Identifikohu



Regjistrohu

Tre spotet e turizmit tek CNN

Tre reklama televizive te qeverise shqiptare qe synojne nxitjen e turizmit ne Shqiperi po transmetohen keto dite tek CNN. Te treja spotet jane vendosur sot ne YouTube, dhe mund t’i shikoni ne brendesi te ketij postimi. Faleminderit, olsib!

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

56 Komente »

  1. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Prill 2008 @ 8:29 pm

    Asgje! Une thjesht i gjeta ne YouTube!

    Faleminderit albatrozzo-s, perdorues i YouTube-it i cili na i vuri ne dispozicion!

  2. ITS thotë:

    11 Prill 2008 @ 8:41 pm

    Nuk e di nese keto reklama kapin ekzoticizmin e shqiperise. Mua nuke me pelqejne.

    Po Sandkoanin c’e deshen ne fundin e reklames # 2?

  3. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Prill 2008 @ 8:42 pm

    Të kishin harxhuar ca më shumë që të merrnin videografë më të mirë. Disa pjesë të videove dridheshin, siç duket e kishin marrë videon në sup pa ndonjë stabilizator. Gjithashtu drita s’ishte e mirë në shumë vende.

    Por megjithatë mirë janë, kritika dijmë të bëjmë të gjithë.

  4. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Prill 2008 @ 8:46 pm

    ITS,
    A e ke parasysh qe keto plakat e bardha kendej nga jena une e ti vdesin per cik burreri kafsherore? Island Man? Ja dhe Sandokani ne fund, duhet te jete ai shqiptari harbut, i parruajtuar. Vdesin, mbarojne keto plakat “single” per cik animalizem.

    Per mua s’jane keq reklamat. S’do kishte qene keq te kishte dhe pak tekst, ose ndonje harte, se audienca e CNN amerikane mbetet… s’ia kane shume haberin gjeografise.

  5. Nostalgji thotë:

    11 Prill 2008 @ 8:47 pm

    Ore po ajo kenga cfare gjuhe eshte edhe cfare thote se une nuk arrij ta kuptoj?

  6. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Prill 2008 @ 8:52 pm

    As une s’e kuptoj kengen. :-(

  7. shqipe@ou thotë:

    11 Prill 2008 @ 8:56 pm

    O jam une cinik e kritik o nuk ka. Ti japim meriten ku meritohet: reklamat jane bere shume mire. Ata qe nk dine harten e bejne nje google te shpejte shqiperise dhe zgjidhet puna.

    Eshte fillimi i ndryshimit te imazhit. Vetem tragjedite si Gerdeci na kthejne shume hapa mbrapa. Me pelqejne reklamat.

  8. ITS thotë:

    11 Prill 2008 @ 8:58 pm

    Bukur Penar,

    Te kuptova drejt. Se normalisht atje burrat rruhen e qethen e parfumosen mire. Me mire te kishin kap nja dy xhaje ka parku tu lujt domino me kostum e me kollare.
    ;-)

  9. lefti thotë:

    11 Prill 2008 @ 8:59 pm

    reklamat e para jan kto qe jepen ne cnn per ne? mesatare po nejse shtyhet.

  10. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Prill 2008 @ 9:00 pm

    Me mire te kishin kap nja dy xhaje ka parku tu lujt domino me kostum e me kollare.

    Vallaj, “that would be exotic”. :-)

  11. erval Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Prill 2008 @ 9:00 pm

    Keto reklama me sa di une shfaqen vetem ne CNN-Europe. Mua me qelloi ta shikoj shkurt direkt nga CNN sot reklamen me ate familjen dhe sikur drita eshte me mire ne televizor. Ndoshta pamjet ne youtube kane humbur cilesi duke u kaluar ne kompjuter.
    Uroj qe se shpejti te fillojne te reklamojne edhe ne kanalin e EuroNews.

  12. J. thotë:

    11 Prill 2008 @ 9:03 pm

    Nuku me pelqyen hic.

  13. traummädchen thotë:

    11 Prill 2008 @ 9:08 pm

    Muzika s´me pelqeu fare…si muzike shpellash…

  14. Dajoshi thotë:

    11 Prill 2008 @ 9:25 pm

    Nen mesatare, prisja shume me mire per aq para te hedhura. Bregdeti duhej pasyquar me shume, por me mire se asgje sigurisht qe eshte. Nuk e dija qe ne Europe CNN u shihka me shume se EuroNews, sidoqofte mire do ishte te kapte edhe publikun amerikan.

  15. lulian kodra thotë:

    11 Prill 2008 @ 9:28 pm

    “sot u beme me fat”?

  16. flori thotë:

    11 Prill 2008 @ 9:40 pm

    Po mire, vetem per keto te treja kemi harxhuar 300 mije euro? Shume jane. Studiot tona do ta kishin bere 100 here me mire. Shifni reklamat qe ben TOP-i sa cilesore jane. madje me 30 mije euro mund ti bente te treja. Sme pelqyen per aq para sa kane kushtuar

  17. nyc_usa thotë:

    11 Prill 2008 @ 10:08 pm

    dobet, shume ,ca rrenime, ca male dhe nja dy bjonde :D

    te shohesh reklamat e turkut te vjen te marresh telefonin me vrap e te shkosh ne turqi

    cilesa ishte e dobet, dhe muzika ishte trembese si horror movie :D

  18. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Prill 2008 @ 10:18 pm

    njehere le te pergezojme ata qe e ideuan dhe realizuan reklamen, si mendim kuptohet….

    per cilesine, shume shume dobet… kjo per ata qe i kane bere, mos t’ju hipi vetja ne qejf. Tek video #2 jane munduar te bejne kalime nga nje ambient ne tjetrin, po shume pa cilesi. Per krahasim do te thosha se kalimet ne nje kenge te ponit kur ai me kostum popullor kalon nga studio ne ambient te jashtem eshte shume me cilesore…

  19. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Prill 2008 @ 10:23 pm

    Po bej copy/paste nga nje komenti im ne nje forum tjeter:

    Mua me pelqejne shume qe te treja! Koncepti eshte shume origjinal. Reklamat jane shume “te fresketa”, shume shqiptare! Pa “patinime” te teperta!

    Une qe e kam vizituar ne te kater cepat Shqiperine, mund te them se aty sintetizohet shpirti i vertete i pushimeve ne Shqiperi. Natyrisht me ato “zbukurimet” e vogla, tipike te reklamave.

    Te treja jane te bukura… por e dyta ka nje lloj freskie te vecante… dhe nje efekt “fashion” fale asaj bukuroshes bjonde!

    Ne pergjithesi, koncepti eshte shume fashion style! Teknika POV krijon ate efektin “e shkujdesur”!

    Shume, shume te bukura! Bravo cccp dhe mbi te gjitha Andre Platel!

  20. NYC-USA Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Prill 2008 @ 10:25 pm

    shiko mua sma nxori goja pergezimin se si ide eshte e”vonuar” para se te hynim ne NATO, berisha duhej te mendohej per kete ..poo le te mos i futemi atyre diskutimeve

    Problemi eshte qe eshte shume e varfer si permbajtje, mua me duket me teper si rekalme Irlande jo shqiperie :D lere cilesia njehere, amatore!!

    Gjynah, se nga ana publike ne kemi shume face-lift per te bere ne evrope se n’amerikes e vret trunin njeri unless dine per kosoven

  21. NYC-USA Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Prill 2008 @ 10:27 pm

    ju te amerikes, i keni pare reklamat e grekut: te qeshura gjithe diell e det … dhe me cilesi te mire, mbi te gjitha

  22. Amazona Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Prill 2008 @ 10:31 pm

    It’s not ” the love at first sight”!?

  23. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Prill 2008 @ 10:43 pm

    Dori thotë:
    11 Prill 2008 @ 8:42 pm
    Të kishin harxhuar ca më shumë që të merrnin videografë më të mirë. Disa pjesë të videove dridheshin, siç duket e kishin marrë videon në sup pa ndonjë stabilizator. Gjithashtu drita s’ishte e mirë në shumë vende.

    Dori, qyhet POV… dhe eshte teknike qe perdoret ekzaktesisht per te dhene ate efekt… pra te dridhjeve te rastesishme! Njesoj sikur je ti qe po shikon duek ecur!

    Apo ti ecen rruges me stabilizator?! ;-)

  24. olti thotë:

    11 Prill 2008 @ 11:20 pm

    Dobet!
    Mund te ishin bere shume me mire. Firma qe ka marre ato parate nuk i ka justifikuar aspak. Ata qe kane paguar parate dhe qe e kane porositur punen gjithashtu shume pa shije duket te jene. Ajo muzika pastaj, pa asnje note shpiptare. Nuk di cfare emri t’i jap, por shqip nuk tingellon.
    Sidoqofte mbetet nje hap per t’u pershendetur dhe na ben te mendojme se gjerat kane nisur vertete te shkojne per mire nga anet tona.

  25. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Prill 2008 @ 11:23 pm

    Olti, sa per kuriozitet… punon ne boten e filmit dhe publicitetit?!

    Ne botene gazetarise?!

    Apo thjesht kur te hypen ja fut kot?!

    Ah po harrova… menodim jot!

    Epo mos na u sill si specialist atehere!

    Mos bej llogarite ne xhepat e te tjereve!

    More vesh?!

  26. olti thotë:

    11 Prill 2008 @ 11:52 pm

    O gjysem adash, gjasme-pytjet tuja nuk meritojne fare pergjigje. Hajt naten.

  27. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Prill 2008 @ 12:09 am

    Jo… thjesth…nuk meritojne delirime!

    Dhe futje hundesh aty ku nuk jemi kompetent!

    Flit per aq sa ta lejon puna! Jo “hobby”

    Dhe sa per dijeni nuk ka pyetje!

    Me simpati!

  28. minatori thotë:

    12 Prill 2008 @ 1:13 am

    olsib,

    ty te hiqet e drejta per te komentuar ne kete teme pas shprehjes “koncepti eshte shume fashion style!” ;-)

    Me simpati,
    ‘tori.

  29. odi thotë:

    12 Prill 2008 @ 5:10 am

    Edhe une pajtohem qe reklamat jane shume origjinale ( perveq muzikes se quditshme)!
    Ndoshta disave ktu nuk ju duket reklama ne nivel me Greqine apo Turqine, mirepo ta kuptoni se ate qka duam ne jane kto turistet e thjeshte….backpackers, e jo milionere se nuk jemi ne ne ate nivel ende!
    Eshte fillim I mbare,pak modeste por e bukur! Te gezohemi qe te pakten permendemi neper bote:)
    tek e fundit..keto reklama jane sezonale….kete vere jan, veren tjeter behen tjerat:D:D yyy me bollek:D

  30. reali Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Prill 2008 @ 5:17 am

    Une jam adhurues i flakte i Sali Berishes dhe qeverise/qeverisjes se tij. Mirepo spote me te kota dhe me te paperdorshme ka kohe qe nuk kam pare. Jane shume shume te paperdorshme.
    Aspak terheqese.

  31. dikushi thotë:

    12 Prill 2008 @ 7:32 am

    Bukur shume bukur. Po me me mire hidhini keto para dhe ato qe harxhohen per kocerte delirantesh dhe udhtime pa bereqet, per te ngritur antena televizive ne jug te Shqiperise, se po na merr greku Himaren e Saranden, o mendjefyej.
    Sa kohe qe Shqiperia te mbulohet nga pleherat e kazaneve dhe ato te parlamentit, nuk shkel kembe i huaji ne shqiperi. Gerdeci e beri punen e vet.

  32. Tani thotë:

    12 Prill 2008 @ 8:46 am

    kur behet reklame duhen marre parasysh disa gjera, e nuk dihet nese jane marre.
    1. cilat ishin kombesite e “1milion” turisteve qe vjet vizituan shqiperine?
    c’grup moshe mbizoteronte? sa ishin familjare? etj.
    2. a eshte bere ndonje sondazh perse zgjodhen pikerisht shqiperine?
    3. a eshte bere sondazh se nga e kishin marre informacionin per shqiperine? ne c’forme? (kete pyetja ta bejne edhe ne supermarket per nje artikull te ri!!)
    ne baze te rezultateve vendoset reklama. nese shumica e vizituesve jane europian a nuk duhet bere nje promocion ne kanal europian? sa nga shikuesit e CNN kane zgjedhur vendin e tyre te pushimit ne baze te publicitetit te pare ne kete kanal? nese realisht synohet nje konsumator i ri, i pertej oqeanit atehere cili eshte kanali me i pare nga shtepiaket (turizmi yne s’eshte elitar, s’jemi Montecarlo, Santo Domingo, Dubai). pyetje per te zgjedhur ne menyre te ponderuar nje tip reklame, promocioni, kanalin ku do tresmetohet, etj. jane te shumta, aq me teper qe behet fjale per leket TONA!!! deshiroj te hapet nje debat ne shtator, per te pyetur sa te vlefshme ishin per ekonomine tone ato 300 mije € (apo usd?)
    p.s. sa vlejne Gerdeci, protestat e AMGJ ne Vlore, ato te filo-grekeve ne Himare per shtimin e turisteve ne Shqiperi??????

  33. Adrian thotë:

    12 Prill 2008 @ 10:24 am

    Mua mu duk si gjuhe dervishesh kur hedhin ate vallen qe rrotullohen me ore te tera me qellim qe mos tu dale gjak kur cpohen me gozhde apo thika.

  34. joni thotë:

    12 Prill 2008 @ 10:27 am

    ich finde dass die Musik sehr unpassend war.

  35. gjergji. thotë:

    12 Prill 2008 @ 10:41 am

    Ajo reklama e meparshme me ate brunen e lezetshme eshte shume me e bukur.

  36. Endri thotë:

    12 Prill 2008 @ 3:15 pm

    Pervec logos me motiv flamurin kombetar qe ngjan si veze e skuqur syze, nuk kam rezerva te tjera.

  37. valbi Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Prill 2008 @ 3:23 pm

    Miq,
    Mu be zemra mal kur mora vesh qe Shqiperine do ta shikoja ne reklamat e CNN -akoma s’i kam arritur ti kap ne CNN pervec ne youtube.

    Muzika me pelqeu, por besoj se cilesia e imazhit dhe imazhet qe kane zgjedhur per te prezantuar Shqiperine turisitit amerikane lene te deshirojne shume. Nuk jam eksperte ne fushen e reklamave, por me ato 30 sekonda nuk besoj se eshte kapur nje Shqiperi qe e kemi pare..Patjeter qe i kemi “ruinat”, malet e fushat, por besoj se kemi akoma aspekte te tjera qe mund ta terheqin nje turist..Nejse, nuk jam negative si tip, por kur shikon reklamat e Kazakistanit, Vietnamit, Turqise etj, te vjen me te vertete per te ikur. Une kam bere nje prezantim per Shqiperine me ppt me studentet e mi -fale informacioneve qe kam gjetur ne internet dhe fotografive shume te bukura te Aurel Dukes, dhe disa te tjere- dhe studentet e mi u ka bere shume pershtypje se sa i bukur eshte ai vend.

    Tek reklama e dyte, me pelqeu zgjidhja e asaj goces me floke te verdha, por e atij cunit, besoj se mund te kishin zgjidhur nje tjeter. Jo se kam ndonje gje kunder atij, por nuk me pelque fare qe s’ishte i rruajtur etj etj. Ne kemi shume meshkuj shqiptar terheqes qe i shikon kudo, ne Shqiperi, ne diaspore etj qe kane nje aparience teper te paster, elegante dhe terheqese. Ata te dy si cift ne reklame stonin shume. Nuk e di, ky ishte mendimi im. Megjithate jam e gezuar sepse ka ardhur ky moment ku Shqiperia te reklamohet ne stacionet amerikane me turizmin e tij.

    Ps: M’u duk interesant mendimi i blogut “Pertej lanes” per keto reklama.

  38. traummädchen thotë:

    12 Prill 2008 @ 3:26 pm

    http://www.youtube.com/watch?v=1n4NgYXzDwo&feature=related

  39. Aiglon thotë:

    12 Prill 2008 @ 4:47 pm

    puna eshte ca do i besh kesaj :

  40. aiglon thotë:

    12 Prill 2008 @ 4:47 pm

    http://www.youtube.com/watch?v=18f0yCmRZ0M&feature=related

  41. traummädchen thotë:

    12 Prill 2008 @ 5:28 pm

    Aiglon, mund ti besh nje “Flag” (poshte videos ke 4 opsione ´share´, ´favorite´, ´ playlist´ dhe ´flag´), qe youtube.com ta heqi fare…une sapo e flagova …

  42. Kopetenti Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Prill 2008 @ 9:34 pm

    Shume te dobeta si spote.E vetmja gje qe bie ne sy eshte gure neper kalate dhe femra ne dy te fundit, sikur i ftojne te huajt “ja ketu eshte kurv–lliku.” Sinqerisht shume te dobeta.Une po prisja dicka mbreselenese..ne fakt asgje.Ai ministri qe e mban veten per “filozof”ka punuar shume pak per spotet dhe e vetmja gje qe ka bere eshte se ka paguar disa fishin nga cduhet te paguaje.

  43. Bo$$$ thotë:

    12 Prill 2008 @ 9:59 pm

    300000 euro !!!!!!!!!!?????????
    Kush e di se per sa kohe parashikojne gjenite organizuez te spotit qe keta leke te kthehen ne kasat e shtetit shqiptar…….. Do isha shume kurioz

  44. ela thotë:

    13 Prill 2008 @ 2:53 am

    Reklamat jane shume me te bukura se realiteti dhe kjo eshte e verteta. Eshte per t’u habitur se sa shpejt vetekenaqen shqiptaret, sidomos ne Tirane, jane ngritur ca kulla dhe ndertuar ca parqe dhe u duket vetja me te miret ne bote.
    Fatkeqesisht eshte kjo mendesi e gabuar dhe ky mediokritet qe do na leje gjithmone prapa. Shqiperia ka bregdet te bukur, por s’ka rruge ta shetitesh e ta shijosh, ka popull bujar por s’ka shtet e qeveri, ka natyre te mrekullueshme, por s’te lene plehrat e ndertimet pa leje ta vleresosh. Besoj te gjithe e keni parasysh sa i mjeruar dhe zhgenjyes eshte prezantimi me Shqiperine qe sa zbret ne Rinas edhe per ne qe jemi shqiptare, lere me te huajt.
    Une e dua Shqiperine dhe deshiroj me shpirt ta shoh te rregulluar, por mendoj se do jete e veshtire po nuk ndryshuan shqiptaret. Degjenerimi, korrupsioni, shthurja morale dhe paskrupullsia zor se jane cilesi qe na ndihmojne te ecim para.

  45. John thotë:

    13 Prill 2008 @ 4:34 am

    Te tre reklamat jane super per mua.Pa egzagjerime dhe me motive familjare dhe shume ftuese.Ideja e te trejave eshte jashtezakonisht e bukur pasi sjell Shqiperine ne syrin e vizitorit,ndaj dhe kamera dridhet.Vini re gjate reklames del vetem nje prej personazheve e ne fund ai qe po xhiron.Keta qe na kujtojne reklamat greke epo le ti mbajne ato per vete kemi tonat ne : ) Ne nuk mund te reklamojme gjera qe nuk i kemi jahte gjigande e femra qe te ftojne te “luash” me to.Se kuptoj pse ne shqiptaret duam perralla dhe jo realitet.

  46. valbi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Prill 2008 @ 6:07 am

    Ja disa shembuj reklamash qe Turqia, Vietnami, Azerbaxhani dhe Polonia kane dhene ne CNN. Cilesia e imazhit dhe pikat turistike -nuk mund t’i quaj pika turistike malet, gjelberimin, pervec Apollonise- qe jane zgjedhur per Shqiperine nuk me duken qe te “captivate” syrin e etur te nje turisti. Tek reklama jone dalin vetem 3 idera -nese e mbaj mend mire -male, det, dhe ruinat. Per 30 sekonda keto vendet e tjera kane sjelle me shume imazhe dhe idera per aktivete per turistin dhe vendin e tyre, sesa 3 reklamat tona se bashku.

    http://youtube.com/watch?v=V7JzaPpN1LI

    http://youtube.com/watch?v=9yokw5B0J9o&feature=related

    http://youtube.com/watch?v=PVjVgfLliRk&feature=related

    http://youtube.com/watch?v=-i_fGsOJO3w&feature=related

  47. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Prill 2008 @ 10:45 am

    John thotë:
    13 Prill 2008 @ 4:34 am
    Keta qe na kujtojne reklamat greke epo le ti mbajne ato per vete kemi tonat ne : )

    Ata qe na kujtojne reklamat greke… jane thjesht njerez me mungese te theksuar te sensit te realizmit.

    Jane ata te paret qe nuk e njohin Shqiperine!

    Por per fat te mire vjen nje Andre Platel dhe nje grup hollandezesh dhe u jep nje mesim te mire te gjithe ketyre Don Kishoteve!

    Shikoni dhe mesoni! Dhe rrini urte!

  48. kikthi thotë:

    13 Prill 2008 @ 11:10 am

    reklama ordinere. dth te zakonshme

  49. Obvious thotë:

    13 Prill 2008 @ 12:39 pm

    Ne 30 sekonde, nuk ke shume hapesire per te bere shume gjera. Fakti qe Shqiperia ka: detin, malin, fushen, antikitetin, kishat bizantine, kalate e koheve ilire, vajzat e bukura, djemte e pashem; keto elemente jane te veshtire t’i vendosesh te gjitha dhe t’i perkthesh ne video. Montazhi eshte pak i dobet. Kamera (steadycam me shume siguri) nuk eshte dhe aq e shkathet dhe nganjehere panorama humbet nga levizjet e shpejta. Sidoqofte, te shpresojme se kjo reklame qe taksapaguesit shqiptare kane paguar, te japi sa me shume frute dhe t’i sherbejne imazhit te mire te Shqiperise.

  50. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Prill 2008 @ 9:11 pm

    kikthi thotë:
    13 Prill 2008 @ 11:10 am
    reklama ordinere. dth te zakonshme

    Jo me ordinere se komentet e tua!

  51. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Prill 2008 @ 3:07 pm

    minatori thotë:
    12 Prill 2008 @ 1:13 am
    olsib,

    ty te hiqet e drejta per te komentuar ne kete teme pas shprehjes “koncepti eshte shume fashion style!”

    Me simpati,
    ‘tori.

    Minatori, po me te njejten simpati, po te drejtoje nje pyetje:

    Ti ke pare ndonje video outdoor ne ambientin fashion?!

    Po te kesh pare, me siguri do te me japesh te drejte!

  52. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Prill 2008 @ 12:14 am

    Sinqerisht, kur pashë milisekondat e para, thashë me vete “‘Bobo, ç’është kjo gjë kështu?”, por po aq sinqerisht, u kënaqa shumë duke i parë deri në fund e duke i riparë.

    Shumë bukur. S’kanë të bëjnë fare me ato reklamat kiç me kostume popullore e me Miss Albania që pozojnë shtirur, ndërthurur me ndonjë pamje dhome hoteli me televizor apo banje me vaske me hidromasazh që bëjnë zoom-in et zoom-out apo diamond effect.

    Të thjeshta, autentike, shqiptare, bashkëkohore, pa falsitete, pa ornamente. Ashtu siç e shikoj edhe unë Shqipërinë sa herë që kthehem. Më pëlqeu kamera e pafiksuar, më pëlqeu muzika, më pëlqeu bjondja që pinte kafenë buzë rrugës gjithë makina, pallati me fasadën e dalë boje, çuni me kanoen buzë detit, edhe ai mjekëroshi gjithë lezet.

    Veç freski. Falemnderit realizuesve.

  53. Antigreku thotë:

    17 Prill 2008 @ 1:53 am

    Ore njerez me duket se shume nga ju qe flisni ketu jeni formuar larg Shqiperise dhe se keni idene se cfare eshte dashur te thuhet ne thelb me kete lloj reklame dhe per me teper beni krahasime me reklama te vendeve te tjera. Cdo vend ka origjinalitetin dhe individualitetin e tij. Ideja e reklames eshte qe te mos shpaloset shume informacion por te krijohet nje misticitet dhe nje fare sensi enigmatik per nje vend qe ka shume per te ofruar dhe qe mirepret te gjitha kategorite e njerezve.(ja pse 3 spote) Pra lesho aromen dhe pastaj pret bletet qe te vijne te lulja. Gjithashtu thjeshtesia e spoteve eshte bere qe edhe njerezit ta shikojne Shqiperine si dicka origjinale qe ka ruajtur kulturen etnike dhe nuk eshte shume e prekur nga modernizmi dhe zhurma si vende te tjera turistike. Dhe ju lutem shume mos beni krahasime paralele me Greqine sepse thjesht i ulim vlerat vendit tone dhe i rrisim artificialisht vlerat nje vendi qe nuk meriton vemendjen tone.

  54. tan thotë:

    17 Prill 2008 @ 11:37 pm

    UNE NUK E KUPTOJ, PSE I JAPIN TEK CNN DHE JO NE TV TONA????
    NGELEM DUKE PA REKLAMAT E TURKEY-S, VENDIT PERRALLOR TE PLAZHEVE VERORE…DHE REKLAMAT TONA I EKSPORTOJME JASHTE.
    SE MOR VESH VALLAHI..

  55. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2008 @ 1:39 am

    Mjekra e parruar lidhet mire me konceptin “NEW” te perdorur.

    Pesonalisht do te kisha preferuar ca me pak portrete (surrate) dhe ca me shume peisazhe (det) po nejse

  56. she thotë:

    20 Prill 2008 @ 5:53 pm

    tan thotë:

    17 Prill 2008 @ 11:37 pm

    UNE NUK E KUPTOJ, PSE I JAPIN TEK CNN DHE JO NE TV TONA????
    NGELEM DUKE PA REKLAMAT E TURKEY-S, VENDIT PERRALLOR TE PLAZHEVE VERORE…DHE REKLAMAT TONA I EKSPORTOJME JASHTE.
    SE MOR VESH VALLAHI..

    As kaq nuk kuptoke more tan? Ja po t’a shpjegojme: Sepse turistet qe shpresojme te kapim me keto reklama jane te huajt, jo shqiptaret. Dhe te huajt shikojne CNN-in, jo kanalet shqiptare. E kuptove tani?

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.