Identifikohu



Regjistrohu

Përçmimi

ut-filologji3.jpg

Ne ankohemi akoma me qeveritarët apo me diplomatët tanë me shkollë të mesme, por nganjëhere dhe ‘brezi’ i ri i “moshës së internetit” qëllon që të vazhdojë të mos ketë seriozitetin e duhur në përgatitjen dhe paraqitjen e punës së tyre.
Dhe ja se si Erioni paraqiste “zemërimin” në blogun e tij:

Nuk kam ndër mënd të diskutoj meritat e fakulteteve përkatëse, po flas thjesht nga pikëpamja e seriozitetit në Internet. A do arrijmë të kemi ndonjëherë, të paktën sa për sy e faqe, respekt për veten dhe për punën e gjithe atyre 800 studentëve që ishin në këtë listë konkurrentësh të fakultetit filologjik dhe të mos i referohemi si “filoqyli”?
Kjo është faqja zyrtare e Universitetit te Tiranës, jo nje faqe kafeneje ku të gjithë flasin e marrin per gojë gjithë të tjerët!
Do thoni ju “C’lidhje ka kjo me programimin?”. Ka lidhje, sepse të jesh programues në radhë të parë është të jesh njëri dhe të respektosh të tjerët.

Kushdo që e ka ruajtur këtë faqe, ose te paktën personi që e ka vendosur në server, thjesht për respekt të shokëve e shoqeve që ka në atë fakultet, duhet te kishte ndërruar emrin e ketij skedari.

Marre me lejen e autorit ne blogun e tij.

Pamja e plote:

ut-filologji.jpg

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

25 Komente »

  1. anonymus thotë:

    6 Maj 2007 @ 10:11 pm

    Ah! Jo me u anku’ per cdo gjo!
    Une per vete e gjej filoqylin fjale shume te lezetshme, dhe nuk mendoj se eshte ofenduese; aq me pak qe vete studentet i referohen si Filoqyli.
    Uncle Sam (SHBA), Union Jack (Flamuri i MB), Foggy Bottom (Wash DC), Gray Lady(St of Liberty), Great Auntie (BBC) etj…
    Le te mos behemi kaq “stick-up”-sa se ne dhe levdohemi qe shqipot kane sens humori “par exallance”!

  2. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 Maj 2007 @ 10:18 pm

    Po, por ne faqet zyrtare s’besoj se i gjen me te njejtat shkurtime e ‘perkedheli’ ato qe permendje apo jo??
    Sepse ketu behet fjale per faqen e Universitetit te Tiranes.

  3. tomi korca thotë:

    6 Maj 2007 @ 10:23 pm

    Ne kohen time te universitetit “filoqyli” pavarsisht nga emri perbente nje grup te rejash shume te bukura qe studionin ne fiolozofi, letersi gjuhe diplomaci gazetari etj
    Kur permendej ky mer ne te rinjve na kujtonte vetem faktin se atje kishte vajza te bukra, shume te bukra. ndersa kur vinte puna per dege apo profesion ne gjithmon perdornim emrin e plote “filologjiku”.
    Sic duket UT e ka perdorur kete emer per te permendur se sa te bukura jane vajzat ne ate dege dhe jo per arsye profesionale, pasi vertet nuk ka kuptim qe nje faqe zyrtare te perdor nje emer te tille kaq jo zyrtar.
    Eh mor Erion cna kujtove ate kohe kur rinim ne kalengjat e filoqylit per te gjuajtur ndonje vajze te bukur ha ha ha :)

  4. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 Maj 2007 @ 10:28 pm

    Tomi, po ce kalengjat bre djalke??
    Coç kane nje emer tjeter :) P.s: kishim nje shok, qe edhe ne mense kur shkonte, nga godina e 15 do te kalonte perballe filoqylit ;)

  5. tomi korca thotë:

    6 Maj 2007 @ 11:01 pm

    :)
    kangjellat jo kalengjat ha ha Kujtimet te marin mente
    Sa per ate shokun jo deri aty nuk kemi aritur por dicka afer asaj e kemi bere te tere.Psh per te shkuar tek Rruga e Elbasanit ne vend ti bini nga rrugicat prapa qytetit studentit i binim nga filoqyli

  6. Laura thotë:

    7 Maj 2007 @ 1:15 am

    :), me thene te drejten, kishte lezet, s’kishim pse lodheshim, sapo dilnim perjashta per pushimin 10 minutesh, perballeshim me ‘postorojet’ (keshtu i quanim ne) te universiteteve te tjera, aq djem nuk gjeje ne asnje universitet, thua ishin bere me dy diploma… sa mbaronin klasat e tyre, paraqitnin ‘forcen’ para godines tone… admirues besnik…

    dhe pushimi jone kishte me lezet… ndonjehere mund te gjuaje dhe nga dritarja…

    Per mendimin tim, na shkonte fjala ‘filoqyli’ … nje fletore 10 faqe mbanim me shenime, per cdo klase, as pyeteshim, as kishte mungesa, ne fund nje provim me goje a me shkrim… dhe jeta lulezonte e bukur sa me s’ka…
    liqeni afer ishte…

    po dhe ata te tjeret, perderisa kishin aq kohe te benin roje te godina jone, i kishin rene dhe ata qylit me duket … :)

  7. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2007 @ 2:19 am

    laura, ti paske kaluar kohe me “te lehta” sesa une tek filoqyli.
    ne vertet qe kishim alamet nami, po na pyesnin e na merrnin mungesat aq sa na i plasnin buzen. po ishte mire te ruanim “legjenden” e t’ua benim zili fakulteteve te tjera.
    po Erioni ka teper te drejte. nuk duhet lejuar te perdoret fjala “filoqyl” ne faqe zyrtare.

  8. tomi korca thotë:

    7 Maj 2007 @ 2:35 am

    Eh moj “Zogeza”
    Gjithmon te bukura e te zgjuara. Pavarsisht se kujt brezi i takoni
    Ne brezin tim Filologjiku vetem emrin kishte “filoqyl” pasi nuk ishte aq e lehte, pastaj kishin dhe Nikolle Lesin Sekretar Rinie qe na cante koken me cfaqjet e huaja.
    Njese legjende do te mebtet per bukurine dhe zgjuarsine e vajzave “filoqyli”. Por emri zyrtar eshte e do te mbetet “Fakuteti i Filozofise”

  9. K. thotë:

    7 Maj 2007 @ 8:19 am

    hahahahaha:)

  10. ashtu thotë:

    7 Maj 2007 @ 10:52 am

    Atehere cunat gjunin gocat(ah sa bukur ) e sot gocat gjujne cunat(ah sa keq ..:)

  11. Lawman thotë:

    7 Maj 2007 @ 2:10 pm

    Ajo faqe eshte ndertuar nga dikush me background teknik. Inxhinjeret/shkencat ekzakte/tekniket kane pasur gjithmone nenvleftesim per filologjikun… I njejti raport eshte kudo ne bote…

    Harrojne te shkretet inxhinjera se pa filologjikun bota do ishte nje vend shume i merzitshme vetem me shifra…

    Natyra njerezore ka nevoje per te gjitha fushat per te plotesuar e komplimentuar njera-tjetren… Nuk ka asnje fushe “absolutisht” me te rendesishme se nje tjeter… pavaresisht se te ardhura tregojne ndryshe…

  12. tomi korca thotë:

    7 Maj 2007 @ 2:12 pm

    Tregon amatorizen jo profesionalizem. Si ne cdo gje edhe ne kete Web Side

  13. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2007 @ 2:27 pm

    eh si puna e dhelpres me rrushte edhe kjo.
    tomi, faleminderit per komplimentin.

  14. swed thotë:

    7 Maj 2007 @ 2:39 pm

    Ne fakt nese te pakten faqet zyrtare do i referoheshin filoqylit si “fakulteti i shkencave shoqerore” kjo do ndihmonte shume ne paqen ne rajon dhe me gjere, ne prosperitetin e shqiptareve kudo qe ndodhen, ne permiresimin e nivelit te politikaneve tane, ne zbutjen e problemit te urise ne Afrike, e shume te tjera. Nje mosrespektim i tille kriminal i studenteve te filoqylit duhet ndeshkuar. :D :P
    Edrus, c’kemi nga ty? :D

  15. tomi korca thotë:

    7 Maj 2007 @ 3:09 pm

    Swed ,
    Vertet kjo eshte nje gje shume e vogel ne krahasim me ngjarjet gjigande qe ndodhin ne Shqiperi Por kjo tregon edhe njehere se ne ne Shqieperi jane “luftearet e partise dhe krahinave” qe drejtone dhe jo “dietaret ”
    Me kete dua te them se pavarsisht sa profesionlist je ne pune po nuk ishe militant partie dhe nga krahina e duhur nuk te punesosjne dhe si perfundim vijme tek te punesuar te tille qe me dilitantizem bejne “kryeverpra” si kjo.
    Eshte e njejta ne MInistrine e Jashtme qe ka vertet ndikim ne rajon e me gjere, Eshte e njejta ne Rendin e gjykaten qe ka ndikim ne kriminalitet, Eshte e njejta ne ne ekonomi qe lidhet direkt me prosperitein dhe zhvillimin e vendit. Dilitantizemi dhe jo profesionalizemi e ka drejtuar shqiperine ne keto 16 apo 50 apo 100 apo 500 apo mabse dhe 1000 vjetet e fundit

  16. swed thotë:

    7 Maj 2007 @ 3:19 pm

    O tom, ti e di qe jam dakort me ato qe thua per ceshtjen e militantizmit. Po te rrish e te merresh me muhabete pse kane shkrujt filoqyli e terci e verci, me duket diskutim kot me kot.
    Nejse xhanem, ai te blogu i vet e ben kete muhabet dhe neper blogje c’nuk shkruajne njerezit. Neve si t’ja bejme Edrus-it qe e sjell ketu? :D

  17. tomi korca thotë:

    7 Maj 2007 @ 3:24 pm

    Swed e drejte
    E vetmja gje qe me pelqeu ishin kujtimet qe ngjalli kjo shprehje.
    Si i moshuar qe jam me pelqen tu bej lajka bukurosheve si Bleta me shoqe. Ky ishte satisfaksioni im ne kete teme. ;)
    Teme e lire, diskutime te lira. deri sa Blendi me Llukanin ta kuptojne dhe ti fshijne diskutimet :)

  18. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2007 @ 7:06 pm

    Swed, ketej nga une gjithcka mire :), dhe me vjen mire qe po merresh me probleme shume me serioze (paqen ne bote, urine e botes se trete etj etj ;) ), por nese do te bijem te gjithe ne nivelin e gjuhes se kafeneve, atehere kane te drejte ata qe thone qe kemi qeverite qe meritojme :( Une e solla ketu kete shkrim, sepse ashtu si autorin, edhe mua , nese s’me bejne me pershtypje gafat e qeveritareve dhe parlamentareve (sepse ne fund te fundit, aq dine dhe aq flasin) te pakten djemte dhe vajzat e reja qe kane nje formim dhe edukim pothuajse perendimor, te pakten te sjellin kontributin e tyre (sado te vockel) per rritjen e CIVILIZIMIT dhe ne kooperativen e tipit te larte te UT.

    Pastaj, nje gje tjeter, qe per ne qe jetojme ne nje ambjent ku ‘la privacy’ po ’shenjterohet’ perdite e me teper, publikimi i listave te tilla, me emer,atesi mbiemer, numer kembe dhe gjithcka qe mund t’i vije ndermend atij qe e ka bere ate faqe te mund te konsultohet nga kushdo, eshte i papranueshem(muhabet ky i diskutuar dhe i trajtuar me mjaft delikatese nga ana e ‘peshkut’ kur botoi listat e llotarise ,ku te pakten ishte menjanuar publikimi i te dhenave qe s’ju interesojne te tjereve).

  19. swed thotë:

    7 Maj 2007 @ 8:41 pm

    Edrus, te jap shume te drejte per pjesen e privacy, ne fakt ketu ku jam une te pakten keto gjera jane te ndaluara, as lista me grupet e laboratoreve te korridori i shkolles s’lejohet te vendosen. Sa per filoqyl, mire ore ja bejne se filoqyl eshte :D :P

  20. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2007 @ 8:54 pm

    Ore e thashe une qe e kemi sabotatorin brenda neve :) Se pastaj, kur kthehesh, me nje kafe e nje whiski (per dy?!?!) arrin te korruptosh filoqylsat e shkrete :)

  21. Kotherja thotë:

    7 Maj 2007 @ 9:04 pm

    Jo mer daj nuk jam filoqyls une. ;)

    (per dy?!?!) E o , eshte njelloj si nje kokerr ulliri dy veta. :)

  22. INA thotë:

    7 Maj 2007 @ 10:02 pm

    Si boni dhe ju, sikur tani ne kete kohe nuk jane bere te gjitha fakultetet “Filoqyl”.
    Ka pare babi? Ka. Jepja Profesorit te te kaloje.
    S’ka pare babi? S’ka. S’ka gje se e rregullojme ndryshe.
    Ja keshtu merren tani filoqyli, inxhoqyli, mathoqyli, etj….

    P.S Kuptohet, jo te gjithe ne nje thes.

  23. emigrant thotë:

    7 Maj 2007 @ 10:51 pm

    ed, kenga ka pas qene keshtu (e kam thene edhe nje here tjeter, ma beni hallall):

    pese o pese, ti me ep nder,
    me ep emrin inxhinier,
    ta jap une, po s’ta jep Dyli*,
    se s’u beme si filoqyli…

    ————–
    *Dyl Haxhimusai, profesor matematike.

  24. Ilirjan thotë:

    8 Maj 2007 @ 12:39 am

    Emigrant se me kujtove nje histori te vjeter me nje profesor matematike qe jepte mesim nga inxhinierite. Emri nuk me kujtohet mire. Me duket se quhej Jorgo, po mbiemri s’me vjen ne mend tani. Mbase ndonjeri nga inxhinerite me ndihmon. E ky Jorgua qe thoni ju ishte profesor i mire, po si shumica a matematikaneve kishte nje dobesi, pijen. Nje here ishte ftuar te shkonte ne nje dasem ne nje fshat te Gjirokastres andej nga Zagoria. Dhe ata se c’ia kishin gjetur piken e dobet me nje raki rrushi safi. Jorgua piu aq shume sa i mori gerneten sazexhinjve dhe donte t’i binte si dinte ai. Aty ne dasem na kishte rastisur nje student i Jorgos qe per fat te keq kishte ngelur ne provimin e matematikes me te. Ai ishte student i mire ne lendet e tjera po ne matematike edhe nga qe e kishte lene vete pas dore, kishte dale dobet. Per vjeshte vete te marre provimin me Jorgon. Ne muhabet e siper me nje pedagog te ri, ai tregon edhe historine e Jorgos ne dasmen e Zagorise. Aq duhej. Fjala mori dhene dhe koleget filluan te ngacmojne Jorgon: “Po kaq keq ishe bere bre Jorgo? Doje t’i bije dhe gernetes?”. Jorgos i ngeli gozhde kjo pune dhe pas ca investigimi operativ e merr vesh burimin e lajmit. Vjen ky studenti tani ne vjeshte para Jorgos. Me ushtrime kishte dale mire, ne teori pergjigjet mire, por per cudi te tij Jorgua e pyet “Ik se s’u pergjigje mjaftueshem, do vish prape vitin tjeter!” (Po te ngelje ne vjeshte, kaloje ne stazh per 1 vit aso kohe). “Po pse profesor i thote ky studenti, une u pergjigja sa per te kaluar!” “Vertet- ia kthen Jorgua, - pa na thuaj nje here mban mend ndonje histori ti nga vera e kaluar, ndonje histori dasme per shembull?” “- Jo profesor, me vjen shume keq. Une s’di ndonje histori te tille”. ” E mire, hajde vitin tjeter atehere, se mbase te kujtohet” -i thote Jorgua.
    Iku studenti dhe vete ne qershor te vitit tjeter vetem per matematiken. Nje vit i tere iu dogj. Kishte mesuar me mire se heren e fundit, po historia u perserit. Ngeli prape. Tani kishte edhe shansin e fundit. Po te ngelte prape ne vjeshte, i digjej shkolla pergjithmone. S’behej shaka ne ato kohe. O do te kishe mik, o zbatohej rregullorja deri me nje. Dhe Jorgua per kete tipin as qe donte te diskutonte pune miku. I kishte kthyer te gjithe.
    Vete cuni ne provim, shansi i fundit. Per te mesuar as qe diskutohej, i dinte uje tere teoremat e analizes. Para se t’i jepte mandaten Jorgua, ky i thote “Degjo profesor! Sa per ate historine e dasmes une nuk di gje fare. Dhe te betohem se s’jam une ai qe ka thene fjale. Ndaj te lutem, mos me merr ne qafe kot, se me djeg shkollen. Po te isha une, do ta kisha pranuar. Tani s’kam se c’humbas.” Do ti, iu mbush mendja Jorgos. Bile filloi te mendonte se vertet po i binte ne qafe kot ketij djalkes. ” Mire i thote, - mos u bej merak. Do te te ve noten qe meriton”. Pret studenti jashte te marre noten. “Hajde brenda” , degjon nje ze. Hyn dhe Jorgo i thote “- Je i kenaqur me 9-te?”. “Fjale e ke profesor, shume i kenaqur e faleminderit”. Shikon ne procesverbal firmen e Jorgos dhe te profesorit tjeter, del jashte deres shikon noten ne libreze me firma, ne rregull dhe troket e hyn prape brenda. “Profesor Jorgua” i thote, ” E mban mend veren e kaluar ne ate dasmen ne Zagorie? E mban mend kur morre klarineten e doje t’i bije?”

  25. Erion thotë:

    8 Maj 2007 @ 3:15 pm

    Nuk eshte puna eshte apo s’eshte qyl filologjiku - ne fund te fundit nuk me takon mua te gjykoj sepse nuk e kam provuar vete ne kurriz ate fakultet. Problemi qe kam une me ate faqe eshte me mungesen e respektit te nje institucioni “kulturor” e “arsimor” ndaj studenteve. Nuk i takon Universitetit te Tiranes te thote nese eshte apo jo qyl mesimi ne ate fakultet; perkundrazi i takon qe edhe nese eshte qyl, ta permiresoje, jo te trajtoje njerezit me kete percmim. Eshte njelloj sikur tek faqja e administrates publike ( =kryeministria ) te njoftohen vende pune ne administrate me emertesat “Kalemxhi”, “Lekrrjepist”, “Kalec” apo te tilla si keto. Emertesat qe perdorim ne ne bisedat tona private, apo shoqerore, nuk ka pse te reflektohen ne asnje faqe zyrtare.

    @swed: respekti fillon nga vetja, dhe nese nuk respektojme veten, nese nuk kerkojme te na respektojne keta tanet, pse duhet te na respektoje nje ambasade e huaj, kur shkojme ne, studente apo diplomante “krenare filoqylsa” te lypim viza dyerve te botes? Ne qe as universiteti yne nuk na quan te denje per nje emer me respekt? Kur merrja pjese ne konferencat e IEEE kur isha student, hyja ne ambasada ketu ne Tirane me koken lart, sepse kisha nga pas hijen e nje universiteti te huaj qe ngjallte respekt. Cfare lehtesie e respekti te presin miqte e mi “filoqylsa” nga ambasadat ketu kur universiteti i tyre nuk u thote as emrin tamam?

    @edrus: FALEMINDERIT qe e ngrite kete piken e privacy. Nga zhbirimet e mia te metejshme (nuk do ti bej publike adresat per respekt te asaj privacie te shkrete), gjeta faqe te tjera ku ka per CDO maturant keto te dhena:

    Emer
    Atesi
    Mbiemer
    Datelindje
    Qyteti
    Shkolla
    Provimet me detyrim dhe notat e marra ne to
    Testet e pranimit ne shkolle te larte dhe notat e marra ne to
    Mesatarja e pergjithshme
    Universiteti/Fakulteti/Dega e zgjedhur

    Keto te dhena mund te perdoren per te lehtesuar kercenimet, vardisjet, vjedhjet, dhe falsifikimet ne dem te atyre te shkreteve qe kane emrat ne ato lista. Arsyeja qe nuk po jap me teper detaje, sidomos se si mund te perdoren keto per te gjetur akoma me teper info, eshte vetem sepse nuk dua te ndihmoj ndonje qe i ka shkuar mendja per keq. Sigurisht, nese dua te di datelindjen apo atesine e dikujt, mund edhe te pyes nje te njohur te perbashket, por ky veprim “krijon” nje deshmitar. Pse ti hysh atij rreziku kur ke UT qe ne fillim i sekreton emrat e studenteve qe te mos i dijne pedagoget, dhe pastaj i publikon me dhembe e dhemballe qe ti marri vesh gjithe bota?

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.