Ylli i evgjitëve
Shansi ynë i kahershëm për korrektesë politike, provë e gjallë e tharmit tonë diplomatik, e modernizmit tonë, europianizmit, erudicionit tonë gjithpërfshirës: fat që u kemi në mes tënë, evgjitër! Ç’do bënim pa ju, si do ish fëminia, si do mësonim paudhësitë e hershme, hilet e vogla pa ju, rugaçët virtuozë të mëhallës! Kush do na kujtonte për aheng në kohërat e errëta, me qasjen e pavdekshme “shyqyr që na boni Zoti jevgj, me bo i çik qejf!” Ortakë në lojra, brazilianë të topit pesëdhjetësh, të futbollit zbath me porta hungareze, Pelè gjunjëvrarë e Raxh Kapurë me gërnetë - shpirti i dasmave, të vetmit shoubiznes në socializëm!
Balsam për egot e hutuara nën diktaturë: e si të mos ndiheshe trim kur dëgjoje “mçifu mas gaxhoit”? Si të mos ndiheshe i urtë, i përmbajtur, madje i mençur, kur i thoshe tjetrit “mos merr kot si pushkë e jevgut”? Sa lezet ka superioriteti! Fisnikëria relative. Gjaku blu venoz, citë me dioksid karboni. Dhe gazra të tjerë.
Shpirti i komunales, i rrugëve të natës që i eksfolionit me mshesa shqope, duke kositur ritmikisht pluhurin gaxhi, kësh… kësh, me ritëm ëndërues. Liberalët e vërtetë që s’kish Plenum IV apo Kongres XIV tu bënte gjë.
Ju kujtohet diktatori? Që ju donte, siç thoshte. Mburrej se një evgjitkë e kish mëkuar si foshnjë. Prekëse kjo! Shumë. Tamam si filmi “Burri me pantallona të shkurtra” apo “Hoselito”. Apo dhe më prekëse. Ju kujtohet kur treguat etnikisht pjekuri, kapje të situatës, kur thatë rroftë Partia, rroftë Enveri, se Mehmeti desh na theri. Me një mprehtësi politike e largpamësi të paparë, viiiite dritë para tablosë sinoptike të poliagjentit. Dhe kush! Ju që s’u morët kurrë me politikë! Si shpjegohet? Enigëm e pazgjidhur.
Të izoluar. Ne dhe ju. Delir gaxhi. Ju, i vetmi komplement etnik nga gjithë ç’ofronte bota e madhe, raca tjetër, e ndryshme, bluz, Çikago dhe Misisipi delta përkthyer keq, masë amorfe pa Martin Luter King, por me gjithfarë profetësh të vegjël, eremitë, karrocierë plehrash me kuaj trok-zvarrë amà estetikë, Bedrana dhe Manjola. Kërcënimi i prindërve tanë konservativë, rrezik real anglo-amerikano-evgjit, pjekie e parakohshme hormonale, herezi për dàire dhe orkestër.
Nuk të mbaj mëri jevgu me emrin Enver, shkurt Veri. Ma hodhe paq kur lozëm me zara dhe arra. Fitova. Mora arrat e tua, shkova në shtëpi, i çava. Ti u kishe marrë thelbin më parë. Kishe futur baltë brenda dhe ngjitur lëvozhgën me mastiç. Si Balouni. Leksion i vërtetë jete. Ne ishim të barabartë si pulishtë. Më vonë do bëheshim gomerë të ndryshëm. Ca buzëbardhë, ca buzëzinj. Siç dhe u bëmë. Vive la difference!
Jevg, magjyp, xax. Foljet që përdoren shumë bëhen të parregullta. Subjektet e përdorur shumë kanë mori sinonimesh. Pac, kuluf, gabel. Parregullsia jonë e shpërdoruar. Prap patëm nevojë për ju. Tamam për atë avazin e vjetër. Korrektesën politike. Na u desh ylli juaj, jevgj jo të dashur, por të dobishëm! Natyrisht, jo tua vendosnim në Walk of Fame; s’e kemi atë takat. Por diku gjetkë ua qëndisëm. Ju natyrisht as që e vrisni hiç për punë simbolike e më the e të thashë. Se punë gaxhinjsh ato. Me korrektesë politike evgjitore!
Shyqyr që boni Zoti jevgj!
“Emigrant“
23 Shkurt 2008


24 February 2008 @ 12:42 pm
Tynjatjeta,Dollibash!Sa fillova te lexoj, e kuptova ne ke kisha te beja(pavaresisht postimit te LL…!).Ke bere jo vetem”anatomine”,por,njeheresh,edhe”autopsine” e ketij grupi(ne mund ta quaj keshtu) se une jam rritur me ta.Qene vendosur ne nje kend te fshatit tone,Petove te Fierit dhe,per cudi,qe te gjithe u zhvendosen,si grup,ne Mbrostar-Ura,fshat ngjitur me Petoven ku dhe une isha zhvendosur tanime.Tere jeten me ta dhe ja tek e pohoj me tere gojen:nuk ka njerez me fisnike,me te gjendur dhe,mbi te gjitha,me me sharm e me me humor.Do te vecoja nje te perbashket humane qe e kane te gjithe,pa perjashtim(me ne te tjeret,ku fut dhe veten!) ata edhe mund te mos flasin me ndonje te grupit,per arsye te ndryshme,por ne se atij ,me te cilin ka kohe qe s”flasin,larg e tutje i ka ndodhur ndonje vdekje,shkojne te gjithe per ta ngushelluar;pra i gjenden prane ne dite te keqia.Dhe nuk eshte pak.Mandej,vec tjerash,ashtu sic i pershkruan bukur ti,ata jane,si te thuash,celesi i gazit dhe humorit.Jane kengetare,valletare dhe,mbi te gjitha,muzikante te lindur(e kemi bekim nga Zoti,me thoshte me i vjetri i tyre,Xha Zequa,klarinetisti me i vjeter ne pellgun e Myzeqese qe kish ngrene dasma deri ne Mal te Zi dhe ne Maqedoni,aq i kerkuar qe!).
Emigrant!Te falenderoj,se me ke hapur nje faqe ku ma ka enda te shkruaj e te shkruaj.
24 February 2008 @ 1:08 pm
Qyqja re Migranto ç’mi kujtove ato kohra!
).
Ma bone venin aheng me Dufin dhe Nadiren, Ikballen ne Qerimin (s’kam kohë që t’përmen dhe kalamajt e tyne, dmth shokët e fëmijërisë) por aq më tepër, kohët kur shkoja tek një teze në Sukth që e kishte shtëpinë te Ariu (e mer vesh vetë ti nga emri i venit se çu bojte atje
24 February 2008 @ 2:23 pm
xax.
HAAAAAAAAHAAAA!!! sa kom qesh..´keshtu i thrritsha nje here nje shokut tim…
24 February 2008 @ 2:24 pm
Emigrant, mos ngaterro “arixhinjte” dhe “evgjitet”! Sidoqofte bukur.
24 February 2008 @ 2:30 pm
Si s’me boni Zoti jevg ene mu
24 February 2008 @ 2:44 pm
Hej, “xax” eshte markë e regjistruar! X-(
24 February 2008 @ 3:06 pm
Si shpjegohet qe jevgjit ne pergjithsi nuk punonin dhe mereshin vetem tregeti,gomeresh,kanistrash,okllaish,tava tepsi…jevgjit spara e kane pas qef edukimin,preferencat e tyre kane qene “rapishtet,cadrat,dhembet me teneqe,mustaqet dhe dajra,..
Ka pas jevgj te mire ..
24 February 2008 @ 3:45 pm
Me kujtohet nje rast i bukur kur nje “jevgu” i dhane shtepi dhome e guzhine per ta heqe nga cadrat ku jetonte.
:) 
Vllai rujti cadrat,,ne fuste kalin ne kat te trete…..
Na dhe nji konge evgjitshe:
————–Mos me rrif ore Rexhep
————–Parat e kosit i ke ne xhep…..
Me ke Dalldisur si gjithmone me dendesine e ngjeshjen e mendimit.Rrofsh qe nxore nga humnera nje pjese jo te vogel te shpirtit.
24 February 2008 @ 3:46 pm
Hopa, e morri dhe frymezimin Papi
prit kur te lexojme dhe tregimin e tij 
24 February 2008 @ 4:03 pm
Hahaha Emigranto, na kenoqe.
Kam pas dy shoke jevgj. Te parin Lirin e Xhijes e kam pas komshi kur ishim kalamaj. Ne vete ishim mire nga gjendja se babain e kisha drejtor ndermarrje dhe kisha edhe gjyshen qe me ushqim me mbante ne pellembe te dores, por une sa here me jepej mundesia shkoja tek Xhija dhe haja groshe e buke me gjize e me qepe. Mamase sime edhe sot kur ja kujtoj i ngrihen floket perpjete. Nuk di se pse atje me hypte nje oreks i papapare. Njehere mbaj mend qe hengrem dhe farat e lulediellit qe vellai i madh i Lirit ia kishte vene gardelines dhe ai na shiu ne dru.
Tjetrin e kam pasur ushtar. Quhej Ylli dhe ne i therrisnim Ylli i Zi. Po ti jepshe nji teke, fillonte e tregonte histori dashnie me jevga, magjira e pocaqira qe te menderoseshe.
Batuta me e forte me jevgj ka qene ne tetevjecare. Lushim futboll tek fusha e “11 Janarit” dhe portier kishim Vuxhin e Bales. Kishte pritur gjithe ato topa kur papritmas nga cepi i rruges vjen me vrap nje nga vellezerit e Vuxhit qe i bertet qe nga larg:” Vuxhi, Vuxhi ka bo ija plonca.”
Vuxhi u shtang me gojen hapur. Po perpiqej ta kuptonte nese vellai e kishte me gjitha mend apo po tallej. Dhe nderkohe qe topi po rrokullisej brenda portes, dhe te gjithe po shikonim vetem ate gati per ta shqyer qe s’po levizte as gishtin, nga goja e Vuxhit doli shprehja madheshtore qe ngeli batute: “Ik o dreq, ti ginjen!”. Po prape per te mos e humbur rastin, e la porten e ja mbathi vrapit per ne shtepi, kurse loja jone mbaroi me aq.
P.S Dhe ke harruar shprehjen Dora e Zeze
24 February 2008 @ 4:16 pm
O Peshku Fluturues, me ke shkrire fare me keto historite, sidomos ate te ploncit!
Une nuk kam ndonje histori me jevgj qe te tregoj. Mbaj mend qe kam ble nje qerre me budallalliqe, byzylyqe e unaza nga jevgat kur isha e vogel, e na vinin shtepi me shtepi me na shit gjera.
24 February 2008 @ 4:21 pm
Shkrim racist. Shkruesi per nga morali dhe qytetaria nuk eshte vecse nje “evgjit” klasik. Me vjen keq per te tjeret qe i bejne iso.
Ata jane njerez si te tjeret dhe kane jeten e tyre. Bota e qyteteruar ka kerkesa rigoroze per integrimin e tyre ne shoqeri, ka dhe konventa per kete ceshtje, te cilat i kane nenshkruar shume shtete, perfshire dhe vendin tone.
24 February 2008 @ 4:34 pm
Qytetar keshtu mendojva edhe une ne fillim por mendoj se te dy gabojme Shkrimi eshte thjesht nje realitet, eshte si mendojme ata, ne, ju, une. Pa dorashka dhe pa dashur te jete “politically correct”.
Dhe per saper racizem mos harojme se shkrimi mbaron me shprehejen Shyqyr që boni Zoti jevgj!. Mos i pelqe, mos i dashuro por respektoj se pa ta mbase nuk do te benim dot.
Me pelqeu Emigrant. Me trembi ne fillim por me pelqeu. Me kujtoj feminine.
Pastruset e rrugeve shitesit ambulatore ( te vetmit qe aplikuan ekonomine e tregut ne Komunizem). Ata punonin dhe punoin shume Pune eshte edhe tregetia e gomereve apo e byzylykeve, sic eshte pune hapja e rrugeve apo drejtimi i nje ndermarje.
Ndersa ne moshen e adoleshences time ( vitet 80) se nga kishte dale nje teori qe po te besh nje jevgjitke te shkon mbare per 10 vjet. Skeptike shume te rinj deshin te benin nga nje
E bukur me pelqeu.
24 February 2008 @ 5:23 pm
Po me zezaket e Amerikes quhet?
24 February 2008 @ 5:53 pm
Harrixhinjt shihen si ata peshqit e vegjel cironka verdall rrjetes se mbushur me peshk me te madh kapur nga peshkataret. Te lire nga qe s’rriteshin si peshqit e tjere qe t’i kapte rrjeta. E ve ne dyshim ne se c’do njeri nga ne nuk ka patur nje episod qe te kete rene ne ndonji gracke curdisur prej tyre, pothuaj se si ato te politikaneve me ndryshimin per nga madhesia. Sa me shume trgohet per ta aq me shume krijone pershtypjen se behet fjale per ata qe une kame njohur. Mos kemi qene nga nje lagje te gjithe dhe se dime, apo ata ne hidhnin siren(na benin magji) dhe cfaqeshin ne te njejten kohe ne shume vende.
Konkluzion:
Kush nuk karakterizohet si harrixhi, eshte varianti me i egzagjeruar (sofistikuar) i tyre. Ata duket se jane paraardhesit e shume cilesive qe qytetrimi cmon dhe investon sot, qe nga politika, shkenca, kultura, ne vecanti ajo Hollivudjane.
Kjo teme ka brum per shume, aq shume sa njerez jene. Gezoni c’do trashigimni Harixhiu ne vete, edhe pa e vertetuar origjinen e saj, eshte nje mundesi me teper te mbijetohet ne kushte jo te barabarta ne jete, sidomos jo i llojit qe ti grupone veten te jesh, pra te qenurit ndryshe ose “tjetri”
24 February 2008 @ 6:08 pm
Hehehe ja fute ‘leftisteve’ ketu:)
24 February 2008 @ 6:31 pm
E hodhi gurin njoni ????
:(
. Ka kulture qytetare????
:( 
Na qiti dhe racist.
Jepi ta morsha se na ke knoqe.Po ja fillum s’ka te sosme jeta jone e perbashket me kete dhurate te zotit me balance nga kanari qejfit.
Kane nje ballafaqim te bukur:
-Per cdo gje jemi denuar,por po gjete nji jevg te jete denuar per POLITIKe, hallall ta befte Nanachi,Tatachi etj.
24 February 2008 @ 6:44 pm
o qytetar, per mendimin tim ajo shoqeria qe do me i integru me konventa rigoroze ia fut kot dhe eshte raciste! dihet qe edhe ne jemi i cike, po shife dashurine edhe endjen ketu, te behet zemra mal.
24 February 2008 @ 6:50 pm
Jevgj e gabela jane tani aty per ta na kujtuar se megjithese ne si Shqiptare jemii jevgjit e gabelat e perendimit, ka dhe me keq se neve
/sarkazem “mode off”
24 February 2008 @ 7:05 pm
U shtu dhe nji filosofi e thelle me zberthim metaforash.
:) 
Jepi ta morsha se eshte nje race qe ta ka kenda e eshte privilegj ta imitosh jo mo te jesh origjinal si ata.
Te roje enveri
te roje Partia
qe na boni
ne me shpia….
E cfar perle origjinale …te paktemn shume here me lart se
Rruga jone esht Partia….
24 February 2008 @ 7:22 pm
Ky shkrimi “simbolik” s’ben gje tjeter vec na cjerr masken e rracizmit si shoqeri/popull. Sa turp!
24 February 2008 @ 7:39 pm
“Jevgj e gabela jane tani aty per ta na kujtuar se megjithese ne si Shqiptare jemii jevgjit e gabelat e perendimit, ka dhe me keq se neve” - shkruan “Its”
Domethene me mire se ne, e kishe fjalen? Se ne si gjithe te tjeret po marrim pjese ne paraden Hollivudjane te Harrixhinjte, duke u integruar c’do dite e me shume, me shume edhe se ne kohen e “Dulles” Larg modelit koncentrat te Gaxhoit, por ne themele te njejta ngrehim me arroganc “qytetrimin” me qytetare si ‘qytetari’
24 February 2008 @ 8:05 pm
Kjo teme ne fakt nuk eshte e konceptueshme per te gjtihe ..por per nje brez qe ka jetu dhe ka shiju bashkeegzistencen reale paqesore me gabelet.jevgjit etj .nuk e kuptoni shprehejen..te rroje partia te rroje enveri se memeti desh na theri ?
Le te bejme pak gallate,se gabeli dhe jevgu si rruhet shume ..per racizemmm.. :).
Firmen “Gabi” e kane…tani ka fillu ajo e “kanoceve”
qani hallin gabeleve ju,. ata kane pasur dhe kane paren me te modhe se shqiptaret,,,mos e runi shume ..!
24 February 2008 @ 8:37 pm
Sic thote Idrizi, jevgjit nuk jane denuar ndonjehere per politike, dhe ca gjera i thoshin me lirshem se te tjeret. M.Sh. ka qene kriminel lufte, dhe rracist i dores se pare. Por kur thuhej nga pjesa tjeter e shqiptareve (jo arixhinj), keto njerez do perfundonin ne burgje, apo me keq. Jevgjit dhe sidomos arixhinjte kane perjetuar nje dimension te lirise ne diktature - te pakten nga ana jo materiale - qe pjesa tjeter nuk arriti kurre ta kishte. Me pelqeu shkrimi Emo.
24 February 2008 @ 9:59 pm
Mire mbrema Emigrant!Thjesht i mrekullueshem…Nje cope e se kaluares sone me me ngjyre.Kam frike se holle holle e kishim zili menyren e tyre te jeteses pa rregulla,pa plenume,pa disipline ,te shpenguar.Pa friken e stresi se ti duhet te ;duhet te ,duhet te.I kuptova me mire dhe mbase i desha me shume “magjypt”kur erdhem ketej pari..kur ne nje fare menyre shpesh ishim ne “jevgjit”.Eshte bukur te kthehesh te peshku e te lexosh ty.
25 February 2008 @ 12:05 am
Epo edhe racist te bene Cim.
E papame kjo.
Cpaskena qene me shajt shkrimtaret mer jahu.
Une per vete mbaj mend nji karrocier plehrash jevg me sy blu perzier me jeshil, nja 17 vjec cun, i bukur sikur kish pikuar nga qielli.
Eh, sa me zell dilja ne dere me i derdh plehrat asokohe
25 February 2008 @ 12:16 am
nje sqarim i vogel: jevgjit ose sic quhen ndryshe magjyp jane nje popullsi e ardhur ne shqiperi rreth viteve1700 nga egjipti,pra jane egjiptjane.Ndersa romet ose sic quhen ndryshe cigan arixhinj ose gabelet nuk dihet kur kan ardhur ne shqiperi por jan me origjine nga india .
Jevgjit,egjyptianet pra,te cilet e considerojne veten superior nga romet,flasin shqip dhe jan me te integruar.Romet ose indianet ne pergjithsi jane endacak,cvendosen vazhdimisht anes rrjedhes se lumenjve(edhe sot),jan me te zinj se jevgjit dhe flasin gjuhen e tyre,nje dialekt indian.
Ashtu si edhe komunistet,arrixhinjte jan ngrenes te rrezikshem femijesh!!!KUJDES
25 February 2008 @ 1:21 am
Te dy palet si jevgjit dhe cigan jane artistikisht autor te pa shperblyer ne qytetrimin e sotem. Jane kulture e asimiluar, adoptuar me emra te ndryshem nga ata te shume degjuar. N.q.s. do te vecoja nga te dy palet me artistik eshte cigani. Cigani eshte ai virus artistik qe ka fituar imunitet njeriu i perendimit, filozofi e minoritarit te perjetshem. Ne mes tyre (cigani dhe te tjeret) pjes e banuar prej tyre jane prova me e pa mohueshme e qytetarise pa autoresi.
Ciganet i duan te tjeret, dhe te tjeret i duan ciganet, sepse s’dominon preferencen e njerit apo tjetrit c’do njeri prej tyre. Ata qe s’i duan, trgojne se sa vuajne nga vetplagosja e tyre, duke i shtuar presion edhe ciganit me rreflekse natyrale (pylli) te tkurret ose infektoje kundershtarin me sencin e tij njerzor.
25 February 2008 @ 2:01 am
Per te gjithe ato qe i duan jevgjit
http://www.youtube.com/watch?v=HI6v04xi7yw&feature=related
25 February 2008 @ 12:14 pm
E papame ka qene dhe ajo historiae jevges qe shihte filmin me “Kirin” per te disaten here.
Nga fundi i filmit ngrihet jevga dhe me sa kishte ne koke ja jep:
“Mos Kiri tu keqen mos e pi, se putanka tu elmon”…
Ama e pivo o hajt ne te sateme vafsh.
25 February 2008 @ 3:27 pm
I mblodhi ai laneti i madh te gjithe jevgjit e qytetit/fshatit tone bashke me gjithe arixhinjte qe kishin cadra buze lumit dhe u ndertoi lagje me vete ‘Lagjen Punetore” (te gjithe ata merhumet ishin te papune). I futi te gjithe me magjup, arixhinj, evgjite e cfaredo lloj popullsie te dores se trete qe egzistonte ne ate quasi-qytet te ajo lagje. Veren e pare lagjja ishte gjysem aheng (ku kerciste defi, kercente ariu e mblidheshin kalamajte) e gjysem geto afrikane (me therje e prerje si me qene kasapane). Kjo ishte jeta e asaj lagjeje veren e pare, ndikimi i saj ne qytet ishte shume prezent. Me vjeshten filloi te ulej dhe zhurma, ndersa dimri ishte si varreze. Asnje ze nuk dilte nga lagjja, as jashteqitjet e ariut qe gjendeshin kudo gjate veres ne rrugen Nacionale qe lidhte qytetin me Kakavien (qe kalonte nga kjo lagje), nuk dukeshin gjakundi me. Kurreshtja e zakonshme shtyn nje numer prej nesh kalamajve te gjejme se c’po ndodhte me lagjen eksperimentale. Lagjja dukej komplet e braktisur, asnje egzistence jete veralle. Hyjme ne pallatin e pare (te sapo ndertuar nga qeveria Socialiste). ne shkalla e pare me tre hyrje asnje nga apartamenten nuk ka dere te jashtme, hyme ne nje nga apartamentet. Cuditerisht mungokan dhe dyert e brendeshme dhe kornizat e dyerve. Po ashtu mungojne dhe dritaret. Habija jone mori pergjigje sapo hyme ne guzhine dhe pame nje grumbull te madh hiri. Me sa duket jevgjit/arixhinjte e mehalles kishin bere qef gjate veres se ngrohte, fillimi i te ftohtit ne vjeshte i kishte detyruar te shkulnin dyert e dritaret e te benin zjar ne mes te dhomes (kuptohet me pas do kene kercyer rreth zjarrit me ariun e tyre). E pasi i mbaruan ato dhe dimri pruri te ftohte me te madh, si dhe mungesa e dritareve per ti mbrojtur, i detyroi ti kthehen prape rutines se zakonshme. Mblodhen plackat e shtegetuan drejt vendeve me te ngrohta. Secili nxori mesimin e tij ate dite per ata njerez, dikush i klasifikoi si shpirtra te lire qe nuk mund te lidhen nga sistemi e dikush se disa “njerez” nuk mund ti besh dot njerez. Pavaresisht ata erdhen prape pranveren tjeter me cadrat e tyre gjate lumit, por kete rradhe nuk u mundua me njeri ti civilizonte.
25 February 2008 @ 6:21 pm
Emigrant, bukur!
Une rritesha ke gjyshja, dhe kam pas qene tip i llastuar. Shkoja ne kopsht pa dreke, dhe mbaj mend qe u nevrikosa nje dite se me moren nje loje qe ia kisha vene syrin. Pastruesja, nje jevge mamaliane tek te tridhjetat, me nje gjoks ku nuk do kishte mashkull, qe nga nje ditesh deri 90 vjec, qe te mos donte t’a mbeshteste koken, filloi te me merrte me te mira, te me qetesonte, te me perkedhelte, duke me thene se isha cun i mire, c’kisha qe merresha me ta, t’i lija se ishin budallenj. Mirepo une budallai, ne vend qe te harroja lojen dhe t’i jepesha asaj, duke kembengulur ne inatin mbi padrejtesine qe me ishte bere, “Ik mi jevg e dreqit”, i thashe.
Te me kete flakeritur nje shpulle turinjve qe edhe sot e kesaj dite me djeg. Aq i perulur u ndjeva, dhe aq i terhequr prej krenarise se saj, sa qe te nesermen i kerkova falje. Mirepo ishte e kote. Ajo ishte ftohur me mua, une nuk isha me i perkedheluri i saj, dikush tjeter m’a kishte zene vendin. Respekti reciprok tani ishte vetem formal. Une isha aty, fare prane, gati t’i terhiqja mbrapsht te gjitha qe gjerat te ishin si me pare. Le te luanin ata budallenjte me te gjitha lojrat, mua nuk me bente pershtypje. Por nuk i bente pershtypje as asaj, ajo ishte shume larg.
25 February 2008 @ 6:31 pm
emigrant, me kujtove shoqen time Dhuraten qe u martua 13 vjec. nje dite te bukur e veshen me fustan te bardhe dhe vello bojeqielli, e moren me karroce dhe e cuan ke lagjia ngjitur tek burri.
flm
25 February 2008 @ 6:54 pm
Shkrim i papam plako, esse qe ska gazete mos ta botoje. kur e lexova me dilnin para syve te gjitha ene ata evgjit e vegjel qe laheshin te kanali i ujrave te zeza e kur na shihnin ne tu lujt me partizan e gjeraman bertisnin PISTOL PISTOL. Kakaxhaz berexheti.
ose evgjit qe i kishte i shoku im n pallat, hajshin me i tave te madhe dhe sa hidhnin gjellen per 30 sekonda zbardhej tava. te papam
njerez qe i japin ngjyra kujtimeve tona. ose ata jevgjit qe shikoj te tajvani ne mengjes kur shkoj ne pune, sa jane cuar per qef fillojen e shkundin jorganet, evgjit e vegjel qe lodrojne si keca, aroma e lagesh e mengjesit qe perzihet me pluhurin e pare te bulevardit dhe duhmen e shtrojeve te tyre. Ehhhhhhhhhh
25 February 2008 @ 6:56 pm
“Kakaxhaz beretxhi”(TM) !!!!!!
:D
:D
:D
:D
:D
25 February 2008 @ 7:28 pm
Emigrant, nese nuk jam gabim - e ke fjalen per Yllin qe perfaqson etninë Evgjite ne flamurin e Republikes se Kosoves. Por nuk e kuptova cdoje te thoje. mendon se u takon, apo nuk u takon? Mendon se shqiptaret e kosoves jane hipokrite qe u dhane dhe atyre nje yll? Shkrimi eshte shume i kendshem dhe inteligjent - por mua me duket se e ke kapur keq me kete punen e simboleve dhe e humbe rastin te kuptosh qe ai flamur eshte aty per te qene Politically Correct.
Tani, lejome te te them se qesendia jote per “…provë e gjallë e tharmit tonë diplomatik, e modernizmit tonë, europianizmit, erudicionit tonë gjithpërfshirës..” eshte e pamerituar.
C’te keqe ka me qen Politically Correct kur duhet?
Sic i shoh gjerat une, per ate Kosove eshte derdhur shume gjak shqiptaresh e jane sakrifikuar aq shume njerez saqe eshte e PALEJUESHME me bo xhibla tani. Nuk mund te rrezikosh 1 shekull perpjekje per ceshtjen kombetare per nuancen e blusë apo numrin e yjeve…
25 February 2008 @ 7:36 pm
Ti Cim!
:)
:)
Ti k/tari i OKB nuk te lejohet me qe sot e tutje te kesh asnje mendim per RACAT!
Ka konventa dhe ne i kemi nenshkruar si shtet.Ky eshte URDHER !
me zo te ulet e kom…po ata qe rine ke tubat e avllit te 15 katshit a te kujtohen ? Me qafsh! Nga raca e gabelve jane …..
“Te hongsha kercken e gojes”(TM-Nanachi=pastrus i komunales KORCE)
25 February 2008 @ 8:40 pm
Cim, frymezues, falemnderit edhe njehere.
Nexhi
Une rritesha tek gjyshja, se prinderit
Punonin dhe jetonin ne metalurgjik,
Dhe kam pas qene i llastuar si tip.
Shkoja ne kopsht pa dreke dhe mbaj mend
si me moren nje loje qe ia kisha vene syrin,
dhe u bera shume nevrik. Pastruesja Nexhi,
nje jevge mamaliane tek te tridhjetat,
me nje gjoks ku nuk do kishte meshkuj,
qe nga nje diteshi deri tek 90 vjeci
qe te mos donin t’a mbeshtesnin koken
ne ato gjinj dhe t’i benin te vetat,
filloi te me merrte me te mire,
te me qetesonte duke me perkedhelur,
duke me thene se isha cun i mire.
C’kisha qe merresha me ata femije te keqinj?
T’i lija se ishin budallenj. Mirepo une budallai,
qe qetesine e ofruar bute nuk e pashe,
ne vend qe te harroja lojen e te behesha i saji,
duke kembengulur ne inatin mbi padrejtesine
qe me ishte bere, “Ik mi jevg e dreqit”, i thashe.
Te me kete flakeritur nje shpulle turinjve
qe edhe sot e kesaj dite me djeg ne shpirt.
I kaperceva me inat lotet e inatit, pastaj
aq i perulur u ndjeva prane atyre gjinjve,
dhe aq i terhequr prej krenarise se saj,
sa qe i kerkova falje po ate dite.
Mirepo ishte e kote. Ajo ishte ftohur me mua,
une nuk isha me i perkedheluri i saj,
dike tjeter ajo kishte bere manar:
nje dudum kokmadh qe bente si tip i zgjuar.
Cfaredo gjeja pa emer qe kishte qene me pare
tani Respekti Reciprok prej saj me mbante jashte,
dhe nuk ishte gje tjeter pervecse formal.
Une aty isha, fare prane saj dhe i penduar,
gjithka qe thashe gati t’a terhiqja mbrapsht,
vetem prane Nexhit te mos ndjehesha i huaj;
t’i merrnin ata budallenjte te gjitha lojrat,
nuk doja shoke dhe nuk doja te luaj,
dhe nuk me vinte me asnjehere inat,
prej tyre nuk me hynte me ne sy largimi.
Por nuk i hynte ne sy as Nexhit pendimi,
une isha vetem dhe ajo qe shume larg.
25 February 2008 @ 8:46 pm
Shkrimi s’kishte fare racizem apo diskriminim, duhet lexuar me vemendje. Po ti kapnim aq ngushte problemet, i binte te mos flisnim fare per racat e ndryshme dhe ata te mos i lejonim te flisnin per ne .
25 February 2008 @ 11:18 pm
Blend, ajo shprehja
Homo sum: humani nil a me alienum puto
per shqiptarin normal sot perkthehet:
“Jam shqiptar, asgje qe con drejt Shqiperise natyrale nuk eshte e huaj per mua”.
Pra as kjo. No xhibla, really!
Thjesht nje reminder. Kujtese e tipit, “o xhan, se mos harron e na perzjen leveret (don’t mix the laundry, dude)” qe nje cift i martuar per letra qendrimi only, duhet ti bejne shoshoqit

25 February 2008 @ 11:41 pm
S’po e kapja shpirtin e këtij shkrimi deri tani. Po mas komentit të të zotit, kuptova: Po përpiqem të tregoj anët pozitive të bashkshortit fiktiv edhe të bëj sikur nuk është dhe aq i keq… Me korrektesë politike evigjitore… Përndryshe, shkrimin e lexova nga fillimi në fund me një frymë, pa u lodhë nga moskuptimi.
Efekti frymëzues ama, i lartë dhe i qartë. Bacterius, shumë e bukur ajo historia jote. LK, më pëlqeu aq shumë ai tregimi yt herën e parë, sa nuk e lexoj më dot si poezi…:)
26 February 2008 @ 2:07 am
Boshin qitje jevgat e komunales tek fusha mbrapa Uzines Traktori. Ju kishin dhone nje pushke model 56 me 10 fisheke, dhe oficeri iu shpjegoi se si duhet ta mbushnin duke terhequr e leshuar shulin, dhe e futi jevgen e pare ne bunker, gati per qitjen me tre fisheke.
U degjua e shtena e pare, pastaj nje zhurme, pastaj heshtje. E shtena e dyte nuk po dilte. Oficeri u cua dhe u be gati te shkonte e te kontrollonte c’po ndodhte, kur nga bunkeri u degjua zoni i jevges qe bertiti: O oficero, ku e kishte manallin qo pushka mi?!!!
26 February 2008 @ 3:32 am
Peshk, je bere fare je bere…
Fjalen lapidare “manall” e kisha rujt kaq kohe si Ace te fuqishem nen menge, per nje dite te keqe e per nje hall… por s’q e thene…
26 February 2008 @ 3:44 am
Emigrant, jemi barazim. Une e kisha harruar shprehjen “mos boj xhibla!”