Të varfrit në Kosovë shesin veshkat
Kam zgjedhur të përdor vetëm inicialet e emrit të personit në fjalë pasi që ky artikull është/ mund të bëhet barrë për atë dhe rrethin e tij (Molla e Kuqe)
B. S. (31) nga një fshat i Vushtrrisë, ka marrë vendimin përfundimtar. Ai ka vendosur të shesë njërën nga veshkat e tij. B. S. beson se nuk ka më asnjë rrugë tjetër për të shpëtuar nga gjendja e vështirë ekonomike, në të cilën ndodhet familja e tij.
“Këtë e kam vendosur. Nuk është e lehtë. Ai që ofron 160 mijë euro, duke përfshirë edhe shpenzimet mjekësore, e ka të sigurt veshkën time”, thotë B. S. për Express.
Ai, gruaja e tij dhe vajza E. S., 15-muajshe, jetojnë si të mundën. Tash kanë dy javë që janë vendosur në Prishtinë, në lagjen “Kolovicë”, në një shtëpi të vjetër njëdhomëshe.
Ai ka vendosur që shumë më shpejt të shesë veshkën e tij për të përmirësuar gjendjen e tij të rëndë
ekonomike. Qiraja e shtëpisë ku jeton B. S. dhe familja e tij është 110 euro në muaj, ndërkohë që babai, vëllezërit dhe motrat, thotë se nuk duan të dëgjojnë për hallin e tij.
“Unë nuk u kam bërë asgjë. Si fëmijë kam punuar në tregun e Vushtrrisë me karrocë për t’iu ndihmuar. Babai ka qenë kumarxhi”, tregon B. S. Ai ka edhe një vëlla në Prishtinë, i cili nuk e ka gjendjen e mirë ekonomike, ndërkohë që një vëlla dhe motër që ka në Zvicër, thotë se nuk duan të dëgjojnë për të.
“Ata nuk kanë asnjë pikë mëshire. I kam thirrë, por nuk duan as të dëgjojnë. Ju premtoj se asgjë nuk u kam bërë”, rrëfen B. S. derisa në duar mban vajzën e tij. Pavarësisht se për vëllanë e tij ai tregon se ka edhe një banesë, e cila rri e zbrazët në Vushtrri,
B. S. thotë se është i detyruar të jetojë në kushte të tilla dhe të shesë veshkën së paku për një arsye. “Dua që vajza ime të jetojë si duhet, të ketë shtëpi. Për mua nuk është me rëndësi jeta”, thotë ai, i bindur se është duke e bërë gjënë e duhur.
Edhe pse është vetëm 30 vjeç, jetën e tij B.S. e përshkruan si një libër që në asnjë faqe të tij nuk ka diçka të mirë apo të gëzuar.
“Kam jetuar në Mal të Zi, Bosnje, Novi Pazar, Vushtrri e tash në Prishtinë. Sikur të merresha me hajni, ndoshta nuk do të isha në këtë gjendje”, shprehet B. S.
Gruaja, e cila nuk dëshiron t’i publikohet emri, ka kryer shkollën e lartë për mësim klasor, por thotë se nuk mund të hyjë në punë, ngase duhet pasur njerëz të njohur. Ndërkohë, B. S. tregon se për të shitur veshkën e tij, do të bëjë marrëveshje përmes avokatit dhe gjykatësit, në mënyrë që të mos ketë më probleme.
Shitja e veshkave në Kosovë për qëllime përfitimi ekonomike ka filluar të rritet, ndërkohë që çmimet janë të ndryshme. Rasti i fundit është në Gjilan, kur një person ka ofruar veshkën e tij për një shumë prej 70 mijë eurosh, ndërkohë që çmimi për këtë organ vazhdon të rritet.
Aktualisht vendi ka një shkallë shumë të lartë të papunësisë që jozyrtarisht llogaritet të jetë mbi 50 për qind, ndërkohë që sipas zyrtarëve përkatës, ajo është në shifrën prej 40 për qind. Por në bazë të një raporti të publikuar të enjten nga Banka Botërore, varfëria në shtetin më të ri të Evropës, në krahasim me vendet e tjera të këtij kontinenti, është
shumë e lartë.
Sipas këtij institucioni të respektuar ndërkombëtar, varfëria në Kosovë është më shumë e theksuar në vendet rurale
sesa në ato urbane. Këto të dhëna janë dokumentuar në dy vëllime të prezantuara nga zyrtarët e Bankës Botërore në Prishtinë, nën titullin “Vlerësimi i varfërisë”.
Në këto vëllime, sipas përfaqësuesit të Bankës Botërore, Andrew L. Dabalen, janë elaboruar dhe përmbledhur analizat për kushtet e jetës në Kosovë në periudhën ndërmjet viteve 2002-2005.
Ministri i Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami, pas publikimit të këtij dokumenti ka deklaruar se Qeveria do të hartojë strategji afatgjate. Derisa të realizohet strategjia ministrit, B. S. ka gjetur strategjinë e tij për të dalë nga fukarallëku.
J. Musliu, Gazeta Express (KS)


7 Prill 2008 @ 2:45 pm
Eshte realiteti i tmerrshem i varferise se skajshme.
7 Prill 2008 @ 4:47 pm
Me mire mos ta kisha lexuar!
7 Prill 2008 @ 5:00 pm
plage qe eshte shfaqur rreth viteve 94.. shume femije(koha e rrembimeve), dhe te rritur kane lene organet ne Greqi dhe vecanerisht ne Turqi edhe per 2000 euro..
Penar, faji nuk eshte jetim! Gjendet me doza te vogla te gjithsecili, por mbi te gjitha gjendet ne perqendrime te medha te disa!!
7 Prill 2008 @ 5:02 pm
”plage qe eshte shfaqur^ne Shqiperi^ rreth viteve 94″
7 Prill 2008 @ 6:59 pm
Pse ndruheni ti quani gjerat me emrine vet?
Pse cuditeni qe keto fenomene linden si “kerpudha” pas vitit 1990?
Nuk po shprehem me tej se ndryshe censurea e Peshkut do m’a fshije edhe kete postim……
7 Prill 2008 @ 7:22 pm
Un e lexove dje ….ndjeva nje trishtim te thelle ..Sa Keq…Vertet komentet jane te teperta..
7 Prill 2008 @ 8:10 pm
Dhe te mendosh qe shume shume te tjere ne Kosove apo Shqipri jetojne ne nje varferi te pakonceptueshme dhe sa me fat mund ta ndjej veten qe ne nje menyre apo nje tjeter kam nje jete normale dhe sa ne faj e ndjej veten qe smund te bej asgje!!
7 Prill 2008 @ 9:40 pm
Mos e vrini mendjen se do ju kaloje; Gjithsesi ka plot per te bere po te doni.. nese keni ndonje mendje me thoni..
7 Prill 2008 @ 9:46 pm
Ketij hallexhiu do ti kisha preferuar se para se te shes veshken te perpiqet te gjeje pune.
Kam nje mik ne Kosove pronar i nje “autolarje” i cili ka 6 te punesuar.Me beri pershtypje se asnjeri prej tyre nuk ishte shqiptar dhe e pyeta mikun:
Pse o njeri ne kete krize puneson gabel e ashkali e nuk puneson shqiptare?Ah ore shoki,mu pergjegje miku, shqiptari nuk e punon kete pune per 200 euro ne muaj.
U çudita,pasi qe paga mesatare ne Bullgari,Rumani e Serbi nuk e kalon 200 euroshin.
Kosova dikur eksportonte produkte bujqesore te nje cilesie te larte, ndersa sot edhe sana per kafshe importohet nga Maqedonia.
Toka ka mbete djerre se askush nuk e punon.Lihen anash dhjetra hektare toke pune per nje banese 1 dhomeshe ne Prishtine.
Flitet per papunesi, gjersa qindra Tropojane e Kuksiane takon vetem te “Xhamia e LLapit” te cilet per ç’do dite(çuditerisht) gjejne pune dhe e sigurojne kafshaten e gojes.Po Kinezet e Rumunet nuk vijne ne Kosove per te punuar?Apo ndoshta ata s’kan degjuar per papunesine ne Kosove?
Ka ardhe koha te liroheni nga sindromi i dembelise.Pervjelni manget se edhe ndihma e dijaspores ka kufijte e vet.
7 Prill 2008 @ 10:06 pm
Cfare te thuash kur lexon te tilla ngjarje. S’ka ku shkon me keq, por duhet te kuptojme se kjo tregti mishi eshte bere mode sot ne nje bote hipokrite ku te pasurit kane gjithçka dhe nuk i kushton asgje te blejne veshka, copa zorre te trashe, e shume e shume organe. Dhe kjo ne kembim te parave. Kosova nuk i shpeton dot kesaj loje qe ben pasuria dhe varferia. Eshte krim te lejosh qe njerezit te jetojne me shitje organesh sepse kjo demton me shume sesa riparon kete plage.
9 Prill 2008 @ 2:11 pm
Me te vertet ky eshte realiteti i nje shteti te sa formuar.Nje realitet i till eshte shume i dhimbshem.E lexova te gjithe artikullin dhe ka shume gjera per te komentuara po une do doja te theksoja faktin se ça sakrifica bene prindi per femijen.Jep gjithshka po qe e nevojshme edhe jeten per femijen e tij.Eshte nje sakrific shune e pa imagjinueshme.Po me vjene keq ke keto te tilla gjera ndodhin ne trojet Shqipetare.