Tepelene, kapen 600 kg mariuane ne kamion, plagoset drejtuesi i mjetit
(s.g/Balkanweb)
12/05/2008
Ka refuzuar kontrollin e policise ne kamionin e tij ku transportonte 600 kg mariuane, madje eshte përpjekur t’i marrë pistoletën njërit prej punonjësve të policise, por ne pamundesi ka tentuar te arratiset. Aventura e Besnik Agron Bronkeri ka perfunduar me plagosjen dhe me pas arrestimin e tij nga policia e Tepelenes. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnates, rreth ores 23:55, ne aksin rrugor Tepelen-Fier ne dalje te qytetit te Memaliajt. Pas informacioneve te marra ne rruge operative policia e komisaritit te Tepelenes kishte ngritur patrulla ne aksin Fier- Tepelene. Kur kamioni i drejtuar nga 35-vjecari po shkonte ne drejtim te Fierit i eshte afruar patrulles, policia i ka bere shenje te ndalonte. Me pas forcat blu I kane kerkuar qe të hapte mushamanë e karrocerisë por ai është përpjekur ti marrë pistoletën njërit prej punonjësve të policisë. Ne pamundësi të kryerjes së këtij veprimi ka tentuar te largohej me vrap. Njëri prej punonjësve të policisë ka qëlluar disa herë në ajër me pistoletë, me qëllim që drejtuesi i mjetit të ndalonte, por ai ka vazhduar lëvizjen. Me pas 35 vjecari eshte neutralizuar duke u plagosur në këmbën e majtë mbi gju.
Menjëherë është dërguar në spitalin e Gjirokastrës dhe më pas është transportuar për në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar nën masa sigurie. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe Specialistë të Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Nga kontrolli që iu bë mjetit rezultoi se në karrocerinë e këtij kamioni ishin 600 kg lende narkotike mariuane. Droga ishte futur ne 24 çanta të mëdha sportive ngjyrë të zezë. Në secilën çantë kishte nga 20-25 pako me peshë një kilogramë secila , të mbështjella me letër natriban , në formë cilindrike. Policia ka bere sekuestrimin i mjetit, kamioni tip Reno me targa, koka e kamjonit Vl 14 46 C dhe rimorqua me targë KO 54 27 B. Agron Bronkeri eshte arrestuar ne flagrance nen akuzen e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”


12 Maj 2008 @ 9:57 am
jalla shoferi, jalla
12 Maj 2008 @ 10:27 am
vetem 600kg? …thashe se mos kishte me shume…
me habit gjithmon detajimi i disa gjerave.qe jane info me rendesin = 0 ..ça o gjith ky qef i modh me tregu dhe : çanta ngjyre te zeze, leter naterbani, forme cilindrike…
koka e kamjonit dhe rimorkjo sduhet te kene te njejten targe normalisht?
si ishte ajo kenga: nga me shkon rrota sme shkon timoni ….