“The New York Times” Hap Arkivat
Shteti i pa ligj i Shqipërisë, ku të krishterët nuk tolerohen dhe subjektët turkë (shqiptarë muslimanë, shënimi im) bezdisen e keqtrajtohen në çdo mënyrë të mundshme, ka bërë të nevojshme që Porta (e Lartë) ose t’ua shuaj shpirtin e trazuar, ose të heqë dorë krejtësisht nga kjo provincë e bukur dhe e rëndësishme. Shqiptarët nuk duan të dëgjojnë për reforma apo lëshime dhe aktivisht po bëhen gati për luftë.
Paragrafi i mësipërm (PDF, diku në mes të faqes) është botuar më 1 tetor, 1851 në gazetën The New York Times e cila ka vendosur të hapë arkivat e saj në internet. Në vartësi të rezultateve të kërkimit, tani për tani disa artikuj, shpesh edhe shumica, nuk mund të lexohen falas, po shpresoj që në faqet falas të gjenden të dhëna interesante. Sipas këtij njoftimi, arkivat zyrtarisht hapen më 19 shtator, kur edhe artikujt për të cilët deri tani duhej paguar do mund të lexohen falas. Me sa pashë unë, paragrafi i mësipërm është hera e parë që fjala Albania haset në këto arkiva dhe mendova t’a përktheja më sipër në mënyrë simbolike. Shpresoj ky lajm të jetë tërheqës për ata të cilëve u pëlqen historia dhe leximi i shkrimeve të vjetra. Shfletim të këndshëm.


18 Shtator 2007 @ 6:52 pm
Amerika e ka njohur Shqiperine me kohe perpara se shtetet e medha evropiane ta njihnin…..
Duhet te kete materiale shume te mira dhe qe do te na japin nje pasqyrim te realitetit te atehershem pa anesi dhe ashtu sic ka qene.
18 Shtator 2007 @ 8:24 pm
pa na i trego mire ti preparat se si shfletohet arkivi, pastaj do te te falnderoj.
18 Shtator 2007 @ 8:57 pm
Italia dhe Turqia duhet te kene dokumente edhe me te sakta per shqiptaret, jane me afer se amerika , Shqiperia eshte atje e zbuluar qe ne kohen e Romakeve , pa u zbuluar akoma amerika,
18 Shtator 2007 @ 9:09 pm
Italia dhe Turqia nuk diskutohet qe kane doc. me te sakta por nuk jua ka interesi dhe qejfi qe ti publikojne se interesat e miqve te tyre e duan keshtu. Sa per dieni Vatikani ka doc. shume te sakta per Shqiperine dhe Shqiptaret por nuk i lejon publikimet per shume arsye te vetat dhe te atyre qe ka interes.
18 Shtator 2007 @ 9:16 pm
E di si me ngjan ky komentari i New York Times te lashtesise? Si nje episod nga filmi i Lord of the Rings?
The ENTS are going to war
We have agreed that you are not orcs
18 Shtator 2007 @ 11:09 pm
Preparat,
Faleminderit per shkrimin. Hapja e arkivave te New York Times per publikun (dmth, deri tani duhej paguar per t’i pare, tani ato mund te lexohen nga cdokush, pa pagese) eshte nje hap shume interesant per zhvillimet e medias ne Internet. Eshte per mendimin tim shume interesant fakti qe NYT, nje nga mediat me te medha dhe me te respektuara ne bote, mendon se i leverdis me mire t’a hape arkivin per publikun sesa t’u kerkoje njerezve te paguajne per abonim…ka nja 2-3 gazeta shqiptare qe duhet te mbajne syte e veshet hapur per te pare se cfare duhet te bejne me arkivat e tyre ne Internet.
19 Shtator 2007 @ 1:47 am
Vertet dicka e mire…Une kam perkthyer pjese nga NY dhe jane vertet intersante, edhe pse nuk flet shume sidomos per momente te rendesihme ka disa deshmi mjaft te vlefshme… Pershembull nje deshmi per ate qe u quajt “kryengritja e voiro epirit”, eshte nje rrefim shume i mire i nje oficeri amerikan me sherbim ne Shqiperi, qe tregon se si vendi nuk u sulmua nga kryengrites por ushtare te rregullt greke qe dogjen kishat dhe shtepite…etj Lere pastaj ca replika dhe shkrime te konices apo nolit e reportazhe mjaft te mira…
Penar dhe te imagjionsh qe arkivi i gazetave shqiptare eshte vetem 7 apo 8 vjecare qesharake menyra si duan ta perdorin…
19 Shtator 2007 @ 2:34 am
Krasta, e drejte. Kjo puna e hapjes/mbylljes se arkivave ka te beje sot e kesaj dite me menyren si funksionon bota… NYT jo vetem qe ka hapur arkivat, por edhe i gjithe materiali i tyre i sotem eshte falas ne website (i njejti material shitet me gazeten e dites).
Ne fund te fundit, ne menyren se si funksionon bota sot, NYT dhe cdo gazete tjeter i duhet te jene te hapura. Sepse, sidomos per “columnists” (ata qe gazetat shqiptare i quajne analiste), gazeta ka nevoje per lexues. Ka nevoje qe mendimet e hedhura ne gazete te lexohen gjeresisht. E kur e ka kete nevoje NYT, si mund te mos t’a kete Albania, Shqip-i, etj etj. ?
19 Shtator 2007 @ 8:06 am
Pse duhet te qemtohen arkiva 100-150 vjecare per te zbuluar pjesen e zhytur te historise Kombetare(95%)?
Kur them te zhytur, jo ne librat, sepse aty eshte, por ne ndergjegjen e popullit dhe mentalitetin e tij.
Duhet te ngriheshin maqedonasit per Nene Terezen qe te ndizej egoizmi yne dhe te rivendikonim shqiptaresine e saj. Bukur.
Uroj sa me shpejt qe miq edhe armiq, te kerkojne te bejne te tyret Konstandinin e Madh (dardan nga Nishi), Iustinianin(dardan nga Shkupi),Baton, Teuten, Agronin, Gencin, Bardhylin, Pirron…..ne menyre qe te vendosim t’i nderojme dhe t’u ngreme shtatore madheshtore ashtu si Nene Terezes.
Dhe nja 100 shtatore te tjera per Dukagjinet, Thopiajt,Muzakajt,Moisiun, Gjergj Aranitin,, Camet Pjeter Losha e Gjin Bue Shpata, Zenebishet,Linjerosen, Vrana Kontin, Bushatllinjte, Ali pashen, Bogdanin , Bardhin, Tafil Buzin , Oso Kuken, e sa e sa te tjere.
Ndoshta keshtu te gjithe do t’a nderojme dhe do na dhembe me shume ky dheu yne i te pareve.
Le t’i bejme keto dhe pastaj te germojme ne arkivat e ndryshme.
PS- Ai shenimi ne tekst eshte jo llogjik. Subjektet turq jane turqit. Perndryshe , nqs te krishteret nuk tolerohen dhe shqiptaret muslimane (sipas shenimit)keqtrajtohen , pse duhesh te shqetesohesh Porta? Dhe nga kush? Nga vetja?
19 Shtator 2007 @ 8:44 am
Bari-
Unë mendova se në arkivat e NYT-së mund të gjenden të dhëna interesante mbi ndodhitë e shekullit të kaluar, jo vetëm për çështjen shqiptare, por edhe për të tjera. P.sh., nëse je i interesuar mbi “Great Depression”, besoj se ky është një burim shumë i dobishëm të dhënash nga shtypi i kohës, sidomos një që ndodhet në vetë qendrën financiare të kohës. Kërkund nuk thashë që këto arkiva të zëvendësojnë librat. Në fund të fundit, gjithkush është i lirë të mos i lexojë.
Përsa i përket shënimit jollogjik: Porta në këtë kohë duhet të shqetësohej sepse edhe të krishterët, edhe muslimanët janë të pakënaqur dhe kërkojnë pavarëri nga otomanët. Meqë përmende Oso Kukën, të cilit aq bukur i këndoi Gjergj Fishta, ja çfarë shkruan ky i fundit në këngën Preja:
Ndoshta t’ dám na jem ‘ nder veti;
Por kû né t’ na lype Mbreti,
Por kû shkjau t’na ngasë n’ vend t’ t’ Parve,
Per ket besë, fara e Shqyptarve
Turk e i kshtênë– êerr vesht, or djalë– 340
Kan me u gjetun krejt me ‘i fjalë…
Kshtû tha Osja. Atbotë Jovani
Njâ as dý mâ nuk i a bani,
Por, si i a lidhen varrët e shtatit,
Rroku pushken e u nis shpatit:
Nga kënga Kasneci:
T’ lèt kah kama e t’ shpejtë kah dora,
Thonë, se kurr s’ u â sht ligun Ora.
N’ at log Zânash u ka prî 85
Nji i Gjo’ Markajsh, djalë zotni,
Kaluer atit pullali,
Si hyll drite n’ at Shqypni:
Prenk bibë Doda aj êmni i ti.
Por, zotni, se shka me kênë! 90
Ka rrâ Shkodra turk e i kshtênë:
Turq beglerë e T’ kshtêrë reshperë,
Veshë e mbathë si Kapitana
Me çakçirë e me fistâna:
Me tagâna e me shejshâna, 95
Me martina, me calina,
Me dumbare e alltipatllare,
E me pare e besë shqyptare.
Nga Kulshedra:
Ndonji mal per me rrenue;
Edh’ at herë, kûdo kan kênë,
N’ mal a n’ fushë, a turk a i kshtênë. 45
Atà çue jânë per ajri,
Me flamure kuq e zi,
E me lata e me supata
E me fuzhnji e dàna t’ giata:
Tekstet marrë nga http://www.malsia.eu/Fishta.htm
Ka edhe shembuj të tjerë, po nuk mund të diskutohet fakti që Fishta në këto raste e përdor fjalën “turk” për të caktuar përkatësinë fetare të disa shqiptarëve. Natyrish që e njëjta fjalë përdoret tek Lahuta edhe për të caktuar përkatësinë etnike apo shtetërore, po ma merr mendja Fishta besonte se lexuesi mund t’a bënte lehtë dallimin.
Ja pse shënimi është llogjik. Gjithë të mirat.
19 Shtator 2007 @ 10:38 am
Preparat,
-asnji dyshim mbi vleren e ketyre dhe te tjera arshivave.
-Me pelqen referimi tek Fishta, me Lahuten e te cilit jam rritur dhe me kenaqsi e gjeta ne vitet 80 ne malsite e Krumes, te Fush-Arrezit dhe Mirdites te gjalle ne gojen e malsoreve
-Desha vetem te theksoj se kena ende shume persona, heronj, fakte qe duhen evokuar dhe qe kerkush nuk po lot gishtin.
-Megjithe respektin, vazhdoj te kem te njejten ndjesi per percaktimin. Gjithmone duke e pasur shume te qarte edhe ndarjen e mileteve ne perandorine osmane. Sdq, nuk ja vlen te harxhojme kohe per kete,
Qofsh mire kudo qe te jesh.
19 Shtator 2007 @ 10:48 am
Edhe ti vëlla, edhe ti. Mirëmbetsh.
19 Shtator 2007 @ 11:50 pm
Penar Musaraj thotë:
18 Shtator 2007 @ 11:09 pm
Preparat,
Faleminderit per shkrimin. Hapja e arkivave te New York Times per publikun (dmth, deri tani duhej paguar per t’i pare, tani ato mund te lexohen nga cdokush, pa pagese) eshte nje hap shume interesant per zhvillimet e medias ne Internet. Eshte per mendimin tim shume interesant fakti qe NYT, nje nga mediat me te medha dhe me te respektuara ne bote, mendon se i leverdis me mire t’a hape arkivin per publikun sesa t’u kerkoje njerezve te paguajne per abonim…ka nja 2-3 gazeta shqiptare qe duhet te mbajne syte e veshet hapur per te pare se cfare duhet te bejne me arkivat e tyre ne Internet.
Penar jam shume dakord me mendimin tend por mos harro qe NY TIMES eshte bere falas sepse ka menduar se me ane te publicitetit para cdo artikulli fiton me shume sesa ato 10 milione dollare qe fitonte nga abonimet. Ndersa gazetat shqiptare nuk kane asnje mundesi te “mbahen” me ane te reklamave online
20 Shtator 2007 @ 12:53 pm
Gjenka me te vertete shume interesante…
Faleminderit