“Spiunët”, ja kush do të hetohet

Nevila Perndoj  (Shekulli)

 

TIRANË- Projektligji “Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të të zgjedhurve”, paraqitur nga grupi parlamentar i PD-së, pritet të ndryshojë jo pak nga përmbajta fillestare e para dy viteve. Deputeti nismëtar që ka punuar mbi këtë draft, Aleksandër Biberaj do t’i paraqesë kryeministrit Sali Berisha një draft të ndryshuar, që më pas do të diskutohet në Komisionin e Ligjeve. Paraqitja e këtij drafti pritet të hapë edhe diskutime të reja, pasi pjesë e verifikimit kësaj here do të jenë edhe përfaqësuesit e medias, konkretisht kryeredaktorët e drejtorët e mediave vizive dhe të shkruar. Në draftin e ri, deputeti i PD-së ka përfshire edhe drejtuesit e partive politike parlamentare.

“Në draft parashikohet që dosjet të hapen për politikanët, për nivelet e larta të administratës publike, për përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë, për përfaqësuesit e diplomacisë shqiptare dhe përfaqësuesit kryesorë të medias”,- tha ai. Konkretisht, në draftin shtesë që Biberaj pritet të dorëzojë, thuhet se subjekt i verifikimit të përgjithshëm, sipas këtij ligji, do të jenë edhe gjyqtarët e çfarëdolloj niveli, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, drejtuesit e partive politike parlamentare, drejtuesit në media, si dhe trupi diplomatik shqiptar. Ndërkohë në draftin ekzistues thuhet se subjekt i verifikimit do të jenë të gjithë zyrtarët dhe funksionarët publikë, të zgjedhur apo të caktuar, të cilët pas hyrjes në fuqi të këtij ligji ushtrojnë, apo do të kryejnë një nga detyrat ose funksionet, apo janë në marrëdhënie pune në institucionet në vijim: deputetë, Presidenti i Republikës, të zgjedhurit nga Kuvendi dhe të dekretuarit nga Presidenti i Republikës, si dhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, anëtarë të Këshillit të Ministrave, zëvendësministra, sekretarë të përgjithshëm të institucioneve qendrore në varësi të Kryeministrit, apo ministrit, funksionarë politikë, drejtorë të përgjithshëm dhe drejtorë të drejtorive të dikastereve, zyrtarë të lartë të Presidencës, administratës së Kuvendit, të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, të SHISH-it, guvernatorë, prefektë, kryetarët e Këshillave të Qarkut, si dhe kryetarët e Bashkive dhe Komunave, gjyqtarë dhe prokurorë pranë Gjykatave të Apelit, si dhe drejtues të Policisë. Pastërtia e figurës morale të zyrtarëve të mësipërm është e papajtueshme edhe për individët që kanë qenë anëtarë apo kandidatë të Byrosë Politike të Partisë së Punës, anëtarë qeverie, anëtarë të Këshillit Presidencial, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, si dhe oficer madhor, përpara zgjedhjeve të 31 marsit 1991. Ndryshe nga përmbajtja e draftit të kaluar, miratimi i një drafti të tillë do të synojë jo vetëm njohjen nga opinioni publik të atyre zyrtarëve të lartë dikur bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, por edhe faktin se ata nuk do të mund të jenë më në politikë, diplomaci, sistemin e drejtësisë etj.

Subjekt i verifikimit në draftin e PD janë:

Drejtuesit e partive politike parlamentare

Kryeredaktorët dhe drejtorët e medieve vizive dhe të shkruar

Gjyqtarët e të gjitha niveleve

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Trupi Diplomatik Shqiptar

Deputetët

Presidenti i Republikës

Të zgjedhurit nga Kuvendi dhe të dekretuarit nga Presidenti i Republikës

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë e Gjykatës Kushtetuese

Anëtarët e Këshillit të Ministrave, zëvendësministra, sekretarë të përgjithshëm të institucioneve qendrore në varësi të Kryeministrit, apo ministrit

Funksionarë politikë

Drejtorë të përgjithshëm dhe drejtorë të drejtorive të dikastereve

Zyrtarë të lartë të Presidencës, administratës së Kuvendit, të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, të SHISH-it,

Guvernatorë

Prefektët

Kryetarët e Këshillave të Qarkut

Kryetarët e Bashkive dhe Komunave

Gjyqtarë dhe prokurorë pranë Gjykatave të Apelit

Drejtues të Policisë

Kryetari i grupit parlamentar i PDK-së flet për vështirësitë e procesit të zbardhjes së dosjeve

PDK: Të hapen dosjet, PD

të mos luajë me urdhra

TIRANË- Ende pa u futur në shqyrtim tre draftet për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë, PD po synon që në fund të merret parasysh vetëm varianti i paraqitur prej saj. Jo vetëm që nuk po negociohet me asnjë nga dy partitë e tjera propozuese, PS dhe PDK, por edhe sepse në këtë proces po ndiqet një rrugë preferenciale, bazuar në urdhra të paligjshëm. Të paktën këtë po konstaton Partia Demokristiane, ku kryetari i grupit parlamentar i kësaj partie, Ndue Shpani, ka deklaruar dje se Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare duhet të veprojë në përputhje të plotë me ligjin dhe rregulloren e funksionimit të tij, duke e futur në procedurë diskutimi edhe draftin e PDK-së. “Partia Demokristiane gjen rastin të deklarojë publikisht se nga tre draftet ligjore për hapjen e dosjeve që ndodhen në Kuvend, vetëm ai i hartuar prej PDK-së premton dhe siguron hapjen e drejtë dhe të vërtetë të dosjeve, spastrimin moral të politikës dhe vendimmarrjes nga ata që bënë karrierë, duke burgosur e spiunuar qytetarë të pafajshëm, dhe nga ata që me vullnet të lirë, ose për përfitime dhe karrierë personale u bënë pjesë e makinës shtypëse të diktaturës, duke tejkaluar edhe caqet ligjore të kohës”,- tha Shpani, duke shtuar se, drafti garanton transparencën e plotë të dosjeve, por edhe profesionalizmin dhe pavarësinë e komisionit të posaçëm për kontrollin e pastërtisë të figurës së personave zyrtarë. Drafti i demokristianëve kërkon të penalizojë të gjithë ata persona që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe që duan të zgjidhen deputetë, apo kryetarë bashkie. Gjithashtu, ai nuk lejon që ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe që aktualisht janë zyrtarë të lartë të shtetit, të vijojnë të mbajnë poste të larta drejtuese.

N.P

Letra e Topallit, PD tërhiqet

TIRANË- Nuk ka zgjatur as 24 orë vlefshmëria e kërkesës së Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, drejtuar anëtarëve të Komisionit të Ligjeve për futjen me procedurë të përshpejtuar të drafteve për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë. Ndryshe nga sa pritej, dje Komisioni i Ligjeve ka vendosur që projektligjet të futen për shqyrtim vetëm të hënën e javës që vjen. “Komisioni, pasi mori në shqyrtim kërkesën e kryetares Topalli, vendosi që fillimisht të caktohen dy relatorë dhe më pas, ditën e hënë, të nisë shqyrtimi i këtyre projektligjeve”,- tha kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatos Beja. Në fakt, futja e tyre për shqyrtim në fillim të javës që vjen është krejt normale, meqenëse ato janë parashikuar në draftin trejavor të kalendarit të punimeve, ndërsa kalimi me procedurë të përshpejtuar, ashtu siç e kërkonte edhe Topalli, do të detyronte Komisionin e Ligjeve që ta merrte në shqyrtim nga dje. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, çka tregon për një tërheqje të dukshme të PD-së nga guri i fundit i përdorur prej saj, për të parandaluar dekretimin nga ana e Presidentit Topit të atyre gjyqtarëve që nuk do të plotësonin kriteret e kërkuara nga ata

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

8 Komente

  1. berberi thotë:

    1 July 2008 @ 10:38 am

    Bashkepuntoret e sigurimit te shtetit (pra spiunat) kerkohet te penalizohen nga zgjedhja apo emerimi i tyre ne poste drejtuese shteterore apo politike. Ok nuk eshte keq, po per eproret e tyre, pra per ata njerez qe ne kohen e diktatures ishin punonjes te sigurimit te shtetit apo ishin anetare te devotshem te PPSH-se nuk do te merret ndonje penalizim ?
    E shtroj kete pyetje se ne fund te fundit spiunet ishin viktima te pashallareve te kuq, dhe te meresh vetem me viktimat pa marre ne konsiderate eproret e tyre nuk eshte aspak e moralshme. Eshte njesoj si te denosh prostitutat dhe te lesh te lire tutoret e tyre.

  2. Vlore1920 thotë:

    1 July 2008 @ 11:45 am

    nuk shoh si subjekt verifikimi kryeministrin ??? ta kete bere komandanti kete gje???

  3. blabla thotë:

    1 July 2008 @ 2:46 pm

    Kukllat po heqin kukllat per te vendosur kukllat

  4. toko thotë:

    1 July 2008 @ 3:06 pm

    Vertet mendoni se do te shikoni ndonje dosje te politikanve tane? Pfff
    Ato jane zhdukur me kohe
    -Dosjet e spiuneve qe beheshin anetare partie (PPSH) kalonin pa protokoll nga Ministria e Brendeshme tek Komiteti Qendror, nga Deget e puneve te brendeshme ne rrethe tek Komitetet e partise ne rrethe. Thua te kete mbetur ndonje dosje nga keto per njerezit e ramizit qe u futen ne politke?
    - Me ardhejne e Gazidetes ne SHIK tere dosjet qe ishin neper rrethe u grumbulluan ne Tirane pa protokoll. Thua te kete mbetur ndonje e tille per PD-istet poilitikne pas largimit te Gazidedes.
    - Pas ardhjes se Klosit ne SHIK keto dosje u moren ne dorezim pa protokoll nga paraardhesi Gazidete. Thua te kete lene Klosi ndonje dosje per PS istet politkane?
    ———-
    Si perfundim te vetmet dosje do te jene te ndonje fukaraj qe sot shet banane tek cepi i rruges dhe ndonje emigranti qe eshte larg larg shqiperise.
    Cju genjen mendja me keto dosjet. Te vetmit qe po perfitojne nga keto pune jane Kryetaret e partive te medha te cilet i dine emrat e spiuneve politkane dhe u bejne presion sa here kane konflikte me ta “Pusho se ta nxora dosjen” Prandaj kjo loja e dosjeve mbahet akoma gjalle. Thjesht per presion politik.Kjo ceshtje duhet mbyllur pasi tani eshte bere aq e fallsifikuar sa ka me shume vlere te mbyllet pergjithmone se sa te hapet. Dosjet e spiuneve??? Pfff cfare endre pas 18 vjetesh.

  5. artian thotë:

    1 July 2008 @ 3:09 pm

    keto jane humbje kohe,…eshte njesoj sikur spiuni te kapi spiunin,..ky muabet ka qe 17 vjet…eshte nje turp i madh sepse nuk zgjidhin as gje,qe eshte ne interes te popullit…te lu mendja e kokes per mungesen e ujit,ore zgjidhi vetem kete,se po pi uje, me ere veze!..Zgjidhni problemet me shendetin e popullit!

  6. Idris thotë:

    1 July 2008 @ 6:14 pm

    Po bashkepunetoret e SHIK-ut SHISH-it e me rradhe SH-irave do vazhdojne te jene ne KRYE ??????…
    Se ata te SIGURIMIT edhe kuti konservash te kishin qene do ishin prishur e do qelbnin ere e rrjedhimisht do ishin hedhur qe pas ‘90-tes.
    Me thene te drejten nga shume pak pervoje pune ne ADMINISTRATEN shteterore te viteve 1991 e deri ne vitn 1994 dhe nga viti ‘98 deri ne vitin ‘04 administrata shqiptare ishte e MBYTUR nga S P I U NE perfshire dhe nje lloj specie e re nga me te NDYRAT qe quheshin “spiune partiake”
    te ingranuar ne cdo HALLKE dhe qe i jepnin pamjen administratave njesoj si ato te kohe se CEHOVIT.
    Dhe nje pyetje per kuriozitet…
    KU RAPORTOJNE KETA “ishet” ose KE INFORMOJNE dhe PERSE ??????
    Kush ka nonje informacion te na e HEQE kete MARAK…..JOZI

  7. Idris thotë:

    1 July 2008 @ 7:04 pm

    Me falni….Kane edhe PROKURORET Bashkepunetore ..
    Te penduarit… Po keta ku duhet te vene… :P :P :P .Po ata tePolicise :P
    Mendoj se te tilla rekomandime e vendime jane jo vetem karagjozlleqe dhe , jo vetem qe nuk te shpien gjekundi por ne te kundert shkaktojne reaksione frenuese sepse duhet te kuptohet NJEHERE e MIRE se NUK mund te EGZISTOJE SHTET ne BOTE pa rrjet SPIUNAZHI…
    Ndryshimi midis sistemeve qendron qe deri me sot eshte dicka me i avancuar dhe me i “pertypshem” ai sistem informimi ose Ajo Platforme informimi qe nuk mbeshtete DREJT per se DREJTI ne PROGRAMIN POLITIK te PARTISE ne PUSHTET…
    Te tjerat jane LEGJITIMIM i ndryshime ve RADFIKALE dhe CORODITESE per cdo ROTACION ne krye te vendit.
    Ky vendim eshte me i arsyshem qe te preke JO ne BLLOK por drejte persedrejti VENDIMET per EMRIM sipas Kopetencave te TITULLAREVE qe
    ka sjelle edhe kete menyre te Drejtuari sipas produktit te emrimit ne detyre te ATYRE me DOSJE per ti perdorur sipas rastit deri ne EKSTREM.

  8. faslliu thotë:

    13 July 2008 @ 4:46 pm

    LISTA E DYSHIMEVE Jemin Gjana – I vogli, Shaban Memia – Qukapiku, Jozefina Topalli – Dizenjatorja, Spartak Poci – Inxhinieri, Prec Zogaj – Ciftelia , Servet Pellumbi – Rraketa , Astrit Patozi – Alfons Balshaj, Ekrem Spahia – Drita e kuqe, Ridvan Bode – Financjeri, Besnik Mustafai – Shkrimtari , Nard Ndoka - Kronometri, Vili Minarolli – Profesori, Teodor Laco – Dragoi, Leonard Demo – Murrizi, Frrok Cupi – Llulla, Abdi Baleta - Stilografi, Qemal Sakajeve- Tigri, Mero Baze-Corapja, Blendi Fevziu- Korani i Myzeqes, Fahri Balliu- Masoviku, ..

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com