Te reja nga fusha e Albanologjise
Kumtesë e Dr. Robert Elsie për konferencën: Sttudime Fillollogjike Shqiptare, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Prishtinë, 21-22 nëntor 2007
Me gjithë pjesëmarrjen e madhe të albanologëve dhe të shkencëtarëve të nderuar në
këtë sallë, mund të themi se albanologjia është dhe mbetet një fushë ku veprojnë pak njerëz dhe ku mbetet jashtëzakonisht shumë për t’u bërë në mënyrë që kultura shqiptare të njihet më mirë në botë. Krahas punës së mirëfilltë shkencore ka shumë dorëshkrime dhe libra që duhen urgjentisht të botohen apo të ribotohen.
Do të doja të shfrytëzoja këto pak minuta për të paraqitur shkurtimisht disa projekte
botimore për të cilat kam një interes të veçantë. Pa humbur kohën tuaj, do të filloj me një projekt mjaft konkret, një libër i cili parashikohet të botohet në Londër brenda dy-tre javeve që vijnë. Është fjala për një ribotim anglisht të përshkrimit në formë ditari të udhëtimit të poetit dhe piktorit anglez Eduard Lir (Edward Lear, 1812-1888), që kam marrë përsipër. Aty Lir-i përshkruan udhëtimin e tij të vitit 1848 nga Manastiri deri në Shkodër dhe nga Shkodra deri në Prevezë dhe Arta me shumë vëzhgime të mprehta dhe me një humor të këndshëm.
Libri do të pajiset me të gjitha pikturat dhe akuarelat e tij nga Shqipëria. Kuptohet se vëllimi i ri do të mbajë titullin e mirëfilltë të caktuar prej Lir-it: Edward Lear iin Allbaniia: Journals of a Landscape Paiintter iin Allbaniia and Illllyriia (Eduard Lir në Shqipëri: ditari i një piktori pejzazhist në Shqipëri dhe Iliri) dhe jo titulli i përdorur në disa ribotime të shekullit të njëzetë: Edward Lear iin Greece (Eduard Lir në Greqi). Përkthimi shqip i këtij libri po përgatitet tani nga përkthyesja Majlinda Nishku në Londër.
Një projekt tjetër tepër ambicioz i konceptuar nga kolegu Bejtullah Destani, drejtori i
Qendrës për Studime Shqiptare në Londër, është një ribotim i tërësishëm i revistës Albania të Faik bej Konicës (1875-1942). Kjo revistë shumë e rëndesishme për kulturën shqiptare, organi kryesor i shtypit shqiptar në fillim të shekullit të njëzetë, me rreth 2500 faqe, parashikohet të dalë në tre vëllime, kuptohet nëse gjejmë fondet e duhura.
Vitin tjetër kam ndërmend të ribotoj, bashkë me kolegun Destani, veprën e njohur
Researches in Greece (Kërkime në Greqi, 1814) të diplomatit anglez Uilliam Martin Lik
(William Martin Leake, 1777-1860), e cila trajton në një masë të madhe shqiptarët dhe
përfshin jo vetëm një gramatikë të hershme të shqipes por edhe një fjalor greqisht-anglishtshqip prej 2000 fjalësh.
Një figurë mjaft e njohur në fushën e albanologjisë është antropologia skoceze
Margaret Hasluk (Margaret Hasluck, 1885-1948) e cila nga viti 1935 jetoi për trembëdhjetë vjet në Elbasan. Ajo është autore e disa librave, përfshirë studimin e parë anglisht për Kanunin. Kam në shtëpi një dorëshkrim të saj që do të dëshiroja të botoja.
Është fjala për një koleksion të madh përrallash shqiptare të përkthyera prej saj në anglisht, një vepër prej më shumë se 500 faqesh të daktilografuara. Ndër botimet e Qendrës për Studime Shqiptare në Londër do të dalë së shpejti edhe një vëllim tjetër për Hasluk-un me titullin e bukur: Our Woman iin Allbaniia: the liiffe off
Margarett Haslluck,, Schollar and Spy (Gruaja jonë në Shqipëri: jeta e Margaret Hasluk-ut, shkencëtare dhe spiune).
Aubrey Herbert (1880-1923) është një figurë shumë e rëndësishme për Shqipërinë në
Angli. Ai ishte vëllai i Lord Carnarvon-it i cili kishte zbuluar thesarin e famshëm të
Tutenkhamen-it në Luginën e Mbretërve të Egjiptit në vitin 1923. Si deputet në parlamentin britanik në vitin 1911, Herbert-i luftoi për çështjen shqiptare dhe themeloi Komitetin Shqiptar i cili ka përkrahur çështjen shqiptare në Konferencën e Londrës. Ishte miku i ngushtë i Isa Boletinit. Më vonë, ai themeloi dhe, bashkë me Edith Durham-in, drejtoi Shoqatën Anglo-
Shqiptare. Pak njerëz sot dinë se një fshat i Kavajës mori emrin e tij, Herberti, tani Helmasi.
Herberti vdiq herët, por la një dorëshkrim me rëndësi albanologjike, ditarin e tij. Shpresoj se
do të mund të botojmë edhe këtë ditar mjaft interesant për historinë shqiptare gjatë periudhës
së pavarësisë.
Mbase më pak i spikatur është diplomati dhe shkrimtari anglez Vandaleur Robinson
(1902-1990), autori i librit të njohur Allbaniia’’s Road tto Freedom (Rruga e Shqipërisë drejt
lirisë, Londër 1941). Si ushtarak dhe diplomat në Shqipëri në vitet 1945-1946, ai pati
mundësi të marrë pjesë si vëzhgues në proceset gjyqësore komuniste gjatë të cileve u dënua
ajka e inteligjencës shqiptare. Unë kam veprën e tij anglisht në formë dorëshkrimi të
daktilografuar për këto procese të frikshme politike në vitet e para të pushtetit komunist dhe
do të dëshiroja ta botoja.
Dervish Duma (1908-1998) nga Borshi i Himarës erdhi në Angli në vitin 1933. Ai
punoi për legatën shqiptare në Londër në kohën e Zogut, dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore
transmetoi programin shqip të BBC-së. Deri në vdekjen e tij në vitin 1998, Dervish Duma
njihej si figurë qendrore e komunitetit shqiptar në Angli. Para një muaji, emri i tij hyri, i pari
shqiptar, në botimin prestigjioz Diicttiionary off (attiionall Biiography (Fjalori i Biografisë
Kombëtare) botuar në Oksford. Parashikojmë të botojmë shkrimet e tij në një vëllim me
titullin Letttters iin Liiffe (Jetë në Letra), ku përfshihet letërkëmbimi i tij ndër të tjerë meMid’hat
Frashërin, Edith Durham-in dhe Margaret Hasluk-un.
Ndër vepra të tjera që parashikohen të botohen në Londër nga Qendra e Studimeve
Shqiptare janë: korrespondenca e arkeologut të njohur britanik Sir Arthur Evans (1851-1941)
e cila lidhet shumë me Shqipërinë dhe Kosovën, artikujt e Elena Gjikës (1828-1882), një
histori të Shqipërisë anglisht prej Gjenço Naçit, një histori tjetër të Shqipërisë anglisht prej
Tahir Zavalanit (1903-1966), dhe një vepër të panjohur anglisht nga Vaso Pasha (1825-1992).
Gjermanisht duhet të përmendet një vepër tepër interesante e Ekrem bej Vlorës
(1885-1964). Ekrem beu, pinjolli i derës së madhe të Vlorajve, njihet si autor i memoarëve të
bukur Lebeneriinnerungen (Mynih 1968, 1972), përkthyer shqip me titullin Kujjttiime (Tiranë
2002), dhe së fundi edhe turqisht (Stamboll 2006). I pabotuar mbeti dorëshkrimi i tij i fundit.
Është fjala këtu për veprën Beiitträge zur Geschiichtte der Türkenherrschafftt iin Allbaniien: eiine
hiisttoriische Skiizze (Kontribut për historinë e sundimit turk në Shqipëri: një skicë historikë).
Kjo skicë prej 1200 faqesh (!) është në fakt një vepër monumentale e hartuar prej tij dhe
baroneshës Marie Amalie von Godin (1882-1956) në Romë në vitin 1956. Libri sapo u
daktilografua si version elektronik dhe mbetet për t’u parë nëse mund të botohet gjermanisht,
mbase më vonë edhe shqip.
Do të doja të thoshja edhe dy fjalë për fotografinë shqiptare sepse është një fushë e
veçantë e albanologjisë e cila më intereson shumë kohët e fundit. Sapo botova në Prishtinë
një album të madh me disa koleksione të fotografive historike të Shqipërisë. Koleksioni më i
vjetër është ai i fotografit hungarez Jozef Sekeli (Josef Székely, 1838-1901) i cili shoqëroi
babain e albanologjisë Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn, 1811-1869) në
ekspeditën e tij nëpër viset e Drinit e të Vardarit në vitin 1863. Pesëdhjetë fotografitë e bëra
në atë vit prej Sekelit janë nga më të hershmet në Ballkanin jugperëndimor. Të përfshirë në
botimin tim me titullin Wriittiing iin Liightt // Driittëshkronjja janë edhe koleksionet e albanologut
hungarez Baron Franc Nopça (Franz Nopcsa, 1877-1933), dhe të albanologut austriak, Maks
Lamberc (1882-1963), si dhe shumë fotografi të oficerëve të Misionit Ushtarak Holandez në
Shqipëri në vitin 1914.
Një koleksion tjetër të paktën po kaq i bukur është koleksioni i parë fotografik me
ngjyra i Shqipërisë dhe Kosovës. Kam ndërmend të botoj këtë koleksion francez gjatë muajve
që vijnë. Ai përfshin pamje të mahnitshme të Durrësit, të Tiranës, të Shkodrës, të Prishtinës
dhe të Prizrenit në vitin 1913, një kohë vendimtare për historinë shqiptare.
Ekzistojnë edhe koleksione të tjera fotografike që mund të ishin mjaft interesante për
botim qoftë si album, qoftë në internet. Ndër ato janë fotografitë e Dervish Dumës, fotografitë
e ushtarakut anglez Derëll Ouklli-Hill (Dayrell Oakley-Hill, 1898-1985) të viteve 1930,
koleksioni i Margaret Hasluk-ut - rreth 40-50 fotografive të Shqipërisë nga vitet 1930, dhe
albumi fotografik i Vandeleur Robinson-it të viteve 1945-1946.
Para një muaj në Londër pata kënaqësi të shihja për herë të parë koleksionin
fotografik të Edith Durham-it, pothuajse të panjohur deri tani. Prej saj ka një kuti druri prej
50 diapozitivësh nga vitet 1903-1914 me titullin Scuttarii and tthe Triibes off (ortthern Allbaniia
(Shkodra dhe fiset e Shqipërisë së Veriut). Ka edhe rreth 50 fotografi të tjera të Shqiperisë në
letër me dimensione të ndryshme, si dhe shumë fotografi të Malit të Zi (1901-1908), të
Bosnjes, të Herzegovinës, të Kosovës, të Serbisë dhe të Ohrit.
Pra, këto janë disa ide projektesh, me të cilat shpresoj të frymëzoj edhe albanologët e
pranishëm këtu për të vazhduar punën tuaj të rëndësishme, në mënyrë që Shqipëria, Kosova
dhe shqiptarët në përgjithësi të kuptohen dhe të vlerësohen në mënyrë të duhur kudo në botë.
[Kumtesë për konferencën: Sttudiime Fiillollogjjiike Shqiipttare, Akademia e Shkencave dhe e
Arteve e Kosovës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Prishtinë, 21-22 nëntor 2007 / Paper
read at the conference: Allbaniian Phiillollogiicall Sttudiies, Academy of Sciences and Arts of
Kosova, Prishtina, 21-22 November 2007]


4 July 2008 @ 4:11 pm
Dr. Elsie ka bërë dhe po bën me të vërtetë një punë të shkëlqyer. Jemi me fat që ka të huaj që janë kaq të interesuar në gjuhën shqipe, se të ishte për ne…
4 July 2008 @ 6:06 pm
Sa inat i kam keta te huajt tipike orientaliste qe vijne bejne kariere me ndonje vend “jashte harte” per koleget ne vendet e tyre. jo vetem sigurojne karieren e tyre, po tani u dashka dhe ti respektojme per faktin e thjeshte qe po na hedhin qurrat. Ca kam pare nga Elsie deri tani eshte vetem cik me lart nivelit medioker.
4 July 2008 @ 6:50 pm
E pse nuk dashke me rrespektue Elsien ti?
4 July 2008 @ 11:25 pm
Thjesht fakti qe merret me Shqiperine nuk duhet te ndjelle respekt automatik. Elsie ka botuar mbi letersine shqiptare, ka qene OK per mendimin tim. Ky shkrimi me lart thjesht rrjeshton kush ka thene cfare ne lidhje me Shqiperine po ne nje kohe te caktuar - fillimi i shekullit te kaluar. Gjithato “kujtime,” “vezhgime te mprehta” dhe “humor i kendshem” kane qene ne shumicen e rasteve komplet brenda temes “bamiresia dhe kersheria europiane zbulon kafshet e cuditshme ne kopshtin zoologjik natyral shqiptar.” Elsie i perkthefte e botofte te gjitha sa thote, po nje sy pak me i mencur do fitonte cik me teper respekt. Per mendimin tim.
4 July 2008 @ 11:50 pm
E mo; ti nuk e honepske dot Elsien, se ca te huaj keshtu e ashtu…
Po ti vete? Ate emrin Eddie ta kane vene prinderit? Jo per gje, po Eddie shqip nuk ka! Ndoshta dhe ty ta paska qejfi te jesh i huaj; po i huaj qe kritikon ata te huaj qe mendojne per nje Shqiperi qe pretendoke te jete dhe jotja.
Nga ana tjeter, nje pergjigje me vend e Elsies do te ishte:
“OK”. - Term lindur nga sherbimi postal amerikan ne vitet 60. Fillimisht ishte i formes “a o k”, me “a” perpara meqenese eshte zanore (tingull) e mprehte dhe ben qe “OK” te degjohet qarte.
Mendohet qe te kete lindur nga tekniket e sherbimit postal qe hipnin maje shtyllave dhe e kishin veshtire te degjoheshin.
Me vone, ky term u pershtat edhe nga radiot, e filloi te hynte ne perdorim te gjere.
Morali: “OK” vetem shqip nuk mund te jete.
5 July 2008 @ 12:05 am
o zotrules, prinderit me kane vene emer tjeter qe e kam shume te bukur e degjohet gjithandej ne shqiperi, aq sa dridhesha ne cdo klase ku kam qene ndonjehere se kemi qene nga dy tre veta e s’dija ne me ra mua ne koke a ndonje tjetri kur therriste mesuesja ne drasa e zeze. eshte emer shqiptar aq sa dhe nuk eshte emer shqiptar me origjine (as grek s’eshte - ta sqaroj qe mos marrin kot nja 50 veta tani).
kam njohur shume qe vijne ne shqiperi si “eksperte” demokracie a te ndonje fushe tjeter, bejne nja ca mije dollare per pak muaj, rregullojne CV-ne, trajtohen shkelqyshem, e pastaj kthehen bejne dhe phd-ra ketej me “eksperiencen” qe kane fituar. nuk i honeps dot fare se shumica vijne kunguj e largohen ftoj. po s’kam c’tu bej, hallall me mbetet tu them se si tranzicion hesapi.
Elsie’n nuk e njoh personalish, po s’e kam problem qe eshte i huaj. Ne rastin e tij, e thashe me lart ku e kam hallin.
5 July 2008 @ 12:11 am
Zotrules
1) OK është shkurtim i shprehjes në anglisht All Correct. Me sa kuptoj nga flamuri banon në Mbretërinë e Bashkuar dhe duhet ta dish më mirë!?
2) Për sa i përket albanologut të shquar francez Dr. Robert Elisie unë besoj se ai ka bërë shumë herë më shumë për ne shqiptarët se disa “albanologë të shquar” shqiptar të edukuar me mësimet e partisë e të xhaxhit Enver.
3) Mos harroni se Elisie është djali i tezes së Mbretit Leka I.
5 July 2008 @ 12:25 am
Peshkaqen… ik bej detyrat njehere.
1. OK shurtim i “all correct”? Futja turshi tani…
2. “se disa” qe perdor ti me lart, dmth te mos ja kesh idene per cfare po flet.
3. Me drejtohesh mua per Elsien… Ti asqe e di se cfare mendimi kam une per te. Natyrisht, ajo qe kam shkruar me siper ishte shume e veshtire per ty per t’u kuptuar…
4. Kush po e rrun per Leken!!!
5 July 2008 @ 12:34 am
Eddie, po cfare CVje rregullon me Albanologji, aman. Ka njerez qe as nuk kane degjuar ndonjehere per ne.
Sa per doktoraten, po e mbrojti me shqipe dhe albanologji, e gezofte! Nuk e mbrojne dot shumica e shqiptareve; ai e meriton!
E imagjinon dot ti nje i lindur ne vendin me te fuqishem te botes(ai ka lindur ne Kanada, po njesoj si Amerika eshte dhe aty, pastaj, komshinj hesapi) te interesohet per gjuhen dhe kulturen e nje vendi gati te padegjuar, si puna jone? Edhe kur degjohemi, ne shumicen e rasteve degjohemi se kemi bere ndonje te pabere.
Behesh dot ekspert i ndonje gjuhe tjeter te ndonje fisi nga Guineja(e re), a Amazona, a ndonje ishulli te paqesorit? Te fitosh dhe doktorate? Eshte arritje gjithsesi, po dyshoj se do te te lidhte ndonje grimce interesi…
5 July 2008 @ 12:45 am
Qafiro, c’te ka patur kompjuteri mer vlla? Apo te eshte penguar gishti ne tastjere? Ato iiiiii-te, llllllll-te, ttttttt-te kane rene pa karar; sikur t’i hidhje fasuleve dy here kripe.
Plus, qy Vaso Pasha, na pika shendene te gjitheve; 167 vjec! I modh vallahi.
5 July 2008 @ 12:50 am
e di qe ka lindur ne kanada, po gjerman e kam ditur jo francez. plotesisht dakort me piken 4. ndaj peshkaqenit… hehe.
zotrules, gjuha shqipe ka qene gjithmone me interes per linguistet mbare botes per arsyen se eshte grup me vete brenda familjes se vet te gjuheve. Eqrem Cabej ka pataksur shume ‘albanologe’ ne kohen e vet, te huaj e te vendit, duke hedhur dyshime te vazhdueshme mbi gjysem-tezat e tyre ne lidhje me prejardhjen e shqipes. ate lloj pune respektoj une, te rrime shtrember e te flasim drejt hesapi.
ca gjera qe thashe me lart nuk i perkasin rastit te Elsies, megjithese mund te vazhdoja argumentin sic e kisha ne pergjithesi po mos zgjatem.
Ai ka shkruar mbi letersine shqiptare te vone, ne mos gabohem, por asnjehere nuk me eshte dukur kompetent te notoje ne ujrat e rrembyeshem te temes se nderlidhjes midis letersise dhe disidences, nje teme ne te cilen vete Kadareja dha nje lek te hynte ne valle e po jep 100 e prape s’po del dot.
Elsie vete, dhe pritja e tij ne Shqiperi, nuk me kenaq per dy arsye. Kohet kane ndryshuar, po ne jemi stakuar ne mentalitetin e shekullit te kaluar kur ceshtja kombetare lidhej me njohjen e “vlerave te kombit” jashte shtetit. Ka qene gjithmone orientaliste, pra thike me dy presa. Njohje, po e nje rangu te trete, qe hyn ne pune momentalisht dhe te demton ne afat te gjate.
Sot vlerat s’para kane komb, s’pyet shume njeri. Sa me fort te perpiqesh ti lidhesh me nje komb, aq me shume marrin ngjyrime raciste, se atehere u duhen mohuar komshinjve jashte kufirit. Mua as nuk me pelqen vete ideja e albanologjise - duket sikur i mbyll studimet ne nje kafaz. ke degjuar ndonjehere per amerikanologji apo anglologji?
Ata qe bejne shume per ne shqiptaret kane qene ata qe kane dhene mijera dollare per editoriale ne gazeta te medhaja, per ceshtjen e kosoves bie fjala. ose qe te blejne “miqesi” kongresmenesh te vendeve qe i pin uje vota.
nejse u zgjata. s’po them qe s’meriton c’ka bere. po them qe eshte just another guy going about his business. pike.
5 July 2008 @ 1:00 am
edhe car ndodh kur interesohen? bie flori nga qielli ne vendin e padegjuar? Amazon-i ku ta gjej ti mbaj larg mor burre
Edhe fiset nga Guineja s’ia kan pa hajrin me duket…
5 July 2008 @ 6:56 am
Hall te na perfillin te huajt, hall te mos na perfillin
Bravo per punen qe ben Dr. Robert Elsie.
5 July 2008 @ 9:10 am
Artikulli dhe puna e ketij studionesi ishin per tu pershendetur, pavarsisht seç thote ndonje ketu. Me interes do te qe qe ndonje historian shqiptar dhe shtepi botuese, te merrte kontakte me kete albanollogun ketu, dhe te perpiqeshin te botonin ato qe s’jane botuar, apo te pakten ti perkthenin dhe ti fusnin ne internet.
5 July 2008 @ 1:40 pm
Nuk kutpoj kritikat per Dr. Robert Elsie.
Sic thot dikush mbase nuk eshte pune e mjafteushme, ose vetem e koheve te fundit, le te kete dhe ambizia personale, cfare na prish pune ne ? Nga kjo ceshte kemi vetem per te fituar, nje person me shume qe flet per shqiperine per vlerat dhe traditat kulturore te saj, duke njohur te kaluaren mund te kuptosh te tashmen dhe te ndertosh te ardhmen !!!
Prandaj para se te kritikojme kot punene e te tjereve, le te mendojme si sillemi ne me kulturen tone, po vazhduam shume do flasim gjithcka tjeter pervec se shqipes.
Gjuha identifikon nje popull dhe tipicitetin e tij, sidomos shqipja qe eshte pranuar si nje nga gjuhet me te vjetra te botes.
Ne kemi nje gjuhe qe per fat te keq nuk ka qene kurre e shkruar, dhe te tera dokumentat dhe librat e kohes ishinte shkruara ne latinisht apo greqishte antike, duke humbur me dashje e pa dashje nje pjese te madhe te kultures tone.
Do te me pelqente qe vlerat shqipetare te njiheshin ne tere boten, sepse jetoj ne Itali dhe akoma kur me pershendesin nga nje her me me thone : “Dobro”
Po te qif..a ropt i them une, nuk jam Sllav, e mire nje soje jeni ju, flisni nje gjuhe me pergjigjen ata , dhe nuk me ndodh me njeres fshatar, por me docente universitar dhe persona te emancipuar !!!
Pra do te me pelqente qe te tere te njihnin se vlasim gjuhen tone se kemi traditat tona, se “liburna” eshte Ilire dhe jo greke, se kane qene shume imperator romak shqipetare, se universiteti i imperatoreve ishte Apollonia, se Pirro ishte shqipetare dhe jo greke, se luftene ne kosove kunder Turqve nuk e bene Serbet por te tere ballkanet me ne krye serbet, qe ne Venezia ka qene nje universitet shqipetar se “Nene Teresa” eshte shqipetare etj akoma.
Prandaj te mendohemi dhe te jemi me aktiv per te mbrojtur kulturen tone pa e bastarduar ate, sepse do te ishte nje mallkim te humbin gjuhen tone, paraardhesit tane e mbajten te gjalle me mijra vjet, ndersa ne po e prishim ne nje menyre skandalose, mjaftoni te mendoheni per ndryshimete e fundit qe ka pasur gjuha jone; ste thote me njeri mirupafshim ( qe eshte dhe nje bekim, u pafshim mire) po ne emer te demokracise te thone e mire “hajde ciao”.
6 July 2008 @ 12:42 am
P.S.: është si është R.Elsi, puna e tij ishte gjëja e vetme që gjeta në internet për t’i bërë një jo-shqipfolësi një hyrje në letërsinë shqipe.