Identifikohu



Regjistrohu

Viktima e ka emrin Mimoza

mimozat.JPGMë në fund erdhi stina kur beteja tiranase mes civilizimit dhe vandalizmit të përfshijë qeniet më të pafajshme të universit: fëmijët dhe lulet. Ironikisht të dyja speciet i gëzohen ditëve të lumtura me diell të shkurtit, por ftesa që u bëhet luleve dhe fëmijëve nga natyra, në Tiranë përfundon në një gjakderdhje të vërtetë, sidomos për lulet. Në këtë betejë, ka fajtorë dhe viktima dhe si në çdo luftë është një i tretë që përfiton nga përleshja dhe shumë të tjerë që thjesht humbin.

Janë të rralla kryeqytetet si ky i yni, të cilëve u jepet me kaq bujari dielli i pranverës së parakohshme. Shumë nga kryeqytetet fqinje, si Prishtina, Shkupi dhe të tjera nuk e kanë fati të kenë një klimë kaq të ngrohtë në fund të dimrit si Tirana, e cila nis e “zhvishet” që me mbarimin e janarit. Shumë herët, lulet në Tiranë nisin e çelin dhe bari jeshilohet, por njëkohësisht si gjahtarët e pyllit, fëmijët nisin e bëjnë kërdinë në pemët dhe lulet e sapoçelura. Viktimat e para të kësaj masakre janë mimozat.

Ajo që duhet kuptuar në lidhjen mes mimozave dhe Tiranës, është se këto pemë të mrekullueshme me origjinë japoneze, janë reminishenca e një rinie të përhershme të kryeqytetit: rinia e parë evropiane shqiptare. Për mendimin tim, edhe pse kjo rini u lind dhe u rrit në komunizëm, botëkuptimi i saj i përket një brezi të edukuar me ‘brumin e bërë në shtëpi’, që do të thotë: një rini mirëfilli shqiptare, që punonte dhe ëndërronte për Shqipërinë plot lule. E megjithatë është e pakuptueshme sot, sesi kjo rini, u bë më pas pjesa më gri dhe e ndotur e shoqërisë shqiptare. Fatin e tyre, e ndoqi Shqipëria dhe gjithçka që ajo ka brenda.

Kështu, njerëzit e parë që revoltohen nga Vrasësit e Vegjël të Mimozave (VVM) janë pikërisht ata që dikur i kanë shijuar gjerdanët e verdhë plot aromë pranverë të këtyre pemëve. Ndoshta, në stisjet e dashurisë së parë, arritjeve të para dhe kontemplacionit mbi botën, ngjyra dhe era e mrekullueshme e mimozave ka qenë kolona zanore e një filmi, që sot duket kaq bardh e zi. Shumë shpesh i kam parë gra e burra t’u vihen pas VVM-ve për t’i ndaluar në ofensivën e tyre shkatërruese, duke i quajtur të pashpirt, rrugaçë ose “çeçenë të vegjël” (diçka që VVM-të e marrin si ofendim personal). Gjithsesi, këto shfrime pasionante në mbrojtje të mimozave nuk kanë dhënë asnjë rezultat- vrasjet e mimozave vazhdojnë rëndom çdo fillim shkurti e gjithë muajin mars.

VVM-të janë gjahtarët e mimozave. Ata janë të ashpër dhe të pamëshirshëm me mimozat aq sa një holandez me indigjenët. Dhe gjithçka bëhet për çështje përfitimi. Një tufë normale degësh mimoze bën 100 lek. Një tufë e bollshme dhe e çelur mund të shkojë deri në 300 lek. Po të bësh llogaritë sesa pemë të tilla ka në Tiranë, kuptohet fare thjesht se kjo është një çështje tregtie për VVM-të. Madje mund të ketë disa prej tyre që nuk duan ta bëjnë këtë gjë, por fitimi i detyron. Sikur edhe 500 lek në ditë të fitosh prej mimozave, është një tregti që çdo qenie njerëzore do ta bënte, po të ishte i detyruar, e jo më VVM-të, që dihet shumë mirë se vijnë nga familje që nuk kanë standard të lartë ekonomik ose standardi mund t’u mungojë krejtësisht si koncept. Ky është një rreth vicioz!

Ama, lufta është luftë! E në këtë luftë, të gjithë kanë gojë edhe flasin. Të gjithë, përveç mimozave. Secili rreshton arsyet e tyre: “Mimozat nuk duhen shkulur se zbukurojnë qytetin dhe i përkasin të gjithëve”, thonë ata që ishin mësuar t’i thurnin lavde dashurie mimozave. “Na duhen lekë dhe prandaj i shkulim dhe i shesim mimozat”, thonë VVM-të. “Po i blej këto mimoza se e adhuroj erën e tyre në shtëpi”, thonë gratë dhe vajzat, që i blejnë ato. Mimozat nuk flasin, por kjo nuk do të thotë se janë duke heshtur!

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

24 Komente »

  1. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Shkurt 2008 @ 11:05 pm

    Po mimoza te kultivuara kasten per tu marre lulet, ne ato tokat qe rrine djerr psh, a ka? Meqe lulja eshte popullore, dikush mund te bente biznes tamam, jo te shkulin mimozat e rrugeve.

    Dicka per VVM-te. Nuk jane fenomen i ri. Edhe kur kam qene une femije mimozat i shkulnin per qejf, thyheshin deget c’do shkurt-mars pa meshire fare, qe kur ishin akoma ne ate te verdhen e gjelbert, pa arritur lulezimin e plote. Jam deshimtar sesi vuanin mimozat te M. Gjollesha midis Ures dhe 21shit, derisa u zhduken fare.

  2. ados thotë:

    3 Shkurt 2008 @ 11:29 pm

    …me kujtohet edhe mua kjo peme…Masakra me shume fillonte nje dite perpara festave te 7-8 marsit… a real “RAPE”

  3. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Shkurt 2008 @ 11:57 pm

    S’jane vetem mimozat, i njejti fat i zi i ze deren edhe manjoliave ne vere :(

  4. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Shkurt 2008 @ 12:00 am

    Një gjë që mungon këtu në Amerikë, dhe me sa kam dëgjuar ka filluar edhe në Shqipëri, është humbja e erës së luleve. E ke shumë të vështirë të shkosh në dyqan lulesh dhe të gjesh lule që mbajnë erë. Më e forta është se i pyes shitëset nëse kanë lule që mbajnë erë dhe më thonë po, vetëm për të gjetur një erë të lehtë shkurresh. Siç duket shitëset s’e kanë idenë e erës që mund të ketë trëndafili, karafili, etj. Me siguri lulet pa erë janë më të forta dhe prandaj pëlqehen më shumë për shitje. Kur çelnin mimozat (dhe lulet në përgjithësi) në Shqipëri kishe qejf të ecje rrugëve.

  5. Arber Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Shkurt 2008 @ 1:18 am

    anaisa te falenderoj sinqerisht per kete shkrim…. krime e crregullesi ka shume ne Shqiperi… por sic e theksuat edhe ju nder to behet lufte, dhe ne lufte dikush humb dhe dikush fiton, dikush reagon dhe dikush jo….
    Te luftosh kunder natures dhe kunder krijesave te mrekullueshme te saj si mimoza… eshte nje lufte e padrejte, e pabarabarte, e pamoralshme pasi luftohet ndaj nje krijese qe nuk reagon… ndaj nje krijese qe e vetmia pergjigje qe jep, ndaj kesaj masakre, eshte aroma e saj e mrekullueshme. Masakra ndaj natyres tregon vetem instiktin tone kafsheror dhe vizionin driteshkurter qe na karakterizon… Shpresoj qe mimozat dhe shume krijesa te tjera paqesore si to..nje dite do ta na falin per ate qe bejme sot…

  6. inspector thotë:

    4 Shkurt 2008 @ 8:15 am

    Ne shqiperi vriten njerezit e nuk ben kush ze. E pa shpjegueshme. Megjithate keni te drejte….

  7. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Shkurt 2008 @ 10:37 am

    Teleferiku eshte nen kontroll teknik, keshtu qe Tirane-larguesit e fundjaves per ne Dajt duhet te perdorin rrugen automobilistike. Eshte e rrethuar nga mimozat e celura dhe te dendura aq sa duket sikur do te rezohen nga perkulja e madhe; dhe nga ajo e detyrara qe i bejne femijet tek shkulin deget e tyre. I vendosin buze rruge dhe fillojne te bejne tufat me stilin e ri; dege ne njerin krah, e shume lule te verdha, te celura plotesisht ne krahun tjeter.

    Nga cilido krah te kalojne makinat, femijet me duart e skuqura nga i ftohti i te njejtin diell qe ka mashtruar si cdo vit mimozat, kalojne ne krahun tjeter te rruges me synimin e vetem per te mos i lene makinat e ndalura qe te largohen.

    Nje tufe e mrekullueshme mimozash kushton 50-100 leke…dhe nje jetë fëmije ne rrezik, sa here qe kalon rrugen pa kontrolluar ne asnjerin krah!

  8. sui Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Shkurt 2008 @ 11:03 am

    Sigurisht qe ndihesh keq kur shikon deget e thyera. Ne kete vend ku ka kaq shume probleme mes tyre edhe mbijetese, era e mimozes gjate nje shetitje ne darke te ben ti harrosh te gjitha. Megjithate femijet qe kacaviren neper te ftohte per te shitur nje tufe 50-100 leke jane pjesa e pervuajtur dhe nuk duhen gjykuar shume. Jam e sigurt qe nje femije hollandez apo norvegjez, ne nje situate te tille do bente te njejten gje. Eshte e natyrshme qe njeriu te mendoje per sigurimin e bukes se perditshme perpara se te mendoje per mjedisin. Ajo qe mund te behej, paralel me VVM-te te cilet veshtire se mund te ndalohen teresisht, eshte mbjellja e pemeve te reja - ndoshta perseri nga femije shkollash. Ne kete menyre mund te ndergjegjesohet dhe pjesa e VVM-ve per te kuptuar qe ajo qe bejne nuk eshte e drejte.

  9. Cheney thotë:

    4 Shkurt 2008 @ 12:55 pm

    temnesemes!
    Ma kane bere mimozen cope!!!!

  10. njoni thotë:

    4 Shkurt 2008 @ 3:30 pm

    t_red nuk kam cte te shtoj. je fiks fare. barkngopuri nuk mundet te kuptoje kurre barkthatin, sido qe ta kete emrin ai “cecen” apo “VVM”. le po na ben edhe “shpirtin e ndjeshem ambjentalist”…
    po robin e pergjegjshem per tu dhene VVM, lypsave, jetimave e ku e di une sa shume jane qe nuk numerohen…, nje jete per te qene, ku te mos kene nevoje te kacavirren neper mimoza po te shkojne si gjithe kalamajt normale “te bejne shoping” ne dyqane me mimoza apo cfare ju do zemra, me mamin e babin perdore….

  11. bardhi thotë:

    4 Shkurt 2008 @ 3:38 pm

    I LOVE MIMOZAAAAAAAA

  12. B smart Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Shkurt 2008 @ 3:58 pm

    Ej me falni po kush eshte mimoza se kam kohe pa ja degjuar aromen verdhacake…

  13. bledi thotë:

    4 Shkurt 2008 @ 4:10 pm

    Kjo kenga e mimozes, mos gaboj e kendonte Ema Qazimi, ngjall nostagjine e jetes se asaj kohe.

    lulezo mimoz e cel ti ne cdo stine….

    Ku ta gjej mimozen, valle ku ta gjej
    ajo cel vecse nje here.
    Ne lul’zim te saj u njohem ne
    un’ dy fjale, e ti ne sy me pe.

    Fole ti dhe zogjte kengen lane
    zemra zemren ndjeu prane.
    Gishtat neper floke, dielli ne re
    rritu rritu dashuri e re.

    Lulezo mimoze dhe cel ti ne cdo stine
    me aromen tende rrite dashurine.
    Se cdo njeri ne jete
    ka nje enderr te vertete
    s’e vyshkin vitet
    lul’zon e rritet
    mbetet gjithmon’ e re
    mbetet gjithmon’ e reeeeeeeeeeee…..

  14. Artian thotë:

    4 Shkurt 2008 @ 4:18 pm

    Jam deshimtar sesi vuanin mimozat te M. Gjollesha midis Ures dhe 21shit, derisa u zhduken fare.

    Ishte nje ligj dikur per prerjet e paligjshme te pemeve decorative,para 90` askush ne Tirane nuk i priste pemet,deri sa erdhen “barbaret”njerzit ishin mesuar me ligjin,dhe kishin frike nga ligji,te gjitha pemet ekzistuese ne Tirane jane mbiell para 90` nuk di ndonje vend ne Tirane ku te jene mbiell Mimoza,mbas 90` te gjitha i kemi te trashguara nga “diktatura”Dikur mimozat hynin vete vetiu ne dritare,pasi ishin aq te zhvilluara sa mund ti shikoje nga dritarja,mund te ndjeje nga afer aromen e tyre,Tirana ne zezonin e Mimozave,ishte nje bukuri e ralle.

  15. bledi thotë:

    4 Shkurt 2008 @ 4:19 pm

    Adriana Ceka - Mimoza e Dashurise

    http://www.youtube.com/watch?v=QO3Cu9fRY4M

  16. anaisa Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Shkurt 2008 @ 4:28 pm

    ckemi te gjitheve!

    shkrimi kerkon nje lloj ndjeshmerie per te kuptuar, se nuk behet fjale per pale ketu; ndaj shumica e komenteve me pelqejne shume :)

    @njoni: besoj se ceshtja perhere duhet pare ne ate prizmin qe thua ti: barkngopuri kunder barkthatit edhe e anasjellta. cfare kanibalizmi! sigurisht kush e vret mendjen pastaj per nje peme mimoze, qe toka i jep cfare ka nevoje dhe ne te tjereve nuk na kerkon asgje. madje as qe eshte e ndergjegjshme qe eshte ‘preja’ e nje lufte pe mbijetese, ne shqiperine e vitit 2008.

  17. Vapa e Gushtit thotë:

    4 Shkurt 2008 @ 4:41 pm

    “…deri sa erdhen barbaret”njerzit ishin mesuar me ligjin,dhe kishin frike nga ligji,te gjitha pemet ekzistuese ne Tirane jane mbiell para 90`…

    Me “pune vullnetare” ishin mbjelle keto mimozat para ‘90? Sesi perfundoi biseda nga mimozat tek barbaret, vetem shqiptari/ja e di. U prit, tani e kuptova dhe une lidhjen: Njerezit atehere e kishin frike ligjin dhe ishin mesuar (lexo: nenshtruar), erdhen rrebelet (me fal shtazet, te cilat mundesisht zbriten nga malet) dhe na shkaterruan Tiranen!!! Ne bre ne, ne ishim atehere, ne jemi edhe sot. Nostalgjia eshte e kendshme vetem per aq kohe sa nuk pengon ecjen perpara. Sa per mimozat, sot bien e neser ngrihen. Shpresoj qe e njejta gje te ndodhe dhe me jetet e femijeve mjerane qe nuk i le uria e skamja te tregohen ambjentaliste e te civilizuar.

  18. Idris thotë:

    4 Shkurt 2008 @ 4:55 pm

    Ne na u be si rit. Pasi keputnim dege MIMOZE nga Kisha e SH.PROKOPIT,
    zbritshim Tiranes dhe ja falnim nonji VAJZE te RRITUR por ….te ishte i cike e BUKUR….Me thone te drejten kishim raste edhe kur ja falshim kujtedo te gjinise Femrore pas thirrjes:
    -Cuni ma fal mu ate tufen!
    Nuk mbaj men kurre te kemi dhuruar Lule teke ose tufe per MESHKUJ.
    Pjesa e dyte e bukur gjithsesi ishte kur i mblidhnim per shtepi.I vendosnim ne kavanoze me uje dhe kenaqeshim me aromen e tyre karakteristike.Pas disa diteve i hidhnim se mbanin era F….
    Ej popull ! Po flitet per MIMOZEN! SIMBOLI i TIRANES.ose KUMBLLA e KUQE ( a ka ardhe koha pa u marre me MOZAIKE) ???????????????
    Ashtu si N.JORKU Big Aples.
    apo andej nga Holanda sic kam ndigjuar
    qyteti Trendafilave apo Tulipaneve,Krahina e Shampanjes ,Shteti kopshtijeve, E ce tera e ce tera……..

  19. Cajupi_junior Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Shkurt 2008 @ 5:55 pm

    Ahh..ajo lule Mimoze ,me zgjon ate kujtim ate arom ate ngjyre aq te dashur per mua ,me pushton te terin prej magjis se saj,
    i mpire si ne takimin e pare lol ! /Na ja isha gjimnaziste ..MO !

  20. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Shkurt 2008 @ 12:11 am

    Shume interesante si gjetje… dhe mjaft i mire si shkrim…

  21. lerefare thotë:

    5 Shkurt 2008 @ 6:45 am

    eh katunaret me investime arabe si tip mjekra e Alibeaj e kane bere Tiranen si Beirut, e jo me pyet ti per parqe, peme apo lule. E gjitha kjo se ishin xheloza ndaj Tiranaseve te kulturuar. Injorantet dhe shpirtliget ashtu do ngelin gjithe jeten ne cdo lloj sistemi. Ku di jevgu keto gjera, eshte rritur ne shkretetire me Binladenin…

  22. B smart Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Shkurt 2008 @ 3:03 pm

    Si lum ne qe e kemi ne Shqiperi. Por ne Shqiperi lulet si gjithmone i hane Gomeret, pasi kane shitur gomeret dhe kane blere BMW X5!!!

  23. Cajupi_junior Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Shkurt 2008 @ 9:23 pm

    haha e forte ky komenti..megjithmend edhe mua mu kujtua papritur se vetem gomaret e Shqiperise hane lulet, ndersa ne Europe apo bote jo !!!
    Ndoshta ky fenomen vjen nga ajo qe Gomaret Shqiptare gezojne imunitet !

  24. Idris thotë:

    7 Shkurt 2008 @ 5:22 am

    Cajup je i vonuar ne informacion.Parlamentare te ndryshem si Basha po e heqin imunitetin…Bile K/tari tyre po fton te gjithe deputetet ta heqin Imunitetin…..

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.