Login



Register

Ujka: Ndoka mund ta ketë mbaruar të lartën, po s’ka dëftesë nga shkolla e mesme

Nga Armand Maho
Gazeta Tema
24.04.2008

Ish-kryetari i grupit parlamentar të PDK, Pashko Ujka, ka dalë sërish dje në një konferencë për shtyp, ku ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Nard Ndoka, njëkohësisht dhe kryetar i kësaj partie, se nuk ka arsimin përkatës për të mbajtur funksionet që ka. Vetëm një ditë më parë Ujka është shkarkuar nga kryetar i grupit parlamentar të PDK për paaftësi dhe mungesë profesionalizmi për të udhëhequr një grup parlamentar. Kësaj akuze Ujka i është përgjigjur se nuk mund të akuzohet personi i tij nga një individ, i cili nuk ka mbaruar as shkollën e mesme. “Forcat kristiane nuk kanë përfaqësim dhe po kërkojnë të gjejnë formën e përfaqësimit. Po lëvizet këto ditë dhe do të ketë lëvizje të tjera, në mënyrë që e gjithë lëvizja kristiane shqiptare të pozicionohet dhe të përfaqësohet, meqenëse zotin Ndoka nuk e quajnë më përfaqësues të tyre, por një përfaqësues mediokër. Llogariteni në dorë të kujt ka rënë Ministria e Shëndetësisë dhe administrata shqiptare. Arsyeja është se njerëzit nuk dyshojnë se zoti Ndoka mund të ketë mbaruar shkollën e lartë, por nuk ka mbaruar të mesmen”, - tha Ujka.

Bushati
Ndërkohë, kundër shkarkimit të Ujkës ka dalë dje dhe Sekretari i Përgjithshëm i PDK, Zef Bushati. Në një prononcim për median Bushati u shpreh, se nuk mund të shkarkohet një kryetar i grupit parlamentar vetëm me vendim të kryetarit, ndërkohë që paralajmëroi, se mund të ketë lëvizje të tjera brenda PDK. Duket se tashmë, që pas ikjes së Nikollë Lesit nga grupi parlamentar i PDK, ka lëvizje të tjera brenda këtij kampi. Grupi parlamentar, i mbledhur me deputetë të partive të tjera, nuk i ka më numrat për të ekzistuar si i tillë. Me ikjen e Ujkës, këtij grupi i kanë mbetur vetëm 6 deputetë, e pamjaftueshme për një forcë politike. Nga ana tjetër, demokristianët mund të dalin me një lëvizje tjetër politike, e cila do ketë si synim ndarjen e elektoratit, gjë e cila do ta dëmtonte shumë këtë forcë politike. Në krye të saj janë vënë tashmë Nikollë Lesi, ish-kryetar i partisë, Pashko Ujka, ish-kryetar i grupit parlamentar të PDK dhe Zef Bushati, aktualisht nënkryetar i kësaj partie. Lesi dhe Ujka e treguan kundërshtinë e tyre ndaj kryetarit dhe në seancën kur u votuan amendimet në Kushtetutë për sistemin zgjedhor. Lesi kërkoi largimin e ministrave pa përfaqësim me urgjencë nga qeveria, mes tyre dhe kryetarin Ndoka, ndërsa Ujka, megjithëse kryetar i grupit parlamentar të PDK, e cilësoi këtë grupim si një mjet presioni ndaj qeverisë për interesa personale.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

23 Komente

  1. berberi Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 April 2008 @ 11:53 pm

    Me rumpalle se kaq ska ku te veje me. Prandaj duhet sistemi proporcional per te pastruar sistemin politik nga pleherat se i kane zene frymen.

  2. ados thotë:

    23 April 2008 @ 11:58 pm

    hahaha, e forte kjo

  3. minatori thotë:

    24 April 2008 @ 2:24 am

    Llogariteni në dorë të kujt ka rënë Ministria e Shëndetësisë dhe administrata shqiptare.

    E kemi bere llogarine dhe prandaj ja kemi mbathur njehere e me pare nga ai vend. Nje jete ka njeriu dhe nuk harxhohet me keto tribu.

  4. samurai thotë:

    24 April 2008 @ 9:30 am

    po ky Ujka kur e dite qe ndoka nuk ka diplome te shkolles se mesme pse nuk e ka thene me pare, po thote tani …

  5. Koth thotë:

    24 April 2008 @ 9:40 am

    Na turperun fare deputetet e Shkodres.
    Tom Doshi, me dy fakultete
    Nard Ndoka, me dy fakultete
    Zanf Topalli, me tre Mastera

  6. Tironsi Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 April 2008 @ 9:41 am

    Kta dun fut ne burg. Diten qe u maro mandati duhen prit me pranga jashte parlamentit

  7. rual thotë:

    24 April 2008 @ 9:46 am

    edhe pak i ke profesor doktor e hapin edhe ndonje institut kerkimesh apo universitet :D

  8. Koth thotë:

    24 April 2008 @ 9:51 am

    Po jo mer vallai se nuk a per te qesh !

    Po i morren erzin mer gjithe atij qyteti !

    Me ka xan frika me taku nai shkodran se me gjajne te gjithe si Nard Ndoka?

    Po une kam miq cuna kinga mer prej Shkodre. ( gocat si kan gja :) )

  9. eT thotë:

    24 April 2008 @ 9:58 am

    ?

  10. rual thotë:

    24 April 2008 @ 10:01 am

    poo ka mbete erzi ne to :D
    sigurisht qe ske gjete gjà goca se ti nuk ke kerku per vajza & femna :D

  11. Koth thotë:

    24 April 2008 @ 10:03 am

    Ore Armik !

    Po foto te shekullit te shkuar me dergon ti mu mer dhe 1000 usd shpenzime per njesi fotoje ? :)

  12. ados thotë:

    24 April 2008 @ 11:21 am

    cer thu mer Koth, kom ketu ca femna shkodrone me t’ike mendja…Nuk ka me patriote :P

  13. eT thotë:

    24 April 2008 @ 11:24 am

    :)

  14. eT thotë:

    24 April 2008 @ 11:26 am

    shtype po ta majti ( surratin ) :

  15. Koth thotë:

    24 April 2008 @ 11:28 am

    hihihi

    Ku e ke gjet mer ? :)

  16. Koth thotë:

    24 April 2008 @ 11:41 am

    E pashe mer qy me te paren !

  17. tropizma thotë:

    24 April 2008 @ 1:52 pm

    une deftoj
    ti defton
    deftesa s’defton asgje

    sa pipell thashethemexhi qe jemi mer :)

  18. lulian kodra thotë:

    24 April 2008 @ 4:14 pm

    Hard Core rea;ity, trope? Thuji thashethemet pra kur o per t’i thone, jo kshu me “me the te thashe”.

    p.s. L=; deri sa t’i mush menjen vetes t’i vej pikat e-se, ose deri sa te gjej ndonje tastiere qe nuk e ka l-ne dhe pikepresjen aq afer.

  19. minatori thotë:

    24 April 2008 @ 5:13 pm

    Obama plasi ketej qe t’u mbushe mendjen katundareve te Pensilvanise se diploma e Harvardit nuk e ben “elitar” ndersa Hillari u shqye me birra (edhe me sherre) per tu treguar spontane dhe “njerezore” (edhe pse Billi sjell ne shpi $1 milion per speech).

    Keta provincialet arnaute vdiqen qe te behen pak “elitare,” te shpikin ndonje shkolleze, te thone ndonje fjaleze te mencur (ishte pataksur ai krye-gjyqtari nga gjyqtaret injorante qe donin te viheshin ne krye te rretheve). Keta ketej nuk veshin kostume italiane se kane frike mos duken si “european wimps” (sic degdisen Kerrin se fliste frengjisht); ata andej plasen nga kollaret e purpurta me kemisha “spread collar” qe tregojne palet e qafave te trasha ku shtylla kurrizore eshte varrosur perfundimisht pa nam e nishan.

    Une them t’i ndrrojme: amerikanet te marrin “te zakonshmit” tane, ne marrim “elitaret” Hill Bama.

  20. toko thotë:

    24 April 2008 @ 6:06 pm

    …ata andej plasen nga kollaret e purpurta me kemisha “spread collar” qe tregojne palet e qafave te trasha ku shtylla kurrizore eshte varrosur perfundimisht pa nam e nishan. …

    Ha ha ha ha sa kam qesh Bravo minator shume e bukur
    …tregojne palet e qafave te trasha ku shtylla kurrizore eshte varrosur perfundimisht pa nam e nishan. …
    ha ha ha uh ha ha ha
    ..

  21. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 April 2008 @ 6:08 pm

    Amerikanet vishen tmerresisht keq!

  22. shkodrani thotë:

    24 April 2008 @ 8:16 pm

    po qysh kur na doli edhe nard ndoka shkodran!

  23. jay-z thotë:

    25 April 2008 @ 5:57 pm

    Minator, atje ku ti sheh divergjence, une shikoj konvergjence. Gjeja e perbashket ne te dy anet eshte deshira per te permbushur kerkesat e elektoratit…
    ata andej duan qe kandidatet te sillen me shume si elektorati, prandaj obama dhe hillary bejne nga nje poze.

    ata kendej duan qe kandidatet te jene intelektuale, prandaj dhe ndoka et al. fabrikojne diplomat.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.