ZMK, 99 oturake para bashkise

Prishja e te vetmes banje publike qe ndodhej ne kryeqytet ka sjelle indinjaten e Zyres per Mbrojtjen e Konsumatoreve, se ciles i jane bashkuar edhe qytetare te thjeshte. Protesta e ZMK-se u zhvillua para bashkise se Tiranes, ne hyrjen kryesore, ku elementi baze i performances ishin 99 oturake te lyer ne formen e 7 ngjyrave te ylberit.

Prishja

altin-goxhaj-uturaku.jpgSipas drejtorit te Zyres per Mbrojtjen e Konsumatorit, Altin Goxhaj, banjoja e fundit ishte ajo prane “Partizanit te Panjohur”, e cila ndonese ne kushte skandaloze, i sherbente punetoreve ditore qe qendrojne cdo dite, mes dhimbjes dhe varferise, per te punuar per nje cope buke per familjen. Protesta e ZMK-se, synonte pikerisht per te sensibilizuar qytetaret e Tiranes dhe pushtetaret lokale per absurditetin e kesaj situate unike ne bote, per nje realitet ekstrem ne te cilin po e zhyt kryetari i baskise, qytetin tone. “Tirana eshte kthyer ne qytetin ku cdo meter katror publik po i jepet privatit per pallatizim, ne qytetin ku sipas planit bashkiak nuk do te kete me asgje publike, por vetem private”, deklaroi dje Goxhaj. Sipas tij, Tirana “meriton” te futet ne librin “Guiness”, si kryeqyteti i vetem ne Bote qe nuk ka nje banjo publike. “Kryetari Bashkiak me i votuar ne internet tashme do te mbahet mend dhe si Kryetari Bashkiak i vetem ne bote qe e kane lene qytetin e tij pa asnje banjo publike. Tashme e vetmja banjo publike ne Tirane ndodhet ne bashki, e cila padrejtesisht mund te perdoret vetem nga kryetari Rama”, tha Goxhaj ne fjalen e tij.

Absurdi

Ne fakt, banja e cila u prish pak dite me pare ne kuader te kthimit te zones prane Partizanit te Panjohur ne lulishte, ishte e vetmja ne Tirane. Per te, kujdeseshin njerez te papune, te cilen e jepnin me “qira” ne kembim te 20 lekeve, te cilen e merrnin per mirembajtjen e tyre. Ndersa me prishjen e saj, tashme qytetaret nuk kane se ku t’i kryejne nevojat personale. Te pyetur se c’mendojne ne lidhje me kete veprim te ndermarre nga bashkia, disa prej qytetareve jane shprehur se nese do te kene nevoja te tilla, do te detyrohen te hyjne ne lokal per te perfituar “sherbimin”. Por, nje pjese e tyre jane shprehur se nuk kane mundesi te frekuentojne lokalet, qofte edhe ne raste shume te rralla, pasi jane te papune. Monumenti i themeluesit te Tiranes, Sulejman pashe Bargjini, eshte hequr nga vendi ku qendronte prej disa vitesh. Busti eshte zhvendosur pothuajse 20 metra me larg dhe do qendroje aty perkohesisht deri ne perfundim te rikonstruksionit te rruges, ne vendin e njohur si “Ushtari i Panjohur”, pikerisht aty ku ndodhej banjoja e vetme.

“Dhurata”

Drejtori i ZMK paraqiti oturakun e 100-te, te lyer me ngjyrat e ylberit te cilen premtoi se do t’ia dhuroje Kryetarit te Bashkise se Tiranes per te plotesuar mozaikun ylberist te qytetit sepse, sipas tij, tashme nuk ka asnje banje publike per t’u lyer.

99 Oturake Te lyer ne formen e 7 ngjyrave te ylberit ka paraqitur Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit ne para godines se bashkise se Tiranes. Kjo, ne shenje proteste ndaj prishjes se te vetmes banje publike ne kryeqytet.

1 Banjo Publike ekzistonte deri para pak ditesh ne Tirane. Sipas drejtorit te Zyres per Mbrojtjen e Konsumatorit, Altin Goxhaj, Shqiperia duhet te futet ne librin “Guiness”, si shteti i vetem, kryeqyteti i te cilit nuk ka nje banje publike.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

54 Komente

  1. flokenaja thotë:

    7 October 2008 @ 8:06 am

    :)

  2. Dritarja thotë:

    7 October 2008 @ 9:19 am

    :-)

  3. Koth thotë:

    7 October 2008 @ 9:24 am

    E Altin kete here pergezime, po vetem per gjetjen 99 jo per te tjerat.

    G99 . Kete here e ke qa.

    Uturaksit ! :P

    Po une do isha shume i interesuar te debatonim nje here ne peshk se bashku.

  4. artian thotë:

    7 October 2008 @ 9:35 am

    Altin Goxhaj, banjoja e fundit ishte ajo prane “Partizanit te Panjohur”, e cila ndonese ne kushte skandaloze, i sherbente punetoreve ditore qe qendrojne cdo dite, mes dhimbjes dhe varferise, per te punuar per nje cope buke per familjen.

    Ky Tini osht budall fare ,del burri botes me uturak ne dore ne mes te Tirones:
    -Halet tek “Partizani i Panjohur”-i sherbenin “dhimbjes” se puntoreve ,qe vuanin per copen e bukes..!!!

    Po pse mer Altin ke ra ne ate nivel,del me uturak ne dore !!!ska ndonje menyre tjeter ,per te folur per problemiin e te “dhimes”.
    Pastaj edhe bota ,nuk eshte embushur me ato lloje halesh,qe kerkoon ti te ndertohen,te sheshi i omonias ,ka hale ?

  5. Sokrati thotë:

    7 October 2008 @ 11:57 am

    Kjo teme eshte shume me e rendesishme sesa duket dhe duhet trajtuar nga ana shkencore.

    Tema: Hapesirat publike dhe banjot publike!

    Perkufizimi hapesires publike eshte: Nje hapesire publike eshte nje vend ose zone e cila eshte e hapur per te gjithe qytetaret, pavaresisht perkatesise gjinore, klasore, racore dhe etnike te tyre. Dhe ketu futen dhe banjot publike.

    Banjo publike si hapesira publike kane nje tradite qe shkon pertej epokes se banjove turke dhe banjove romake, ca me gjate tek bregu i lumit ose burimi i fshatit, ku njerzit merrnin uje per tu lare, ose lanin robat ne lume. Keto hapesira sherbenin edhe per marre-dheniet njerzore dhe komunikimin e te rejave, luanin pra rrolin e televizorit dhe te gazetes se sotme, kuvendit, gjyqit te nje padrejtesie. Po cfare eshte me e rendesishme kjo hapesire publike, “banja publike” sherbente per socializacionin e njerzve. Pra “banjo publike” misheron hapesiren publike ne plot kuptimin e fjales dhe ka dhene nje kontribut ne zhvillimin e shoqerise. Me zhdukjen e “banjos publike” kercenohet edhe shfarosja e “hapesires publike”, sidomos tani kur shohim qe “hapesirat private” kane pushtuar cdo qoshe te jetes sone publike.

  6. Sokrati thotë:

    7 October 2008 @ 12:09 pm

    Mungesa e banjove publike ne Tirane tregon edhe njeher per rendin patriarkal qe mbizoteron akoma ne Shqiperi. Nderkoh qe burrat mund te lirohen lirisht ne ndonje park, pa u stigmatizuar per veprimin e tyre, pothuajse “natyral”, pasi natyral sot do to te thote “burreror”. Grate, keto heroina te shoqerise sone, duhet te kontrollojne fshikzen, te shkaterrojne veshkat dhe organizmin e tyre, vetem e vetem qe te mos “renojne” figuren e tyre duke u cliruar ne park ose poshte Lanes. Sipas nje studimi te nje studenteje te fakultetit te sociologjise M. K. ne vitin 2006 ka pasur 130 000 raste te semundjeve me veshka ne grate tiranase, 30 000 raste te semundjes se fshikezes, mbi 200 000 raste te infeksioneve te rrugeve urinale, dhe mbi 50 000 raste te semundjes se temthit. Nga shkaktaret e ketyre semundjeve pervec ujit me gelqere, numerohet edhe mungesa e banjos ne hapesirat publike.

  7. aaaaaa thotë:

    7 October 2008 @ 12:12 pm

    Foto eshte madheshtore, shikoni sa i preokupuar ne fytyre zoteria me uturak, gazetaret gjithashtu…
    Mund te ishte nje spot i forte publicitar per fushate politike… natyrisht ne vend te fotos se zoterise mund te vendosej foto e kryeminsitrit…

  8. thelbi thotë:

    7 October 2008 @ 12:13 pm

    Goxha fotografi kjo. Ate filxhanin qe ka ne dore me mire ta mbushi me qumesht panda kinez dhe ti beje analizat, ose ta pije po deshi

  9. Blendi Salaj thotë:

    7 October 2008 @ 12:18 pm

    Sa banjo publike per fryme ka mesatarisht ne metropolet perendimore? Une 1 dekade andej, vetem nje tek stacioni i metrose dija - gjithe diten aty verdalle sorrollatesha se mos…

    Po ketu ne Tirane me mijra kafene, ne secilen nje hale - kam gjet rehat.

    PS. Altin, si ZKM, shif njehere mos po terheqin njerezit parate nga bankat keto dite, se me ra ne vesh qe ka hyre paniku. Icik me real ky qe them une si problem se kjo e oturakeve eshte pune M.

  10. B thotë:

    7 October 2008 @ 12:27 pm

    Zyra për Mbrojtjen e …Konsumatorit, proteston për mbylljen e Banjës???

    Ka pas qenë një barsaletë komuniste me moralin : Epo, po ta lyeni aq trashë bukën me m…, sigurisht që nuk do t’ju dalë hesapi…

    :(

  11. Anushka thotë:

    7 October 2008 @ 12:27 pm

    Ky tipi ketu te hape “llambat” e te shohe se cfare pislleqesh dhe mallrash te skaduara po hane cdo dite ne tavolina shqiptaret, sesa te merakoset ku do dh.. ate.

  12. klodi thotë:

    7 October 2008 @ 2:42 pm

    Mjaft-i duhet te kerkoje te “drejten e autorit” ketu.

  13. Idris thotë:

    7 October 2008 @ 2:54 pm

    Mjaft ishte me inteligjent se kishte edhe leter higjenike pas kryerjeve te nevojave K/Ministrore.
    Ndersa ky Goxhaj qeka i kohes se fshirjes me gjethe fiku ose Hithre .
    Duket qarte qe ka frymezim Mixhist. ZMK ose qe dhe nje ZMQ ?????????

  14. Grupi thotë:

    7 October 2008 @ 3:10 pm

    “Shoqeria civile” Shqiptare…njeri legen…tjetri uturak.

    Ilir Meta s’ka me c’merret me…dhe merret me nevojtoret publike.

  15. bledi thotë:

    7 October 2008 @ 3:21 pm

    Ne 8 vjet ne pushtet, Rama si kryetar bashkie ska pasur nje oponence reale, te domosdoshme per cdo institucion.

    Ka qene sulmet politike idjote te Sales, apo protesta si kjo e oturakeve etj te kesaj natyre.

    Per te ardhur keq ne ca nivel jemi.

  16. Grupi thotë:

    7 October 2008 @ 3:42 pm

    Per te ardhur keq ne ca nivel jemi.

    Shqyqyr qe e that nje gje me mend. Pra s’ja u ka fajin Rama…e keni fajin vet per nivelin qe keni.

    Pra pse ankoheni per Ramen atehere…kur ai…sic eshte thene me pare…eshte nje “luks” per Shqiperine…kur alternativa tjeter jane idiotet e Sales, uturaket dhe vezet e shoqerise civile, Skraparllinjte te Inatosur, dhe Klasa 1B e Erjonit???

  17. bledi thotë:

    7 October 2008 @ 3:57 pm

    Grupi thotë:

    Shqyqyr qe e that nje gje me mend. Pra s’ja u ka fajin Rama…e keni fajin vet per nivelin qe keni.
    ………………………………………………………………….

    E ke lexuar se ca shkrova une ?! Mos be replika kote.

    Ti dashuron Ramen, po sdo jene te gjithe si ty. Qe kur zhgaravisja e mureve te pallateve a betonizimi i cdo hapesire eshte lluks ?!

    Shqiperia ka shume mundesi, nuk jeton vetem Sala,Rama e Meta ne kete vend, qe per ironi, Sala e Rama tani flene ne nje krevat , qe nga 21 Prilli.

    Trazicioni i pas 90tes na ka katandisur me keta politikan per te ardhur keq, e jo cudi qe jemi ketu ku jemi.

  18. Grupi thotë:

    7 October 2008 @ 4:14 pm

    Une nuk e di ne c’krevat fle Edvini apo Sala…ti mbase i ndjek ato gjera.

    Shqiperia ka shume mundesi…pa dyshim. Po ku jane? Pse nuk dalin? pse dalin gjithnje vetem funderinat e shoqerise…dhe pretendojne te perfaqsojne “shoqerine civile”?

    S;kam asnje kundershtim qe te dali nje apo 21 me te mire se Edvini…po ja qe s’dalin. Dhe kur s’dalin atehere mbetet vetem nje alternative qe eshte me e mire se turma e budallenjve Ballkanik…Edvin Rama.

    Nuk ka nevoje te perseriten genjeshtrat dhe shpifjet e “betonizmit” etj etj. Kto jane akuza primitive…qe a s’jeni ne gjendje ti kuptoni a nuk doni ti kuptoni. Nje qytet qe rrit popullsine 4fish brenda 17 viteve…padyshim qe do “betonohet”. Por fakti mbetet qe hapsirat e gjelbra jane SHTUAR (shifrat ti dha Edvini para ca ditve)…dhe se Tirana ka prap 3 here me teper hapsira te gjelbra se kryeqyteti me i afert “perendimor”…Athina. Pra mos beni akuza te kota pa kuptuar se CFAR ka ndodhur ne Shqiperi ne kto 18 vite…

    Prandaj eshte Luks Edvini…se ai jo vetem qe sjell rezultate pozitive…por i prezanton ato me fakte konkrete. Ju te tjeret…merreni me thashetheme, me shpifje, dhe me uturak.

    Nejse mo muhabet Peshku si gjithmon…si gjithmon i shkeputur thelle nga realiteti…si gjithmon vetem me thashetheme primitive.

    Nje gje nuk kuptoj…ne nje vend demokratik dhe ligjor…nje idiot qe bllokon hyrjen e bashkise me uturak…do arrestoheshe brenda minutit. Pse nuk ndodh nje gje e tille ne Shqiperi?? Pse ju hapet rruge uturakve??

  19. karkaxhualli thotë:

    7 October 2008 @ 4:15 pm

    qe eshte turp i zotit qe tirana nuk ka nje banjo publike kjo eshte. Qe eshte e vertete qe tirana po betonizohet cdo dite, qe po shkatterohen hapesirat e gjelbra, qe po na mbyt zhurma dhe pluhuri dhe kjo eshte e vertete.
    Qe bashkia duhet ti vere gishtin kokes dhe te ndale masakren qe po i ben tiranes, edhe kjo nuk ka dyshim qe duhet bere.
    Por une e paragjykoj kete proteste kur shikoj se ne krye te saj eshte nje njeri qe 3 vjet me pare u gri me ish drejtuesin e kesaj zyre, sot zv Kryetarin e KLD Kreshnik Spahiun duke akuzu njeri tjetrin per vjedhje fondesh.

  20. J. thotë:

    7 October 2008 @ 4:19 pm

    Kjo është gjetja më interesante pas asaj shprehjes: “200.000 evgjitë bëhen gati të sulmojnë I. Kadarenë”

    Megjithatë…
    nuk hyjnë shumë në punë këto banjot publike, sidomos këtej që janë të mbushura me homo që bëjnë oferta. Më mirë me ia mbështjellë në natyrë, apo në klubin më të afërt.

  21. bledi thotë:

    7 October 2008 @ 4:31 pm

    Grupi

    E keqia e shqiperise eshte se kemi 18 vjet qe njerezit ulerasin si te mare pas kryetareve, e mos ua zesh ne goje se vritesh me ta.

    Une se kritikova Ramen ne shkrimin tim, e ti me bere nje replik ofenduse.

    Eshte normale qe te kerkosh qe kryetari i bashkise te kete oponence, edhe sikur ta marim ato qe thua ti komplet te verteta, kuptohet jo oponece idjote si Berisha apo si kjo e oturakeve.

    Tani ti thua Rama sdo replik e oponence…..te vemi prap ne monizem ose ne Koren e Veriut ku lideret nuk kritikohen…se eshte si dielli e zoti mbi dhe ?!..

    Mos na prek kryetarin…se behet nami (per ironi shkrimi im qe pro tije).

  22. To-re thotë:

    7 October 2008 @ 4:32 pm

    Mirë bëjnë çunat që protestojnë (megjithëse më duket e pabesueshme që ndonjë, nga ata që ka patur aq mënd në kokë sa t’i shkojë ndërmënd kjo ide, ta ketë frekuentuar ndonjëherë atë banjën pubblike).

  23. Nexhi thotë:

    7 October 2008 @ 4:43 pm

    Shqiperia ka shume mundesi…pa dyshim. Po ku jane? Pse nuk dalin? pse dalin gjithnje vetem funderinat e shoqerise ?

    na mre prape per te 100-en here

  24. ftjkt thotë:

    7 October 2008 @ 4:44 pm

    Zyra e mbrojtes se konsumatorit proteston per prishjen e nje banje qe nuk ishte as publike e as

    private

    !!!
    -
    Artikulli thote qe paskan dale nja dy “te shkathet” qe i merrnin 20 lekshat atyre qe rrinin me matrapik tek ushtarka i panjohur. Tani, ne rradhe et pare keta duhet te kishin protestuar me kohe per “rrjepje” te padrejte te konsumatorit, dhe per kushte “skandaloze” te asaj banje qe me mire i bie te jete prishur sesa te perhapte ndonje epidemi!!!
    -
    Kudo ne bote, skemat e banjave publike kane deshtuar, thjesht dhe vetem prej alternativave qe ofrohen. Dhe alternativa s’ka pak… p.sh. atje fare prane “ushtarkes” po ndertohen qiejgervishtes qe normalisht do kene dhe qendra tregetare. Keto qendra sigurisht qe do kene tualete dhe per nje 20 lekesh mund et maresh sherbimin ne kushte shume me komode se ajo vrima qe ekzistonte dhe qe ndoshta ky Altini w e paska perdorur … Pastaj, dhe ajo “vrime” ishte me pagese… pra ku qendron problemi???
    So much for nothing!!! Loje shume e felliqur politike, dhe kur luhet nga Altinerat behet akoma me e felliqur…
    -
    P.S. E ka pyetur ndonjeri kete Altini se ke “konsumator” mbron, dhe kush i ka kerkuar ta mbroje??

  25. edrus thotë:

    7 October 2008 @ 4:59 pm

    Hallall Altin!
    Ç’do protestë vetëm mirë i bën shoqërisë!

    P.s: Të rekomandoj që të lidhesh me poçarët e Peqinit dhe t’i porosisësh nja 1000 copë në miniaturë si fillim… meqë ke të drejtën e autorit, provo biznesin e souvenirëve të oturakëve ;) , por mos e egzagjero me ngjyrat e ylberit se djathtistët nuk e preferojnë dhe aq shumë… se në fund të fundit, me 2 euro copën e nxjerr rrogën shumë kollaj.

  26. eT thotë:

    7 October 2008 @ 5:02 pm

    nuk kam kohe te lexoj artikullin por doja te dija a ka lidhje me G99?
    apo eshte parti tjeter U99.

  27. toko thotë:

    7 October 2008 @ 5:30 pm

    Nje tjeter alla mjaft. Jena debilizu gjithe ne shqiptaret Tamam sic e tha njoni ketu Njoni legen e tjetri uturak.
    Altin nje propozim si zgjidhet kjo pune
    Shiko, problemi nuk qendron se Kryetari yne i bashkise qe zoti i shtofte ymrin, nuk do te kete banjo publike ne Tirane, por asht tek ekonomia e tregut. Ndertmi i nje banjoje eshte me i lire se ndertmi i nje pallati Keshut qe 10% e vleres qe mer K/bashkise zoti ja shtofte shendetin dhe zmadhoj xhepin, eshte me e madhe per nje pallat se sa per nje banjo publike.
    Altin si inxhinjer qe je projektio nje banjo publike qe te kushtoje me shume se nje apartament dhe paraqite ne bashki ke per te pare po nuk u miratua. Ne fakt do te mare aproviom me pare se nje pallat, se fondet per banjot publike do te jene nga Bashkia keshtu qe ka edhe ca para qe meren nga keto fonde direkt jashte 10%.
    Thjesht Altin harxho ca kohe nderto nje projekt me kosto me shume se nje pallat dhe ceshtja eshte e zgjidhur. Kryetari yne i bashkise qe zoti ja shtofte lavdine dhe ymrin do te mare 10%, Tirona do te behet me hale publike dhe ti shpeton nga ndarja e uturakve. Dhe do te kemi me se te mburemi ne shqiptaret me DNA Nordike vec planeve Francese/Suedeze/Eskimeze te ndertimeve llukzose ne Tirane. Do te kemi halen publike me te shtrenjet ne bote

  28. Adam thotë:

    7 October 2008 @ 5:52 pm

    Mundet ndonje nga mbeshtetesit e Rames te na tregoj se cfare kupton
    me hapsira te gjelbert?.Une me gjelbrim kuptoj vetem parqet.Ketu ne Londer parqet jane te rregullta ,me te gjitha elementet e nevojshem si:
    I rrethum,me porta hyrse vetem per njerez,stola kend i rrethuem vetem per femije.kend por konserte ,per tenis footbol etj.Keto jane parqe dhe
    hapsira te gjelberuara.Leti tregoje Rama ku jane keto parqe bashkohore,sa siper jane me harten e Tiranes qe te na bind.

  29. don shehu thotë:

    7 October 2008 @ 5:54 pm

    N.q.se kane qene ne ate gjendje kane bere mire qe i kane mbyllur se mund te perhapte ndonje semundje .Por nga na tjeter duhet te nxjeri ligj qe te gjithe bizneset qe jane e kane banjo duhet te lejojne popullin te perdori ato e jo vetem per klientet si kudo ne bote.Por ne jemi si i biri beut topi eshte i imi e penalltine do ta gjuaj vete.

  30. eT thotë:

    7 October 2008 @ 5:57 pm

    Mundet ndonje nga mbeshtetesit e Rames te na tregoj se cfare kupton
    me hapsira te gjelbert?.

  31. Adam thotë:

    7 October 2008 @ 6:20 pm

    Falim ,Ithtari i R.Gjelbrimi ne te vertete eshte vetem ne ballkonet e shtepi
    ve te vjetra te Tiranes.Ne toke eshte e pa mundur te kete ndonjehere
    parqe.E them me dhimje qe tiranesit te mos jene te ndjeshem ne kete drejtim.Minimumi proteste para bashkise e jo protesta per aksidente.Turp
    per tiransit ta pranojne kete realitet.

  32. Grupi thotë:

    7 October 2008 @ 7:12 pm

    Tani ti thua Rama sdo replik e oponence…..

    Po kush tha mo kush tha!! Une thash te dali jo 1 po 21 me te mire se Edvini e ta kritikojne…po te dalin ME TE MIRET e ta kritikojne…

    Dhe kur kritikoni…kritikoni tamam…me fakte…jo me thashetheme si ato te me sipermet…”qe esht betonizu kjo dihet…qe duhet banjo publike kjo dihet” etj etj (po ja qe une nuk e dikam)

    …apo kritika ala-Toko si “10%” (Toko duhet te ta perseris dhe njehere.. Lejet e ndertimit jepen nga KRKT-ja a KIKIRIKIT-ja a si quhet ai institucion…qe ka 17 antar…nga parti te ndryshme dhe organizata te ndryshme…dhe nuk mjafton firma e Edvinit…dhe 10% per cdo antar i bie 170% zoti Toko…prandaj te lutem…si ekonomist i NTI-se qe ke qen…mos bej gabime kaq elementare. Ke qen ekonomist o burr!!)

    Pra…kur kritika vjen ne menyre kaq te dobet ose nga njerez kaq te dobet…te ben vetem te thuash me veten…”Edvin ti vertet qenke luks per Shqiperine…se shiko c’alternativa kemi!”

    Po pse duhen degjuar murria e budallenjve…vetem se u dashka nje “opozite”?? Opozita duhet per te permirsuar gjendjen…per te bere kritike konstruktive…jo per te perhapur thashetheme Peshku pa Uje apo per te ngjyrosur uturak apo per te hedhur veze neper dyer kryeministrie.

    Nuk e di ne kuptoni c’po them…s’me duket se eshte ndonje koncept kaq i veshtire. KY eshte mesimi nga perendimi…qe duhet marre…jo “protesta” ala-hippy.

    PO KU JANE me te miret pra?? Se mos keni ber ju ke Peshku ndonje kritike me te mire se thashethemet e kafeneve…

    Kjo eshte fatkeqsia ne Shqiperi qe niveli i diskutimit politik eshte skandaloz…ashtu si niveli i cdo lloj diskutimi (si ne gazeta si kudo)…dhe kur del nje njeri me mend qe mundohet te bej kritike konstruktive etj…mbytet nga turma e legenve dhe uturakve.

    Gjoja shpresen e kishim ke kta “te rinjte”. Kta dolen me uturak se te vjetrit…

  33. toko thotë:

    7 October 2008 @ 7:19 pm

    si ekonomist i NTI-se qe ke qen

    Grupo e ke fjalen per mua apo per ekonomistin e NTI se duhen te jene dy njerez te ndryshem pasi une nuk kam qene ne NTI ;)
    Te tjerat i kemi diskutuar kaq shume per KRRKRKRKRTTSTETS sa nuk ja vlen Njerezit i dine prandaj boll :)
    Per gjelberimin perseri propozoj te njejten gje. Nje siperfaqe ku ndertohet nje pallat mund te zere nja 20 peme. Ndertoni nje projekt qe te kushtoj mbjellja e 20 pemeve me shume se ndertimi i nje pallati dhe Tirona jone e bukur do te jete edhe e gjelber Ndryshe beton bunkeri vallaj do te behet se betoni sot kushton me shume se pemet ;)

  34. lopata thotë:

    7 October 2008 @ 7:22 pm

    Po pse ce duan tiranasit gjelbersine dhe parqet? Prioriteti numer nje eshte zhvillimi dhe strehim; apo harron c’rritje Tirana ka, apo harrone se sa e veshtire eshte per nje te ri shqiptare te bjel shtepi.
    Londra nuk fillojte me parqe por mbarojti me parqe. Dhe duke thene keten, hajde te themi gjithashtu se nga bashkiaket shqiptare cili ka bere me shume per zonat e gjelberta? Te pakten Rama beri nje Lane, dhe meqenese na beri qendren Tajvan.
    Po do te akuzosh ramen, akuzohe per gjera te tjera, dhe ka shume akuza qe mund te jipen ndaj Rames dhe ndertimit ne shqiperi, por jo i njejti avaz c’do dite.
    Sa per artikullin, zoti Goxhaj nuk ka nevoje per banja publike se ke kafenio qe shanset jane qe do mbahen nje mije here me te pasterta. Gjithashtu, banjat publike, dhe atje te jene, do jene vende qe shumica e njerezeve nuk do te veje nga pislliku, dhe “njerezit e rrezikshem” qe i kane shume qejf keto lloje banjoje.

  35. lopata thotë:

    7 October 2008 @ 7:28 pm

    Toko, rregulla te tilla urbanistike often backfire. Ajo qe ndodhe kur ka rregullime te tille eshte qe cmimi behet me i larte, nga qe ulet prodhimi, dhe shumica e njerezeve fillon te pelqeje alternativa informale, pra tip bathore. Nuk themi te mos kete te gjelberta, themi te mos e parabeni me te njejten akuze. Ka shume gjera per te kritikuar me projektet e Tiranes, dhe ka nje material goxha te madhe mbi Tiranen. Mbeni nderin vetes duke e bazuar ne ato dhe jo te njejten monotoni kriticizmi, keshte te pakten do ju marrin seriozishte dhe tipat ala-me, Ramiste te nxehte.

  36. Grupi thotë:

    7 October 2008 @ 7:29 pm

    Falim ,Ithtari i R.Gjelbrimi ne te vertete eshte vetem ne ballkonet e shtepi
    ve te vjetra te Tiranes.Ne toke eshte e pa mundur te kete ndonjehere
    parqe.E them me dhimje qe tiranesit te mos jene te ndjeshem ne kete drejtim.Minimumi proteste para bashkise e jo protesta per aksidente.Turp
    per tiransit ta pranojne kete realitet.

    Si ishte ai Toto-ja qe dilte ne ballkon dhe bertiste…”italianiiii!”

    O Shqipoooo!!!

    Arithemtika elementare e klases se 2 (pak e avancuar per disa…e di)…thot se Tirana SOT ka 4 pik ca metra katror gjelberim per banor…nje shtim i me teper se 1m^2 qe nga viti 2000. Ne krahasim Athina ka 1.7m^2 gjelberim per banor.

    A mund te pranoni nje FAKT kaq te thjesht?? Shpresoj se po.

    Tani arithmetika e klases se 2 gjithashtu thot se popullsia e Tiranes u rrit nga 220 mije banor ne gati 800 mije banor…nje rritje gati 4 fish…nderkohe qe siperfaqja e qytetit mbase u dyfishua.

    A mund ta pranoni dhe kte gje kaq te thjesht??

    Pra…nje shtet ku me pare 70% e popullsise jetonte ne fshat…e mbajtur atje me force…sot ka nje levizje popullsie drejt qyteteve per nje jete me te mire. E ju na flsini per banjo publike…e per “mungese gjelberimi” per dem-baba-demsat.

    Dhe si zgjidhje keni…protesta para bashkise!! :) Patjeter pse jo…Bashkia ja u ka fajin.

    Kuptohet…idene as nuk e keni FARE FARE se sa e ka buxhetin bashkia…dhe sa nga ju paguani taksa apo jo.

    Po ne fakt ajo duhet te jet shifra e pare qe duhet te dini…e te kuptoni.

    Mbase kerkoj per SHUUUUME????

    ———

    Po nejse…proteste dim ne se me protesta jemi mesuar. Qenje primitive ballkanike jemi…

    Tani na u dashka dhe nje opozite kundra opozites. Po opozite ndaj opozites se opozites?? Po opozite ndaj “shoqerise civile” ZMK-se dhe MJAFT-iste??

    Mungesa e njohurise baze dhe me elementare per ceshtjen ne fjale…sjell reagime primitive si kto.

  37. censura thotë:

    7 October 2008 @ 7:36 pm

    Tirana SOT ka 4 pik ca metra katror gjelberim per banor…nje shtim i me teper se 1m^2 qe nga viti 2000. Ne krahasim Athina ka 1.7m^2 gjelberim per banor.

    Perpara, ta bejme Tiranen si Athina!
    Athina eshte shembull per te mos e marre.Pastaj pse merr shembullin mete zi, shiko nje cike kryqytetet e tjera, psh Londren,berlini,Ljubljanen,Beogradin

  38. Grupi thotë:

    7 October 2008 @ 7:37 pm

    Grupo e ke fjalen per mua apo per ekonomistin e NTI se duhen te jene dy njerez te ndryshem pasi une nuk kam qene ne NTI
    Te tjerat i kemi diskutuar kaq shume per KRRKRKRKRTTSTETS sa nuk ja vlen Njerezit i dine prandaj boll
    Per gjelberimin perseri propozoj te njejten gje. Nje siperfaqe ku ndertohet nje pallat mund te zere nja 20 peme. Ndertoni nje projekt qe te kushtoj mbjellja e 20 pemeve me shume se ndertimi i nje pallati dhe Tirona jone e bukur do te jete edhe e gjelber Ndryshe beton bunkeri vallaj do te behet se betoni sot kushton me shume se pemet

    Mo po ti ai eknomisti i NTI-se ke qen…mos mundo te fshihesh kot.

    Tani edhe njehere…se nuk po e marr vesh PSE ju ekonmistat nuk kuptoni nje gje kaq te thjeshte.

    Se pari si ekonomist ti do ishe i pari qe do thoje…nderto palla dhe jo peme :)…se pallati sjell fitime…ndersa pema sjell hije.

    Se dyti…si ekonomist duhet te kuptosh gjithashtu faktin se kur nje popullsi rritet 4 fish…dhe siperfaqja nuk rritet…atehere something has got to give!!

    Dhe se treti lexo ato qe thash me siper.

    PS: llogaritjet se ku e si e sa peme mbillen apo jo…NUK behen ne kte menyren tende o i dashur Toko. Prandaj ju them…kur s’merrni vesh nga urbanizmi…pse flisni si urbanist??

    Dhe gjithashtu e pranon fakti se SASIA E GJELBERIMIT PER BANOR ESHTE RITUR NE TIRANE NGA VITIT 2000 DERI ME SOT???…ME ME TEPER SE 1m^2 PER BANOR???

  39. Grupi thotë:

    7 October 2008 @ 7:44 pm

    Perpara, ta bejme Tiranen si Athina!
    Athina eshte shembull per te mos e marre.Pastaj pse merr shembullin mete zi, shiko nje cike kryqytetet e tjera, psh Londren,berlini,Ljubljanen,Beogradin

    Londra Berlini Ljubljana etj etj etj…s’kan ASGJE te perbashket me Tiranen. Asnjera perj tyre nuk eshte 4fishuar ne popullsi ne 18 vite.

    Me cudit prap ky fakti…qe aresyeja KRYESORE per rritjen e ndertimeve etj etj…eshte fakti ELEMENTAR qe popullsia eshte 4 fishuar…dhe se ky fakt NUK KUPTOHET dhe as qe perfillet fare nga ata qe hiqen si “kritikues”??

    Po pse?? S’me duket gje kaq e veshtire per tu kuptuar.

    Ja pse nuk krahasohet me Londren apo me Berlinin apo me Beninin.

    Modeli i Tiranes eshte i ngjashem me modele te qyteteve te tjera si ne Ameriken Latine apo ne Azi…qytete qe kan patur nje rritje te madhe pupullsie ne nje kohe teper te shkurter. Dhe kjo rritje ishte thjesht fenomen i shoqerise se meparshme muniste…dhe kaq. Nuk ka faj as njeri dhe as tjetri…thjesht rrenja e nje sistemi brutal.

    Dhe megjithate menyra se si eshte organizuar…eshte faktikisht shembullore…se mund te kish erfunduar shume thjesht si Athina.

    Per perseri…niveli i gjelberimit eshte RRITUR ndjeshem qe nga 2000shi…nderkoh qe popullsia vazhdon te rritet.

    Kto jane merita…pastaj interpretimet tuaja bejini si te doni.

  40. toko thotë:

    7 October 2008 @ 7:54 pm

    Grupo Nuk kam qene ne NTI por ne Banke. I dashur e ke gabim Pyet rreth e qark dhe do ta mesosh se jam nga te paktet qe inditetin fale peshkut me eshte zbuluar ;)
    Per te tjerat ketu po ulurihet per betonizimin e Tiranes ti je i vetmi qe sjell shifra kundra. (Njesoj si THP me shifra te Berishes :) ) Une nuk di gje por besoj shumicen qe thone “Tirona jone e bukur po betonizohet”. Kush eshte Tironsi ne krye te Tirones ai e ka fajin.
    Tani per ekonomine
    Pallati sjell fitime jo Lulushtja. Kjo varet nga nga vlera e pallatit dhe lulishtes. Ne qofte se nje lulishte kushton me shume se nje pallat atehere lulishtja ka me shume vlera ;) Une dij qe fabrika ka me shume vlera se pallati, Lulishtja ka me shume vlera se pallati. Bile per te qene ne teme Haleja publike ka me shume vlera se pallati. Pallati as prodhon as mban me buke as regullon ambjentin nga ku varen shendeti i qytetareve qe gjithshtu per nje mjeksi fals sic eshte e jona kushton shume me shume se nje pallat. Haleja publike mbron ajrin gjithashtu nga era e squfurit qe bie ne cdo cep te pallateve te bukura me ngjyra ylberi ne Tironen tone te bukur. Un keshtu e di Ti e di ndryshe prandaj une nuk jam ti dhe ti nuk je une ;)
    Tjeter …kur nje popullsi rritet 4 fish…
    Qenkemi popull shume prodhues ne shqiptaret. Nga tre miljon qe ishim ne 1990, kemi 1/4 emigrante pra duhet te ishim 2.2 miljon ne fakt jemi 12 miljon sipas llogartijeve te tua Ne 10 vjet kemi nje ritje mbi 18% UAAAA qenkemi bere si gicat.
    Per mbjelljet e pemeve nuk mar vesh por per tabelen e shumezimit e di kur shumezon me 10% :)
    Tek tema tjeter kam thene se Ju jeni ne nje qafe me ata ( Grupi me THP) me shume me mbushet mendja kur te lexoj ty ketu dhe THP tek tema tjeter

  41. eT thotë:

    7 October 2008 @ 7:56 pm

    Tani arithmetika e klases se 2 gjithashtu thot se popullsia e Tiranes u rrit nga 220 mije banor ne gati 800 mije banor…nje rritje gati 4 fish…nderkohe qe siperfaqja e qytetit mbase u dyfishua.

    n’86-ën 330 000 Grupo !
    Ps.megjithate rritja eshte teper e madhe…

  42. Grupi thotë:

    7 October 2008 @ 7:56 pm

    Dhe nje fenomen i cuditshem (jo dhe aq) i Peshkut…asnje fjale ose koment per prezantimin e para ca ditve te Rames te nivelit te gjelberimit ne Tirane, te sa pemve jan mbjelle dhe te sa do mbillen….ASNJE.

    Po ashtu asnje koment per prezantimin te PARDJESHEM…te PLANIT RREGULLUES te Tiranes…

    …kto duhet te ishin komentuar ktu ke Peshku…jo uturaket e Altinit.

    Po uturaket jane me argetues se diskutim mbi nje projekt konkret.

    Sic tha dhe lopata…nuk jeni lodhur me “betonizem e betonizem”?? Keni ndonje argument konkret apo jo?

  43. ThoughtPolice thotë:

    7 October 2008 @ 7:56 pm

    99 UTURAKE PARA BASHKISE TIRANE

    Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve prej muajsh po proteston ndaj Bashkisë Tiranë dhe institucioneve të tjera për lënien pas dore dhe privatizimin absurd te shumë shërbimeve publike që meritojnë qytetarët e Tiranës. i tillë ishte rasti gjatë pranverës në lidhje me gjëndjen e skandaloze të linjave të transportit urban në Tiranë, për të cilat ZMK paraqiti një dosier auzash publike që i bëheshin Bashkisë së Tiranës për kërkesën e Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të biletave dhe dhënien privatëve, të cilët e afrojnë këtë shërbim në mënyrë krejtësisht skandaloze për qytetarët e Tiranës. ZMK ëstë angahzuar këto muaj edhe në lëvizjn e shoqërisë civile për mbrojtjen e hapësirave publike të Tiranës nga Betonizimi Rama!
    Sot ZMK ndërmorri protestën e saj më të fundit në lidhje me zhdukjen e të vetmes banjo publike që kishte mbetur në Tiranë pranë Partizanit të Panjohur, e cila shënon edhe vendosjen e Tiranës në librin Giness si kryeqyteti i vetëm në Botë që nuk ka një banjo publike. Kryetari Bashkiak më i votuar në internet tashmë do të mbahet mend dhe si Kryetari Bashkiak i vetëm në botë që e kanë lënë qytetin e tij pa asnjë banjo pblike. Tashmë e vetmja banjo publike në Tiranë ndodhet në Bashkinë Tiranë e cila padrejtësisht mudn të përdoret vetëm nga Kryetari Rama.
    Protesta e ZMKsë u zhvillua para Bashkisë së Tiranës, në hyrjen kryesore, në ora 12:30 ku elementi bazë i performancës ishin 99 uturakë të lyer në formën e 7 ngjyrave të ylberit duke krijuar një barrikadë ylberi në mënyrë që të pengonin Zotin Rama që të dilte nga dera kryesore e Bashkisë sic kishte njoftuar për një konferencë shtypi në 12:30 në Partinë Socialiste.
    Kjo protestë u lançua këto ditë në FACEBOOK, në faqen më të madhe online në botë, dhe aktivistat që iu bashkuan protestës, që tashmë quhen ÇUNAT E FACEBOOKUT, realizuan një parodi të lyerjes së uturakëve publikisht njësoj siç ka lyer Bashkia Tiranë me ngjyrat e ylberit Tiranën e shkretimit të hapësirave të gjelbëra, dhe që tashmë pa lyer kanë ngelur vetëm uturakët që duhet të mbajnë qytetarët shqiptarë kur vijnë në Tiranë.
    Drejtori i ZMKë, Avokati Altin Goxhaj, paraqiti një uturakun e 100të, të lyer me ngjyrat e ylberit të cilën do t’ia dhurojë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës për të plotësuar mozaikun ylberist të qytetit sepse tashmë nuk ka asnjë banjo publike për t’u lyer. Banjo e fundit, ajo e Parizanit të Panjohur, që i shërbente çdo ditë pavarësisht së në kushte skandaloze, të gjithë punëtorëve ditorë që qëndrojnë çdo ditë mes dhimbjes dhe varfërsisë për të punuar për një copë bukë për familjen. Protesta e ZMKsë synonte pikërisht për të sensibilizuar qytetarët e Tiranës dhe pushtetarët lokalë për absurditetin e kësaj situate unike në botë, për një realitet ekstrem në t cilin po e zhyt Kryetari i Bashkisë Z. Rama, qytetin tonë. Qytetin ku çdo metër katror public po i jepet privatit për pallatizim, për qytetin ku sipas planit bashkiak nuk do t ketë më asgjë publike njësoj siç propagandojnë teoritë e ekstremit të djathtë liberal në botë të cilat kërkojnë që të mos lejojnë asnjë hapësirë publike, asnjë shërbim public. Çdo gjë duhet ta ketë private. Absurditeti i zhdukjes së çdo gjurme të hapësirave apo shërbimeve publike të Kryetarit Rama, ndodh në një realitet akoma dhe më absurd kur Z. Rama është edhe Kryetar i Partisë Socialiste e cila është pozicionuar në spektrin politik shqiptar prej 18 vjetësh si një parti e Majtë!!!
    Një detaj rastësor komik isht edhe kalimi i NënKryetarit të Bashkisë Tiranë, Z. Shalsi, i cili tha deklaratën perlë të vitit 2008: “KA IKUR KOHA E BANJOVE PUBLIKE”!!!
    Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve e angazhuar këto ditë në monitorimin e tregjeve për të znuluar prezencën e ushqimeve të pasigurta apo të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve, sot merr pjesë në një tryezë shum të rëndësishme për sigurinë ushqimore në Shqipëri që zhvilohet në Hotel Mondial, në ora 15:00 me përfaqësues dhe ekspertë të institucioneve të mbrojtjes së konsumatorëve në Shqipëri dhe Itali, biznesin ushqimor shqiptar dhe Italian si dhe ekspertë nga bota akademike italiane dhe shqiptare.
    Protestat e ZMKsë do të vazhdojnë.
    Me respekt
    Avokat Altin Goxhaj
    Drejtor i ZMKsë

    Buxheti I protestes:
    99+1 uturake X 70 L = 7000 L
    4 doreza = 240 L
    5 bombola sprite kolor = 1800 L
    2 karta telefoni = 2000 L
    2 taksi = 900 L
    Internet: 300 L

  44. Grupi thotë:

    7 October 2008 @ 7:57 pm

    n’86-ën 330 000 Grupo !
    Ps.megjithate rritja eshte teper e madhe

    :) Mbase…nuk kam numra te sakta…do ‘mket zen gjumi ne klas te dyte.

  45. Grupi thotë:

    7 October 2008 @ 7:59 pm

    Une nuk di gje

    E dime o Toko e dime…po keshilla ime do ishte…mos beso budalleqet qe lexon ne internet.

  46. Grupi thotë:

    7 October 2008 @ 7:59 pm

    Shiko c’bere Toko…permende TP-en…dhe erdhi. Mo na prish diskutimin kot.

  47. toko thotë:

    7 October 2008 @ 8:01 pm

    po keshilla ime do ishte…mos beso budalleqet qe lexon ne internet.

    Kete me tha edhe THP tek tema tjeter Po ke te besoj TY apo THPne. Ke tjeter ?

  48. ThoughtPolice thotë:

    7 October 2008 @ 8:09 pm

    Respekte Altinit qe eshte nga zerat e pakte te shoqerise civile qe kundershton dhe kritikon kryetarin Rama. Protesta me uturake, per shkak te mbylljes se fundit banjo publike ne kryeqytet, eshte e fundit pasi ka pasur ne vazhdimesi kritika dhe kundershtime per kryetarin shkaterrues qe ironikisht shkaterrimin po e ben duke betonizuar me pallate cdo cep te lire te Tiranes.

    Sfiden e vertete Altini dhe shume te tjere do ta kene ne levizjen qe kane iniciuar per mbrojtjen e hapesires se Liqenit Artificial nga betonizimi qe ka planifikuar Rama. Kush e do Tiranen nje qytet qe do te mund te jetohet ne te, dhe te mos jete vetem nje fjetore e madhe e ndotur, te perkrahe kete levizje.

  49. bisturia thotë:

    7 October 2008 @ 8:11 pm

    Arithemtika elementare e klases se 2 (pak e avancuar per disa…e di)…thot se Tirana SOT ka 4 pik ca metra katror gjelberim per banor…nje shtim i me teper se 1m^2 qe nga viti 2000.

    Grupo, kush i numeroi kta banoret e Tirones ne 2008 dhe ne 2000? Se jo per gje po regjistrimi i fundit i popllit sikur eshte bo para ‘90-es - apo e kam gabim?

    Nese vertet qeka rrit kaq shume per fryme ky gjelberimi, hallall vellait tend (Edi dmth). Perpara se te hidhshim ne ere kshu numra me metra me dysha siper, te na sjellin ca mbeshtjetje: 1. sa banore ka tirona 2. sa metra me dysh siper gjelberim jane gjithsej brenda vizave te verdha te Tirones. 3. Ku jane kto siperfaqet e gjelbra?

    Une kam nje propozim, meqe te pelqen si betonizimi, ashtu dhe gjelberimi (edhe mu me pelqen): t’i bejme lulishtet ne tarace te pallateve!

  50. toko thotë:

    7 October 2008 @ 8:49 pm

    Mejdisi ne Tirane
    Tani ke te besoj une?

  51. Ali Demi thotë:

    7 October 2008 @ 10:36 pm

    Na mo Grupi, mos u merzit se ta kane vene temen e planit rregullues, te kryesore e deshe? :

    http://www.peshkupauje.com/tirane-plani-i-ri-rregullues-hapet-sipari-i-degjesave-publike/2008/10/04/

  52. Ali Demi thotë:

    7 October 2008 @ 10:39 pm

    PS. Gjelberimi i madh i rames eshte si “boom-i” ekonomik i berishes.

  53. artian thotë:

    7 October 2008 @ 11:08 pm

    Si ai qe ka nje gram tru edhe ai qe nuk i ka nje gram tru,ne shqiperi meret neper kembe , edhe ai qe punon edhe ai qe spunon pergojohet ,shahet ,keshtu deri tani e kemi kuptuar se kjo, eshte gjendja e njohjes se vet-vedit !

    Rama ,ka bere perpjekje te medhaja ,po te kemi parasysh,97-ten ,kapitalizmin e kjoskave ,ne tirane dhe ne te gjithe shqiperine (Kjoskat Maqedonase ishin nje lux ,per bisnes-restorante-qofteve-hamburgeve-byreqeve -me mish te grire-qep ne tirane).,pastrimi i tyre ,ishte nje heroizem !
    Rama vuri rregulla ne tirane ,nje fryme te re ,sigurisht jo te persosur ,se edhe banoret ,nuk ishin te persosur…
    Tani puna eshte , kur e gjene te shtruar rrugen nuk do me dite kush e ka bere ,si e ka bere ,sa ka kushtuar ,si qysh etj … po vetem me zogun e zi cfare hoqen banoret e tiranes ,me gerveret e Berishes ,dhe si perfundim ,zogu i zi doli si zogu i zi!
    Jepini cezarit ate qe i takon !

  54. Pjer Thomas thotë:

    9 October 2008 @ 3:18 pm

    Po ç’e pengonte lulishten te behej ? Banjo qe ishte nen toke dhe qe nuk i prishte asnje pune lulishtes. Kjo eshte nje minus per bashkine dhe kryetarin e saj. Ne vend qe bashkia dhe Edi Rama te shtojne banjot publike nen toke, sepse jane te nevojshme per popullaten dhe sidomos per femrat, ai i heq ato. A nuk do te ishte mire nje banjo publike aty ku ka perqendrime te medhaja te njerzeve.

Komentet jane mbyllur ne te gjitha temat e arkivit.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com