TEC-i i Fierit shitet për 1 €uro
BalkanInsight dhe bbj.hu raportojnë se qeveria shqiptare e ka shitur TEC-in e vetëm në vend grupit grek Atermon Sa. and Roder & Blackwell Consulting. TEC-i i Fierit, që përdor naftë u nxorr nga përdorimi më 2007 me arsyetimin se teknologjia e vjetër Çeke shkakton ndotje të rëndë të ajrit. Sipas marrveshjes së firmosur të mërkurën grupi grek do të investojë 100 miljon €uro në TEC-in 150 megavatësh, që pritet të rinisë nga puna me teknologji më të pastër më 2009. Iniciativa “Shqipëria 1 Euro” lejon për shitjen e tokës dhe aseteve publike për një çmim simbolik dhe premtimin e investimeve kapitale të konsiderueshme.


2 Shkurt 2008 @ 3:04 pm
A eshte me te vertete shitje ? Me duket se eshte vetem konçension.
Gjithsesi, permiresimi i teknologjise se prodhimit te energjise elektrike eshte nje imperativ per Shqiperine. Pra, kjo marreveshje duhet vleresuar.
2 Shkurt 2008 @ 3:14 pm
Burimi flet per shitje, jo per konçesion. S’e kam lexuar kontraten por BalkanInsight nuk permend afate koncesionoare, ne fakt nuk perdor fjalen “concession” fare:
“Albania has sold its only thermal power plant for just €1“
Dhe meqenese kjo eshte ne valen e privatizimeve qe gjate 2008 Berisha ka premtuar se do perfshijne edhe INSIG, KESH dhe ARMO, duket sikur TEC-i eshte shitur.
2 Shkurt 2008 @ 4:48 pm
A ka vlerë ky “premtimi” i investimeve? Po sikur ta rrafshojnë tokën dhe të ndërtojnë diçka tjetër atje (ose akoma më keq të mos ndërtojnë asgjë por të lenë ndonjë gërmadhë ala gropës së Hajdin Sejdisë).
2 Shkurt 2008 @ 5:20 pm
Une e di se Shqiperia 1 Euro vlen vetem per qerate dhe shitjen e ujit industrial. Si u shiska TEC-i per nje Euro?!?! Megjithate, ca s’bo vaki te ne
2 Shkurt 2008 @ 5:53 pm
Dori jam me ty
Une nuk e di si eshte kontrata por nje gje duhet saktesuar. A ka ne kontrate detyrimin qe investitori te zhvilloj te njejten invistim pas berjes pronar. Apo ky TEC do te kthehet si shume shume shume ( te gjitha) privatizimet e tjera ne Magazine apo Germadhe per vec vleren e tokes qe pornari e bleu $1 dhe e shet $1,000,000. Ne rast se ky detyrim eshte vene atehere mendoj se kjo esht e nje nisme e mire ne rast se jo atehere……
2 Shkurt 2008 @ 6:04 pm
METE thote qe eshte koncension:
Konsorciumi Atermon s.a – Roder & Blackwell Consultig, fiton tenderin per koncesionin e rehabilitimit te TEC-it te Fierit
www.mete.gov.al
Konsorciumi Atermon s.a – Roder & Blackwell Consultig është shpallur dje fitues i tenderit për dhënien me koncesion të tipit ROT për TEC-in e Fierit në kuadër të nismës “Shqipëria 1 euro”. Gara është hapur më 5 shtator 2007 dhe në të mori pjesë vetëm konsorciumi Atermon s.a – Roder &Blackëell Consultig, që ishte edhe fituese e bonusit prej 8 përqind.
Rehabilitimi presupozon instalimin e një fuqie deri në 200 megavat, me një prodhimtari vjetore deri në 1.6 miliardë kilovatorë të TEC-it ekzitues të Fierit me fuqi 159 megavat, prej të cilave 99 megavat me teknologji kineze, të vëna në punë në vitin 1966 dhe 60 megavat teknologji çeke, vënë të punë të vitin 1981. Aktualisht, të gjitha pajisjet dhe makineritë janë të amortizuara duke shkaktuar një ndotje të madhe në mjedis dhe rehabilitimi i tij është konsideruar i domosdoshëm jo vetëm për plotësimin e nevojave të vendit me energji elektrike por edhe për diversikifimin e burimeve të energjisë.
Konsorciumi që është shpallur fitues i tenderit, ka parashikuar një vlerë investimi rreth 100 milionë euro. Koha e instalimit dhe fillimit të prodhimit të energjisë elektrike, për 80 megavatët e parë është llogaritur nëntë muaj nga data e hyrjes në fuqi të kontratës Përsa i takon çështjeve mjedisore, projekti i paraqitur nga firma garanton ndotje minimale brenda normave europiane të detyrueshme për Shqipërinë.
Komisioni i vlerësimit të ofertave, pas përfundimit të shqyrtimit të dokumentacionit, pranoi ofertën teknike të konsorciumit Atermon s.a – Roder & Blackwell Consultig dhe do kalojë në procedurat e mëtejshme për negociimin e kontratës koncesionare dhe marrëveshjen e blerjes së energjisë.
2 Shkurt 2008 @ 6:35 pm
Keshtu gjysma -gjusma informacion ,pa vleren totale pa esencen e kontrates,po me shprehje si “ne kuadrin e Shqipria 1 euro” etj do behemi te gjithe specialiste.
Ai artikulli i Shekullit ishte me i plote.
Mua me duket se shte etepert te flasim para kohe per cdo problem.
Ne se jane me te vrtete 9 muaj afat….na bjer sanksionet te shohim qe s’pranohet as shtyrje afati as Rritje BONUSESH per te perballuar
…..veshtiresite e papritura ose ndryshimine konjukturave te tregut…qe jo rralle si me RR.PATRIOTIKE i hidhen publikut si sqaruse nga MIXHISTET.
Ne se eshte SHITUR por me rezultat te pritshem 9 MUJOR…Hallall…
Le te shohim edhe aneks kontraten c’do te ndodhe ne se kjo kompani nuk e perfundon…dhe ne se e realizon …na bjer aneks kontraten qe NUK lejon tjetersim qellimi brenda ketij teritori deri ne konfiskim ne se tentohet ndryshe….ne se si rezultat i zbulimeve teknologjoke krijohen hapsira e tj c’do te behet me to? Keto mendoj se jane probleme ..Peshkore….jo Vendimet “shqeto” te Qeverise te diskutuara me Urra -patriotizem…edhe “aman o zot “pa hapur e lare syte me fanfara MIXHISTE.
2 Shkurt 2008 @ 6:44 pm
qeveria si e afte qe eshte per te thithur investitoret e huaj dhe turistat ta shesin veten e vet per 1 euro
2 Shkurt 2008 @ 7:00 pm
Lajmi nuk paraqet nje transparence te plote,vetem dhenien me concesion ne kuadrin e 1 euroshit,por cfare detyrimesh duhet te kete kompania,kufizime,benefitcet e komunitetit, shtetit shqiptar nuk thuhet,Mbase i bejne me vone?!!Dhe sa per ate qe e kane shitur me mire ta kishin dhene pa lek,se aty nuk afrohesh dot me duket te mbyt era.,smogu.
2 Shkurt 2008 @ 7:40 pm
Nuk e kuptoj se si qenka paraqitur vetem nje firme, firma greke. Mos valle tenderi/ankandi/gara , eshte bere ne menyre jo te hapur, ndoshta ne menyre mafioze. A nuk mund ta shtynin kete gare, deri sa te lajmeronin shum shtete dhe te paraqiteshin te pakten dy-tre kompani. Me duket se grekut i eshte dhene pjesa e luanit ne ekonomine shqiptare. Perse gjith ky privilegj.
2 Shkurt 2008 @ 9:37 pm
Sa per punen e “konçensionit” paskam pasur te drejte edhe pse ne fillim nuk isha fort i sigurte. Faleminderit Llukan per konfirmimin me artikullin e METE-s.
Sa per problemin e infiltrimit te tepert te Biznesit Grek ne Shqiperi, ky eshte nje problem tjeter. Mua me ra ne sy fakti qe kishte vetem nje kerkues per offerten e METE-s : pra kishte vetem nje kompani prezente. Nuk e njoh ligjin e konçensioneve ne Shqiperi, por duket se e lejon qe te jepet konçensioni edhe kur ka vetem 1 kompani prezente — perderisa kontrata eshte gati per firmosje dhe fituesi u shpall. Nuk ma merr mendja se ka ndonje shkelje ligjore, sepse opozita eshte aty dhe ruan per çdo shkelje ligjore te qeverise. Mos te harrojme se debati per rrugen DR-KS vazhdon akoma per kete pune.
Prania e 1 kompanie te vetme, mund te justifikohet edhe me faktin se çmimi qe kerkonte Shteti Shqiptar ishte zero : “1 euro”. Pra, s’kishte ndonje gje te madhe ne loje nga ana financiare per buxhetin e shtetit, i cili s’ka per te ndryhere ne modernizimin e TEC-it te Fierit, e per pasoje s’ka per te hedhur asnje EURO per kete veper. Ky eshte principi vete i Konçensioneve : Firma merr persiper shpenzimet e Investimeve, qe ndonjehere jane kolosale, dhe nga ana tjeter, Shteti i lejon Firmes qe te shfrytezoje objketin per nje kohe te gjate, ne menyre qe firma te rentabilizoi investimin kolosal, por edhe te nxjerre fitimet pastaj. Eshte shperberje e perkohshme e pasurise : Kompania ka “USUS dhe FRUCTUS” nders Shteti ruan “ABUSUS” : ose, Kompania ka te drejten e shfrytezimit dhe te perdorimit, ndersa shteti rual te drejten e “prones”, ose me mire, te drejten per t’a shitur.
Ju do thoni se kush jane fitimet qe mund te shpresoje firma investuese ne kete rast ? Pse merr persiper nje firme te investoje kaq para prsh ?Shume e thjeshte. Ne kontrate parashikohet qe energjine qe do prodhoje TEC-i i Fierit, do t’i SHITET KESH (me Kontratate kjo), me nje shume prej afro 90 €/KWH. C’mimi eshte pak me i larte se çmimi i importit aktual (80 €/KWH), por ka rrezik per firmen ne nje term afet mesem dhe afatr gjat, sepse nese çmimi real i energjise pas 5-6 vitesh behet 150 €/KWH, atehere ajo “del” me humbje ! sepse KESH sipas kontrates duhet t’i paguaje jo me shume se 90 €/KWH kompanise. Ana tjeter e medaljes, eshte se nese çmimet e energjise ne tregun boteror bien pas disa vitesh, atehere KESH do jete e detyruar t’i bleje energji kompanise me çmim me te larte sesa tregu. Realisht, energjia eshte nje mall qe kerkohet shume, dhe qe te gjithe ja ndjejme nevojen; po t’i shtosh kerkeses se larte, edhe çmimet stratosferike te Naftes, ku parashikohet barili me 200 $ pas disa vitesh, çdo gje le te mendohet se çmimi i energjise elektrike do rritet ndjeshem ne vitet qe vijne, siç do rritet edhe çmimi i Gazit.
Sa per kohezgjatjen e kontrates konçensionare : ne vendet perendimore, kontratat konçensionare jane afat-gjata, per vete faktin se kompanise investuese i duhen shume vite per te dale “me fitim” dhe per te rentabilizuar investimin. Ato zakonisht variojne nga 20 deri ne 30 vjet, por 25 vjet zgjasin zakonisht kontratat konçensionare ne shumicen e rasteve.
2 Shkurt 2008 @ 9:59 pm
Rrofte memdhembja me keta analiste ekonomike fallxhore 20-25 vjecare
Po ne po te kishim kaq qartesi ne konjukturat e cmimeve nderkombetare dhe luhatjet qe e shoqerojne kete pse or te keqen vllai nuk shitem 10 miltarde dollare ne 98 e te prisnim diten sot ti blenim me …He he he ..te benim nja pese Tece dy rruge patriotike,Nja dy qytete te reja ,nja dy Hec-e etj etj.
Ja pikerisht ketu flejne metodologjite e Qafireve qe nxisin te tilla projekte kurrizdala nga servilizmi e etja per fitim ;duke spekuluat ne nevoja te castit e shitur si nevoja te perspektivs por….
Si dihet si ndodh…..edhe humbasim por edhe fitojme ….sepas 20 vjetesh cmimi naftes ngrihet…… dhe denge venger e venger denger.
2 Shkurt 2008 @ 11:48 pm
na e mbushe mendjen !
3 Shkurt 2008 @ 2:21 am
Te ishe nonje serbator makine edhe mundet te te mbushja…po me mire qe e ke te zbrazet
:D
:D .
:(
Holloje gjuhen,e ke shume fshatare ,dmth Propogande te vrazhde,mba ere tifozllek nga Shqipria ne Amerike…
Perse e ben kete kur je brenda informacionit dhe shmangesh me nendege qe vetem “fruymezojne “elektoratin me parullat “Sali,Sali ti je per Shqiperi”.
Memedhembja po vuan shume prej kesaj metode qe kishte “pak lyre” me ate fillim ,se POPULLI nuk duhej lene te bjerrej nga morali.Gje qe te gjithe e Justifikuam moralisht CHEKUN e BARDHE……
PO TANI PERSE????????
A mund te na biesh pjese kontrato per ato qe permendnim jo per………..
……..suskseset shume te suksesuara te Qeverise me te sukseseshme nen suksesin e merituar te kryesuksesarit me te suksesshem nga te gjith sukseset e aritura ne fushen e sukseseve……..
Hajt sukses.
3 Shkurt 2008 @ 3:13 pm
Kjo shqiperia 1 euro, i jep qeverise te shesi si do e sa do, e pa bere asnje proces me pare qe te pakten te sjell disa firma, e te konkuroj kush jep oferten me te mire.
E ne kete 1 euron, korrupsioni eshte fare i lire dhe i pa kontrolluar, se mund te sheshes ca do e kujdo, per nje euro.
Shqiperia ka nevoj per disa Tece se ka munges prodhimi energjie, e qeveri do qe mire te bente nje konkurim e te mirte firmen me te mire.
Gjeja tjeter eshte toka, akoma qeveria shet toka, qe sjan te saje, po te pronareve, dhe nje euro.
Do biem prap aty ku kemi qene qe ne shqiperi do vine ca firma matrapazesh, si te fqinjeve tane grek apo turk, e qe shfrytesojne situaten ne shqiperi te bejne matrapazlleqe, e shifrat qe tregojne asnje ska garanci te ato, as te perfitimi ekonomik qe do kete vendi, e shume firma prestigjoze nderkombetare, qe do ishin teper te gateshme te futen ne shqiperi, DO NGELEN JASHTE, PASI QEVERITARET TANE DO TU JAPIN NJE EURO….KETYRE MATRAPAZEVE FQIN, QE E DINE LOJEN NE SHQIPERI….BLEN NJE POLITIKAN E BE CA TE DOJE QEJFI.
Firmat serioze qe bejne biznes tamam, e te regullojne shtetin ne menyren si operojne, e kane pasur deren e mbyllur per 17 vjet, pasi te beje investime ne shqiperi, duhej bleje politikane, e zakonisht kjo forme shkon per firmat qe bejne matrapazlleqe e jo ata qe duan nje treg te regullt e bejne pune.
3 Shkurt 2008 @ 3:22 pm
Korrupsioni pa kufi, me nismen Shqiperia Pa Vlere Fare, as nje euro.
17 vjet politikanet tane kane kushtezuar cdo firme qe donte te vinte ne shqiperi te paguante para te madhe te xhepat e tyre, e nisma Qeveria Nje Euro, eshte legalizim i ketij zakoni 17 vjecar.
Qeveria i favorizon firmat indirekt, qeveria nuk futet te japi prona kujt te doje e ke doje, ose toka qe jane te saje.
Kjo qeveri se ka idene ca roli te kufizuar ka qeveria ne kapitalizem.
Burokratet do japin kujt te doje e si ua do qejfi e xhepi.
Ne Tece investimin duhet ta bente Keshi.E me nje proces te hapur qe te kishte nje konkurence, e jo te percaktoj Berisha kuj te doje ti japi per NJE EURO CA TE DOJE.
Kjo eshte komumizem e jo kapitalizem.
Ne kapitalizem keto gjera i ben vete ndermaria apo firma e jo qeveria.
Berisha akoma vepron si komunist e stalinist ne rolin qe ka shteti e qeveria ne kapitalizem.
Do behet dhe ne Energjitike sic eshte ne Telefonet Celular ca kompani greke qe i mbajne cmimet ne qiell, e as ka konkurenc, as jane firma te regullta e te mira boterore, e bjejne politikanet tane, e superkoston e paguan populli.
E gezofshi shqiperine qe e shet Berisha Nje Euro. Sikur ja ka lene baba…e qe neser do ta paguajne shqiptaret te cmimet e larta e te monopolet qe do krijojne firma matrapazesh .
4 Shkurt 2008 @ 5:44 pm
Komunizmi e beri te keqen Elefant, Postkomunizmi po e bern Shqiptarin hardhuc. Qytetari keq ne komunizem, akoma me keq tani. Me pjellen e atij te parit ne do kuptojme sa vuajten prindrit tane, se do vujm ate qe ata se provun.
Ne as nji here s’kemi qene budallenj si popull, por durojme edhe budallalliqet me te medha te botes.
6 Shkurt 2008 @ 5:32 am
greqizimi i shqiperise ka filluar qe ne vitet 90 dhe do te vazhdoje per derisa do te qeverise Nano-berisha.Eshte per te ardhur keq,por realiteti eshte i hidhur.po jap vetem nje shembull.Per vitin e ri nuk mund te flasesh dot ne telefon me familjen dhe miqte e tu ne shqiperi se linjat jane te zena.Kjo nuk ndodh as ne mexike e afrike,vetem ne Shqiperine tone te shtrenjte qe ka ngelur ne duart e …..