Transkripti i intervistës në HARDtalk
Intervistoi Sarah Montague
BBC: Përse ishte aq e rëndësishme për Shqipërinë që të anëtarësohej në NATO?
BERISHA: Mendoj se ka rëndësi fondamentale për shumë arsye: Së pari, vendi im kthehet në familjen të cilës i përket. Së dyti, NATO ka provuar se është mburoja e lirisë në hapësirën e saj. Bashkimi në NATO do të thotë se ke mburojën më të mirë për liritë e tua. Imagjinoni një vend si imi…. Historia e vendit tim është një histori mbijetese. Tani ne jemi të lirë, kemi dhe një mburojë për lirinë tonë, çka do të thotë se po ndërtojmë të ardhmen tonë.
Por NATO do të thotë më shumë për rajonin. Ishte NATO që zgjidhi konfliktet në Ballkan. Dhe unë jam i sigurt se pa NATO-n konfliktet në Ballkan do të ishin më të mëdha sesa thjesht luftëra ballkanike.
BBC: Por Maqedonia nuk u ftua për në NATO dhe ju e keni quajtur këtë një problem shumë serioz. Maqedonia tani po bëhet gati për zgjedhje të parakohshme. Çfarë mendoni në lidhje me Maqedoninë?
BERISHA: Unë mendoj se Maqedonia po ecën me reformat shumë mirë. Ata kishin vetëm një problem specifik për të zgjidhur, dhe ky ishte problemi i emrit, një çështje konflikti mes tyre dhe Greqisë. Unë besoj se kjo çështje duhet zgjidhur. Dhe ky është interes vital për Maqedoninë, të marrë ftesën dhe të bëhet anëtar i NATO-s.
BBC: Konflikti qëndron në atë se Greqia nuk do që Maqedonia të quhet kështu, pasi ka një territor në një pjesë të veriut të Greqisë me këtë emër. Duket qarte se Greqia është e pakënaqur për këtë. Por nëse nuk lejohet të hyjë Maqedonia në NATO, çfarë do të ndodhë, çfarë nënkuptoni me fjalët që do të jetë një problem serioz?
BERISHA: Përfundimisht do të jetë si një ishull i paintegruar, dhe kjo nuk t’i shërbejë askujt. Por unë jam optimist se një zgjidhje për emrin do të gjendet.
BBC: Çfarë doni të thoni me një ishull të paintegruar?
BERISHA: Që nëse Maqedonia nuk do të ketë një ftesë dhe nëse nuk do të ketë një zgjidhje për këtë, atëherë radikalët nga gjithë grupet etnike do të marrin vrull për të deklaruar ambiciet e tyre, gjë që do të jetë vërtet shumë e rrezikshme për rajonin. Vetë Maqedonia është një vend shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Jugor.
BBC: Atëherë ju po thoni, se përderisa Maqedonia nuk do hyjë në NATO, ka rrezik real që grupe të ndryshme brenda Maqedonisë të ndahen dhe të çojnë në dhunë?
BERISHA: Unë mendoj se radikalët janë të aftë të provokojnë mjaft trazira, por unë mendoj se rruga e vetme për të ecur përpara është të gjendet një dialog mjaft i fortë dhe të gjejnë një zgjidhje. Ata janë shumë afër zgjidhjes. Ata nuk janë aq larg. Unë isha në të njëjtën drekë me zotin Bush dhe ai premtoi se qeveria e tij do të ndihmojë për të gjetur një zgjidhje.
BBC: Por mos është shumë vone tani për Maqedoninë? Vendi do të shkoje në zgjedhje të parakohshme.
BERISHA: Mendoj se në radhë të parë zgjedhjet e përgjithshme do bëhen për shkak të problemeve të brendshme mes partive në koalicion. Ata kishin marrëveshjen e Ohrit, për të cilën partitë shqiptare kanë kërkuar zbatimin e disa hapave të rëndësishëm të kësaj marrëveshjeje. Së dyti, pa diskutim për shkak të presionit të madh pas refuzimit të ftesës në Samitin e NATO-s të Bukureshtit. Megjithatë, zgjedhjet janë një mekanizëm demokratik, ato mund të ngadalësojnë disi zhvillimet, por pas kësaj ato mund të forcojnë dialogun mes Greqisë dhe Maqedonisë.
BBC: Le të kthehemi tek Shqipëria. Anëtarësimi për në NATO nuk kishte kushte, por pritshmëritë janë të mëdha që reformat të vazhdojnë në Shqipëri. Një nga problemet që shumë shpesh është sugjeruar, te paktën për një anëtarësim të mundshëm të Shqipërisë edhe në BE, është se ju si vend keni probleme me korrupsionin. Dhe kjo është diçka që ju vetë e keni thënë kur u zgjodhët më 2005, se ishte prioriteti juaj kryesor për të rikthyer besimin e njerëzve te qeveria.
BERISHA: Po, e vërtetë. Ashtu ishte sistemi. Por më lejoni të them se çfarë bëri qeveria ime. Ne e nxorëm qeverinë jashtë konflikteve të interesit. Asnjë në administratën tonë nuk mund te jete në konflikt interesi. Ndërkohë që në qeverinë e mëparshme ministrat kishin monopole private. Së dyti, ne filluam të luftonim korrupsionin nga zyrat tona. Që do të thotë se ne plotësuam ca standarde që parandalojnë përdorimin e fondeve publike për qëllime personale e private dhe kjo na lejoi të shkurtonim shpenzimet operacionale për gjithë administratën, nga 3 % të GDP në 2.1 % të GDP, ose më shumë se 30 %. Së treti, ne reduktuam shpenzimet qeveritare, në masën 25% të portofolave, 33 % të të punësuarve në administratë, 16 % të shërbyesve civile. Tani ne kemi qeverinë më të vogël në raportin “per capita” në gjithë Europën.
BBC: Atëherë, përse “Transparency International”, që studion korrupsionin global, thotë se vitin e shkuar Shqipëria ishte në krye të 20 % të vendeve më të korruptuara në botë. Madje, më keq edhe se vende si Nigeria?
BERISHA: Unë i njoh ata, i takova, ata erdhën në Tiranë. Por “Transparency” punon me perceptimet. Unë jam i lumtur se ata patën një vizitë shumë të mirë në Tiranë, dhe unë u tregova gjithë rezultatet. Por me lejoni qe t’ju sqaroj me tej…
BBC: Po ju nuk mund të thoni se “Transparency” merret vetëm me perceptime. Sepse ata pyeten njerëz, dhe 71 % e njerëzve në Shqipëri të pyetur nga “Transparency”, kishin paguar ryshfet për të marrë shërbime nga shteti gjate vitit të mëparshëm.
BERISHA: Jo, është shumë më i ulët se kaq. Është perceptimi i tillë.
BBC: Jo, ata pyetën njerëz, 71 % e njerëzve kanë paguar ryshfete. Kjo është “Transparency International”, që pyet njerëzit dhe ata përgjigjen.
BERISHA: Më lër të të shpjegoj. Unë fola me ta. Dhe ajo që ata deklaruan sapo dolën nga zyra ime, ishte se kishte rezultate vërtet të mira në luftën kundër korrupsionit. Duke thënë këtë, nuk dua të them se nuk ka korrupsion. Jo, ka korrupsion. Por po bëhet një luftë shumë e fortë kundër tij. Le të shohim se ku është më i madh korrupsioni: në taksa, në dogana apo në informalitet?
BBC: Po, ku është? Ku është korrupsioni më i madh në Shqipëri?
BERISHA: Për tre vjet, Shqipëria po lufton korrupsionin. Dhe këtë vit, pavarësisht mbledhjes shumë të ulët të taksave, që janë 10 % të të ardhurave, Shqipëria futi 1.2 miliardë dollarë më shumë në buxhetin e saj.
BBC: Atëherë, a është e korruptuar Shqipëria tani?
BERISHA: Ka korrupsion, por po luftohet me shume sukses. Dhe kjo është shumë e vërtetë…
BBC: Atëherë më lini t’ju them një tjetër statistike. Vetëm 22 % e atyre të pyetur nga “Transparency International” thonë se presin që korrupsioni të përmirësohet në tre vitet e ardhshme. Tani, shihni fqinjin tuaj, Kosovën, ku rreth 52 % e të pyeturve presin që korrupsioni të luftohet. Atëherë si mund ta argumentoni?
BERISHA: Së pari është media, që ka të drejtë të bëjë një zhurmë të madhe për korrupsionin, dhe kjo u bën përshtypje njerëzve. Një gjë e tillë është e pashmangshme. Unë jam shumë realist. Por me reformat e thella, rezultatet do të vijnë…
BBC: Unë nuk po citoj mediat. E di që jeni kritik ndaj mediave.
BERISHA: Jo, nuk jam kritik ndaj mediave. Por po ju them…
BBC: Kjo nuk është media. Këto janë vota, të kërkuara nga “Transparency International”.
BERISHA: Ato janë sondazhe. Në rast se do t’u vihej veshi sondazheve, unë nuk do të kisha ardhur në pushtet në 2005.
BBC: Por nëse 71 vetë nga 100 thonë se paguajnë ryshfet për të marrë një shërbim nga shteti, çfarë mund të thoni?
BERISHA: Unë po jua them edhe vetë se ka ryshfete, por jo në atë masë. Jua them unë se çfarë po bëjmë ne. Ne po monitorojmë me kujdes gjithë procesin…
BBC: Shumë njerëz mund të mendojnë se ju patët një fillim, bëtë ca ndryshime. Por ajo që duket se tronditi besimin e shqiptarëve është ajo që ndodhi në Gërdec. Ishte një shpërthim në një depo municioni. Atëherë, për hir të gjithë atyre që janë jashtë vendit tuaj, a mund të na i thoni ju vetë se çfarë ndodhi atje?
BERISHA: Po, ndodhi një shpërthim i tmerrshëm. Por unë duhet tua bëj të qartë. Nuk ishte bazë ushtarake. Ishte një proces demontimi nga një kompani private.
BBC: E cila operonte në një depo armatimesh, këtë duhet të shpjegojmë. Që ishte një shpërthim i madh që zgjati 14 orë, ku 24 njerëz u vranë, 300 u plagosen.
BERISHA: Po, 24 u vranë, 300 u plagosën, por nuk ishte një bazë ushtarake. Ishte një sektor demontimi i një kompanie private. Një aktivitet i një kompanie private, për të cilën përfundimisht po bëhet një hetim i plotë. Por ajo që ndodhi, ndodhi. Çfarë ndodhi më pas? Operacioni më i suksesshëm dhe energjik i shpëtimit. Ushtria jonë, policia, qytetarët tanë shpëtuan aq shumë jetë në një situatë aq dramatike. Ky ishte reagimi i menjëhershëm, i mjaftueshëm dhe dëmet u reduktuan në maksimum.
BBC: Por ajo që ndodhi si rezultat i këtij shpërthimi, është se u tregoi mijëra njerëzve, së pari pamjet tronditëse të grave dhe fëmijëve para shpërthimit që mbanin në duar dhe çmontonin predhat shpërthyese në atë vend.
BERISHA: Përfundimisht ajo që ndodhi është papërgjegjshmëri njerëzore. Kjo është e sigurt. Por ishte një firmë nënkontraktore.
BBC: Por ishte shteti që e vendosi atë kompani çmontimi atje. A ishte gabim që të vendosej aty?
BERISHA: Për mua ishte një gabim i plotë. Por përsëri duhet ta them se ajo nuk ishte bazë ushtarake.
BBC: Zoti kryeministër, më lejoni t’u them, se qeveria lejoi që të vendoste këtë kompani çmontimi municionesh në këtë depo armesh, 6 milje larg kryeqytetit. Ishte vendim i qeverisë për ta vendosur aty?
BERISHA: Po, ishte vendim i Ministrisë.
BBC: Dhe ishte gabim?
BERISHA: Po, përfundimisht ishte gabim.
BBC: A e dinit ju se çfarë ndodhte në atë vend?
BERISHA: Jo, nuk e kisha fare idenë.
BBC: Pse?
BERISHA: Sepse sipas ligjeve shqiptare, Kryeministri nuk ka të drejtë të dijë vendndodhjet e bazave ushtarake. Është ndryshe te ne…
BBC: Por zoti Kryeministër. Kunati juaj ishte mbikëqyrës në këtë depo dhe vdiq atje.
BERISHA: Absolutisht jo. Unë nuk e kisha takuar kurrë kunatin tim dhe ai nuk ishte mbikëqyrës. Ai ishte punëtor i thjeshtë, i cili kishte ardhur nga emigrimi në Britaninë e Madhe, zuri punë atje dhe vdiq atje..
BBC: Pra, ju nuk e kishit idenë se gra dhe fëmijë shfrytëzoheshin në atë vend?
BERISHA: Absolutisht jo.
BBC: Por ka sugjerime të tjera, dhe ju e dini se si rezultat i tyre opozita ka kërkuar dorëheqjen tuaj. Është thjesht sugjerim… se atje ka ndodhur shumë më tepër nga sa u bë e ditur, e ndoshta me dijeninë e qeverisë. A mund të garantoni ju se nuk kishte asnjë shitje të paligjshme të municioneve që duhej të asimiloheshin?
BERISHA: Unë nuk kisha asnjë ide për këtë. Së dyti, po vazhdon një hetim shumë intensiv në atë zonë, dhe së treti, ajo ishte gabim njerëzor dhe shkaku i asaj që ndodhi po investigohet. Kaq mund t’ju them juve për një proces që unë nuk e dija.
BBC: Por e dinte ministri juaj i Mbrojtjes.
BERISHA: Ministri jonë i Mbrojtjes e dinte, sepse ai firmosi urdhrin, por as ai nuk e dinte realitetin që ndodhte atje.
BBC: Ai dha dorëheqjen.
BERISHA: Po, ai dha dorëheqjen, ishte një vendim politik.
BBC: Por njerëzit thonë se duhet të kishit ikur ju.
BERISHA: Njerëzit?
BBC: Opozita.
BERISHA: Opozita kërkon çdo tre muaj që unë të jap dorëheqjen. Është e drejta e tyre. Por opozita ka mjetet e saj. Unë i ftoj ata te bëjnë mocion në parlament.
BBC: Çfarë garancish mund t’u jepni ju shqiptarëve, se do të ketë një hetim totalisht të hapur e publik për atë që ndodhi në atë vend?
BERISHA: Përfundimisht do të ketë garanci të plotë, dhe fatmirësisht ekipit tonë të prokurorëve iu është bashkuar edhe një grup prej 6 ekspertësh amerikane, qe kanë marrë pjesë, siç më kanë thënë, edhe në hetimet e 11 shtatorit 2001. Ja përse ky do të jetë një hetim i plotë dhe i thellë…
BBC: Por ju e dini se ka pasur edhe një hetim të “New Jork Times”, qe po heton një kompani amerikane AEY, e cila furnizonte me armë Afganistanin dhe sugjeronte se kjo kompani furnizohej nga municione të vjetra të prodhuara në vitet 60 në vendet e ish- bllokut komunist, dhe në një sërë shtetesh të përmendura është edhe Shqipëria.
BERISHA: Po. Kompania amerikane ka pasur dorë të lirë nga Pentagoni, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, dhe kompania amerikane siguroi një kontrate të fuqishme në Qipro. Tani një hetim i plotë po kryhet në SHBA për këtë, edhe në Shqipëri po bëhet një hetim i plotë për këtë. Kjo është e vërteta. Për sa i përket municioneve të vjetra, përfundimisht askush nuk e ka fshehur vjetërsinë e tyre.
BBC: A do ta përshkruanit veten si i mbijetuar politik?
BERISHA: Unë e përshkruaj veten si një njeri që po përmbush misionin e tij. Unë e nisa dhe po e vazhdoj. Unë isha shumë i lumtur kur e pashë vendin tim në NATO. Unë isha i vetmi lider i opozitës në vendet e ish- Europës komuniste që kërkoi një anëtarësim të vendit në NATO.
BBC: Por shumë njerëz thonë se ju jeni politikani i vetëm ish-komunist i mbijetuar, që vazhdoni të jeni ende ne detyrë?
BERISHA: Unë kurrë nuk kam qenë politikan komunist. Unë kam qenë një kirurg dhe kardiolog i apasionuar. E kundërta është e vërtetë. Unë isha kundërshtar i tyre.
BBC: Le ta bëjmë të qartë se ju ishit doktori personal i zemrës i diktatorit Enver Hoxha?
BERISHA: Kurrë nuk kam qenë. Dhe a e dini pse? Për arsyen e thjeshte se ai asnjëherë nuk më kërkoi që ta vizitoja. Shoku im po, por unë kurrë.
BBC: Po a ishit pjese e rrethit të tij të ngushtë?
BERISHA: Jo, nuk isha. Sepse duhej të kishe kritere, dhe unë nuk i përmbushja gjithë kriteret. Kjo është e gjitha.
BBC: Por ju ishit aty atë kohë, ishit anëtar i Partisë Komuniste. Më pas ju ishit sërish President në kohën e katastrofës së skemave piramidale që e shkatërruan ekonominë.
BERISHA: Po, isha. Kam qenë i angazhuar në themelimin e partisë së parë opozitare me miqtë e mi në vitet ‘90. Përfundimisht ne nisëm dhe vazhduam reformat më rrënjësore. Ndodhi më pas zhvillimi i skemave piramidale, për të cilat askush nuk e ngriti zërin, brenda dhe jashtë vendit dhe unë vendosa vetë që t’i rrëzoja kur e kuptova se ishin piramida. Por opozita u tha njerëzve se qeveria vodhi paratë. Unë lejova zgjedhje, nuk u largova nga vendi, pati një hetim dyvjeçar dhe më në fund, opozita që atëherë u bë qeveri, u detyrua të thoshte se ish-qeveria demokratike nuk ishte përfshirë ne skemat piramidale.
BBC: Pra, ju u bëtë dy herë President në vitet ‘90, u kthyet përsëri në vitin 2005. Ç’do të ndodhë në 2009?
BERISHA: Me 2009?
BBC: Në zgjedhjet e ardhshme.
BERISHA: Më 2009 do të vendosin shqiptarët. Qëndrimi im i palëkundur është që t’i lë ata të flasin lirshëm.
BBC: Dhe a do jetë e aftë OSBE-ja që t’i gjykojë këto zgjedhje të 2009 si të lira dhe të ndershme, siç nuk i ka shpallur ndonjëherë deri tani?
BERISHA: Jam i sigurt qe po. Sepse në zgjedhjet e fundit, ato lokale, pati vetëm probleme teknike, dhe jo ndërhyrje politike.
BBC: Por OSBE-ja i përshkroi si një “shans të humbur” këto zgjedhje?
BERISHA: Jo. Vetë opozita i quajti ato zgjedhje të lira e të ndershme. Pati probleme, dhe ato ishin kryesisht me listat e votuese.
BBC: Pra, ne kemi garanci nga Kryeministri se zgjedhjet e tjera do jenë të lira e të ndershme?
BERISHA: Absolutisht.
BBC: Dhe a do jeni ju përsëri Kryeministër?
BERISHA: Shqiptarët do ta vendosin. U takon atyre.
BBC: Si mendon se do t’ju vlerësojnë juve në kohët që do të vijnë?
BERISHA: Unë nuk jam një njeri që punoj për historinë. Unë punoj për jetën e përditshme. Kjo është motoja ime. Unë eci me projekte. NATO ishte ideali im. Ne do bëjmë me të mirën për anëtarësimin e plotë në NATO. BE-ja është projekti tjetër më i madh. Ne po përmbushim në mënyrë serioze Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Pas kësaj ne do shpresojmë për të fituar statusin e kandidatit. Pra, ne kemi “harta rruge”(road map), kemi burime frymëzuese. Ndaj le të vazhdojmë punën tonë.
BBC: Zoti Sali BERISHA, faleminderit që erdhët në “Hard Talk”.
Transkripti nga Balkanweb


11 Prill 2008 @ 4:00 pm
pa akcent fare
11 Prill 2008 @ 4:18 pm
O none ca turpi.
11 Prill 2008 @ 5:23 pm
Kjo interviste me shume se ka nxjerre zbuluar nje kryeminister si ky i yni,ka bere qe ne shqiptaret te ndjehemi keq dhe nje turp i pa pare per te gjithe ne per kete lloje kryeministri qe kemi.Ky kryeminister ka pranuar hapur se jo vetem qe eshte gjysmak,i pa afte,mafioz,injorant,i korruptuar,por ai eshte pjese e karteles se trafikut nderkombetar te armeve,ku nje dite do te perballet me gjykaten nderkombetare per trafik nderkombetar armesh.Ky eshte turpi yne qe na ka rene per pjese.
11 Prill 2008 @ 6:30 pm
Is this interview available in English somewhere?
11 Prill 2008 @ 6:31 pm
dava karagjozi.. ky e kap demin per bythe
11 Prill 2008 @ 6:56 pm
BBC: Opozita.
BERISHA: Opozita kërkon çdo tre muaj që unë të jap dorëheqjen. Është e drejta e tyre. Por opozita ka mjetet e saj. Unë i ftoj ata te bëjnë mocion në parlament.
————
Ta mbaj me shendet opozita se ketu ka te drejte Sala. U be boze kjo puna e doreheqjes si ujku ujku dhe tani qe ujku erdhi ne Gerdec se beson me njeri.
11 Prill 2008 @ 7:19 pm
Hi Kim,
Here’s the link:
http://www.bbc.co.uk/newsa/n5ctrl/progs/08/hardtalk/berisha10apr.ram
Ll.
11 Prill 2008 @ 8:05 pm
Kur e degjuam me disa kolege angleze berishen mbreme kam ndjer turp dhe vetem turp, percartje te tille ne gjuhe s’kam degjuar ndonjehere…injorant te tille s’kam degjuar ndonjeher, skizofren te tille nje here nena ben…per fat keq…ju e zgjodhet…
Ylli Londer…..
11 Prill 2008 @ 9:35 pm
Bobobo, njeri te nderkryer si ky nuk gjen. Kur pashe ca fragmente u skuqa, komplet idiot dhe i pafytyre, mashtrues i rendomte, anglishtja tejet e trashe dhe qendrimi karshi intervistueses shume ordiner. Me keq nuk behet.
11 Prill 2008 @ 10:09 pm
Pyetjes së gazetares se si do ta gjykojnë Berishën vite më vonë, ai iu përgjigj se, “nuk punon për historinë”…
11 Prill 2008 @ 10:50 pm
E kemi kryeministrin si Borat
11 Prill 2008 @ 10:56 pm
Kush ishte ai dobic qe e genjeu Salen te shkonte ne hardtalk??
11 Prill 2008 @ 11:06 pm
Me ka bere jashte mase, po jashte mase pershtypje justifikimi i perdorur ne disa raste:
- Une nuk e dija qe baxhanaku im punonte ne Gerdec sepse nuk e kisha takuar kurre.
Une nuk kam qene mjeku i E.H sepse nuk ma kishte kerkuar ndonjehere kete gje
Une nuk mbaj pergjegjesi per Gerdecin, sepse nuk e dija qe aty beheshin demontime
Ky qenka kryeminister per shkak te luck factor.
11 Prill 2008 @ 11:16 pm
BBC: Por ishte shteti që e vendosi atë kompani çmontimi atje. A ishte gabim që të vendosej aty?
BERISHA: Për mua ishte një gabim i plotë. Por përsëri duhet ta them se ajo nuk ishte bazë ushtarake.
BBC: A e dinit ju se çfarë ndodhte në atë vend?
BERISHA: Jo, nuk e kisha fare idenë.
BBC: Pse?
BERISHA: Sepse sipas ligjeve shqiptare, Kryeministri nuk ka të drejtë të dijë vendndodhjet e bazave ushtarake.
Ishte apo nuk ishte baze ushtareke se nuk e mora vesh? Hard Talk ka ngel ne klase me kete.
11 Prill 2008 @ 11:23 pm
nuk e genjeu njeri leon, po Sala asht trim e nuk tutet nga pyetjet e veshtira. Megjithese e kane mbajtur me hater dhe aty, po te ishte ai gazetari tjeter (me mustaqe) do ta kishte me veshtire,
thuaj shyqyr qe nuk vajti gomari tek Newsnight tek ai inquisitori Jeremy Paxman…
11 Prill 2008 @ 11:28 pm
Gjithashtu, nuk kam si te mos shtoj se ne momentin e shfajesimeve te vjen te peshtire ta shohesh me ate buzeqeshjen e shtirur.
12 Prill 2008 @ 12:06 am
“Buzeqeshje gerdeciane”!
12 Prill 2008 @ 3:36 am
Kush eshte ai dobic pyet ti qe ja mbushi mendjen sales te shkoje ne hard talk ?
Ma merr mendja qe ai jezuiti qe sala e beri ambasador ne londer i ka thene zoti kryeminister ju flisni anglisht perfekt, pse nuk shkoni ti tregoni gjithe botes kush jeni e tja thyni turinjte?
Se qe ta dini ju o miq te blogut ambasadori shqiptar ne londer kishte pas perfunduar roje porte i OSBE atje punonte qe te mos ikte nga Vjena.
Po ai ishte skile kur vinte Sala ne vjene si opozitar shkonte e takonte dhe e sajdiste, dhe i tregonte sa te poshter ishin socialistet, kur vinte Nano me Xhoin ne Vjene i thonte cfare gruaje te bukur e dinjitoze ke…keshtu qe Tosi i tha hajde se po te bej amb ne OSBE, Se Roland Bimo do kthehet tani. Por Zefi sa u be ambasor i ktheu krahet Landit e gjithe miqve dhe sot e kesaj dite nuk flasin me goje. Kur erdhi Sala ne 2005 Zefi sajoi nje histori shume te dhimbshme shendeti qe vuan nga nje semundje e keqe e pasherueshme dhe duhet te rrije jashte shtetit e Sala ok e coi ne Londer. Kjo eshte historia e zef katolikut qe burre me te poshter e hipokrit se ben nena. Ruhuni ju o shqiptare te londres nga njerez te tille. Nuk ka asnje dyshim se ai ia futi edhe Sales, per ta diskredituar. Tani e ndjen se po i vjen fundi dhe kerkon kapital politik per ata qe do vine shpejt ne pushtet.
12 Prill 2008 @ 11:44 am
Mua kryeministri me ngjan me shume me nje njeri te semure qe i ka humbur lidhjet me realitetin dhe jeton ne nje boten te tijen ku gjerat jane ashtu sic deshiron ai.
Pa piken e ironise apo inatit dhe nga pervoja profesionale, e them se ketij njeriut i duhet ndihme psikiatrike.
12 Prill 2008 @ 11:54 am
Gazetaret mbajne qendrim se gjithmon jane ato qe kane te drejte, dhe jane ato qe zgjedhin pyetjen.
Me e rendesishme do ishte te drejtonte pyetjen ne raport midis antarsimit te Shqiperis ne Nato, e Serbis ( e perkdhelura e Europes) qe nuk ben pjese ne Nato.
Do ishte me e drejte te pyeste Berishen se Shqiperia do ndikoje ne stabilitetin e Ballkanit apo do kerkoje ti ngjasoje Serbeve.Gazetari me drejte shtron çeshtjen Maqedone (nuk dihet fati i saj) por aq e rendesishme eshte edhe mosqenia e Serbis si anetare e Nato-s.Intervistuesi eshte i bindur se kjo nuk do ndikoje ne zgjedhjet Shqiptare,por ben punen e sherbetorit deri ne fund.
Diçka molto interesante e mishrrenqethse len kjo tip interviste.
12 Prill 2008 @ 12:25 pm
Gjeni lajthitjen:
12 Prill 2008 @ 1:31 pm
ene mua me erdhir turp ndaj u detyrova tu tregoj te verteten kolegve te mi te punes. U thashe se Sali berisha eshte nip i Vasa Cubriloviqit ne linje te drejtperdrejte gjaku nga gjyshja ose nena e nenes se tij. Atehere ata e kuptuan mire pyetjen e kahershme qe benin se pse Shqiperi ne vend te beje para, ben prapa ne vitet e prapambetjes totale qe trashegoi nga pushtimi i rende Otoman. Koleget me respektuan edhe me shume duk u shprehur se ju shqiptaret me te vertet jeni heronj qe keni ruajtur gjuhen zakonet dhe nuk ju kane mposhtur otomanet, greket, bullgaret, normanet e anzhuinet, dhe sidomos serbet dhe pinjollet e tyre te lene si mina njerzore me sahat qe shperthejne here pas here dhe pa u kuptuar nga shumica e shteteve dhe popujve te Europes.
12 Prill 2008 @ 2:08 pm
Ama Anglishten e than… M’u duk gati gati si Tony Blair vallahi, vetem me theks te paster Amerikan.
12 Prill 2008 @ 2:43 pm
Berisha ketu nuk eshte fort i qarte, shqiptimi i fjales ishull i ngjan me teper fjales “Irlande”, pra del “Irlande e paintegruar.
Do marrin hak, “ri`-venxh”(hohoho) dhe do deklarojne ambicjet e tyre.
Sipas ligjeve shqiptare kryeministri nuk ka pune(nuk ka te beje) fare me vendosjen (dislokimin) e ushtrise. Eshte ndryshe, zinxhiri i komandes eshte ndryshe.
Keto ishin thjesht per qartesim.
Blendi te lumte qe arrite ta perkthesh. Une futa ne pune nje grup specialistesh per ta perkthyer dhe nga minuta e 3te i gjeta kopan se kishin prere damaret e duarve.
12 Prill 2008 @ 3:16 pm
Lum e det o Shqiperi,
qe ne krye ke Sali
12 Prill 2008 @ 10:41 pm
Adriatik,
mos e lodh koken me teori konspiracioni mer daje, se nuk do te te respektojne me shume koleget. Te citosh si shkak i veprimeve te Saliut faktin se ai qenka nip i Cubrillovicit tingellon si paranoje. Saliu eshte thjesht nje idiot delirant qe kujton se po ben mire. Kaq.
Ene mos na bej tashi viktimen duke ia hedhe fajin turqve, se kane kalu shekuj qekur nuk i kemi me maje qafes. Ca kemi bere ne gjate ksaj kohe? Kemi ndejte duke qa per ca na boni turku, duke ja lene deren hape komshive e duke i leju te bejne cfare te duan ne shtepine tone. Leje o burre se s’ta ka fajin turku, e as nipi i cubrilloviqit, e as Enveri. Fajim e kemi ne si popull qe durojme e s’kemi dinjitet, e ne vend qe te kundershtojme cdo gram padrejtesi qe na behet rrime e bejme viktimen se si na majti turku 500 vjet, si na majti Enveri 50 vjet, e si po na man Saliu 15 vjet.
Mire ti qe ke mundesi t’ua shpjegosh kolegeve gjerat, po si t’ia bejme ne emigrantet e tjere qe nuk ua shpjegojme dot ketyre bujtesve tane te huaj se perse bashkatdhetaret tane qe na kane paraprire ketu na e kane nxire faqen duke bere te pabera. Apo na e kane fajin turqit per kete?
13 Prill 2008 @ 5:10 am
Ku, ku, mi nan, c’mi kan nigjue veshet, ku, ku!!!
13 Prill 2008 @ 12:17 pm
Per here te pare e kam ndjere veten me turp qe jam shqiptar. Me mori nje miku im ne telefon dhe me tha ta nderroj kanalin tek BBC. “Eshte nje surprize” me tha ai. Biseda sapo kishte filluar. Fillova t’i lutesha zotit qe sa me pak miq te mij te ishin duke e pare. Mendoni, ishte je gazetare shume e bute. Po sikur te qe Tim Sebastian cfare do t’i ndoshte kesaj monstre qe genjen, mashtron, mohon edhe njerzit e tij? Ai eshte krimineli me i madh qe ka njohur historia e kombit shqiptar.
13 Prill 2008 @ 9:57 pm
E degjova me vemendje intervisten dhe nuk me erdhi turp aspak per kryeministrin tim. Te isha anglez, do me vinte shume turp per faktin qe gazetarja e nje rrjeti aq te fuqishem, sic eshte bbc, perdorte argumenta qe degjohen en kafenete shqiptare (kur tha qe ke qene politikan komunist dhe doktori i zemres se ditkatorit). Kjo nuk i lejohet bbc-se.
13 Prill 2008 @ 10:02 pm
Ky qeka semur keq fare. paska vajt per lesh.
Kujton se faktori kritik qytear e politik ne bote eshte njelloj si ne Shqiperi rrumpalla, nuk e kupton se nuk eshte duke folur para fevziut ku i anashkalon pytjet me disa genjeshtra i fut nje zgerdhitje ne fund dhe gjithe salla duartroket se vetem trushpelaret e ketij mavrise vene ta degjojne live loqen.
Si vete e ja keput ca rroma pertomlla atje dhe genjen ne nje fragment kohe 3sec. E boni gazetaren per te psikologu mbas intervistes.
13 Prill 2008 @ 10:13 pm
Kompllot mbareboteror, pankomunist. Qe nga NYT deri ne BBC!!
Sale na prij!!
14 Prill 2008 @ 12:06 am
Anglishtja e kryeministrit eshte e nje niveli te rendomte, me nje theks te fort shqiptar. Te mos behemi shume kritike kur vjen puna e anglishtes dhe theksit. Emigrantet jetojne me dekata te tera ne dhe te huaj dhe prap qe prap mbeten me theks, jo me nje person qe meson anglishten nepermjet librave. Kjo nuk duhet t’ju vije si cudi. Si duket Sala ndjehet vetbesues me anglishten e tij, prandaj ndoshta ska marre perkthyes. Une e kam degjuar Saliun te flase anglisht ne U.N. pa perkthyes, si duket ai i pelqen te flase vete drejtperdrejt. Nuk eshte i vetmi ne keto rrethana. Teorira te tilla ” ja futi ambasadori atje”, jane budallalleqe.
Pastaj, pas theksi dhe anglishtes se keqe, ka nje argument.
Te gjithe ju u moret me formen, dhe late menjane substancen, qe eshte kryesorja.
Mua per vete me pelqeu komenti mbi Maqedonine–Nuk e paraqiti faktorin shqiptar si ekstrem ( mund te kish folur pa pushuar per shqitaret e maqedonise-nuk e beri kete), perkundrazi e mbesht maqedonine dhe integrimin e saj megjithese keta te fundit shkelin te drejtat e shqiptarve me te dyja kembet. Por pa nje maqedoni te integruar, ska shqiptare me te drejta–kjo ishte dhe thelbi i komentit.
Sa per gerdecin….te mbash nje kryeminister pergjegjes ne rrethana te tilla, eshte njelloj si te reduktosh ate ne nje micro-menaxher te nje kasaphane. Pergjegjes duhet te mbahen ata qe jane ne raport te drejtperdrejt me pisllekun-krimin. Nuk eshte pergjegjsia e Sales te kontrolloje nese puntoret kane sigurime apo jo, etc etc. Keto jane detaje dhe jo politika kombtare. Eshte dikush tjeter qe paguhet posacerisht per ate pune. Berisha mban pergjegjsi politike—nese ka faj–do vendoset diten e zgjedhjeve. Nese faktet vendosin ne raport te drejtperdrejte Berishen me Gerdecin, atehere po–eshte muhabet tjeter. Por deri tani, gjithe kjo zhurme behet nga wishful thinkers qe duan te heqin qafe Berishen.
Me e forta fare,–shumica e ketyre gerdecareve qe humben jeten, e punuan ne cmontim–jane veriore te ardhur gjate viteve 90 e tutje. Si per cudi kete radhe, nuk u cor njeri per “zaptim tokash, mos pagim dritash, dhune, mungese kulture etc etc etc”…Si per cudi te gjitheve (OJQve, PS, peshktare etc etc) u “erdhi keq” per gerdecaret-verioret aka “maloket’. Si per cudi, ardhkeqsit kete radhe jane po te njejten njerez qe militojne me force per tu hequr te drejten e votes ketyre verioreve. Me vjen te qesh!
14 Prill 2008 @ 10:42 am
Eshte i madh!
Kini inatin folini hakun!
14 Prill 2008 @ 10:53 am
UHHH, ja ke fut kot, plako, Saliu perpara se te jape mendime per Maqedonine, te mos genjeje per Shqiperine. Ai eshte marrja e te gjithe neve, perfshire edhe ty, neqoftese nuk punon ne paradhomen e tij. Na e nxiu faqen, na beri me turp. Tash e prapa do na tregojne me gisht prej asaj monstre.
14 Prill 2008 @ 12:17 pm
Merre me shtruar Xef!
Une nuk punoj ne paradhomen e tij , se nuk do kisha kohe per te kthyr pgj Ty!
Pastaj mor Xef ti kake ene ‘aMerikan, e ske arsye me pas marre!
Tung!
14 Prill 2008 @ 4:24 pm
Aty duhet te kishte kemngulur Gazetarja.
Dakort ! Le tqa pranojme per nje cast kete qe thoni JU!
Po c’do te thote sikur te ishte BAZE USHTARAKE ?????
Ka ndonje qe e “cpengon” kete pergjigje “inteligjente” te Bab Sales ?
Berisha:-……… Jua them unë…… se çfarë po bëjmë ne. Ne po monitorojmë me kujdes gjithë procesin…
“PO une s’di gje more zotrij , per ministrine e mbrojtjes …… po une e di mor zotrij qe nuk jane 71% qe ka thene TI….Jo mor zotri une s’jam kunder medias…. Po shume mire mor zotrij ,une e kam si tespije politiken Ballkanike …Ja psh Maqedonia…
O hazer Xhevap!
Meerr kurajon te thuash ate qe duhet se nuk je para fansave te BATHORES.
Duhet dikush qe e kshillon ti thote se INTERVISTA te TILLA analizohen MBRAPA dhe nuk maten me zgjuarsite MIXHISTE te HAZERXHEVAPIT sikur je para F.BALLIUT e M.BAZES e nofullkatroreve te RD.
Dhe kjo eshte nje TEST jo personal “zgjuarsie e inteligjence”…atyre minimalisht nga pergjigjet e marra u eshte krijuar bindja se ate POPULL
mund ta drejtosh shume lehte …..”me URRA-BURRA” dmth me PALLAVRA!
14 Prill 2008 @ 6:13 pm
Secili e ka te drejten personale qe ti vije turp nga kryeministri apo jo….sic mua me vinte turp nga Nano qe e nxirrnin nga restoranti ne NY se pinte puro.
Une them qe handikapi me i madh ne ate interviste ishte anglishtja. Jo per faktin e aksentit sesa per arsye te rrdhjershmerise se gjuhes.
Ne substance kryeministri ishte i plote persa i perket antaresimit ne NATO, pavarsisht se ne si popull kerkojme tja atribojme nje force politike apo tjeteres ne menyre qe te kemi argumente tavoline se kush eshte me i mire per Shqiperine.
Ne lidhje me Maqedonine ishte shume preciz dhe i qarte se mos-integrimi i saj ne NATO eshte problematike shume e madhe per te ardhmen e rajonit.
Ne lidhje me Gerdecin tha ato qe kemi degjuar edhe ne Shqiperi, dhe ndryshimi i nje baze ushtarake me nje fabrike demontimi private eshte shume e madhe. Pasi po te jete baze ushtarake dhe te ndodh nje shperthim i tille eshte katastrofe shume me e madhe politike ne arenen nderkombetare sesa nje biznes privat. Eshte tragjedia e atyre qe kane vdekur dhe jane demtuar emocionalisht dhe fizikisht, por tragjedi te tilla ndodhin ne bote cdo dite.
Ne lidhje me pyetjen qe ka qene doktorr i Enver Hoxhes u habita jashtezakonisht shume. Ndonese nuk e kisha ndjekur ndonjehere si program, nga ato qe kam degjuar me pare kisha shume respekt per kete emision. Por ajo pyetje eshte e denje per pacavure apo emisione te medias shqiptare ku mjafton qe te pagosh sado pak dhe cdo gazetar e ben nje pyetje te tille. BBC duhet ta kishte studiuar me shume kete pyetje pasi i humb cdo lloj kredibiliteti ne punen per te nxjerre te verteta te tjera.
Dhe se fundi gazetarja u mundua me cdo mjet qe ti nxirrte nje pergjigje qe nuk ishte politically correct ne lidhje me zgjedhjet e ardhshme. Sali Berisha nuk eshte profet dhe nuk mer vendim ne vend te shqiptareve se kush do te jete kryeminister pas 2009. Ate e din populli.
Ne teresine e intervistes sic thashe me lart nuk me beri me turp, por me teper u zhgenjeva nga intervistuesja.
Nese anglishtja do te ishte me e rrdhjeshme te gjithe do te flisnim pak me ndryshe sot…
14 Prill 2008 @ 7:21 pm
ore studenti_it, ti duhet te jesh SAlishist is ndezuer dhe i flakte. E degjove me vemendje ti intervisten dhe e vetmja gje qe te beri pershtypje ishte pyetja e gazetaresh? Di anglisht ti mor bir? Ku jeton? Ke vajtur ndonjehere ne shkolle? Je i integruar ne jete aty ku je jashte shteti? Ke te dashur te huaj? Ke miq e shoke te huaj te te gjitha spektrave politik e ekonomiko shoqeror? Nqs do kishe te pakten nje nga keto, nuke do flisje ashtu. P ka rrezik rri vetem me shqiptare gjith diten dhe je i mbyllur ne ‘bubble’ Salihiste!
15 Prill 2008 @ 5:34 am
Une qe thua ti!
:(
)????
:) 
:) 
:) 
:) 
Po sikur te ishte baze ushtarake..etj etj ..ne ARENEN NDERKOMBETARE ?
Ore po ci kercet SALES cfare qe BAZE apo VEPRIMTARI Private (qender DEMOLIMI
AI S”DI GJE per BAZAT se NUK i LEJOHET
Nga del ky perfundim i….. Arenes Nderkombetare…..???
Me keq per te qe ndodhi ne nje veprimtari “civile” sipas kesaj llogjike Mixhiste…..Atehere AI …DI per VEPRIMTARITE e BIZNESIT se i LEJOHET
po ka nje huq te vogel sipas thenies :
Po doli vajze …te te rroje o Fatmir Mediu…qe buzeqeshjen ne buze TA NGRIU
Desha te shtoj edhe saktesine e tij per Maqedonine
U hapi HORIZONT NATO-s dhe Europes -Ja nje Faleminderit