Identifikohu



Regjistrohu

Unë bëra ligjin, Ministria e Mbrojtjes kishte detyrë ta zbatonte

Nga Sali Berisha
Tema

Më 15 mars, Shqipëria përjetoi në Vorë një katastrofë të tmerrshme, realisht të tmerrshme, të shoqëruar me plagosje, me humbje të konsiderueshme në jetë njerëzish, plagosjen e qindra qytetarëve të kësaj bashkie, dëme të shumta dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Kjo katastrofë nuk erdhi nga shkaqe natyrore, por erdhi nga shkaqe të mirëfillta njerëzore, çka e bën peshën e saj edhe më të rëndë. Një eksplozion me një fuqi më të madhe pas eksplozioneve bërthamore që ndodhi në ish-repartin e tankeve në Gërdec, krijoi një katastrofë të madhe, rrënime të mëdha materiale. Zona shëmbëllen me një zonë të bombardimeve të thella në luftë. Ky lajm i kobshëm me gjeti mua në një takim politik, të cilin natyrisht e ndërpreva. Informatat e para ishin të rënda, por prapë të pjesshme. I kam kërkuar menjëherë ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Mbrojtjes të nisen në vendngjarje. Në përputhje me ligjet e vendit kam marrë në dorë menaxhimin e krizës, përmasat e së cilës çdo moment rezultonin të ishin më të mëdha. I kam kërkuar Ndokës të mobilizojë të gjithë personelin shëndetësor të Spitalit Ushtarak, QSUT, spitalit të Durrësit etj. Ministrisë së Mbrojtjes, asaj të Brendshme dhe asaj të Shëndetësisë i kam kërkuar të mobilizojnë të gjithë potencialin e tyre me helikopter, pasi autostrada ishte e bllokuar. U mobilizuan 10 helikopterë, 6 të Mbrojtjes, 4 të tjerë të dy ministrive të tjera. Me shpejtësi janë thirrur në punë punonjësit e qendrave shëndetësore, janë nisur drejt vendngjarjes me dhjetëra-qindra automjete transporti. Forcat e ushtrisë kanë dërguar njësitë më të përgatitura me 1 mijë trupa. Forcat e Rendit kanë dërguar mbi 500 trupa të ndërhyrjes së shpejtë, rendit, RENEA-s nga Tirana dhe zonat përrreth. Në vendngjarje kanë shkuar Mediu, Nishani, Gjana, Olldashi, deputeti Patozi, deputetë të opozitës për të ndjekur situatën. Është ndërmarrë me përpjekjet më të mëdha, por edhe rrezikshmërinë më të lartë, sepse gjylet fluturonin në Marqinetë, Gërdec dhe fshatrat përreth. Flakët vazhdonin të digjnin zonën, ku ishte vendosur fabrika e vdekjes. Kam ndjekur çdo minutë situatën. Ka pasur një operacion kërkim-shpëtimi të përmasave që vendi rrallë mund ta ketë përjetuar. Janë transportuar në drejtim të spitaleve të Tiranës, ai Ushtarak, QSUT, Durrës dhe Krujë në total rreth 247 të plagosur, nga këta të paktën 15 të plagosur rëndë ose me djegie të forta. Ishte një qartësi. Megjithatë, trupat e ushtrisë, RENEA, por edhe ministra, apo deputeti Babasi kanë ecur me kurajë drejt zonës së shpërthimit, sepse në atë zonë kishte të plagosur dhe të vdekur. Kanë tërhequr disa të plagosur vetëm 10-15 m nga zona e kraterit. Janë angazhuar në një kërkim-shpëtim përreth, pasi të shumtë ishin ata nga fshati, të cilët, të shtyrë nga vala goditëse ose duke përfituar nga koha mes dy eksplozioneve, kishin marrë kodrat, kishin hyrë në një tunel që ishte aty për të shpëtuar jetën e tyre. Është punuar deri natën vonë, ndonëse predhat dhe eksplozivët vazhdonin. Një angazhim total është bërë për të plagosurit. Falë një solidariteti të qeverisë italiane dhe greke, janë nisur atë natë për në Selanik dhe për në Bari të plagosurit më të rëndë. Është përpjekur të bëhet apeli, pasi një nga punonjësit e firmës solli në shtabin e emergjencës listën e punonjësve dhe ata ishin 122 punonjës. Mbi bazën e asaj liste, u kërkua që me shpejtësi të bëhej verifikimi. U bë një verifikim, i cili s’më besohej se ishte i saktë. Gjatë këtyre momenteve kritike kemi bërë çdo përpjekje për të informuar në mënyrën më transparente qytetarët mbi këtë zhvillim tejet dramatik. I kemi dhënë mediave me dhjetëra e dhjetëra komunikata. Ato kanë bërë një punë të shkëlqyer, kanë raportuar nga zonat ku binin predhat, kanë treguar interes dhe përkushtim maksimal dhe profesional. Janë bërë përkujdesje që të tregohet vëmendja më e madhe ndaj të sëmurëve. Janë vënë në disponibilitet dy konvaleshenca, e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, që të strehoheshin, të mobilizoheshin ekipe psikologësh, për të shëruar traumat.

Janë gjetur të plagosur dhe viktima. Është marrë me shpejtësi një proces vlerësimi dëmi, i cili paraprakisht ishte 2 200 shtëpi, nga të cilat, 318 të shkatërruara tërësisht, 185 të dëmtuara rëndë, 170 të dëmtuara mesatarisht dhe 1600 me dëmtime të lehta. Ky ishte vlerësimi i parë, kishte kafshë të vrava, problemi ishin njerëzit. Vendi ishte i mbushur me predha. Repartet e ushtrisë, të specializuara për largimin e tyre, kanë qenë 500 trupa, për të filluar zbulimin e predhave, të cilat njësitë e tjera do vinin t’i eksplodonin. Është bërë kujdes që banorët të mos binin në një rrezik të ri. Qeveria, duke ndjekur krizën, katërfishoi krahasuar me ditën e parë ekipet e vlerësimit. Në rast se ditën e parë u vlerësuan rreth 410 banesa dhe objekte të tjera dhe biznese, ditën e dytë janë vlerësuar me një saktësi të madhe 1300 banesa të tjera. Vlerësime këto të bazuara nga të zotët e shtëpive.

Sot, (dje), vazhdon vlerësimi i pjesës së mbetur. Qeveria vendosi të ndërmarrë të gjitha masat për të lehtësuar familjet në dhimbjen e tyre të madhe, për të lehtësuar të plagosurit. Akordoi për çdo viktimë 2 milionë lekë të reja, për secilin prej tyre të lidhë pension, si ata që bien në detyrë. Ka vendosur të financojë ngritjen e plotë të të gjitha banesave dhe biznesve të rrënuara, ka vendosur të përballojë të gjitha dëmtimet e banesave të tjera, ka vendosur të ngrejë një infrastrukturë të re në të gjitha fshatrat dhe zonën e dëmtuar, për rindërtimin e shkollave, kopshteve, infrastrukturës sociale. Qeveria vendosi që për të gjitha familjet që nuk strehohen dot në shtëpitë e tyre, të akordojë një vlerë prej 500 mijë lekësh për çdo njeri. Sikundër janë marrë të gjitha masat për ushqim, veshje, shkollë e atyre që janë në konvaleshencat e Durrësit. Masa për të shpërndarë ushqime për ata që nuk largohen nga banesat e tyre.

Gjatë këtyre ditëve, jam përpjekur të takoj sa më shumë nga këta qytetarë që pësuan këtë dramë të madhe. Kam konstatuar një fisnikëri të madhe tek ata. Kam vizituar një pjesë të madhe të familjeve të viktimave. Kanë kërkuar garanci të plotë për dy gjëra, evidentimin dhe kompensimin e dëmeve. Iu kam premtuar se kjo do të bëhet me vendosmëri të plotë dhe pa asnjë shmangie. Kanë kërkuar që ky zhdëmtim të bëhet me cash në dorë, më është dukur mënyra më e mirë. Sot, shoqata e ndërtuesve ka deklaruar se është e gatshme të ndërtojë vetëm me koston e ndërtimit. Ne paratë do t’ia japim të zotit të shtëpisë dhe ata të vendosin. Është dëshmuar një solidaritet i jashtëzakonshmë kombëtar dhe ndërkombëtar, për të cilin unë duhet të shpreh mirënjohjen më të thellë. Janë hapur llogari bankare, janë ofruar ndihma, janë realizuar dhe po instalohen skemat për të plotësuar tërësisht zotimin publik të kësaj qeverie, i cili është edhe vullneti i tyre. Unë po vij nga familja Deliu, e cila ka humbur tre anëtarë. Cfarë më tha? “Ku do vendos kokën?”, - më tha. “A janë të vërteta këto për shtëpinë?” E garantova se do jenë të gjitha të vërteta. Qeveria do mbajë çdo premtim. Më kanë garantuar se kanë besim të plotë te qeveria dhe ne do t’i qëndrojmë një për një zotimeve.

Ruani gjakftohtësinë. Familjarët kanë kërkuar në unison nxjerrjen e të gjitha përgjegjësive ligjore dhe unë iu kam premtuar se çfarë të ketë në dorë kjo qeveri, do të bëjë që të nxjerrë përgjegjësinë e gjithsecilit.

Tani, unë dua t’i përgjigjem apelit të kryetarit tuaj, i cili sot kërkon që kryeministri të japë dorëheqjen, sepse ka bërë tri mashtrime.

Ka deklaruar se kam gënjyer, kur kam thënë se Ministria e Mbrojtjes kishte për detyrë vetëm transportin. Kryeministri ka bërë çdo orë transparencën. Kam deklaruar ato që më janë raportuar. Kam deklaruar se kjo është marrëdhënie kontraktuale, në të cilën ministria ka vetëm detyrën e transportit. Ministria zotohej të transportonte municionin. Në qoftë se gjeni ndonjë detyrim tjetër, atëherë ky ka qenë raportim i pasaktë.

Kam deklaruar se në listën e dorëzuar nga autoritetet e kompanisë nuk figurojnë fëmijë, por kam deklaruar mbrapa se nuk përjashtoj punën në të zezë. Asnjë mashtrim dhe asgjë. Merrni listën që kanë dorëzuar. Më kanë thënë se nuk ka fëmijë.

Sot, kryetari juaj u shpreh, citoj: “S’ka pasur dijeni për këtë punë. Është trillim!”

Unë deklaroj këtu para parlamentit, para çdo shqiptari, se nuk kam pasur asnjë dijeni për poligonin e Gërdecit, sepse ligjet që ju keni bërë vetë përjashtojnë kryeministrin për vendndodhjen, dislokimin e reparteve ushtarake. Ju nuk pyesni kryeministrat tuaj. Kryeministri di vetëm repartin që viziton, sepse kryeministri nuk ka asnjë tagër as për vendndodhjen, as për zhvendosjen e reparteve ushtarake. Ligjet e vendit dislokimin e Forcave të Armatosura ia japin ministrit, shefit të shtabit dhe presidentit. Unë s’mund të marr asnjë vendim për asnjë vendndodhje, asnjë dislokim, nëse s’ka një vendim për t’i nxjerrë nga plani i shpalosjes së forcave.

Për herë të parë në jetën time kam dëgjuar emrin Gërdec, më 15 mars, pas orës 12, ditën e katastrofës. Në këtë ligj, ju keni të rreshtuara kompetencat e Këshillit të Ministrave.

Ligji juaj thotë se KM nxjerr vendime për trajtimin ndaj tyre. Në përputhje me këtë kërkesë më thonë se nuk ekziston ky vendim. Më thonë, se ekziston një Kod Etike i BE për trajtimin e municionit, por jo vendim si do trajtohen municionet. Vazhdimisht bëj pyetje që të mos bëjë dopio vendime. Vendimin në fjalë e ka sjellë Ministria e Mbrojtjes, i cili hartohet nga ushtarakë, ka specifika, kondicione, rregullore. Unë, për të bërë vendin me bazë ligjore, kam miratuar këtë vendim në datën 14.3.2007. Me këtë vendim kam hapur shteg edhe me outsorce, është praktikë e përdorur nga të gjitha vendet dhe rëndon më pak mbi shpatullat e taksapaguesve. Vendimi përcakton të gjitha detyrimet, ndaj dhe vendimin nuk është nevoja ta lexoj këtu, por s’mund të pranoj të trillohet përmbajtja e vendimit. Vendimi është detyrim i qeverisë dhe qeverive të mëparshme në zbatim të ligjit të Forcave të Armatosura.

Nuk kam ditur se ekziston Gërdeci. Para shumë muajsh shkruajnë se ka kërcënim që andej. Pyes dhe më thonë se janë demontim fishekësh në një distancë 8-10 km nga rruga. Tani, ju do të doni që unë të kisha caktuar Gërdecin për bazë, të kisha caktuar firmën, ja që ka një proces hetimi të plotë nga prokuroria. Unë pranoj çdo formë hetimi nga cilido në qoftë, nëse fakton dot të kundërtën e kësaj. S’mund të faktoni. I them kryetarit tuaj, në këto momente të ishte në dinjitetin e tij si kryetar i kryeqytetit që të mobilizonte ndihma për bashkinë fqinje, t’i bënte thirrje biznesit të Tiranës të ndihmojë Vorën dhe fshatrat përreth. Unë jam këtu për të marrë çdo përgjegjësi që më takon, por ta harrojë kush, se mund të më ngarkojë dot mua ato që s’mi atribuon ligji. Kam kërkuar ndryshimet e ligjit, sepse qeveria është duarkryqe. Katër muaj më parë, kam thirrur një kompani amerikane, i them se kjo ushtri ka një problem madhor, ka pronat. A mund të na bënin një masterplan për një ushtri me 14-15 mijë vetë? Më thanë që po, por donte disa muaj. Kisha informuar presidentin. Presidenti s’ka pasur asnjë dijeni se reparti i tankeve është shndërruar në poligon. A duhet informuar apo jo, këtë e dinë të tjerët.

Më thanë se këto depo që i kishin vizituar një nga një janë një rrezik serioz për vendin. “Duhet të bëni çdo përpjekje që brenda 2010 të ndaheni nga ky rrezik. Nuk ju nevojiten kaq shumë depo.” Thanë ose diegie e hapur, ose eksplodim. Ky material do i shkojë presidentit, i cili do e trajtojë me seriozitet. Këto janë të vërtetat. Fatmirësisht, sot, para ligjit janë vendosur përgjegjësit kryesorë të sipërmarrjeve. E ftoj prokuroren të hetojë në çdo drejtim dhe te gjithsecili. Kjo është e para fatkeqësi që ka nisur një hetim të fuqishëm, sepse nuk janë prokurorë të kapur, politikë, por ka një prokurori, e cila do të zbardhë ngjarjen. Ju ftoj të krijoni që nga ky koment komision për të bërë çdo hetim, pa asnjë lloj kufizimi. Kjo është ftesa ime. Prandaj jam i rezervuar, për të mos bërë prokurorin, sepse tani kemi prokuror fatmirësisht. Nëse mendoni ndryshe, kërkoni komision. Kjo e vërtetë do të dalë, askush s’duhet të ketë frikë njeri.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

79 Komente »

  1. Qafir Arnaut thotë:

    20 Mars 2008 @ 4:12 pm

    Unë deklaroj këtu para parlamentit, para çdo shqiptari, se nuk kam pasur asnjë dijeni për poligonin e Gërdecit, sepse ligjet që ju keni bërë vetë përjashtojnë kryeministrin për vendndodhjen, dislokimin e reparteve ushtarake.

    Hajde krye-sherbetor i popllit hajde..

  2. Koth thotë:

    20 Mars 2008 @ 4:20 pm

    Mos e shikoni cdo gje zi , ka dhe humor brenda :

    …Katër muaj më parë, kam thirrur një kompani amerikane, i them se kjo ushtri ka një problem madhor, ka pronat. A mund të na bënin një masterplan për një ushtri me 14-15 mijë vetë? Më thanë që po, por donte disa muaj. Kisha informuar presidentin. Presidenti s’ka pasur asnjë dijeni se reparti i tankeve është shndërruar në poligon. A duhet informuar apo jo, këtë e dinë të tjerët…

  3. Dajoshi thotë:

    20 Mars 2008 @ 4:32 pm

    hahaha, ky osht i modh mer jahu. Koth, ne sye e ketij idioti cdo gje qe vjen nga amerika eshte dicka tej perfektes, po nuk arriti ta beje as kompania amerikane atehere baca s’ka faj….”as amerikoni nuk e rregullo dot, un s’kom ca t’boj…..”. E ka bazen te forte sala, baze bathorje. Ne fakt kur lexon c’thote ky i cmendur i pashprese duhet pranuar qe mund te ishte edhe shume me keq. Zot na ruaj.

  4. aaa Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Mars 2008 @ 4:33 pm

    Nje gje s’po marr vesh une…nje here betohet qe s’ka degjuar per Gerdecin para dates 15 mars, por ca me poshte thote qe i paskan thene muaj me pare qe paska kercenim qe andej…si ka mundesi qe genjen kaq hapur ky njeri?

  5. Koth thotë:

    20 Mars 2008 @ 4:40 pm

    Ja dhe nje tjeter Dajoshi :

    …Janë gjetur të plagosur dhe viktima. Është marrë me shpejtësi një proces vlerësimi dëmi, i cili paraprakisht ishte 2 200 shtëpi, nga të cilat, 318 të shkatërruara tërësisht, 185 të dëmtuara rëndë, 170 të dëmtuara mesatarisht dhe 1600 me dëmtime të lehta. Ky ishte vlerësimi i parë, kishte kafshë të vrava, problemi ishin njerëzit. Vendi ishte i mbushur me predha…

  6. anonymus thotë:

    20 Mars 2008 @ 4:41 pm

    Saez Berisha :Nuk kam ditur se ekziston Gërdeci.
    Para shumë muajsh shkruajnë se ka kërcënim që andej. Pyes dhe më thonë se janë demontim fishekësh në një distancë 8-10 km nga rruga.

    Act I
    Saliu neper korridoret e Kryeministrise
    -Andej? Andej ku? [Keshtu me dore! Andej!]
    -Ti, pastaj pyet! Ke pyet?
    -(Ata) te thone se ka demontim fishekesh 8-10 km nga rruga! Kush jane ata? Nga c’rruge eshte 8-10 km larg kjo “andeja”?

    [Pyetje imagjinare qe do bente cdo njeri racional, po te ishte ne vend te Kryeministrit tone indiferent]
    -Si quhet vendi “andej”? Gerdec pra mo, Gerdec!

    Act II
    Saliu ne Parlament
    Nuk e kam ditur se egziston Gerdeci!!

    Act III
    Saliu ne Parlament
    Provojeni JU, qe une e kam ditur se Gerdeci egziston!
    While you do that, please ignore “Act I”

  7. ardi thotë:

    20 Mars 2008 @ 4:46 pm

    ….po mer Sal kacurrelsi, tani ke Prokurorin qe e vune vet dhe e di vet ajo si ta sajoj hetimin tend….i ke dal para gjojnave ti….je finok….
    …per here te pare me pelqeu nje fjali e Meros - media eshte me fatzinjte, kurse sala eshte me Fatmirin…

  8. Dajoshi thotë:

    20 Mars 2008 @ 4:48 pm

    Kothere, jam i sigurte qe i duket vetja edhe “kopil” (i squt, e kupto ti). Perpiqet ti jape poezi fjales, perzien lloj lloj gjerash pa lidhje me mendimin qe kush ta haje, le ta haje. Tragjikomedi. Berisha e ka vendin tek psiqiatriku ne elbasan, por cuditerisht eshte kryeminister. Me kujton njerin me te meta qe sillej rrugeve ne TR. Thoshte:”Sot takova princin lekurkuq, binte shi dhe pastaj fjeta me peshqit…..” :)

  9. aaa Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Mars 2008 @ 4:49 pm

    anonymus…per te qesh e per te qa ky muhabet…ore pika na rente neve qe rrime ketu edhe interpretojme me nje durim e mprehtesi (qe edhe nje dedektiv privat do na e kishte zili) cdo germe e presje te ketij, nderkohe qe ai del pubblikisht dhe e mbyll me nje “Unë jam këtu për të marrë çdo përgjegjësi që më takon, por ta harrojë kush, se mund të më ngarkojë dot mua ato që s’mi atribuon ligji”…turp per ne!

  10. Idris thotë:

    20 Mars 2008 @ 4:55 pm

    1-”"”"”"”Nuk kam ditur se ekziston Gërdeci.???????????
    Para shumë muajsh……!!!!!!!!!!!… shkruajnë se ka kërcënim që andej. Pyes dhe më thonë se janë demontim fishekësh në një distancë 8-10 km nga rruga”"”"”"”"”
    2-”Për herë të parë në jetën time kam dëgjuar emrin Gërdec, më 15 mars, pas orës 12, ditën e katastrofës”.
    Per cfare norme morale i duhet besuar ketij ? Brenda nje ekspozeje AI e
    kundershton veten ne piken kyce…….NE THELB TE SAJ!!!!!!!!!!
    Per cfare norme Juridike institucionale i duhet besuar ketij njeriu qe i
    vlereson KERCENIMET “qe andej”:(per cfare kercenohet? nuk e thote )
    …sikur te jene kercenime “per shkaqe te dobta” ndaj baxhanakut te tij?????
    C’eshte kjo “qe andej “? Nga ???? Qe KU????? NE c’VEND????
    Si marrka raportet shteterore ky njeri…me m’ka thene baba mue…..
    Berisha ! Je i paafte! Nuk je i soit qe i do te keqen Shqipaerise.Je munduar ,ke punuar ndoshta je edhe semure prej ketij shkaku…por
    JE PLOTESISHT i pa AFTE !
    DUHET te LARGOHESH ! NUK JE PER KETE PUNE!
    Ndiq shembullin e GODOS! LERE PD te marre fryme ! Eshte prone e SHQIPERISE dhe e vlere ne PASURINE e SAJ.
    Me kete filosofi SERVILESH,PUTHADORESH e FRIKACAKESH qe ke krijuar si STAF KESHILLTARESH ,Ti nuk e kupton qe je duke e zhytur ne BATAK
    hap pas hapi MORALIN e SHQIPRISE dhe SHQIPTAREVE.Ti e ke prure KOMBIN ne ZGRIP para dilemes qe e shfaqin pothuaj e gjithe RINIA:
    “Le te na PUSHTOJE kush te doje , boll te jetojme mire se nje jete KEMI”.
    Dhe ky eshte fakti me trondites !!!!!!!!!Ti u ke humbur SHPRESEN !!!!!!
    Ne Memedhe ti dhe koleget e tu te te gjitha ngjyrave kini krijuar
    LIGESHTI deri ne NEVERI per te qene SHQIPTAR!
    Largohu me NDER!
    Me shume dashuri…..LARGOHU……ndoshta dhe fati YT i KEQ ????????

  11. adriatik thotë:

    20 Mars 2008 @ 4:57 pm

    Le të kujtojmë me dhimbje fëmijët që punonin për çmontimin e predhave të Gërdecit.

    Nancy Sinatra - Bang Bang (My Baby Shot Me Down)

    I was five and he was six
    We rode on horses made of sticks
    He wore black and I wore white
    He would always win the fight

    Bang bang, he shot me down
    Bang bang, I hit the ground
    Bang bang, that awful sound
    Bang bang, my baby shot me down.

    Seasons came and changed the time
    When I grew up, I called him mine
    He would always laugh and say
    “Remember when we used to play?”

    Bang bang, I shot you down
    Bang bang, you hit the ground
    Bang bang, that awful sound
    Bang bang, I used to shoot you down.

    Music played, and people sang
    Just for me, the church bells rang.

    Now he’s gone, I don’t know why
    And till this day, sometimes I cry
    He didn’t even say goodbye
    He didn’t take the time to lie.

    Bang bang, he shot me down
    Bang bang, I hit the ground
    Bang bang, that awful sound
    Bang bang, my baby shot me down…

  12. Marku thotë:

    20 Mars 2008 @ 5:00 pm

    Sala nuk eshte edhe aq budalla.Tere kete ai e ka bere edhe per publiçita,
    qe bota ta njohe Shqiperine dhe te turren per turizem.Te shikoni ju si do te mbeshtillet ne Gerdec gjysma e botes altruiste.Apo nuk kane pare ata.Do te kerceje qeni i kallajxhiut.Po kthehuni edhe ju emigrantet ejani, ejani se edhe baxhanaku i Sales erdhi.Sala po mbledh ne memedhe trurin e ikur dhe rinine e kombit.Mos i harroni ato qe ka thene mbreme nga mezi i nates,sepse ne mesnate e ka prodhueshmerine maximale.

  13. Koth thotë:

    20 Mars 2008 @ 5:00 pm

    Trebicka e ripermend perseri ne nje interviste per 24 News SOT , djalin e Kryeministrit.

    Flet direkt me studion, ne gjuhen e memedheut.

    Gjejeni mos e humbisni !

    Fjalia e fundit eshte me intriguesja !

  14. suganuma thotë:

    20 Mars 2008 @ 5:03 pm

    Une nuk e kuptoj se cfare pret ky akoma. Eshte koha te hape rrugen per hetime. Shqiperia nuk ka pse behet peng i nje njeriu te pa pergjegjshem. Ne ler te ecim perpara o njeri. Dogje nje fshat te tere, nje zone te tere, nje vend te tere. Nuk te kemi asnje borxh. F emijet e tu i pasurove. Argita nuk ka te ngopur, Shkelzeni doli se bente tregtine e vdekjes. Ti cfare don me? Na ler rehat ne punet e hallet tona. Jep llogari per 2 prillin, per Remzi Hoxhen, per 2000 vete viktima te 97tes, per vrasjen qe i bere Azemit, per 30 e ca viktimat e Gerdecit, per… listen le ta plotesoje prokuroria. Nuk te don njeri, pse don te rrish me pahir ne nje post qe nuk eshte per ty. Ik sa nuk te kemi zhdukur me soj e sorollop. Enough is enough!

  15. Koth thotë:

    20 Mars 2008 @ 5:05 pm

    Dajoshi !

    Shiko renditjen e emrave atje me siper tek fjalia bashkerenditese ;):… Ky ishte vlerësimi i parë, kishte kafshë të vrava, problemi ishin njerëzit

  16. anonymus thotë:

    20 Mars 2008 @ 5:12 pm

    Do te kerceje qeni i kallajxhiut
    Pastaj do vije edhe Brigitte Bardoux qe ta shpetoje qenin e kallajxhiut! Arritje e madhe e turizmit shqiptar.
    Se une nuk qaj dot me prandaj po them te qesh. Mekanizem vet-mbrojteje me thote “daktori i kokes”

  17. Idris thotë:

    20 Mars 2008 @ 5:20 pm

    “”"”"”"”"”"”"” I kam kërkuar menjëherë ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Mbrojtjes !!!!!!!! të nisen në vendngjarje.
    Në përputhje me ligjet e vendit kam marrë në dorë menaxhimin e krizës, përmasat e së cilës çdo moment rezultonin të ishin më të mëdha.!!!!!!!
    Po ne cilet Ligje u mbeshtete ? Ti nuk ke te drejte teb kerkosh nga MINISTRI MBROJTJES …..
    ………sipas Ligjeve te miratuara prej JUSH zoterij :( :( :( :(
    Ky nga hutimi hap pas hapi ,rresht pas rreshti eshte nje KONFUZ qe s’po di me as cfare te thote e as si ti ldhe frazat.
    …Megjithate prit se nuk kane ardhe Huntrat ,Lefkot , ardushet etj qe te zihen e gjejne gabime tek “presja e trete e rrershtit te shtate qe kuptohet si metafore dhe jo si lidhese e fjalise” :( :( :(

  18. Koth thotë:

    20 Mars 2008 @ 5:20 pm

    Kryesia e PD do ti propozoje Oketen grupit parlamentar per Minister Mbrojtjeje.

    Te shofim !

  19. Koth thotë:

    20 Mars 2008 @ 5:26 pm

    Mihal Delijorgji del nga gjukata duke qeshur. :@

    Mos i humbisi kurre ato pamje !

  20. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Mars 2008 @ 5:38 pm

    Po per baxhanakun si nuk po e pyt njeri mer? Ca bote ai diteziu aty? Kush hyni mik te Delijorgji qe e punesoi? Apo i kishte von aplikimet onlime Alb-Demili?

    Vet e gjeti i shkreti…than puntoret…vetem hajde ne fabrike dhe te marrin ne pune. U nis nje dite me biciklet nga Tirana ne Vore…dhe gjeti punen.

    Sa i ndershem ky Berisha…edhe kunaten e vet e le ashtu ne fukarallek.

    ———–

    Trebicka e ripermend perseri ne nje interviste per 24 News SOT , djalin e Kryeministrit.

    Flet direkt me studion, ne gjuhen e memedheut.

    Gjejeni mos e humbisni !

    Fjalia e fundit eshte me intriguesja !

    Cfar u tha se ne s’e shikojme dot.

  21. Kopetenti Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Mars 2008 @ 5:47 pm

    Nuk mundet te filloj te lexoj mbrockullat e nje njeriu qe i ka dale boja.Cfardo te thote Berisha besimi ndaj ti ka rene per toke.
    E dogji nje here Shqiperine ne 97 dhe nuk pesoj asgje.Nen hunden e tij u be para disa ditesh edhe djegja e dyte e Shqiperise. Cfare kerkojme ne me shume te ndodhe o vllezer shqiptare?
    A mos duhet te presim nje rast te trete, nje difekt ne centralin berthamor qe do te na ndertoje ky i cmendur? Sot me shume se kurre duhet ti themi “Mjaft.. Dil ne pension dhe lejo brezin me te ri ta marre ne dore drejtimin e vendit”.

  22. Koth thotë:

    20 Mars 2008 @ 5:50 pm

    Grup,

    lexoje ke balkanweb nje pjese eshte botu por do botobet e gjitha besoj.

    http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=18207

    Besoj se do e vendosin dhe video.

  23. Kopetenti Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Mars 2008 @ 5:54 pm

    Koth.
    Mihali del duke qeshur nga gjykata por ket radhe do e haje qafen e pates.
    Edhe padronet do ta shesin kete rradhe shtrenjte.Duhet me shpetu Berisha me dreqin e me te birin si dhe Mehdiu.E kjo nuk eshte pak per analfabetin qe qeshen…

  24. Aiglon thotë:

    20 Mars 2008 @ 5:55 pm

    I vura ne find fjalet “pergjegjesi”, “ndjese”, “falje” dhe “detyrim”. Tre te parat, nuk permenden asnjehere (pra nuk i kerkon te falur popullit asnjehere pasi e konsideron vetem te papergjegjshem, pra eshte i pafajshem) ndersa persa i perket fjales detyrim :

    Ministria zotohej të transportonte municionin. Në qoftë se gjeni ndonjë detyrim tjetër, atëherë ky ka qenë raportim i pasaktë.

    Pra, Ministria e Mbrojtjes, nuk ka patur detyrim te “mbroje” popullin shqiptar !!! E kuptova une gabim apo jo?

  25. Geri thotë:

    20 Mars 2008 @ 6:01 pm

    Permetar dukesh rob i zgjut. Valle s’e shef qe po behej thjesht nje tregti armesh ku pjestar ishte dhe berisha i cili duke i njohur plehrat me te cilet po benin pisllikun fut kunatin ne terren per te mos i honger ndonje gram ne pesh. Ti me burr i dheut vetem per ideal te te djathtes flet ketu apo te hyn ndonje gje ne xhep se te betohem me dore ne zemer qe s’te (s’ju) kuptoj.

  26. Lexuesi thotë:

    20 Mars 2008 @ 6:03 pm

    Loja eshte hapur dhe mesa duket eshte shume me e komplekse sec dukej ne fillim.Fale vete sistemit mediatik ne Shqiperi dhe nqs merr dhe permasat e duhura ligjore ky rast mund te quhet pa frike si Skandali me i madh shteteror (i implikuar me organizma qe ngjajne shume krimit te organizuar) qe mbas 1992.

    Seanca plenare dje ishte nje krejtesisht e cuditshme.Duke filluar qe nga cinizmi i pafund i asaj zonjes se nerume,deri tek kontradiktat dhe argumentimet pothuajse qesharake te kryeministrit,duke perfshire ketu dhe gjuhen tejet te ashper te Rucit qe u be shkas qe kryeministri te filloje te shpalose edhe nje here fakte te pabesueshme nga te gjithe e cka vertetojne me se miri qe kjo tek kjo histori mund te kene gisht dhe njerezit me te larte te shtetit.

    Ps.Edhe mua me beri shume pershtypje ajo e qeshura e Delijorgjit kur futesh ne furgon me prangat ne duar.Valle nuk eshte konshtient per cka ka ndodhur apo mos ndoshta eshte me shume se i sigurte qe nga kjo mesele do shpetoje po aq lehte sa dhe nga aventura e tij e fundit me ligjin..?!

    Ditet ne vijim kane per te qene akoma me interesante…

  27. Permetari thotë:

    20 Mars 2008 @ 6:09 pm

    E c’ka ketu per t’u habitur nga e qeshura e Delijorgjit? Gjithe mafiozet qeshin kur i arrestojne, harruat filmat? Duhet te pakten te besoni ne ato qe shkruani.

  28. Koth thotë:

    20 Mars 2008 @ 6:10 pm

    Ja ta them une Lexues nje qe sot :

    Ne zgjedhjet e vitit te ardhshem Partia Republikane do marre vetem 100 vota.

    Shikoje ate zhvillimin me Oketen Minister Mbrojtjeve deri sa te konfirmohet plus deklarimin e Berishes qe PR do vazhdoje te qendroje ne qeverisje.

  29. Lefti thotë:

    20 Mars 2008 @ 6:12 pm

    Tani Publicitet,

    Telenova vazhdon pa pak …

    ===============================================================

    Mire mor”e mire, juve merreni ma llafe tani, jo Berisah, jo Skelzeni, jo Majko, apo MEICO, jo po Delijorgji etj etj, kurse Gerdecaret u harruan shume shpejt me duket, dhe s’po kujtohet njeri per hallet e tyre, per ate qe jane te pa strehe, ata femije qe jane pa shkolle, ata njerez qe ngelen pa pune etj etj

    Juve shqetesoheni per “buzeqeshjen” e Delijorgjit : Mos keni filluar te beheni pak paranojake tani, qe pas shperthimit ? Jo per ndonje gje, por po i kushtoni nje vemendje te çuditeshme çdo detaji te vogel qe s’ka rendesi tani per tani

  30. 1TironcNeFloride Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Mars 2008 @ 6:17 pm

    Kerkim- Shpetimi qe rralle Shqiperia e ka perjetuar [Asnje qeveri Shqiptare ska bere ate gjeme qe firma jote, djali jot, e compani kane bere].
    “Kam konstatuar një fisnikëri të madhe tek ata. Kam vizituar një pjesë të madhe të familjeve të viktimave. Kanë kërkuar garanci të plotë për dy gjëra, evidentimin dhe kompensimin e dëmeve. Iu kam premtuar se kjo do të bëhet me vendosmëri të plotë dhe pa asnjë shmangie.” Do ti japi paret Shkelzeni ore??
    “Ruani gjakftohtësinë. Familjarët kanë kërkuar në unison nxjerrjen e të gjitha përgjegjësive ligjore dhe unë iu kam premtuar se çfarë të ketë në dorë kjo qeveri, do të bëjë që të nxjerrë përgjegjësinë e gjithsecilit” Ruani ke o?? Per ke? te isha familjar i njerit prej tyre, dhembet ne fyt do ti ngjisja, gjakun do te ta thija…e do ta peshtyja.

  31. Lefti thotë:

    20 Mars 2008 @ 6:17 pm

    O Kothere, te keshilloj mos t’a politizoni debatin, aq me teper me “llogari” zjedhjesh, sepse do dale nami pastaj se gjithe kjo tymnaje qe po behet per post-tragjedine, te jete vetem nje show politiko-zgjedhor …

    Mos harroni, protesta “spondate” e Vores para 2 ditesh, doli se nuk ishte dhe aq “spontane” sa u duk, perderisa dolen fjale nga vete banoret e Vores se u kishin propozuar lek (sidomos te rinjve dhe femijeve) per te zene rrugen dhe per te protestuar …

  32. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Mars 2008 @ 6:18 pm

    kurse Gerdecaret u harruan shume shpejt me duket, dhe s’po kujtohet njeri per hallet e tyre, per ate qe jane te pa strehe, ata femije qe jane pa shkolle, ata njerez qe ngelen pa pune etj etj

    Per ate kujtohet shteti…jo Peshku. Apo mbase shteti nuk ka pergjegjsi ligjore dhe per ate?? Mos ki merak Lefter se i kujtojme…per ata po flitet…

  33. Lefti thotë:

    20 Mars 2008 @ 6:22 pm

    Grupi, kisha pershtypjen se po u kushtohej me shume rendesi buzeqeshjes se Delijorgjit …

  34. Idris thotë:

    20 Mars 2008 @ 6:24 pm

    Jane me te vertete te cuditshem dhe tipik te hedhjes se gurit per rrathe.
    Tani po e shperngulin biseden tek “keqardhja” .
    U sa keq na vjen moj Lefti per ata qe u vrane e mbeten pa shtepi. Po pse nuk e kishin fain vet ata ? Shkojne dhe ndertojne shtepi atje ku kryeministri nuk e di qe eshte toke shqiptare ? Le qe bejne dhe telenovela…Na japin intervista te njerzve qe kane punuar ne GERDEC.
    Na japin biseda te regjistruara,e ku di une, me vrima uji e me the te thashe……
    Ketyre nuk u vjen keq per Katastrofen qe shkaktuam NE MIXHISTET e merren e lagu se lagu me BEEEEEEEE-rishat, qeeeeeeshi apo s’qeshi DEEEEEEEE-lijorgji e ku di une te tjera.
    Hajde rrathe hajde!

  35. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Mars 2008 @ 6:24 pm

    Kam pershtypjen se sot jemi te gjithe ne nje fare mase “gerdecare” dhe slogani sot duhet te jete “JEMI TE GJITHE GERDECARE” pavaresisht se jo te gjitheve na eshte bere demi njesoj! Sepse ka pas edhe nga ata gerdecare qe nuk ishin aty! Ka pas nga Tirana qe po kalonin aty dhe dikujt i iku njeri sy! Ne jemi te jgithe gerdecare dhe po flasim per vete sepse po flasim per ata, po flasim pe rata se po flasim per vete!

  36. Lexuesi thotë:

    20 Mars 2008 @ 6:26 pm

    Per Gerdecaret te mendoje ai shtet/ekzekutiv te cilin i kemi dhene votbesimin per te qeverisur me duar te pastra…e jo te lyera me gjak.

    Biles biles ato skemat e dhenies se ndihmave,ku jipej nga nje bidon me uje them se ishte “predha” perfundimtare e me tragjike qe i jipej fshatareve te gjore,mbas “Hiroshimes” shqiptare.

    Per te mos folur ketu per paturpsine qe i karakterizon politikanet tane kur flasin per solidarizim (nenkuptojne ekonomik nga emigrantet) kur emigranti punen akoma per buken e gojes ndersa ata maskarenj nderrojne kostumet firmato 2 here ne dite.

    Mos flasim ketu per paturpsine tjeter,ate te mospranimit te debatit parlamentar mbi kete ngjarje tragjike.

    Ps.Kothere,atehere dhe ti mendon se ska me vend per doreheqje nga shefi?!Po nqs situata vazhdon keshtu,a mendon se organi i akuzes (per te mos folur ketu per angazhimin e Presidentit) eshte i afte te hedhi drite teresisht (deri vitin tjeter..) mbi gjithcka qe po del keto ditet e fundit?

  37. Koth thotë:

    20 Mars 2008 @ 6:27 pm

    Lefti,

    edhe une ashtu si ty mendoj tek pjesa e asaj protestes ne Vore , qe kerkohej doreheqja e Mediut. Ma coi ne men ky komenti i VOA.

    …Kryeministri Sali Berisha, i akuzuar si ndër përgjegjësit kryesorë nga ana e opozitës, u shpreh se ai nuk ka patur dijeni për Gërdecin.

    “I quaj të papranueshme me gjithë dijeninë time, vendosjen e çmontimit në zonën ku është vendosur. Dhe ka një vendim shumë të qartë të Këshillit të Ministrave se cila është praktika që duhet të ndiqet. Dhe çdo vendim tjetër dhe mospaqyrim të tij ka përgjegjësitë e veta. Pra në rast se thyhet urdhri i kryeministrit, ai që nuk zbaton urdhrin, ai ka përgjegjësi. Që Gërdeci nuk duhet të ishte e kam thënë dhe e them 100 herë. Ai që vendosi të mbajë përgjegjësi të plotë dhe ju që hetoni, hetoni këto elementë: kush e vendosi! Zotërinj, emrin Gërdec e kam dëgjuar për herë të parë më datën 15 mars”.

    Këto deklarime tingëllluan në një farë mënyre si një shkarkim të përgjegjësisë te ministria e Mbrojtjes. Ministri i dorëhequr Fatmir Mediu edhe mbrëmë mbrojti variantin se gjithshka ishte bërë sipas rregullave dhe se vendndodhja e fabrikës së caktivizimit të municioneve ishte bërë gjithshtu me mendimin e specialistëve…

    Lexoje te gjithen ketu.
    http://voanews.com/albanian/2008-03-20-voa2.cfm

    Po nuk e kuptove dot pyt Idrizin se une do e degjoj keshillen tende dhe nuk do bej me lidhje me politiken.

  38. Koth thotë:

    20 Mars 2008 @ 6:33 pm

    Lexuesi,

    qe kur dolen keto versionet agresive per doreheqjen e Berishes, nje nga emrat qe mund ta merrte qeverine pa problem ishte/eshte Oketa.

    Te shofin thashe me siper per te kuptuar se si do pritet ky propozimi per Minister Mbrojtjeje.

    PR pa Minister do te thote fundosje. ;)
    Mirepo Godo dje tha ca gjera shume te lezecme ke Alsat Tv. Dhe per dreq ai e di mire kete histori nga fillimi ne fund, e kam fjalen jo per pjesen mafioze te problemit.

    Duhet prit dhe pak.

  39. 1TironcNeFloride Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Mars 2008 @ 6:37 pm

    Koth me qafshm pa [ i ] ore…lol, cfare Godo that, se une jam ne usa, e nuk mundem ta ndjek TV-ne si ty. He te keqen mos me ler te vdes injorant , Bro’. wink…. me thuaj, kam besim tek ty.

  40. toko thotë:

    20 Mars 2008 @ 6:37 pm

    Kryeministeri thote : Unë bëra ligjin, Ministria e Mbrojtjes kishte detyrë ta zbatonte….
    Ministri thote: gjithshka ishte bërë sipas rregullave dhe se vendndodhja e fabrikës së caktivizimit të municioneve ishte bërë gjithshtu me mendimin e specialistëve…..
    Specialistet thone: Ne nehkruam kontrate me nje firme private skemi pune ne.
    Firma Private thote: Sigurimin e bente firma amerikane
    Firma amerikane thote: Une nuk kam kontrate
    Perfundimi Do te denohet ose firma amerikane qe nuk beri sigurmin ose firma shqiptare qe nuk kishte kontrate me firmen amerikane
    Ceshtja mbyllet dhe asnjehere nuk do te meret vesh:
    1.A kontrolloj apo pyeti ndnjonjehere K/ministri ministrin e tij “Si shkojne punet me zbatimin e ligjit qe ka bere ai vete?
    2. Po ministri a ka pyetur apo kontrolluar ndonjehere si jane zbatuar rregullat qe ishin ndertuar ne baze te ligjit te k/ministrit
    3. Po specialistet a shkuan ndonjehere ne ate fabrike te shikojne si zbatohet kontrata?
    Apo perse kot? ata e bene te tyren bene ligjin nxoren regullat nenshkruan kontratat PO KONTORLLIN KUSH E KA PER DETYRE? MARIGOJA?

  41. Koth thotë:

    20 Mars 2008 @ 6:43 pm

    E mer Teheronc qe do me dalesh goc lagje ti mu!

    Ne tha Godo e mbeshtesim me shume se kurre Mediun, Kryetarin e Partise tone.

    Ky hetim do zgjase dhe ne do i shkojme deri ne fund.
    Nese Mediu del pa pergjegji penale atehere ne do ta mbeshtesim edhe me shume.

    Tani keto jane perifrazime, por qe shoqeroheshim me ato veshtrimet e Godos. Mundohu ti perfytyrosh se nuk i bej dot ketu ato.

  42. 1TironcNeFloride Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Mars 2008 @ 6:53 pm

    ohh Man, thase se i “Vetequajturi” plaku i mencur Godo, do kishte thone nai gjo me mend, por le ta meshtese mo, se edhe une, po ja meshtes forte, sidmos pas intervistes direkte qe new24 i boni Kosta Trbickes. sa me forte tja meshtesim ne Godos e Mehdiut, aq me shume kopila ne bohemi edhe e kuptojme, se kush jone e kush nuk jone ata qe e dun shqiperine me te vertet. Kshu pra, OJQ e “Mjaft-it” duhet me vone edhe nje Slogan te Ri, mas asajt , Berisha-thefsh-qafen.com…. pra….. Meshtetjani Berishes edhe tere Opozites deri ne “Gerrdec” [te Futit] imagjino??? Dy fjale Popullore, kot skone dale, “GErrdecModh” edhe “Ta meshtes ne Gerrdec” , mas kaq e kaq vitesh,… u vertetu pra , pikerisht aty ku Sala, vuni gishtin e krekosej.
    By the way, sjom goce , lagjen se di, kom pas jetu ke Kino “Dajti” lol Koth

  43. Idris thotë:

    20 Mars 2008 @ 7:03 pm

    Sipas te dhenave Teknike -Taktike te ktij mikut tim USHTARAK del se:
    -Plasja eshte e njellojte me nje BOMBE ATOMIKE te kaliberit te vogel .
    Ne te gjithe Boten mbajtjen ne dore te ketyre Butonave per te shperthyer keto kalibra i kane :
    A)-Presidenti
    B)-Kryeministri
    Dhe une bindem . Nuk jane mijrra tonelata duhan e mallra te ndryshme qe kalojne pa DOGANE ,Muaj per Muaj e Vit per VIT,per te cilat me te vertete pergjegjesia e K/Min.del ne se nuk fut ne BURG drejtoret perkates pas verifikimit te Kontrabandes dhe jo pse zhvillohet Kontrabande.
    Ketu behet FJALE per grumbullime SASIORE te municioneve ne NIVELE te FUQISE ATOMIKE . A kuptohet kjo apo JO ?
    Dhe ca me teper Godo, keto duhet ti dije mire ,se ka qene AERTILIER :( :( :( ose te mos kshillonte pergjegjesine per MIN e MBROJTJEs per Partine e tij , por ate te MJEDISIT :( :( :(

  44. Marku thotë:

    20 Mars 2008 @ 7:04 pm

    More,a ju rezulton qe ky Pineri kishte me shume shtepi e apartamente se Argita? Mos nuk ja ka dhene te gjitha leket baxhanakut ky Pineri se o qerata i modh ylli.Tani me duket e hengri do ta nordh ne burg Sala.Se ka nji menje ky Sala rruajna zot.

  45. palaco-njeri thotë:

    20 Mars 2008 @ 7:34 pm

    Show politik kane bere me tragjedine deri tani vetem Sala &co.
    Me qarte se ngushellimet e Bashes per show politik nuk ka.Lexoni me vemendje se ctha Basha ,mbas tragjedise.

    *Mendimet dhe lutjet tona jane me familjet e viktimave*

    Qe ketu duket se sa serioz jane ata.Ky qenka nje nga ata qe s’e ben me nena.
    Ai ngushellim nuk eshte shqip,dhe nje shqipetar qe ngushellon nga zemra ,nuk ngushellon ne kete menyre.
    Kush ka degjuar ndonjehere ngushellim te tille ne shqiperi?

    Turp i botes.Ata duket sikur tallin bythen me njerezit edhe mbas tragjedise.

  46. ardi thotë:

    20 Mars 2008 @ 7:49 pm

    …une them se ketu lu parja modhe…aq e modhe sa sdo me dite njeri per ata fatkeqet dhe gjithe shqiptaret….
    …..ky kosta ne interviste se permeni as salen as djalin e sales….mu me tingellon sikur ky kosta, meqe ka dal pa gjo ja ka fut ktyne tjerve ( ku nji menje ma thote qe ka fut no njonin aty mren te fabrika, per te nez noi cinare!!!!)…
    ….dhe keta kane per tja myll gojen ketij kostaqit me $ ,….. dhe keshtu sala do ja hudhi si gjithmone, dhe ne mren do e majm si gjithmon…
    ….e kom thone dhe e them - sala do nji hundlesh ta qiroj nga faqja e dheut…..ka 15 vjet qe sa here eshte ne krye bo vetem zullume, ku epiqendra eshte vedi….

  47. Christian thotë:

    20 Mars 2008 @ 8:11 pm

    Une kam shume deshire qe Kryeministrit ti dalin te palarat se eshte shume e rendesishme qe veriu te distancohet nga Kryeministri per disa kohe. Qe pa llogjike e adhurojne, sic ka bere dikur gjithe populli me xhaxhin e dashur (e kam me ironi).
    Argita Maltezi ka vene gjoba pa mase keto vite. Dmth shteti ka vene gjoba tek tatimet dhe doganat dhe avokatja Argita i ka mbyllur ceshtjet kundrejt pagesave simbolike.

    si p.sh. 3 milion € pagoi Top Chanel qe te hiqej gjoba prej 13 milion €. ndertuesit kane paguar te gjithe gjoba prej 500 mije € e siper. Olimi pagoi 1,5 Milion €. Kurse Zoti Mero Baze i mori kazinos 1,5 milion $ si sekser i Kryeministrit qe mos te mbyllej kazinoja ( dhe kryeministri ne parlament thote: “me tha nje shok mos e mbyll” ai shoku goxha i rende 1,5 million $ ;-) )

    nejse te gjitha arrestimet qe jane bere per pronat kane qene gjobat e Argites ( ose te ideuara nga i shoqi).

    Asnje nuk do denohet dhe gjithcka do vazhdoje keshtu (perderisa nuk jane denuar krimet e komunizmit asnjehere, ku komunizmi ka vrare me mijera njerez vit per vit). Mbas nje viti do vine komunistat e PS ne pushtet dhe do vjedhin sic kane bere keto te PD dhe te PS.

    Kam nje shok qe me thote gjithmone ” ne shqiperi e vetmja opozite eshte populli, partite jane te gjitha ne pozite” ato vjedhin cirren ca ne parlament dhe pastaj dalin perjashte dhe ndajne leket e droges dhe te armeve.

    ajo qe me shqeteson me shume eshte fakti qe ne shqiperi injoranca i ka rrenjet thelle.

  48. lulian kodra thotë:

    20 Mars 2008 @ 8:16 pm

    Permetarit me shoke. Fajin per Gerdecin e ka Peshku pa Uje. Blendi Salaj, Penar Musaraj, Llukani, Idrizi. dhe Koth (keta te fundit jane spiune legena, se nuk e kan qit mbiemrin qe t’a morim vesh kush jane) duhet te dalin perpara pergjegjesise per tragjedine e Gerdecit. Nuk bohet me keshtu kjo pune. Hedhin gurin keta, edhe ia ngjisin fajin Berishes. Po ku eshte pare e degjuar kjo?

    O Permetar. Une personalisht jam i etur per informacion. Nuk me intereson se si me vjen informacioni, me ahe apo me uhe, apo bobo, apo me tralala, apo me kuku. Di t’a ndaj informacionin nga spektakli, sic edhe besoj se dine t’a ndajne shume ketu. Ti, bjeri Peshkut pa Uje si i bie Berisha mediave, se keta e kane fajin, te betohem. Germo, se ben vaki, “ju siguroj se nuk jam ne dijeni” se ku e kam varrosur qenin e ngordhur. Ben vaki e gjen tek peshku.

    Per ata qe keshillojne te mos politizohet ceshtja, ju keshilloj perkundrazi qe t’a politizoni ceshtjen. Jo duke mbajtur ane ne spektrin politik shqiptar, por duke i thirrur sensit te drejtesise, ndergjegjes dhe detyrimit qytetar brenda jush, dhe te beni gjithcka qe keni mundesi te beni, me fjale dhe me vepra, qe neser pasneser te mos ndihemi kaq pesimiste, kaq te degjeneruar, kaq te poshteruar e te pashprese vetem se jemi shqiptar.

  49. Koth thotë:

    20 Mars 2008 @ 8:27 pm

    Ard,

    pritej te demontoheshin 100 000 ton municione, per te cilat shteti shqiptar nuk do merr asnje koker leku.

    Sikur te pranosh qe vetem 20 % e saj do te ishte metal me ngjyre atehere perfitimi do te ishte 20 000 ton.

    Po une nuk po shkoj tej kjo shifer se e veshtire qe te mbaroje per nje kohe te shkurter. Ushtria nga viti 2000 deri vjet kishte demontuar afro 90 000 ton , me incidente jo shume te renda. Me duket dicka ndodhi ne 2006 .

    Po sikur kete vit dmth deri ne zgjedhjet e ardhshme te beheshin rreth 20000 ton demontime dhe te pranojme qe sasi neto do ishte vetem 20 % atehere perfitimi i atyre qe merreshin me kete pune do te ishte 4000 ton tunxh.

    Se sa ben kjo ne para ta tregon ky i permetit, qe ka pas prezor Bashkim Gazideden dhe nuk i pelqen fare ajo puna e corbes qe po e gelltite nje here dhe qe vjell gjithe jeten.

    Ky biznes ka dy pjese; armatimet drejpersedrejti dhe metalet me ngjyra. Hetimi do nxjerre si eshte e verteta.

    Mos harroni qe nje nga pistat e hetimit eshte : shperdorimi i materialit luftarak ( vjedhja apo diferencat ne inventar qe mund te perfshije shume detaje qe te na ike truri fare ).

    Kjo do kohe te verifikohet. Ndaj sekuestrimi i te gjithe dokumentacionit, besoj se eshte bere tashme. Shume keq e shikoj, shume keq.

  50. Permetari thotë:

    20 Mars 2008 @ 8:31 pm

    Lulian, me pelqen deshira jote per dije/informacion, problemi yt eshte arsyetimi/logjika. Nuk eshte eshte e shendetshme te hash shume, eshte me mire te tretesh mire, te dallosh kush jane lajthi e kush lende (nga ato qe hane derrat)…

    Fajin per Gerdecin nuk e ka peshku dhe une nuk e di se si punon logjika jote qe arrin ne kete konkluzion. Peshku, per mendimin tim, eshte kthyer ne nje stacion ku informacioni eshte ne kaos, jo i sakte, i fryre, dhe i destinuar per te goditur njeren pale ne dobi te tjetres. Dhe kam frike se e gjitha kjo behet ne emer te se mires se pergjithshme… Mua personalisht as me hyn e as me del nga xhepi eshte Berisha apo jo ne pushtet, dhe nuk kam pse i shoh keto ngjarje me ate vrull revolucionar per permbysje te thelle sic e shohin ata qe t’i permend me siper. Pse? Sepse per mendimin tim nuk eshte vetem Berisha shkaku i atyre ngjarjeve. Le te merren ata qe e kane per detyre me detajet, por per mendimin tim shkaku eshte makuteria e politikaneve per para e te tjera gjera. A me garanton ti lul trimi, se ata trimat e anes tjeter, ne bahcen e te cileve po con uje peshku, jane me pak makuter se Berisha & Co. Nuk e besoj. Bile kam arsye te mendoj se ata jane me keq. Megjithate ky eshte mendimi im. Ti je i lire te mos biesh fare dakord me mua, je gjithashtu i lire te besh arsyetime dhe kapercime logjike (qe mua me sinqerisht me habisin) per te arritur ne konkluzione te parallogaritura.

  51. adriatik thotë:

    20 Mars 2008 @ 8:35 pm

    Pa lerini nje cike ato tercifercerimat ju rrumpjelat e Berishes dhe shkoni se per 20 minuta fillon topstory ne tch vetem me pjesemarresit ne punen e carmatimit te municioneve ne Gerdec.

  52. Tironsi thotë:

    20 Mars 2008 @ 8:35 pm

    Koth, ti thu qe hetimi do nxjerre si eshte e verteta. Ku i ke gjithe keto garanci per prokurorine? Ke ndonje informacion qe kesaj rradhe do hetohet seriozisht apo shpreson?

  53. lulian kodra thotë:

    20 Mars 2008 @ 8:35 pm

    “Peshku, per mendimin tim, eshte kthyer ne nje stacion ku informacioni eshte ne kaos, jo i sakte, i fryre, dhe i destinuar per te goditur njeren pale ne dobi te tjetres.”

    Peshku qekbet nga koka, Permetar. Ne qofte se je konfuz nga informacionet ne media apo ne peshk, lexo kryeministrin, se ftillohesh.

  54. Tironsi thotë:

    20 Mars 2008 @ 8:42 pm

    Permetaro, ku e shef ti qe po kerko njeri zgjedhej mor burre? Robt dun qe te iki Berisha nga kryeministerlliku. Kaq. Jam i sigurte qe ti vete te kishe qene kryeminister, do e kishe dhon doreheqjen se do te te kishte vra ndergjegjia. Pse e mbron Berishen mer daje? Pse bo te tilla lidhje kot, jo po nga con uje peshku e ujin e kujt po pi peshku? Ky rob ka pergjegjesi dhe duhet te japi doreheqjen. Sa kohe qe ky nuk tundet e thote brockulla qe s’i hane as njerezit me inteligjence nen mesataren eshte normale qe do ngjalli lloj lloj reagimesh

  55. lulian kodra thotë:

    20 Mars 2008 @ 8:52 pm

    Permetar, edhe njehere, kush di t’a ndaje shapin nga sheqeri, di t’a ndaje edhe informacionin nga spektakli. Se kush po ben spektakel kur njeri thote: “Ky biznes ka dy pjese; armatimet drejpersedrejti dhe metalet me ngjyra. Hetimi do nxjerre si eshte e verteta”, dhe tjetri thote: “Do te bejne prokuror keta socialistet kur te vine ne pushtet apo do ndonje cike me lart ti?” t’a them per te treten here, kush di t’a ndaje informacionin nga spektakli di t’a dalloje.

  56. aaa thotë:

    20 Mars 2008 @ 9:06 pm

    ku ta shohim ne qe jemi jashte kete konferencen per shtyp?

  57. Koth thotë:

    20 Mars 2008 @ 9:10 pm

    Nuk e shikon dot.

    Te gjitha mediat kombetare privare e publiku nuk e transmetojne sic vepruan dhe dje me seancen parlamentare qe fliste per tragjedine ( perjashto TVSH dje ).

  58. Koth thotë:

    20 Mars 2008 @ 9:11 pm

    Pritet te filloje nga casti ne cast.

  59. Tironsi thotë:

    20 Mars 2008 @ 9:15 pm

    Koth, te lutem na thuj nanji gjo Se c’kam nje ndjenje qe do i qisi Mediu nanji pisllik.

  60. Permetari thotë:

    20 Mars 2008 @ 9:49 pm

    Po shoh Luan Ramen tek TCH dhe me vjen per te qeshur. Ai po thote se ka nje race te keqe biznesmenesh qe ne politikanet, e kemi veshtire t’u themi jo. Ka qene para dhe pas Majkos si minister dhe ne kohen e tyre eshte jane shitur tanket. Delijorgji ka qene kodosh i madh, i ka rene topit me te majtet fillimisht dhe pastaj ka kaluar me kemben e djathte. Ka te drejte Gjana kur thote se pulen e shitet ju, na late ne vezen e prishur.
    Tragjikomedia ne Shqiperi eshte se personazhet e politikes atje deshmojne se sa i pafuqishem eshte sistemi qe kane ngritur dhe fatkeqesisht e paraqesin fenomenin e korrupsionit si epidemi te pashmangshme, si dicka qe nuk i shpeton dot. Ky eshte problemi atje. Nje pjese e politikaneve nuk duan te c’montojne korrupsionin nga sistemi per arsye qe dihen, nje pjese s’kane ato b..t per ta bere nje gje te tille, dhe pjesa qe mbetet edhe ne se duan nuk dine ose jane te pafuqishem.

  61. tropoja-(ndjekesi i SALES) thotë:

    20 Mars 2008 @ 10:06 pm

    tironso….mos u nxito me fol shum para kohe . keto qe shkuajne mediat (gazetat), apo ato qe thote opozita nuk iu ve veshin shume sepse qe te dyja kane intereset e tyre.Ajo qe ndodhi ne Gerdec ishte nje tragjedi dhe qeveria duhet te pergjigjet per viktimat,te plagosurit,demet qe shkaktoi ajo depo asgjesimi municionesh, poligon, fabrike armesh quaje si te duash.Ajo qe ndodhi ne Gerdec ka prekur dhe ka shkaktuar dhimbje ne zemrat e te gjithe shqiptareve sepse me 15 mars ndodhi atje me vone,( uroj qe te mos ndodhe kurre) nji zot e di ku e ka rrallen sepse ne Shqiperi nga ato Kineze dhe Ruse ka sa te duash,(e kam fjalen per armatimin) me kupto.Nuk eshte koha e xhaxhit (dulles) qe te denohen njerezit pa gjygj. nuk mund ta shpallim ne “peshqit” “fajtore” nje individ ne qoftese nuk kalon tre shkallet e gjykimit.Sala e theksoi shume mire qe, (opozites) sepse ligjet që ju keni bërë vetë përjashtojnë kryeministrin për vendndodhjen, dislokimin e reparteve ushtarake. Ju nuk pyesni kryeministrat tuaj. Kryeministri di vetëm repartin që viziton, sepse kryeministri nuk ka asnjë tagër as për vendndodhjen, as për zhvendosjen e reparteve ushtarake. Ligjet e vendit dislokimin e Forcave të Armatosura ia japin ministrit, shefit të shtabit dhe presidentit. Unë s’mund të marr asnjë vendim për asnjë vendndodhje, asnjë dislokim, nëse s’ka një vendim për t’i nxjerrë nga plani i shpalosjes së forcave.

  62. Tironsi thotë:

    20 Mars 2008 @ 10:18 pm

    1) Kur ligi nuk i jep asnje te drejte, dhe rrjedhimisht ku nuk paska dit asgje, pse tha qe ministria nuk ka asnje pergjegjsi sepse ben vetem transportin?
    2) Ka ndonjefare pergjegjsie ky qe ka mbajtur nje minister te tille ne qeveri?
    3) Po te miturit qe punonin aty i ngarkojne ndonje pergjegjsi?
    4) Per cfare ka pergjegjesi ky kryeminister? I lutem te na i rrjeshtoje ca raste hipotetike qe neser po te ndodhin ta dime ku ta kerkojme kete pergjegjesi.

    dhe nje pyetje te fundit. Si qeka kjo pune mer daje kshu se nuk po e mor vesh. Ky nuk di ku jane bazat dakort, po si u lidhka kjo me mospasjen dijeni te ketij ku cmontohen armet nga nje kompani private (argumentin e kompnaise private perdori ne fillim) te cilen ky duhet ta tatoje, kontrolloje, gjobisi etj etj. Po sikur te kishin shperthy dhe ato depozitat e gazit? Do mbante pergjegjesi? Apo do thoshte qe meqe une nuk di ku jane bazat, ne te cilat punojne kompanite private, une nuk mbaj pergjegjsi as per sigurimin e depozitave te gazit?

  63. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Mars 2008 @ 10:22 pm

    Gjatë këtyre ditëve, jam përpjekur të takoj sa më shumë nga këta qytetarë që pësuan këtë dramë të madhe. Kam konstatuar një fisnikëri të madhe tek ata. Kam vizituar një pjesë të madhe të familjeve të viktimave. Kanë kërkuar garanci të plotë për dy gjëra, evidentimin dhe kompensimin e dëmeve.

    —————————
    Zoti Berisha. Sa kushton nje femije i vdekur?

    Po ata qe kane humbur nga dy a tre vete sa do marrin? Them se kur shteti te vret me shume se nje pjestar familjeje humbja eshte me e madhe prandaj dhe kompensimi per kokë duhet te jete me i larte.

    Psh.
    1 antar familjeje te vdekur = 200.000 copa
    2-3 antare te vdekur = 225,000 per koke
    >3 antare te vdekur = 275,000 per koke

    Kjo pra eshte kafsheria se nuk ka brire. Kur i ve cmim jetes se njeriut ky kerrme e ndyre ei fyen te vdekurit pa varr. Ata kane humbur te dashurit more plehre, ti u perqndroke te kompensimi!!! Kshu e zbulon cfare perbindshi eshte. Adikt i pushtetit…i semure.

  64. hunter thotë:

    20 Mars 2008 @ 10:30 pm

    Po lexoj nje deklarate te Mediu-t te Top Channel. Fare debil. Thote qe mu paraqit nje person qe perfaqesonte nje kompani amerikane, per te cilen kerkova informacione te ambasada amerikane (a thua se ambasada amerikane eshte fjala e Zotit, po nejse). Pastaj thote qe, kontrata e jone me kete kompanine ishte e ligjshme….Dmth nje person i paraqitet nje ministri, i cili pastaj lidh nje kontrate sikur te shesi byrek. E kuptoj, qe nguti per te hequr tonelata armatim qe na la kujtim komunizmi, po kjo menyre te sjellurit per nje minister eshte e pafalshme. Pervec qe eshte diletant, te pakten deri sa nuk vertetohet te kete marr ndonje rryshfet, ka nje paftesi te pabesueshme komunikimi.
    PD ben shume gabim qe i le teper hapesire ketyre personazheve te tipit Mediu, Ndoka, Xhuveli. Dakort koalicioni e aleatet, po keto parti qe nuk perfaqesojne as 0,0001 % demin e bejne per vete dhe pasojat i mban vetem PD e ne vecanti Berisha i vetmi qe ka guximin te dale e pergjigjet. E pastaj kur te filloj debati per ligjin elektoral, mos te me dale kush e te thote qe eshte ligj antikushtetues, sepse partite e vogla nuk perfaqesohen drejtesisht ne parlament.

  65. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Mars 2008 @ 10:33 pm

    Permetari thote:
    Peshku, per mendimin tim, eshte kthyer ne nje stacion ku informacioni eshte ne kaos, jo i sakte, i fryre, dhe i destinuar per te goditur njeren pale ne dobi te tjetres.

    —————-

    Dy gjera.

    1. Kjo ngjarje eshte ende ne zhvillim e siper dhe informacioni vjen ore pas ore nga shume burime e afermendjes nuk ka si te jete i organizuar. Pos kesaj, ka disa grupe te perziera ne kete histori qe bejne dezinformim per te fshehur gjurmet. “Tym dhe pasqyra” thote amerikani. “Ujku mjegull do”, themi na! Ajo qe ve re ti nuk po ndodh vetem tek Peshku, as per faj te peshkut. Aludimin per “palet” e perbuz. Mendoje dhe popullin shqiptar si pale nje here o njeri. Une kete pale mbroj me ndergjegjen xixë - dhe nuk bej apologji per mendimin tim.

    2. Si pa financa bejme me te miren qe mundemi, une per vete punoj 8-9 ore ne dite per te siguruar jetesen, pastaj kemi jete private, gjume…dmth koha qe shpenzojme per “Peshkun” eshte ajo qe mbetet. Ndaj, na ndje per rremujen por s’ka asnje te punesuar “Peshku” qe te servire informacion sipas gustos.

  66. Idris thotë:

    20 Mars 2008 @ 11:00 pm

    Si ore qeka nje organizim SHTETEROR qe K/min.s’di gje per dislokimin e FORCAVe ???????
    Pse ore sa km katror eshte Shqipria? PSE ORE SA QINDRA MIJE USHTARE AKTIVE KA ? Pse ore sa reparte tankesh e regjimente ajrore ka ? Sa baza Detare e Brigada raketash?
    Po ai ka miratuar BUXHETIN ne TERESI dhe ze per ze per MBROJTJEN!!!!!
    C’eshte ky mashtrus ordiner!!!
    Po perse i bente thirrje Kompanive Amerikane per plan dislokimi , s’ka lende ushtria apo i ngatron me lajthi ? Per cfare i raporton MIN.MBROJTJES ketij fare K/min.qe “s’di gje” :( :( :( Po kete shish cilivil e te profilizuar per ushtri perse e ka ? C’fare i nanurisin kur nuk i japin informacion per keto probleme “NR 1″- TE DETYRES TYRE ?????
    “SHERBIMI INFORMACIONIT SHTETEROR” !!!! Akoma e ke kryetar shefin e Shish? Nuk e ke denoncuar per ndiekje penale sebashku me ate te USHTRISE , sh.shtabit pergjithshem , drejtorin e Planifikimit , Zv/ministrin qe mbulon Llogjistiken etj
    Perse duhet ai Komisioni i Mbrojtjes ne Kuvend ? Per te liruar oficere e per te marre zabite nga dhite?
    Ty o z.Sali s’ka gjethe fiku te te mbuloje…..pre bile as keta gjynafqaret
    qe angazhon neper BLOGJE .Ata s’kane asnje gje te qarte se si ndertohet , organizohet e mbahet nje shte.Ata e dine se jane akoma ne kohen e EUFORISe kur megjithate dikush te permendi nje thenie Popullore…
    “Shteti mbahet me KORDHE ,jo me LLOGJE e me PORDHE”.
    Bjer me te kualifikuar tek PESHKU se keta mbane eren e viteve 92 kur i mblidhte Gaziu si ish studente apo KOLEGE e i fuste neper shiqe 80 lekshesh
    Te pakten bjer Falkonen te na shpiegoje c’do me thene kjo
    SHPALOSJA e FORCAVE…qe eshte i vetmi rast qe ti mba PERGJEGJESI :D :D :D

  67. labi thotë:

    21 Mars 2008 @ 12:22 am

    “Si pa financa bejme me te miren qe mundemi, une per vete punoj 8-9 ore ne dite per te siguruar jetesen, pastaj kemi jete private, gjume…dmth koha qe shpenzojme per “Peshkun” eshte ajo qe mbetet. Ndaj, na ndje per rremujen por s’ka asnje te punesuar “Peshku” qe te servire informacion sipas gustos.”

    ……….

    Blendi te isha si ty do i kerkoja ndonje keshille permetarit per menyren se si nje drejtues forumi on line gjen menyra financimi…me siguri do te te jape keshilla te vyera….

  68. Lefti thotë:

    21 Mars 2008 @ 12:31 am

    Banorët e Gërdecit të strehuar në Kavaleshencë janë të irrituar nga tentiva e disa politikanëve për të politizuar tragjedinë e tyre, thjesht për qëllime personale apo për të fituar kredo politike. Banorët theksojnë se u intereson të rindërtohet shtëpitë dhe jo të vijnë i të ikin ministra dhe qeveri. Përdorimi i kësaj tragjedie për interesa politike është krim, shprehet një i afërm i një banori që ishte duke vizituar të afërmit në Kavaleshencë.

    Fatmir Abedini është një banor, të cilit i është dëmtuar shtëpia, që ishte 2 kilometra larg zonës ku ndodhi shpërthimi. Pyetjes se a beson se do të kompesohet në masën 100 për qind, ai i përgjigjet: “Unë jam dëmtuar tepër nga kjo tragjedi që ka tronditur vendin. Kam besim se do ta na i kthejnë në lekë apo ta ndërtojë shteti shtëpinë, besoj se këto do të bëjnë më të mirën e mundshme. Unë jam i mendimit se duhet të bashkëpunojmë me të gjitha grupet që janë ngritur për të na dëmshpërblyer. Mua më ka ardhur grupi në banesë dhe me thënë të drejtën jam i kënaqur që më kanë bërë vlerësim realist. Kryeministri tha se do na japë 100 % atë që na u dëmtua dhe kam besim se do ta mbajë fjalën”.

    - A ju ka lënduar përdorimi politik i kësaj ngjarjeje ?

    Jam shumë i sinqertë në këtë që do të them. Ne vuajmë se na kanë humbur njerëzit dhe shtëpitë, ndërsa ata duan që të përfitojnë e të bëhen ministra. Politika të shohë punën e vet dhe jo të na përdorë ne për të sharë njëri-tjetrin.

    Familjarët e Qemal Bretit, shprehen se janë të bindur se qeveria do t’ju japë atë që ka premtuar publikisht.

    - A mendoni se do të dëmshpërbleheni nga dëmet që u janë shkaktuar nga tragjedia ?

    Duhet të na konpesojnë 100% dhe kam besim se do ta bëjnë. Unë dua t`u them se politika e ka për detyrë të na dëmshpërblejë dhe si pasojë, duhet të na kthejë atë që na ka humbur nga shpërthimi. Kam besim te fjalët e Berishës dhe Kryetarit të Bashkisë Vorë, që ne do të kompesohemi 100 përqind. Unë besoj se do ta mbajnë fjalën. Kam 120 metra katrorë shtëpi dhe besoj se nuk mund ta na hedhë poshtë njeri mundin tonë.

    - Politika, a po e përdor ngjarjen që ndodhi ?

    Kjo është tragjedi dhe si e tillë duhet vlerësuar, politika duhet t`i rrijë larg kësaj tragjedie dhe mos të na përdorë ne për të sharë njëri-tjetrin. Politika është bërë si një stadium, ku të gjithë shajnë dhe ofendojnë lojtarët pavarësisht se ata luajnë për të kënaqur ata. Kështu që politika të mundohet si të na japë më shumë lekë ne dhe jo të zihet për pushtet.

    Djali i familjes së Ruzhdi Kurtit, është tepër i bindur se do t`i kthehet çdo gjë që iu shkatërrua nga kjo tragjedi.

    - A mendoni se do t`u dëmshpërblehet i gjithë dëmi ?

    Dëmi 100 për qind, nuk ka shanse mos na japin lekët për shtëpitë që humbën. Unë them se do të dëmshpërblehemi 100 %, nuk besoj te skeptikët që thonë të shohim pastaj që të themi se nuk rrejtën.

    - A mendoni se ka marrë përmasa politike kjo çështje ?

    Ka marrë, madje shumë. Të përdorësh këtë ngjarje për të rrëzuar qeverinë. Nuk them se qeveritë duhen përkëdhelur, por duhet të dish se ku duhet t`i sulmosh dhe jo në raste fatkeqësie. Politika duhet të ishte e bashkuar dhe jo të zihet, në një kohë ku ne kemi nevojë më shumë se kurrë për ta. Në lidhje me protestat që janë bërë, kam marrë vesh se nuk kanë qenë njerëz që janë prekur shumë nga tragjedia.

    Sanie Aliu, është një e moshuar që i është shembur totalisht shtëpia, ajo ka bindje se çdo gjë do të bëhet si më parë.

    - Mendoni se do të kompesoheni në 100% të vlerës, për dëmtimet që u shkaktuan nga shpërthimi ?

    Unë po shkoj 65 vjeç dhe nuk kam parë kurrë aq shtëpi të shembura. Kompesimin lek më lekë do t`i japë shteti. Ne kemi patur shtëpi, se jemi si fis që jemi prekur dhe do t`i marrim në lekë dëmtimet, kështu ka thënë dhe Sali Berisha. Do t`i marrim të gjitha dhe kanë thënë që do i japin të gjitha. Fjalët që qarkullojnë se do të na mashtrojnë, nuk janë të vërteta sepse nuk mashtron njeri me djersën tonë, se i kemi shtëpitë të ngritura me djersë dhe jo me punë të pista. Ato do ta në i japin lekët siç po japin ndihma në zonën tonë për burrat që rrinë atje.

    - A është duke e përdorur politika këtë ngjarje ?

    Politika e përdor se atë punë ka, por ne duam të marrim ato lekë dhe të ndërtojmë ato shtëpi dhe në rregull jemi. Unë dëgjoj lajmet këtu dhe kur shoh që gati sa nuk rrihen se kush të bëhet ministër apo kryeministër, më duket sjellje tejet e pahijshme. Këtë nuk e bëri as Partia Demokratike, as qeveria, kjo u bë nga firma që nuk kishte përgjegjësi për punëtorët dhe nuk i kontrollonte ato.

    Pra, te raskapiturit e tragjedise se Gerdecit duan demshperblim 100 % dhe nuk deshirojne te perdoren nga njera pale apo tjetra, per qellime politike apo elektorale.

  69. shkëlzen Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Mars 2008 @ 12:50 am

    Kjo pra eshte kafsheria se nuk ka brire. Kur i ve cmim jetes se njeriut ky kerrme e ndyre ei fyen te vdekurit pa varr. Ata kane humbur te dashurit more plehre, ti u perqndroke te kompensimi!!! Kshu e zbulon cfare perbindshi eshte. Adikt i pushtetit…i semure.

    Jam i sigurte qe ata te ndjerit nuk i dhimbsen me pak Berishes sesa atyre qe hapin bllogje interneti qe dy vjet para dhe rrine ne prite per fatkeqesi te tilla, per te dale me sllogane per doreheqje. berishaik.com-izmi eshte gjithashtu nje fenomen gjithashtu fyes per faktin qe tregon nje opurtinizem te paskrupullt.

    Humbja e jetes eshte diçka shume e veshtire por fatkeqesisht ajo nuk nuk ka kthim mbrapa. Ajo qe thote Berisha, eshte gjeja me normale, te cilen do e thonte çdo kryeminister pas nje fatkeqesie te tille. Ata njerez nuk do strehohen nga parullat politike per ikje e ardhje, as nuk do mbushin barkun me xhevahiret qe prodhojne tastierat e diaspores. Ata duhet te perballojne tashme nje realitet dhe qeveria duhet te marre masa. Kete thote Berisha dhe e thote me vend.

  70. Cheney thotë:

    21 Mars 2008 @ 12:53 am

    More lefti, pse sjell te tilla pacavure ketu more dere zi?

    Ke punonjes te xhenios, te urdheruar nga lart, te punojne per nje firme private, qe vetem me ngulm dhe me presion nga familjaret u futen ne listen e te HUMBURVE SI BANORE GA LACI, ke FEMIJE te zhdukur dhe na ben reklame per kompensim tullash e llaci?

    Po ky gazetari qe ka bere keto pyetje te iki te pyesi njehere familjet e viktimave qe SHTETI jo vetem i vrau por edhe provoi ti HARRONTE sepse egzistenca e tyre ne lista lidhte drejtperdrejt shtetin me krimin!! Te hiki te pyesi e tja tregojne gopin e semes..

  71. Cheney thotë:

    21 Mars 2008 @ 12:59 am

    ”Pra, te raskapiturit e tragjedise se Gerdecit duan demshperblim 100 % dhe nuk deshirojne te perdoren nga njera pale apo tjetra, per qellime politike apo elektorale.”

    lefti, jetet e humbura nuk kane cmim mor shpirt krimbur!! Jete e humbura kerkojne drejtesi!! po e le me kaq sepse seriozisht po permbahem per te mos e kthy peshkun ne ‘chat’..

  72. VQ thotë:

    21 Mars 2008 @ 1:10 am

    Alibi vetem alibi si besoj asnje fjale te thene prej ketij njeriu

  73. Tironsi thotë:

    21 Mars 2008 @ 1:27 am

    Hajde mos e degjenero “peshkun” pastaj kur lexon nga keto.
    Ty te rafte fati i tyre o Lefti, qe ta shohim si do flasesh pastaj, po ishalla e gjen andej nga je, se te ne boll qamete kane ndodhur. Ta uroj me gjithe shpirt!!!

  74. Dyli nga Kruja qe nuk rren thotë:

    21 Mars 2008 @ 7:13 am

    A e dini se e kujt eshte ajo shtepia ku u takua Deviroli me Pinarin dhe cunin e Sales? Eshte apartamenti i vjeter i Sali Berishes ne rrugen “Fortuzi”. Ai pallat ndodhet midis ministrise se arsimit dhe asaj te drejtesise, ngjitur prapa shkolles. Sa te lehte e ka prokuroria per te gjetur gjurmet!!!

  75. Tani thotë:

    21 Mars 2008 @ 8:36 am

    Me ngjarjen e Gerdecit o shikohet nje fenomen jo i shpeshte ne realitetin tone: perdite e me shume dalin fakte te reja e reja e zeze mbi koken e kryeministrit po dndesohet perhere e me shume. kush si ne qe nuk ka interesa politike te drejtperdrejta (po te kishim s’do ishim ne blog ne kete kohe) duhet te insistoje per te kuptuar sa me shume. te dime e te perpiqemi te kuptojme! s’na kushton gje e per me teper jam i sigurte qe do na beje mire te gjitheve.
    Te dime e te kuptojme!!!!!!

  76. ofelia Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Mars 2008 @ 10:20 am

    shkëlzen thotë:
    Jam i sigurte qe ata te ndjerit nuk i dhimbsen me pak Berishes sesa atyre qe hapin bllogje interneti qe dy vjet para dhe rrine ne prite per fatkeqesi te tilla, per te dale me sllogane per doreheqje. berishaik.com-izmi eshte gjithashtu nje fenomen gjithashtu fyes per faktin qe tregon nje opurtinizem te paskrupullt.
    Shkelzen, ka nje ndryshim tejet te madh… Kryeministri drejton qeverine, vendin dhe fatet… ata qe hapin bllogje interneti informohen, flasin diskutojne…
    kur ua ka enda (me ndjeni per ironine) edhe kritikojne…
    kur e shohin punen pis (ne ndjeni edhe nje here) kapen me Kryeministin…
    kur e shohin pis fare (po fare fare) i sygjerojne ketij te fundit se eshte me e udhes (po kryekeput) qe te “dale ne pension” dhe te vendoset perballe drejtesise.
    e fundit per kete teme… nuk e di a eshte botuar gjekund po doja te lexoja deklaratat e Mediut…

  77. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Mars 2008 @ 12:17 pm

    Ligjet e vendit dislokimin e Forcave të Armatosura ia japin ministrit, shefit të shtabit dhe presidentit.

  78. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Mars 2008 @ 12:18 pm

    Neni 102 (kushtetuta)

    1. Kryeministri:

    a) përfaqëson Këshillin e Ministrave dhe kryeson mbledhjet e tij;

    b) koncepton dhe paraqet drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe përgjigjet për to;

    c) siguron zbatimin e legjislacionit dhe të politikave të miratuara nga Këshilli i Ministrave;

    ç) bashkërendon dhe kontrollon punën e anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe të institucioneve të tjera të administratës qendrore të shtetit;

    d) kryen detyra të tjera të parashikuara në Kushtetutë e në ligje.

    2. Kryeministri zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet ministrave.

    3. Kryeministri, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr urdhra.

  79. Miri thotë:

    26 Mars 2008 @ 2:14 am

    Ju lutem nenshkruani nje peticion qe mbeshtet doreheqjen e Berishes, ne www.berishaik.com

    Ky njeri eshte i paskrupullt dhe po na hedh hi syve te gjitheve, pervecse po na hedh ne ere, ndaj duhet protestuar nemenyre qytetare qe ai te largohet nga froni nje ore e me pare.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.