Identifikohu



Regjistrohu

Sikur vërtetë te ishte kështu…sikur s’është vërtetë kështu

Marrë nga libri imagjinar: “Ligje universale për suksesin e budallait ne botën e të mençurve”

Aksiomë 1
Njeriu është injorant. Ai ka lindur injorant dhe i tille do te vdesë, në pamundësi për të bërë diçka tjetër dhe në padëshirë për ta parë në sy të vërtetën e hidhur.

Aksiomë 2
Njeriu është i babëzitur. Ai është i pangopshëm, i pangopur dhe i pakënaqur në mënyrë të përhershme, të pashërueshme.

Aksiomë 3
Njeriu që ndihmon njeriun është idiot. Ai e bën këtë sepse nuk ndihmon dot veten e tij. Sikur t’i jepej mundësia, do t’i vinte flakën botës vetëm për të ndezur cigaren.

Aksiomë 4
Njeriu më i prirur për sukses, në rend zbritës, është:
1. matrapazi
2. kurva
3. shpirtligu
4. nëpunësi doganor
5. politikani i dështuar ne profesionin e tij origjinal
6.kurvari
7. njeriu i ndershëm
Shembull praktik: Sikur të gjithë të mësipermit të kishin nga një gisht dhe një vrimë, njeriu i ndershëm do të ishte padyshim dorac, pra do ta hante dhe vetëm kaq.

Aksiomë 5
Njeriu më i nderuar është arroganti. Te tjerët janë frikacake që s’kanë ç’i bëjnë.

Aksiomë 6
Njeriu idealisti është si mushkonja. I pickon te gjithë dhe sa më shumë ta kruash, aq më shumë dëm bën.

Aksiomë 7
Deliri, qoftë ky nga madhështia, apo nga çfarëdo marrosje tjetër e unit, është ilaçi me i mire për te gjitha sëmundjet e jetës.

Aksiomë 8
Vuajtja është gjimnastika më e mirë që mund të të japë jeta. Te tjerat janë krejt te paefektshme dhe te panevojshme.

Aksiomë 9
Ëndërrimtari (o kjo krijesë e Zotit) është një njeri që e ka kokën në qiell, por b*thën në tokë. Ai sheh retë, por te gjithë i fusin gishtin.

A.K.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

17 Komente »

  1. Idris thotë:

    19 Qershor 2007 @ 5:20 pm

    Shokut Zylo i pelqen te shkruaj Esse;
    Nga origjina:.
    Si eshte me mire per te pemiresuar nuhatjen/ Te shtohet sasia e hundeve.
    Huazuar;
    C’fare duhet per te permiresuar cilesine mendimit? Rritja e kokes apo sasija e trurit.Pyetje pa difinicion.
    Bie gjera ngacmuse Strang.Jepi mos e lesho penen.

  2. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Qershor 2007 @ 8:01 pm

    Në qoftë se je në qejf, mos u shqetëso,… do të të kalojë

  3. adriatik thotë:

    20 Qershor 2007 @ 8:51 am

    StrangMAN, me fal mosdijen, por a eshte krijimi juaj ajo me siper apo eshte ndonje perkthim. Si do qofte, nese eshte krijimi juaj, do te lutesha shume qe te kishe shembull paraktik per cdo aksiome. Me pelqeu satira por me shume me pelqeu shembulli qe te ben te mendohesh dhe ti kthehesh aksiomave disa here.

  4. strangeMAN Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 9:03 am

    @idris:
    Te falenderoj per inkurajimin!

    @ed:
    Rregullisht. :)

    @adriatik:
    Krijimi eshte imi. E kam shkruar para nja 2 vjetesh ne fakt. Te falenderoj!

  5. EH Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Qershor 2007 @ 9:36 am

    Në qoftë se je në qejf, mos u shqetëso,… do të të kalojë

    ——————————————————-

    me beri te mendoj per shprehjen ekzakte te Jules Renard

    Ka momente qe gjithshka arrihet, nuk duhet pasur frike….do kaloj…..

  6. bjorkida Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Qershor 2007 @ 7:33 pm

    i wanna meet this guy. can i buy you a drink? gjithnje nese nuk je njeri transoqeanik, paevitueshmerisht

  7. strangeMAN Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Qershor 2007 @ 7:36 pm

    E mirepritur! :)
    Te njeriuicuditshem.blogspot.com me gjen perdite.

  8. bjorkida Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Qershor 2007 @ 7:38 pm

    hmm, qenke transvirtual atehere…

  9. bjorkida Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Qershor 2007 @ 7:42 pm

    paskam pasur te drejte…….faqe reale e nje njeriu —

  10. strangeMAN Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Qershor 2007 @ 7:44 pm

    jo, jo. edhe per drink real jam available. Ama, nga flamuri shoh qe edhe ti je transnacionale.

  11. bjorkida Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Qershor 2007 @ 9:15 pm

    s’eshte lakuar sakte flamuri ne kete rast

  12. bugs Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Tetor 2007 @ 5:38 pm

    kete nuk e ke shkruar ti. e kam lexuar ne internet (ne anglisht, eshte ne me shume se nje faqe humori, tek kategorite “list jokes”) PERPARA dy viteve, kur e “paske shkruar” ti. Do ta gjej ne internet dhe do te sjell linkun.

  13. strangeMAN Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Tetor 2007 @ 5:50 pm

    Epo, gjeje. Por do te te lutesha qe deri atehere te flisje jo ne forme te prere.

  14. artan thotë:

    16 Tetor 2007 @ 6:03 pm

    @Strangeman.,shkruan :

    “Njeriu që ndihmon njeriun është idiot,”
    …………………………………………………………………………………….
    Nuk e di, por ti ke shkruar per te ndimuar njerzit ,te njohin veten ,sipas teje. i bie qe te peshtysh lart dhe lagesh veten. :)

  15. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Tetor 2007 @ 6:05 pm

    shpif shpif se dicka do te mbetet…

  16. strangeMAN Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 Tetor 2007 @ 4:24 am

    artan, shkrimi ka tone sarkastike. Më duket e qartë (por ndoshta nuk është) që unë nuk besoj në gjërat që kam shkruar dhe i kam shkruar në formë tallëse. Megjithatë, mund të marrësh kuptimin që dëshiron, kjo nuk më takon mua.

    Të përshëndes!

  17. Xani thotë:

    23 Tetor 2007 @ 9:06 pm

    Një moderatore e një TV- nga Kosova, pos tjerash tha se do të rriten pensionistët.
    Unë them se nuk është lapsus, ngase më parë mund të rriten pensionistët sesa pensionet në regjimin e UNMIK-ut.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.