Identifikohu



Regjistrohu

Vendet evropiane ofrojnë udhëtim pa viza për qytetarët serbë

Zëri i Amerikës
06-05-2008

Shtatëmbëdhjetë vende evropiane kanë rënë dakord që t’u ofrojnë qytetarëve serbë udhëtim pa viza në përpjekje për të fuqizuar partitë pro-evropiane në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Serbi.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme franceze thuhet se 17 vende vendosën t’u ofrojnë lehtësi për udhëtime të gjithë qytetarëve serbë që plotësojnë kërkesat admininistrative.

Zyrtarë serbë dhe të Bashkimit Evropian nënshkruan javën e kaluar një marrëveshje për marrëdhënie më të ngushta dypalëshe. I dërguari i BE-së Zhak Barrot do të shkojë në Beograd nesër për bisedime mbi këtë ofertë.

Zgjedhjet e së dielës do të vendosin  përballë njëri-tjetrit përkrahësit e marrëdhënieve më të ngushta me Evropën dhe nacionalistët e indinjuar nga mbështetja perëndimore për pavarësinë e Kosovës. Nacionalistët duan lidhje më të ngushta me aleaten tradicionale të Serbisë, Rusinë, që nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

72 Komente »

  1. Beli thotë:

    7 Maj 2008 @ 12:27 pm

    ore ne e dime se sa me keq te sillesh me evropianet aq me shume te duan ata! pse nuk e bejne ate pune per shqiptaret???
    Une kam sugjeruar dhe me pare qe njera nga partite kryesore duhet te dali haptazi te shaje EU, dhe te perkrahe mos-hyrjen ne evrope. Dhe do e shikosh se si do e ndryshojne tonin evropinanet.
    Politikanet tane jane byth-lepiresat e evropes. nuk kane froce te qendrojne ne lkembet e veta.
    Serbia kuder krejt evropes thote se do mbaje zgjedhjet ne Kosove ..dhe ata kane te pakten nja 50000 vrases ne Serbi, qe do levizin lirshem ne EU.
    Pse nuk thote qeveria jone qe ne do mbajme zgjedhjet e shqiperise ne serbi - Mal te Zi, Kosove, Maqedoni dhe greqi??????
    Kete ta thone haptazi kudo neper evrope …zgjedhjet e te gjithe Shqiptareve

  2. finish thotë:

    7 Maj 2008 @ 1:06 pm

    o Beli po ta jap gjegjen:me ba Politik dhe at strategji qe thu ti do TRU do KORDINACION.Nuk i kemi nuk i bajm

  3. Idris thotë:

    7 Maj 2008 @ 1:10 pm

    “”"”"Pse nuk thote qeveria jone qe ne do mbajme zgjedhjet e shqiperise ne serbi - Mal te Zi, Kosove, Maqedoni dhe greqi “”"”"!!!!!!!!!!!
    Ide e pelqyshme!!!! Do ti levizte me te vertete nga istikamet BEU-n etj .

  4. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2008 @ 1:19 pm

    Mire e ke po ne kemi hallin e njohjes se pavaresise se kosoves perpara levizjes se lire.

    Ne fakt duhet ushqyer nje levizje ekstemiste idiote (dy do te ishte mire qe te anullonin njera tjetren per ceshtjet e brendshme) dhe ne momente te caktuara ti jepeshin vota mjaftueshem sa per te rene ne sy.

  5. olti thotë:

    7 Maj 2008 @ 2:32 pm

    Kjo pune eshte vertete per t’i q* robt.
    Na i her jane vertete idjoje keta eurokratet.

  6. Idris thotë:

    7 Maj 2008 @ 2:35 pm

    Nje Levizje e tille do ti shkonte shume per shtat ,”Legalitetit”.
    Ata kane nje “beckraund” te levizjes neper bote me Pasaporten e Mbretnise Shqiptare.Le ta perforcojne me kete rast edhe do te fitonin pike por edhe do te ishte nje mesim i vogel se si mund te levizin partite minore ne skakieren e POLITIKES (real) per te rritur pragun elektoral……
    ne situata te caktuara !!!!

  7. olti thotë:

    7 Maj 2008 @ 2:40 pm

    Idea eshte e mire Idris, por varet se sa “treg” (lexo njerez) ka ne Shqiperi qe jane kunder EU? Aq pak sa jane te paperfillshem. Keshtu asnje parti nuk do kishte sukses nese do te perdorte kete karte. Ne perendim ka shume parti qe ekzistojne fale ketyre grupeve te popullsise qe nuk e duan EU dhe integrimin europian, ndersa tek ne jane 111% pro nje integrimi europian sepse mendojne se qe diten tjeter do mund te shkojne te gjithe ne parajse(n) (e leshit; do shtoja une :) )

  8. Idris thotë:

    7 Maj 2008 @ 2:52 pm

    Olti!
    “Me therte mua” (nje be labe) ne se ne Shqipri ka me shume se 1000 veta qe te dine se cfare eshte EU….Dhe kjo qe te them mos te te duket CUDI….eshte realitet i cfaqur sapo ne ndeshemi me 20 vjet LEVIZJE drejt EU-se.. :) :) :)

  9. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2008 @ 2:55 pm

    Evropa e tregon veten si gjithnje…

  10. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2008 @ 3:01 pm

    Prit tani kur te fillojne kosovaret te pajisen me pasaporta serbe.

  11. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2008 @ 3:15 pm

    Kush habitet per kete? Kush thote qe si pranohen serbet para nesh?

    Ky eshte nje kryelajm per mua. Leksion hyres, por indispensabel! Nga ato kambanat e forta qe bien cdo ore ne kishat e fshatrave qe te kujtojne njerezine sa eshte ora. Dang-dang-dang!

    Te flisnim dje per komunizmin dhe te mos kishim haberin se c’ish ai (sa% e byrose politike mendoni qe e kish lexu NJERIN liber te njerit vellim te “Kapitalit”?) edhe merret vesh, se qellimi aty ishte, kultivimi i dogmes! Por qe te vazhdohet keshtu sot, s’ka vend te rrije! Pyetja eshte: a duan ne Shqiperi qe Europa te jete nje dogme (term kumbues e i panjohur fare, si komunizmi dje?).

    Kur do mesojne shqipot se “te kesh te drejte” eshte gjeja me pa vlere! Te jesh “burre i mire, qe s’i ke rene kujt ne qafe” ka vleren e tregut, dmth afer zeros! Ke qene burre i mire se s’ke mund me qene “i keq”, eshte ideja atje jashte. Pra habija jone (se jam i sigurte qe ka habi nder ne) qe pse serbet afrohen me pare ne Europe se shqipot, tregon thjesht ne rastin me te mire foshnjerine tone ne njohje te dynjallekut qe na rrethon. Sistemin e vlerave. Mekanizmin e vleresimit. Se nuk ka faj dhe fajtore, por deshtim dhe deshtake. Se ai qe ja fut vetes mund te jesh vetem ti vete! Se loja e sotme behet vetem me autogola, dhe fiton ai qe shenon me pak ne porten e vet!

    To improve or not to improve our IMAGE (perception), that is the question!

    PS Kur serbet kane imazh me te mire dhe jane me te pranueshem se ne, merret vesh ku eshte kartagjena…

  12. Idris thotë:

    7 Maj 2008 @ 3:19 pm

    Gene !
    Ke bere percaktim MJAFT te sakte . Keshtu ndodhi edhe me pjesen tone te emigruar ne Greqi..si pak nga pak dhe tashti duan te drejten per 300.000.
    Keta po na e bejne “rrethimin” me shume zgjuarsi dhe po na “ngushtojne”
    me dare ortodoksie .

  13. Peshku Fluturues thotë:

    7 Maj 2008 @ 3:33 pm

    Mos u merzisni vellezer. Kjo tregon edhe njehere se sa fajtore jane e sa gabim e kane evropianet, serbet e gjithe sahanlepiresit e tjere.
    Si gjithmone, ne vazhdojme me te zgjuarit dhe jo fajtoret ne boten tone, ku bejme pjese vetem ne.
    Nga inati, hajt t’ia rrasim edhe nje gjume, ose shkojme e thyejme xhamat e teto Sotirices.

  14. Asterion thotë:

    7 Maj 2008 @ 3:43 pm

    Çfarëdo që të bëjë Europa për të parandaluar kthimin e nacionalistëve radikalë në pushtet në Beograd është në favor të Kosovës dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi.

  15. 21shi thotë:

    7 Maj 2008 @ 3:47 pm

    Evropa i sheh gjerat ndryshe nga ne. Ne Serbi ka drita dhe uji 24 ore ne dite. Rruget jane te asfaltuara. Qytete jane te pastra dhe plehrat nuk behen si piramida neper rruge. Industria funksionon. Ata nuk I prishen fabrikat sic i prishem ne. Me fjale te tjera shteti funksionon! I vetmi problem qe ka Evropa me Serbine eshte njohja e Kosoves. Nqse Serbia do ta njihte Kosoven, per 2-3 vjet ata do te futeshin ne BE.

  16. Tirane thotë:

    7 Maj 2008 @ 3:53 pm

    21sho e ke kopsit fare. Do shtoj dhe qe serbi di ne cdo moment sa njerez ka, sa te huaj hyjne e dalin dhe sa pasaporta ka hedhur ne perdorim. Ne do kishim shume te drejte te reagonim sikur te ishim ne rregull dhe po na diskriminonin. Po ne jemi hamaqelle vend e dum dhe me hy pa viza ne Europe. Pordhe shqiptari!!!

  17. Rob-terneti thotë:

    7 Maj 2008 @ 3:54 pm

    Ne radhe te pare, heqja e vizave per serbet eshte nje levizje e BE per te afruar nje pjese te udheheqjes serbe. Mos harroni se nderkohe qe nenkryeministri serb nenshkruante marreveshjen (me pelqimin e presidentit) kryeministri ishte kunder! Pra po luhet bixhozi per te hequr serbin nga influenca ruse. Sa sukses do te kete BE ne kete loje, eshte puna e tyre.

    Tashti le te kthehemi nga nahija jone. Pse na vika keq ne? Apo me thjeshte akoma, pse u duhet shqiptareve udhetimi pa viza ne BE? Nuk ma ha mendja per turizem, por per pune, jete me te mire e keshtu me radhe. Dmth nga qe e kemi vendin hale, i kerkojme hesap te tjereve, pse s’na lene te dalim prej saj. Mbase duhet te fillojme te mendojme pse vazhdon te na qelbet shtepia, e t’i japim zgjidhje, sepse ky eshte PROBLEMI yne.

    Vec arsyes se karrotes ndaj serbit, ka dhe nje tjeter akoma me te rendesishme. Pyetja eshte a kemi ne shtet? Ka 20 vjet qe jemi bere zululandi i Europes. Politikanet i bien m’top, e mileti u thote, he mer ta lumsha.

    Ai robi akuzohet per vrasje, denohet me arrest shtepie e kufizim te numerit te kafeve ne dite, nga gjykata e ashtu quajtur e krimeve te renda, por i pandehuri mbrohet nga kryeministri!!! Kurse opozita terezit ligjet, qe ta ndihmojne sa me mire ate t’i bjere me top kur te behet pozite.

    Simbolikisht ndryshimin tone me serbit e ke ketu: Para ca ditesh u fol per ate parkun IT afer Beogradit. Kurse dje ceveria jone ankohej se njoni kishte bo i web pag per qejf te vet. Doni me arsye?

  18. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2008 @ 3:55 pm

    Per mua pyetja duhet te ishe…pergjegjsine per kte shkelje te rende e kemi ne apo Evropa?? Kush e ka pergjegjsine qe nje shtet fashist ultra-nacionalist i perber nga vrases dhe masakrues, qe vetem 9 vjet me pare kryente masakrat me te medha ne Evrope qe nga L2B…dhe qe vazhdon te mbaj gjalle ate mentalitet genocidi…i “afrohet” me shume Evropes se ne??? Mbase mbase…ka dicka qe s’shkon ne mentalitetin e ksaj “Evrope” abstrakte qe asnjeri prej nesh nuk e kupton?? Mbase ka dicka qe s’shkon me ndonje shtet ti kti nocioni “Evropian” qe mbeshtet vrases e fashiste vetem sepse jane “te krishtere”??

    A nuk duhen bere dhe kto pyetje para se te vendosim qe kemi NE dicka mangut?? Dhe nese duhet te ndryshojme…NE?? Lere politiken dhe qiverine qe flet per “Evropen” sikur eshte dicka nga Marsi. Ne si Shqiptar…duhet te ndryshojme veten…qe ti pelqejme ndonje shteti “Evropian” qe ka kaq shume dashuri per nje popull vrases fashist?? Mbase s’do ishte i deshirueshem ky ndryshim…

    Megjithate besoj se do ket shume vende Evropiane qe s’do ta ratifikojne nje gje te tille deri sa Serbia te dorezoj kriminelet e saj…dhe atje qendron “Evropa” e vertet.

    Amerika perseri mbetet kryesori ne bote nga pikpamja MORALE…ndersa disa shtete Evropiane dihet se c’jane dhe kush kan qene…po ato shtete qe copetuan Shqiperine dhe shume e shume te tjere.

  19. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2008 @ 3:57 pm

    PF, i shajme nje here serbet nga motra, me deshirore, me folje qe permbajne diftongun “fsh”, i cili gjendet psh ne fjalen “fshatar” ose “kafshe” ose “lafshe”, dhe besoj si perhere, do ndihemi me mire, me te lehtesum… jemi qe jemi, kur vajti qindi te shkoje dhe mija, i fusim i te shame dhe evropes, e qujme rruspi (c’ka ajo eshte, por per qejf te vet ama, dhe c’eshte me e bukra, eshte “rruspi qe s’na e “jep” ne)…

  20. Dajoshi thotë:

    7 Maj 2008 @ 4:04 pm

    Bah, ca plenash kto europianet, gjithmone me t’futme na e kan pas. Si ka mundesi qe serbet te udhetojne pa viza, kurse neve as viza nuk na japin!!! Me siguri do ken pagu nen dore serbet nanjonin ne EU se s’ka mundesi, ose do jete nanjoni me origjine serbe ne EU sic kemi ne njonin ne INS qe i qit llotarite per usa vetem atyne nga Korca. Po fajin nuk e ka Europa or jo, e ka Skenderbeu qe nuk la turqit ta kishin pushtu europen, tashi do ishte tu fol turqisht Italia & co, e ka sternipi i Skenderbeut, Berisha qe boni ate moratoriumin per skafet, tashi do ishte tu fol shqip Italia. Perher me t’futme na e kon pas. Mos u merzitni po ho se kina Bushin me vete deri ne nentor, mas nentorit allah qerim.

  21. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2008 @ 4:06 pm

    Keni te drejte per ato qe thoni me siper qe qiverine dhe zhvillimin tone etj etj…

    Gjithsesi…mbetet nje DETYRIM MORAL…i Evropes…ne vertet ata pretendojne se jane njerez te “qytetruar”…qe KURRE nuk duhet ti hapin rruge vraserve dhe atyre qe kryen genocid. U vrane 300 mije njerez nga ata ne Beograd…dhe sado te zhvilluar te jene (qe s’jan dhe aq me shume se ne mos e beni aq) dhe sado pare te kene…mbeten VRASES. Dhe deri sa ligji dhe drejtesia te funksionojne…atyre nuk duhet ti hapet rruga per ne “Evrope”.

    Ky detyrim moral…eshte ndyrshimi midis nocionit te “Evropes” qe ata duan te paraqesin dhe ndonje shteti tjeter te pasur dhe me nivel te larte jetese…si Arabia Saudite apo Dubai apo ku di une. Se pa kte detyrim moral…Evropa s’eshte asgje me mire se….Rusia (kur te behet dhe ajo e pasur). Po kaq e dinim…dhe tani vertetohet.

    Mire NE qe jemi fundi…dhe me te vertet ka aresye pse ne nuk na lejohet te levizim lirshem. Po te tjeret?? Po Kroatet…po Boshnjaket?? Po Maqedonsit?? Serbet vrane 300 mije Boshnjak…kryen masakra e genocid te papare…dhe ne fund te fundit…Evropa i jep cmim SERBIT per kte genocid dhe e fal per fajet. Normale??

  22. ardi Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2008 @ 4:07 pm

    Serbet nuk duan te anetaresohen Evropa do qe ti pranoj me dhune. Shqiperia ka shume armiq ne BE , ka Greket ka imazhin e nje vendi me popullsi myslymane ka miqte e Serbeve por fatmiresisht qe kemi miq USA-n qe na futen ne NATO se BE-ja eshte nje koalicion antivlerash nje qyteterim ne renie ne degrado.

  23. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2008 @ 4:12 pm

    Emigrant ajo per veten e saj eshte dhe mire ti behet…po s’e kemi fajin NE dhe s’kemi pergjegjsi NE. S’jemi vetem NE nga viktimat e fashizmit te eger Serb qe nuk perfitojme aq dashuri sa Serbet.

  24. toko thotë:

    7 Maj 2008 @ 4:14 pm

    21sh dhe Tironso E keni kap tamam
    Gjithmon fajin na e kane te tjeret dhe asnjehere vete.
    Mudn te na vije inat, mund te mos i duam por duhet dhene haku
    JANE ME MIRE SE NE EKONOMIKISHT DHE LIGJERISHT DHE POLITIKISHT
    Mire do te jete qe inatin ta perdori te behemi me mire se ata.
    Nuk perjashtoj avantazhin qe kane ata me Kosoven por justifikimi eshte i qarte JANE ME TE ZHVILLUAR SE NE EKONOMIKISHT DHE POLITIKISHT

  25. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2008 @ 4:17 pm

    O Grupi, por amon mer…. AMON!

    Vlera e aksioneve te produktit “detyrim moral” eshte ZERO. Nuk e blen asnji. Ti mund te kesh 1 billion share te atij stoku, mos kujto se je i pasur! Jo or jo, te ne bi miu e thy koken! pra je drangull fare. Jo vetem drangull, por jemi kandidate per te zbutja e atij tingullit “d” ne bashketingelloren perkatese te pazeshme…

  26. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2008 @ 4:30 pm

    Per te gjithe “draungujt” me siper (c’domethen kjo fjale?? nejse s’me intereson)…pergjigjen se sa vlere ka detyrimi MORAL dhe qenja morale…ja u jep nje KOSOVAR.

    Vrasesi mebete vrases…dhe nese ju mendoni se kemi NE ndonje gje mangut se nuk jemi vrases te pasur por viktima te varfra…atehere jeni vertet Evropian dhe ta gezoni. Une perseri them se DETRYIMI MORAL eshte ajo qe distancon NOCIONIN Evropian nga Rusia apo Arabia Saudite…dhe sic thash…pergjigjen se CILA eshte me e rendesishma nuk do ma japesh TI apo TOKO…do ta japin KTO Kosovaret ktu

    Nese detyrimi moral s’ka vlere per ty emigrant…ka vlere per mua…dhe duhet te ket vlere per Evropen sepse ashtu PRETENDON. Ne s’ka…atehere te mos pretendoj.

    PS: Rrofte Amerika thuaj se po te ishte per kta “Evropian”…s’do ekzistonim fare sot…dhe per fat s’po flas per te gjithe “Evropianet” por vetem disa…se jam i bindur se do ket shume qe nuk do ta ratifikojne nje gje te tille.

  27. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2008 @ 4:32 pm

    Se me te njejtin mentalitet me siper ju shume kollaj mund ti kishit thene Kosovarve…rrini nen Serbi…ata kan shtet te mire…ne s’kemi gje. Shume kollaj mund te ishte thene…

  28. Tironsi thotë:

    7 Maj 2008 @ 4:36 pm

    Grupo, edhe une e pranoj qe nuk eshte e drejte, po keto jane gjera jashte kontrollit tim. Une di qe sikur ne te kishim rregjistru popullsine dhe te kishim nxjerre pasaportat e reja, sot do ishim tu bredh lirshem. Nuk na e ka fajin Europa qe ne sot mas 17 vjetesh akoma nuk kemi kontroll mbi territorin e popullsine.
    Pastaj nuk eshte as aq e thjeshte sa e ben ti dhe ka gjera te tjera per tu marre ne konsiderate. Serbia eshte si ai krimineli te cilit i jepet leje te vazhdoje shkollen e larte, kurse Shqiperia eshte si romi babaxhan qe do me hy ne universitet pa bo hala filloren.

  29. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2008 @ 4:40 pm

    Grupi, meso shqip kur do me kubendu me shqiptare!

    Vlerat s’i percaktojme une dhe ti! Mesoje edhe kete, pastaj bejme muhabet.

  30. toko thotë:

    7 Maj 2008 @ 4:41 pm

    …Pastaj nuk eshte as aq e thjeshte sa e ben ti dhe ka gjera te tjera per tu marre ne konsiderate. Serbia eshte si ai krimineli te cilit i jepet leje te vazhdoje shkollen e larte, kurse Shqiperia eshte si romi babaxhan qe do me hy ne universitet pa bo hala filloren……
    ——–
    Shprehja e dites Ju lutem

  31. Moza thotë:

    7 Maj 2008 @ 4:43 pm

    Serbia eshte si ai krimineli te cilit i jepet leje te vazhdoje shkollen e larte, kurse Shqiperia eshte si romi babaxhan qe do me hy ne universitet pa bo hala filloren.

    i madh je, i madh , lol

  32. Rob-terneti thotë:

    7 Maj 2008 @ 4:48 pm

    Europa po mundohet te diferencoje midis serbeve. Kriminelet, nje pjese i ka rras mrena, te tjeret po i kerkon per te njejtin ofiq. Psh. kryekrimineli, Milloshevici, ngordhi si qen ne burg. Nderkohe Europa po mundohet te ndihmoje te moderuarit, qe te mos kemi 3 milion viktima ne konfliktin e ardheshem. Sa do t’ia arrije, sic thashe, s’eshte puna e jone.

    Sa per ne, Europa ka 20 vjet qe na mbyll bilancin e pagesave, pra ka mbajtur ate pak shtet ne kembe. Na erdhi me ushtri e buke, e na shpetoi kur na u tek te vrisnim vehten. Gjithashtu, nje pjese e mire e Europes njohu Kosoven, dhe ka cuar prap, ushtri e pare per ta mbajtur ne kembe. Po t’ja kishte dashur qejfi i thoshte jo US per kete pune, sic ka bere ne raste te tjera.

    Prandaj, mos u tregoni mosmirenjohes, por hapni syte te shikoni traun tone e jo qimen e tjetrit.

  33. adi thotë:

    7 Maj 2008 @ 4:52 pm

    nuk na ka ngelur tjeter qe ti kerkojme U.S.A te behemi edhe ne nje shtet i saj meqe na duan aq shume besoj se do te na pranojne dhe keshtu do te udhetojme pa problem edhe ne..ta shohin europianet pastaj.

  34. hunter thotë:

    7 Maj 2008 @ 5:06 pm

    ore ne e dime se sa me keq te sillesh me evropianet aq me shume te duan ata! pse nuk e bejne ate pune per shqiptaret???

    Qe nga 1990, kemi borxhe per te lare me Europen sa nuk mbahen mend…

  35. Dajoshi thotë:

    7 Maj 2008 @ 5:07 pm

    Grupo, nuk dike cdmth “drangull” ????!!!!!

    emigranto, ajo ka qene “shycyr si na ka ba zoti jevxh, ne kena lind per cef”. :)

  36. shefi kuadrit thotë:

    7 Maj 2008 @ 5:15 pm

    Jugosllavt gjithnje kan pas leviz pa viza neper bote kshu qe sesh noj gje e re per evropen. Pastaj duan te nxisin partite pro evropiane te fitojne qe ta largojne Serbine nga orbita Ruse. Keq ska pse na vije pasi eshte puna tyre jo e jona. Sa per ne mire tha dikush me siper ‘zululandi evropes’, ta mbysim evropen me droge dhe moldave ne pa viza po na lane te lire.

  37. toko thotë:

    7 Maj 2008 @ 5:18 pm

    …nuk na ka ngelur tjeter qe ti kerkojme U.S.A te behemi edhe ne nje shtet i saj …
    ———–
    Ah po nuk na pranojme keshtu sic jemi bere ne
    Ne 92 i kerkuam Anglise te beheshim pjese e mbreterise se saj
    Vec nje nenqeshje nga antaret e delagacionit Anglez azgje tjeter nuk erdhi
    Ne 97 i kerkuam Itlaise te na merete nen protektoriat. Edhe ata nenqeshen nen buze duke na shpjeguar se nuk jemi me 1939 Kohet kane ndryshuar.
    Biem ere te keqe nuk na fut njeri ne shtepi. Vec kesaj nuk kemi asnje pasuri te palujtshme qe tja vlente munidmi per te na lare e parfumuar.
    Mbetet qe vete ne te lahemi pastrohemi parfumosemi dhe pastaj te trokasim ne dyert e tyre si komshinj, miq te mire qe shkojne per vizite jo si pjestare te shtepise se tyre, kur ata vete nuk na duan si te tille

  38. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2008 @ 5:18 pm

    Une e di me “t”…po ashtu emigranto e di kte fjalen “kubendu” me “v”…;)

    Dakord qe ku eshte Shqiperia ne nivelin EKONOMIK DHE POLITIK. Po ka dhe DETYRIMIN MORAL…

    Kjo ceshtje do ishte po aq e papranueshme sikur te mos ishte Shqiperia fare ne kte mes. Vec per faktin qe vende qe u shkaterruan e u masakruan nga Serbi…NUK perfitojne aq te drejta sac perfitojne Serbet nga Evropa…eshte nje shkelje e moralit “evropian”. Boshnjaket po ashtu mbeten te humburit nga te gjitha pikpamjet…ndersa vrasesit ne Banja Luka mbeten fitimtaret…sepse ashtu vendosi Evropa.

    Harroni Shqiperine…ne nuk e meritojme dhe pik. Po kjo nuk do te thote qe vrasesi e meriton…se ka me shume zhvillim. Ai mbetet vrases…dhe nese Evropa nuk ka aq force MORALE…atehere Evropa S”KA ASNJE NDYRHSIM me Rusine apo Arabine Saudite…eshte vetem nje vend i pasur dhe kaq…po nuk mund te jet nje lider i ndershem dhe moral. Kjo perseri i bie Amerikes.

  39. shefi kuadrit thotë:

    7 Maj 2008 @ 5:21 pm

    O ard ca thu o burr, BE ne renie e degradim? 500 milion banore nje nje gdp vjetore prej 17 trilion $ eshte blloku me i fuqishem ekonomik boteror. Sa per ameriken qe qenka ne ngritje sipas teje mos shko me larg por shih kopertinen dhe artikullin e gjate te f.Zakaria te Newsweek i kesaj jave.

    Po i kthehem edhe njehere pakenaqesise qe kemi shprehur per mungesen e vizave per shqiptaret dhe dhenien pa teklif qe i behet Serbeve. Lexoni vetem reportazhin prej 12 faqesh tek ‘New Yorker’ i javes se kaluar per trafikun e qenieve humane nga Moldavia drejt evropes per ta kuptuar, me te ardh turp me qen shqiptar.

  40. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2008 @ 5:22 pm

    Dajosh,

    Aman, zahmet e ke, mesoja i cik se c’domethene edhe “ze zderren” se as ate s’e dinte :) !

    Te na falin adminet per daljen nga tema, po sic e kemi diskutuar me pare, ruajta e gjuhes shqipe eshte ceshtje e rendesishme dhe detyre per te gjithe shqiptaret :D !!

  41. J. thotë:

    7 Maj 2008 @ 5:36 pm

    Prape po kalojme nga baba ne babe ne mer??
    ncncnc.
    Na e ka fajin Europa, mire qe eshte Amerika. Njerka jane te dyja.
    Ne e kemi fajin vete…Sjellja e EU. ndaj serbeve nuk eshte ne varesine tone, as ne detyrim ndaj nesh, per fat te keq.
    Nuk eshte zgjidhje te sillemi keq qe te na degjohet zeri. Ne duhet te gjejme menyra te pavarura prej Evropes dhe Amerikes qe te ecim perpara. Po politikane me ythe nuke kemi. Kemi sazexhinj politikane qe kendojne me ritme gabelesh. Ec i bijme dajres se do na degjojne ndonje dite.

    S’kemi frike nga bora skemi frike nga shiu
    jemi rrace e forte, rrace arixhiu.

    Tironso e ke qa pershkrimin!

  42. toko thotë:

    7 Maj 2008 @ 5:41 pm

    …Dakord qe ku eshte Shqiperia ne nivelin EKONOMIK DHE POLITIK. Po ka dhe DETYRIMIN MORAL…..
    —————–
    Detyrim moral?????? Ceku i bardhe!!!!! Te NA FUSIN ne BE !!!!!
    Nuk e kuptoni se atje ku fillon bisnesi mbaron Detyrimi Moral? Hyrja ne BE eshte bisnes. Eshte arthmetike Me jep kaq te te jap kaq. Perse tena fusin ne? Detyrim moral???? puf
    Meqenes e ke detyrim moral mer e fute ne shtepi ate homeless qe ri tek qoshja e rruges tende behe pjestar te familjes, behe vlla e ben dot? Ah se harova sapo ke mare vesh qe ai homeless dyshohet per pune te pista ( prostitucion trafik droge armesh etj)

  43. Dajoshi thotë:

    7 Maj 2008 @ 5:43 pm

    Eh o WASU, keta te rinjte e sotem te japin uje ne bisht te luges kur vjen fjala tek “politika”, por me gjuhesine nuk i kane punet mire. Grupi e beri lemsh muhabetin, e kujton “drangull” per “trangull”. Grupo, s’kon lidhje t’ka daja cun. Ke nevoje te lexosh profesor Gramatikusin. “Drangull” ka per sinonim “troke” ose me shqeto “s’ke breke ne bythe”. Nejse, pagesen per shpjegimin dergoja Edit, kushedi i hyn ne pune per nej kazan plenash. :)

  44. 21shi thotë:

    7 Maj 2008 @ 5:45 pm

    T’ju bej edhe nje pyetje: Nqse Evropa I lejon shqiptaret te hyjne ne BE pa viza, sa do ikin ne Evrope dhe do rrine te punojne pa letra? Nje milion, dy milion? Shqiptaret akoma po kalojne malin per te shku ne Greqi.
    Sa serbe do bejne te njejten gje?

  45. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2008 @ 5:47 pm

    O Grup, ti si me qenë prej Mamurrsi or burr i dheut :P nuk mund te jet nje lider i ndershem dhe moral. Kjo perseri i bie Amerikes.

    ! ! ! !

  46. Beli thotë:

    7 Maj 2008 @ 5:50 pm

    Pajtohem me ato qe qe shkruan “Grupi”: 7 Maj 2008 @ 4:06 pm. etc

    Rob-terneti thotë:-> 7 Maj 2008 @ 3:54 pm
    Dmth nga qe e kemi vendin hale, i kerkojme hesap te tjereve, pse s’na lene te dalim prej saj……..

    Ne nuk u po kerkojme llogari EU’s mor jo, por nuk duhet te bejme sikur ne (Shqiptaret) jemi qorrat e evropes!!!
    1 - Serbia ka me mijera vrases te moshes 30-40-50 vjecare qe do levizin ne EU lirshem. numberohen me gishta ata qe shkuan ne Hague
    2 - jane shume nacionalista/fashiste dhe propogandojne neper mediat e tyre theory extreme (nje nga keto jane zgjedhjet ne KS).
    3 - nuk kane kthyer nja 2-3000 trupa/njerez kosovare te “zhdukur”.
    4 - kane korrupsion me shumice. si ne shqiperi
    5 - kane shkelje te drejtave te njeriut me minoritaret ne serbi.
    6 - kane probleme me shtetet kufitare
    etc etc etc
    Ne po sillemi mire me EU’n dhe ata sillem mire me serbine …dhe e mosperfillin Shqiperine
    Sa per standarted per te hyre ne EU ..sa kishte Greqia, spanja, portugalia??????? ata ishin me poshte se ne!
    Sa ka Rumania????????? shtet leshi plot me korrupsion e me milione gabel.
    Ketu ne Londer ka ‘charity shops’ qe shkruajne ne balle te dyqanit “ndihma per rumanine” …apo fushate per te adoptuar jetimet rumune apo bullgare
    EU u jep ndihma (euros) ketyre shteteve qe te perparojne. U jep mundesine qe te blejne e shesin lirshen ne tregun e vet, u jep mundesine qe shtetasit e tyre te shkollohen ose te punojne jashte.
    Shtetasit Shqiptare po perjashtohen nga fushat geografike - ekonomike - sociale - kulturore - shkencore - politike etc, dhe qe te gjithe resultatet e ketyre perjashtimeve bien ne fund tek individuali shqiptar!
    Skafet duhet te lejohen dhe shteti tu jape kredi njerezve qe duan te blejne skafe “per bisnez” ….por me kusht qe te mos te demtojne shtetin, dhe te mos kryejne krime ndaj shqiptareve.
    Te hidhen ne det ato police italiane dhe anglez, nqs ata duan te na ndihmojne ne per te ndaluar “krimin” (1) te na japin helikoptere - makina - skaners - te na bejne ca infrastructure etc etc falas.(2) Te na japin te njejtat mundesi, te drejta dhe ndihma si te gjithe shtetet e evropes …dhe jo te na discrinojne ne te gjithe cepat, dhe pastaj te na kerkojne llogari per ceshtje te brendshme dhe te jashtme
    Shteti jone duhet te luaje lojen e evropes …tip shahu eshte kjo pune! tip gjuetari dhe gjahu etc etc

  47. Qafir Arnaut thotë:

    7 Maj 2008 @ 6:13 pm

    Serbia, si shqiponja ne flamurin e vet, ka vertet dy koka (ne Shqiposfere nje koke ka). BE-u do me fol me koken qe e ka kthy ftyren nga BE-u, atyre do me i thon: ‘bujrum se kismet po kthehet kaptina tjeter kah na’.

    Shqipot nuk kane cte mesojne fare prej serbise se mbeten Romake te perendimit, ndersa Serbojt jane gabele qe kujtojne se jane Romake te Lindjes (me dy kaptina).

    Si tha dr. Adhamidhi? “Kerreje nje koke qe te cpetoc tjatren”

  48. Roni thotë:

    7 Maj 2008 @ 6:21 pm

    Shqipetareve i hiku jeta duke u mburrur me nivelin e larte te MORALIT.
    Nuk e harroj kurre nje mikun tim qe po i mburrej nje Amerikani se Shqiperia kurr nuk ka pushtuar nje vend tjeter. Ai Amerikani e ndegjoje e ndegjoje dhe pastaj mu kthye mua dhe me thote “ky njeri duhet te ishte bere prift dhe te jetonte ne nje monastire shume larg qendrave te banimit” Kush e mban mend ate foton kur u zgjodh Presidenti Topi?????
    Napoleoni ka thene se nje foto eshte e barabarte me 1000 fjale.
    Permasat e flamurit te BEse ne Parlamentin shqiptare nuk thote gje tjeter vecse, ky eshte parlamenti qe prezanton nje popull sahanlepires.
    E si mund te kete MORAL nje popull sahanlepires??????????
    Shkalla e pare per te pasur rrespekt nga te tjeret eshte rrespekti ndaj vetes. E si mund te na rrespektoje Europa kur qeveria jone shpall reforma “SHQIPERIA 1Euro.”
    Serbet jane popull me integritet jane armiqte tane historik por jane popull me integritet, i mire i keq te vetin nuk e shesin ashtu si e shesim ne. Dhe ja rrezultati i integritetit te tyre, Europa ne fillim u thoshte se po nuk i dorzuat kriminelet e luftes harrojeni BEne. As nuk kane per ti dorezuar ndonjehere dhe Europa tani u lepihet. Si u arrit ky ndryshim u arrit nga mosndryshimi i serbeve.
    Kurse ne Shqiperi jane gati te zhdukin 50 vjet hisori, duan ti zhdukin te tera nga mozaiket e deri te deshmoret mos te mbetet as nje shenje e asaj e kaluare.
    Per mendimin tim ka ardhur koha te perpiqemi mos tu veme epitete Europes dhe Serbeve por te gjejme rrespektin ndaj vetes.

  49. Qafir Arnaut thotë:

    7 Maj 2008 @ 6:27 pm

    Varet nga ’sa-hani’:)

    E si mund te kete MORAL nje popull sahanlepires??????????

  50. Bostonian thotë:

    7 Maj 2008 @ 6:49 pm

    Per te ndryshuar pak atmosferen e nxehte per temen, dhe per te sjelle pak humor po sjell videon me poshte nga Youtube. Ju lutem shikojeni deri ne fund dhe do ta kuptoni pse e solla.

    http://youtube.com/watch?v=br8mOmH9frE

    @Grupi. Une e kuptoj fjalen “Detyrim” po c’fare eshte ajo fjala tjeter? “Ne momentin qe futet biznesi ne mes, vdes ai detyrimi tjeter.

    @emigranti “do shkoj si qorri mbas murit” skam c’fare te bej :-)

  51. Rob-terneti thotë:

    7 Maj 2008 @ 6:53 pm

    Sa tipik shqipo jeni more peshq! Berja e hesapit te tjetrit eshte nje nga sportet me te dashura popullore ne ato ane. Shume biznese prishen se robt nuk bejne hesapin e vet, por te tjetrit; mire une fitoj, po ai sa fitoni? Po ashtu punetoret bejne hesapin e pronareve, emigrantet te njeri-tjetrit, kush eshte rreguluar me mire, e keshtu me rradhe. Apo sic bente Enveri te Kines, pse prite amerikonin ne (dmth il popolo) do shkojme te hame bar!

    Europa ka 20 vjet qe te mban me buke, te ka shpetuar nga vetshkaterrimi disa here, e ti i kerkon hesap per ke pranon ne shtepi te vet! Mjaft u stervitet duke bere hesapet e botes, beni ato tuajat njehere per se mbari.

  52. Nostalgji thotë:

    7 Maj 2008 @ 7:17 pm

    Ne te njejten kohe me pavarsine e Kosoves BEU (si e quan dikush) ka rene dakort me Serbine per te hapur nje dege te prokurorise se krimeve te renda/luftes ne Beograd, ne te cilen do te punojne prokurore karriere europiane, te cilet do te merren me hetimin e dosjeve te krimeve te krimineleve serbe qe kryen gjenocide ne luftrat e Bosjnes dhe Kosoves. Po ashtu para 10 ditesh ne nje samit ne Bruksel ku nder te tjera figura merrnin pjese dhe ish komisari per marrdheniet e jashtme Frattini dhe perfaqsuesi i Natos per EU-ne, flitej per rolin e Natos sot dhe pamundesine e gjetjes se nje roli te sakte te saj ne kuadrin gjeopolitik te sotem. Kjo pjese, paksa jashte teme, eshte per te treguar arritjet e politikaneve tane (kur dalin te tjeret, hyjme ne) dhe nivelin e politikaneve serbe qe mund te themi me plot gojen qe per nga pregatitja jane ku e ku me faqezinjte tane, qe jane gati te shesin dhe nenen e vet per interesa.
    Tani ne kuadrin e zhvillimeve te fundit, keta politikane qe na perfaqsojne (duke filluar nga kryefaqeziu Berisha) dhe sa here takojne nje eurokrat na quajne prostituta, drogaxhinje, seksere e bosa te krimeve, kriminele karriere, sipas jush sa influencojne ne idete qe EU-ja ka per ne shqipot? Sipas jush kur ne jemi te gatcem te zgjedhim njerez te tille qe na personifikojne ne kete menyre, te tjeret si duhet te na quajne? A Duhet vertet ata te hapin dyert e shtepive te tyre per njerez te tille? Ne flasim per moral por, moralin tone ku e kemi? Cfare kemi bere ne 18 vjet? Kur ne sot nuk kemi besim te shteti qe na perfaqson (pervec disave qe na ngrene lart arritjet por vete nuk kthehen te shijojne frytet), si duhet te na pranojne te tjeret, apo te besojne te ne?!

  53. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2008 @ 7:34 pm

    Lereni Shqipen time se e kam mesu ne Mamurras…prandaj vi ktu qe te me kujtohen pak fjalet.

    Detyrim moral?????? Ceku i bardhe!!!!! Te NA FUSIN ne BE !!!!!

    TOKO…s’e kam fjalen per Shqiperine o burr. Thash harroni Shqiperine…detyrimi moral i BE-se eshte arrestimi i kriminelve te luftes…dhe vetem per kaq nuk duhet ti hapet rruge Serbise deri sa te permbushi obligimet qe ka ndaj 300 mije njerzve qe vrau. Libri i fundit i Del Pontes ishte nje shembull i mire se ku qendron “morali” i Evropes…dhe sa faj paskem ne per kte mungese morali.

    Lereni Shqiperine se e dime se ku jemi dhe qe s’jemi ne nivelin e duhur…Po ata jane?? Vrane 300 mije njerez ne Bosnje…dhe kush del i fituar…Bosnja apo Serbia? Ky eshte morali i Evropes?

    Ju thoni…kur hyn biznesi. Dakord…atehere Evropa s’ka asnje qendrim moral me te larte se Rusia apo Arabia Saudite…eshte vetem vend i pasur dhe kaq. Ok e pranoj…

    A thua ti paska ngel keq Evropa per biznesin e Serbise…

    Ajo qe me shqetson me shume eshte dhe ky mentalitet qe…”kur hyn biznesi”…ktu kalohet shume kollaj ai kufiri i holle me homo-gjeniteti dhe me ndonje tek-tuk qe thote “ishte me mire nen Serbine”. :\

  54. J. thotë:

    7 Maj 2008 @ 7:45 pm

    Shqiptari ka per te marre vesh se ishte foshnje kur te ndaloje se qari.
    Ka per ta marre vesh qe eshte jetim kur t’i futin ndonje shpulle turinjve.
    Ka per ta marre vesh se nuk do e biresoje njeri, kur te shkoje ne moshe madhore.

  55. stela bejleri thotë:

    7 Maj 2008 @ 8:18 pm

    Pershendetje te gjitheve!
    Nuk e mohoj se fillimisht u indinjova (pasi lexova artikullin, por per shkake te kohes, jo komentet), ndjeva xhelozi dhe inat. Por pasi e lexova me me kujdes, fillova te mendoja se mund te jete nje levizje pozitive e vendeve evropiane edhe per stabilitetin e Kosoves. Mendoj se evropa po mundohet t’i joshe serbet, per te zbehur ndikimin e rusise. Dhe eshte e kote te vazhdoj, sepse me lart shkruhet qart cdo gje. Une vetem shpresoj, qe kjo oferte te jape ate rrezultat per te cilen eshte krijuar. Shpresoj!
    Shperesoj qe serbet t’a vleresojne kete dhurate dhe qe “turistet” e rinje mos t’i bezdisin evropianet mikprites. Por eshte e veshtire te mendosh pozitivish nese ndikohesh nga opinioni se serbet jane ser-be ne fund te fundit.
    Ju uroj gjthe te mirat……….te gjitheve!

  56. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2008 @ 8:37 pm

    Bejleresha flet tamam si i ka hije.Mbeshtes gjithçka thote.Me duket me e sakta nga te gjithe.Serbia ne Evrope kunderpartita per njohjen e Kosoves.Gjithsesi nuk eshte ndonje e re.Serbet(e bashke me ta edhe kosovaret)kane levizur lirisht ne Evrope e Amerike.

  57. jakova thotë:

    7 Maj 2008 @ 9:54 pm

    O peshkatare,keni humbur rrugen ne oborrin tuaj.Nuk jan hequr vizat por
    shuma ne te holla(ne forme takse)qe duhet te paguhej per marrjen e vizave.
    Une nuk e kuptoj se kush i sjell keto dezinformata te peshku.

  58. traummädchen thotë:

    7 Maj 2008 @ 10:08 pm

    Jakova dhe une kur lexova lajmet dje ashtu e kuptove qe eshte hequr vetem taksa per marrjen e vizave dhe u cudita sot kur pashe k´te temen te peshku …po nejse, nga dje sot kushedi c ka ndodhur :D

  59. traummädchen thotë:

    7 Maj 2008 @ 10:10 pm

    kuptova*

  60. comoir thotë:

    7 Maj 2008 @ 11:36 pm

    Pastaj edhe nese ky detyrimi moral qendron, eshte per Kosoven. C’pune kemi ne ta kerkojme per veten tone?

  61. besi thotë:

    8 Maj 2008 @ 5:38 am

    e cfare ka per tu habitur? Ne skemi uje e drita e duam BE. Me thoni nje politikan per te qene qe prej Enver Hoxhes.nje! dhenia e vizave nuk eshte cmimi nobel per paqen por tregon stabilitet e mireqenie ekonomike.me nje vend si ne qe i ka ikur refugjat e tere popullata e qe luteshin njerzit sikur te ngrije deti, cprisni ju?

  62. maverick thotë:

    8 Maj 2008 @ 10:58 am

    Pse qaheni kot ndaj europes.sa e sa shqiptare rrefugjate ne europe po e rrjepin sistemi social to Gjermanise, Hollandes, Anglise etj etj. Europa ka bere shume per shqiperine dhe per kosoven. Dhe ca kane bere shqiptaret per europen? Ta them qe ne fillim, qe ka plot refugjate qe e fitojne buken e gojes me ndershmeri dhe djerse..

    Por ka dhe te tjere qe te bejne me turp ta quash veten shqiptar. lexon titullin e nje gazete ketej qe pershkruan ngjarje qe kane lidhje me prostitucion - lexo artikullin, eshte shqiptari, vidhet nje depo parash, - shqiptari, kapet sasi e madhe droge - shqiptar, vrasje per hakmarrje- shqiptar, vrau gruan se gruaja donte te shkonte ne pune, - shqiptar, vrau gruan se i buzeqeshi nje burri tjeter - shqiptar…
    i vetmi rast kur permended serbi - lufta e natos ne kosove..

    para se te shani te tjeret dhe te ngrini lart vlerat ‘morale’ te shqiptareve, shikoni mire ‘veprat madheshtore’ te shqiptareve brenda dhe jashte shqiperise.

    pastaj vihuni ne vendin e nje politikani europian dhe shikoni si c’do te benit ju ne vendin e tij. Pyetja eshte: Te lejojme serbet, ne menyre qe te ulim tensionin me kosoven dhe te mbeshtesim fitoren e partive te pro-europiane serbe, apo te lejojme shqiptaret, te cileve ju a dhuruam kosoven, te cilet po na sjellin droge e prostituta, e qe po na ndotin kulturen tone te civiluzuar me vrasjet makabre brenda familjes….

    Nuk eshte vetem ceshtje ekonomie dhe politike, me shume se gjithcka tjeter, bashkimi europian eshte bashkim vlerash morale, kulturore, politike. vlerat ekonomike bashkohen pasi ato bashkimi i vlerave te para eshte realizuar. Ne shqiperi dhe jashte saj ka plot shqiptare te mire qe nuk i ndihet zeri akoma. Vetem kur kjo pjese e shendoshe moralisht, kulturalisht dhe politikisht e shqiptareve do te mbizoteroje pjesen tjeter te kalbur do te kemi goje ne shqiptaret te flasim kunder europes…

    Dhe prape europa i lejon te rrjepin sistemin e tyre social. Ben nje sy qorr dhe nje vesh shurdh.

  63. maverick thotë:

    8 Maj 2008 @ 11:03 am

    Llukan, Blendi ose Penar - sorry, last sentence shouldnt be there… cheers.

  64. eni thotë:

    8 Maj 2008 @ 12:22 pm

    Thjesht per te plotesuar disa gjera. Ne radhe te pare problemi duhet diskutuar ne perspektiven shqiptare. Pra duhen lene njehere per njehere menjane diskutime sa e moralshme eshte afrimi i Serbise nga EU por duhen shtruar keto pyetje se pari:

    a)A eshte financimi dhe afrimi i Serbise se sotme nga EU ne interesin politik te Shqiperise?

    b)Nese ky proces nuk eshte ne interes te Shqiperise cfare mund te behet nga shteti Shqiptar apo organizata te ndryshme per ta penguar ate?

    Per mendimin tim pyetjes se pare mund ti pergjigjesh me nje “Jo” te madhe. Serbia e sotme mbetet nje vend i indoktrinuar nacionalist ku nuk ka patur nje proces vetereflektimi me baze te gjere mbi pergjegjesite e shoqerise serbe gjate lufterave te ish-Jugosllavise. Arkitekti i procesit te vetereflektimit Serb, ish kryeministri Zoran Gjinxhic, u vra qe pak kohe pas marrjes se detyres. Rrjedhimisht Serbia e sotme eshte totalisht kundra pavaresise se Kosoves dhe bile ndermerr hapa konkrete politike apo informale per ta destabilizuar Kosoven. Ne zgjedhjet e fundit parlamentare radikalet dolen partia me e forte. Spektri politik serb eshte teresisht radikal ku te ashtuquajturit radikale jane ne fakt ultra-radikale dhe te ashtuquajturit te moderuar jane ne fakt radikale. Pra sa me dobet te jete nje Serbi e tille politikisht dhe ekonomikisht aq me mire eshte per Shqiperine.

    Te vime tek pyetja e dyte. Cfare mund te beje Shqiperia konkretisht per ta penguar kete proces. Per te qene aktore ne te gjithe kete process duhet kuptuar ne radhe te pare perse EU financon nje vend te tille si Serbia. Frika e EU-se eshte qe Serbia te mos bjere ne influencen e Rusise e cila mund te jete e interesuar te destabilizoje, dobesoje dhe percaje Europen duke rihapur konfliktin ne Bosnje, duke krijuar probleme ne Kosove etj. Per kete aresye EU praktikisht ka disa vite qe mbeshtet pjesen me te moderuar te sektrit politik Serb dhe i ben leshime Serbise pikerisht per te bere terheqese pjesen e “moderuar” te spektrit politik. Efekti i deritanishem ka qene qe sa me radikale eshte kthyer Serbia aq me te medha kane qene leshimet e EU pikerisht prej frikes ne rritje te radikalizimit serb qe tani ne fakt ka ndodhur. EU pra praktikisht po financon radikalizmin Serb.

    Shqiperia duhet te ndermarre nje iniciative diplomatike ku te behet e qarte se gjate gjate kohes se financimit te EU Serbia eshte bere akoma me radikale dhe prandaj duhet perdorur perseri izolimi i Serbise, perqasje kjo qe u perdor gjate viteve 90 e qe ishte e vetmja perqasje qe ka funksionuar me Serbine. Duhet argumentuar qe Serbia duhet lene e lire te beje zgjedhjen e saj vete. Ne kete menyre radikalet vijne ne pushtet izolohen, gjendja ekonomike perkeqesohet etj dhe ata dalin shume shpejt nga moda.

    Nje iniciative e tille diplomatike nga ana e Shqiperise mund te mos kete shume sukses diplomatik dmth. EU mund te mbaje te njejtin me Serbine me ate te deritanishmin, por Shqiperia ne kete menyre dobeson pozicionin Serb si dhe fiton ne opinionin publik e mediatik. Poashtu ne luften diplomatike per Kosoven Shqiperia/Kosova mund vetem te fitojne nga kjo iniciative.

  65. adi thotë:

    8 Maj 2008 @ 3:12 pm

    eni i dashur. argumentet e tua jane shume te drejta por une do te nisem nga e kunderta e asaj qe ti thua a)A eshte financimi dhe afrimi i Serbise se sotme nga EU ne interesin politik te Shqiperise?
    perse jo? nje serbi e financuar mire nga UE nje zhvillim i saj i me tejshem do te ndryshonte mjaft politiken e sidomos opinionin publik serb,me pak fjale do ti nzirrte shume shpejt nga mendja gozhden kosove qe sot po e perdor politika serbe si argumentin baze.puna me e mire eshte te ndryshosh opinionin .publik me vepra konkretisht pra ti afrohet popullit nje mireqenie e dukshme (sigurisht nepermjet punes)se me pas eshte vet populli qe distancohet nga politika anti EU anti kosove e pa varur anti Shqiperi anti shqiptar…pra eshte ne interesin e Shqiperise …e si e tille edhe se ne nuk perfitojme mireqenije apo financime direkte perfitojme shume ne ceshtjen tone kombetare.Serbia ne vend qe te forcohet dobesohet politikisht varet plotesisht nga BEja. mendoj se SHqiperia nuk duhet te thote asgje per momentin mundesisht asnje koment ky mund te jete mbase edhe nje test per ne..

  66. Qafir Arnaut thotë:

    8 Maj 2008 @ 3:19 pm

    apo te lejojme shqiptaret, te cileve ju a dhuruam kosoven, te cilet po na sjellin droge e prostituta, e qe po na ndotin kulturen tone te civiluzuar me vrasjet makabre brenda familjes….

    maverick ho me….a bit too much brit dandyism if you AKSED me!. Tone it down a bit

  67. erti thotë:

    8 Maj 2008 @ 3:29 pm

    Titulli eshte i gabuar , nuk behet fjele per heqjen e vizave por per nje marreveshje ( sic u be muajin e kaluar me Shqiperine ) qe do sjelli (nqs realizohen kushtet ne heqjen e vizave.

    (ANSA) - BEOGRAD, 7 MAG - Il commissario Ue ai Trasporti Jacques Barrot, che sta esercitando anche le deleghe relative a Giustizia, liberta’ e sicurezza, ha proposto oggi alla Serbia una road map sulla liberalizzazione dei visti. Lo ha riferito l’ agenzia Beta. ”Alcuni giorni prima delle elezioni legislative anticipate, che sono di importanza essenziale per il futuro della Serbia, porto una prova della volonta’ dell’Ue di aprirsi alla Serbia”, ha detto Barrot consegnando al presidente Boris Tadic il piano elaborato da Bruxelles per la liberalizzazione del regime dei visti con la Serbia. Le elezioni sono previste per domenica prossima. Secondo Barrot, il piano contiene una serie di proposte che dovrebbero essere realizzate al piu’ presto e che si inquadrano nell’impegno contro l’immigrazione clandestina, nella lotta contro il crimine organizzato e la corruzione, cosi’ come nel rispetto dei valori democratici e dei diritti di base. Barrot parlando con la stampa belgradese, ha poi sottolineato che i cittadini della Serbia sono benvenuti nella famiglia europea. (ANSA). COR-TF
    07/05/2008 17:55

  68. eni thotë:

    8 Maj 2008 @ 10:56 pm

    Ardi, per te argumentuar se kush eshte me efikase nga te dy alternativat afrimi i Serbise me EU apo izolimi i Serbise duhet pare pak e kaluara e afert.

    Qendrimi konfuz europian ndaj Serbise nuk ka filluar sot me kete leshimin qe kane ndermend ti bejne per vizat por mund te shihet ketu e 20 vjet perpara. Fakt eshte qe Serbia po financohet tashme prej te pakten disa vitesh nga EU si dhe po perfiton leshime te pamerituara politike e ekonomike. Fakt eshte qe qe prej kohes se financimeve te EU Serbia mund ti lejoje vetes ta perqendroje vemendjen ne ceshtje “kombetare” si ajo e Kosoves dhe te humbase fokusin nga ekonomia. Pra Serbia mund ti lejoje vetes te rreshqase ne radikalizem dhe praktikisht eshte sot kemi nje Serbi me radikale sesa tre 4 vjet me pare. Fakt eshte gjithashtu qe hedhja e Milloshevicit ne Serbi ne 2001 nuk ishte rezultat vereflektimi shoqeror por rezultat i nje pakenaqesie te pergjithshme nga izolimi dhe renia ekonomike. Pra deri me tani ne marredheniet me Serbine denimi i radikalizmit me izolim ka qene me efikas sesa “denimi” i radikalizmit me financim e afrim ndaj EU-se.

    Vazhdimi i financimit dhe afrimit te Serbise edhe ne kohen e nje radikalizimi te dukshem te spektrit politik serb ne qendrimin ndaj Kosoves i jep Serbise mesazhin e gabuar se sa me shume te radikalizohet e sa me shume te ngre zerin kunder Kosoves aq me shume perfitime ekonomike do te kete e aq me shume leshime do ti behen ne zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes Kosove. Ketu duhet patur parasysh qe Serbia akoma nuk ka bere as hapa simbolike si psh. dorezimi i disa krimineleve prominente te luftes ne gjykatat internacionale etj. Me keto hapa Serbia te pakten mund te kishte goje te thoshte qe kemi ndryshuar dhe qe Kosova nuk do te perjetoje nen Serbi kurre me ndonje gje te ngjashme me vitet 98-99. Por jo… serbet qendrojne tek pozicioni i sovranitetit dhe nuk kujtohen te marrin asnje pergjegjesi per luften dhe krimet e kryera nga ta.

    Per aresyet e mesiperme afrimi nga EU i nje Serbie radikale nuk eshte ne interes te shqiptareve dhe Shqiperia duhet te tregohet aktive qe ky afrim ne pamundesi per tu penguar te pakten te kete nje cmim te larte politik per Serbine ne favor te Shqiperise.

  69. anonymus thotë:

    9 Maj 2008 @ 2:59 pm

    Mire Serbia me Avropin, se ato kane qene Jugosllavi dhe kane levizur pa viza deri me 90-ten, por shikoni pak kete lajmin ketu. Moldavia, mer Moldavia hyn e del pa viza ne Bullgari, kurse ne jo! I kane bere detyrat e shtepise moldavet. Kqyrni, kqyrni:

    Bulgarian Government approved the changes in the agreement for traveling of citizens of Bulgaria to Albania, Ukraine and Moldova.
    According to the new changes all Bulgarian citizen, who has valid document of traveling obtain the right to enter, pass through, stay temporary or leave the three countries Albania, Ukraine and Moldova without visas for a term of 90 days in the frames of 6 months.

    The terms for Ukrainian and Moldavian citizens towards Bulgaria are the same.

    The Albanian citizen can pass through or stay in Bulgaria for the term, defined in the visa.

    http://international.ibox.bg/news/id_1760107364

  70. maverick thotë:

    9 Maj 2008 @ 4:42 pm

    po kjo eshte kuje e faqe e zeze, shqiperia lejon bullgarin pa vize kurse bullgaria nuk lejon shqiptarin pa vize….

    shikoni sa kujdeset qeveria shqiptare per njerezit e vet ….

    pu pu pu pu pu …..

  71. ardi Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Maj 2008 @ 1:18 pm

    Prandaj ka shume vlera anetaresimi ne NATO thanks USA, sepse te ishte per Evropin as per 200 vjet te tjera nuk anetaresoheshim. Evropa eshte nje kontinent ne renie te shpejt ekonomike politike e ushtarake perballe sfides se globalizacionit eshte ne interesin e saj te anetaresoj edhe ballkanin perendimor.Per sa i perket dashuris per serbet ate qe ben Serbet para 10 vjetesh Evropa e bere para 50 vjetesh me luften boterore pra krimi eshte kudo por ne Shqiptaret jetom akoma me fantazira.

  72. alb thotë:

    13 Maj 2008 @ 8:10 pm

    Ja cfare do me thene te kesh bosht, edhe pse mua ma hap barkun strumullari te cilin Serbet e perdorin per bosht.

    Likuiditetin (lepirjen) shqiptare (famiresisht jo e te githeve) Evropi e perdor per te llustruar kepucet.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.