Login



Register

Udhëzim rreth mënyrës për të qeverisur të çmendurit dhe punuar për shërimin e tyre në azilet e caktuara për ta

Excerpt nga Journal de Medicine, viti 1785

marre nga Karmapolitick

…4 - Idiotësia: Idiotësia në dukje është shkalla më pak e frikshme dhe me më pak rrezik, por po ta gjykosh mirë, është gjendja shpirtërore më e keqe mbasi shërimi i saj ësht shumë i vështirë. Idiotët nuk janë as të shqetësuar e as të tërbuar; rrallë të ngrysur, ata tregojnë një fytyrë çuditërisht të gëzuar dhe janë pak a shumë të njëjtë si në gëzim ashtu edhe kur vuajnë. (…) Nga çasti që ky stad është rezultat apo periudha e fundit e një sëmundje tjetër, mbeten pak shpresa.
E para gjë që duhet të bëjmë është: i sëmuri duhet të marrë ushqime të mira, pastaj duhet të pijë ujëra termale të trajtuara mirë, të marrë si purgativ rrënjë kungulli dhe zhalap të përzierë me raki; do të bëhen prova edhe me banjo të ftohta dhe dushe.
Idiotësia e shkaktuar nga masturbimi mposhtet me analitikë, tonikë, ujëra termale dhe fërkime të thata.
Në rast se dyshohet që shkaku i idiotësisë është një virus i ripërcjellë, s’ka më mirë se të injektohet zgjebe dhe kjo mund të bëhet mbi gjithë idiotët, kur nuk kemi patur dobi nga ajo që fillimisht besohej si më e përshtatshmja.

Udhëzim rreth mënyrës për të qeverisur të çmendurit dhe punuar për shërimin e tyre në azilet e caktuara për ta

Journal de Medicine, gusht 1785 fq 529 - 583

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

6 Komente

  1. edi thotë:

    23 July 2008 @ 4:58 pm

    Alisa, pse i bije aq larg… mjaftonte të shikoje Busllën :)

  2. dudla thotë:

    23 July 2008 @ 5:16 pm

    them qe jane te rralla rastet kur virusi eshte i ripercjelle. idiotetet kryesisht ne shqiperi jane raste jo sporadike te shkaktuar nga mungesa e masturbimit, ose nga nje masturbim kolektiv. nuk mudn te sherohen duke ngrene ushqime te mira se gjithe jeten jane ushqyer me plehra, nuk e njohin ujin terminal, skan uje fare, dhe c’eshte me e keqja ne nuk kemi azile per normalet e jo me per ta… kjo i jep atyre(idioteve) qe ta shpalosin idiotesine e tyre jo me si nje semundje por si nje menyre jetese, duke te ftuar edhe ty (qe per momentin e mban veten te shendetshem) ta jetosh si ta. ne finale ne punojme qe ata te na qeverisin, madje e derdhim djersen curk per kete. idiotesia? eshte e jona…

  3. karmapolitick thotë:

    23 July 2008 @ 5:31 pm

    ke të drejtë dudla. Idiotësia është përherë e tyrja, asnjëherë jona. Madje mund të them me saktësi se trutë janë gjëja më e mirëshpërndarë në këtë botë. Askujt nuk i duket se ka pak.

  4. Vemendje thotë:

    23 July 2008 @ 5:38 pm

    O perle, qe ne shi te rrembyer, ti del pa lagur, nderkoh qe ata te temes, me tru shperdare njelloj lagen edhe ne dite me diell.

  5. strangeMAN Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 July 2008 @ 11:59 pm

    kp, gjej rastin që të përsëris atë batutën, që thotë ai mafiozi, tek ai filmi i Sorrentinos, që në atë rast i referohej kryepersonazhit, prandaj (ose edhe jo prandaj) dhe këtu nuk të referohet ty:

    “Per cio, da brava persona quale sei… ora placati!”

  6. karmapolitick thotë:

    24 July 2008 @ 12:09 am

    - Perche’ io so io, e voi, voi nun siete un caz*o.

    Alberto Sordi, “il Marchese del Grillo”

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.