Identifikohu



Regjistrohu

Të kujt janë TRUPAT?

trupat.jpgNëse jeton në ShBA apo ke vizituar së fundi ka gjasa të kesh vënë re reklamat për ekspozitën BODIES, apo ta kesh parë ekspozitën që shfaq trupa të vërtetë njerëzorë, të ruajtur në mënyrë të përkryer në nëpërmjet një procesi relativisht të ri që njihet shkurt si plastifikim. Trupat janë herë të rrjepur nga lëkura për të treguar ndërtimin muskular, e herë të zveshur nga mishi për të treguar skeletin, apo të prerë feta feta si sallam për të shfaqur të brendshmet e të brendëshmeve. Kuruesit e ekspozitës, që janë kompania Premier Exhibitions, e përshkruajnë atë si të natyrës edukative-anatomike.

d.jpgGjithsesi BODIES është një biznes tërësisht privat dhe jashtëzakonisht fitimprurës. Me një çmim bilete mesatar rreth 25 USD dhe miljona vizitorë, BODIES është një nga ekspozitat më të suksesshme të viteve të fundit, me pavione në rreth 15 qytete amerikane, e të tjerë në Barcelonë, Madrid dhe Santiago, Kili. Sikur të most mjaftojë kjo, Premier Exhibitions ofron dhe mallra me fotot e kufomave, që nga filxhanët e kafesë, tek bluzat e batanijet. Trupat e ekspozuar janë në poza të ndryshme aktivitetesh njerëzore, disa janë sportistë, të tjerë instrumentistë, e të tjerë në lloj lloj rutinash njerëzore, disa prej tyre komike.

a.jpgPersonalisht nuk e kam vizituar ekspozitën, edhe pse një e tillë u hap kohët e fundit ndonja 20 minuta larg meje. Dijenia se trupat janë prej vërteti më ka bezdisur ca, e në këtë mënyrë “nuk jam bërë mbarë” të shkoj. Jo për të bërë anakronizëm, por në të gjitha kulturat e botës gjenden ritet e respektimit të të vdekurve, dhe kapërcimi nga nderim dhe prehje në paqe tek shfaqja e kufomave të pavarre në ekspozita për kureshtarët është vërtet radikal. Megjithë petkun shkencor që mundohet të veshë ekspozita, shfaqja e kufomave në publik nuk ka ndonjë rrënjë në praktikat e shkencës së anatomisë. Për nevojat e saj deri më tash kanë mjaftuar morgjet, dhe edukimi i publikut me trupin njerëzor kryshet kënaqshëm në shkolla. Nuk kisha menduar më tej për ekspozitën derisa një reportazh në tv, më çoi qimet përpjetë.

Nga vijnë këta trupa? Kush janë të vdekurit kufomat e të cilëve sodisin miljona sy e të cilët po pasurojnë bujshëm kompaninë Premier Exhibitions? Këto pyetje dhe shumë të tjera patën dhe gazetarët hetues të progamit 20/20 të rrjetit televiziv ABC që pak kohë më parë u vunë në gjurmë të origjinës së kufomave të BODIES. Shpejt ata zbuluan se edhe pse P.E. deklaron se trupat i merr nga laboratorët e Universitetit Mjeksor të Delianit, në Kinë në të vërtetë trupat vijnë nga një sipërmarrje private e quajtur Delian Medi-Uni Plastination Labs. Gazetari Brian Ross i ABC arriti ta gjejë “laboratorin”, një ngrehinë në një rrugicë të qelbur në periferi që nuk ngjan fort me një laborator, por nga ato pak çaste të filmuara nga brenda të jep përshtypjen e një thertoreje.

laboratori2.jpgQysh nga fillimi dyshimi më i kobshëm ka qënë që këta mund të jenë trupat e të burgosurve politikë që Kina i egzekuton rregullisht. Akoma më ligështues është fakti që Universiteti Mjeksor i Delianit mohon të ketë dhënë trupa të vdekurish pa familje për plastifikim. Në fakt shumica e trupave që shfaq ekspozita BODIES duken njerëz të rinj dhe të shëndetshëm, dhe jo si trupa të sëmurësht të braktisur. Prandaj, origjina e trupave të shfaqur anë e kënd mbetet një mister. Ata mund të jenë fëmijët e dikujt, prindërit e dikujt tjetër. Laboratori i plastifikimit në Kinë nuk pranon të komentojë. Që pas vitit 2006 Kina ka një ligj që ndalon eksportimin e kufomave për aktivitet fitimprurës prandaj Delian Medi-Uni Pastination Labs nuk pranon të komentojë, por as Premier Exhibitions nuk ka ndonjë ide të saktë se kush janë kufomat që blen nga Kina.

china_blackmarket_080215_ms.jpgPas tre muajsh hetime ABC News arriti të marrë rrëfimin e një personi që nuk pranon të identifikohet por që tregon se në të paktën një rast ka transportuar kufoma nga vendet e egzekutimit drejt laboratorit plastifikues që i shet trupat ekspozitës BODIES, duke bërë të parën lidhje konkrete midis të dënuarve me vdekje nga regjimi në Kinë dhe trupave të ekspozitës BODIES. Dr. Gunther von Hagens që është edhe krijuesi i metodës së plastifikimit për ruajtjen e trupave thotë se ai vetë nuk pranon të marrë trupa nga Kina sepse i ka qëlluar t’i kenë dërguar në të kaluar një trup që ai ka dyshuar fort se i përkiste një personi të torturuar dhe egzekutuar. Aksidentalisht hetimet mbresëlënëse të gazetarëve të 20/20 hedhin dritë mbi gjendjen konkrete të të drejtave dhe lirive të njeriut në Kinë, një çështje që prej vitesh është harruar jashtë axhendës së marrdhënieve ndërkombëtare.

Në mes të muajit Shkurt, pas shfaqjes nga ABC të reportazhit të trupave misteriozë hetime janë hapur nga autoritetet në Kinë dhe Nju Jork për të zbuluar nëse vërtetë po lulëzon nën hundën e të gjithëve një treg i zi kufomash njerëzore. A është biznesi i përfitimit nga vdekja për avancimin e dijes dhe shkencës apo makutëri e korporatave kapitaliste? Këto janë disa nga pyetjet që duhet ti bëjmë vetes përpara se të presim një biletë për të parë BODIES.

Blendi Salaj
peshkupauje.com

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

32 Komente »

  1. InfraRed thotë:

    13 Mars 2008 @ 1:31 am

    Isha ne kete ekspozite para nja 3-4 javesh. Me te vertete pershtyplenese. Ia rekomandoj cdokujt.

    Nqs jane trupa te ekzekutuarish, ath jane shume mire te perpunuar, sepse nuk dallohen shenja ose vrima plumbash ne koke ose pjese te tjera te trupit (i pashe vete me vemendje, sepse me vajti ne mend kjo qe thua ti).

  2. panatha thotë:

    13 Mars 2008 @ 1:44 am

    une po ashtu. ishte impresive, dallon nga fakti perse vete te vizitosh muzeun. po te kesh sentimente ose premisa te theksuara religiose mbase jo. per mua ishte dicka e bukur , do te shkoj perseri.

  3. losttext thotë:

    13 Mars 2008 @ 2:01 am

    e pashe kete emisionin, Blendo (ekspoziten vete s`e kam pare) dhe pyetjes tende te fundit mund t`i jepet pergjigja thjesht; shkenca nuk ka sesi perfiton nga keto lloj egzibicionizmash, sepse keto nuk i shtojne as i heqin asaj mundesine e studimit te trupave.

    Fitimi i mbetet teresisht kompanive qe merren me kete lloj tregu, kurse njerezia qe shkojne dhe shohin ekspoziten shuajne, ndoshta, nje kersheri te lindur tek njeriu per te pare me ata dy sy, te perbrendshmet e qenies njerezore.

    Pertej ceshtjes se perdhunes me trupin pas vdekjes, ketu eshte dhe komplikimi etik i trupave te te burgosurve politike ne Kine. Ata trupa ne ekspozite kane patur kushedi c`histori, kushedi c`pasione e me ne fund, kushedi c`familje qe kane lene pas.

  4. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Mars 2008 @ 3:10 am

    Hmm, pyetja më mirë do të ishte “Të kujt ishin trupat?” pasi faktikisht tani ato janë të ekspozitës. Kam parë dhe emisione të tjera ku tregonin për të burgosur politikë në Kinë që janë vrarë për organet e tyre. A nuk kishim dhe atë rastin në Shqipëri që një të ekzekutuar e kishin përdorur për mësimdhënie?

    Në përgjithësi, pasi njeriu ka vdekur, dhe nga ana personale pak rëndësi ka se ç’ndodh me trupin e njeriut. Varrimi dhe rite të tjera janë për të gjallët se të vdekurit kanë mbaruar, s’marrin më vesh gjë se ç’ndodh. Kuptohet që kjo s’do të thotë se kompani të tilla duhet të lejohen të tregtojnë trupat e të ekzekutuarve.

  5. shqipe@ou thotë:

    13 Mars 2008 @ 4:23 am

    Kjo shfaqje makabre duhet ndaluar, Trupi i neriut ka vlere, edhe i vdekur, une nuk do te shkoja kurre.

  6. edi thotë:

    13 Mars 2008 @ 6:49 am

    Se kuptoj pse nuk te pelqen shqipe per mua eshte cool fare.Per ata qe merren me biologji ose anatomi kjo eshte nje shfaqje per tu parr.Pastaj mos e shiko trupin e te vdekurit me syrin qe mos eshte gjalle apo jo, ka ikur me kohe lale.Trupat duhet te jene kinezet sic thote ABC,ku ka ze seshte pa gje thot populli.Vecse,bravo i qofte krijusit te kesaj shfaqe pasi i ka mbular krimet shume mire. Ska shenja goditje apo plumbi ne asnje trup.

  7. edi thotë:

    13 Mars 2008 @ 6:52 am

    p.s. por ka edhe shume njerez qe ja dhurojne trupin shkences.

  8. Selfmaderadio thotë:

    13 Mars 2008 @ 10:09 am

    Babai i Körperwelt-ekzibicion eshte Gunther von Hagens, dikur peddagog ne Heidelberg dhe tani ne NYC. Me poshte keni nje material nga wikipedia.

  9. traummädchen thotë:

    13 Mars 2008 @ 11:29 am

    Te tere ata/o qe mendojne se eshte normale qe me trupat e te ekzekutuarve te behen ekspozita te tilla le ta vene per nje moment veten ne vendin e k´tyre fatkeqeve ose le te mendojne per nje cast se kto trupa i perkasin familjareve apo te dashurve te tyre…e rendesishme eshte qe te mos dallohen shenjat e dhunes , apo jo ???????

  10. Male thotë:

    13 Mars 2008 @ 2:08 pm

    Do isha kurioz te shihja se sa cool do i dukej ndonjerit prej ketyre “brohoritesve” sikur te merrte vesh qe trupi i plastifikuar qe ka para syve i perket psh nje te afermi qe eshte zhdukur para shume vjetesh dhe per te cilin familjareve te tij u qan akoma zemra. Vertet shume cool!!!
    Profesionisti ka rastin ta studioje ne menyre mese te mjaftueshme ne morg apo laborator anatomine e njeriut. Masat kane ne dispozicion atllase te shkelqyera per te shuar kureshtjen mbi ndertimin e trupit njerezor. Cdo gje pertej kesaj eshte kureshtje morbide.
    Me tremb ky cshenjterizim i gjithckaje. Dhe me justifikimin se po edukon njerezit duke kapercyer pragje qe nuk duhen kapercyer, thjesht per fitim material, kapitalizmi ne vend qe te krijoje kesisoj njerez me te “ditur e me te informuar”, prodhon vetem gjysmake pseudo-inelektuale qe ndjenjat e tyre dine t’i shprehin vetem me fjale te varfra si “cool” dhe “funny”.

  11. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Mars 2008 @ 2:23 pm

    me thene te drejten me ngjeth mishin nje ekspozite e tille dhe nuk pranoj te shkoj.

  12. losttext thotë:

    13 Mars 2008 @ 2:31 pm

    Male, pikes i ke rene!

  13. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Mars 2008 @ 2:53 pm

    Kjo lloj ekspozite eshte prezantim i simptomave te shoqerise se sotme globale, nje shoqeri e semure te spektaklit qe kthen ne vlere spektakli edhe vete nekrofiline (ne kuptimin e kenaqesise vuajeriste duke u kenaqur duke pare kufoma). Se nga vine trupat dhe kush eshte historia e tyre personale edhe ka edhe ska rendesi per vizitoret e ekspozites makabre. Ka po aq rendesi per nje bleres DVD apo perdorues interneti sa edhe historia e nje femije qe perdhunohet e tregun e pornografise, ka po aq rendesi sa cka historia personale e nje prostitute te forcuar shqiptare per nje klient italian, ka po aq rendesi sa cka historia personale e femijeve salvadoriane qe punojne 14 ore ne manifakturat e cantave GAP per bleresin e ketye cantave ne Fifth Avenue. Thelbi i kesaj historie eshte se si ne shoqerine e sotme te lirise se tregut cdo gje eshte kthyer ne vlere, edhe vete kufomat qe kane humbur shenjterine e tyre si prone e botes se pertejme, edhe vete m… i Madones qe mund te shitet ne ankand, po ashtu si edhe vete jeta jone qe do te kthehej ne cast ne hic ne se kjo do ti sillte para dikujt.

  14. odi thotë:

    13 Mars 2008 @ 2:57 pm

    Fakti qe keta jane njerez te vertete qe Zoti e di si kane vdekur me ben te ndihna keq, as qe flas per naj vizite te mundshme ne ndonje ekpozite te ketij lloji. Juve qe po ju pelqejka kjo “Veper” pom shtini me mendu se nimend paska prej juve pak disa me nuanca nekrofilike! E Frikshme! tung

  15. Ner thotë:

    13 Mars 2008 @ 3:48 pm

    Kurioziteti qendron po do te me krijonte probleme ndergjegjia me pas. Qe duke pare foton e pare, nuk po vazhdoja dot me tutje. As une nuk do te shkoja ti shikoja.
    Per sa i perket idese per te ndihmuar shkencen etj. me perdorimin e trupave, nuk ka vend te rrije. Ata jane aq te zote sa ti krijojne artificialisht trupat njerezore dhe biles te duken me mire se te vertetet.
    Dhe po ta shikoja si besimtar, nuk do shqetesohesha shume. Ka nje ekuliber ne kete bote qe rrjepjet e atyre trupave i sistemon me rrjepjen e “shkencetareve” atje ku s’jua pret mendja.

  16. sui Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Mars 2008 @ 4:41 pm

    Ka dy aspekte ketu:Nese trupat jane dhuruar nga vete personat perpara vdekjes, jemi brenda rregullave etike dhe nje projekt i tille do ishte disi me i pranueshem. Por nese jane marre nga njerez te dhunuar fizikisht apo te burugosur, atehere veshtire se mund te kalosh i qete para trupave per te admiruar pjeset anatomike te reklamuara…
    Ceshtja eshte qe ne ekspozite nuk besoj te shpjegohet historia e ketyre njerezve dhe personalisht do e kisha te veshtire ta vizitoja. Por ndoshta do e beja.. kurioziteti qenka ndonjehere me i forte se te gjitha parimet/moralet apo ndergjegja…..

  17. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Mars 2008 @ 5:23 pm

    Per Sui
    Problemi kryesor per mendimin tim eshte se sido qe te jete historia personale e origjines se trupave spektakolar, kjo ekspozite eshte nje standart me i larte i bashkefajesise kolektive ne kete ekonomi prostitucioni ku trupi eshte nje mall qe prodhon para. Ky eshte thelbi i problemit. Nse sot njerezit mesohen me ca perdorimin spektakolar te kadavrave, neser mund te mesohen edhe me procesin e spektaklit eutanazistik te vdekjes artificiale (vrasjes) se robve per tu kthyer ne vepra arti. Nuk e di pse me kujtohet ne kete rast 2 filmat e mrekulluesehm te prodhuar nga Tarantino “Hostel” dhe “Hostel2″ ku njerzit rrembehen dhe vrasja e tyre shitet e kuotuar ne ankand per te kenaqir njerez te pasur qe ndjejne kenaqesi te reja sadiste. Nuk ka rendesi nese trupat u dhuruan apo u vrane, e rendesishmja eshte perdorimi i trupit njerezor si mall!

  18. sui Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Mars 2008 @ 5:54 pm

    Altin, jam dakord. GJithsesi qellimi i artit keto kohe eshte te ngjalle provokim - dhe ky projekt e arrin kete me se miri. Pastaj, nese na pelqen apo jo kjo eshte ceshtje personale

  19. Idris thotë:

    13 Mars 2008 @ 6:07 pm

    Thelbi i kesaj shoqerie si te duajeni quajeni , te shkare , te lajthitur ,te perkoheshme a e ARDHME eshte se;
    -Kjo shoqeri mbeshtetet te ka PARIMI UNIVERSAL-PARA PARA PARA .
    Dhe ne cdo kohe do te kete njerez me para ne xhep ,qe do te shpenzojne per keto cfaqje te cdo fushe .Ata do te ndiejne ,do te jen fargmentaret, propogandusit e nxitsit e mediokerve te perkohshem,qe e shndrojne ne burim te ARDHURASH( BIZNES) edhe nje eksopozite me te dhjerat e Elefanterve te USHQYER ndryshe ne situata e vend e te NDRYSHME.
    Asnje gjer per tu habitur. Prirja e kohes eshte FRAGMENTARIZIMI (copezimi ) i shoqerise ne infinit n/produktesh te veprimtarise,vezhgimit e prurjes se fantazive e praktikave sipas shijes se grupit ose individit.
    Asgje e re nga FRONTI i FITIMIT.
    Ta Haje kush ta Haje.

  20. Male thotë:

    13 Mars 2008 @ 6:30 pm

    Sui thote:

    Por ndoshta do e beja.. kurioziteti qenka ndonjehere me i forte se te gjitha parimet/moralet apo ndergjegja…..

    …Pastaj, nese na pelqen apo jo kjo eshte ceshtje personale

    ————————————————————–

    Sikur gjerat ne shoqeri te ecnin sipas qejfit, deshires dhe mundesise se gjithsecilit, pa pergjegjesi, pa kryengritje ndaj shemtive morale sociale, atehere nuk guxoj te perfytyroj se cfare shoqerie do ishte. Fatmiresisht nuk ndodh perhere keshtu, sepse ka ende njerez me ndergjegje dhe me nje ndjenje drejtesie te pacenuar. Perderisa te mendojme se e drejta e informimit, liria seksuale, e “liri” te tjera te njeriut, te stisura dekadat e fundit, nuk kane kufi e cak dhe perderisa te mendohet me naivitet qe keto lloj lirish e te drejtash personale nuk e cenojne direkt apo indirekt bashkeqytetarin, atehere shoqeria do shkoje drejt katastrofes.

  21. Genty thotë:

    13 Mars 2008 @ 7:44 pm

    Qe kur e shef ne surrat krijuesin e kesaj ideje Gunther von Hagens, e kupton qe ske te besh me shkence por me marrezi njerezore. Ai ka pamjen e nje mbetjeje te laboratoreve naziste. Nuk e kuptoj si e lejojne te ekspozoj trupa te vdekur pa vertetuar ne fillim preardhjen dhe kontraten e te ndjerit qe trupin ja fal kesaj kompanie pas vdekjes. Dhe kjo po ndodh ne mes te amerikes.

  22. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Mars 2008 @ 8:07 pm

    Sa per sqarim, Dr. Gunther von Hagens, zbuluesi i metodes se plastifikimit NUK bashkepunon me ekspoziten BODIES. Dr. von Hagens vazhdon te kryeje plastifikime ne laboratoret e tij ne Gjermani por kembengul se nuk pranon trupa nga Kina por vetem trupa europianesh dhe amerikanesh qe i dhurohen me deshiren e te ndjereve, dhe shprehet se ajo qe po ben Premier Exhibitions eshte “rrembim i shkences nga makuteria e korporatave…”

  23. Etrusk thotë:

    13 Mars 2008 @ 9:44 pm

    O Blendo,

    Na rrenqethe mishin more burre, po ca dreq korporate eshte ajo qe nxjerr kufomat e njerezve te care qe publiku te shikoje si perbehet trupi.
    Eshte e dukshme qe koftlargu tashme eshte mes nesh, zoti na rujt prej vetes sone!!!! :(

  24. Artian thotë:

    13 Mars 2008 @ 10:23 pm

    Keto expozete te kallin krupen jane teper cnjerezore..nuk e kuptoj kete mani djallezore,vetem per te bere para…!1

  25. Julius Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Mars 2008 @ 12:38 am

    Romaket e lashte ishin me te respektueshem para kesaj shfaqjeje. Ata shihnin njerez tek vdisnin. Sot po soditim te vdekurit. COOL qe cke me te.

  26. alfonci thotë:

    14 Mars 2008 @ 12:58 am

    Une e kam vizituar nje nga keto para disa muajsh pasi ne njera prej klasave do te shkonte per ta vizituar.

    Jam habitur, eshte nje gje shume shume mahnitese.

    Ne fillim kishte nje shkrim ne spanisht qe thoshte “MOMENTE MORI”, qe do te thote kujtohu qe jeni i vdekshem.

    Ishin me shume sesa 1600 persona vullnetare qe kishin pranuar te dhuronin trupin e tyre pasi te vdisnin.

    Eshte rrenqethese, dhe tregon madheshtine e funksionimit te trupit te njeriut.

  27. edi thotë:

    14 Mars 2008 @ 7:05 am

    Qe eshte cool eshte,varet care dege keni studjuar apo studjoni ju o vellezer.Nese dikush ja ka dhuruar trupin shkences pse jo mos te perdoret nga shkenca.Care ndryshimi ka nga Bruce kufoma, 1 muaj me pare qe une e hapa dhe pashe mushkerine e bere zi nga duhani,pashe dhe studjova trachean, melcine etj.
    Por ju kuptoj, nuk eshte normale te perdoren trupat e te vrareve nga qeveria Kineze,aty jam dhe une me ju.
    Pastaj shumica juaj e ka bere kete histori lemsh, Blendi jua sqaroi mire, jane kompani te tjera te cilat po perdorin trupat e te burgosurve e jo Dr. Gunther von Hagens.Me mire hidhini nje sy kesaj vidjoje http://youtube.com/watch?v=LQLjOWp34O8

    Pastaj mos na hapni barkun kot me romak e grek, se skane pasur respekt per trypat e te vdekurve,ik e pysni camet ku greket ja hidhnin femijen 2 muajsh ne ajrer dhe bajoneta e priste poshte..

  28. Male thotë:

    14 Mars 2008 @ 12:31 pm

    Po jo te gjithe do behen mjeke o Edi. Ti ke ku t’i studiosh kadavrat. Pse duhet t’i shohin te gjithe ne nje muze? Te lutem perpiqu te kuptosh dallimin.

  29. preparat Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Mars 2008 @ 1:39 pm

    Per ata qe duan t’a shuajne kureshtjen ne menyre virtuale, kjo faqe mund te jete nje fillim i mire.

  30. Kolt thotë:

    14 Mars 2008 @ 3:34 pm

    Une i kuptoj shume vete me siper qe u pelqen dicka e tille te shikosh organet nga brenda e per te mesuar me shume per trupin e njeriut etj, por po te ishin te krijuara vete jam dakort.
    Por te mendoj se kto jane trupa te balsamosur me rrenqeth trupin!

  31. loer kume thotë:

    15 Mars 2008 @ 11:40 pm

    ato “cool” dhe “funny” beni mire tu gjeni vendin…
    jo po, te marrim dhe ndonej nipce 1 -3 vjec me vete ne ekspozite, te mos fleje per 6 vjet rrjesht… pfff.
    une do isha shume kurioz ta shihja kete ekspozite. por nuk do thoja me ritme psiqike pseudointelektuale, “aaa! coool!” me ata syte e habitur dhe te zgurdulluar si idiot.
    sepse kjo ekspozite eshte njekohesisht, sa kurioze, aq dhe makabre ne trajtimin qe u behet kufomave.
    habitem si asnjeri nga ju ketu, nuk paska pare filmin “anatomy” 1. do kishit pare se si i kepusnin njerezit e shkrete, dhe te nesermen fjala vjen, ai njeriu shkrete ishte nje skulpture e bukur demostrative si puna e ketyre ketu. sepse mendoni mire, kush do doje te shkoje te shohe trupin e nje 100 vjecari aty?
    ok, plastifikimi qenka i papare, por, pa tendenca marksiste o vellezer, keto infiltrime te kapitalizmit deri ne nivel qelizor me duken hiperbolike.
    uroj te mos humbasin nejrez e te gjehen rastesisht te plastifikuar ne ndonej muze.
    anyway, ne kujtim te “che” :))
    http://it.youtube.com/watch?v=Jz8wU9DdbqU

  32. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Mars 2008 @ 12:04 pm

    Nuk jane tendenca marksiste por jane tendenca alterglobaliste!

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.

  • Komentet e fundit

    • sol-nox: une matura 2000 ke qemal stafa, (kam lindur two years after the tennin... Dhe ishte konflikt
    • Peshku Fluturues: C'ke me ne o Sol. Ne u plakem. Une jam Matura 1981 e Ismail Qemalit.... Dhe ishte konflikt
    • emigrant: ten-ned on October 10, 1980. PS fifteen days before the october revol... Dhe ishte konflikt
    • sol-nox: obobo sa paska vujt ai i banjos, i thone 28 vjet... te kronike ne gur ... Dhe ishte konflikt
    • emigrant: @Bostonian vetem: shiko sol-noxin me siper: perdor fjalen ulurime "lek... Dhe ishte konflikt
    • Peshku Fluturues: Sol-nox, faleminderit. Po punoj qe t'i permbledh te gjitha po s'na len... Dhe ishte konflikt