Login



Register

TIRANA: Welcome to Kancerburgh

tiranaair.jpg

Ben Andoni

Revista MAPO

Një ditë dhe komunizmit shqiptar do i vinte fundi. Bashkë me të, i erdhi fundi dhe tymit të uzinave dhe ndotësve urbanë, ku bashkoheshin frikshëm gazrat ndotësve të 20.000 automjeteve, që vidhnin ndotje modeste. Vendi ishte një nga më të ndoturit… Paradoksalisht, kur vendi u ngrys në liri, pagesa e kaloi faturën e ndotjes. Janë qindra-mijëra makina (300,000 syresh deri pak vjet më parë), që e kanë bërë kryeqytetin e shqiptarëve nga më të ndoturit në rruzull. Shkarkimet e lëndëve ndotëse të ajrit nga automjetet arrijnë tani në rreth 270 mijë ton nga rreth 4 mijë ton në vitin 1989. Për këtë arsye atmosferat tona urbane janë të ngarkuara me mjaft blozë, e gaze të tjerë të shkarkuar nga automjetet, që në masën rreth 82% janë me motorrë diesel – mjaft të dëmshëm në pikëpamje mjedisore krahasuar me motorrët që djegin benzinë, shprehet specialisti i njohur Agron Deliu.

Ndotja
“Statistikat tregojnë se të sëmurët në Tiranë nga ajri janë duke u shtuar me ritme të larta. Diskutohet që ata janë shtuar në krahasim me 10 vjet më parë 20%, referuar Institutit të Shëndetit Publik”, konfirmon për MAPO, Xhemal Mato, një nga mjedisorët e njohur dhe drejtor Ekzekutiv i Eco-Lëvizjes. Çdo kryeqytetas merr 61 kilogram ndotësa…që dalin nga vetëm shkarkimet e trafikut. “Duke krahasuar trupin tuaj që e merr këtë pluhur, është gati sa kile jeni…Natyrisht që ky pluhur është i përbërë nga grimca të vogla që kthehen shpejt në vatra të acarueshme”, vazhdon ambjentalisti.
Një vështrim tepër profesional i mbetet Agron Deliut, një nga specialistët më të angazhuar të mjedisit në vend. Që në ditët tona mbetet tejet pesimist.
“Niveli teknik i strukturave që merren me trajtimin e problemeve të ndotjes është… i ulët”. Befas hesht dhe i duhet që të sqarojë, se ajri që thithim nuk i njeh klasat. Ai nuk njeh partitë. Por, ai nuk njeh edhe parlamentin. Deputetë kanë vdekur, kurse njerëz të thjeshtë edhe më shumë. Ndërsa, kuptohet strukturat e mjekësisë rrinë dhe vështrojnë…për të dhënë një rezultat të fundmë.
I ka përsëritur kushedi sa herë këto fjalë, Agron Deliu, por duket se ato bien në një vesh të madh që është i shurdhët. Ndërkohë, që janë shtuar vdekjet, si pasojë e problemeve në rrugët respiratore dhe vetë politikbërësit e kanë njësoj pisk. Por, të shkuara të harruara?!

Bota, gishtin në plagë

Ekspertiza e OBSH-së, e referuar nga Krzyzanowski M.një vit më parë, ka nxjerrë se: “Nëse vlerësimet e bëra në pjesë të tjera të Europës do të ekstrapolohen në Tiranë, humbja e pritshme e jetëgjatësisë së popullatës së Tiranës për shkak të ndotjes së ajrit do të kapërcente 1.5-2 vite jetë për çdo banor” . E cila vërtetohet më së miri dhe në studimin e Z.Deliu:
Tirana ka situatë të vazhdueshme të rëndë, lidhur me përmbajtjen e grimcave të ngurta në ajrin e saj. Masat e marra deri më sot janë krejt të pamjaftueshme për përmirësimin e cilësisë së ajrit urban në ‘të. Autori thekson se bllokimet e trafikut e bëjnë dhe më të madh çlirimin e ndotësve të ajrit. Makinat, teksa shfryjnë shtëllungat e gazrava, marrin përveç mallkimit të kalimtarëve për të ecurin alla-Formula1 edhe cilësinë e ajrit në kryeqytet që sot është disa herë përtej normës së lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Dikur

Në fakt, qytetet shqiptare kanë pasur një situatë shumë kaotike vite të shkuara. Në kohën e socializmit, veç industrisë, që shpesh ishte shumë afër qendrave urbane, ndotja ishte e madhe edhe për shkak të shkarkesës së burimeve të ngrohjes së banorëve. Pas viteve ’90 mbyllja e tyre, mund të interpretohej si shpëtim, por duket se nuk ndodhi kështu: Ndotja e ajrit nuk është një fenomen i ri për Shqipërinë. Në periudhën e sistemit socialist ishte industria dhe ngrohja e banesave që krijonin ndotjen kryesore të ajrit në Tiranë dhe në qytetet kryesore të vendit. Përmbajtja e blozës në Tiranë, qysh në dhjetëvjeçarin 1970-80 ishte vazhdimisht mbi normat e lejuara, gjë që lidhej me industrinë që e rrethonte qytetin dhe djegien e qymyrit në mënyrë masive. Po kështu edhe Laçi, Rubiku, Fieri e veçanërisht Elbasani ishin vazhdimisht të ndotur me bioksid squfuri, okside të azotit, amoniak e blozë, të shkarkuar përgjithsisht prej objekteve të tyre industriale (A.D.).

Si e marrim Kancerin e mushkërive
Nuk është e vështirë të kuptohet, por as e lehtë që të parandalohet me sllogane. Nga rezultatet mesatare të përftuar gjatë vitit 2006, duket se ajri urban në shtatë qytetet e monitoruar në Shqipëri është i ndotur në masë që mund të konsiderohet i rrezikshëm për shëndetin. Ai lidhet me ndotjen prej shtimit të automjeteve dhe vjetërsinë e motorrëve të tyre; aktivitetin e ndërtimit pluhuri i rrugëve gjithashtu ndikon në nivelet e lartë të LGS (pluhurit total) në ajër, por PM 10 (pluhuri i respirueshëm), NO2, O3 dhe Pb lidhen thuaj se ekskluzivisht me shkarkimet e trafikut. Në linjën e logjikës së Z.Deliu: Vërehet rritje e shprehur e përmbajtjes së NO2 dhe O3, krahasuar me tre-katër vitet e fundit, duke hedhur poshtë opinionin jo të saktë që gazet nuk janë problem serioz i ndotjes së ajrit urban në Shqipëri.

Si mund të parandalohet

Eshtë një rrugë që për specialistin e njohur mund të bëhet realitet dhe që ka lidhje direkt teknike me përdorimin e filtrave; makinat që konsumojnë më pak karburant; karburanti me cilësi europiane; mirëmbajtja e pastrimi i mirë i rrugëve urbane; rritjen me të shpejtë të sipërfaqeve të gjelbëra urbane. Nëse do të bëhej që minimumi të ishte 1 – 2 m2/banor/vit, për të arritur një nivel minimal prej rreth 40-50 m2/banor, pas një periudhe kohe prej jo më shumë se 20 vjet – kjo duhet të përbëjë një objektiv madhor për pushtetin vendor të Tiranës. Por, është e vështirë, ndërsa specialisti beson, se në vitet në vazhdim, puna për monitorimin, po njeh ngritje ndërsa qeveria është bërë më e përgjegjshme. Specialistët e mjedisit, falë bashkëpunimeve, po mundohen të sensibilizojnë dhe mbi të gjitha të arrijnë të monitorojnë. Kurse, tentakulat e kancerit, kanë filluar të shqetësojnë seriozisht shtetin shqiptar. “Unë di që buxheti i Ministrisë së Mjedisit është 0,1 %, shprehet Mato. Ndërsa, politika mjedisore tek ne është jo prioritare, sepse tani luftohet korrupsioni dhe terrorizmi…Por, në 15 vjet për ndërtimin e demokracisë, kemi dëmtuar aq shumë sa indirekt lufta reale që na ka shkatërruar vërtetë ka qenë humbja e mjedisit dhe degradimi i tij”. Eshtë e vërtetë, ndaj kanceri tash hakmerret me kryeqytetin e shqiptarëve në këtë mënyrë.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

28 Komente

  1. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 May 2007 @ 6:05 pm

    Te kthehesh……………

  2. Ina thotë:

    21 May 2007 @ 6:12 pm

    peshku ne det e tigani ne zjarr

  3. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 May 2007 @ 6:20 pm

    Po ato cigaret nuk figurojne fare ne kte rritje te te semurve?? Apo ne Shqitaret kemi tolernace te madhe ndaj cigareve?? Ashtu duket…

  4. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 May 2007 @ 6:24 pm

    Ajo “Te kthehesh…” behet “Ç’te Kthehesh?!…”, vetem se ne kete rast perfaqsuesit tuaj ne shtet nuk po neglizhojne brezin e djegur, qe indirekt e kane debuar apo mbajtur larg, por po neglizhojne brezin e ardhshem dhe shendetin e femijeve.

    Une mundem te kuptoj shume gjera. Njeriu ben kompromise perdite, por nuk me ngjan aspak normale te neglizhohet ajri ne kete fare feje. Pak cigare me plastmas pijne shqiptaret nuk jane boll te demshme? Duhet te thithin Tiranasit karcinogjene edhe kur nuk pijne duhan?

    Kjo eshte prove e padiskutueshme e mendjeshkurtesise se atyre qe drejtojne kete vend. “O ju burra-institucione, me ju e kam”. Imuniteti apo statusi i larte politik dhe financiar nuk ju shpeton dot nga kanceri.

    Hapni syte o injoranta dhe beni nje veper te mire per qytetarin shqiptar qe t’ju mbahet mend se nuk kalohet jeta vetem ne mekat, e mekatet e shumta thone se behen edhe kancer!

  5. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 May 2007 @ 6:29 pm

    Grupi,
    Mesa duket ne tirane nuk paka rendesi, pi apo jo duan!
    Njesoj qenka,pi tymin e zi te makinave dhe plurin.
    Ndryshimi eshte se merr kancer pa paguar parat, ne kete lloj menyre!
    Ndersa per ata qe pine edhe nga 20 cigare ne dite, neper rruget e Tiranes,nuk di si ta pershkruaj>>>???

  6. valbi Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 May 2007 @ 6:37 pm

    Shume i trishtueshem ky studimi…me vjen keq per Tiranen!

  7. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 May 2007 @ 6:40 pm

    O antone,
    C’lidhje ka ky koment yte me temen???
    Po diskutohet per mjedisin ketu!

  8. trantino thotë:

    21 May 2007 @ 7:36 pm

    Edhe ne qe jetojme neper vendet e industrializuara thithim tym makinash e mjedisi po he… Ky eshte problem boteror e jo Shqiperie.. Po thuaj atje asgje nuk kontrollohet dhe nuk ka shtet te reduktoje emisionet….

  9. citizen Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 May 2007 @ 8:45 pm

    Xhemali i shkrete ka kaq vite qe mundohet, po ne vesh te shurdher i bien fjalet gjithmone. po domosdo, me ate minister te mjedisit qe kemi…Eshte qesharake, sa here del ndonje nga keto raportet per mjedisin, ministria ja hedh fajin bashkise, bashkia ministrise. U be disa vite keshtu dhe asnjeri s’kujtohet te levizi gishtin. dhe del muhabeti prape te fakti qe cdo gje ne Shqiperi eshte politike!

  10. tomi korca thotë:

    21 May 2007 @ 9:15 pm

    trantino ashtu eshte vella cdo te keqe qe ka ne Tirane apo ne Shqiperi e kemi dhe ne ketu ne perendim. Vec vellajo ka te keqe e te keqe dhe e keqja te keqen mos e zente si ne shqperi. :)

  11. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 May 2007 @ 9:19 pm

    Une Xhemalin e njoh qe ne kohen kur bente zhytjet ne Dhermi me te rinjte. U miqsova me djalin dhe vajzen e tij dhe me andej na linte te perdornim bombulat e oksigjenit dhe kostumet polumbar (ai nuk besoj me mban mend se kam qene adoleshent). Peshtypja ime eshte se eshte nje njeri i shkelqyer, i interesuar vertete per mjedisin dhe jo i motivuar politikisht.

    Njerez si zoteria ne fjale do duhet te ishin ne pozicione autoriteti por administrata eshte uzurpuar me Xhuvela ndotes dhe nuk ka vend per njeres si Xhemal Mato.

  12. citizen Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 May 2007 @ 9:26 pm

    E vertete Blend. Xhemali eshte nje nga ata njerezit e rralle qe kam takuar ne Tirana per te cilin gezoj vetem respekt. Dhe nuk e imagjinon dot sa mundohet ai per mjedisin. Dhe djali, Eneidi, te cilin e kam shok dhe une, ka disa vite qe ben nje kamp veror ne Jale, alla partizance, ku kam kaluar ca nga momentet me te bukura te gjithe kohes qe isha ne Shqiperi. Vetem me mbeti merak qe nuk u zhyta nje here :)
    Po prandaj kam shtysa une ende qe te kthehem se e di qe ka dhe njerez si Xhemali qe perpiqen dhe duhen ndihmuar.

  13. Perparim Hysi Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 May 2007 @ 9:35 pm

    Xhemal Mato,ky idealist i”pandreqshëm”,ka tërë jetën që gulçon për mjedisin.E zë lemza dhe bën apel kundër çdo dëmtim të mjedisit,por dëgjon njeri,thuaj sikur të bjenë topat e Allemanjës.Edhe zëra të tjerë që amplifikojnë për mjedisin,as që dëgjohen.Në emër të pasurimit pa limit,po shkatërrohet çdo gjë dhe të zë data për çka lexon.Kurse ministri i mjedisit kontribuon me atë “fabrikën e rikuperimit të gomave” që e bën këtë mjedis edhe më të”çmuar”.-Povera noi,-do bërtiste Malombra një personazh i Petro Nur Bukurisë që,veç tjerash,po të ishte gjallë(ky,pra,Petro Marko-Bukuria)do ishte rreshtuar aty me atë Xhemal Maton.
    Përparim Hysi,21 maj 2007

  14. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 May 2007 @ 9:40 pm

    :) Une jam nja dy vjete me i madh se Eneidi, ate kampin partizançe e mesoi nga une dhe shoket e mi qe benim kamp ne Dhermi cdo vere. I kam humbur lidhjet se u be kaq kohe ketej por kemi kaluar shume mire me Matot, “Respekte”.

  15. jeronin thotë:

    21 May 2007 @ 9:53 pm

    Shif e shkruj

    http://www.youtube.com/watch?v=fx_UCpfMXIY

    a ka shpres se ky vend do te rregullohet ..?
    Nga duhet nisur ..??

  16. strangeMAN Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 May 2007 @ 1:26 am

    Nuk e di sa vjet ka peshku qe egziston. Une e kam tek lista e bookmark-eve prej rreth 1 viti e 1/2 besoj. E lexoj shpesh. E lexova edhe artikullin qe lidhej me ceshtjen e kthimit/moskthimit. Ne kete kohe qe e kam lexuar relativisht shpesh, e kam te veshtire te kujtoj ndonje postim apo debat ne lidhje me dicka te mire qe po behet ketu(ne Shqiperi flas). Mos me keqkuptoni, nuk ka te beje me Peshkun kjo, jam krejt i ndergjegjshem. Thjesht me ben pershtypje qe nuk ka te pakten 1 gje nga gjithe c’kam lexuar ne keto vite (gazeta, revista) qe ta mbaj mend per mire. Dhe kjo me tmerron. Eshte e tmerrshme, te dashur bashkeatdhetare, te zgjohesh perdite ne nje vend qe po i ben te gjitha gjerat gabim. Une e di qe ka dhe te tjere qe e mendojne si une. Dhe ka qe, ashtu si une kane provuar te bejne dicka. Po kjo me sa duket rezulton e pamundur. Prandaj, kur degjoj disa nga ju qe kane nje medyshje ne lidhje me kthimin/moskthimin, me vjen ti bertas: “Rrini urte e mbani vendin ku jeni”.
    Ky vend, ne mos po qendron ne vend numero, po ecen mbrapsht. Paskemi qene vertet popull i cuditshem.

    Me vjen keq nqs komenti tingellon pak fatalist, por te jesh ketu perdite eshte e pamundur te jesh optimist.

  17. Tomi Korca thotë:

    22 May 2007 @ 2:16 am

    strangrMAN e di perse ndodh kjo mendoj une?
    Sepse ne na ka zene politika per gryke dhe edhe ndonje e mire e vogel qe behet prishet ne emer te politikes.
    Nuk dua te flas ketu per mbikalime e nenkalime qe u prishen ne emer te politikes, nuk dua te permend ketu tere ato ndertime qe u trasheguan nga komunizni qe u pruishen ne mer te luftes kunder tij. Por :
    U ngrit MJAF kunder ndotjes se ambjentit? Ne ju sulem dhe e beme cope me preteksin se ishte nisur nga ky apo ai qellim politik Ne vend te themi se cna plasi se cili ishte qellimi politk e MAJF kur portesta ishte e drejte dhe ta perkrahnim e ta shtynim te bente edhe te tjera qe kjo e mire e vogel e ritej. Perse e beme kete? sepse Ministri i Ambjetin eshte nga ana e nje krahu politik.
    U prishen ndertimet pa leje ne Jale ne vend qe ti thonim Bravo qeverise Berisha dhe ta nxitnim te prishte tere ndertimet pa leje ne ju sulem dhe e beme cope duke mare anen e shkelesve te ligjit. Perse? Sepse kete e beri Berisha. Tani Edi do te prishe ndertimet pa leje ne Kodrat e Liqenit. Prite kur te ngrihen kunder tij dhe ta bejne cope ne vend qe ta perkrahin te prishe tere ato ndertime dhe ta ktheje ate park ne origjine.
    Bile kemi aritur deri atje sa edhe korupsionin nuk e shikojme si gje te keqe por e kundershtojme vetem kur nuk na pelqen qe ministri qe mori parate nuk ishte i krahut tone politik. Rasti i KESH dhe G Rulit. Nuk diskutohej korupsioni por diskutohej qe te shtyhet privatizimi deri ne zgjedhjet e ardheshme me shprese qe ministri i ardheshem te ishte nga partia tjeter.
    Ne pergjeshise nuk mendojme se cfare eshte e mire per atdheun por cfare eshte e mire per partine tone te zemres. Prandaj i dashur strangeMAN nuk degjon azgje te mire vec te keqja se edhe te mirat nxihen e ngjyrosen si te keqia.
    Edhe tek kjo teme shiko nuk thuhet bravo qe sollet kete teme shqetesuese por thuhet se edhe ne perendim keshtu eshte prandaj pse na shqetesoni me tema te tilla.
    Me vjen keq shume keq por keshtu me duket mua

  18. I… thotë:

    22 May 2007 @ 2:39 am

    G.Tushi ne vazhden e analizave per ndryshimet ne shqiperi shpjegon se keto ndryshime kane prekur thelle edhe fushen e moralit.Pasojat goditje e rende ne psikologjine mbarkombetare qe ne “qelizen e saj”,familjen,trubullime psiqike tek individi deri ne nxitjen e “krimit brenda familjes”.Tendencat e pasurimit kane flakur si sargji nje nga pikat me te ndjeshme te moralit shoqeror shqiptar, “ruajtjen e nderit ” tek sekset duke arritur ne monstruozitete te perdhunimeve te adoleshenteve perfshire edhe ‘prostitucionin “e deshiren per te shitur edhe femijet.
    Ne fushen ekonomike imponimin e rregullave kolektive ne edukaten, normat dhe mentalitetin e shqiptareve e zevendesoi dalja anarshiste pa asnje lloj ligjesie ne veprimtarite ekonomike. Bazat ekonomike ne rritje te individeve te perfytyruara si rritje e bizneseve te suksesshme ne ekonomine e tregut u cfaqen te shperfytyruara ne formen “piramidale” .Ne shoqerite totalitare ku vjedhjet apo pervetesimet beheshin te “kujdeseshme” tani kane shperthyer deri ne ekstremin e tyre ne “krijim bandash kriminale’.Kontrabanda dhe tregetite e paligjeshme jane bere themeli i pasurive te “biznesmeneve”
    Ne arsim po dihet si fakt qe sharlataneve shteterore per autolevdatat qe i bejne vetes per hapjen e universiteteve u rri varur si patkua dekorata e nxitjes se analfabetizmit ne rritje.
    Ne fushen shendetesore jo vetem qe Hipokrati(si baza e mentalitetit te kujdesit shendetesor) u braktis por ne me tipikun qe sot eshte kryetar i shtetit de fakto(ktyeminister) u cfaq nje babaezi e papaermbajtur ne pasurim deri edhe ne shitjen e organeve njerezore.
    Ne organizimin dhe drejtimin shteteror linden nga trashegimi klienteliste,nepotike dhe te Kompromentuara me te shkuaren,forca qe u vetemeruan “Demokratike”( te djathta apo temajta) te cilat ap asnje baze historike ,ekonomike,morale,dhe praktike injektuan ne popull fizionomine e injorances,fodullekut,vjedhjen,pasurimin e paligjshem, etj me pak fjale nje sistem e shoqeri artificiale ,produkte te se ciles jemi edhe ne qofte edhe virtualisht,(si emigrante )qe vegjetojme ne nje rreth vicioz pa dalje.
    Keto jane te perbashketa si per shoqerite e popujt pas shembjes se Perandori Romake,ne shembjen e perandorise Napoloniane,ne permbysjen eperandorise Otomane,ne shkrirjen e perandorive nazi-fashiste apo renien e perandorive te Lindjes.Dhe deri ketu duket sikur jemi te justifikuar.
    Pra jane disa treguws qe tipizojne shoqerite ,por e verteta tek shoqeria jone shqiptare (e provuaer katerciperisht keto 20 vjet transformimesh) ata qe morren persiper zbutjen e ketyre pasojave te pashmangshme rezultuan jovetem te paaete e injorante si lLider por ne sfond dallohet qarte nje ligesi ndaj shtetasve te tyre per ti pare e trajtuar si burim pasurimi duke i neperkembur e mashtruar.
    A do kthehesh?Referoju historise per te gjetur te perbashketat dhe zgjidhjen do ta gjesh.Ajo ka qene SAKRIFICA qe ne themel te saj ka moralin e perfaqsuesit me brilant te saj JEZU KRISHTIN .Ajo ashte vetija me sublime e qenies DASHURIA per Njerzit deri ne VETMOHIM perfaqesuesi me i spikatur i se ciles ka qene nxenesia e Jezuit -NEN TEREZA.Urime ne se kthehesh.

  19. trantino thotë:

    22 May 2007 @ 2:46 am

    Jam shume dakord me ato qe thote Tomi. Ne i bejme gjerat “per inat te sime vjehrre….”. Ky mentalitet na ka ngelur me saq duket nga feudalizmi - stadi ne te cilin jetojme. Po, po jetojme ne feudalizem akoma! ne feudalizem atdheu nuk njihet, por njihet krahina (principata), pra feudali dhe sejmenet! Nqs ti flet per atdheun, flet per te tera principatat, pra aty fillon hakmarrja ndaj fedudeve!

    Strangeman i shef keto gjera perdite se jeton atje dhe sado trisht te jete eshte e vertete qe ai vend ka ngelur ne vendnumero! Nje nga aresyet qe po e shtoj ketu eshte troc: kane ngelur nje numer i paperfillshem njerezish me pergjegjesi qytetare si Xhemal Mato atje. Te tjeret ne i vrame gjate 50 vjeteve dhe te tjeret te zhgenjyer nga padrejtesia erdhen ne vendet ku buka fitohet me djerse!

  20. ABI thotë:

    22 May 2007 @ 7:58 am

    Eshte shume interesante se si njeriu ben pune bindese ndaj vetes qe te mos tuntohet nga zgjedhjet qe ka bere.. qe ne fund te dites te ndihet se ka bere zgjedhjen e mire…. Shkrimi i mesipert flet per ndotjen ne tirane (me saktesisht).. jo ne te gjithe shqiperine… jo be shkoder.. jo ne pogradec.. jo ne sarande.. por ne tirane.. Prandaj eshte shume gabim qe te themi qe ndotja ne shqiperi eshte shume e larte…sepse qe te gjithe e dime qe ka plot vende ne shqiperi qe jane jo vetem te bukura por kane nje pasterti ajri mjaft te larte…Tani persa i perket ndotjes ne Tirane jam shume dakord qe eshte e larte ne krahasim me vendet e tjera perindimore dhe besoj se ndikon per shfaqjen e qelizave kanceroze…. Por qe te thuash ku te shkosh ne shqiperi.. ku te kthehesh per kete si arsye nuk eshte dhe aq mendim i thelle.. me shume me duket si justifikim ndaj vetes …. Qe te gjithe e dime qe ne shume shtete te botes ushqimet qe hahen jane jo organike qe jane bere studime dhe mendohet se s jellin semundje kanceroze….pra rreziku i qelizave kanceroze apo dhe te tjera mund te ndodh dhe ne vende perindimore….. Prandaj justifikime per mos kthime ne shqiperi te tilla me duket teper jo realiste….Gjithsesi kjo nuk eshte nje teme ku po diskutojme kthimin apo jo…Por po flasim per ndotjen dhe me sakte ndotjen ne Tirana…
    Personalisht nuk shoh shume makina te vjetera ne Tirane sidmos me ate qe ka qene por mendoj se eshte nafta apo benzina shume cilesi e keqe dhe jane rruget te pa mbaruara qe shkaktojne kete pluhur….prandaj hajde te japim nje zgjedhje ashtu sic mendon gjithkush dhe jo te justifikojme veprimet tona qe te na bejne te ndihemi me mire….

    Abi

  21. ABI thotë:

    22 May 2007 @ 8:01 am

    ps. duhet me se sben te ndertohen parqe….

  22. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 May 2007 @ 9:34 am

    ABI,
    Se po kritikojme apo veme ne dukje mangesite e shqiperise,nuk do te thote qe nuk e duam ate vende!
    Per mua sikur edhe bomba atomike te bie ne shqiperi,prape do me pelqeje ai vende.Perseri do te shkoje ne shqiperi, edhe sikur rreze atomike te kete!! :)
    Ka dicka magjike ai vende, qe te lidhe perjete,sado mangesi te kete.
    “Ku eshte balta,me e embel se mjalta?” ;)
    Mua thjesht me nervozon pa aftesia dhe dembelizmi i atyre, qe mund te japin shembullin e mire per te ndryshuar dicka.
    Sigurisht, edhe ketu ku jetoj une, ka probleme me mjedisin.Por ndryshimi qendron,se njerezit jane te vetedijshem per kete dhe mundohen te bejne dicka.Edhe nje gjest i vogel bene dallimin!
    Pershembull une personalisht perdore llamba per ndricimin e shtepise qe kursejne energjine dhe jane te me nje jetegjatesi me te madhe se llambat e zakondeshme.
    Mundohem te ricikloj sa me shume dhe te perdore sa me pake ujin e ngrohte! Gjithashtu mundohem te perdore sa me pake makinen dhe sa me shume te eci ne kembe! :(
    Pra,me nje fjale mundohem te beje dicka per mjedisin!
    Edhe si mua jane shume te tjere.Keto gjera te vogla nuk i shpika une ,por i mesova nepermjete medias dhe bashkise vendore qe te nxite te beshe sa me shume!
    Ketu mendoj se eshte ndryshimi midis Tiranes dhe vendit ku jetoj!

  23. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 May 2007 @ 9:43 pm

    Dale dale pak…se ne si gjithmone i krahasojme gjerat me Ameriken ose Canadane. Nuk ka arritur akoma Shqiperia nivelin ku preokupimi me i madh eshte ndotja qe nxjerr makina.

    Nuk ka asgje te keqe qe ky autori i artikullit nxjerr kte problem. Shme mire ben. Por problemi qendron…se te ndryshosh rregullat dhe mjetet per te pastruar mjedisin…eshte dicka qe nuk mund te behet ne Shqiperi akoma.

    Te mos harrojme se ne shimicen e vendeve ne zhvillim e siper…i njejti problem ekziston…jo sepse nuk e can koken njeri por sepse ndryshime te tilla i kushtojne shume ekonomise. Dhe ktu mund te futesh dhe ekonomi qe jan shume me te zhvilluara se Shqiperia…si Kina ose India ose Malayzia.

    Ne si ekspert qe jemi…ne cdo fushe e per cdo gje…rall i marrim parasysh impaktet qe i behen ekonomise…sikur te behet nje lligj qe ndalon makinat me nje far “emission” te qarkullojne. 70% e makinave ne Shqiperi nuk do e kalonin dot nje kontroll te tille…dhe 70% e makinave ne Shqiperi do hiqeshin nga perdorimi. Nuk do kishte me makina me cmime te ulta (per arsye se jan te vjetra)…por do ju duheshe te paguanit 10 mije euro per nje makine qe mund ta blije per 2 mije euro me pare. E kush do ket mundesi te blej makina ose mjete te tjera qe i arrine kushtet e ambientalistve?? Po sikur te beheshe nje ligj qe detyronte prodhuesit e karburantit qe te arrinin nje nivel te larte rafinerimi?? Atehere Albpetrol do dilte jasht biznesit…rafineria ne Shqiperi nuk do perdoreshe me…dhe per njohuri Albpetrol prodhon 30% e karburantit te konsumuar ne vend. Atehere cdo beheshe me cmimet e karburantit? Cdo beheshe me punonjsit e karburantit?

    Ka shume impakte ekonomike te lidhura me nje levizje ambientaliste…impakte qe Shqiperia…ne KTE MOMENT…nuk mund ti mbaj mbi kurriz.

    ———
    Dhe ka shume faktor te tjer te lidhur me ndotjen…dhe faji gjithnje nuk eshte i shtetit…megjithse ne si Shqiptare kemi shume qef tja vem fajin shtetit edhe pse na kruhet bytha neve. Tirana kaloj nga nje qytet me 500 makina ne nje qytet me 30 mije makina brenda 10 viteve. Kuptohet qe impakti ne ambjent do jet shume i madh dhe per kte se ka fajin askush. Gjithashtu, nje ligj per emitimin e ndotjeve ka…por problemi eshte se shume makina qe nuk e kalojne dot inspektimin e marrin me hile…duke paguar mekanikun nen dore (dhe kjo gje ndodh edhe ktu ne Amerik…e kam ber vet). Gjithashtu ka dhe faktor te tjer…si per shembull fakti qe Tirana eshte ne buze te nje mali…dhe qytete te tilla zakonisht mbeldhin nje re tymi dhe smogu mbi qytet per arsye te rrymave te ajrit. Z’besoj se e vendosi “qeveria” malin e Dajtit ne Tirane.

    ——

    Ndryshime te tilla duan edhe 5-10 vite te tjera qe te hyn ne fuqi…sot per sot nuk behet dot se ndryshe edhe makinat tuaja do hiqeshin nga qarkullimi. Do e donit nje gje te tille??

  24. Pjer Thomas thotë:

    22 May 2007 @ 10:11 pm

    Sipas statistikave te OKB, pritet qe ne vitet ne vijim , te rriten semundjet dhe sidomos ato te rrugeve te frymemarrjes. Nje problem tjeter , perveç ndotjes se ajrit, eshte dhe ndotja e ujit, nga ku priten te vdesin rreth 20-30 milion njerez , ne vitet qe do vijne.

  25. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 May 2007 @ 10:20 pm

    Pra do vdesin te gjithe Shqiptaret nga 10 here??

  26. dritan thotë:

    23 May 2007 @ 12:03 am

    Jo mer Grupi se ne spo themi qe Shqiperia te behet menjehere si Amerika. Por ka forma dhe mundesira qe emisionet te evitohen:

    1. Krijimi i lulishteve qe nuk kerkon ndonje buxhet supergjigant dhe bashkite e qyteteve mund ta perballojne.

    2. Te nxirren ligje qe perdorimi i makinave ne qender te qytetit te evitohet. Perdorimi i bicikletave, autobuzeve etj. Tirana nuk eshte New York qe te levizesh nga kafja ne kafe me makine. Kush ka para le ta perballoje makinen.

    3. Kontrolli i makinave te jete i ashper. Po nese makina jote eshte blere
    2000 dollare dhe nxjerr tym qe u shkakton semundje 4000 njerezve
    dhe kosto e sherimit te tyre shkon ne 100,000 dollare, po nuk te lejon shteti ta perdoresh makinen. Kur te kesh 10000 euro shko e blije.

    4. Paguaj sigurim te larte kur e perdor per pune etj.

  27. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 May 2007 @ 3:18 pm

    With all due respect Dritan…le te jemi pak me realist.

    1) Krijimi i parqeve apo lulishteve ne qytet NUK ndihmon ne pastrimin e ajrit. Se mbolle 5 peme ne nje park nuk u pastrua ajri. Parqet ndihmojne ne zbukurimin estetik te qytetit…jo ne pastrimin e ajrit. Dhe s’eshte se Tirana vuan kaq shume nga mungesa e pemve…jo aq sa vuante me pare dhe duke marr parasysh zhvillimin gjigand qe ka patur ne vitet e fundit.

    2) Nuk besoj se ka njeri qe shkon kfane me kafene me makine…dhe nderpreja e qarkullimit ne qender eshte me lehte ta thuash se ta besh…pa patur nje alternative. Dhe me sa kuptoj une ky eshte plani per qendern e Tiranes…gje qe do arrihet ne 5-10 vjet.

    3) Mos e ekzagjero kaq shume situaten. Nuk u semuren 4000 veta nga makina ime apo jotja. Rritja e semundjeve frymarse nuk do te thote qe u semuren nga makinat…se ke edhe cigaren (qe eshte rritur shume ne vitet e fundit) dhe gjithashtu probleme qe mund te merren nga vendi ku punon. Nuk te ndalon asnjeri ne bote te blesh makine edhe 500 dollar po te duash e ta perdoresh…po i kaloj standartet e emitimit. Problemi eshte se une mund te paguaj nje mekanik qe te thote qe makina kalon…dhe kte e bej edhe ne Amerik e lere Shqiperine.

    4) Atehere kush do ket mundesi ta perdori makinen per pune?? Apo nuk ka rendesi per ty ky fakt?

  28. Lawman thotë:

    23 May 2007 @ 5:11 pm

    dritan thotë:
    minusplus

    23 Maj 2007 @ 12:03 am
    ===
    2. Te nxirren ligje qe perdorimi i makinave ne qender te qytetit te evitohet. Perdorimi i bicikletave, autobuzeve etj. Tirana nuk eshte New York qe te levizesh nga kafja ne kafe me makine. Kush ka para le ta perballoje makinen.

    – Meqe kam jetuar me vite atje… New York City, apo Manhattan eshte vend me i veshtire per te levizur me makine apo per te parkuar. Metroja e New Yorkut eshte mjeti me praktik per te levizur atje nga kafja ne kafe. ;-)
    —-

    Nga ana tjeter prinderit me tregonin se aty ku inspektohet makinat cdo vit, kontrolluesit vetem marrin 2 mije leksha ne xhep, dhe i kalojne te tere… le te kete oxhak metalurgjie nga mbrapa makina…

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.