Të shoh
Vitet më braktisën…
Kaluan heshturazi nëpër gishtërinjtë e kohës
Nën qiellin e ngrysur me dallgë kujtimesh…
Diku larg të shoh, të ngatërruar, të mjegullt,
Ku lotët rrjedhin si lumenj, e hapat e rëndë
Nuk mposhtin dot mallin…
Të shoh ende të zhytur në mendime t’acarta
Ku pjesë jete kanë ngrirë me kohën
Si negative filmash… Të shoh!
Tashmë, kënaqem me kaq…
Ti je larg, atje ku veç retë shkojnë
E ndoshta dhe era…

5 March 2008 @ 11:34 am
Thike e ftohte ne zemer kjo poezia.
uf !
7 March 2008 @ 2:43 am
Me pelqeu poezia. Varg i shkrifet, figuracion jo i ngarkuar dhe….. mall.