Ballkani, para ndryshimeve të reja të kufijve (18)
Studimi i titulluar “Rasti normal nuk planifikohet – dhjetë situata politike që meritojnë vëmendje”, i realizuar në nëntor të vitit 2011, ka pasur në cak të analizës edhe situatën në Ballkanin Perëndimor, ku ka nxjerrë në pah që në Ballkan, në një të ardhme, mund të ketë sërish ndryshim të kufijve aktualë.
“Stiftung Wissenschaft und Politik (SWP)” - Fondacioni shkenca dhe politika me seli në Berlin, është fondacion i “Deutsches Instituts für Internationale Politik und Sicherheit” (Instituti Gjerman për Politika dhe për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare), që është më i madhi i llojit të tillë në Evropë e i cili këshillon Bundestagun dhe Qeverinë e Gjermanisë në lidhje me politikat dhe me çështjet e sigurisë në rrafshin ndërkombëtar, ka porositur Perëndimin se në rast se vazhdon të pozicionohet kundër lëvizjeve autoktone që kanë për synim të përfundojnë procesin e krijimit të identitetit të tyre kombëtar në Ballkan, atëherë kjo do të mund të jetë e kushtueshme politikisht dhe kundërproduktive.












