Login



Register

Ujgurët e Guantanamos vuajnë edhe në Shqipëri

Në artikullin e dytë mbi Shqipërinë në dy ditët e fundit, gazeta amerikane New York Times njofton se 5 ish të burgosur ujgurë të Guantanamos nuk e kanë të lehtë jetën si azilantë në Shqipëri. Të pranuar pa llafe nga shteti shqiptar që prej disa muajsh, 5 personat me nënshtetësi kineze që nuk duket të rrezikojnë SHBA-në po kërkojnë pak më shumë kujdes nga shteti shqiptar, sigurisht, me rastin e vizitës së Bush ditën e dielë.

Akhat Qassim Basit nuk ndihet i revoltuar për katër vitet e vështira që kaloi si i burgosur në bazën amerikane në gjirin e Guantanamos në Kubë, pas të cilave u lirua me një të falur të thënë nëpër dhëmbë nga autoritetet amerikane kur e hipën në një avion që do t’a contë si refugjat në Tiranë.

ujguret.jpg

Eshtë jeta e re në Shqipëri që po e con z. Basit dhe refugjatët e tjerë ujgurë drejt dëshpërimit.

5 burrat myslimanë nga minoriteti Ujgur i Kinës u liruan nga Guantanamo pasi kundër tyre nuk u gjet asnjë provë që të demonstronte se ata përbënin rrezik për ShBA. Që prej një viti, ata jetojnë në një qendër të qelbur refugjatësh në një periferi të rrëmujshme të Tiranës, të ruajtur nga policë të armatosur.

Autoritetet shqiptare iu kanë thënë se ata duhet të gjejnë punë që të largohen nga qendra e refugjatëve, dhe për të gjetur punë do t’ju duhet të mësohen gjuhën shqipe në mënyrë që të marrin leje pune. Sot për sot, ata mbijetojnë duke ngrënë falas makarona dhe oriz, duke marrë një rrogë prej 67 dollarësh në muaj, të cilën e shpenzojnë kryesisht duke telefonuar familjen. Por, disa prej burrave ujgurë duket se e kanë humbur shpresën se do të arrijnë të shohin gratë e fëmijtë e tyre përsëri.

“Ne vuajtëm shumë në Guantanamo dhe vazhdojmë të vuajmë këtu,” tha z. Basit. “Të burgosurit e tjerë mund të ktheheshim në shtetet e tyre, kurse ne jemi si jetimë: s’kemi ku të shkojmë.” Shteti kinez vazhdon të dyshojë se z. Basit dhe katër ujgurë e tjerë janë terroristë. I vetmi vend që iu dha azil i qeveria pro-amerikane e Shqipërisë, por zyrtarët shqiptarë kanë kohë që ju kanë thënë azilantëve se s’kanë c’tju ofrojnë më tepër.

Punët mund të ishin edhe më keq për ta. Të paktën 15 nga 17 ujgurët që janë ende në Guantanamo janë gati për t’u liruar, por ata as Shqipëria nuk dëshiron t’i pranojë. Autoritetet amerkina thonë se i kanë kërkuar azil rreth 100 shteteve për ta, por pa sukses, sepse Kina ka paralajmëruar shumë prej këtyre shteteve që të mos t’i pranojnë ish të burgosurit.

Shumë zyrtarë amerikanë thonë privatisht se situata e ujgurëve është një nga episodet më shqetësuese të programit anti-terrorist të administratës Bush.

Refugjatët që ndodhen në Tiranë nuk duket t’a kenë idenë se si duhet t’a luajnë këtë “lojë shahu” globale në të cilën janë përfshirë. Ditët e tyre në Shqipëri duket se i shpenzojnë brenda mureve të larta të kampit ku ndodhe, duke lexuar Kuranin, studiuar gjuhën shqipe e pritur radhën për të përdorur kompiuterin e vetëm. Fushën e futbollit e evitojnë, sepse i kujton fushën që kishin në Guantanamo. Vizita e Presidentit Bush ditën e dielë iu jep këtyre burrave një shans që të kërkojnë nga SHBA që t’ju ofrojë pak ndihmë për strehim, punë apo gjëra të tjera që ju ishin premtuar para se të vinin në Shqipëri.

Një ditë në Majin e shkuar, 5 ujgurët morrën leje të shkonin të takonin kryeministrin Berisha, por ky i fundit doli se ishte shumë i zënë për t’i takuar.

“Ne iu thamë se nëse ju nuk na jepni dot ato që keni premtuar, ju lutemi t’i kërkoni Xhorxh Bushit që të gjejë një shtet tjetër për ne,” tha njëri prej ujgurëve.

Ministria e Brendshme shqiptare, që është përgjegjëse për refugjatët, nuk pranoi të komentonte trajtimin e tyre.

nga Tim Golden për New York Times / përkthyer e redaktuar nga PM

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

7 Komente

  1. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 June 2007 @ 5:46 am

    Artikulli me siper eshte pothuajse 3 here me i gjate, dhe shpjegon se si perfunduan keta te gjoret ne Guantanamo. Ia vlen te lexohet ne teresi, duke klikuar tek linku me siper.

    Ka shume kritika qe duhen ngritur per qeverine, dhe me gjere, per shoqerine shqiptare, e cila duket se tregon nje mungese humanizmi perbri ketyre te pafateve. Shpresoj qe me kete shkrim ketu, media shqiptare t’u jape pak jehone halleve te 5 ujgureve…jam i sigurte qe po te marrin pak me shume vemendje keta te shkretet do te gjejne nje menyre qe t’i rikthehen nje jete te pakten cerek-normale.

  2. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 June 2007 @ 6:14 am

    Është me të vërtet për të ardhur keq kur mendon se çfarë i kan bërë këtyre të gjorëve. Gabim i madh që s’u jepet leja për të jetuar në Amerikë. Amerika e bëri gabim, ajo duhet ta ndreqi jo t’ia lërë në derë ndonjë shteti tjetër.

  3. banago thotë:

    10 June 2007 @ 11:27 am

    Keta mund te jetojne shume mire dhe ne Shqiperi, thjesht duhet vemendja dhe perkujdesja e duhur nga qeveria shqiptrare. Kjo per arsye qe te mos mendojme qe q

  4. banago thotë:

    10 June 2007 @ 11:28 am

    Kjo per arsye qe te mos mendojme qe qeveria shqitare i mori keta se tha Amerika, por se ishte e drejte dhe humane ti merrte.

  5. Pjer Thomas thotë:

    10 June 2007 @ 5:29 pm

    Normalisht, Amerika qe e beri gafen , ajo duhej ti strehonte te mjeret ne vendin e vet. Nje shtet eshte i detyruar ti japi strehim/azil nje te huaiji , vetem kur ai vjen vete ne ate vend , dhe jo kur e sjellin autoritete te nje vendi tjeter. Ky gabim ligjor u be tani nga autoritetet shqiptare, do zoti nuk perseritet me te tjere, veç duhet qe rroga apo te ardhurat e tyre duhet te vijne nga Kombet e Bashkuara (sektori mbi refugjatet) ose nga Gjeneva (nga organizmi i azilit politik) . Persa kohe , çdo shtet aderon ne konventen e Gjeneves, (dhe Shq. ka aderuar me duket) , keto shtete jane te detyruara te presin çdo te huaj , ti japin strehim e ngrenie dhe te shqyrtojne kerkesen e tij per azil politik. Jo te gjithe e fitojne azilin politik, nga 100% te emigranteve , e fitojne 10% - . As une nuk e kam fituar azilin, me gjith pritjen e madhe prej 5 vjetesh me asistence. Format e qendrimit, shumica i fitojne me Rregullarizim (si dhe une) apo me martesa.

  6. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 June 2007 @ 9:37 pm

    Nje reportazh i Channel 4 ne Britani mbi 5 ujguret ne Shqiperi:

    http://www.channel4.com/player/v2/player.jsp?showId=6928#

  7. Idris thotë:

    11 June 2007 @ 6:50 pm

    Per mua duhet lexuar me shume vemendje shprehja:-Amerika u ka kerkuar rreth 100 shteteve axzil per ta ,por pa sukses………..
    Une elexova artikullin dhe e pashe nga kendi qe nje shtet i varfer me plot probleme per vete ,pranon,strehon dhe administron jeten e ketyre njerezve ne menyren me korrekte te mundeshme.A nuk te terheq vemendja “vicklat” qe hedhinshume shtete te tjera ku midis tyre padyshim duhet te kete shume te pasur? Une mendoj se shteti yne ka bere me te mundshmen e te mires se ketyre njerezve.Gim”jevgu” ish komshiu im me tre femije merr 45 dollare ne muaj,ndihme papunesie.
    Ai eshte fati i tyre askush nuk po i keqtrajton.Sa me shpejte prane shtepive.
    Kete mund tu uroje ne shqiptaret.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.