Të bardhën po, të kuqen jo… (!!)
- Të bardhën e pi, pa problem, - i tha ai i ftuari në studio, “këngëtar” mavria.
- E bardha, ok. Kuptova. Po të kuqen jo? - e pyeti gazetari VIP pa iu dridhur qerpiku, sikur po fliste për ekipe futbolli.
- Vetëm të bardhën. Shiko or burrë, - e sqaronte ai tjetri si snob kompetent, - kokainën e pi gjithë bota, s’ka problem, po ama të kuqen nuk e afroj unë asnjëherë, jo, jo.
- Shumë mirë – e vlerësonte VIP-i. - Tani na trego pak historinë e klipit tënd, pra një vajzë me bikini në plazh që provokon një djalë, apo jo? Jepi… – e nxiti VIP-i. – Hë pra… historia e klipit.
- …Nuk e di or burrë, më ngatërrove tani, - “këngëtari” s’fliste.
- Iii, u bukos ej… Ok, ok. Tani te ajo drita e kuqe do thuash “Ledio të lutem”.
- Ledio të lutem!
Ky ishte dialogu që dëgjova të dielën pasdite në TV, ndërkohë që sa po rrufisja një kafe në këmbë në shtëpi, kur dëgjova time bijë 9-vjeçe që sapo ishte çuar nga gjumi, dhe më pyeti: “O ba, çfarë ishte ajo e bardha dhe ajo e kuqja që thoshte ai xhaxhi”.
Ca i pataksur siç isha, me këtë më ra pika fare. Dhe aty për aty mallkova veten që bëra atë që prej goxha kohësh nuk e bëja: ta ndaloja pra telekomandën tek ritransmetimi i atij emisionit të së premtes në darkë të atij gazetarit VIP. Qoftë edhe për pak sekonda…
Sepse, megjithëse ky fakt mund të mos ketë fare rëndësi për këtë gazetar VIP, në familjen tonë, ne kemi vendosur që mos të shikohet më emisioni i tij VIP. Prej goxha kohësh, fatkeqësisht. E kemi bërë atë zgjedhje pikërisht për shkak të dialogëve skandalozë që shpeshherë atje dëgjohen, dhe për shkak të personazheve socialisht të kalbur që shpeshherë atje shikohen.
Jemi kujdesur pra që vajza jonë në prag të moshës së adoleshencës të mos marrë nga ai lloj televizioni modele perverse sjelljeje, pak a shumë si ai që pashë këtë të diel me atë këngëtarin “që merrte vetëm të bardhë dhe jo të kuqe”… Dhe, për të qenë i sinqertë, më ka ardhur keq kur vendosëm këtë “censurë” të detyruar familjare bashkë me time shoqe. Më ka ardhur keq sepse fillimisht, por edhe më vonë ndonjëherë, e kam vlerësuar jashtëzakonisht shumë atë emision për rolin emancipues që ka luajtur në shoqërinë shqiptare. Madje, edha tani mund të them se kam respekt për nivelin profesional të atij gazetari, por absolutisht aspak për parimet e tij etike.
Si prind dhe jo si bashkëmoshatar, dua t’i bëj disa pyetje VIP-it në fjalë si dhe atyre që e shohin. Disa pyetje që rrinin me kohë në kupën time e cila u derdh këtë të diel pasdite:
I nderuar VIP, në televizion a duhet të kenë prioritet parimet e etikës profesionale apo parimet e fitimit me çdo kusht të audiencës? A duhet të kenë televizionet rol në edukimin e shoqërisë, apo të jenë indiferente dhe pa asnjë përgjegjësi? A s’është e mundur që krahas informimit apo argëtimit shqiptarët të marrin edhe mesazhe të vërteta qytetarie?
Në televizion pra, a duhet të kenë prioritet parimet e përgjegjësisë shoqërore apo “parimet” e interesave personale (përfshirë ato seksuale)? Më konkretisht. A duhet që në televizionet tona, tema delikate si ajo e drogës të trajtohet me kujdes dhe si një plagë e shoqërisë sonë të papjekur, apo të shikohet me kuriozitet pervers thjesht si një temë “e paparë”? A është kjo pjesë e etikës profesionale?
Dhe së fundi, miku im VIP, nuk të duket tallës fakti që, kur trajton tema si seksi apo droga me lehtësinë tënde tashmë legjendare, ti përdor si alibi faktin që “ka kaluar mesnata, prandaj na lejohet ta lëshojmë gojën” dhe vendos edhe shenjat me minus sa të do qejfi ty, ndërkohë që e ritransmeton emisionin tënd në hapësirën më familjare të kohës televizive javore, pikërisht të dielën pasdite?!
Si këto ka shumë pyetje që do doja t’ia bëja atij bashkëmoshatari VIP, por e di që kjo që po shkruaj as do t’i bëjë fare përshtypje, dhe prandaj po e lë me kaq. Pastaj më duket vetja si kundër rrymës, sepse ai u hyn në punë të gjithëve dhe prandaj askush nuk merr guximin t’ia thotë këto…Veç kjo më shtyn t’ia bëj dhe një pyetje të fundit: A do ta lije fëmijën tënd të dielën pasdite të të shikonte ty me modelin “të bardhën po, por të kuqen jo”?!
*Pedagog në Departamentin e Gjeografisë në Universitetin e Tiranës

7 October 2008 @ 8:56 am
Ky eshte artikulli me i goditur qe kam lexuar ndonjehere ne kete blog.
I bashkangjitem plotesisht mendimit te autorit per kete palo VIP.Njeri me pervers nuk me kane zene syte ndonjehere.Cuditerisht, sa here qe une shpreh opininonin tim per kete emision, njerezia me hidhen ne fyt duke me “argumentuar” se eshte emisioni me i shikuar.Kuje… kuje… me vjen te qaj me oi, kur shoh se si flasin njerezia per Vipin ne fjale.
Ku po vemi o njerez?
Ne shqiperi, po legalizohen publikisht antivlerat. BBF-ja dhe emisioni i “Vipit” po e degradojne plotessisht kete popull.Te gjithe heshtin.Intelektualet e vertete perfundimisht jane vene perfund nga injoranca.
7 October 2008 @ 9:04 am
ëëëë ???? emancipues ???
O zot cna ka gjet !
Ky gazetari VIP emancipues, pikerisht me mungesen e etikes dhe gomarrlleqet e mban gjalle emisionin dhe fut para ne xhepin e vet. Po te mos ishte sjellja prej kafeneje, langoje, gojeleshuari nuk do ta shifte fare mileti dhe nuk do zgerdhihej pafund te premte e te diele gjithashtu.
Dashke etike ti nga ai qe pikerisht ate shet, joetiken !
Kam qelluar diku nje dite vere ne nje ambient zbavitje familjar ku kishte dhe pishina. Plot me kalamaj e familjare, dhe ishte dhe ky zotnia VIP bashke me familjen e vet, dhe sa ndenja une, vetem doren tek hallatet e mbante. I peshtire !
Jam kurioze ta di sa te gjate do ta kete jeten emisioni i tij.
7 October 2008 @ 9:09 am
pè kè bèhet fjalè kètu?pèr programin e arjan çanit(nè mos u gabofsha e ka kèshtu emrin)??batutat qè pèrdoren janè tè tijat…..dhe po tè jetè kèshtu jam shumè shumè dakort me artikullin!!!habitem jo me drejtuesin e programit…por me njerzit qè shkojnè aty…thua vèrtet nuk e kuptojnè sa tallès janè????vetèm 1 herè e kam parè deri nè fund edhe atèherè sepse ishte i ftuar timo flloko….dhe kujtoj sikletin e timos kur ndodhej aty..dhe pèrgjigjen e tij :kam shfaqjen pèr tè promovuar!!!
7 October 2008 @ 9:16 am
C’te bej artisti i shkrete, nuk ka mundesi te tjera,nuk ka hapesira, shteti, ministria e kultures, nuk ben asgje per ta ndihmuas, pse ti arb kujton se Timo shkon me deshire te behet lolo ne duart e atij krye idiotit??
7 October 2008 @ 9:24 am
E kam pa dhe une Timon ne ate siklet, dhe me ngeli ne mendje e me erdh shume keq.
Dhe rrugaci qe nuk leshonte pe, por vazhdonte ta bezdiste me pyetje ordinere.
Timos po i dilte sikleti nga veshet
7 October 2008 @ 9:30 am
flokenaja thotë : pse ti arb kujton se Timo shkon me deshire te behet lolo ne duart e atij krye idiotit??…..ndoshta duhet tè isha shprehur mè qartè: dhe pèrgjigjen e timo fllokos:ç”ti bèj qè kam shfaqjen pèr tè promovuar!!!!p.s. flokenaja…èshtè krye idiot i zgjuar ai(por mè shumè se idiot mua mè jep pèrshtypjen e njè maniaku sekual)…pikès i ka rènè nexhi:Po te mos ishte sjellja prej kafeneje, langoje, gojeleshuari nuk do ta shifte fare mileti dhe nuk do zgerdhihej pafund te premte e te diele gjithashtu……
7 October 2008 @ 9:43 am
Ishte pyetje retorike arb
kam marre ndonjehere etiketen “ti je nje snobe qe nuk pelqen gje prej gjeje ”
nje pyetje skandaloze dhe ajo qeshi dhe iu pergjigj; skandalozisht
se natyrisht qe per t’iu pergjigjur nje pyetjeje idiote, duhet te zbresesh shume poshte…
Nuk e di nuk gjej fjale per ta pershkruar ate emision, zihem e grihem me ndonje te njohur apo te aferm qe e ndjek, madje nga keto debatet alla shqiptarce
I beri nje dite nje kengetareje bionde nga ato te bbf- erave
7 October 2008 @ 9:58 am
edhe 1 gjè tjetèr me qè ra fjala,kam dadhur gjithmon ta bèj kètè pyetje…jo vetèm pèr kètè program,kam vènè re nè pothuajse tè gjitha programet televizive nè shqipèri,diçka qè mè vret syrin sa do i mirè apo serioz tè jetè…e kam fjalèn pèr telefonat celular,pse dreqin nuk i fikin kur dalin nè trasmesion direkt??e kam fjalèn mè shumè pèr tè ftuarit se sa pèr drejtuesit e programit, mè duket diçka e 1 niveli shumè tè ulèt dhe qè e kam parè vetèm nè tv tona…boooo ndoshta gabohem por mè duket si mungesè respekti ndaj publikut!!
7 October 2008 @ 10:05 am
E dimë që emisioni është baltë, e dimë që Çani është shumë “raw” ne banalitetin e vet.
I ka ra kokës Nexhi. Nuk ke ça shto më tepër. Autori nuk ka pse i bën pyetje Çanit pasi ai lojën e ka krejt të hapur.
Rolin edukativ të shoqërisë dhe transmetimin e mesazheve të qytetarisë
ne përgjithësi e luajnë televizionet publike.
Eshtë për të ardhur keq është që TVSH ësht kthyer thjesht ne podium politik.
Ritransmetimi i një emisioni “me pullë” +16 ( a cilido qoftë se nuk e di) në mes të ditës së Dielë, prapë nuk është problem i Çanit apo Kohës.
Eshtë për të ardhur keq që KKRT nuk forcon zbatimin e ligjit http://www.kkrt.gov.al/index.php?option=com_content&task=view&id=24&Itemid=25 dhe nuk i jep Kohës dhe Çanit nje shpullë të fortë qafës.
Nqse Çani i degjeneron të ftuarit, fundja mirë ja bën. Nqse VIPat nuk do i shkonin do i shpëtonin kohë vetes tyre dhe publikut.
Dhe e fundit, është shumë kollaj te kopjosh nje koncept kokë e fundit dhe të krijosh nje emision të diskutueshëm moralisht, po duhet shumë art, bagazh dhe aftësi për ta bërë me stil. Çanit i mungon edhe arti edhe stili. Eja Çan se të duhet edhe ca kohë stazh tek Ardisson-i.
7 October 2008 @ 10:06 am
Ne televizion the?
Po shqipot nuk i fikin celularet as ne opera
Po ne teater kur aktori i shkrete, ndersa eshte duke aktruar, e ngre zerin qelimisht qe t’i terheqe vemendjen atij te cilit eshte duke i rene celulari…
7 October 2008 @ 10:11 am
flokenaja thotè:Ne televizion the?
Po shqipot nuk i fikin celularet as ne opera……….hahahahahahahahaaha no coment!!!!!!
7 October 2008 @ 10:30 am
Shkrim i mire ai i Ben Andonit.
Shqiptarët, të sfilitur dhe nga mendja
Ke te drejte Ben ke te drejte.
Urdhero dhe shiko cer postojne per mencuri .
VIP-i thote pse u mban duar ke koqet. Oh medet !
Kur ushtrimi eshte shume i thjeshte : ndro kanal.
Romeo,
une besoj se ti e konstaton sikurse shume te tjere qe media vizive eshte shume e dhunshme, duke filluar nga edicionet e lajmeve qe japin si lajm te pare cdo vrasje apo skene makabre qe ndodh ne Shqiperi e deri tek filmat horror i gjalle.
Gjithashtu nuk besoj se e le jashte vemendjes faktin e thjeshte qe jo me shume se 10 vjet para , shqiptaret perjetuan nje menxyre sociale qe fillonte me shembejn e shpreses deri tek “lufta”.
Shume prej lexuesve te peshkut ishin ne formim e siper, ca nga 10 vjec, ca nga 15 ca nga 20 vjec e me rradhe dhe jetuan per afro 2 vjet me nje proces deformimi social gjurmelenes.
Cer dua te them ? Po thjeshte e kam : me mire nje emision zbavites qofte dhe me banalitete se sa vazhdimi me linjat e ashpra te dhunes qe eshte gjithandej qe nga politika e deri ke sporti.
Pra komenti jot, nuk them se eshte i pasakte, por edhe kritika e ashper nuk me duket me vend.
Une me shume do preferoja te shikoja Canin ne nje TV lokal , bile dhe tja u rekomandoja te tjereve per ta pare, se sa ulerima ne formate te tipit Opinion ne nje TV Kombetar qe flasin per : Do kemi beteja se afermi. Behuni gati !
Ndaj cdo krijimi le t`u gjejme anet pozitive, t`i meshojme atyre, duke evidentuar edhe te metat qe besoj me kalimin e kohes do jete vete publiku qe do seleksionoje.
Teme qe mund te shtjellohet shume , por me mire te degjojme : Tiridam tiridam , neser eshte Bajram sesa : Neser ke sheshi me kalashet ne kra e pa breke ne bythe.
7 October 2008 @ 10:37 am
karakteristika tipike e shqiptarit nga dy te keqia, zgjedh te keqen me te vogel
(kjo e fundit nuk ishte per replike) 
kur do mesojme te mos zgjedhim asnjeren nga keto dy te keqiat?
nejse
kam pershtypjne se koth punon ne ndonje media
7 October 2008 @ 10:42 am
Jam bere kurioz te shihja kete emision vetem prej imitimit qe i behej ne portokalli, sepse nuk arrija ta besoja qe ka nje drejtues emisioni te tille dhe qe ekziston me te vertete apo thjesht fantazi. Kam zgurdulluar syte nga pyetjet qe i bente te ftuarve, jam shkri duke qesh nga mimika e tij, jam sikletosur nga pergjigjet qe do i jepnin “vipat”, fjalori qe perdorej “BJERI TI BIJME SE I BIE BUKUR”.
7 October 2008 @ 10:55 am
Nejse bashkohem me Kothin, dhuna eshte nje aspekt i psikologjise se shoqerise sone, por qe me civilizimin, bollekun dhe zbehen e frustrationit seksual ka filluar te pakesohet disi. Kete e ve re sidomos ne Tirane, ku brezi i ri nuk shkon direkt ne thika per ceshtje femrash, ofendime ndaj nderit, sharje nga nena ose motra etj.
Problemi me te tilla programe te shpifura eshte se ato merren nga perendimi, por jo ne forme kallepi, porse keshtu mish-mash. Nje mish-mash midis talk-show ku njerzit nxjerrin zorret dhe talk-show serioz. Ato allasojet jane keshtu te inskenuara, se nuk mund te besohet qe nje zorraxhi te kete nje jete interesante, dhe per me teper nje biografi te vlefshme per tu treguar. Keshtu edhe ai VIP perzjen jeten psh. interesante te Timo Fllokut, nje jete qe ne (dmth. amvisat, punetoret e bakrit etj.) na ben kureshtar, me perspektiven rrugace te atyre talk-show jo-serioze. Keshtu qe ne presim qe Timo Flloku te na tregoj mbi breket qe ka veshur, dashnoret qe ka pasur, etj. cudira qe per dike (nje amvise, qe i eshte merzitur jeta ne ato kater muret) tingellon shume interesante.
Por ajo qe me shqeteson mua eshte se shume nuk mendojne qe ne Shqiperi nuk kemi akoma shumice beqaresh dhe familje me nje ose dy anetar si ne Perendim, prej nga dalin keto forma te marketingut, te cilat i pershtaten ketij tregu (mendoni jeten e merzitshme te nje punonjesi te bankes ose nepunesi para televizorit, me chips dhe cookies). Ne Shqiperi kemi akoma familje me dy ose tre gjenerata qe jetojne nen nje cati. Pra televizor sheh gjyshja, nena dhe femija. Pra te marresh format e tregut ne Perendim keshtu “Kalk” eshte problematik. Po hajt mo, cfare te presesh nga ca idiote atje?
7 October 2008 @ 10:55 am
Flok,
une kam zgjedh nje forme tjeter komunikimi ne peshk, ka kohe.
Psh, ne vend te them : cope mishi me dy sy , them e dashur
Ne vend te them koment prej debili them , koment inteligjent
Ne vend te them o trap, them o autoro
ndersa kur dua ta ve nje komentues ne seder i them mos u bej i trashe, se ka shume ndryshim me je i trashe ,
e me rradhe.
Une kur dua te shkembej ndonje mendim i drejtohem drejpersedrejti atij qe dua t`i shkruaj. Kam nje grup peshqish te preferuar qe ja u lexoj komentet me endje dhe deri tani nuk kam bere gje tjeter vecse i kam shijuar menidmet e tyre dhe kam nxene prej tyre.
Pra, sic e shikon me intereson te jem i sinqerte ketu, ndaj dhe e bera kaq te gjate komentin per ty.
Dhe qe ta mbyll : i jam drejtuar Romeos , sepse po komentoj shkrimin e tij, jo postimin tend e dashur.
7 October 2008 @ 10:59 am
Mos ishte gje Kastrozizo ky “kengetari” se ai ka lene kokrren e namit ne ate emision.
7 October 2008 @ 11:07 am
Ok,athere, sipas listes se perkatesive qe ke bere, koment shume inteligjent ky i yti.
Shendet
7 October 2008 @ 11:09 am
Ndrro kanal ? E keni gjet zgjidhjen po po.
Ne nje kanal Cani, ne nje kanal Nexhi, ne nje kanal Fevziu, ne nje kanal Robert Papa, ne nje kanal bythet e Zajmines.
Ah, po harrova, te shofim Mero Bazen ne darke !
7 October 2008 @ 12:17 pm
Perfundimisht, ju jeni shum te lodhur nga jeta, pamvaresisht se mund te jeni te rinj ne moshe!
Ne qofte se do ishit ne gjendje te dilnit fare pak jashte vetes dhe te shikoni situaten me syrin e nje te treti, do e kuptonit se jeni shum te lodhshem dhe te pafrytshem.Pra, jeni e kunderta e asaj qe mund te ishit, dhe nje prove e pakundershtueshme e pasojave te renda te perndrydhjes se kolones vertebrale qe trashegon populli shqiptar nga e shkuara e tij absurde.
‘Shqiptaria’ esht nje pjese e cila ekziston e shkeputur nga ‘Gjithckaja’ dhe po perpiqet te behet si ‘Gjithckaja’.
Ky esht nje gabim themelor, pasi te jesh pjese e dickaje nuk ka te bej me te berit si dicka tjeter.
Si rrjedhim, e vetmja shprese per progres eshte vazhdimi i revulicionit te shkurter kulturor te viteve 70-te dhe zhdukja e te gjithave drogerave ekzistuese ne Shqiperi, duke i shkembyer me Acidin, i vetmi produkt qe mund ti japi nje zhvillim te shpejt PERCEPTIMIT.
Peace…….
7 October 2008 @ 12:36 pm
O ivo, na sill pak acid
7 October 2008 @ 1:13 pm
Nqse Çani i degjeneron të ftuarit, fundja mirë ja bën. Nqse VIPat nuk do i shkonin do i shpëtonin kohë vetes tyre dhe publikut.
VIP-at,( ne se me marreveshje fjale te tille quajme politikane te karieres, persona publike, aktore, kengetare me emer etj.) sikur te vendosnin te bojkotonin Zonen e Lire te jemi te sigurt qe aty do te mesynin Kastrot &co, Zajminat &co, shitesi i dhalles qe bojkoton bleresit ambasadore!!, shpikesi i makines perpetum mobilee, ai fakiri qe mendon se ka bere nje shpikje ne fizike dhe duhet te mbledhe ca para permes emisionit e keshtu me radhe.
Kjo dyndje e mases se hirte, anonime qe kerkon te mediatizohet nuk eshte pa arsye.Ne shoqerine tone “moderne” dhe “postmoderne” po deshet akoma gjallon mentaliteti: cdo gje reale eshtee arsyeshme nqs kjo publikohet ne kanalet e TV.!!
Emisione te tilla , nje miksim i talk show-t serioz me banalitetin e rruges mbase ka edhe neper bote vecse atje ka nje shikues tjeter, te kulturuar dhe mbi te gjitha cdo emision ka targetin evet te shikuesve.Dhe akoma me shume, ne botene qyteteruar shoqeria ka ndertuar institucionet e moralit qe dallon te miren nga ekeqja, ka edukuar antikorpet e mbrojtjes nga shitja e te shemtuares si estetike dhe e bukur.
Problemi i shoqerise tone eshte se ndodhet ne nje kaos te vlerave ose mungeses se referencave morale.Duket sikur ne si shoqeri jetojme te gjithe ne nje Zone te Lire, pertej te mires dhe te keqes.
Ky mendoj eshte problemi dhe terreni ku gazetaria spekulative mbjell emisione te tipit Cani.te jem i sinqerte: kete emision ekam ndjekur rregullisht per shkak te risise dhe te qenurit ndryshe te Canit por ka kohe qe “kupa” e durimit eshte mbushur, syte jane neveritur dhe shpirti ndjehet i kontaminuar nga vulgariteti, banaliteteti dhe boshesia.
Nderojme kanal. TV koha: Kac Myftari na kumton emrat e spiuneve.Kersheria e re eshte ne apogjeun e saj:)
7 October 2008 @ 1:16 pm
Spiritus mos me zhgenje
E paske ndjekur ate kryeidiotin rregullisht!!!!
7 October 2008 @ 1:21 pm
Problem nuk eshte A.Cani . As emisioni i tij . Ky sistem eshte i hapur dhe them se eshte gje me e arritur se sistemet e mbyllur . Kjo do te thote qe ka vend per te gjithe.
Problem per mua nuk eshte as permbajtja e Programit dhe gjuha e perdorur ne te . Problem nuk jane as shikuesit qe kane mundesi te mos shohin ne ato ore dhe jo vetem qe mund te ndrrojne kanal por edhe mund te perdorin teknologji tjeter per te pare cfaredo lloj emisioni qe desherojne .Problem nuk eshte as kodi etik i TV-ve publike apo private dhe as tematika e zgjedhur apo qe kerkohet indirekt tu imponohet .
Problem eshte EMERTIMI i EMISIONIT dhe pergjigjja e PJESMARRESVE nen kete emer dhe ne kete EMISION.
Ne se VIP ka marre trajta qytetarie dhe kutpimi te barasvlere me emrin e EMISIONIT te CANIT atehere T.Flloko eshte ose “Vip” ose “funderrine”qe merr pjese ne ate emision.
Vip ne kuptimin e Canit ose permbajtjen e emisionit mund te jene botusit e sexit , tregimtarise sexuale , Ciljetat , Zamfinat e te gjithe kjo kategori “emancipuese” ne drejtim te kurverise shpirterore .
Keta po qe jane VIPA!Dhe kjo kategori e gjen veten shume komode tek CANI…si me te kuqe ashtu edhe me te bardhe.
Ne kete rast CANI i ben nje sherbim shume te mire shoqerise per te njohur V I P AT .
INTRIGUES e perfytyroj nje emision me SALEN dhe sidomos pas perfytyrimit te protestes me uturake interesante do jete edhe me VIP-in A.Goxhaj !
7 October 2008 @ 1:33 pm
per interesa studimore Flok:) ndryshe si do ti beja komentet dhe te jepja nje opinion ketu per ket teme.Seriozisht kam kohe qe se ndjek.Neveri!!
7 October 2008 @ 1:45 pm
ok spiritus, mbase e teproj edhe une
por gjeja me skandalizuese eshte se ato te ftuarat atje e kujtojne veten te “emancipuar” ndersa iu pergjigjen atyre pyetjeve, ajo qe me shqeteson mua eshte se shume shqiptare degradimin e vlerave e perkufizojne si emancipimin…
7 October 2008 @ 1:55 pm
Jam dakord me cka thuhet ne artikull dhe mbeshtes shqetesimin e autorit. Edhe vete kam kohe qe nuk e shoh emisionion e VIP-it sepse eshte bere fare banal.
Persa i perket medias vizive, ne pegjithesi, jane “bir i nenes ke te qaj me pare”. Lajme me shumice, telenovela akoma me shume; ndersa emisionet edukative, kulturore jane fare te paketa dhe te nje cilesie te dobet. Televizioni ne Shqiperi rrezaton injorance dhe e paraqet kete si emancipim, si mode. Eshte vertete per te ardhur keq.
7 October 2008 @ 2:21 pm
Mendimet e ketij kengetarit jane mendime ne mase te njerezve ne shqiperi
Per shqiptaret ne mase kjo eshte nje shprehje normale.
Ndersa sa per Gazetarin VIP nuk e ka fajin qeveria as televizjoni as gazetari. Njerezia keto duan ai keto transmeton. Eshte ekonomi tregu.
Mendoni nje emisjon edukativ me lufte kunder droges, nje te ftuar VIP tregon te keqiat e kokaines. Njerezia do te thonin Cna cate menderen askush not do ta shikonte bile do te thonin Po na ben moral ky na u be si ne kohen e Enverit. Ndersa keshtu mileti jane “modern” perdorin kokaine. Kthehem tek ajo qe emrat i kane moderne por veprojne si 400 vjet me pare. Perdorin kokaine ndersa qelben era djerse dhe perc. Nuk ka faj as njeri as tjetri, mileti kete kerkon dhe ata qe mbahen me paret e miletit kete u japin. Sa per femijet kjo eshte me katastrofike se cdo gje qe kemi thene me lart. Po ritim nje brez te shkateruar qe ne moshen 9 vjecare. E ardhmja me e zymte se e sotmja
7 October 2008 @ 2:26 pm
Ah dhe se harova Mos kujtoni se ju jeni masa apo mileti. Ju jeni nje % e vogel shume e vogel e asaj mase qe flas me lart. Paret tuaja as per cigare e Rum nuk i dalin atij Gazetarit VIP apo Kengetarit. Sorry njerez ju nuk jeni mileti
7 October 2008 @ 2:34 pm
Per mendimin tim nuk eshte problem parja e ketyre emisioneve se s’do te thote qe po pe keto emisione e do te “degjenerohesh”,por problem eshte ne retin e tyre si pershembull PG-13 or etc.Pra te mos shkohet deri ne ate moment qe ti prete te shikosh nje VIP me te vertete me ate madheshtine ose me ate ndjenjen e te bukures.N.q.se drejtuesit e emisioneve do te bejne pyetje te tilla eshte e mira te lajmerohet .Se po e le deria atje ta shikosh me femijen tende e mundohesh te nderrosh kanal do i shtosh kuriozitetin me teper e nuk e di se do shkoje per mire apo per keq.Duke i fshehur gjerat ne harrojme se ato behen me te tejdukshme se na shtyn tundimi per te zbuluar ate te fsheten te mistereshmen nuk na duhet me pamja e jashtme.Nuk e di por kur jemi ne plazh ,psh,ne i i shikojme femrat lakuriq poyhuajse e shikojme por ne menyre natyrale ,por po ta shikojme ate qe fillon te xhvishet ne syte tone ne front te te gjitheve atehere te gjitha ndjesat ton e te gjitha shqisat jane perqendruar per te pare ate qe eshte e fshehur etc….Pra ,emira e te mirave eshte te kete nje fare rregulli e nje fare orari se femijet jane me aktive e te mbulojne me mijera pyetje derisa ta zbulojne ose ta marrin vesh ne nje fare menyre.E mira mos te permenden keto lloj pyetjesh se ne fund te fundit jane ata Vipat qe jane si etalon apo medalion per jeten ton se dhe ne duam ne nje fare menyre tu afrohemi jetes se tyre.
7 October 2008 @ 2:35 pm
Me te vertete kujton keshtu ti ore Toko ???
Po e ke shume gabim vella. E ke shume gabim, do ta shikonin shume e shume njerez ate emision nqs do ishte i hajrit, i vertete dhe pa llustra. E di pse ? Sepse ekziston ZERO informacion per kete pune ne shqiperi. Akoma drogen e shofin si ndonje Hobby te te rinjve, ose si ndonje Semundje qe po te shkosh ke doktorri sherohesh. Nderkohe qe ka nje kategori te rinjsh dhe familjesh te marre ne qafe nga droga, dhe nje pjese e tyre as nuk e dine e as nuk e besojne kete. Prindet nuk dine si ti dallojne, si ti trajtojne, ca opsionesh kane, kujt mund ti drejtohen nqs ai mallkim u bie ne dere. Shoqeria po ashtu, shkolla po ashtu, vete te rinjte po ashtu. Ka vetem nje dere andej nga spitali ushtarak ku mund te trokasesh, dhe 1 cope doktorri qe sikur copash te behet, smund te sqaroje gjithe miletin. Ka dhe nje OJF qe shpendan Metadon falas dhe kemben shiringa te perdorura me te reja. Ja kaq ka. Dhe askerkush se ka marre njehere mundimin ta kapi ket teme, hq ndonje kronike rastesore lajmesh. Per mua eshte e pafalshme, menyra se si sillet droga si ndonje opsion trendy ne emsionin e Canit. Sillet ne forma qe :
“Jo mo plako, une e kom provu, se skom lone gjo po provu ne jete. Por nuk eshte e miro o plako. Jo jo une smarr mo. As hashash biles “.
Tmerr !
7 October 2008 @ 2:44 pm
Toko: Njerezia keto duan ai keto transmeton. Eshte ekonomi tregu.
Po e mar si ironi dhe jo mendimin tend serioz Toko(sorry per nderhyrjen) Mileti e kuptoj qe do pak gallate per tu arratis nga realiteti dhe politika ne plan te pare qe s po na shqitet, e kuptoj qe deri diku mund te kaperdije ca shale, kerthiza dhe gjokse te harlisuara nga silikoni, qe ka nevoj mbase edhe per ate humorin hale te TV Tirona(Xan & co) por qe mileti te pranoje me koshience modele te nderuar me pluhur te bardhe ose te kuq, kete se besoj.
Nuk e besoj qe mileti punetor, fashatar, intelektual, rinor, jugor, verior te pranoje apo kaperdije aty ne vatren familjare me tre breza pyetjet e Canit: sa here kalove ne orgazem,?? ose pergjigje te tipit dy te kapme dhe…
Dhe e fundit por jo nga rendesia: TV, masmedia serioze jo vetem informon por edhe formon shikuesin qytetar, qofte edhe permes perqeshjes se veseve te kohes, humorit, qesendise e deri t eemisionet edukative por jo thjesht moralizuese.
Besoj mirekuptohemi.
7 October 2008 @ 2:51 pm
Nexhi, E them ate me lart pikerisht per ate qe thua edhe ti
Dhe ke te drejte per gjithe te tjerat. Po simund te behen keto.
Ndryshimi i mentalitet tek njerezit nuk behet me demokraci/ekonomi liberale tregu. Se keshtu eshte kjo qe shofim sot. Njerezit pelqejne keto emisjone ( dhe mos me thuaj se nuk ipelqejne deri sa kanalet televizive i japin ) dhe emisjonet per te ritur numurin e shikuesve japin ato qe pelqen njerezit? Shteti nuk ka mundesi te nderhyj financiarisht e ti bej konkurence ketyre kanaleve televizeve me emosjone per se mbari. Si i behet?
Vijme tek ajo qe thote Doni. Duhen rregulla. Raiting per cdo emisjon gjoba te renda dhe deri ne mbyllje te atyre kanaleve qe nuk zbatojne keto rregulla pa care koken fare se Mjaft apo G99 do te dale e thote se gjoba ishe politke, apo mundohen te zhdukin fjalen e lire. Dhe vetem keshtu mileti te pakten do ti nderpritet ushqimi i keq qe mer me deshiren e tij. Eshte si puna e droges kjo pune. Po ti japesh te droguarit ate qe do, ai dorge do te kerkoj. Po tja presesh drogen dhe pastaj ta trajtosh ne spital ai shkeputet nga ky ves i keq. Edhe mileti keshtu e do dhe kete nuk e ben dot me mjeke apo punojes sociale qe marin droge vete, nuk e ben do tme qeverine e sotme apo te djeshme, dhe me sa shihen bathet te neserme qe jane te njohura dhe pa besim per punera te tilla se vete nuk besojne ne keto masa, jane vete te dorguar. Prandaj them se e ardhmja eshte me e mjere dhe pajtohem me ju kur thua “Tmer”
7 October 2008 @ 2:51 pm
E kishte me te tallme Toko!
7 October 2008 @ 2:58 pm
Spiturs
Ne kohen e dulles Vlonjatet thonin
“Buke e uje dhe …..” Sme kujtohet tani po ne … ishte nje emer telvizjoni porn italjan. Dhe mos thuaj se e bejne per gallate. Deshira ishte aq e madhe sa Tani i Topit shpiku kanocet per te kapur ate stacionin porn tek italjani. Nuk eshte gallate eshte nevoje suhqimi shpirteror. Eshte difekt mendor
7 October 2008 @ 3:00 pm
Kjo deklarate m`u duk kunderthenese, per me teper e thene nga nje Dr., sepse etika eshte pjese thelbesore e profesionalizmit te perfolur ne artikull.
Justifikimet e shumekujt se “eshte ekonomi tregu, dhe keshtu e ka kjo pune,” pervecse te paverteta, (ekonomi tregu ka gjithandej, por banaliteti i sjelljes dhe vulgariteti jokontekstual nuk jane NORMA e nje programi televiziv) jane sinergjikisht shprehi te mungeses se qytetarizmit tek ne, dhe mbeshtetje, a priori, e degradimit perdhoses te shoqerise. Kultura, jo vetem si sjellje, por me rendesisht, si permase e qenesise se shqiptareve sot ne Shqiperi, eshte rrumpallokracia.
7 October 2008 @ 3:13 pm
Toko, argumentin e ke kontradiktor.Pikerisht se tashme funksionon Digi X per ata qe kane deshire apo duan informacion erotiko-pornografik, eshte degradim moral te erektosh te ftuarit ne studjo ne oren 21 apo 23.
7 October 2008 @ 3:17 pm
Shkova deri ne fund te fjalise se dyte te shkrimit. I lexova dy here te dyja fjalite dhe ishte fare e qarte se behej fjale per Arian Canin dhe Kastro Zizon. Dialog i njohur dhe i perseritur ky mes tyre. Mua te pakten me duket se Kastro ka hedhur rrenje ne ate studio dhe menyra e komunikimit te Canit po ashtu.
C’te vazhdosh me tej me shkrimin apo me komentet? Dihet shqetesimi qe sjell, audienca qe ka, vleresimi qe ka per veten drejtuesi i emisionit dhe te ftuarit e tij. Te pritshme edhe reagimet e pa-balancuara per ate pacavure qe transmetohet ne zonen e tij.
E bukura eshte se cilido TV qe trasmeton emisionin e Canit merr nje “bekim” te vecante me shfaqjen e tij. E nisi ne TVA, e hengri Arberia.
Shkoi ne Klan, e coi ne renie te lire ate.
U transferua te Vizioni, e ndriti edhe aty. E merr fatin me vete ky shoku i Kastros.
Kudo qe shkon, e con televizionin per gorrica.
7 October 2008 @ 3:23 pm
Po e kthejnë gjithnjë e më shumë në idiocracy atë vend…
7 October 2008 @ 4:26 pm
Spiritus Aspak kundra totalish dakort me ju Por ajo qe dua te them eshte se duhet ndryshuar mentaliteti i njerezve qe te dinte te dallojne midis DigiX dhe TV Klan apo Topi. Te mos kerkojne nge nga TVKlan apo Topi ( edhe te tjerat po i mar keto vetem si shembull) te njeten gje qe kerkojne nga DigiX. Njesoj si Shekulli apo GSH qe ngaterojne tablote e theshethemeve me NY Times apo WS Journal.
Dhe mbi te gjitha te gjitha edhe Digi X made in Albania dhe Topi edhe TV Klan te keten nje sistem raiting per emisjonet e tyre dhe te kerkohet zbatushmeria e ketij rating me egersi te pafalshme, se ndryshe do te kemi rumpalle apo sic pelqejne ta quajne politikanet e rinj shqiptare do te kemi Demokraci Liberale
7 October 2008 @ 5:12 pm
Nuk e dhashe mendimin tim qe te shkohet deri ne extreme deri ne mbyllje te ketyre programeve apo televizioneve.Se te gjithe gabojme e per kete jemi njerez me gjak se po te ishim engjej do te na mbyllnin ne muzeum e do vinin te na shikonin .Per reiting duhet te zbatohet ,une nuk pothem gje per emisionin Fix qe eshte nje emision shume i mire se godet e ndihmon ne aspektet negative te institucionev (Per ato Vajzat e kam llafin ,te mira jane besojne na pelqejne,por veprimet qe bene doktori apo shoku i tij apo llafollogjija e patutave sikur ia zbehe efektin atij emisioni nekohen kur flasin me ato vajzat).Une nuk dua te dukem kur thone me katolike se Papa.por jepe emisionin ne nje orar qe nuk shikojne femijet ose mund te thuet njfare lajmerimi per femijet(like thise progam is not for children) ose te perdoret njefare etike .Me troch do te ishte fjala Kokaine hapur fare ose heroine kur dhe vete VIpat mund te na tregojne efektin e mire ose negative te tyre.Por perdorimi pseudonimeve e bene me ngacmues per neve.Ky lloj antagonizmi i perdorur ne te gjitha keto emisione behet vetem per te terhequr shikuesit se do te shikojme nje “pornografi” se sa rendesine ose interesin qe ka ky program.Drejtuesit e ketyre progarameve hiqen sikur kane kulturen profesionale por ne te vertete me keto veprime najapin se nuk jane gje tjeter se e kane nje pune e nuk ka rendesi se sa efekt do te kete ky emision ne boten perreth e per me shume per nje popul si yni.Ndofta mbase jame gabim por etika eshte etike.
7 October 2008 @ 7:25 pm
Nexhi mbajti shpritin me dhëmbë dhe nuk ndërroi kanal as kur transmetohej intervista e Nexhmijes, këta i thonë që pse s’ndërron kanal kur del Vip-i
.
Koth, Nexhi nuk është e dashur
7 October 2008 @ 7:39 pm
Ne rradhe te pare dua te falenderoj adminet qe nuk na kane sjelle me artikuj te plehres Arian Cani,
Artikulli i mesiperm nga Romeo eshte shkruar shume mire. Megjithe antipatine per A.Canin mendoj se ky program nuk duhet te jete shume ndryshe nga psh nje program radioje nga Howard Stern qe nganjehere e jep dhe ndonje TV ne oret e vona. Nese programi jepet ne ore te papershtatshme ne TV atehere ankojuni TV’se dhe mundesisht jepini A.Canit vendin qe i takon mes perverseve te dites/nates.
7 October 2008 @ 8:59 pm
Ashtu e ? Pse sthua ti qe paskan heq kot mileti. Po ca thu mer toko se me shkrive. Nejse se nuk du me dale jashte teme e sdo merremi me drogen tani.
t_red, jo jo nuk ka bere ato muhabete vec me Kastron ai. Kastron spo e fershellen me njeri, se u be si leng groshe. Une e kam degjuar ket muhabet dhe ne raste te tjera, psh me nje cun qe kendonte rap a ku di une. Ka fol per kete dhe me vellezerit Korcare qe jane nder kengetaret me te kerkuar te momentin.
Edrus, cer halli ke ? Ste teproi doza e javes se shkuar ? Do dhe ket jave ?
7 October 2008 @ 9:11 pm
Mo u merni me canin, se sa doli fevziu me seks and the city.
ka ftuar lubonjen dhe guxhollin
7 October 2008 @ 9:27 pm
Ore se u bera dhe une si ajo vajza 9 vjecare. Te bardhen e kuptova qe ishte droga. Po e kuqja cfare ishte? A mund te ma thoni se perndryshe do rri zgjuar nga marrazi.
7 October 2008 @ 9:30 pm
fosfor
7 October 2008 @ 9:32 pm
O kallash
Sa vjec je?
Jo per gje por te te dime moshen para se te te japim informacionin…
7 October 2008 @ 9:37 pm
Publiçita “okulta”.
Kush e ka fajin qe gazetaret jan ngrit ne bisht, e kuqja apo e bardha?
7 October 2008 @ 9:37 pm
Po ja si te them se me vure pak ne pozite te veshtire. Djalin e kam 12 vjec dhe nenen e djalit rreth 25 vjet me shume. Me gruan na ndajne 7 vjet dhe e kam me te re se vetja. U kuptuam besoj Lolita?
7 October 2008 @ 9:37 pm
Kete emisionin s’e kam pare besoj kur kam qene, ose s’e mbaj mend. Po shume here kam vene re gjera qe me kane bere shume pershtypje ne televizionet shqiptare, sidomos kur kemi qene me femije verdalle te farefisit, dhe kuptohet ishin ore familjare, ora 8-10 e darkes, dicka e tille.
Nuk e di si jane televizione e Evropes, dhe e di qe Amerika konsiderohet dicka me konservative per keto gjerat publike si puna e TV, sesa Evropa. Po vertet jam ndjere ne siklet me femije verdalle ne shume momente ne emisionet shqiptare. Me e keqja eshte qe disa prej ketyre incidenteve nuk u benin me aq pershtypje disa njerzve, se ishin mesuar. Po te isha prind dhe te kisha femije te vegjel vertet qe do ndihesha keq. Nuk ka faj ky qe shkruan dhe qe eshte prind. Ne shume aspekte ne e kemi kap “te shkuarin ne Evrope” nga bishti.
7 October 2008 @ 9:40 pm
Qenke ne rregull ti pra. Pyet djalin 12 vjecar, se jo vetem e di cfare eshte, po rrezik dhe e ka provuar (uroj qe jo)
Lolita
7 October 2008 @ 9:40 pm
Ne fakt Xhib, me keto lloj emisionesh, e kshu si jane bo kalamajt sot, e me prinder drejt e drejt si kallashi, me keq po ndihen femijet qe kane prindet perqark
kur TV eshte ndezur 
: O babi ik nga dhoma matane se eshte me pulle te kuqe ky prograni
7 October 2008 @ 9:40 pm
Pse lexon vetem rreshtat qe do ti?
Tani, si mendon ti, ke te mbaja me hater une? Me mire ju terhoqa verejtje me paralajmerim te dyve
Publikisht e kisha fjalen, se privatisht ti e mban distancen me te larget se kjo e IP-ve
7 October 2008 @ 9:41 pm
Lolita puna eshte se ai tani po fle gjume dhe une nuk pres dot deri neser. Prandaj nqs e di ma thuaj dhe te lutem mos u tall me mua.
7 October 2008 @ 9:43 pm
Nuk po tallem more. Thjesht me bezdis nicku qe me ke vene. Hajt naten
Me respekt e dashuri, lolita
7 October 2008 @ 9:44 pm
Doja te shtoja dicka per autorin e shkrimit. Une nuk e ndjek televizionin shqiptare, kam kohe. Nuk e di se ne c’fare ore te dites apo te nates ka qene ky spektakel.
Megjithate autori i shkrimit nuk ben as me shume dhe as me pak sec bejne njerezit jashte shqiperise.
Disa emisione televizive nuk jane per femije dhe bota e civilizuar e ka te percaktuar edhe me ligj orarin televiziv.
Pra mos te kalojme nga nje ekstrem ne tjetrin.
Ne kohet moderne te marketizmit ekstrem qe po jetojme prindi duhet te jete me i kujdeshem ndaj ketyre fenomeneve.
Se per te qene per njerez me karaktere te ulet, psikopate apo perversa ke plot ne spetakle televizive edhe kendej.
Nuk eshte vetem Shqiperia ashtu.
7 October 2008 @ 9:45 pm
Mox, po nuk po them adoleshentat. Po kalamajve qe jane 3-10 vjec e ke idene se sa i ndikojne ato gjera ti shikojne ne TV tek trajtohen si gjera normale, tek shikojne qe ne ore familjare dhe pa pike problemi nje femer qe dundet e shkundet aty me breke 0.5 cm te gjera ku i duken dhe konturet e vagines, se te bythes po se po, tek hunda e nje mashkulli, dhe te bejne muhabete drogash e gjera te tilla?
7 October 2008 @ 9:46 pm
O Lola une nuk dua respekt e dashuri, dua te di se cfare eshte ajo e kuqja.
7 October 2008 @ 9:53 pm
Kallash,qenka 44:
Op qe te fle e qete edhe une ç’a eshte ajo e kuqja? 
7 October 2008 @ 9:55 pm
po ngjyra flamurit moj zane
7 October 2008 @ 9:56 pm
Të bardhën e pi, pa problem, - i tha ai i ftuari në studio, “këngëtar” mavria.
- E bardha, ok. Kuptova. Po të kuqen jo? - e pyeti gazetari VIP pa iu dridhur qerpiku, sikur po fliste për ekipe futbolli.
- Vetëm të bardhën. Shiko or burrë, - e sqaronte ai tjetri si snob kompetent, - kokainën e pi gjithë bota, s’ka problem, po ama të kuqen nuk e afroj unë asnjëherë, jo, jo.
.
Ku ka punuar Cani guzhinier tek hotel Dajti?
Na i ka marre muti shalet.
E morem vesht, e bardha eshte e TCh, e kuqja duhet te jete e Vizion+?
7 October 2008 @ 9:56 pm
Shyqyr mi Zana qe me dole ne krah se keta te tjeret hiqen sikur e dine por sdun me e tregu. Spo kuptoj asgjo!
7 October 2008 @ 9:56 pm
Menstruacione!
7 October 2008 @ 9:58 pm
Po te jete ngjyra e flamurit pse duhet te merzitet ky autori i shkrimit? Nuk e besoj se ai Cani eshte karagjoz. Por nuk po e gjej dot se per cfare e ka pas fjalen.
7 October 2008 @ 9:58 pm
Hajt naten prape. Kallash, une vetem nje here me te dredhme e kam provu. Te tjerat kur ti provoj do te te them
7 October 2008 @ 9:59 pm
kallash,
ik boj nani !
7 October 2008 @ 9:59 pm
Lola, ke lënë pa fjalë edhe Nexhin
7 October 2008 @ 10:00 pm
Bo bo bo! Me mire te mos ma kishe treguar . Tani jo vetem qe nuk do fle por do vjell tere naten. Zene se e piva!!!!!!!!!!
7 October 2008 @ 10:03 pm
Proces verbal, i mbajtur sot me date 7 Tetor 2008, ne faqen e peshkut pa uje, seksioni Media, faqja kryesore, tema “te bardhen po, te kuqen jo”.
Pjesemarres:
Nexhi,
Juli,
t_red,
e ca te tjere
Objektivi i bisedes: Dikutime pa lidhje per Arian Canin dhe Kastro Zizon.
Synimi i mesazhit: Te percaktojme ngjyren e preferuar te Kastros
Rezultati i pritshem: Te denohen emisionet si ai i Canit dhe te lartesohet deri sa te bjere sjellja e Kastros.
Rezultati i paparashikuar: Nexhi vendos te rishikoje distancen me pjesemarresit e tjere ne bashkebisedimin e mesiperm dhe ne te tjera bashkebisedime te frytshme ne peshk.
Rekomandime: Vetem gjerat e shkruara mund te dokumentohen. Per siguri, mesazhi i ores 9.45 pm te temes se siperpermendur sapo u printua per arsye provash materiale
Hapat e metejshem: Varen nga pjesemarresit ne bisede dhe nga dokumentimi i xhevahireve qe nxjerrin jo vetem ketu
Nenshkruar pa lejen e autoreve,
t_red
7 October 2008 @ 10:03 pm
Edrus, ca behet more djale?
Ika une se u bera vone, folna
Ah nexhi nexhi, po ben namet
Kallash, naten. Kur te pyeta per moshen e kisha ne menyre te sinqerte sepse i respektoj shume pullat e kuqe, Une per te miren tende e kisha, te betohem
7 October 2008 @ 10:05 pm
Edrus, harrova, se mos e marresh vertet ti se e kam pire me te dredhme, se pastaj do nderrosh opinion per mua. Genjej ndonjehere edhe une… naten
7 October 2008 @ 10:06 pm
jo me te gjithe pjesemarresit o goce, !

ndryshoje qe ta firmos !
7 October 2008 @ 10:11 pm
Nuk e ndryshoj! Hic!

Shikoje me kujdes dhe firmose me vrap
Kam lene icike hapesire per interpretim, por po te duash ti, them “pjesemarresit e tjere ne bashkebisedimin e mesiperm” e spjegoj si “te emertuarit ne krye te procesverbalit”.
Dikujt tjeter i them “ka vend edhe per ty ne rishikim”
Puna e verejtjeve ishte mes meje, teje dhe Julit, por kontribut ne kete lemsh mund te kete edhe Edrusi per shembull
7 October 2008 @ 10:16 pm
Dracula!!Mos eshte gje rumun ky Karsto Zizo??
7 October 2008 @ 10:18 pm
mu kujtua poni..sa kom qesh..si dele mes ujqerve..hi hi hi shushka….ne shqiperi tashme ka degjeneruar e folura dhe a.cani eshte nje ata qe me batuta idiote shpesh te rendomta qe jemi mesuar ti degjojme dhe ne portokalli e emisione te tjera na bejne te qeshim me shpirt per pak sek. (lere pastaj ato ne parlament) pastaj te vesh duart ne koke.. intelektualet..vipa..pu pu pu.pika ishalla
7 October 2008 @ 10:27 pm
dhe une ta firmos ????
se kam mbaru, por kjo mund te interpretohet gjithefaresoj. Halli me ka mesu qi te vrej mire ca firmos oj goce.
shif, une juridiken
Nuk vijme ka katuni neve qi ca t’na vesh perpara e ndryshojme.
Edrusin leje se ha buke vec. eshte kamionist e ju ka bo menja “mrrokell”
7 October 2008 @ 10:28 pm
Nuk vijme ka katuni neve qi ca t’na vesh perpara e ndryshojme.
me fal duhet :
Nuk vijme ka katuni neve qi ca t’na vesh perpara e mshojme me firme
8 October 2008 @ 3:11 pm
Artikulli ishte me vend dhe i ngjante ca emisioneve kendej ku gazetari (me i ri se Cani) pyet vajzen 9-10 vjeçe apo djalin; - po te dashur a ke. Komplet idiotizem.
Nexhi; …..ky zotnia VIP bashke me familjen e vet, dhe sa ndenja une, vetem doren tek hallatet e mbante. I peshtire !….
Kur e harron doren tek hallatet, ne sy te njerzeve, kjo tregon shenje degradimi, ose mendore ose shpirterore. Varet, kur e harron (mendore) dhe kur e ben qellimisht (shpirterore).
Vertet dhe une se kuptova se ça ishte ajo e kuqja. Paskan hecur shum me shpejt se ne, shqiptaret aty. Mjere ata.
9 October 2008 @ 1:04 pm
Cani eshte Sinan Hoxha i emisioneve, pa nivel, por me i ndjekuri…
11 October 2008 @ 2:26 pm
Menyra si eshte menduar te drejtohet ai emision pislliku i ati emisioni
eshte pasyrimi real i koheve ku jetojme ku kryeministri jone na shan mes parlamentin nje deputet me fjalet me te ndyra.
13 October 2008 @ 8:03 pm
…tregu mediatik eshte i lire dhe kushdo mund te ndjek dhe frekuentoj ate cka do …habiten sa te zellshem qe jeni per te bere bla bla bla…ju vete te gjithe dhunoni dhe dhunoheni….sistem shtypes….ha ha