Login



Register

Thethi, këtë vit mjaft “trendy” për turistët

Përmirësohet infrastruktura e shërbimeve

Nga viti në vit pikës turistike malore të Thethit po i kthehet turizmi i humbur. Pa përfunduar ende sezoni veror, vetëm gjatë dy muajve të fundit, është shënuar numri më i madh i pushuesve gjatë këtyre 17 viteve të demokracisë.

Sipas banorëve të Thethit për periudhën maj –qershor zona e tyre është vizituar nga 3 mijë turistë, vendas dhe të huaj, pjesa më e madhe e të cilëve pushues disa ditorë. Për sa i përket të huajve, pjesa më madhe e tyre janë nga vendet perëndimore ,ndërkohë që vendin e parë e zënë turistët nga Gjermania dhe Austria.

Sipas nënkryetarit të fshatit turistik Theth Gjergj Harusha, e veçanta e këtij viti nuk është vetëm shtimi i numrit të turistëve të huaj, por edhe prania e shumë vizitorëve me motorë.

“Deri tani, shprehet Harusha, Thethi është vizituar nga rreth 40 turistë me motorë të fuqishëm, të ardhur nga Gjermania dhe Austria. Vitin e kaluar Thethi ishte vizituar nga 10 motoristë gjermanë të cilët kishin mbetur shumë të kënaqur nga bukuritë natyrore të kësaj zone turistike, pa harruar dhe mikpritjen e vetë banorëve. Gjatë largimit të tyre, sqaron Harusha, ata patën premtuar se do të ndikonin edhe tek motoristët e tjerë të vendit të tyre, apo dhe vendeve fqinjë për të vizituar këtë pikë të virgjër të natyrës shqiptare”.

Të parët që mbërritën në Theth këtë vit ishin 10 motoristë nga Gjermania.

Nënkryetari Gjergj Harusha sqaron se këtë vit kushtet e pushimeve për turistët kanë qenë më të mira falë vetë investimeve të banorëve të zonës, të cilët po e kuptojnë rëndësinë e turizmit për nxjerrjen e të ardhurave.

Thethi këtë vit ofron turizmin alpin, ndër më të bukurit në Shqipëri. Bukuria e Thethit dhe mundësia për të thithur të ardhura, ka bërë që banorët vendas të rikthehen dhe të investojnë atje. Të larguar prej vitesh jashtë vendit apo dhe në zona të tjera në Shqipëri, banorët vendas kanë nisur investimet. Është rikthyer në funksionim të plotë dhe ndërtesa e kampit të dikurshëm, e ndodhur në hyrje të fshatit, e cila ishte e shkatërruar plotësisht. Ndërkohë që 5 ndërtesa të tjera janë përshtatur në hotele me të gjitha kushtet.

Çmimet e favorshme dhe bukuria që ofron zona kanë thithur gjithnjë e më shumë turistët e huaj. Një dhomë për një natë kushton mesatarisht 15 euro. Gjatë këtyre muajve të nxehtë janë numëruar rreth 3 mijë të huaj që kanë kaluar pushimet disaditore në Theth.

Thethi është 80 km larg qytetit të Shkodrës me një lartësi 800 metra mbi nivelin e detit. Që në vitin 1966, Thethi është shpallur zonë e mbrojtur nga shteti, ndaj është e ndaluar gjuetia dhe prerja e pyjeve.

Për të shkuar në Theth me një biletë 6 mijë lekë të vjetra, duhet të udhëtosh më se 4 orë, me makina të mëdha, megjithëse largësia nuk është më shumë se 80 km nga qyteti i Shkodrës.

Është kjo arsyeja që komuna e Shalës ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për të bërë të mundur investime të plota në të gjithë gjatësinë e infrastrukturës rrugore që lidh Shkodrën me Thethin.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

12 Komente

  1. Berti thotë:

    1 July 2007 @ 4:37 pm

    wow !!!
    “Deri tani, shprehet Harusha, Thethi është vizituar nga rreth 40 turistë me motorë të fuqishëm”

  2. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 July 2007 @ 5:20 pm

    http://www.flickr.com/photos/74755696@N00/684655904/in/photostream/

  3. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 July 2007 @ 5:21 pm

    http://www.flickr.com/photos/74755696@N00/684655944/

  4. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 July 2007 @ 5:44 pm

    Frikes
    Më bëhet të dal nga makina,
    e të rend të përpjetës drejt majave kryeneçe.
    T’i shkel, pëllmbë më pëllëmbë,
    deri aty ku ceken retë.
    Aty mendoj të jetë kufiri.
    I botës, i ëndrës,
    I gruas që ndanë meje dihat e bezdisur.
    Dy herë mendoj t’i them shoferit ndale,
    e s’nxjerrë as gëk.
    Ndërsa i mas me sy
    shkëmbijtë që çajnë retë
    dhe numëroj Ahet,
    që vetëm njëherë më kalojnë ndanë të xhamit.
    Atje duhet të jetë kufiri…
    Mendoj për sa gjatë do të më mbante fryma.
    Për sa gjatë s’do të më merreshin këmbët.
    Nëse arrija në majë,
    prej atje a do të mund të fluturoja vallë.
    Atje kufiri,
    mes shkrepash me pamje zotash të mbinatyrshëm…
    E unë tokësorë…
    Prej mishi, prej frike.
    Si të ishin shkrepa më gërvishtin sëbrendëshmi, pamundësitë.
    Më bëhet të dal nga makina, por rri…
    Dhe në mënyrë qesharake,
    krahasoj të kuqen e gjetheve me ngjyra të erosit,
    dhe pjesët e mbulura të gruas që kam ndanë.
    Prej pamundësisë, asaj si them asgjë.
    Ndërsa buzëqesh me veten dhe Ahet,
    që duket sikur thyhen, pas xhamit.

    Kjo poezia ka ardhur direkt nga thethi, prandaj po e ripostoj… Une mendoj qe Thethi, eshte nje mbret dhe per kurore i kane lene malet. Eshte fatkeqesi qe njerezit nuk mund te shkojne atje, per shkak te rrugeve te keqija apo qe edhe nese shkojne u duhet ta masin mire koken me pe, se duhet te kene ose makine 4 x 4, ose duhet ta bejne me kembe e me biciklete pjesen me te madhe te saj… Sidoqofte ja vlen te sakrifikosh….

  5. Zana thotë:

    1 July 2007 @ 11:44 pm

    Thethi eshte zemra e Alpeve,te le pa fryme bukuria natyrore,ajri i lehte dhe mikepritja e njerezve e signoriliteti i tyre fantastik.Me ka bere pershtypje se ishin shume te paster…Per te ardhur keq qe eshte i paarritshem…per shkak te rrugeve .

  6. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 July 2007 @ 12:12 am

    Zana thotë:
    1 Korrik 2007 @ 11:44 pm

    Me ka bere pershtypje se ishin shume te paster…
    ——————————————————————–
    Kete se kish degjuar ndonjehere…Well,sa te rrosh do mesosh!!

  7. Patrioti thotë:

    2 July 2007 @ 8:25 pm

    Urime Thethit per turizmin qe sjell ne Shqiperi,vetem nje keshille miqesore: KUJDES me perhapjen e turizmit , pasi vjen nje dite e shpejte dhe behet shume turistik e me vone vjen nje dite akoma me e shpejte e Jamarber Malltezi me nje projekt te sajuar shpejt e shpejt e me ca lek te lypura majtas-djathtas thote : ” Pse jo i kam te tana mundsite edhe Thethin ta kem timin (si p.sh.Jalen) ,, edhe e ben Thethin - Shesh edhe kantier ndertimi me ndertu vet.

  8. gjon shpella thotë:

    7 September 2007 @ 5:04 pm

    un jam i mendimit se thethi esht nga pikat ma turistike jo ,vetem ne shqipri por dhe ne ballkan,nese doni te dini ma shum per shqiprin mos ndaloni kund tjeter vetem ne theth,aty mund te gjeni paraisen e vertet,,me rrespekt per te gjith ata qe vizitoin thethin..

  9. rrezearta thotë:

    16 March 2008 @ 3:46 am

    …..te pershendes o kurore e bukur malesh o theth i dashure, sa malle ndjej per ty,,, edhe pse ika ka kaq shum vite me mua mbete gjithmon ti. ne gjakun tim rrjell pafunde a pafund dashuri, per tyyyyyyy. Te dua ovend i bekuar, nuk gjeta me te bukur se bukurit tua… kam malle per ty kaq shume,,,, u rrita ne krahet tu, e ika larg te lashe, me vite e vite ste pashe,,, desha te them vetem nje gje nese egziston per mua nje vend ne kete bote,,,,je ti je pika ime e dobte . me shume dashuri e malle per tyyyyy te pershendes nga larg o vendi me i embel me i bukur me i dashur per mua ne bote …….. (nese dola pak nga tema kerkoj ndjese ) ju pershendes te gjitheve kalofshi mire. R.SH

  10. rrezearta thotë:

    16 March 2008 @ 4:01 am

    THETHI eshte nje vend jashte mase i bukur dhe terheqes, ka bukurin natyrore te patjetersueshme, ajrin e paster qe te len pershtypjen sikur po te ringjalle, sikur po te jep jete. natyra eketij fshati te vogel por shume te pasur biologjikisht eshte epatjetersueshme, ja vlen vertet ta zbulojn ata qe se njohin apo e njohin shume pak kalimthi… eshte vertet natyre e rradhe krijese e jashtezkonshme natyrore, une personalishte ka 10 vite qe se kam pare, por cdo çast enderroj te me jepet mundesia te kaloj nje muaj atje dhe ashtu do jete sapo te me jepet e drejta per te ardhe ne shqiper, PER MUA ESHTE DHE DO MBETET GJITHMONE NJE VEND QE ZOTI E KA KRIJU TE BUKUR, TE MREKULLUSHEM … thjeshte skam fjale gjate por E DUUUUAAAA SSSHHHUUUMMMEEEE.

  11. adrian thotë:

    11 July 2008 @ 1:00 pm

    Quhem adrian.thethi eshte nje nder vendet me te bukura qe une kam vizituar persa i perket zonave turistike malore.Ju keshilloj ta vizitoni.

  12. adrian thotë:

    11 July 2008 @ 1:01 pm

    Nese mendoni se ka vend me te bukur se thethi gaboheni.U

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.