Identifikohu



Regjistrohu

Studentët, protestë me video lakuriq

Kushtet në konvikte, studentja “dush” në dhomë me mjete rrethanore në sy të shoqeve. Nudot e vajzës së Gjuhë-Letërsisë, në qindra celularët e të rinjve

Fatos Mahmutaj

Ka nisur si një shaka mes shoqesh, por prej dy javësh është kryefjala e çdo bisede në Qytetin Studenti.

Është një video e realizuar me celular në njërën nga dhomat e godinës nr.25 në Qytetin Studenti që nëpërmjet teknologjisë “Bluetooth” dhe rrezeve infra ka pushtuar celularët e qindra studentëve. Videoja që mendohet se është realizuar pak ditë më parë paraqet një studente, e cila siç dëgjohet në video quhet Djana. Ajo është fiksuar e zhveshur krejt në një moment kur ajo po lahet në një govatë plastike në dhomën e godinës ku banon. Shoqet e saj duke e shfrytëzuar me shaka këtë moment kanë realizuar një regjistrim në celular që zgjat 31 sekonda, ndërkohë zë një hapësirë 411.2 kilobajt.

Videoja
Vajza që paraqitet brenda govatës plastike ndoshta nuk e ka menduar, por duket se qindra bashkëmoshatarë të saj e kanë përdorur videon si një protestë për kushtet aktuale në konvikte. Në video dallohet fillimisht koka e vajzës e më pas regjistruesja nëpërmjet largimit dixhital të kamerës e ka fokusuar atë dhe ambientin përreth, ku dallohet qartë edhe kova plastike nga merr ujin si dhe ena me të cilën e hedh ujin në trup. Në video janë regjistruar zërat e shoqeve, të cilat i thonë: “Djana, Djana, ngrije pak kokën”, dhe pasi fiksohet fytyra e saj në kamera, ato nisin të këndojnë. Distanca nga e cila është realizuar videoja është e afërt, më pak se dy metër, pasi veç pamjeve filmike në të janë regjistruar shumë pastër edhe zërat, si ai i vajzës që lahej, ashtu edhe i atyre që filmonin.

Shpërndarja
Dyshohet se vetëm një rrugë është përdorur për përhapjen e videos nëpër telefonat e studentëve. Vajza që e ka regjistruar ia ka kaluar me mirëbesim, nëpërmjet teknologjisë “Bluetooth” të dashurit të saj, ndërsa ai e ka shpërndarë te një grup i ngushtë personash, derisa brenda pak ditësh videoja ka “pushtuar” celularët e të gjithë studentëve, jo vetëm konviktorë por edhe atyre që banojnë në Tiranë. Protagonistja e videos mësohet se banon në godinën 25, studion për Gjuhë-Letërsi dhe vjen nga një rreth i Shqipërisë së Jugut. Nga studentë të ndryshëm, mësohet se kjo video, veç humorit që mbart, është përhapur edhe në shenjë proteste ndaj kushteve me të cilat u duhet studentëve konviktorë të përballen çdo ditë kur ndodhemi në vitin 2007.

Investimet
Mungesa e ujit në oraret e përshtatshme, kur ai mund të shfrytëzohet nga studentët është e pranishme dhe konfirmohet pothuajse nga të gjithë banorët e Qytetit Studenti. Ata thonë se realisht uji mbërrin tri herë në ditë, porse ka dy probleme. E para, sepse uji nuk qëndron në minutazhin e caktuar, pra ikën më shpejt dhe në disa raste mbaron vetëm pak kohë pasi ka mbërritur. Ndërsa në rastin e dytë problemi duket se është edhe më serioz. Kjo për faktin që pohohet edhe nga studentët, sipas të cilëve, në shumë raste kur ka ujë në çezma, kryesisht në mëngjes dhe në darkë punonjësit e dusheve nuk ndodhen në godina. Duke qenë se ata mbajnë me vete çelësat e dhomave, ku ndodhen dushet, kryesisht në katet e para dhe të treta të godinave edhe nëse në çezma ka ujë, ata nuk i shfrytëzojnë dot dushet, pasi nuk kanë mundësi të hyjnë. Pjesa më e madhe e dusheve vazhdojnë të funksionojnë me një mekanizëm të vjetruar që vonon në ngrohjen e ujit, ndërsa kjo infrastrukturë prej vitesh nuk është trajtuar me investime dhe rivotime qoftë edhe të pjesëve të caktuara të sistemit. Në dhjetëra raste studentët pohojnë, se janë detyruar të paguajnë ryshfet për të pasur një kopje të dusheve dhe për t’i shfrytëzuar ato në kohën kur mbërrin uji.

* 31 sekonda
Videoja që paraqet studenten duke u larë e realizuar me celular zgjat 31 sekonda dhe zë një hapësirë 411.2 kilobajt.
* 2 jave
Prej rreth dy javësh videoja e studentes, e cila bën banjë në dhomë në prani të shoqeve të saj ndodhet në celularët e studentëve.

“Uji vjen me orar dhe ka ditë në të cilat nuk arrijmë dushet”
Studentët pohojnë: Eshtë e vërtetë që lahemi me kova

TIRANE - Pas videos që ka pushtuar celularët e studentëve konviktorë në kryeqytet, ata vetë pohojnë se kushtet në të cilat jetojnë në godinat shtetërore janë shumë të këqija. Sipas tyre, uji nëpër godina shkon me orar, ndërsa ndodh shumë herë që mbërritja e ujit nuk korrespondon me oraret e dusheve. E vetmja zgjidhje për të pasur mundësinë e bërjes së një banje në ditë për studentët është të rezervojnë ujin nëpër kova dhe pasi ta ngrohin të lahen me të brenda dhomave. Pasditen e djeshme, studentët pohuan se nëse do ndodhte që të hyje në godinat e vajzave do shihje mjaft prej tyre të veshura me rrobdishanë, të cilat sapo kishin përfunduar “banjat” në dhomë dhe përgatiten për të dalë për kafet e pasdites. Faktin që studentët konviktorë lahen me mjete primitive nuk e mohon askush. Pa dashur të identifikohen, banorët e Qytetit Studenti pranojnë nën zë se në këtë mënyrë arrijnë të mbajnë higjenën trupore, e cila bëhet më e domosdoshme në këto ditë të nxehta të pranverës. Duke treguar për godinat, studentët pohojnë se nga brenda janë po ato ambiente që kanë ekzistuar që nga koha e komunizmit. Ende atyre u duhet të bëjnë banjë me kova dhe govata plastike, para të gjithë shoqërisë, me të cilët banojnë në dhomë, nëse nuk do mbërrijnë në kohën e duhur në godinë për të kapur orarin e dusheve. fa.ma.

Gazeta Panorama

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

51 Komente »

  1. djali nga torino thotë:

    24 Prill 2007 @ 12:46 pm

    Me kenaqi futja e artikullit ne rubriken arsim :-)

  2. Romeo thotë:

    24 Prill 2007 @ 1:13 pm

    Eshtë e vërtetë që lahemi me kova

    kthim ne identitet. ne laheshim ne govata zinku. :-(

  3. Lawman thotë:

    24 Prill 2007 @ 1:37 pm

    Borati e approvon kete artikull.

    It’s nice!
    How much?

    //edhe une kur isha i vogel mbaj mend lahesha ne govate me sapun 15 leksh boje kaf qe mbante era qen i ngordhur. Pas 17 demokraci/progres prape te njejtat probleme perseriten.

  4. Naimi Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Prill 2007 @ 2:06 pm

    çfare lajmiiiii? Ky lajm duhet te jepet edhe nga CNN. Nuk e di kush ka dale me “lakuriq” ajo vajza e videos apo gazetari dhe gazeta qe e boton.

  5. Cheney thotë:

    24 Prill 2007 @ 2:31 pm

    Naim,

    vertet seshte lajme, skane dhane te plota gjeneralitetet e vajzes..

  6. butrinti thotë:

    24 Prill 2007 @ 2:37 pm

    Universitetet nuk kane pergjegjesi per akomodimin e Studenteve eshte thjesht gje private e tyre. Ne Shqiperi vazhdon akoma mentaliteti komunist i asistences shteterore , ne shume vende te Evropes studentet pagojn nga 500 euro per te gjetur nje dhome . Boll me kete viktimizmin tipik tonin.

  7. Cheney thotë:

    24 Prill 2007 @ 2:50 pm

    ardi,

    je flori..

  8. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Prill 2007 @ 2:51 pm

    flori e shkuar floriri…

  9. ftjkt thotë:

    24 Prill 2007 @ 3:20 pm

    butrinti thotë:
    24 Prill 2007 @ 2:37 pm

    Universitetet nuk kane pergjegjesi per akomodimin e Studenteve eshte thjesht gje private e tyre. Ne Shqiperi vazhdon akoma mentaliteti komunist i asistences shteterore , ne shume vende te Evropes studentet pagojn nga 500 euro per te gjetur nje dhome . Boll me kete viktimizmin tipik tonin.

    Me pelqejne fjalite qe fillojne me… ne shume vende te Evropes….nuk di se c’me kujtojne….

  10. ftjkt thotë:

    24 Prill 2007 @ 3:28 pm

    Per sa i perket temes, thjesht do thoja dy gjera:

    1. Kushtet e studenteve jane skandaloze dhe une jam i mendimit qe qyteti Studenti (te pakten nderrmarrja e sherbimit te ketij qyteti) duhet te jepet me outsourcing. Vetem kjo do garantonte kushte me te mira sherbimi (diferencat e cmimit mund te subvencionoheshin nga qeveria).

    2. Nuk e besoj shume qe kjo video nudo eshte “forme proteste”. Me shume mendoj qe eshte nje tjeter nder te shumtat qe qarkulljone ne Tirane dhe japin tablone e plote se ku po shkon brezi i ri ose “brezi i bluetoothit” … e cuditshme sa harxhohet atje per gjera jo-produktive si celularet e tipit te fundit me lloj lloj opsionesh qe per se shumti perdoren per video-game. Nga ana tjeter per proteste mjafton te shkosh e te shikosh kushtet!!!

  11. anonymus thotë:

    24 Prill 2007 @ 4:12 pm

    Me pelqejne fjalite qe fillojne me… ne shume vende te Evropes….nuk di se c’me kujtojne….
    Ndoshta te kujtojne kusheriren e saj te pare; fjaline “…ne asnje vend te botes…”!
    Kjo e dyta eshte favoritja ime si psh ne fjaline: Ne asnje vend te botes nuk ndodh qe djali te vjedhe nenen! Ose, ne asnje vend te botes nuk shitet malli me cash ne dore!!!!
    Sa per videon, ajo tregon gjenine e shqipos. Edhe ne mizerje nuk e humb sensin e humorit. Bravo i qofte atyre vajzave qe ne mes te atij qelbsinlliku vazhdojne jeten sociale.
    Sa per shtetin; ne asnje vend te botes nuk ndodh qe shteti ti jape vajzave govata kaq te vogla!

  12. Lawman thotë:

    24 Prill 2007 @ 4:24 pm

    anonym,

    Bukur e ke kapur. Me kujton femrat modherne te tirones qe veshin kepuce me taka 10″ ne mes te zhulit e te plehrave…

    /jetojme ne tiron

  13. butrinti thotë:

    24 Prill 2007 @ 4:30 pm

    Konviktet jane nje relike e botes Komuniste . Ka shume kolegje ne GB , France apo Zvicer ku pagun 20-30 mije Euro ne vite logjikisht qe aty s’ka si te mos kete nderprerje uji apo dritash . Zgjitdja eshte qe ne Shqiperi arsimi i larte duhet te privatizohet.

  14. scorpiongirl Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Prill 2007 @ 4:36 pm

    Lawman, po mire o te keqen po tani njerezit s’do vishen me zhele ngaqe rruget jane zhul, ca llogjike eshte kjo ?

    pastaj, do te doja te dija ne perdorimi i imazheve nudo ne “shenje proteste” do kene patur aprovimin e vajzes ne fjale, se eshte kollaj te tregosh trupin e tjetrit lakuriq, po me pak kur trupi jot shifet nga gjithe bota…nejse ….
    duke y kthyer te pika kryesore e artikullit -qe mua me duket se ne te vertete justifikon shperndarjen e imazheve nudo per defrim -, nuk eshte ndonje lajm i ri qe shqiptaret vazhdojne akoma duke u lare me kanoce.

  15. ftjkt thotë:

    24 Prill 2007 @ 4:36 pm

    anonymous,

    Ne fakt nuk e kisha fjalen as per kusheriren e pare dhe as te dyten e asaj fjale.

    fjalite qe fillojne me… ne shume vende te Evropes….me kujtojne thjesht ato diskutime pa buke qe rreken te te mbushin mendjen se ashtu e keshtu ndodh ne aksh vend te botes se civilizuar, pa dhene asnje zgjidhje konkrete…. si puna e butrint-Ardit ketu me siper…

    Sa per videon, ajo tregon gjenine e shqipos. Edhe ne mizerje nuk e humb sensin e humorit.

    Kam frike se eshte e kunderta (qofsha i gabuar), dhe disa goca nga ato “te shkathtat” ia kane “fut” shoqes se vet… ne rast te kundert do te pajtohesha me mendimin tend per origjinalitetin e shqiptareve…

  16. ftjkt thotë:

    24 Prill 2007 @ 4:38 pm

    Ka shume kolegje ne GB , France apo Zvicer ku pagun 20-30 mije Euro ne vite

    _____________________________

    Uh sa kom qesh, uh sa kom qesh …!!!!

  17. Aiglon thotë:

    24 Prill 2007 @ 4:50 pm

    Butrint, mjaft o njeri se qenke marrose fare ne itali.

  18. Leka thotë:

    24 Prill 2007 @ 5:00 pm

    butrinti thotë: “Konviktet jane nje relike e botes Komuniste”

    ________

    T’i djegim konviktet, ti djegim burra!!!!

    Shume i cuditshem ky “shoku”, une ne konvikt kam ndenjur ne amerike. S’pash nje komunist per be!
    Ky artikull mua me duket se ka vend. Keta studenta qe jetojne ne konvikte nuk jane kulishet e buçes time por bij nenash dhe nuk me duket se eshte normale qe te lihen pa uje per tu lare…Ministria e Arsimit perpara se te fusi anglishten ne cdo shkolle, te perpiqet te siguroje UJIN ne disa prej tyre.

    Djalli ta haje, ne ate Tirane te pluhurit eshte mekat te mos lahesh dot.

  19. LlTako Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Prill 2007 @ 5:05 pm

    …Nuk e besoj shume qe kjo video nudo eshte “forme proteste”….

    Plotesisht dakort :)

  20. lola thotë:

    24 Prill 2007 @ 5:15 pm

    Kur kam qene une ne qytetin studenti, kishim dush vetem ne kat te pare. Dushi hapej ne mengjes, me duket dy ore, me pas ne dreke, e po aq edhe ne darke. Mbaj mend qe behej shume rradhe, dhe sa prisje ne kete radhe, e rrezik ne fund ftohej uji, ia vlente me shume te laheshe ne govate. Keshtu benin dhe shume shoqe te miat. Besoj se e njejta situate eshte edhe sot, asgje nuk ka ndryshuar.

  21. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Prill 2007 @ 5:16 pm

    “Protesta” mund te jete justifikimi pasi i ka dale video ne bluetuth.

    Por c’rendesi ka, kjo?

    Mua me intereson me teper fakti qe nje femer e rritur, lahet me govate dhe kanaçe me njerez neperkembe ne dhomen e gjumit ne konvikt, dhe ky eshte Skandali. Turpi i shtetit qe as uje per te lare syte nuk u con dot ketyre te mjereve ne vitin 2007.

  22. Joni Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Prill 2007 @ 5:17 pm

    …ndërkohë zë një hapësirë 411.2 kilobajt. O GAZE(T)AR!

  23. vlonjati thotë:

    24 Prill 2007 @ 5:32 pm

    Lola,
    ke qene me fat ti atehere se s’kishte dal Bluetuth-i ndaj!!!

  24. lola thotë:

    24 Prill 2007 @ 5:36 pm

    Vlonjati, nuk besoj se do ta kisha lejuar shakane e shoqes se dhomes edhe nese do kishte bluetooth…, jo per gje por nga natyra jam paksa e turpshme. Megjithate, me vjen keq qe studentet lahen ende ne kete menyre. Kur isha une studente (7 vjet me pare), ishte fat i madh te shkoje e te gjeje vetem dy apo tre vajza qe prisnin ne radhe.

  25. Lawman thotë:

    24 Prill 2007 @ 5:37 pm

    Vlonjat :D - me shkrive

    Ndoshta Lola ka qene me fat se si ka pas buce shoqet e dhomes qe ta nxirrnin nudo ne foto. Violacioni i privacise eshte krim.

  26. lola thotë:

    24 Prill 2007 @ 5:40 pm

    Lawman, ke te drejte. Shoqet e dhomes i kam pasur shume te mira. Megjithe veshtiresite qe kemi pasur ne kushtet (ne vit te pare kur fillova kishte akoma batanije leshi nga ato te ushtrise, ndaj une fjetjen e kam marre nga shpia), une kma serish shume nostalgji per jeten ne konvikt.

  27. kleopatra filopater thotë:

    24 Prill 2007 @ 5:49 pm

    cfare tradhetie! Cfare shoqesh jane keto qe te tregojne nudo para dashnoreve te tyre? Qe te tregojne lasku para gjithe shokeve te dashnorit? Qe te kenaqen gjithe djemte duke pare? Kjo eshte shkelje e privacy te Dianes. Te isha si ajo Djana e hidhja ne gjygj ate shoqen. S’ka te beje fare “kushtet me govate dhe pa uje”, ky eshte skandal ku shkelet jeta private e nje studenteje. Ja tani qe ta rrahin nga fshati priderit, te turperohet para te gjitheve dhe te vetvritet ajo Djana. Gjynaf!
    Nuk i kuptoj keta njerez, me cfare mendje i lejojne “shoqet” te te kapin NUDO ne video, dhe sidomos ne video CELULARI?!
    Ku ka “shoqe” ne kete bote!

  28. kleopatra filopater thotë:

    24 Prill 2007 @ 5:52 pm

    “Nga studentë të ndryshëm, mësohet se kjo video, veç humorit që mbart, është përhapur edhe në shenjë proteste ndaj kushteve …”

    Sa patetike. Videoja eshte shperndare me shpjetesine e eres sepse ajo vajza ka qene nudo jo se i ka marre malli per kanoce dhe govate shqiptaret.

    Cuditem si ky gazetar e kap kaq lehtshem kete artikull

  29. adriatik thotë:

    24 Prill 2007 @ 6:30 pm

    Nga studentë të ndryshëm, mësohet se kjo video, veç humorit që mbart, është përhapur edhe në shenjë proteste ndaj kushteve …”
    Dhe ndaj kujt eshte kjo proteste? Kush do ti ndihmoje studentet te kthehen nga epoka e gurit?
    Te me plasin syte mua po qe se te gjithe deputetet dhe ministrat nuk e kane marre ne celularet e tyre se u pelqen shume mishi i bardhe dhe i njome. E di dhe bufi qe macoku plak do minj te njome. Po nuk e varferove popullin tend nuk e lakuriqeps dot.

  30. Pjer Thomas thotë:

    24 Prill 2007 @ 6:53 pm

    Artikulli ishte interesant, dhe eshte turp qe e njejta gjendje vazhdon si dikur para 20-30 vjeteve. Ky turp bie mbi qeverine dhe shtetin shqiptar. Nese ka njeri vidion, te na e japi ketu te shohim dhe ne te tjeret.

  31. ILIRJAN thotë:

    24 Prill 2007 @ 7:16 pm

    Fakti qe vajzat konviktore detyrohen te lahen ne sy te shoqeve brenda ne dhome per mungese te kushteve, eshte sa per te qeshur e per te qare.
    Ky fenomen ka qene normal para 7-8 vjetesh po me vone u krijua pershtypja se keto kushte elementare ishin plotesuar neper konvikte. Nisur nga kjo, une e pranoj se videoja shume mire mund te sherbeje edhe si proteste dhe kujtese ndaj atyre qe e kane ne dore (nuk ia vlen te mblidhet parlamenti urgjent per kete pune) per te rregulluar.
    Kur isha une student kushtet kane qene edhe me te keqija akoma. Ne meshkujt duhet te prisnim ne radha te gjata (dushet ishin me vete nga godina ku flinim) dhe ne mes te ftohtit. Shume here ndodhte qe mbaronte ujet e ngrohte dhe ose ngeleshim pa lare ose do te laheshim me kanace ne banjo te konviktit atehere. Po ne dhome jo ama. Kishim ca standarte (flas per cunat).

  32. Sigurimsi thotë:

    24 Prill 2007 @ 9:24 pm

    “çfare lajmiiiii? Ky lajm duhet te jepet edhe nga CNN. Nuk e di kush ka dale me “lakuriq” ajo vajza e videos apo gazetari dhe gazeta qe e boton.”

    Keshtu eshte shprehur njefare Naimi diku me lart. Me gjithe respektin qe gezoj per te gjithe komentuesit e “Peshkut pa Uje” qe ne te vertete ka me shume uje sesa Qyteti Studenti, me duhet te them se ky fare Naimi vertet me zhgenjeu. Nuk me zhgenjeu sepse ka share nje media, qe ngjan me Berishen ne kete veprim te tij. Jo dhe jo, nuk me zhgenjeu fare per kete. Me zhgenjeu per kendveshtrimin e tij te varfer e krejt patriarkal qe ka per rastin ne fjale. Une jam dakord se mediat duhet te jene te kujdesshme ne kete drejtim, por mendoj se mediat duhet te denoncojne. Gjithashtu mendoj se ne cdo denoncim, mediat kane te drejte sepse ne fakt, tere denoncimet tjera ketu ne Shqiperi, po shkojne me kot. ndoshta po shkojme dem edhe denoncimet e mediave, por rendesi ka qe populli ndergjegjesohet per keto gjera.

    Une deshiroj vertet shume qe ky rast te sensibilizoje sadopak dhe qe studentja te mos jete viktime e ketij rasti. Une mendoj se eshte riskuar paska me besimin, por eshte vepruar drejt me mospublikimin e identitetit te vajzes te ciles nuk duhet ti shkaterrohet jeta vetem e vetem se ska uje ne godina, apo shoqet kane dashur tja fusin. Po ky fare Naimi, qe nuk e meriton emrin Naim, ska pse te beje fare konsiderata te atji lloji, sepse sic e shikon ky i mjere, komenti i tij i kesaj forme, nuk ka qene fare i nevojshem dhe nuk i ka ngjallur askujt interes.

  33. Lawman thotë:

    24 Prill 2007 @ 9:30 pm

    “Nese ka njeri vidion, te na e japi ketu te shohim dhe ne te tjeret.”

    Ore Pjer Thomas, une te dija burre te martuar me kalamaj ty. Ti dashke te shofesh porno falas tek peshku…

    E prishe imazhin, PT, e prisheeeeee

  34. sfbayarea thotë:

    25 Prill 2007 @ 12:27 am

    Kur lexova kete artikullin sec mu kujtua koha ne QS (7vjet).
    Ne pergjithesi njerezit i kujtojne me kenaqesi vitet e studimeve, por ama ata qe kane ndenjur ne QS menjehere ju kalon nje e rrenqethur kur kujtojne ato Godinat.
    Diten e pare kur shkoje ne konvikt, pas pushimeve te veres, vinte nje ere e peshtiret, por me kalimin e kohes ambjentoheshe dhe nuk te bente aq shume pershtypje. Gjate veres godinat i lyenin me gelqere, ate lyerjen e benin me pompe qe i bente gjithe dritaret dhe dyshemene gelqere.
    Per te bere dush??? poooo, ishte xakja dhe cimi, vinin sipas qejfit, xakja e kishte mbushur dhomen e dusheve plot me foto porno, ndersa cimi e linte ashtu zhul, nuk e di se perse konviktoret kishin me shume deshire te shkonin nga dushet e Xakes se sa te cimit.
    aty beheshe lufte per 20 lekshin, dhe Xakja dukshe se ishte superior ndaj konkurences.
    Veres e kishim te zgjedhur problemin e dusheve, ngrohnim uijtin ne diell dhe pastaj laheshim ne ballkon, …epo benin cudi femijet e lagjes kur kalonin dhe na shihnin duke u lare ne ballkon…epo scheiss egal…

  35. Laura Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Prill 2007 @ 2:52 am

    Jam dakort me ju, c’fare proteste!
    E ku ka me erotike se nje femer nudo qe lahet ne govate ne prezencen e vajzave te tjera… si ndonje pikture romantike…

    Tani dihet qe ne konvikte jetojne kater vajza ne nje dhome!!! Aty hahet, aty pihet, aty *…., etj etj… Nuk ehste aq problem zhveshja ne sy te shoqeve te dhomes ( femrat zhvishen dhe ne Amerike ne gym. ne syte e njera tjetres, apo lahen… mos se ju zgjova imagjinaten tani) por me shume pamundesia per nje vend intim, perfshire ketu dhe dushin lere me zhveshjen…

    Mbaj mend kur vizitoja shoqet e mia konviktore qe gjithmone akoheshin per dicka te tille. Dhe ne France nuk kane ndonje hapesire te krahasueshme me US por te pakten e kane nje dhome me vete ta marrte e mira. Kur isha kete here, me shkas ja vura syrin terrenit te QS dhe kishte hapesire sa te duash per te ndertuar ndonje godine te re me kushte normale… Po kush e merr nje nisme te tille! S’kemi as shume shqiptare te pasur ta marrte e mira qe te bejne ndonje veper humaniste… Dhe ne ketu, vetem llapim kot, sa per te treguar qe jemi te interesuar, por si komunitet ne jemi nje zero me bisht… Asnje projekt, sa me te vogel te jete nuk bejme dot…

    Vertete me erdhi keq per ate vajzen, sepse sic e tha dikush me lart mund te kete pasoja ‘katastrofale’ bazuar ne mentalitetin TONE…

    Ne Tirane, kishte filluar te perdorej fjala konviktore vend e pavend per te share …Me erdhi shume keq… Shoqet e mia konviktore jane te gjitha neper shkolla duke mbaruar ose master of Phd… Nuk i ka bere konvikti ‘femra te degjeneruara’… por cti besh njerezit gjithmone duan te justifikojne veten duke share te tjeret, keshtu ndihen me mire…

    Po te behem nje dite e pasur (hej , ku i dihet) 1. do rregulloja shkollen me te madhe me ndihme ekonomike per femijte qe mbajne familje duke shitur cigare dhe 2. do ndertoja nje kampus me kushte moderne…

    What the hell, I don’t have money, those that have it, make it shit :)

  36. John thotë:

    25 Prill 2007 @ 3:50 am

    rosat po lahen,lahen ne legen, koken ulin poshte tulet lart i ngrejne.Pjesa me e bukur e shkrimit-
    “Vajza që e ka regjistruar ia ka kaluar me mirëbesim, nëpërmjet teknologjisë “Bluetooth” të dashurit të saj, ndërsa ai e ka shpërndarë te një grup i ngushtë personash”
    grup i ngusht peronash.une ti dhe zeri i popullit.te keqen e dashnorit.

  37. akksidental Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Prill 2007 @ 6:24 am

    Ne pritje te videos se shoqes se Dianes duke u shpe-lare.. :D

  38. Arberesha thotë:

    25 Prill 2007 @ 4:07 pm

    Ajo vajza ka bere gabim si duket do jete mendjelehte,ka prek dhe shperdoruar privatesine e saj, ce pyt ma ka ba i gja te madhe shume na la pa menje budallalliqe.

  39. lola thotë:

    25 Prill 2007 @ 4:27 pm

    hahhaha, Mu kujtua ajo koha kur e ngrohnim ujin vertet ne ballkon, ne vere. Pastaj, i luteshim shoqes se dhomes te bente ndonje vizite neper gocat e tjera, sa te laheshim… Po kur i mbushnim legene, kova e govata qe ne mengjes, pasi nuk kishte 24 ore uje. Une e fshihja gjithnje nje legen me uje poshte krevatit, se bente dhe vaki te ma vidhte shoqja e dhomes qe mund te vinte para meje nga fakulteti e te lante ndonje rrobe. Hajde gallate hajde

  40. Pjer Thomas thotë:

    25 Prill 2007 @ 6:16 pm

    Jo Lawman jo, jam burre me namuz :-) por isha kurioz per tere skenen, per menyren e filmit dhe reagimet aty, per te vlersuar diçka nga ana psikollogjike, dhe jo per te pare vithet e asaj studentes. :-)

  41. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Prill 2007 @ 7:39 pm

    Universitetet nuk kane pergjegjesi per akomodimin e Studenteve eshte thjesht gje private e tyre. Ne Shqiperi vazhdon akoma mentaliteti komunist i asistences shteterore , ne shume vende te Evropes studentet pagojn nga 500 euro per te gjetur nje dhome . Boll me kete viktimizmin tipik tonin.

    ———

    E paskeni lire ju ne Evrope me 500 Euro. Ne universitetin tim dhoma kushton gati 8000 dollare per 9 muaj (pa perfshir ushqimin).

    Pra mos beni shume naze ju ne Shqiperi…e keni falas.

    Ka dy zgjidhje…ose privatizoheni dhe paguan qimet e kokes…dhe ne kte rast Djana nga Jugu nuk do ket pare qe te shkoj me ne universitet

    ….ose mos beni naze se e gjith Tirana mbetet pa uje tani ne kohen e ndritur te Profesor Doktorit.

    PS: Si vajti puna e atyre kompjuterave Pentium V?

    PPS: Po videon ku ta gjejme? Jo per gje po te bejme dhe ne ktej nga Amerika proteste.

  42. Dorina thotë:

    25 Prill 2007 @ 8:57 pm

    Nje gje s’marr vesh une. Ajo qe e nxorri ne telefon, me c’mendje vete ja dergon te “dashurit”? Ju mbyllte e mendjes ju mbyllte. “Dashuria ne koherat moderne” qenka ndryshe.

  43. tomi korca thotë:

    26 Prill 2007 @ 5:46 pm

    Eh ju te rinjte Nuk dini se keshtu eshte bere edhe 25 vjet me pare neperr konvikte. Shenje kjo sa shume ka ecur perpara shqiperia ne keto 16 te demokracise. Por ju nuk i dini keto jeni te rinj.

  44. kleo thotë:

    27 Prill 2007 @ 12:42 am

    Dorina,
    “Nje gje s’marr vesh une. Ajo qe e nxorri ne telefon, me c’mendje vete ja dergon te “dashurit”? Ju mbyllte e mendjes ju mbyllte. “Dashuria ne koherat moderne” qenka ndryshe.”

    Jam shume dakort. Kam lexuar te revista Cosmopolitan, qe endrra erotike me e madhe e djmeve eshte ta bejne me shoqet e partneres se tyre.
    Me cfare mendje ja ka dhene qingjin te ujku kjo “shoqja” e mire e Dianes te dashurit te vet?
    Nga ana ligjore te gjithe keta, “shoqja”, i dashuri, shoket e tedashurit, duhen hedhur ne gjygj!
    Dianes dhe familjes se saj mos te stresohen nga turpi tani por te mendojne si t’i rrjepin sa me shume pare ne gjygj ketyre imoraleve qe te shesin nudo me muzike para te gjitheve, para vendit, para QS, para shoqerise.

  45. tomi korca thotë:

    27 Prill 2007 @ 1:12 am

    Emo dhe ju si beni sikur cfare beri. ne fund te fundit dush po bente. Ketu kemi politikane qe kane dale lakuriq ne fotografi dhe prape i zgjodhem si te tille ajo shqetesohet se e paskan nxjere pa deshire lakuriq kur bente dush. po si ta bente dushin me roba? Pastaj kot nuk thone politikanet e sukseshem jane role model per te rinjte

  46. kleo thotë:

    27 Prill 2007 @ 2:55 am

    tomi,
    “Ketu kemi politikane qe kane dale lakuriq ne fotografi dhe prape i zgjodhem si te tille ajo shqetesohet se e paskan nxjere pa deshire lakuriq kur bente dush.”
    Me fal, por pse nuk del ti kaq i guximshem nudo ne plazh ne mes te Durresit, ose te liqeni i Tiranes per tu lare?
    Me thuaj si do ndiheshe ti nqs do te nxirrnin krejt lasku nga para e nga pas duke hequr gjithe pislleqet nga vendet intime ne ato kushte te rendomta varferie? Shto mbi te dhe talljen e pa tolerueshme te vajzave(ne rastin tend te miqve te tu te ngushte) qe edhe te filmojne, edhe te thone dhe ta ngresh koken qe te duket mire se kush eshte identiteti i personit ne video dhe te bejne te kendoje qe te dukesh si gomar?

    Une si vajze dhe studente nuk do doja qe gjithe djemte e shqiperise, gjithe pedofilat me celular, gjithe njerezit qe me kane meri, etj te me shihnin ne nje pozicion personal. Eshte poshterim. Sic ia benin nazistet cifuteve ne kampet e perqendrimit, qe ti hiqnin cdo fije njerezimi qe u kishte mbetur.

    As ne Suedi qe jane gjasme me liberale ndaj nudizmit, do preferoja ta ruaja veten time. Videoja eshte shperndare si te loja telefoni i prishur pa lejen e kesaj vajzes dhe sic thuhet te artikulli “i eshte besuar shoqes”. Dmth, ajo shoqja nuk ka patur leje ta shperndaje. E vetmja menyre si te ndalohen keto vide qe cekin jeten private dhe qe tani jane bere aq shume sa duket si dicka krejtesisht normale dhe e drejte, eshte qe te funksionoje sistemi i ndeshkimit. Nuk e di nga e kemi kete ves ku tejkalohet viza e futjes se hundes ne punet e te tjereve, nga myslimanimzi, nga vitet nen turqi, nga kultura e thashethemeve, nga mungesa e qytetarise, nga manjaksizmi seksual, nga kohet e Enverit ku te gjithe ishin spiuna?
    Keto lloj eksperiencash, sidomos per nje vajze te re jane traumatike.

  47. tomi korca thotë:

    27 Prill 2007 @ 3:24 am

    Kleo Mbase eshte faji im per mis shprehe sic duhet por ne komentin tim kete desha te them edhe une Kam perdorur ironine Mbase duhet te vendoja ;) per tu kuptuar me mire
    Pajtohem plotesisht me ju

  48. Arberesha thotë:

    27 Prill 2007 @ 7:15 pm

    Mire e ka tomi politikanet tane po na tregojne trupat ‘heroike” qe kane neve merremi me govata e legena konviktesh, po ajo goca pse te jete kaq budallaqe per kete te vjen cudi.

  49. Arian thotë:

    28 Prill 2007 @ 2:11 pm

    ku eshte hostuar videoja…???

  50. ArberS Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Maj 2007 @ 9:10 am

    skandal dhe te degjosh politikanet shqiptare qe thone do hyjme ne europe: keshtu do hyjme ne europe ne me govata dhe me sapun rrogozhine? Ne qytetin Studenti duhen marr patjeter masa per kete gje. Me vjen vertet keq per kushtet e studenteve shqiptare. pershendetje te gjitheve.

  51. J. thotë:

    16 Tetor 2007 @ 1:09 pm

    Hahahaha! John,kam qeshur!
    Kjo goca paska ndare dhe shoqet me te dashurin. Shumica e femrave qe njoh mundohen ta mbajne larg nga gocat e huaja lakuriqe, kjo i tregon shoqen e dhomes :D

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.