Masaker ne Gaza

111 postime 6806 shikime 15 maj 2018 në 12:55 e pasdites
armir

Te premten e kaluar, forcat izraelite kryen nje masaker te vertete ne kufijte e rripit te Gazes ku ata qelluan me arme zjarri e snajpera drejt protestuesve palestineze te paarmatosur duke vrare mbi 60 vete e plagosur mbi 2700. Kjo vjen ne kurriz te disa te premteve rradhazi ku protestat e palestinezeve jane pritur ne te njejten menyre duke vrare mbi 100 veta e plagosur mbi 12000 qe nga data 30 Mars kur filluan protestat.
Sote eshte data 15 Maj, e cila kujtohet si Nakba ne Palestine, ose dita e katastrofes, ne shenim te 15 Majit 1948 kur u themelua Izraeli dhe kur qindra mijera palestineze u shperngulen me dhune nga trojet e tyre historike e mijera te tjere u vrane.
Ne keto momente Keshilli i Sigurise i OKB-se po debaton rreth nje rezolute kunder dhunes izraelite ne Gaza, rezolute qe ka shume pak gjasa te kaloje, duke ditur mbeshtetjen e verber qe administrata Tramp i ofron qeverise se Netanjahut.
Nderkohe ceremonia e hapjes se Ambasades se Amerikes ne Jeruzalem u zhvillua dje, dhe per cudi raportohet se ka marre pjese dhe ambasadori i Shqiperise ne Izrael, Bardhyl Canaj. Them per cudi sepse Shqiperia bashke me shumicen e vendeve te BE-se e denuan vendimin e Trampit per levizjen e ambasades, gje qe u reflektua ne voten qe u be per kete pune ne OKB kunder levizjes se Trampit, nje nga votat e rralla parimore te Shqiperise.
Si mendoni ju, c’po ndodh me Izraelin? Si mundet nje vend modern e demokratik ne vitin 2018 te vrase qindra protestues te pafajshem, shumicen duke i ekzekutuar me snajper me gjakftohtesi, e te plagose dhjetera mijera? Kjo ne kurriz te bllokades 11-vjecare ndaj rripit te Gazes dhe sulmeve te herepashershme aty ku jane vrare me mijera e shkaterruar edhe ajo pak infrastrukture qe ka ngelur, duke e bere Gazen praktikisht te pabanueshme dhe nje burg i vertet me qiell te hapur per ata gati 2 miljon banore qe jetojne aty. A eshte ky sistem aparteidi? Dhe si mund te injorohet cka po ndodh atje ne mes te dites, ku pervec Turqise dhe Afrikes se Jugut qe kane terhequr ambasadoret, askush nuk duket se po e ve ujin ne zjarr. Si shpjegohen qendrimet jokonsistente te Shqiperise rreth kesaj ceshtjeje?

https://www.aljazeera.com/news/2018/05/opens-embassy-jerusalem-countries-attended-180514141915625.html

gjembi

Pyetje qe qendrojne. Nderkohe (nuk) cuditem qe s’po ben ndonje pyetje per Hamas.

Ingeborg1

Dikush shkruajti qe kjo ngjarje ne media nuk u permend. Ndoshta nga mediat shqiptare, po sot ne Gjermani te hapje te gjitha gazetat vetem fotot e palestinezeve shikoje. Nje hap pozitiv per ti ndergjegjesuar njerezit se situata ne Lindjen e Mesme nuk po behet me mire, po po shkon akoma dhe me keq. Per mendimin tim nje hap shume i gabuar e i pamenduar mire nga ana e Trump-it. Per te mos folur per ate kontraten me Iranin.

700.000 palestineze te debuar! Nuk mund te kete demokraci ne kete lloj themelimi si shtet. Me lufte filloi dhe me lufte po vazhdohet akoma. B.Obama mbajti nje qendrim me perllogarites me Izraelin, me te ftohte, me injorues ndaj tekave te pangopura te ketij shteti. Ajo kohe fatkeqesisht iku.

korriku

Trump nuk mendon, trump eshte nje bully

Alba2265

Natyrisht edhe Albania aty tok me Angola Vietnam Zimbabwe etc

ACDC

Trump ka per te sjelle paqen ne LM.
Ne iniciativen e tij ka me vete te gjitha vendet arabe,qe tashme asnjera nuk i ka perkrahur palestinezet,bile Arabia Saudite arriti deri aty sa para 1 muaji ju tha palestinezeve te hyjne ne bisedime se shume po kot po ankohen.
Plani do tju paraqitet te dy paleve dhe nese palestinezet nuk pranojne,Gaza do ti shkoje Egjiptit dhe Bregu Perendimor Jordanise dhe me kete mbyllet edhe ky muhabet qe ka 50 vjet qe vazhdon.
Me kete rast i hiqen edhe nje arme nga dora terroristeve islamike dhe te majteve europiane,qe po e mbajne kete konflikt qellimisht te nxehte.

Sido qe te jete do te jete paqe do te kete pas planit te Trumpit,pasi edhe nje shtet me dy copa te palidhura me njera tjetren,sic eshte Autoriteti Palestinez, nuk mund te mbijetoje.
Do te ishte njesoj sikur Shqiperia te perbehej nga Shkodra dhe Saranda,ashtu eshte Gaza me Bregun Perendimor.

Trump eshte bully dhe ne fakt ne ate rajon ashtu duhet te sillesh,qe te te respektojne.

Alba2265

Cila eshte zgjidhja?palestinezet nuku duan shtetit e izraelit .nese kthehen nje njeri nje vote izraeli pushon se ekzistuari .e vetmja zgjidhje eshte dy shtete .

korriku

Trump eshte bully dhe ne fakt ne ate rajon ashtu duhet te sillesh,qe te te respektojne.

Bullies i tremben llogjikave komplekse dhe gjejne shpetim ne thjeshtezimin e gjerave.

ACDC

Zgjidhjen ta kam thene,ne fund nese nuk duan planin e paqes te perpiluar nga administrata e Trumpit dhe te perhrahur nga vendet arabe,Bregu Perendimor i kalon Jordanise dhe Gaza Egjiptit,dy shtete qe kane marredhenie diplomatike me Israelin.

Zgjidhja eshte dy shtete pa Jeruzalemin kryeqytet per palestinezet,ose bregu Jordanise dhe Gaza Egjiptit.

del-ta

palestinezët nuk janë të zotët e vetes! më i dobëti humbet. edhe shqiptarët nuk janë shumë larg. 2/3 e trojeve shqiptare ju bënë dhuratë fqinjëve që u treguan më të zotë. i kanë mbyllur në 2 kampe përqendrimi dhe zihen me njëri-tjetrin. nuk kanë të ardhme. izraeli do ti zhdukë gradualisht. nuk ka për të patur shtet palestinez . situata është në favor të çifutëve. radikalët myslimanë bënë që palestina dhe arabët ti humbasin edhe ata mbështetës që kishin. organizim nuk kanë,ushtri nuk kanë,mbështetje morale nuk kanë, qytetëtimi është demode,demokracia 0,të drejtën nuk dinë ta kërkojnë. pra izraeli e justifikon pushtimin me terrorrizëm,ndërsa arabët nuk nxjerrin dot qimen nga qulli.
ne shqiptarët jemi në hall për vete. duhet të mësojmë nga izraeli që të mos katandisemi si palestinezët., nuk duhet të kemi breg perëndimor(shqipëri) dhe gaza(kosovë) por një shqipëri të tipit çifut që ndjek vetëm interesat kombëtare

ACDC

Ndoshta jane pushtat e establishmenit,qe i bejne gjerat me komplekse se sa jane ne te vertete.
E ke menduar ndonjehere kete?

korriku

Historia e kompleksitetit te Lindjes se Mesme eshte me e gjate se kundershtari i momentit per Trump.

ACDC

Nuk eshte fare komplekse,thjesht nuk ju ka dashur bytha ti japin zgjidhje.
Sic nuk po i japin zgjiedhje Kosoves,qe kane gati 20 vjet qe po e lene as mish as peshk,ku nje cope Mitrovice nuk po i japin zgjidhje qe te mbyllet konflikti njehere e mire.

Duan ti mbajne gjerat varur,se vetem ashtu perfitojne.

korriku

Po thua ju paskeni gjetur zgjidhjen e universale te shoqerise njerezore …?

ACDC

Kur ka vullnet ka edhe zgjidhje.
Thjesht nuk ka pasur vullnet,dhe nuk besoj te kete,ndryshe nese shuhen vatrat e konflikteve shume pushta te establishmentit do te mbeten pa pune dhe pa pare kondrabande.
Sic do te mbeten pa pune ata te EULEX-it ne Kosove psh…vertet mendon se ata duan ti japin zgjidhje situates?
Se po te donin ne 2 muaj e mbaronin punen me Kosoven.

Pak a shume keshtu eshte dhe ne LM,ku kane vendosur mafiozet dhe pushtet.

korriku

Sikur po flisje te behen punet me urrejtje bullies, cfare vullnetesh na thua tani

ACDC

Punet behen sipas kuvendit.
Ne LM kush eshte bully respektohet.

korriku

Po sikur deri tani ishte faji establishmentit, jo i “kuvendit” :smile:

del-ta

situata në kosove zgjidhet vetëm nëse i bashkohet shqipërisë. nëse shqiptarët nuk tregohen të mënçur dhe sillen si palestinezë me hajdutllëqe dhe internacionaliza demode, atëherë thjesht serbia do të presë rastin kur situata gjeopolitike të kthehet në favor të saj dhe ta rrëmbeje përsëri ‘‘jerusalemin’’ e saj. keqardhja vazhdon 2-3 ditë dhe harrohet. sa e sa kombë janë zhdukur , të njëjtin pretekst që përdor izraeli ,mund ta përdorin edhe fqinjët me ne(siç e përdorën edhe në 13-n)! nuk janë të zotë(aftësi shtetformuese), rrezik islamik! prandaj o burra të mësojmë nga izreli që të mos jemi palestinezët e radhës.

Yeriho

Shif, shif. Vendet arabe, maja e demokracise dhe drejtesise? Palestinezet jane debuar nga vendi i tyre pa te drejte kthimi, nenshtetesie,e pa te drejte prone. Nuk do te ishte me pertinente te flitej per drejtesi? Perderisa nuk i perkrah kush, le t’i lene n’dore te zotit keshtu?

gjembi

Mos harro qe korenti po flet me konfidence per detaje te nje plani qe nuk ekziston ende.

kapo

Republican governors back Trump’s nomination for Nobel peace prize

Seven governors write letter to Nobel committee praising Trump for ‘transformative efforts to bring peace to the Korean peninsula’

pas Kores besoj do e kete radhen Palestina

gjembi

Si t’ja bejme se Koreja po nderron mendjen. E lane pa Nobel me duket :slightly_frowning_face:

ACDC

@gjembi plani eshte bere nga Jared Kushner me princin e kurores se Arabise Saudite,ne takimin qe paten mes tyre qe zgjati deri në 4 te mengjesit.
Dojçe Vele e kishte artikullin para nja nje muaji.
Palestinezeve do tju ofrohet shteti me kryeqytet nje qytet të vogel afer Jeruzalemit,nuk ja kujtoj emrin.
Plani ka mbeshtetjen e gjithe vendeve arabe…dmth Egjiptit,Jordanise,Arabise Saudite,Kuvajtit,Katarit etj.

@Yeriho palestinezeve ju eshte ofruar gjithmone nje plan paqeje dhe gjithmone e kane refuzuar…kujtoj Clintonin qe punoi shume per te bere nje pajtim vetem qe te refuzohej ne minuten e fundit nga Arafat…Roadmap for Peace të Bushit etj.

Hamasi as qe ka ndermend te bisedoje per paqe…zakonisht ne keto raste me I dobeti duhet të marre oferten dhe te prese rastin sa te forcohet,kur rrethanat te jene me te favorable,ndryshe oferta tjeter do te jete me e keqe…sic ka qene.
Krahaso oferten e 1948-es me kete të sotme dhe shiko sa kane humbur palestinezeve me oferten e tanishme dhe pastaj eja dhe na trego se kush ka te drejte.

@gjembi @Alba2265 nese KV do te refuzoje te takohet me Presidentin amerikan,takim qe vete e kerkoi,besoj se duhet ta dije qe do te perballet me sanksionet me te forta qe ka pare ndonjehere dhe kur te ulet prape,do te ulet jo me presidentin as me Mike Pompeon por me ndonj zv ndihmes sekratar shteti…

Sa per Cmimin Nobel besoj se te gjithe e dime qe edhe sikur Trump te denuklearizoje gadishullin korean,edhe sikur te binde palestinezet dhe israelitet ne nenshkruajne paqen,edhe sikur te nenshkruajne nje marreveshje me Iranin me te mire se të Obames,komisioni ska per ti dhene cmimin Nobel.

Le qe reputacioni i atij cmimi ka ikur per lesh, qe kur e mori Obama pa bere asgje.

Alba2265

Si e kemi thene me pare Lindja e mesme eshte pune shume e ngaterruar .kemi perplasje te interesave te fuqive te medha te perziera me intrigat lokale te arabeve .e shumta qe palestinezet do perfitojne do te jete dy shtetesia qe do te thote se pas 70 vjet lufte do perfundojne atje ku ishin ne 1948 .sa per record demarkimi i kufijve qe bene OKB ishte i padrejte .cifutet qe perbenin 5% te popullsise morren 50% te territorit .

Adi

Kazani i çorbes se Lindjes se Mesme ka me shekuj që po zjen dhe si perfundim asnje nga te dyja palet nuk mund ta gelltise dot. Ne anën tjetër të gjithë politikanët perëndimore janë përpjekur të luajnë “masterchefin” duke injoruar faktet kulturore dhe historike në terren. U desh nje nallban si Trup i cili nuk merr vesh nga kuzhina e rafinuar ë politikes metropolitane, të vinte në pah se shpeshherë për problemet me komplekse zgjidhjet jane tepër te thjeshta. Shpresat për paqe në atë rajon janë minimale sepse për të dyja palët është çështje mbijetese. Trump nuk bëri gje tjeter vecse theksoi një fakt të cilin politikanët perëndimore i ishin shmangur si puna e strucit me kokën nën rërë : Izraeli është në pozicionin me te favorshëm se cdo shtet tjetër në rajon, ushtarakisht, kulturalisht, politikisht duke i dhënë të gjitha kartat e favorshme be dore. Për Palestinezët është vetëm një rrugë, real-politika: pranimi i këtij realiteti dhe ekzistencës së shtetit Izraelit dhe ulja në tavolinë me palën tjeter(gje qe ë shoh të vështirë) Ndërkohë që është ironike faktu se të dyja palëve ju intereson konflikti dhe "vazhdimësia e armikut të palës tjeter"si një menyre për te fshehur problemet e tyre sociale.

Arban

Ti si rast i vecante i grupit te te barastundurve duhet ta dish se padrejtesite kane nisur me pare se 1948-a dhe jane bere ne kurriz te cifuteve dhe ne bark te arabeve. Per te shtuar pastaj qe kjo 50 % e 5 % te cifuteve mban edhe cifutet nga ane e anes, perfshi edhe ata qe perzune arabet, duke u marre prona e pasuri. Dhe po te nisesh nga ana ekonomike, se jeta eshte llogari Olimbi, dine ta perdorin ate pak cope toke e ato pothuajse aspak burime shume me mire se arabet.

InkuizitoriMoth

Politikanet e tjere e mçefin koken ne rere si te strucit se nuk ju ka mbetur gje tjeter per te bere, i kane provuar te gjitha per me teper se gjysem shekulli, pa rezultat. E me metoda politike nuk mund te behet gje tjeter, sepse konflikti i Lindjes se Mesme, nuk eshte vetem politik, eshte edhe fetar.

Dhe duke qene edhe fetar, eshte me i gjere se politika e dy shteteve koqepordhe dhe e krahines se Lindjes se Mesme. Edhe kjo nje krahine koqepordhe, krahasur me permasat e konfliktit qe eshte pothuajse planetar, sepse pothuajshe planetar dhe perhapja e Islamit qe ka si koncept kryesor vllazerine (per kete arsye shkruan edhe Armiri yne). Dmth, pavarsisht nga luhatjet dhe politikat e dites, myslimanet e tere botes simpatizojne palestinezet, pershire ketu edhe myslimanet e naftes, te cileve per interes Amerika, e kujtdoqofte: Obame apo Trump, i lepin sumen. Pra puna eshte shum e ngaterruar, gjarpri qe kafshon koken e vet, arketip i lashte. Trump eshte komplet apsajt, edhe pse levizjet e tij jane fatale.

Me fjale te tjera, neqoftese tere politikanet kane futur koken ne rere, Tump nuk e ka fut se nuk ka koke fare, eshte testadikaco, dmth ka futur kacon ne rere.

Ingeborg1

Demografia po luan kunder interesave te cifuteve. Pjesa e tyre me madhe sekulare nuk ben shume femije (ndryshe nga palestinezet dhe arabet e tjere perreth), nje pjese e te rinjve shkon dhe emigron jashte. Po keta jane te domosdoshem per ushtrine izraelite e cila duhet te kete mjaftueshem pasardhes per te mbrojtur vendin. Ultra-ortodokset, qe bejne shume femije dhe jane 10% e popullsise, e kane te ndaluar ne religjionin e tyre qe te sherbejne ne ushtri. Gjithmone organizojne protesta sa here qe Netanjahu kerkon ti therrase ne sherbim ushtarak. Per me teper qe ata e mohojne shtetin laik hebre. Po edhe diaspora sekulare e cifuteve ne Europe dhe Amerike ka nje demografi shume te ulet, gati drejt zeros dhe nuk do mjaftoje per te mbushur rradhet e ushtrise. Me islamizimin e Europes dhe tkurrjen e shtreses se mesme amerikane (jo vetem nga kriza ekonomike po edhe per shkak te demografise), taksat e te ciles shkojne per keto luftra ne emer te Izraelit, do bejne te veten: me pak mbeshtetje ideologjike, ekonomike e ushtarake per Izraelin.

Nuk behet fjale vetem per nje burg te hapur me emrin Gaza ku disa arabe “debila” nuk dine te menaxhojne jeten. Behet fjale per masa nga me sinistret diskriminuese qe u behet atyre perdite, perfshi vjedhjen e burimeve me uje te pijshem, qe jane te dobishme per arat e te mbjellat e arabeve; sperkatja qellimisht me helm ndaj te mbjellave, poshterimet nga me te ndryshmet qe u behen neper Checkpoint-e, hedhja e granatavete te dores kur femijet palestineze luajne me top, peshtyrje per shkak te shamise ne koke (edhe prifterinjte e Kishes Orthodoxe pohojne se peshtyhen nga femijet e Haredim cifut) etj. Youtube eshte plot me keto video. Uri Avnery dhe Uri Shneider jane gazetare izraelite, qe bejne reportazhe per keto padrejtesi qe ndodhin ne vendin e tyre.

InkuizitoriMoth

here pas here ti ben komente te mire, aq sa mu me vjen zor nga vetja qe here pas here detyrohem te tregoj vendin si maço (si e krishtere femen qe je :stuck_out_tongue:)

Arban

E njejta gje vlen edhe per ju “te krishteret e bardhe”. Do t’i keni aleate aletet e arabeve tani kunder cifuteve, por pasi te mbarojne pune me ta, do t’ju kthehen juve. Le qe kujt t’i kthehesh, sic e ka vene re edhe i Mothi me ate profesorin e tij, Europa/krishterimi eshte nje i vdekur i pakallur.

del-ta

sa për popullsinë. 800 mijë banorë në 48-n ,gati 9 milionë sot,nga të cilët 7 milionë çifutë. 15 milionë parashikohet në 2030-n. nuk mohon njeri që palestinezët jetojnë një gjenocid të hapur. çështja është se çfarë bëjnë palestinezët kur shohin se izraeli ka vendosur ti zhdukë?? nuk zgjidhet çështja me deklarata gazetareske,me okb-ra dhe qurrvitje. bashatdhetarët e tyre ,jashtë israelit duhet të organizohen ashtu siç bënë çifutët nga 1880-a deri në 1948-n. po nuk reaguan,për një 30vjeçar , israeli do i ketë larë duart me palestinezët. në radhë pret siria me libanin. çifutizimi i lindjes së mesme është projekt afatgjatë që po ecën më mirë se ç’pritej. nuk është habi që damasku dhe bagdati të pjesë e israelit pas 50-70 vjetësh.

STALKER

Ky shteti qe ben ksi masakrash ka qene nje nga mbeshtetesit kryesore te aparteidit ne Afriken e Jugut.

vazhdimin e dini vete ju

InkuizitoriMoth

shiko se i Modhi ka vene re ate qe se ka vene re asnje profesor ne bote, se po nordhi krishterimi (shyqyr zotit nuk ka nordh akoma ne sensin literal te fjales, ka akoma ca mbeturina), ka nordh automatikisht edhe Islami (çifute koqepordhat 10 meleon as qe futen ne hesap, forca e tyre qendron ne alencat historike).

E di alba qe ne Liber shkruhet qe Muhameti dhe Jezui rrjedhin nga e njejta linje gjaku trashegimie te dy bijve te Abrahamit, salduar nga pakti dhe premtimi qe Zoti beri me Abrahamin.

Megjithse te gjitha keto he per he bijne ne vesh te shurdhert, tani kemi profetin e pjerdh nga trute Godard qe lavderon Islamin se ka shpik shkrimin ne menyre qe Paul Valery te shkruante libra, origjinalin e te cileve e bleu gjyshi i Godard qe e kishte nje prej bankierve me te medhej te Frances. Godard i vodhi origjinalet dhe i shiti qe te bente filma sinema de autor porno muvi gelltit me tonelata coca cola dhe kokoshka per festen e revolucionit francez ne muajin korrikse te rente kanceri ne gurmaz.

But it wasn’t enough for Godard and his friends to simply watch and write about cinema; they wanted to make films themselves. At first Godard was content assisting Rohmer and Rivette with their first short films. In the case of Rivette’s film Quadrille, he actually came up with the money to make it himself, later admitting that the funds came from stealing and selling books from his grandfather Julien Monod’s collection of Paul Valery first editions. It was not the first time he had stolen from his family, a fact that would eventually cause a deep rift with them. In the meantime, he lived a bohemian existence in the left bank St. Germain des Prés area, moving regularly between the apartments of family friends and cheap hotel rooms.

STALKER

Eshte nje tip (qe ja harrova emrin) qe ka pas shkrujt ksi planesh per “Great israel” ne fillim te viteve '90. Pallavra konspiracioniste.

Arabet i hedhin tuç hebrejt, po te jete puna per demografi (por kurre ne historine e njerezimit problemet nuk kane qene vetem demografike, ka gjithmone plot e plot vektore te tjere)

Arban

Alba e di qe pakti qe beri Zoti me Abrahamin ishte pakt me keta koqepordhat 10 meleon qe as futen ne hesap, qe do te thote se me logjiken tende, po nordhi feja e koqepordhave, kane nordh automatikisht edhe Islami e krishterimi.

InkuizitoriMoth

Pa tjeter, si shpjegohet ndryshe ekzistenca historike e hebrejve gjithnje te urryer e gjithnje ne zgrip te humneres perhumbese?

Megjithse ka shpjegim ndryshe, eshte shpjegimi i koqepordhave te historise me “teori komploti”. Tani ne diskutimin demokratik i ka ardhe dita lloj lloj koqepordhash qe rrefejne historine ne variante te ndryshme. Lidhu me Godardin ne celular, zhe komprene vu …

Ingeborg1

Nuk pyeta se cfare do ndodhi me te bardhet e krishtere apo jo te krishtere (!). Hodha thjesht hipotezat e mia me ate se cfare kam pare e lexuar, pikerisht nga kendveshtrimi cifut (problemet e demografise qendrojne dhe jane aktuale). Instinkti im thote, qe kjo lloj politike e Izraelit eshte e demshme dhe e ka kaluar me kohe masen. E thene kjo ne menyre neutrale (e pranoj qe edhe Hamasi ka bere goxha gabime).

InkuizitoriMoth

shif prap fillove me xhanger xhunger, nje krishter tamom nuk merret me gabimet e te tjereve, merret vetem me te vetat, dhe biles merr mbi kurriz gabimet e te tjereve. Kjo eshte esenca e krishterimit.

Arban

Nuk thashe qe pyete cfare ndodhi. Ajo qe dua te them eshte qe as edhe nuk ka rendesi cfare bejne Hamasi. Po sic me duket e vuri re edhe I Mothi, si edhe nemesistet e tij, e kam fjalen per ata qe quhen kalores te ateizmit, ky konflikt eshte kaq i koklavitur dhe duket si i pazgjidhshme sepse eshte mbi te gjitha fetar.

Ingeborg1

Patjeter. Eshte fetar. Megjithese te dyja palet ne te ardhmen do mund te zihen edhe per ujin e pijshem, i cili eshte i paket ne ate zone dhe mund tu hapi probleme.:slightly_smiling_face:
Persa i perket “kalorseve te ateizmit”, USA dhe EU, e kisha fjalen, qe kur te digjet shtepia nuk ke me kohe te merresh me djegien e shtepise se fqinjit e ta ndihmosh. Do kujdesesh njehere per koken tende.

Yeriho

Kush ka te drejte? Krejt thjesht, viktimat qe kane tre breze qe jetojne ne enklava dhe kampe refugjatesh, krejtesisht te izoluar nga bota. Kur do te fillohet te konsiderohet qenia njerezore, dinjiteti i saj? Shume flitet per gjeopolitike dhe pushtet. Pak fare per njerezit.

armir

Jane tre mite te krijuara nga pala hebreje per te hutuar opinion publik rreth konfliktit izraelito-palestinez, sic ve ne dukje Prof. Norman Finkelstein:

1 - Ky konflikt esht mijera vjet i vjeter. Nuk esht e verete, arabet dhe hebrejte nuk kan pas konflikt aty deri pas shperberjes se perandorise Britanike (apo edhe asaj Osmane pak me heret) dhe rremujes qe u krijua, dhe konflikti fillon me 1948 me krijimin me dhune t Izraelit, e perkeqesohet ne 1967 me pushtimin e territoreve te mbetura palestineze.

2 - Ky konlikt esht fetar. Nuk esht e vertet, konflikti esht krejtesisht politik, dhe deri me daljen e Hamasit n skene dy dekada me pare, s’kishte fare org me frymezim fetar t perfshira, OÇP e Arafatit ka qene gjithmone laike, po ashtu pala izraelite qe vetem vone ka filluar t influencohet nga minoriteti Ortodoks Hebre. Hamasin thuhet vete Izraeli e nxiti t shfaqet si balance ndaj OÇP-se. Shtetet fqinje arabe me te cilat ka qene apo eshte ne konflikt Izraeli jane po ashtu rreptesisht laike.

3 - Per arsyet e mesiperme e shum t tjera, ky konflikt esht shum i koklavitur e veshtire ti gjehet zgjidhje. Nuk esht e vertet, konflikti ka zgjidhje te qarta te bazuara ne shum rezoluta t OKB-se, Izraeli t terhiqet brenda kufijve te 1967, te njohe shtetin e palestines ne ato territore, te ndajne Jeruzalemin se bashku, e tu jepet kompensim refugjateve palestineze, te drejte kthimi atyre pak qe mund te kene familje akoma brenda Izraelit, e nenshtetesi atyre qe vendosin t qendrojne te vendet arabe fqinje.

Plani i Trampit esht nje plan krejt i pjellur nga mendja e Netanjahut qe palestinezet vetem te vdekur e pranojne. Plani, sipas gjasave, ben fjale per dhenien e Bregut Perendimor Izraelit dhe krijimin e nje biçim shteti palestinez ne Gaza e Sinain e Egjiptit, ku aeroporti do jete ne nje ishull artificial prane bregut te financuar nga Izraeli.

Eshte e vertete ama qe kan shum faj vendet arabe perreth, dhe palestinezet vete te percare, she shpesh kur shef situaten te vjen t thuash ç’me duhet mua qe lodh koken me kete pune kur vete keta s’dine te vene punet e veta ne vije, por eshte thjesht aspekti humanitar dhe padrejtesia e asaj qe po ndodh para syve tane qe te lendon. Edhe habia se si munden pasardhesit e viktimave te Holokaustit te kthehen vete ne abuzues e pushtues te nje populli tjeter. Pretty fucked up.

machitewa

Ai, sipas raportimit të këtyre medieve, ia përcolli përshëndetjet e Presidentit të Palestinës, Mahmud Abas dhe premtimin se Shteti i Palestinës do të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe se kudo në organizatat ndërkombëtare do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/ambasadori-i-palestines-ne-beograd-nuk-e-njohim-kosoven-kurre-471620/?archive=1

ACDC

Te gjitha shtetet,perfshi ketu edhe palestinezet shikojne interesat dhe jo te drejten humanitare.

Bejme mire edhe ne shqiptaret te shikojme interesat tona dhe jo kush ka te drejte,pasi gjithmone kemi humbur,kur kemi ndjekur kete kurs.

Duhet te behemi si Israeli…te bashkohemi,nese duhet te ecim…ndryshe do te mbetemi me keq se ata ne Gaze.

STALKER

Franca thote :joy: (a thua se jam franca une :joy::joy:)

ti je vertet rende

armir

Pse qe te mos behesh i abuzuar si Gaza, duhet patjeter te kthehesh ne abuzues si Izraeli? Vetem keto jane opsionet ne kete bote?

pemaa

South Africa is for boys, Israel is for men!

machitewa

Ne vitin 2012!?
Cili paska qene qendrimi i palestines para ketij viti?
Palestinezet, dhe shumica e shteteve arabe ishin ne krah te serbise edhe ne vitet 90 kur serbia masakronte muslimanet si keca.
Po hajt, mos u merzit se i di Allahu me mirë keto pune. Me dashte Allahu per dy minuta e zhduk izraelin e cliron palestinen :slight_smile:

InkuizitoriMoth

o armir, ky Leshishtejni jot qe thote qe nuk eshte konflikt fetar (pika 2) nuk e ka hallin shume tek zgjidhja e problemit, sepse ky kujton se e ka zgjidh problemin duke eleminu fene.

Mir e ka, perderisa eshte katandis puna qe fese t’i bejne urinen politike vete fetaret. T’i luje fene, t’i luje!

eldorado

Izrarli Nuk mund te mbijetoje si shtet vetem sepse ka nje ushtri te forte .nderkoh palestinezet pa aleat pa ushtri pa para vetem me gur mundohen ti bejn ball nji tirani te pameshirshem. Tha dikush njeher cdo gje prodhohet ne perendim kine rusi. Vetem guximi prodhohet ne palestine

ACDC

Po tallesh apo e ke me te vertete?

Israeli ka 70 vjet qe mbahet e zgjerohet,midis fqinjeve qe kane dashur ta zhdukin,ka edhe nja 300 bomba atomike,te mos i hyjme ekonomise qe e ka ku e ku me lart se te gjithe fqinjet,dhe pa frike mund te quhet vend i zhvilluar.
Kush do ta zhduke?

Palestinezet duhet te merrnin oferten e 1948-es dhe sot do te kishin gjysmen e territorrit.
Apo ate te 2001-it.

Sic e thashe qe ne raste te tilla ofertat e mepasme jane me te keqija.Shiko Serbine ti,qe ne 1999 ju kerkua vetem autonomia e Kosoves,ne 2004 ndarja e veriut,ne 2009 autonomia e Veriut nen Kosove,me pas nje formacion komunash serbe me status te qarte,tani i njejti formacion serb por me status te pacaktuar dhe ndoshta tjetra do te jete pa gje fare.

Nese serbet do te kishin marre oferten e 1999 apo te 2004-es do te ishin sot ne nje gjendje shume me te mire…

Njesoj edhe me palestinezet.

del-ta

në 70 vjetë izraeli vetëm është rritur,si nga popullsia,ekonomia dhe territorri. great izraeli do të fillojë pasi të ketë mbaruar punë me palestinën. bregun perëndimor do ta kolonizojnë dalngadalë,palestinezët do shkojnë të detyruar refugjatë në jordani e tutje dhe shumë-shumë mund ti bëjnë dhuratë rripin e gazës egjiptit.
mbas kësaj (10-15 vjetë) siria është copëtuar,iraku gjithashtu, turqia rrezikon seriozisht nga një shtet kurd nën kontroll amerikan(për pasojë dhe izraelit),kush ngelet tjetër?? do gjejnë a dokumente që moisiu ka pasë dashnore në damask dhe davidi ka qenë për gjueti në bagdat! mbëshetja perëndimore ,si i vetmi shet demokratik që lufton me efektivitet radikalizmin islamik,nuk do ti mungojë!

eldorado

O lum miku nuk ndahen kufinjte sipas oreksit dhe sipas interest kufiri eshte I shenjte.nuk behet kjo pune me oferta , edhe po te zgjerohet izraeli Deri ne eufrat arabet nuk do ta pranojne kurr.dhe heret apo vone do ti rimarin ato teritore historia e ka treguar ket gje.

ACDC

Deshira dhe realiteti jane gjeta te ndryshme.
Se me deshire edhe Greqia ka per te marre Stambollin,heret a vone…edhe Serbia do te marre Kosoven heret a vone…
Kufijte vendosen nga shtetet dhe nga aleatet e tyre me ane te traktateve apo me lufte direkt.Edhe kufiri shqiptar keshtu u vendos,ndonese nuk ishte i drejte vendimi.
Sic e thashe ngadonjehere eshte me mire te marresh oferten dhe te presesh rastin,se sa te zhdukesh ngadale ngadale sic po zhduken palestinezet.

Politika palestineze dhe qasja e tyre eshte komplet gabim.

Me zgjedhjen e Hamasit ne Gaze,kane humbur shume perkrahes ne Perendim dhe ata qe i perkrahin tani,thjesht i perkrahin se nuk duan SHBA-ne dhe jo se kane ndonje simpati per kauzen palestineze.

armir

Pse mendon qe eshte konflikt fetar?
Edhe ne me serbet kishim fe tjeter, dhe disa vullnetare te huaj iu bashkuan njeres apo tjetres pale gjate luftes per solidarizim fetar, por a ishte konflikti shqiptaro-serb fetar?

Arban

Nuk e kisha aspak per ShBA e BE (ShBA kalorese e ateizmit!!?), por per Hitchens, Dawkins and co., te cilet thone pas a shume se koflikti eshte me i veshtire per t’u zgjidhur se nje konflikt mes dy kombesh, sepse eshte edhe fetar.

Arban

Nga e nxore kete ti qe kufiri eshte i shenjte. Apo nga ndonje varg kenge me cifteli. Kufijte vihen dhe nderrohen sipas oreksit te me te forteve dhe interesave, kompromiseve e pazarlleqeve.

Alba2265

Ky eshte nje konflikt ku gjetja e fajtorit eshte si te japesh pergjigje pyetjes : pula vezen apo veza pulen.duke qene se nuku kemi asnje dog in that fight strategjia diplomatike e shqipove ndaj rajonit duhet te benet motoja e nastradin hoxhes :larg nga bytha ime.

InkuizitoriMoth

Armir,
nuk mendoj une, sepse une jam nje bythmut si ty dhe si çdo tjeter qe mendon se mendon, por ne fakt i kane dhene trute e gomarit, se edhe gomari mendon.

Ekzistenca e fese nuk varet çfar mendon njeri apo tjetri, sepse feja ben pjese nje nje strukure te krijuar nga Tjeterkushi, dhe eshte strukturuar si bipolare, gjithnje e lidhur me politiken si mashkulli me femren (ne origjine e krijuar ne kete menyre si fe-politike, ky eshte destini i tyre ne origjine dhe ne Fund te Koheve, se ne realitet fe-politike mund te jene edhe te ndare siç i ndan ti dhe Leshishtejni jot, siç mund te paraqiten te ndare ne realitet edhe binomi mashkull-femer).

Konkretisht dhe si perfundim nga sa me lart, konflikti i Lindjen e Mesme sigurisht eshte politik (dhe etnik), por patjeter eshte, dhe i bie te jete, edhe fetar (si krijim origjinal i Tjeterkushit). Ti duke mohu kete, mohon Kuranin dhe Muhametin qe normal çdo besimtar i vertet mysliman i konsideron si forca ne loje, ne politike, shoqeri dhe ne jeten e perditeshme, ne Lindjen e Mesme dhe kudo tjeter qe merr fryme nje mysliman. Kete mendoj une.

Une mendoj edhe ca gjera te tjera per myslimanet qe duhen te duken pa tjeter demokrate para Stalkerit dhe Godardit qe i duan shume myslimanet sipas mesimeve te Revolucionit Francez dhe mesimeve te Marksit.

Po te duash te dish se çfar mendoj une edhe per kete, me bej nje ze, un ketu jom.

ACDC

Akoma nuk e shikoni se sa poshte e kane ulur standartin pushtat e putanat ne Washington?

E kane ulur aq poshte sa nje gje te vogel qe mund te beje Trumpi do te duket si fitore historike?

Edhe nese Trump nuk arrin marreveshje me KV,cfare ndosh?Asgje.
Edhe paraardhesit e tij deshtuan-do te thote ai.

Cfare ndodh nese Trump nuk arrin marreveshje me Israel-Palestinen?Asgje.

Kush nga para ardhesit e zgjidhi konfliktin?Askush.Vetem fjale te bukura na kane perrallisur.

Cfare do te ndodhe me Iranin?Asgje. Nje marreveshje 15 vjecare,nga 10 qe e kishte Obama,eshte gati ta nenshkruaje qe neser Irani.
Cfare do te ndodhe nese fabrikat do te vazhdojne te eksportohen ne vendet e tjera?Asgje.Keshtu i ka ndodhur edhe para ardhesve.
Trump vetem i duhet ta uli pak hemorragjine,sic e ka ulur, dhe del i fituar.

Me nje media qe jane ne sherbim te pushtave dhe putanava ne Washington mos u cudisni qe Trump i sfidon dhe nuk i ulet popullariteti.
Me 91% e lajmeve negative qe japin per Trumpin,njerezit nuk jane aq budallenj.
Ne ketu po jetojme dhe gjendja nuk eshte aq e keqe sa e ben media.

Keshtu qe perpara se te fajesoni Trumpin,qe po shfrytezon situaten (fundja kush nga politikanet nuk do ta shfrytezonte) beni mire tu kerkoni llogari atyre pushtave dhe putanave ne Kongres,qe e sollen ketu situaten dhe,qe ndryshe na premtojne ndryshe shkojne e votojne.
Ata jane pergjegjes per kete situate,dhe kjo situate solli ne skene Trumpin,qe cfaredo qe te beje do te duket me mire se para ardhesit,ose njesoj me para ardhesit,dmth nuk del me humbje.

Thjesht beni nje udhetim nje ore larg nga qytetet ku jetoni dhe do te shikoni se si eshte katandisur vendi nga pushtat e putanat e Washingtonit.

Nje udhetim sic e beri Van Jones,qe perralliste per “kamzhikun e te bardhit” dhe tani u kthye me mendje tjeter.
Shkoni me makine nga NYC ne LA dhe pastaj ejani na tregoni eksperiencat.

Udhetimet te hapin mendjen.

ACDC

Akoma nuk e shikoni se sa poshte e kane ulur standartin pushtat e putanat ne Washington?

E kane ulur aq poshte sa nje gje te vogel qe mund te beje Trumpi do te duket si fitore historike?

Edhe nese Trump nuk arrin marreveshje me KV,cfare ndosh?Asgje.
Edhe paraardhesit e tij deshtuan-do te thote ai.

Cfare ndodh nese Trump nuk arrin marreveshje me Israel-Palestinen?Asgje.

Kush nga para ardhesit e zgjidhi konfliktin?Askush.Vetem fjale te bukura na kane perrallisur.

Cfare do te ndodhe me Iranin?Asgje. Nje marreveshje 15 vjecare,nga 10 qe e kishte Obama,eshte gati ta nenshkruaje qe neser Irani.
Cfare do te ndodhe nese fabrikat do te vazhdojne te eksportohen ne vendet e tjera?Asgje.Keshtu i ka ndodhur edhe para ardhesve.
Trump vetem i duhet ta uli pak hemorragjine,sic e ka ulur, dhe del i fituar.

Me nje media qe jane ne sherbim te pushtave dhe putanava ne Washington mos u cudisni qe Trump i sfidon dhe nuk i ulet popullariteti.
Me 91% e lajmeve negative qe japin per Trumpin,njerezit nuk jane aq budallenj.
Ne ketu po jetojme dhe gjendja nuk eshte aq e keqe sa e ben media.

Keshtu qe perpara se te fajesoni Trumpin,qe po shfrytezon situaten (fundja kush nga politikanet nuk do ta shfrytezonte) beni mire tu kerkoni llogari atyre pushtave dhe putanave ne Kongres,qe e sollen ketu situaten dhe,qe ndryshe na premtojne ndryshe shkojne e votojne.
Ata jane pergjegjes per kete situate,dhe kjo situate solli ne skene Trumpin,qe cfaredo qe te beje do te duket me mire se para ardhesit,ose njesoj me para ardhesit,dmth nuk del me humbje.

@Kthupi

Ke te drejte.Kemi qene te gjithe “ne autobus” edhe une ashtu kam qene.
Thjesht beni nje udhetim nje ore larg nga qytetet ku jetoni dhe do te shikoni se si eshte katandisur vendi nga pushtat e putanat e Washingtonit.

Nje udhetim sic e beri Van Jones,qe perralliste per “kamzhikun e te bardhit” dhe tani u kthye me mendje tjeter.
Shkoni me makine nga NYC ne LA dhe pastaj ejani na tregoni eksperiencat.

Udhetimet te hapin mendjen.

Me falni.
Ky koment ishte per temen e masakres se Gazes dhe gabimisht u shkrua ne kete teme…
I lutem adminit @gjembi ta heqe.

Kthupi

Problemi yt nuk eshte qe shpesh je gabim ne ate qe thua, por qe flet me terma kategorike dhe pergjithesues dhe kete ta kam thene disa here. Ja edhe me lart ben te njejten gje.

Une udhetoj shpesh me shume per arsye pune, por edhe per qejf, edhe madje kam qejf te udhetoj me makine dhe kur mundem e ve Waze qe te shmange ato tollet se ashtu te kalon ne rruge me pak te rrahura, keshtu qe besoj se e njoh Ameriken rurale ca me shume se ty. I kam rene Bible Belt kryq e terthor, kam qene ne vrima te harruara te Misisisipit ku ata qe do takoja me pyeten si vajta dhe kur ju thashe me avion ju erdhi cudi qe aeroporti funksiononte akoma. Kam bere edhe East Coast-West Coast road trip, Route 66 etj. e megjithate une e ti kemi pikepamje te ndryshme persa i perket Amerikes, dhe situates ne te cilen ndodhemi. Ta kam fjalen qe nuk te ben udhetimi te ndryshosh mendje pa qene ti I predispozuar te jesh me mendje te hapur. Ti ne cdo koment e ke mendjen te mbushur qe pa folur keshtu qe s’mund te japesh sugjerime se si te hapin mendjen te tjeret duke bere udhetime.

ACDC

Une dhashe pershtypjet e mija dhe opinionet e mija dhe nuk do te thote qe cdokush te jete dakort me to.

Sa per mbyllje hapje mendje,nese vertet ke udhetuar ashtu sic thua dhe akoma vazhdon mbron pushtat e putanat ne DC me fal,por mendjen e ke shume me te mbyllur se une.

Problemi yt si i te gjithe liberaleve eshte se merresh me pasojen (Trumpin) jo shkakun (pushtat e putanat ne DC).
Po nuk u luftua shkaku pasojat do te jene klonime te Trumpit qe eshte OK per nje periudhe 4-8 vjecare por jo me shume.
Dhe nga sa shikoj ata ne DC as qe kane ndermend te luftojne shkakun,se luftojne kunder vetes.

gjembi

Mos u grindni. E mesuat qe ne jemi kafshe? As ti s’je me i mire, as ne te tjeret.

Kthupi

Ata pushtat dhe putanat ne DC nuk vene vete, dikush i zgjedh, keshtu qe s’e kane ata fajin qe gjejne shesh e bejne pershesh. E kane ata qe s’kerkojne llogari.

ACDC

Ketu jam dakort me ty.

gjembi

Ke nje aftesi per te patur zili per te deflact. Gjynah qe s’i je bashkuar team trump, do kishe arritur majat.

Aquamarine

Oh ca mimike ky dhenduri i Trampit gives me the creeps

gjembi

Te lutem mos u tall me real estate scion qe ka 0 pervoje politike por po ben Planin e Madh qe do te zgjidhe ceshtjen e Lindjes se Mesme.

ACDC

Zakonisht une nuk marr nje rast te vecuar qe ta pergjithesoj.
Komentin me siper e solla,se MSM merr nje rast te vecuar dhe e pergjitheson,sic beri me ata te Starbucks.
E imagjinon sikur ky zezaku te ishte me demokratet cfare do te behej ne mediat liberale?
Fatkeqesisht per te,qelloi votues i Trumpit dhe nuk do te mare trajtimin qe moren ata te Starbucksit apo te tjere para tyre.
Media ketu ka ikur per lesh dhe nuk duhet besuar per gjithcka qe shkruan.

ACDC

Po gruan e ka alamet ylli apo jo?

Aquamarine

Eh po c’e do. Grate e bukura marrin fitira te poshtra.

ACDC

Nese do te shikosh xhelozine e femrave,por edhe te disa meshkujve-femra, ndaj femrave te bukura dhe te pasura,shko tek faqja e Ivankes dhe Melanise ne Facebook.
Do te kenaqesh me injorancen e njerezve.

gjembi

ACDC

Mire,mire se po kalon ne ekstrem kot e me kot.

gjembi

Fjalet e tij, jo te miat.

Aquamarine

Ne instagram e pash icik…por komentet e urrejtjes kishin te benin me fotot per ambasaden amerikane ne jerusalem

ACDC

Po,po per ambasaden. :slight_smile: :slight_smile: :slight_smile:
Shko nga fotot e tjera ku ka dale me ate femijen e saj etj…

Kthupi

Oh really? Have you met yourself?

Jo ti merr 4-5 raste dhe i pergjitheson. C’beri 1 c’bene 4-5, mjafton qe te dalesh aty ku do te dalesh.

ACDC

Ok,zakonisht problemet qe kam ngritur qendrojne.

Tani me 4-5 raste apo me shume,pak rendesi ka.
Eshte kollaj per tu kapur pas detajeve te parendesishme te nje komenti.

ACDC

Liberalet si zakonisht futin te gjithe ne nje thes.

Presidenti flet per kriminelet e bandes M-13,liberalet po thone ai po fyen gjithe emigrantet.
Pastaj habiten perse nuk ju dalin hesapet me voten e hispanikeve ne zgjedhje.

ACDC

Edhe nje fitore per zotin Trump.

Nuk e kuptoj perse demokratet nuk e votuan.Ajo ka marre lavderime nga presidentet demokrate e republikane,por sic duket ne PD tani ben ligjin tipa si Maxine Waters.

gjembi

As une nuk e kuptoj.

p.s. kur kerkon te besh dhe interesantin duke luajtur si budalla je shume, sic thote aquamarine, cute.

ACDC

Dmth ajo ka zbatuar uredhrat,ka marre lavderime nga Bushi,Clinton dhe Obama,plus qe edhe nga ish shefi i CIA-s qe e urren Trumpin,ishte zv drejtore e CIA-s ne kohen e Obames dhe ka 30 vjet eksperience dhe per kete duhet te mos votohet?

Je ne vete?

Une jam i sigurte qe ajo nuk u votua nga D vetem se eshte kandidature e Trumpit .

Kjo eshte e verteta.te tjerat jane perralla me mbret.

gjembi

Keto pyetje shko beja atij qe po vdes, se e ka dhene arsyen e tij. Une s’jam gje ne Kongres qe ta votoj. Si dhe nuk te thashe as po as jo.

ACDC

John McCain ka qene konseguent dhe ka qene gjithmone kunder tortures.
Me nje fjale ai do te votonte kunder saj edhe sikur ta kishte kandiduar Obama apo Bushi.

Une nuk e bera pyetjen per McCain,se ai nuk votoi,por per demokratet qe votuan kunder.

gjembi
armir

Tani u bera kurioz te di me shume per keto qe thua, a mund te shpjegosh pak me gjere?

gjembi

Kot po them, por ndoshta ngaqe ishte drejtoreshe e nje nga kampeve qe benin tortura? Dhe qe shkaterroi evidence qe mos te kapej?

Pyeti dhe demokratet qe votuan kunder, cfare po te ndalon? Ne shtet demokrat jeton apo jo?

gjembi

Ai shyqyr qe e gjeti nje rast ti thua 4-5 raste.

Nderkohe cdo dite ka raste te tilla por korenti nuk i ka degjuar ne BBC

Ose BBQ Becky. E shume e shume te tjera.

Por te pakten ky tjetri e mori pergjigjen: https://nypost.com/2018/05/17/racist-lawyer-kicked-out-of-his-office-space/

ACDC

Ka shume raste nga te dyja palet.
Shiko dhe palen tjeter mos lexo vetem faqe dhe site ultra te majta.
Ke qindra video ne YouTube ku mbeshtetesit e Trumpit poshterohen apo rrahen ne menyre barbare.

Por te shohesh me gjak te ftohte dhe jo vetem nje pale do te me japesh te drejte.

Idiota dhe funderrina ka nga te dy palet.

ACDC

Dmth sipas teje kur te jete presidenti demokrat I bie qe republikanet te mos I votojne asgje,sic po bejne demokratet me kete.

gjembi

Ti ku i ditke gjithe keto video ne youtube kur ti, sic thua, lexon vec BBC? Silli qindrat e videove te tjera, ky eshte mejdani.

ACDC

Po kerkoji se nuk te mbush kete faqe me video une.

gjembi

:joy::joy::joy: Te kam thene, je bere me i mire se Kellyane per te deflect. Paske harruar cfare bene republikanet gjate 8 vjeteve te Obames? lol pz ncnc

gjembi

Eshte detyra jote qe i permend qe t’i sjellesh, jo e imja t’i gjej. Baza e debatit.

Alba2265

Keta jane te bardhe ,megjithese njehere e nje kohe sllavet,taljanet dhe irlandezet konsideroheshin si Te pasimilueshem ne keltyren amerikane pasi ishin katolike Te mesuar me diktature .

Arban

Mos, e ndyu gojen edhe Karenti, Peshku me i sjellshem. Dhe me ke pale, me nje femer. Keto te shkreta femra kane per t’i marre shpirtin te gjorit.

InkuizitoriMoth

Armir, çfar konkretisht kerkon me gjere? Se me lehteson pune prandaj.

gjembi

Pale te kishte te bente me lezbike zezake!

urbantelescope

Gezuar Bajramin Vellezer & Motra GAZIANE/GAZISTE