e te tujat bashke.
Kane shku te gjitha per rregjimet dhe rregjimenet e familjes…
Po me thuj nji arritje te Hajrijes, nji vetem, vetem nji…

Tirona-4ever

Burri i Hajries, dmth me Hajrien m’krevat te ka shpetu kaptinen ty, mu e gjithe njerze tone. Mu kaq me mjafto e tepro.

Masanaj per muhabet politike, Hajria ka bo po ato gjona si gjithe politikanet, sidoqoft Albanien e ka nimu e sajdis. Ky manalli juj, vec ka shonc te plasi nei lufte, se ktu mrena ia rru Amerikes, se ashtu osht nje muhabet, e kalamojt e tu do ta dine per ner per voten tate.

machitewa

Pse po injoron faktin qe xhiron rusi e serbi e mori gjate epokes obame-klintoneshe? Apo futi nje “grab smth” naper komente edhe kalo radhen.
Btw derisa rusi po rritet, ky trapi nuk i ka levat e amerikes. Kur e keqja mori te perpjeten clintonesha dhe obama kishin mandaten te ruanin safe ato turshite me nuclear buttons e futja kot.

Fikret

Tirone, ke te drejte po ste tako gjo :grin:
Ja te shofim, ka edhe tre jave cirk.

Tirona-4ever

Ti sikur shkru nga Kosova m’duket. Hajt se ju keni per t’ia pa hajrin Trumpit.

machitewa

Pikerisht te pyes, meqe shkruaj nga Kosova, si u be qe 50% e popullit amerikan te perkrahin kete trapin. Kjo me dhemb.
Edhe qe ta kesh ta kjarte: une ne parim do te perkrahe zgjedhjen e popullit amerikan.
Me thuaj nese kam ndonje opsion tjeter?!

Fikret

nejse e lejm ket muhabet se nuk eshte dita e duhur. Lideri Rajonal eshte ne Serbi sot, nuk mund tja mçefi shkelqimin z.Trump.

Br3dharaku

mbase sepse popullit amerikan, ndryshe prej teje e meje, nuk i behet me aq vone per Rusine e Sirine sepse e kane ngopur me to per kaq kohe. Mbase sepse popullit amerikan i ka ardh ne maje te hundes prej politikes aktuale dhe sepse, per fat te keq, ky trapi, mgjthe veset e kqija qe perfaqson, ka dicka per te cilen nuk e akuzojne dot, ate te qenit pjese e kesaj politike. Ndaj dhe ky gjen kaq mbeshtetje.
Per kte arsye e gjej shume qesharake cdo perpjekje per analize qe i behet suksesit te trumpit nga Shqipria, perfshire dhe km qe mgjthe hallet e brendshme qe ka, gjen kohen per t’u marre me debatin presidencial ne Amerike

46and2

“nuk eshte cudi qe do afrohet me Rusine kur aleati i madh ne Shqiperi e ka bere hasha dhe i ka dalur hapurazi kunder”

… sa per te vazhduar me llogjiken e kesaj teme

unikpahapesiraishkurter

sa renci i jipni vetes ncnc. behu njehere sa cereku i trump o student!!

Momo

Haha sa i lezetshem qenke. Nese mendon se duke me thene “o student” je duke me prekur ne seder apo duke me ulur, e ke shume gabim :wink:

Une nuk dua te jem as sa 1/100 e Trump. Jam shume e lumtur me kaq sa jam.

Tirona-4ever

Po mire ti ke hallin e popllit amerikon, apo tatin?
Ktu muhabt po bojm, zarat i lu Fiqo. :stuck_out_tongue:

unikpahapesiraishkurter

une nuk jam me trump, por ti meso njehere, mos refuzo kaq heret te ndjekesh debatet. se nuk je profesor me grada duke dale ne pencion.

Momo

Ku e di ti kush jam une? Ndoshta edhe kam grada. Ndoshta edhe jam duke dale ne pension. Ndoshta edhe jam duke bere shkollen e 10-te. Sa kollaj flisni per te tjeret kur nuk ia keni haberin fare.

unikpahapesiraishkurter

nga hovi feminor qe merr dukesh sikur po ben shkollen e pare jo te dhjete. por mund te jesh edhe duke bere te dhjeten dhe ske nxene fare nga ato 9 shkollat paraprirese.
nejse ndjese,se nuk e dija qe ishe femer. me femrat kompetente nuk dua te merrem fare.

Momo

Vazhdo se qenke ne rregull.

gjembi

:joy: :joy: Mos je vellai i korentit?

TironciLebetit

Femra e ka vendin ne guzhine e te gatuaje mire lakrat per burrin dhe vjerrin e kunatin.

unikpahapesiraishkurter

e kam nga respekti dhe jo nga urrejtja :wink: nuk dua ti ofendoj.

Alba2265

Kompleksit military industrial American i duhet frika e gogolit rus per te mjelur taksapaguesit me kontrata mbrojtje.po keshtu nga krahi tjeter demonizimi i amerikes krijimini nje armiku te jashtem sherben per te forcuar pozitat e brendshme te putinit dhe oligrakeve rreth ne misionin e tyre fisnik te vjedhjes se popullit rus .

machitewa

Po poplli amerikan do trumpin, pra mo. Ata do bejne zgjedhjen, ata e votuan per presidential nominee. Une doja justin biber, nese bash te intereson, pa cka ka rendesi tekefundit.
Thjesht pyeta si u katandis amerika me trump sharlatanin a quaje si ta do qejfi, por bezdisese eshte qe injoron faktin se eshte aty, dhe po ndodh.

ACDC

Keto budallalleqet qe po shkruan tani NY Times,per Trumpin qe paska zene njeren per gjoksi para 30 vjeteve,ka rrezik te bejne efektin e kundert…te cojne uje ne mullirin e Trump-it.
Te gjitha rastet qe permenden kane ndodhur para 10-30 vjeteve dhe nuk jane raportuar tek autoritetet.
Cudi tani ju erdhi kujtesa ketyre,3 jave para zgjedhjeve?
NY Times vertet po e teperon dhe zakonisht keto goditje,ne kohe te gabuar dhe pa asnje prove,bejne efektin e kundert.

Nderkohe qe edhe me poll-et po abuzohet se tepermi.
Nje dite Trump del -14 pastaj te nesermen po e njejta e nxjerr -9.
Pastaj sot Trump doli +2 tek njera dhe -7 tek tjetra.
Cfare behet keshtu more aman?

Nje gje e di me siguri, qe nese Partia republikane do te kandidonte Kasich,sot Clinton do te ishte -20%.

peshku

S’eshte hera e pare qe dalin keto gjera. Shiko keto me poshte:

Problemi eshte se kur s’do me pa, s’bejne as syte me.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Adi

Me sa shoh bathet ka per ti marre Trumpi zgjedhjet. Faktoret jane te shumte…E para Turmpi po luan bukur karten e anti-establishment. Kunderryma ndaj klases politike ne Amerike eshte teper e fuqishme (ishte po kjo rrume qe e ktheu Trump ne Kandidat dhe ju tregoi gishtin e mezit dinosaureve republikane, te cilet sot ironikisht kane perqafuar Clinton). E dyta Clinton eshte ne pozicjon teper te keq, sidomos pas emaileve te fundit, shumica e Bernie-Bros do votojne Stein ose do tju qendrojne larg kutive te votimit. E treta llogjikish eshte e pamundur per demokratet te marrin nje term te trete pas dy termave te konsumuar te Obames.

Zgjedhja e Trump mund te jete nje “Fuck ya all” e klases punetore ne Amerike kundrejt klases politike dhe medias

Tirona-4ever

Dhe klasa punetore dhe trumpore do hane nja very good fuck.

Adi

Keshtu u tha dhe per Brexit :sunglasses:

Tirona-4ever

Eshte tjeter lloj keku a byreku. Harrova qe ka tifoze te Putinit verdalle.

ACDC

Po mire si ka mundesi qe asnjera nga keto nuk ka shkuar ne polici, po kane pritur 3 jave para zgjedhjeve qe te tregojne sekretet?

Vertet mendon se keto “denoncime” nuk kane te bejne me zgjedhjet?

Adi

Mire o mire merru me tifozet e Putin kur nderkohe alternativa e kllounit Trumpit eshte nje kufome politike. Ps: Jeni bere skinzofrene nga Putin si komb :joy:

46and2

llogjika:
sipas paragrafit te pare te postimit… kampi i trump citon nje gazete ruse dhe rrjedhimisht eshte pro-rus nga sa me poshte citohet
"Vetëm këto dy-tre ditët e fundit fushata e Donald Trump ka bërë disa lëvizje që e afrojnë akoma dhe më tepër me Rusinë. "
“Problemi i dytë: përmbajtja e këtij emaili ishte publikuar vetëm (!) në një faqe në Internet, në faqen ruse Sputnik.”

paragrafi i dyte i ketij postimi shkon menjehere pastaj pas nje linku qe citon nje gazete serbe.

Per me teper:
postimi na ka sjelle nje link dhe duket qarte qe linku qe eshte sjelle po te lexohet (se paku nga postuesi) bie kunder me idene qe percjell postimi

nga artikulli i linkuar:

“The interview was conducted via email correspondence with a Trump
campaign senior adviser, Suzanne Ryder Jaworowski, who is also campaign
manager for the state of Indiana, Nedeljnik’s managing editor, Marko Prelevic, told Newsweek. Jaworowski, however, denied being in contact with Serbian media or setting up the interview. Speaking to Politico, she said, “There was no Trump interview on Serbia.” Jaworowski and the Trump campaign have not yet responded to Newsweek’s repeated requests for comment on the interview provided to the Serbian magazine.”

pavaresisht faktit qe asgje nuk eshte authenticuar si e thene ne te vertete, vjen dhe pergjigja e specialistit te gazetes.
“I expect this is probably just rhetoric by Trump as U.S. policy in the
Balkans has been pretty consistently supportive of Serbia since they
waged the aerial campaign in the 1990s,”

ACDC

Tani duhet te kemi frike kur flasim me miqte tane per ndonje femer bukuroshe , se kushedi se cfare ndodh?
Ndoshta pas 20 vjetesh,femijet tane mund te jene ne ndonje gare elektorale dhe rrezik do tju veme te ardhmen e femijeve.
Ky eshte mesimi qe po marrim nga keto zgjedhje:
Mbyll gojen kur flet me shoket.Ne fakt mbyll gojen dhe mos fol fare.
Establishmentit I duhen memece.

peshku

Nuk kane pritur tre jave para zgjedhjeve (lidhjet me siper jane artikuj qe para 3 muajsh, 6 muajsh, etj), po sigurisht qe keto gjera dalin perseri para zgjedhjeve se nje kandidat per president do kaloje para nje lupe gjigande ne kete kohe. Dhe Trump doli te dielen e tha se eshte njeriu qe ka me shume respekt per grate se gjithe te tjeret (nobody respects women more than me!), atehere edhe media po teston a eshte e vertete apo jo.

Dhe kjo akuza “pse s’kane shkuar ne polici” eshte e turpshme: e di ti sa gjyqe ka hapur Trump? 1900. 1900 daku, me dy zero dhe nje 19 perpara. Kush ka kurajo te flase kunder tij? (Dhe e kane hedhur ne gjyq edhe 1300 here te tjera.)

Jo per gje, po po na e nxirrni edhe si fukara, gjynafqar i shkreti se po i bie ne qafe media.

peshku

Jo, Trump nuk citoi gazeten ne fjale. THa thjesht, shiko cfare informacionesh dolen sot. Dhe ato informacione ishin 1) te rreme, 2) te disponueshme vetem ne nje media ruse. Tani, normale eshte qe Trump t’i marre lajmet nga nje media ruse? E te thote direkt cfare del nga media ruse, pa verifikuar gjekund tjeter?

Redaktiim: po flas per linkun e pare, NPR. Artikulli i dyte ishte per mbeshtetjen ndaj Serbise. Po te citoj nje pjese:

The interview was conducted via email correspondence with a Trump campaign senior adviser, Suzanne Ryder Jaworowski, who is also campaign manager for the state of Indiana, Nedeljnik’s managing editor, Marko Prelevic, told Newsweek. Jaworowski, however, denied being in contact with Serbian media or setting up the interview. Speaking to Politico, she said, “There was no Trump interview on Serbia.” Jaworowski and the Trump campaign have not yet responded to Newsweek’s repeated requests for comment on the interview provided to the Serbian magazine.

Perkthimi: gazeta serbe thote se intervistoi Suzanne Ryder, kurse kjo thote qe nuk foli me njeri ne Serbi. Po ke te drejte, ky artikulli i dyte duket rremuje.

ACDC

Po mire more zoteri ajo tjetra ju tha njemije e nje epitete fyese atyre grave qe denoncuan (me te drejte) burrin e saj dhe gazetat nuk po ja kujtojne fare.
Te mos kalojme pastaj me xhevahiret e Wikileaks…

Vertet mendon qe media eshte asnjeanese?
Se po me ben per te qeshur me kete naivitetin tend…

peshku

Sa here qe une te sjell argumente per Trump, ti me devijon per gjera te tjera: Obamen, median, burrin e Hillary-t. Identik si Trump: kur ai solli ato grate qe akuzojne Billin, quhej. Tani qe dalin gra qe akuzojne Trump s’quhet, se media eshte me Hillaryn. Hajde, gallate, hajde.

(Plus, qe kjo s’ka lidhje fare me dyshimin fillestar… qe Trump i ka icik si shume qejf ruset.)

machitewa

Rremuje artikulli fillestar.
Trump shahet qe citon sputnik.
Dy rreshta me poshte, vet sharësi, kunder trump sherbehet me “according to the Serbian weekly magazine Nedeljnik”.

unikpahapesiraishkurter

sepse ajo eshte femer nuk e kupton?nuk mund te beje debat nje mashkull me nje femer. nje mashkull gjykohet rende per epitete fyese,ndersa femra eshte seks i dobet dhe nuk duhet te fyhet e as te gjykohet rende kur fyen.

ACDC

I Per vete as qe e pelqeva ate qe beri Tramp-I me ato grate.
Ishte komplet idiote si levizje.

Por ama edhe juve mos u hiqni sikur jeni Jezu Krishti duke u habitur se si dikush flet ashtu me shokun e vet per ndonje femer bukuroshe.

Nga sa di une ashtu flasin meshkujt me njeri tjetrin.
Po ndoshta gaboj ndoshta jam jashte realitetit.

P.S. Mire Trump qe po bente ato komentet po Billy Bush perse u pushua nga puna? Apo se po qeshte?
Nuk e shikoni qe edhe ata qe po mbroni juve me fanatizem nuk jane burra me te mire?

ACDC

Edhe Michelle Obama tha sot qe keto akuza ndaj Trump-it skane te bejne fare me fushaten elektorale​:smiley::smiley::smiley:

anon63896856

Cfare i ka bere RT-ja amerikaneve… :frowning:

46and2

thua: "Jo, Trump nuk citoi gazeten ne fjale"
them: nuk do bejme lojra fjalesh, ke vene nje link dhe ke thene lexojeni, dhe a di se c’thote linku qe ke vene? ja c’thote: “Trump Apparently Quotes Russian Propaganda To Slam Clinton On Benghazi”

nuk e di ku jeton, por nese jeton ne SHBA e kupton lehte qe njerezit ketu nuk i hane keto pacavure mediash te njeanshme. i vjellin pa i ngrene.

njerezit ketu te tregojne ujkun, mediat meren me gjurmet

unikpahapesiraishkurter

e fundit: keto budallalleqet me femrat as do diskutoheshin sikur trump te garonte me nje kandidat mashkull. i kane dhene rendesi sepse ai po kandidon perballe nje femre dhe merret me mend pse.

por ju nuk doni te llogjikoni.

Tirona-4ever

Biberi s’ka shans se o kanadez. Kardashja s’do qe keq.

Pse mer me ca libri te shenjt o shkrujt qe s’do katandiset amerika. Puna eshte qe po ndodhi, edhe bota, e sidomos Kosova do pagujn harxhet. Kshu qi ju atje duhet te boni lutje kolektive pa fun, o t’i gjeni onen Fiqos tu japi videot porn te Trumpit, perndryshe me kile ka per t’ju shit ke serbi. Per ca injorimi flet? Trumpi shifet mo shume se porn these days.

zeqo

Ja pra qe krisma nuk ka pasur, Trump 4 president👍

TironciLebetit

Sic ja u thashe me siper lajmet jane te vjetra.
Kerkesen e ndjeses se Trumpit ndaj Serbeve per bombardimet, levdatat per Serbet si popull vella te krishtere dhe habine pse Amerika mban anen e Musulmaneve te Kosovos, jane thene e sterthene me pare, prandaj dilte ai Boli Serb pro trumpit ne mitingje.
A i ka riperseritur ne gazete Serbe keto dite eshte ceshtje tjeter.
Trumpi nuk fiton sepse ka humbur voten e Grave, Afrikano-Amerikaneve e Latinve, plus pjeset e ftilluara te amerikes nuk votojne kurre REpublikan. Kur Ryan REpublikani ka neveri te afrohet me Trumpin le ta votojne Shqiptaret dhe Serbet, se kaptine te ngjashme kane.
Lufta e Republikaneve eshte per dhomat se Shtepine e Bardhe e morri Hillary. Ngushellimet priten 4 me 7.

zeqo

me hajrien nje moot do vazhdoje si deri me sot as te q* as te leshon, duhet nje levizje o ta bejme America great again o ne te semes te veje, dhe kete z Trump e ka ne dore😓

machitewa

Shiko se ne aq dijme aq flasim.
E di vet amerikani ku i pikon catia.
Nga aq sa po na lexojne syte: Tjetri thote “une do te coj ne burg se ke rrezikuar sigurine kombetare”, nejse me emails benghazi a ckadoqofte, gjera serioze ceshte e verteta, tjetra ia kthen “eshte e vertete, por, pooor, ti je mashkull dhe ne 1995 ti ke patur deshire te kapesh femrat “aty” poshte”.*

*Na ka marre malli per nivel dinjitoz fushate zgjedhore tip nano-nerisha,

gjembi

Pra ti po thua qe nese perballe do te kishte nje mashkull, eshte mese normale nese ka sulmuar seksualisht femrat.

Tirona-4ever

Ate s’kupton ky kqja. Qe ajo “do te te coj ne burg” perkthehet grusht shteti ne amerike. Dhe para se kjo te ndodhe lekura e bthes se Trumpit bohet daulle per arixhinjt.

machitewa

Po per ate grushtin e duan pra. Poplli do trumpin qe te grushtoje “keta”, jo per ti lemuar.

zeqo

ku i sulmovi o gjemb!? mes dy meshkujve qe bisedojne me nj tj 15 vjet te shkuara!?kjo trego qe is real man e jo gay .

unikpahapesiraishkurter

normale ska qene dhe as nuk do jete. por nuk do ti jepnin kaq rendesi. debati mashkull femer ka tendenca te vloje te ceshtjet seksuale dhe kjo vjen nga mosbarazia.

hajt shnet se une nuk debatoj me femra se kam hall mos i ofendoj pa dashje.

Tirona-4ever

Poplli gallate do, dhe arixhinjt daulle.

TironciLebetit

O po kur dun me bo politike tmodhe kokcepshat…kercenimi i Trumpit per te fut Hillarin mrena i kushtoi ca pike humbje e jo fitim.
Militantet e vet Trumpin do e votojne edhe po i kapi dafllakun se e shofin si mesia por Trumpi duhet te marre votat e te pavendosurve qe po i neverit dita dites.
REpublikanet, elita, po largohen nga anija se pritet te jete humbja me e madhe ne histori, do shofin dhomat se dhoma ovale osh e xanun.

ohsnap

Gjithe media amerikane eshte blere, e gjitha e futur ne xhep dhe e perdorur per te manipuluar publikun. Lexoni wikileaks e fundit per te kuptuar se cbehet, media nuk po i raporton fare, se nuk i nxjerr dot te palarat vetes. Edhe sondazhet jane fund e krye te manipuluar, per te krijuar idene se hillary po fiton. Ndaj dhe Trump do fitoje, se njerezit jane lodhur me manupulime. Hajria do kufij te hapur qe ti bej mutin Amerikes, dhe deklaron privatisht qe ajo ca them ne privat eshte ndryshe me ajo ca them ne publik ndersa masmedia e gjere merret me locker room muhabetet e trumpit.

machitewa

Meqe jemi tek tema me ruse e serbe, nga pervoja e Kosoves zakonsht lideret shqiptare me patriote qe kane pasur mbeshtetje te madhe ne popull, serbia ne menyra te ndryshme eshte munduar ta etiketoje “si njeriu yne, ka perkrahjen tone etj”, per ta denigruar ne sy te shqiptareve, ndersa ata kandidate qe realisht ishin proserbe i sulmonte si “te rrezikshem e nacionaliste etj” per t’u rritur rejtingun brenda shqiptareve. Politike sllavi dmth

Tirona-4ever

Dmth ti thu Hajria eshte e serbit e bombat i lshote Trumpi.

machitewa

Ti thu qe hajria eshte Billi?

zeqo

kjo histori me ngjan si puna e Edit qe doli lakuriq ne plazh dhe me kete fitoj vota, ndonse kundersharet deshin ti ulnin pike.

Tirona-4ever

Billesha. Ishalla s’jane gjithe kosovaret si ty mosmirenjohes ose mos jesh ti kosovar.

Whitesnake
Alba2265

gara per te zgjedhur njeriun me te fuqishem te botes eshte kthyer ne cirk.kam frike se eshte isharet nga I Modhi se fundi I dynjase shte shume prane.

ACDC

UKeto muhabete kane 10-30 vjet qe kene ndodhur(nese Kane ndodhur).
Si per cudi dalin 26 dite para zgjedhjeve.
Njerezit nuk jane aq budallenj sa te besojne ato qe thane gazetaret e NYT, se shkrimi i tyre skishte te bente fare me zgjidhjet…:smiley::smiley::smiley:
Po degjoj edhe Michelle Obamen qe po flet si idiote para lesbikeve ne New Hampshire.
Zoti Tramp po ben mire qe sot do ta ktheje fushaten tek problemet qe shqetesojne amerikanet.
Te luftosh ato qe te kane akuzuar( me apo pa te drejte) eshte kohe e humbur dhe ceshtje e humbur.

Personalisht mendoj qe Hillari dote fitoje por me rezultat shume te ngushte.
E forta eshte se pas zgjedhjeve keto muhabete do te jene harruar fare dhe Trump rrezik te kthehet perseri ne reality show star…
Eshte kthyer CNN si Top Media…

Alba2265

Si tha billy :rednecks qe shohin vetem Fox News :grinning:

ACDC

Perse?
Edhe FOX eshte me Clinton…
Trump nuk ka asnje media ne anen e tij.

Tirona-4ever

Fajin e ka Obam mafishja. Hapi at qitapin e taksave. …Al Caponua i varfer aty e hengri tegelin. Dhe Trumpi njihet nga afer, shume afer me brothers.

Tirona-4ever

Kurse per te pergenjeshtruar kete tjetren, Trumpin i duhet makina e kohes, te shkoje back in 1999. Se kush i ka thene qe celesi per kete makine eshte mcef ne nje p… te bukur, pranaj ai gerrmon ta gjej.

Cecua

Leni mer pordhet po behuni gati ti ktheheni prap zborit. Po fitoi Trapi shancet jane te kemi ndonje konflikt te ri ne Kosove e Maqedoni.

machitewa

Jo, me zemer jam servil, si gjithe te tjeret.
Nese s’je servil, patjeter je mosmirenjohes.
Fati yne ky, pa mundesi te trete.

Tirona-4ever

Mire shpretke, ishalla Trumpi ju kthen te bashkim-vllaznimi, qe Clintonet jua prishen me dhune.

machitewa

O shpirt :slight_smile:
Te thella keto njohurite per kosoven ketu aman. Futi nje vllazerim-bashkim, nje jugosllav, dhe ja ku ia dhjeve kosovarit. Mirë mirë.

46and2

OK, na e thuaj edhe neve ca ka thene, nqs e ke lexuar.

Cecua

Nje tum qe te haje.

46and2

ca ka thene se nuk po sqaron gje, pervecse nje link qe ka rrezik te mos ta kesh lexuar as vete se aq i gjate ishte edhe qe rrezik thote te kunderten e asaj qe mendon ti se ka thene. se keshtu paska nisur edhe kjo teme.

Tirona-4ever

Hajt ju kapt prej p…cke Trumpi. Bi fat, keni per tu bo mise. :stuck_out_tongue:

Cecua

Normal se eshte transkript interviste. Ctrl + F dhe shtyp Kosovo.

Fikret

Qekeni qetsu sot moo… Akullore, akullore

46and2

ca ka thene? spo na e thu?

Cecua

Te burimi te cova, n’dac pi…

46and2

pse mu pergjigje kur nuk kishe gje per te thene?
kur te pish ti te burimi jot atehere na thuaj ca pive.

Cecua

Sdo. Ok.
Na hengre me 15 shkronjat, o peshku.

46and2

pa lidhje fare. ka rrezik qe ti nuk e di as vete se cfare shkruhet ne linkun qe ke sjelle.

Donald_theClown

Those damn women. They always lie for everything …!

Cecua

Ca te lidhesh ti; ti sdike te lexosh.

Tirona-4ever

Ka shku dhe ky Rudy per lesh. Mos osht ngjites trampizmi. Foqo, amon boj vaksinen.

Donald_theClown

Kur do e nxjerri ate evidencen e pa kundershtushme qe disponon, qe do zbuloje se ato femrat pa pike dyshimi genjejne, se u merzitem u bome derr…

gjembi

Vertet? Nese media nuk eshte duke i raportuar, ti nga e more vesh per keto? Varet dhe se ku je e cfare media ndjeke. Ketu ne Amerike une e kam pare ne media.

gjembi

Kur do te mesosh per rolin e grave ne pune o Clown?

46and2

na e thuaj ti pra ca ka thene, meqe ti ditke une nuk ditkam. keshtu mund ti japesh vlere faktit qe iu pergjigje postit tim, sille argumentin. nuk e kupton ca ke sjelle ne link prandaj nuk di ta thuash.

keshtu edhe postimi i temes, nisi me links qe nuk i kishte lexuar as postuesi vete. keshtu edhe postimi jot ke vene nje link qe nuk e kupton se ca thote.

te fusesh nje link qe nuk e kupton as vete se cfare thote, nuk eshte muhabet

46and2

Shume bukur kjo pergjigja e njerezve te thjeshte per zgjedhjet e sivjetshme

Cecua

Mo jane aktore dhe keta o derman.

korriku

paradoksale, por Trump is right about it!

gjembi

Dmth ti mbeshtet sulmet seksuale?

Tirona-4ever

Ej Fiqo c’paske qene mer burr. E paske myll dillin me z Trump per ato kerkesat tona modeste per harem, e s’thu gjo fare. Mire e bo se Zeqo dhe e perma veten, po korrenti do mushi dynjon. Nejse si u la, mund te fillojm perzgjedhjen apo presim iher.

Fikret

shum vone tashi, une ju dola borgjit. Tashi z.Trump i ka duart e zëna. You just dont understand.
"
In Donald Trump’s America, greed isn’t just good — it is great. As he put it in his victory speech in Las Vegas last week, ‘We’re going to get greedy for the United States. We’re gonna grab and grab and grab. We’re gonna bring in so much money and so much everything. We’re going to Make America Great Again, I’m telling you folks.’ The crowd screamed.
In Donald Trump’s America, viciousness is beautiful. As he put it in another victory speech in South Carolina, ‘There’s nothing easy about running for president. It’s tough, it’s nasty, it’s mean, it’s vicious, it’s… beautiful.’. " - The Spectator

Kshu, kshu Niçja.

Vlonjat

Nji shoku im ne usa me tha e kam rregullu me trumpin. Kam ble nji dyshek king size trump design me tha dhe po e ruj per dite te keqe. Doja me ly dhe floket si Ay por eshte heret akoma me tha. Po ti cke mor vella i thashe, ti je dhe me letra (qytetar amerikan)? Ehuuuu sa te nxjerr dokumentat une -tha shoku, avioni ka arritur ne europe.

korriku

eshte goxha rruge/distance nga ajo c’ka them une tek ajo c’me thua ti moj gjemb

Tirona-4ever

Si fjalim mafie duket. Po nejse mo, c’ne duhet ne. Dihet ajo, ato qe do qerrim ne me z. Trump ne krye, doren m’uth do majne as gek as mek. Po dhe po bone nei lufte, thuhet se z. Trump e ka pordhen me efekt berthamor… Shiko mos e dridh muhabetin se kom dynjon deshmtare. Masanej c’do bojm me aplikimet qe po na shkojn n’tavon. Kshu kuvenoje dhe i her me Nicen, a nei noblet tjeter e jepini karar.

pemaa

E keni vene re se fushata ne amerike zgjat nje vit, sa cereku i gjithe mandatit? A ka ndonje vend tjater ne planet ose ballkan qe e ben kete gje? Dhe pse fushata ne amerike terheq kaq shume vemendje? Se psh. sado qe nuk i kemi aleate, teknikisht duhet te ndjekim me kaq zell dhe fushaten ne Rusi.

Donald_theClown

More, lejini duret e vogla te Orangutangut ngjyre portokalli’, po na thoni a boni gjo dome termeti se s’i mor dot as pleqte ne Skype, se flejn me pulat.

TironciLebetit

Nuk ka gjo ne Tirone. Termeti nuk u ndje fare. ishte ne Jug.

Donald_theClown

TOP-CHANNEL.TV thote : Lekundje te forta termeti ne Tirane. Kto sikur ne Tirone i kane zyrat, apo ia fusin pordhes kot ? Ishalla pa qeder se edhe termetin kon mongut.

TironciLebetit

Ne Tirane nuk eshte ndjere gje fare. Mund te kete deme nga Jugu afer Greqise, por do merret vesh neser se Gjirokastra ka qene si epiqender. Nuk ka gazetari professionele ne Shqiperi.

gjembi

Ti e di qe une jam gje e trashe dhe s’arrij te deshifroj dot fjalite e thella me 4 fjale. Pse s’me ndihmon e me shpjego se cfare doje te thoje ti meqe mua me mungone aftesia te lexoj mendjet e te tjereve?

Manjola_Tirana

me kom, n’hava o ma mir

ACDC

Lexoje gjithe lajmin,jo vetem ate qe servire media liberale.

“NO collusion”

Kthupi

:joy: Trumpist 24 karatsh.

gjembi

3 posts were merged into an existing topic: Masaker ne Gaza

ACDC

@Kthupi

Ke te drejte.Kemi qene te gjithe “ne autobus” edhe une ashtu kam qene.