skrap (sprove poetike)

Kamera e helikopterit iu afrua vargmaleve të Lombardisë.

Dhe ja, aty, nëpër mjergull,

u shfaq vargoni i veturave;

të lidhura njëra pas tjetrës me zinxhir:

disa kilometra i gjatë,

rrugës zig-zag.

Grupe njerëzish,

duke ecur anës rrugës;

midis buzës dhe veturave.

Atmosfere festive… krenare.

Zakoni i pepinove të kthejnë gjithcka në show-biz.

Papritur më shkoi në mendje,

tragjedia që mund të ndodhte,

nëse një prej veturave të varej në humnerë:

I gjithë vargoni do të varej,

duke marrë me vete edhe njerëzit.

(Përvec atyre që ishin atletë,

e do t’i shpëtonin vrullit të vargonit,

me një kapërcim akrobat;

ose atyre qe ishin alpinistë,

e do të kapeshin prej buzës se shkëmbinjve.)

Ndërkaq vargoni ecte,

solemn,

drejt një prej porteve jugore të vendit.

Prej aty do të përfundonte në një fshat të botës,

dhe një grua,

plakë,

do ta coptonte me duart e saj,

për ta shitur për skrap.

(23-dimension)

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

2 Komente

  1. Ar.Ba. thotë:

    5 May 2008 @ 8:21 pm

    Lum si gruaja plake qe merret me biznes skrapi. Thone qe mbiemrin e vajzerise e ka pasur Delijorgji…

  2. Zana thotë:

    5 May 2008 @ 8:25 pm

    Shpresoj qe sprova te ngelet ketu….:)

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com