Vendet e Bashkimit Europian bashkohen rreth strategjisë së Kosovës
Vendet e Bashkimit Europian jane dakord qe ta njohin nje Kosove te pavarur, thote ministri i puneve te jashtme te Suedise, Carl Bildt. Por Qiproja ben rezistence kunder.

Ministri i puneve te jashtme te Gjermanise Frank-Walter Steinmeier (ne te majte) dhe ministri i pueve te jshtme te Suedise Carl Bildt gjate nje konference per shtyp ne Bruksel para nje viti. Vendet e Bashkimit Europian jane dakord qe te njohin nje Kosove te pavarur, thote Bildt. Foto: REUTERS
- Tani vetem nje vend nuk deshiron qe te vazhdohet pa nje rezolute te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, tha Bildt per shtypin perpara mbledhjes se ministrave te jashtem te Bashkimit Europian qe filloi ne Bruksel te henen ne mengjes. Bildt nuk e precizoi se cili vend ishte ky qe kundershtonte.
Ministri i pueve te jashtme te Luksemburgut Jean Asselborn zbuloi nderkohe se eshte Qipro qe ka ”veshtiresi te jashtzakonshme” per ta njohur Kosoven si shtet te pavarur.
Qipro ka frike se pavaresia per Kosoven mund te krijoje nje precedent qe mund te kete rendesi per ishullin e ndare qipriot. Pjesa turke e ishullit krijoi ne vitet 70-te shtetin e saj te pavarur, i cili deri me tani eshte i njohur vetem nga Turqia.
Ischinger do te orientoje
Ministri i i puneve te jashtme suedez nuk pret ndonje perparim shume te madh ne lidhje me ceshtjen e Kosoves gjate mbledhjes se dites se hene ne Bruksel. Por ne kete mbledhje do te merret ne shqyrtim raporti i se ashtequajtures trojka per Sekretarin e Pergjithshem te OKB mbi bisedimet pa rezultat mes Serbise dhe shqiptareve te Kosoves. Perfaqesuesi i Bashkimit Europian ne trojke, Wolfgang Ischinger, do te orientoje ne lidhje me raportin.
Pritet qe Ischinger te paraqese dy konkluzione nga keto bisedime. Ne rradhe te pare, si shqiptaret ashtu edhe serbet kane dhene garanci se nuk do te perdorin dhune per ta zgjidhur kete ceshtje. Ne rradhe te dyte, se 27 vendet e Bashkimit Europian nuk kane ndonje alternative tjeter pervecse te njohin nje Kosove te pavarur kur krahina te deklaroje mevetesine.
Debat diten e premte
Ministri i puneve te jashtme te Suedise mendon se megjithese ministrat e puneve te jashtme jane duke percaktuar pikepamjen e Bashkimit Europian ne lidhje me ceshtjen e Kosoves, vete debati i vertete do te zhvillohet diten e premte kur te takohen ne Bruksel shefat e shteteve dhe te qeverive te Bashkimit Europian.
- Prandaj duhet qe te kemi nje proces paraprak per te hartuar nje pakete vendimore, tha Bildt.
Pritet qe Bashkimi Europian do te konfirmoje se ai eshte gati qe te marre persiper detyrat e policise dhe te drejtesise ne krahine ne qofte se autoritetet shqiptare te Kosoves do ta kerkojne kete ndihme.
Bildt thote se eshte e qarte se Bashkimi Europian duhet te tregoje rol udheheqes kur eshte fjala per te ardhmen e Kosoves, dhe thote se Bashkimi do te jete i angazhuar ne kete ceshtje per nje kohe te gjate ne te ardhmen.
- Pavaresia e mudshme per Kosoven eshte nje proces qe do te kerkoje kohe. Kjo nje numer problemesh te lidhura mek ete: q enga ndarja e borxhit te jashtem dhe deri tek ceshtjet lidhur me nenshtetesine. Shume gjera jane ne loje, tha Bildt.
Resistenca ruse
Te henen ne darke minsitri i puneve te jashtme te Rusise, Sergej Lavrov, do te takohet me koleget e tij te Bashkimit Europian per te biseduar mes te tjerash edhe per ceshtjen e Kosoves. Mendohet se Lavrov do te perserise pikepamjen e Rusise se e vetmja rruge perpara eshte vazhdimi i bisedimeve mes Serbise dhe qeverise se shqiptareve te Kosoves, dicka qe konsiderohet e padobishme nga vendet e Bashkimit Europian.
Kryeministri i porsazgjedhur i Kosoves, Hashim Thaci, e ka bere te qarte nga ana e tij se Kosova do te deklaroje pavaresine, por se kjo do te behet ne bashkepunim te ngushte si me Brukselin ashtu edhe Washingtonin.
Thaci i tha Til Financial Times se deklarata mund te shtyhet deri ne mars te vitit qe vjen.
- Bashkimi Europian eshte celesi. Ne jemi per nje deklarim te koordinuar te pavaresise. Per ne njohja eshte po aq e rendesishme sa dhe vete deklarimi i pavaresise, thote Thaci.
NTB, Agjensia Telegrafike Norvegjeze, Dergoi tek Peshku, A. F.

10 December 2007 @ 10:18 pm
Kurr Hajrin Nuk ja kena Pa Evropes Edhe Kur Nuk Jena Mi ja Bah !!!!
10 December 2007 @ 10:27 pm
O djema! po çfare keni qe hidheni perpjete? Nuk thoni mire qe po rreshtohet njehere Europa perkrah nesh. Ajo qe eshte sot nje mbeshtetje e imponuar nga rrethanat nderkombetare dhe vendosmeria shqiptare mund fare mire te jete baza e nje marredhenieje te re dhe premtuese midis shqiptareve dhe Europes.
10 December 2007 @ 11:10 pm
me ne fund evropiant arritën ne nje politikë te perbashkët…. uuuf u desht kohë, masakra, genocida, pastrime etnike per te arritur deri ne nje marrveshje mes shteteve evropiane për problemet balkanike.
BE nuk ka tjetêr zgjedhje përveq te përkrah pavarsin e Kosovës kurse sa i perket Qipros, eshte shtet shume i vogêl qe oipinioni i tij te ket ndonje impakt, dhe shume me mire do te ishte per Qipron te zgjedh problemet e veta deri sa miret me ato te nevet ” Le silence est d’or! “
10 December 2007 @ 11:33 pm
Tetor 2005..fillon procesi për zgjidhjen e statusit të Kosovës..politikanët kosovarë na thonë se procesi do të përfundon në fillim të 2006…..shkon fillimi dhe vjen mbarimi i 2006 dhe nuk ka asgjë, dicka që ishte kuptuar mirë nga Vetevendosje që filluan të protestonin derisa gazetat e Surroiave dhe Haxhiajve thonin këta ishin anarkistë që nuk dinin asgjë pasi pavarësia ishte vetëm disa javë larg, do të vinte pas zgjedhjeve parlamentare ne Serbia… vjen 2007.. zgjedhjet në Serbi mbahen…Ahtisaari paraqet raportin….Vetevendosje proteston, vriten dy te pafajshem, marionetat thone se pavarësia është vetem disa ditë larg….tash jemi në mes të dhjetorit, Kosova ende nuk është e pavarur, 10 dhjetori i shumë premtuar kalon pa shpallje të pavarësisë…përsëri premtime për pavarësi brenda disa javëve… duhet të ju besojmë këtyre që na kanë gënjyer nga 2005??
10 December 2007 @ 11:49 pm
Pse xhanem nuk gezohemi por gjithmon do te gjejme uckla per ti bere qefin egos tone. Jo po Blendi jo po Evropa. Mos ngaqe me kete bashkim te Evropes ne krah te ceshtjes sone do te na ngelet merak qe nuk beme nje lufte tjeter kunder Evropes? Apo eshte halli i Vetvendosjes, apo se deri tani kemi thene se Imperjalizmi Evropian kerkon vetem te na pije gjakun, dhe se tyta e pushkes eshte e vetmja pergjigje per pavarsine e Kosoves. Mjaft u bete egoiste. Shikoni te miren e kombit mbi egon personale. Edhe ne rast se kemi thene ndonje gje me pare qe nuk po na del tani, mos haroni se gjithmon e kemi thene per te miren e Kombit dhe jo per te vertetuar sa te drejte dhe sa te zgjuar jemi. Apo s’eshte keshtu
11 December 2007 @ 12:05 am
a2007, që tani s’thonë më për disa javë por nga marsi. Unë them që i duhet vënë një datë politikanëve Kosovarë dhe nëse ajo datë vjen pa pavarësi s’është për t’u besuar më. Unë propozoj 1 prill 2008
11 December 2007 @ 12:11 am
a2007 mos ki merak kur Evropi do te shpalle pavarsine prape do te them se merita i takon Vetendosjes. ( Njesoj sic beme ne 99) Po te jeni keq per grada e dekorata merini te gjitha. Rendesi ka te fitohet pavarsia.
11 December 2007 @ 12:26 am
Une i kuptoj keta te Vetvendosjes per padurimin e tyre. Fundi i fundit ata po e heqin ne kurriz kete zvarritje sepse jetojne vete ne Kosove. Megjithate kur lexova sot lajmet se BE ka unifikuar qendrimin u mbusha me gezim dhe jam i bindur se dhe ata te Vetvendosjes jane gezuar qofte dhe pak fare. Edhe pak fare ka ngelur deri sa kjo pune te marre fund. Megjithate se organizohen disa protesta te tjera si ajo e sotmja nuk i ben dem askujt. Tek e fundit qytetari tregohet.
11 December 2007 @ 12:35 am
Mbase ka ardhur koha qe ne te perfitojme pak nga Kosova. Mund te na behet nje propozim per anetaresim ne BE se bashku me Serbine duke e patur Kosoven si tampon midis deri sa te krijohen kushtet dhe per te per tu perfshire ne BE. Mbase po deliroje per gjasat jane per mire.
11 December 2007 @ 12:37 am
Mos u gezoni para kohe…boshti Ortodoks i BE-ut nuk dorezohet lehte
11 December 2007 @ 12:49 am
Toko, të përshkruash realitetin nuk do të thotë mbështetje për ndonjëren nga palët në lojë. Unë nuk jam mbështetës i Vetëvendosjes pasi mendoj se ata jänë shumë radikal por me duhet të them të vërtetën dhe kjo është se “anarkistët” e VV kanë ditur të parashikojnë se cfar do të ndodhë më mirë se këshilltarët me mastera që kanë këshillu politikanët kosovar dhe kanë marr rroga 4 shifrore në muaj( jo lek por Euro).
11 December 2007 @ 12:52 am
” Shikoni te miren e kombit mbi egon personale”
Nuk eshte pytja te egoja jon , sepse egos son personale eshte futur aq shume shkelma qe tani me ajo nuk ka kurfrar rendêsije, po thuaj se kërkush me nuk e merr ne konsiderim.
shqetsime tona jan tani ta dim se çfare do te ndodh me ne, me ne si nje komb, si nje grup individêsh. Pa dyshim se te mirat e kombit gjithmon jan superiore mbi te gjitha tjerat et sidomos per ne kosovarët per te cilët dashurija e jetês son eshte dhe do te jet kombi.
11 December 2007 @ 12:53 am
o Qafiro, c’paske qene mo burre
Edhe pak ka ngel edhe do festojme te gjithe bashke.
Trebeshine harroje ate muhabet. Me hy Serbia ne BE pa marre pavaresine Kosova i bie qe mos ta marri kurre pastaj. Ne ne Shqiperi te bojm punet tona se gjithmone kena prit kesi “dhuratash nga perendia”. Pavaresia e Kosoves nuk ka lidhje fare me hyrjen tone ne Europe dhe edhe po te behet nje propozim i tille ne jo qe s’duhet te gezohemi po nuk duhet te na shkoje ne mend ta pranojme.
11 December 2007 @ 11:03 am
Nuk eshte Qiproja kunder Pavaresise,por Qiproje greke,pasi kemi dy Qipro…Edhe Greqia eshte kunder por nuk do te prishet haptas me gjithe Europen keshtuqe i jep urdher satelitit te vet Qipros qe te bllokoje punet..
11 December 2007 @ 9:19 pm
Europa i prishi vete punet ne Ballkan ne shekullin e kaluar, tani nuk eshte nevoja te marri mendimin dhe veton e Qipros, per rregullimin e ketyre puneve.
15 December 2007 @ 12:25 am
do dergojne 1500 polica dhe asgje me shume..nga vera nqs behet ndonje gje.. Sic duket ose presin Kosovaret te bejne ndonje hap te pare,ose do ta varrosin ceshtjen per te pakten nja 5 vjet….Keshtu eshte kur ke shtete ne EU(Qipro) si krimba qe perpelisen per te “mbijetuar”
15 December 2007 @ 12:39 am
Ne fakt ne arenen nderkombtare njihet vetem nje Qipro,pikerisht ajo greke.Pjesa tjeter e saj njihet vetem nga Turqia.Kjo eshte histori e gjate e sikur nuk ja vlen ti hesh debatit.Dhe meqe ra fjala nuk eshte vetem Qiproja,por dhe Rumanise dhe Sllovakise nuk ju durua,dhe sot e leshuan bomben fill mbas unionit te fundit mbas miratimit ne parim te dergimit te forcave europiane ne Kosove.
Shic jam shprehur dhe tek ky shkrimi i fundit -> http://www.peshkupauje.com/papulias-topit-duam-3-varreza-per-10-mije-deshmoret/2007/11/28
Po luhet fuqishem me deklarata brenda Be-se duke i dhene fund shpreses per nje qendrim te perbashket persa i perket statusit te Kosoves.Ne nje kohe kur pasiviteti i diplomacise shqiptare eshte skandaloz klani balkanik brenda Be-se ngre zerin ndaj nje realiteti te pashmangshem.Se ku do coje gjithe kjo zhurme pak si e veshtire per t’u parashikuar,shpresoj t’na dali per mire!!!
15 December 2007 @ 12:33 pm
Ne jemi pjes e Europes,eshte e vertet se trupin e shqiperise e ndane ne vitin 1913 sipas interesave grabiteqare apo forcave jo korekte te asaj kohe.Por edhe Europa mbeti e ndar dhe e perqar nga forcat e ndryshme te bajraqeve Europiane.Dote thote bashkimi i te gjitha trojeve Europiane,ne marreveshje dhe Bashkepunim te ngushte me shtetet e Bashkura te Amerikes, qe jane me nje interes te perbashket per zhwillim dhe siguri ne Boten moderne.Dote jete edhe qlirimi dhe bashkimi i lir i te gjitha trojeve Shqipetare!
Durimi i Kosovareve ka kushtuar shume.Por para pasqyres nderkombetare ka fituar nje simpati kulturo kombetare e kulturo cilivizuse,qe ajo sot ka arritur shkallen e lart per ta fituar medaljen e OLIMPIADES Nderkombetare per Pavarsin e Kosoves Euro-Amerikane!