Viktimat e Gërdecit të dëshpëruar dhe gati për grevë urie
Banoret e fshatit Marqinet, prane Gerdecit ne Vore, kane protestuar sot duke deklaruar se nuk kane marre asnjë ndihme. Ato thone se neser do ta vazhdojne serish protesten dhe kerkojne takim me kryeministrin Berisha, ose paralajmerojne se do nisin greve urie. (Video)
TIRANE- Banoret e fshatit Marqiten, prane Gerdecit ne Vore te cilet u demtuan nga shpërthimi i fabrikes se demontimit “Albademil” me 15 mars te ketij viti jane hedhur sot ne proteste. Ata deklarojne se nuk kane marre asnjë ndihme, nderkohe qe prej dy muajsh nuk furnizohen me energji dhe uje. Ato deklarojne se po behen diferencime ne vlerësimin e demeve te shkaktuara nga shpërthimi ku mbeten te vrare rreth 26 persona, rreth 300 u plagosen dhe u demtuan mijera banesa dhe biznese. Banoret kane paralajmëruar se neser protesten do ta shtrijne edhe ne Kovalishence ne Durres ku aktualisht jane te vendosura familjet, shtëpite e te cileve u rrenuan nga shpërthimi. Ata i kane bere thirrje kryeministrit Berisha te jete i pranishem neser ne protesten e tyre ne te kundërt paralajmerojne se do nisin nje greve urie.
News 24


12 May 2008 @ 3:24 pm
Jane te zene, te zene me pune qeveritaret dhe “qeveritaret to-be”. C’eshte ky Gerdec? Ah po. Po, po! Qeveria i ka marre te gjitha masat! Ka shkarkuar ca ushtarake, ka dhene ca leke (s’ka rendesi se kush i ka marre, qeveria i ka dhene), ka analizuar mbarvajtjen e procesit te MSA-se (pse s’hynte Gerdeci aty?), dhe tani po ndjek me vemendje ligjeratat e Fatmir Mediut, po shqyrton deshirat e Edi Rames dhe po pergatit strategjite gjithe nenta qe kane dale ne treg, me Meten e ‘09-es e Erjonin e G99-es.
Greve?! Po si s’e lene qeverine rehat keta njerez mor? Nc nc nc….!
Eh, Gerdec, Gerdec…
12 May 2008 @ 3:25 pm
Qeveria duhej tju vinte ne ndihme nga te gjitha drejtimet banoreve te Gerdecit e perreth, qe t’ua sheronte sadopak plaget e 15 Marsit.
12 May 2008 @ 3:28 pm
Cila Qeveri? Kjo Qeveri do tu vinte ne ndihme?!! E keni fjalen per Qeverine qe i dogji si minj, dhe i shpetoi si Kaçi Zhan-Pureja*?
Jemi shume te zene me spektaklin “Shqiperia ne NATO” ketu lart - shkoni tingelloni si te cmendur diku tjeter ju lutem!!!!
*Gabeli i barcaletes “Herkuli ka forcën, Kaçi ka teknikën!”
12 May 2008 @ 3:33 pm
Keta duhet te kene lajthitur fare si grupim, majtas e djathtas. Njeri ben dialog me Shqiperine, tjetri mbledh firma referendumi, e udheheqesi i tyre shpirteror promovon “Shqiperine ne NATO”.
Po e keqja me e madhe eshte se te tria palet besojne fort se ajo c’ka po bejne eshte e verteta absolute qe duhet shpallur me pare se cdo e vertete tjeter. Madje te tria turet te shpallura bashkerisht ndikojne me mire, me fort dhe me shpejt qe njerezia dhe media ta heqin perfundimisht vemendjen nga ajo gjeja me emrin Gerdec.
Dhe kane sukses. Kane! Se vemendjes publike ndaj tij i ka ngelur ora qe ne Mars. Po keta 15 Marszinjte te shkretet, c’fare dreqin te harrojne?!
12 May 2008 @ 3:37 pm
Krishti - “Gurin e pare le ta hedhi ai qe s’ka mekate” ose pershtatur ne shqip “sharjen e pare le ta hedhi ai qe ka hedh qofte edhe njemije lek te llogaria e ndihmes per Gerdecin”
12 May 2008 @ 3:46 pm
“po pra” - mos ia mbyt kot se ato fondet e shtetit per ndihmen e gerdecit jane taksa e ketyre qytetareve - “kontributi te llogaria” sic e dike ti. Cdo qindarke per ringritjen e shtepive te tyre do dali nga xhepi i shqiptareve me te varfer - jo nga zemra “e bardhe” e “qivirise”…mos na grricni me sofizma kot.
Puna eshte tani qe keto parate tona te shkojne per ata te vobektet atje qe iu “*@! nena” nga krimi shteteror ne Gerdec e te mos i haje ndonje palaço tjeter.
Me bejne te vjell keta njerez, nuk tallem, ma peshtirosin…
12 May 2008 @ 3:50 pm
Po pra po, por nuk dalin nje mije lekeshet tona. As te reja, as te vjetra. Tjeter kapak do ajo tenxhere!
12 May 2008 @ 3:55 pm
…. Ata deklarojne se nuk kane marre asnjë ndihme, nderkohe qe prej dy muajsh nuk furnizohen me energji dhe uje. Ato deklarojne se po behen diferencime ne vlerësimin e demeve te shkaktuara nga shpërthimi ku mbeten te vrare rreth 26 persona, rreth 300 u plagosen dhe u demtuan mijera banesa dhe biznese…..
———————
Perse jane merizutur keta Kur i dogjen si cimkat nuk u be asnje differencim. U quajten te tere skllever te Qivirise dhe Delijorgjit. Tani per ndihmat jane merzitur keta?
TREGETIA E JETES.
BANORET JANE MERZITUR SE E KANE SHITUR JETEN SHUME LIRE. NE FAKT I KANE VJEDHUR. DHANE JETEN PER DISA NDIHMA DHE ATO TANI NUK PO I MARIN.
Kaq eshte vlera jetes per ne shqiptaret Shitet e jeta e familjarit per disa kacidhe ndihme. Mire tja u bejne dhe thone pastaj ka faj Qiviria. Keta vete kerkojne te VRITEN per ndihma, ndryshe PROTESTA E TYRE DO TE ISHTE SE I VRANE JO SE NUK JU DHANE NDIHMA.
PS.Personalisht jam kunder ketyre ndihmave. Se keta birbot duan te bejne tregeti me jeten e tyre dhe pagesen ta bejne taksapaguesit kjo nuk mendoj se eshte e drejte. Ne rast se keta duan te bejne tregeti me me jeten e tyre te gjejne tregetar tjeter se nuk besoj se populli taksapagues eshte dakort me kete lloj tregetie. Ndermejtesi qe paguan ne kete tregtia, Qeveria, nuk i ka parate e saj qe te paguaj per kete ankand
12 May 2008 @ 4:24 pm
Or toko, mblidhi dhite se te kane marre malin!! Jetes se shqiptarit ia mesuam vleren me kohe, na e nguliten mire ne tru me hir e me pahir.
Zotrote qe flet si maje kalit, besoj e hengre mengjesin sot, darken mbreme, fjete ne krevatin tend, me catine tende mbi koke, more makinen tende e i cove menderet ne pune sot ne mengjes, po dhe ndonje dush te nxehte e bere para se te niseshe, e doemos barku i ngopur e mendja e clodhur e kane kollaj te mendojne edhe per ceshtjet “parimore”, shume here me pare se c’do te mendonte barku i thate e mendja e sfilitur.
Ndoshta prioritetet do ishin pak me ndryshe neqofte se mbreme do kishe fjetur ne shtrat lemoshe, do kishe ngrene (apo jo) nje kothere po lemoshe, do ishe ngritur ne mengjes me mendjen top se nuk ke me as shtepi, as katandi, e nuk ke c’ti japesh femijes per te ngrene.
Ah pika qe s’te bie!
12 May 2008 @ 4:25 pm
Po MJAFT!-i pse nuk e ngre zërin vallë?
p.s.: në titull ka një “për” që tepëron!
12 May 2008 @ 4:43 pm
….Ndoshta prioritetet do ishin pak me ndryshe neqofte se mbreme do kishe fjetur ne shtrat lemoshe, do kishe ngrene (apo jo) nje kothere po lemoshe, do ishe ngritur ne mengjes me mendjen top se nuk ke me as shtepi, as katandi, e nuk ke c’ti japesh femijes per te ngrene…
—————————
Prandaj nuk duhet ti percaktojne piroritet ata qe e kane barkun bosh apo kane fjetur ne shtrat lemoshe. Pasi atyre nga uria dhe pagjumsia u ka errur llogjiken dhe me llogjike te eret nuk percakton dot prioritete e nje kombi. Njesoj si atyre qe u eshte errur llogjika nga te vjedhurat e korupsioni.
Te protestosh per qe te mbushesh barkun kur je i kenaqur qe drejt stomakut tend te kane leshuar predha e plumba, te kerkosh te flesh ne krevat kur pajtohesh me deshire me faktin qe po te pergatisin varin per gjumin e perjetshem Per mua kjo eshte humbje llogjike. Dhe me keq akoma kur per kete ushqim dhe krevat qe kerkojne te vdekurit me deshire te gjalle, duhet te paguaj une qe fale perendise e kam barkun plot dhe kam nje krevat ku te mbeshtes koken mendoj se eshte jo e drejte.
Waso ketej nga anet tona shperblimi kerkohet kur paguesi pranon qe ka gabuar. Ne se ke pare ndonje nga ato gjyqet qe kerkojne shperblim nga Qiviria apo dhe Individe quhen “civil court” ose “lawsuit ” ne fillim provohet faji pastaj kerkohen demshperblimi. Keshtu fajtori denohet per fajet e tij. Keta barkboshet e pagjume kerkojne para jo fajtoret. Une nuk pranoj te paguaj pa u denuar fajtoret se keshut do me duhet te paguaj tere jeten per fajtoret e padenuar. ( SIc kam bere keto 17 vjet)
PS Sic e shikon mendoj se dhite i kam ne rradhe por sic duket nuk te pelqen rradha ime dhe te duken jo te rradhitura mire
12 May 2008 @ 5:57 pm
Mezi pres te shoh protestat e reja te politikaneve qe do bejne per ndryshimet ne kushtetute, ne mosperfshirje te partive te vogla, e te proporcionalit (jo se nuk jane te rendesishme) nderkohe qe plaga e Gerdecit vazhdon te mbulohet nga pluhuri si nje gje qe s’kish ndodhur e ekzistuar me pare…
12 May 2008 @ 8:39 pm
O Toko. Flet si e eme e Zeqos ne maje te thanes neihere ti. Po ja a derezi po te leme ty te vesh prioritetet dhe te hedhesh ujin ne hava me shkallen e prioriteteve te tua.
Po ti je edhe i shkolluar e ma merr mendja, ke studiuar apo degjuar per shkallen apo piramiden e MASLOW-it dhe e di, ma merr mendja, se si jane atje proritetet dmth qe njerezit e ndertojne vete piramiden e tyre, si me LEGO-T. Prandaj Toko, ndonjehere zbrit me kembe ne toke kur te flasesh per njerezit sepse jo te gjithe, kane mundesi te kalojne vitet e pensionit ne Ameriqi si zotrote.
12 May 2008 @ 9:32 pm
——————–
…Po ja a derezi po te leme ty te vesh prioritetet dhe te hedhesh ujin ne hava me shkallen e prioriteteve te tua…
———— Mendoj se prioritet e mia edhe mund te hedhin uje ne hava por ama nuk hedhin e jete njerezish dhe para ne hava sic kemi bere ket 17 vjet
——————
…. ke studiuar apo degjuar per shkallen apo piramiden e MASLOW-it dhe e di, ma merr mendja, se si jane atje proritetet dmth qe njerezit e ndertojne vete piramiden e tyre….
———- E di dhe kam lexuar dicka Nuk e di sa nga keta te Gerdecit kane vdekur urie qe te mos kalojne nga shkalla e pare (nevojat fiziologjike) tek shkalla e dyte ( mbrojtja e jetes se tyre) Teorite filozofike le tu a leme filozofeve pasi ato jane teori dhe sic i thote njeri nuk i thote tjetri, prandaj quhen teori dhe jo teorema. Por ne qofte se do ti perdorim si shembuj mire eshte ti perdorim ashtu sic i kane shkrojtur filozofet .Tjeter teme por meqenese i permende dua te them se shkallet e piramides se MASLOWit jane per situata ekstreme.Psh kur je duke vdekur urie rezikon edhe jeten ose nenvlerson shkallen e dyte. Ndersa kur ke ushqim por jo te mjaftushem mendon edhe per jeten shkallen e dyte. Keta te Gerecit qe ju a besoj hallet qe kane nuk jane ne ate kushte sa te vdesin urie sa te harojne se po i vrasin dhe te kerkojne vetem buke e strehim, duke haruar predhat qe ju moren apo do tju marin jeten.
———
ndonjehere zbrit me kembe ne toke kur te flasesh per njerezit sepse jo te gjithe, kane mundesi te kalojne vitet e pensionit ne Ameriqi si zotrote…
——— Pikerisht ata qe kane kete mundesi te kalojne pensoinin ne amerike jane me me kembe ne toke se ata qe duan te mbushin barkun pasi per ta mungesa e nevoja fiziologjike krijon dhimbje semundje, mosqetesi . Mungesa e ketyre nevoja kontroll mendimet dhe logjiken e tyre.
Me cudit ti qe e ke barkun plot dhe ke mundesine te kalosh pensionin ne Amerike qe mendon si keta te Gerdecit. Mos valle kjo eshte perjashtim nga teoria e Maslowit apo mbase flet si e jema e thanes maje Zeqos
13 May 2008 @ 6:00 pm
toko - po ti pse flet si e ema e Zeqos ne maje te thanes (sic ta kane thene shume here ketu). Cfare po argumenton ketu? Qe keta nuk kane te drejte te kerkojne ndihme nga qeveria? Po cfare roli mund te kete qeveria pervec ndihmes ketu? Qe ti vere ne rrezik keta njerez duke u vene nje bombe ne oborr? Oh, se harrova, ua vuri dhe ua plasi bomben ne oborr!!!
Gjithashtu, pse flet ne emer te takspaguesve shqiptare ti? Nderkohe qe ti qe nuk paguan asnje kacidhe takse, taksapaguesit shqiptare e kane treguar solidaritetin e tyre me Gerdecin dhe presin qe qeveria te permbushe rolin e saj, qe eshte ne kete moment ndihma pa kushte, e menjehershme, dhe gjithe perfshirese ndaj banoreve te kesaj zone.
13 May 2008 @ 6:15 pm
E ka per “Hypothetically speaking” pra…mender me thene!
13 May 2008 @ 6:16 pm
Cfare po argumenton ketu? Qe keta nuk kane te drejte te kerkojne ndihme nga qeveria?…
———–Jay-z Duket se me paske kuptuar :(. Lexo or burre/moter cfare kam shkrojtur. Kush po thote se ata nuk kane te drejte te kerkojne ndihma Por para se te kerkojne ndihma ata duhet te kerkojne denimin e fajtorit Lexo me vemendje lexo pastaj komento Filloje debatin nga fillimi dhe jo te lexosh vetem fundin.
Kam thene me shume se nje here
…ndryshe PROTESTA E TYRE DO TE ISHTE SE I VRANE JO SE NUK JU DHANE NDIHMA….
….ne fillim provohet faji pastaj kerkohen demshperblimi….. etj etj
Lexo lexo pastaj komento
—————————
……..Po cfare roli mund te kete qeveria pervec ndihmes ketu? Qe ti vere ne rrezik keta njerez duke u vene nje bombe ne oborr? Oh, se harrova, ua vuri dhe ua plasi bomben ne oborr!!!…
————-Mos valle ti e nenkupton rolin e qeverise qe …. ti vere ne rrezik keta njerez duke u vene nje bombe ne oborr? Oh, se harrova, ua vuri dhe ua plasi bomben ne oborr!!! DHE PASTAJA TI SHPERBLEJ?..
Po te jete se keshtu sic e kupton ti rolin e qiverise atehere me fal por edhe ti po flet is Jema e thanes maje Zeqos
O njerez po nuk u denuan fajtoret atehere keto do te kemi per dite qeveria vret dhe ti/ai/ajo ( Mua me perjashtove nga kjo meqenese nuk pagauj taksa) do te paguani per vrasjet e qeverise.
Zatem prandaj kemi keto qe kemi per 17 vjet Sepse jemi dakort me vrasjet vec te na shperblejne per keto vrasjet. Nejse sejcili ne jete gjen ate qe kekron. kete kerkojme ne shqiptaret ( ne vend te hyjme ne greve urie qe te denohen fajtoret qe na vrane, u kerkojme atyre te na shperblejne pa cka se neser ata po nuk u duan do te na vrasin prape) Dhe mos u cuditni neser kur te ndodhe Gerdeci i radhes se kete kerkuam vete. Hajt Shnet Zoti te sjellete Gerdecin e radhes me me shume shperblime se ky i tanishmi
13 May 2008 @ 6:25 pm
Te vraret duan drejtesi - te gjallet duan te hane…keto nuk thjeshtojne njera-tjetren. Beje ndryshe argumentin!
13 May 2008 @ 6:51 pm
…Te vraret duan drejtesi - te gjallet duan te hane..
) qe jam plotesisht i bindur qe nuk pajtohet me vrasesin Berisha. Pra Jay-z megjithese kunder Berishen me deshire pranon te paguaj per krimet e tij. Kjo mbase eshte Hypothetically speaking por nuk me duket as logjike. 
———
Une mendoj ndryshe: Te vraret kane mbaruar, ata as ndjejne e as degjojne. Jane te gjallet qe duan drejtesi qe te mos i vrasin prape. Dhe bashke me drejtesine vjen edhe me shume te ngrena. Se per tek e ngrena e kam thene: Ajo mer prioritet kur je duke vdekur per buke ( ne kuptimin e vertet te fjales) vetem atehere jeta nuk ka kuptim se je duke vdekur. Kur ajo nuk rezikohet nga pangrenesia ( pra ke te hash sa te mos vdesesh) atehere fillon mendon per ta ruajtur jeten nga gjerat e tjera nje prej tyre Predhat e bombat e qeverise.
Dhe perseri do tju sjell praktiken boterore: Kerkohet fajtori dhe pastaj e drejta per tu shperblyer. Nuk kerkohet shperblim duke lene fajtorin pa faj Aq me teper kur shperblimin ne rastin konkret nuk e paguan fajtori por dikush tjeter POPULLI TAKSAPAGUES.
———
Wasu
Ne tere mendere flasim ketu por mire do te jete qe menderet ti tregojme sic jane dhe jo ti parfumosim me eren e “politically correct” apo “humanitarian correct” Se ti e di qe era e menderes per nje moment mbase mundet nga parfumet e ndjenjes humanitare por shpejt ajo do te bjere perseri eren qe ka eren mendere.
Dhe nuk besoj se flas “Hypothetically” kur shikoj se sot Gerdecaret perseri votojne per Salen qe i vrau MJAFT qe tu jape shperblimet. Shperblimet qe i paguan Jay-z ( Jo un e ti se ne jemi ne Amerike
E perseris per te njemijten here
GERDECATET DUHET TE HYJNE NE GREVE URIE PER DENIMIN E FAJTOREVE JO PER NDIHMA. Ku qendron Hypothetically speaking ketu vec faktit QE KY POPULL JEMI NE. Dhe mbase mos pajtimit tim me kete situate te popullit.
13 May 2008 @ 7:04 pm
Blendo bravo qe po e ndjek kete teme. Eshte shume tragjike ajo qe ka ndodhur dhe shume me e rende ajo qe po ndodh! Ndodhi nje tragjedi dhe shteti jo vetem qe nuk mori pergjegjesine e asaj tragjedie, por as nuk jep ndihmen me te vogel ketyre njerezve te vuajtur. Ky shtet po mbahet peng e mafias dhe hajvaneve qe u sherbejne e qe e kane kthyer Shqiperine ne republike bananesh.
13 May 2008 @ 7:20 pm
toko,
Pse dikush mendon ndryshe nga ti, nuk do te thote qe thelle thelle ai/ajo mendon njesoj, po per te mbuluar “menderen” e kthen pllaken nga ana tjeter, qe te jete “politically correct”. Me ca mundim, shif e mbushja mendjen vetes qe eshte e mundur qe dikush, e ne kete rast shume te tjere, madje madje cdokush tjeter pervec teje, e sheh ceshtjen diametralisht ndryshe.
Ne radhe te dyte, “hypothetically speaking” i referohet komentit tend, ku shpall me te madhe refuzimin per te paguar “ashtu sic ke paguar keta 17 vjet”. Tani, mesa te kam lexuar une apo edhe ndonje tjeter ketu, thua se ke 10 vjet e kusur pa shkelur ndonjehere kembe ne Shqiperi. Kaq te forte paskan qene taksambledhesit ne Shqiperi sa s’kane lene zgerke pa kerkuar e gur mbi gur derisa t’i kane vjele taksat ty? Se mesa di e kam degjuar, asnje nga shqiptaret ne Amerike nuk paguan qofte edhe nje qindarke takse per ate shtet. Po gjithsesi, rasti yt mund te jete i vecante, nqs. te kane rrjepur lekuren e te kane marre djersen e ballit keta 17 vjet, athere yxhym, medoemos te shkosh e t’u kerkosh hesap nje me nje, me ate rast nje rruge e dy pune, mbase meson dhe rrugen per Shqiperi.
13 May 2008 @ 7:42 pm
…Pse dikush mendon ndryshe nga ti, nuk do te thote qe thelle thelle ai/ajo mendon njesoj, po per te mbuluar “menderen” e kthen pllaken nga ana tjeter, qe te jete “politically correct”. …
)
————
Atehere nuk mund te kuptoj deshiren tuaj per te paguar per krimet e Berishes pa hequr Berishen. Se mbase te paguash per krimet e tij ka nje kuptim se ne fund te fundit ne e zgjodhem dhe do te paguajme per gabimin tone. Por te paguash pa ndrequr gabimin me duket pa kuptim. Perseri mendimi im ky dhe mbase jam gabim e kam thene shume here UNE KESHTU E MENDOJ
————-
i referohet komentit tend, ku shpall me te madhe refuzimin per te paguar “ashtu sic ke paguar keta 17 vjet”. ..
—–
Ketu ke te drejte As qe kam paguar as qe paguaj personalisht direkt asnje takse per ate shtet. Por me ndihmat qe i coj familjes sime atje paguaj edhe une indirekt taksa qe mbase kjo nuk llogaritet nga ju.
Nga ana tjeter mbase jam shprehur keshtu se e shikoj akoma veten pjestar te atij te atij vendi, pavarsisht nese paguaj apo nuk paguaj direkt taksa. Qe kur edhe ju si Sokol Balla dikur kerkon te na heqesh te drejten per te diskutuar per vendin tone. ( Admin na sillni ndonje teme per Ameriken se per shqiperine duhet te diskutojne vetem ata qe jane ne shqiperi, pavarsisht se mbahen me parate tone
PS Sic duket debati mori tani nje drejtim tjeter nga “Cfare duhet te kerkojne Gerdecaret” tek “A paguaj apo jo une taksa ne shqiperi” Per tiu shmangur ketij debati personal Ju kerkoj ndjese dhe pranoj se kam genjyer kur kam thene “…ashtu sic kam paguar keta 17 vjet”. ” Happy……?
13 May 2008 @ 7:51 pm
Ore meqe ra fjala. ju te amerikes do pranonit te pagunit ndonje takse po te vinte puna?
13 May 2008 @ 7:55 pm
Vallai Tironso, te me garantoje njeri se nuk shkonte per te fryre xhepat e per te trashur b.thet e politikaneve, qe sot.
13 May 2008 @ 8:01 pm
Ore Toko, o i uruar, po nuk ke mesuar gje ne Ameriqi ti mo?
Po ja le ti kthehemi edhe njehere piramides se zoterise Maslow. Ne shkallen e pare per persona qe nuk kane as ku te fusin koken e ku te mbushin barkun vecse me parate e tua, meqe ke nja 17 vjet qe paguan, vjen sigurimi i te drejtave me elementare qe jane, ushqimi i perditshem dhe strehimi qe zotrote mos i numerosh kafshatat, ujin apo sapunat e blera me parate e zotrise tende. Ne kete rast qeveria, fajtore per ate qe ndodhi, duhet ti demshperbleje dhe meqe ti numeron parate qe ke dhene, po te kujtoj zoterine tende, se edhe ata po marin demshperblim nga parate e taksave qe kane derdhur.
Me vjen keq Toko qe tregohesh kaq cinik dhe kerkon te tilla gjera nga njerez qe kane humbur gjithcka ne jete, pak me human miku im, pak me human se, me kalojne vitet e me shume kemi per te dhene llogari edhe per fjalet e keqija qe themi. Pension te mbare.
13 May 2008 @ 8:58 pm
…Ne kete rast qeveria, fajtore per ate qe ndodhi, duhet ti demshperbleje dhe meqe ti numeron parate …
———-
Kush tha qe qeveria eshte fajtore? Kush e ka vertetuar kete? Ne se qeveria eshte fajtore perse ajo eshte akoma eshte atje ne qeveri?. Cfare do te behet per kete? Se ja mire te mendojme per nje moment ata gerdecaret i moren te gjitha ndihmat qe kerkuan. Po me tej? Zgjedhjet e 2009 po vijne tani cdo gje atje do te jete njesoj si me pare. Per krimin e bere Qeveria ( Berisha) pagoj me taksat e popullit.
————————–
….se edhe ata po marin demshperblim nga parate e taksave qe kane derdhur vete….
———————-
Ne femini kur lushim futboll me porta te vogla tek rrugica e lagjes thoshim “tani u lame. Ti me vune sterkombshin une te gjujta me grusht. tani jemi prape shoke” Por kjo i dashur nuk eshte loje kalamojsh dhe aq me keq kur grushtin une nuk ja jap atij qe me vuni sterkomshin por vetes time. Ju duket kjo normale.????? ( SHPERBLEHEN PER FAJIN E QEVERISE NGA PARATE E TYRE)
——————–
…Ne shkallen e pare per persona qe nuk kane as ku te fusin koken e ku te mbushin barkun….
—————
Mos do te thuash se po vdesin urie?????
Jo se me poshte thua
————–
…vecse me parate e tua, meqe ke nja 17 vjet qe paguan, vjen sigurimi i te drejtave me elementare qe jane, ushqimi i perditshem dhe strehimi qe zotrote mos i numerosh kafshatat, ujin apo sapunat e blera me parate e zotrise tende….
——————–
Dhe ketu qendron e keqja Qiviria i mban keta njerez nen presionin e ndihmes mezi te sigurijne buken e gojes Ky eshte presioni. Gerdecaret nuk jane as ne shkallen e pare te Masrowit ( nuk po vdesin per buke) as ne shakllen e dyte ( akoma nuk e kane te sigurt buken e gojes). Kadare ka pasur nje koment per dritat dhe eresin si mjet presioni i qeverise per te mbajtur pushtetin. As ta jep as ta mer. Dhe keshtu sic shkojne punet Gerdecaret (nenkupto tere populli) do te mbeten per jete keshtu. Qeveria i vret u jep nje ndihme te vogel, ata ne vend ti kerkojne qeverise llogari per vrasjen i kerkon tu ngrere ndihmen dhe tani me thuaj nese humanizmi tend eshte me i vlefshem se johumanizmi tim. Nuk e di cili u sherben me teper ketyre banoreve fatkeqe, nje pjate me shume gjelle dhe prape skellever apo kerksa per tu cliruar nga skallaveria. Ti perkrahim te marin me shume ndihma qe ne fakt nuk i japin qeveritaret nga xhepat e tyre por vete ata nga taksat e tyre apo tu kekrojme te ngrihen kunder qeverise qe i vret
Kete llogjikoje tij se une do ta gezoj me shume pensionin tim sikur ti shikoj Gerdecaret te mos vuajne per buken e gojes me friken e bombave tek obori i shtepise per te cilat qeveria fajtore se sa duke i pare keshtu fukarenj/skellever per jete.Por sido une do ta gezoj qofte keshtu qofte ashtu.