Turp, zoti ministër!
Tre vjet më parë, në vigjilje të qeverisjes së re që doli nga zgje
dhjet e 3 korrikut, shumëkush u habit kur mësoi se njëra ndër masat e kabinetit të ri Berisha, do të ishte ai i një moratoriumi trevjeçar për mjetet lundruese. Me fjalë të tjera, ndalohej qarkullimi i çdo mjeti lundrues në segmentin Sarandë-Velipojë. Kjo masë e pazakontë dhe drastike, hasi atëhere në një reagim të pritshëm të opinionit publik, i cili nuk e lëvizi aspak nga vendi kryeministrin dhe grupin e tij parlamentar, që e kthyen shpejt në ligj iniciativën ekzemplare.
Ishin kohë të tjera, kur PD fliste gjatë dhe shpesh për luftën kundër korrupsionit e trafiqeve dhe kur Berisha kërkonte me çdo kusht të dukej sa më i pranueshëm dhe efektiv në sytë e Brukselit, që mbante në dorë pa e firmosur ende, Marrëvëshjen e Stabilizim-Asociimit.
Firma mbi MSA u hodh, madje erdhi edhe një ftesë për në NATO – dy arritje që i bëjnë nder vendit dhe qeverisë që e menaxhoi këtë moment historik. Por ja që mesa duket edhe kjo s’paska qenë e mjaftueshme që pushuesit e Shëngjinit apo peshkatarët e Sarandës, të mund t’i nxjerrin nga hambaret e garazhet, varkat e tyre private. Megjithëse moratoriumi skadon në shtator të këtij viti, janë të pakta shpresat, mesa po shihet, që ai të pushojë efektet e tij të habitshme mbi bregun shqiptar të Adriatikut – i vetmi segment ujor i Mesdheut ku është e ndaluar të posedosh dhe të përdorësh një varkë, pa marrë licensa dhe leje të posaçme. Ministri i brendshëm Bujar Nishani kërkoi hapur rinovimin edhe për një mandat tjetër kohor, të moratoriumit të skafeve, me justifikimin se autoritetet përkatëse nuk i disponojnë ende mjetet për të kontrolluar bregun, me qëllim që të parandalojnë trafiqet e mundshme të njerëzve dhe drogës drejt Italisë fqinje.
Ky është hiç më pak se një skandal dhe një turp qeveritar! Duke mos përfillur fare faktin që kjo e drejtë njerëzore shkelet sërish në mënyrë brutale, duke mos marrë për asnjë moment parasysh realitetin e ri ku po hyn ngadalë Shqipëria, e ku nevojiten plazhe të përdorshme për turizëm e tregëti, e jo plazhe nën karantinë, Bujar Nishani e kalon si pa të keq faktin e thjeshtë që kjo kërkesë është në fakt një akt i pastër i kapitullimit të institucionit që ai drejton, ndaj qytetarëve. E drejta e lëvizjes së lirë, në këmbë, me makinë apo qoftë edhe me avion, është një standart demokracie që shqiptarët e kanë fituar njëzet vjet më parë. Është absurde që ata të bredhin me varka e jahte nëpër plazhet e Greqisë apo Italisë dhe të mos e kenë këtë të drejtë në plazhet e tyre të mrekullueshme. Ministri do të duhej të kërkonte më së pari falje për tre vjet “bllokadë” që qeveria u bëri plazheve të vendit, e jo të kërkonte rinovimin e këtij regjimi qesharak, që të kujton kohën e komunizmit, kur ishte e ndaluar të notoje përtej “fuçisë së parë”.
Bregdeti shqiptar nuk mund të marrë një start normal në drejtim të peshkimit e turizmit, nën masa të tilla “koreano-veriore”. Nëse Europa tha disa fjalë të mira tre vjet më parë kur hyri në fuqi ky ligj (një politikan shqiptar pyeste atëhere një zyrtar britanik se çdo të ndodhte në lumin Tamiz, sikur qeveria të ndalonte qarkullimin e varkave për një javë rresht), kjo nuk është një rrethanë lehtësuese dhe as për t’u marrë shembull. Nëse shteti shqiptar nuk kontrollon dot 400 kilometra bregdet, ai ka për detyrë të japë llogari para shtetasve që e kanë votuar se përse ndodh një gjë e tillë. Sepse nuk mund të ndalojmë përjetësisht makinat apo edhe seksin (ky lrahasim përdorej dendur para tre vjetësh), meqë jo rrallë ndodhin aksidente apo raste të përhapjes së SIDA-s. Ministri Nishani dha një provë të lexueshme, se të paktën në këtë drejtim, ndodhemi në një statu quo trevjeçare. Asgjë s’paska ndodhur mesa duket, gjithçka qenka si ditën kur i vumë drynin plazheve. E kjo është për të ardhur keq, por edhe për t’u revoltuar me ata që s’dinë të bëjnë detyrën që kanë marrë përsipër.
Skender Minxhozi (Mapo)

28 August 2008 @ 9:05 pm
???
???
???
28 August 2008 @ 9:05 pm
sheshit
28 August 2008 @ 9:06 pm
———
Sepse shtetasit nuk i binden shtetit qe ata vete e kane votuar. Kur shtetasit nuk i binden shtetit normal atehere veprom me force Mirpo te veprosh me force ( polici ushtri kallash, tanke apo avione) ne shqiperi do te ngrihen perseri minxhozet e do te thone
Keshtu qe shteti ka gjetur nje forme tjeter te shkeljes se te drejtave te njeriut, nje shkelje me flagrante se cdo shkelje tjeter, por ama nje shkelje qe vec Minxhozet do te ankohen te tjeret do te heshtin. Sikur shteti te perdorte kallacet, tanket apo ushtrine, do te kishte me shume zhurme se sa te ndaloj te gjitha varkat per lundrim, packa se kjo e fundit prek edhe te pafajshmit, ndersa e para demton dhe firkeson vetem fajtoret. Pradokset e rumpalles shqiptare. Shembull Lazarati, shembull tregetia kontrabante e naftes, shembull tregetia e arrmeve. Shembull vete shqiperia.
28 August 2008 @ 9:21 pm
tani si i bie, kete Mapo mos ta marrim seriozisht se eshte si ato gazetat e supermarketeve qe i perkthen nganjehere GSH. Se dy tema qe u sollen me artikuj nga Mapo nuk merren vesh ku fillojne e ku mbarojne
28 August 2008 @ 10:08 pm
Shqiperia sot sapo mori ne dorezim anijen e pare Damen Stan Patrol per rojen bregdetare. Pasi 3 vjetesh, kur te ndertohen 3 te tjera besoj se do jene ne gjendje te patrullojne ujrat. Deri atehere le te rrine pa lundruar
http://www.damen.nl/News/First_Damen_Stan_Patrol_4207_for_Albania.aspx?mId=8565&rId=511
29 August 2008 @ 12:12 am
Ehu, të kishte ngelur për turpin e Mapos s’do e kishte bërë këtë punë që në fillim. Kot sa kanë harxhuar kohë me këtë artikull. Gjëra të ditura dhe të diskutuara dhe më parë.
29 August 2008 @ 5:01 am
Kjo kritike eshte totalisht me vend. Nje qeveri qe nuk eshte e afte te kontrolloje territorin e shtetit eshte e kapitulluar. Kesaj i bie qe edhe trafiku rrugor te nderpritet sepse droga transportohet me makina, se policet nuk e kontrollojne dot trafikun sepse jane infektuar nga rryshfetet…
Gjynaf ca ketu qe nuk merren me problemin por fillojne e pergojojne gazetaret.
29 August 2008 @ 9:39 am
Kjo puna e ketyre skafeve mua gjithmone me eshte dukur pune mafiozesh.Ketu nuk kam parasysh thjste skafistet si individe,por gjithe sistemin e organizimit,duke perjashtuar sigurisht njerezit e thjeshte qe bejne te vetmin “krim” qe sakrifikojne per te shkuar jashte vendit per te punuar me ndershmeri dhe nxjerre buken e femijeve.
Me eshte fixuar shuem mire ajo historia e spektaklit te djegjes se skafeve nga Nano disa vite me pare.Isha shume kurioz te mesoja se cfare efekti kishte sjelle dhe shume lehte mesova qe i vetmi efekt ishet rritja e vleres se transportit te emigranteve hallexhinj me gati 7-8 fish.Me konkretsht nese nje person paguante 300-400 mije leke te vjetra,pas kesaj historie per te shkuar ne itali do te paguante mbi 1.5 milion leke te vjetra.Keshtu qe u rrit jashte zakonisht ndjeshem fitimi i njerezve qe kontrollonin kete trafik.Nuk kam shuem informacion mbi kete fenomen pas keti moritoriumit por mendoj se iu eshte lene fushe veprimi mafies italiane.Dmthne ajo kontrollon territorin me fitimet perkatese duke rritur ndjeshem vleren e pageses qe duhet te beje nje emigrant hallexhi per te kaluar bregdetin.
Une mendoj se ka ardhur koha qe ti shohim gjerat drejt dhe te mos sillemi si hipokrite si shtet ndaj emigranteve.Te gjithe jemi te ndergjgjshem per rolin e tyre te padiskutueshem (jetik do te thoja une) ne zhvillimin e prosporitetin e vendit,por harrojme te themi se mbi 99% e tyre jane larguar nga vendi ne saje te sakrificave te tyre vetiake te jashtezakonshme,neper det me gomone apo skafe me koken ne rrezik,neper male me akull,debore mes frikes se kapjes nga ushtaret e policet greke qe jo rralle here i kane trajtuar si kavie,neper maune apo frgorifere te izoluar…eshte nje histori e nje populli e papershkruar ne sakrificat etij…ndersa politikanet cfare kane bere ne kete drejtim????!!! Thjeshte nga viti ne vit pas 90-es kane “marre” masa qe ketyre njerezve (emigranteve,jo trafikanteve) ti heqin mundesine (shpesh here te vetmen) per te ushqyer familjen e tyre,duke u perfshire ne vendimarrje absurde per hir te “plotesimit te standarteve”….ESHTE KOHA QE TE TREGOJME TE PAKTEN RESPEKTIN MINIMAL NDAJ EMIGRANTEVE SHQIPTARE,ESHTE KOHA PER NJE REFLEKTIM NE KETE DREJTIM,eshte koha qe shteti te filloje te mendoje per levizjen e lire te njerezve seriozisht tani sa jemi akoma nje popull me moshe me te re ne evropi…
29 August 2008 @ 11:09 am
Minxhos,
deri sa te ndahet pazari i te majtes, nga ty do lexojme vetem budallalliqe.
E ke parasysh ate lojen zbavitese me labirinthe qe duhet me shku ne qender???
Ja si lojtar i keq i asaj loje je. Nuk te zhvillon mendjen ajo loje por eshte per te harxhuar kohen, ja keshtu dhe ky shkrimi yt.
Dmth meqe nuk e ke ta qarte akoma, dmth eshte loje individuale dhe edhe nese zbavit ndokend , ky eshte vetem ai qe luan.
Bej nje thirrje publike per Ramen e Meten ta ndajne shpejt punen e sherreve, dmth do vazhdojen te zihen apo jo dhe ti te kesh muze pastaj per te na tregu se cer di te besh.
29 August 2008 @ 3:08 pm
Ore nje gje mund ta ket bere me mend Birisha ne kto 3 vjet…ndalimi i skafeve dhe varkave ne bregdet. Kur ke te besh me nje mahalle si populli bregdetar Alvanos…duhen masa te rrepta te tilla qe te nderpritet miqesia Italo-Shqiptaro-Vlonjate.
S’kish rruge tjeter per te nderprer budallekun e Shqiptarit. Duhen masa te rrepta ne ate vend qe tju vine trute.
Provojeni dhe nja 2-3 vjet te tjera se nuk do tju bej keq.
29 August 2008 @ 3:26 pm
E drejte Syri, Njesoj edhe me Lazaratin Kush do ta haj sikur (”larg qofte” se as qe ka per tendodhur) te ndalohet te mbjelle Kanibas Njerezit e thjeshte
ESHTE KOHA QE TE TREGOJME TE PAKTEN RESPEKTIN MINIMAL NDAJ fhsatereve qe mbjellin Kanibas SHQIPTARE,ESHTE KOHA PER NJE REFLEKTIM NE KETE DREJTIM
E drejte Syri. Njesoj u be edhe me karburantet dhe armet Kush dot a hante sikur te ndalohej shitja e karburanteve dhe armeve? Tregetaret e thjeshte
ESHTE KOHA QE TE TREGOJME TE PAKTEN RESPEKTIN MINIMAL NDAJ tregetareve ilegale SHQIPTARE,ESHTE KOHA PER NJE REFLEKTIM NE KETE DREJTIM
E drejte Syri Njesoj edhe me trasportuesit e mishit te bardhe. Kush dot a hante Ato femrat qe do te prostitucionin ne Itali per buken e gojes
ESHTE KOHA QE TE TREGOJME TE PAKTEN RESPEKTIN MINIMAL NDAJ prostitucionit SHQIPTARE,ESHTE KOHA PER NJE REFLEKTIM NE KETE DREJTIM
E drejte syri Sikur Gerdeci te ishte mbyllur para se te shperthene Kush dot a hante? Punetori i thjeshte Gerdecar qe do te mbetej pa pune ne vend qe te hidhej ne ere sic u be
ESHTE KOHA QE TE TREGOJME TE PAKTEN RESPEKTIN MINIMAL NDAJ punetorit te thejshte qe punon ne kushte Gerdecarine duke e mbantur ne pune me te njejtat kushte SHQIPTARE,ESHTE KOHA PER NJE REFLEKTIM NE KETE DREJTIM
E drejte syri Sikur ten dalohej korupsioni kush do ta hante Ai nenpunesi i thjeshte, ai mjeku i thjeshte ai arsimtari i thjeshte.
ESHTE KOHA QE TE TREGOJME TE PAKTEN RESPEKTIN MINIMAL NDAJ korupsionit SHQIPTARE,ESHTE KOHA PER NJE REFLEKTIM NE KETE DREJTIM
E drejte syri …….
.
29 August 2008 @ 3:47 pm
Z. Skender,
Jam dakort qe do ishte liri te kishim lluksin e lundrimit ne detrat tona. Por ky eshte realiteti ku ndodhemi dhe s’do cuditesha nese do rriteshin taksat qe te kish mundesi Ministria e Brendshme per te blere nja dhjete vapore e 20 skafe te shpejte per te mbajtur nen kontroll vijen kufitare detare te Shqiperise. Por kjo do i binte me shume ne kurriz atyre qe s’kane mundesi te blejne varka e jahte sesa personave qe ju i referoheni ne citimin e meposhtem:
“Është absurde që ata të bredhin me varka e jahte nëpër plazhet e Greqisë apo Italisë dhe të mos e kenë këtë të drejtë në plazhet e tyre të mrekullueshme.”
“i vetmi segment ujor i Mesdheut ku është e ndaluar të posedosh dhe të përdorësh një varkë, pa marrë licensa dhe leje të posaçme.”
Pastaj licensimi i varkave dhe jahteve eshte njesoj si licensimi i makines qe ti nget perdite sepse shteti funksionon duke taksuar cdo gje qe leviz dhe duke konfiskuar cdo gje qe nuk leviz. A keni marre ju informacion te mirefillte qe shtetet bregdetare ne rajonin e Ballkanit lejojne pa license varkat me motorr dhe jahtet, dhe nese po a mund ta ndani me ne kete informacion?
Hajt me te mira
Drini
29 August 2008 @ 7:02 pm
Shkrimi mu duk i drejte dhe i vinte pikat mbi I , dhe habitem se si komentatoret ketu nuk merren me ligjin e zhdrejte, por me artikull-shkruesin, i cili nga mbiemri (siç m’kujtohet) ndoshta ka te beje me ish nomeklaturen e kaluar (te monizmit). Per mua, ndonse kam qene kundershtar i atij regjimi, nuk ka rendesi se kush e ka shkruar, por a qendron ajo qe ai/ajo thote. Dhe per mua, keto qe ky Minxhozi ketu thote, qendrojne.
Une nuk kam leke te bleje nje skaf tani, ose nuk jam aq i pasur sa te investoj ne det para se te investoj ne toke, se do te kisha blere nje skaf e do te shetisja ne tere bregdetin shqiptar vetem e vetem per sfide ndaj atij ligji absurd. Le te vinin sorrollopet e Sali Berishes apo te Bujar Nishanit e te ma bllokonin skafin , te shihnin se sa u vlente lekura. Kishte per te plas nje skandal, qe do t’ju kushtonte me teper se nisja dhe mbyllja e atij ligji. Mirpo skafistet s’kane se si te flasin se dihet qe jane te perlyer me trafik. Le te dali nje i ndershem me skaf ne det, te therasi dhe ca tv, gazetare, te vendit dhe te huaj, e te shohim se ç’mund te bejne ata qe nxjerrin ligje qe bien ne kundershtim me te drejtat e njeriut.
Une i them mavrise dhe Ministrit te Brendeshem, te mos behen me karagjoze se ç’jane, por ta heqin ate ligj qe na e shemtoi vendin. Ne ç’do port, liman, gji, te Ballkanit, sheh me qindra skafe e jahkte, ne Europ po ashtu, dhe s’kan ngelur grosistat e droges te presin drogen nga disa skafiste shqiptare. Pika qe s’u bie, politikanve shqiptare, qe kujtojne se jane qendra e qarkullimit te ketij malli. Mire qesharake qe jane, po pse behen tragjiker ndaj turizmit shqiptare.
29 August 2008 @ 8:12 pm
Ky është hiç më pak se një skandal dhe një turp qeveritar! Duke mos përfillur fare faktin që kjo e drejtë njerëzore shkelet sërish në mënyrë brutale.
30 August 2008 @ 10:33 am
Shqiperia ne boten e cudirave…
Deshmi e radhes jo e biznesit informal, ekonomise informale, por e ligjeve, politikes, shtetit informal.
Ligji skafeve ishte si shume te tjere nje aksion i qeverise ne sy te botes pa luftuar rrenjet e problemit.
Hashishi si cdo bime besoj se nuk rritet brenda nje nate ashtu si nuk behen ndertimet pa leje brenda nates. Me gjithe teknologjine e zhvilluar kane nevoje sadopak per driten e diellit.
30 August 2008 @ 3:09 pm
Doni skafe heheheh
Doni yahte hehehehe
Doni turizëm hehehehe
Doni kapitalizëm hehehehe
Do ju fus të gjithëve në burg reaksionarë
Doni të përmbysni diktaturën e proletariatit
2 September 2008 @ 2:03 pm
sa jam kthyer nga pushimet. pushiume pa varke. andej matane vetem 6 milje larg brigjeve shqiptare deti kishte me dhjetra varka me vela te bardha qe te zilepsin e te ngrinin mendjen. deti dukej i ndare me dysh. per ata ishte i mbushur me liri per ne te tjeter me veshtrime. ama trafik behet. kjo dihet. nje miku im nuk beri trafik por ju tek per nje xhiro ne korfuz e shkoi. bera nja dy ore plazh dhe u kthye. e ku ish me skafin e nje miku grek i cili as ai nuk qelloi “trafikberes”. kjo eshte te jesh pjese e shqiperise se vogel te mbushur me thashetheme, ministra te tromaksur dhe me paaftesi.po nese ky ligji nuk do te zbres nga pidestatli ku e kane vene une vitinn tjeter do punesoj nja dy njerez te me ndertojne nje trap qe ta perdor vete e ta jap dhe me qira te lire…