Identifikohu



Regjistrohu

Si ta lexosh dhe si ta jetosh “Ishullin” e Ben Blushit?

Andi Bejtja
Panorama

Debati, që në fakt u kthye në një publicitet të papaguar për autorin, rroku të gjitha fushat, duke filluar që nga tema e deri tek forma. Po pak kush dhe sidomos kritikë të mirëfilltë të artit morën në sitë këtë roman, e kjo ndoshta, se fatkeqësisht Blushi fillimisht u pa si një politikan që ka shkruar një roman dhe jo si një shkrimtar i lindur që ka bërë një vepër artistike. Ky ishte provokimi i parë ndaj publikut dhe kryesisht ndaj klasës politike, e cila me sa kam konstatuar dhe vetë e lexoi më shpejt se lexuesit e zellshëm romanin e parë të Blushit për të parë nëse gjendej vetë në atë roman. Provokimi i dytë kishte të bënte me temën, pra siç dihet, tashmë konvertimi i shqiptarëve nga të krishterë në myslimanë gjatë sundimit osman. Le t’i shikojmë gjërat më nga afër dhe më hollësisht. Për të hyrë në debate të tilla, që për hir të së vërtetës dhe vetë historianët më të mirë mund të bien lehtësisht në grackë, duhet t’i vëmë etiketën këtij romani, çfarë lloj romani është pikësëpari. Duke qenë se merret deri diku me personazhe të mirëfillta historike, gabimi i parë që bëjnë pothuajse të gjithë, është etiketimi si roman historik. Këtu fillojnë të gjitha ngatërresat që deformojnë në mënyrën më të thjeshtë të mundur dhe thelbin e këtij romani. Debatet, a u konvertuan shqiptarët me dhunë në islam, ishte më mirë a ishte më keq, a ishte Skënderbeu i tillë apo i atillë janë të kota dhe sa hap e mbyll sytë bien si kështjellë rëre, pasi, pavarësisht personazheve me emra të njëmendtë historikë, romani “Të jetosh në Ishull” nuk është aspak një roman historik, por krejtësisht një roman epiko-simbolik. Simbolik është vetë titulli i romanit “Të jetosh në Ishull”, pasi aty askush nuk jeton në ishull të mirëfilltë, simbolike është dhe gjuha e përdorur nga personazhet, simbolike janë dhe marrëdhëniet midis njerëzve, simbolike është dhe biseda e personazhit kryesor që në fillim të romanit, kur shkon i vendosur për të shndërruar fenë nga kristiane në myslimane. Që aty kuptohet që kemi të bëjmë me një roman simbolik dhe jo të llojit tjetër, pasi detajet janë simbolike, fytyra e atij që pret të ndërrojë fenë është gjysma në errësirë dhe gjysma në dritë, e mbi të gjitha dialogu me imamin është më shumë biblik se sa njerëzor. Ndaj, debatet mbi historinë s’kanë më vlerë. Madje, në qoftë se do e bëja dhe vetë këtë gabim e të hyja në debat, do të thosha se për të qenë më të saktë shqiptarët u shndërruan nga katolikë në mysliman dhe jo nga ortodoksë në myslimanë, siç mund të kuptohet indirekt nga një lexim i thjeshtë i këtij romani. Por e ritheksoj, kjo nuk ka rëndësi ashtu sikurse çdo autor ka të drejtë të projektojë gjithçka në kokën e tij, ndoshta dhe një familje tip, të veçantë që publiku mund të mos ta ketë hasur asnjëherë në jetën e përditshme. Për të bërë një lloj tjetër romani, jo si ky epiko-simbolik, nuk mund ta përcaktojmë nëse autori do e kishte më të lehtë apo më të vështirë, por ai fillon dhe vazhdon me kokëfortësi, duke u mbështetur fort te simbolizmi i tij, te gjuha dhe temperamenti i tij i dallueshëm si autor. Mund të thuhet me plot gojën se Blushi në këtë roman është vetvetja. Romani fillon simbolikisht dhe mbyllet simbolikisht.
Pre e mosetiketimit të saktë të llojit të romanit, bien dhe ata që merren me formën, kur kërkojnë që personazhet e Blushit të flasin si në shekullin e katërmbëdhjetë apo tetëmbëdhjetë. Në fakt, pre e këtij keqkuptimi kam rënë dhe vetë pa e mbaruar librin plotësisht. Gjetja e saktë e etiketës së këtij romani na shpëton nga shumë debate të kota, qoftë të thelbit, qoftë të formës, dhe na bën ta lexojmë këtë roman ashtu siç duhet dhe siç e meriton të lexohet.
Mbi të gjitha nga leximi i këtij romani në këtë mënyrë, na bën të kuptojmë se sa e vështirë është të arrish të ndërtosh nga disa teza apo studime historike, ishullin tënd simbolik të artit dhe Ben Blushi ka arritur ta krijojë këtë, ndoshta jo pas një pune 6-mujore siç shprehet vetë, por pas studimeve të shumta të shumë librave e hulumtimeve historike.
Gjatë gjithë leximit të romanit të Blushit dallohet qartë Hinka personale e Blushit, që arrin të shndërrojë një pjesë të fakteve historike në simbolizëm, në një simbolizëm ku natyrisht përzihen dhe ndjenjat dhe përjetimet e autorit dhe mendimet e tij, duke sjellë të gjitha bashkë një koktej në ishullin simbolik me emrin Ben Blushi. Madje, po të shikosh me kujdes në indet e kësaj hinke, pavarësisht një lloj përparësie të lehtë që autori i jep kristianizmit në përgjithësi, herë pas here, nga ana tjetër vihet re dhe një lloj dhembshurie, madje dhe dashurie për personazhin kryesor mysliman të këtij romani. Duket se dhe vetë Blushi e ka të vështirë të kontrollojë simbolizmin e tij.
Aq simbolik është ky roman, sa pothuajse çdo kapitull i këtij romani është një roman më vete simbolik, duke u lënë pikërisht i tillë i paketuar simbolikisht nga vetë autori. Brenda të “Jetosh në Ishull” ka me dhjetëra “ishuj” të tjerë simbolikë të lëna enkas ashtu të pazbërthyera mirë, të mbyllur, por nga ana tjetër të kapur me një mijë fije me njëri-tjetrin, duke na dhënë në fund të fundit atë që quhet me plot gojën Ben Blushi.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

53 Komente »

  1. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Maj 2008 @ 5:43 pm

    U prekën në sedër myslimanët? U krekosën ortodoksët? Apo u përfol pa arsye te mireqene autori Blushi? Libri artistik i politikanit të PS-së ngjalli polemnika nga ato që prej vitesh nuk kishim parë të gëlonin në Shqipërinë e letrave.
    Rrjedha në ishullin imagjinar ku jeta shtrihet në disa shekuj, shpërndahet në disa personazhe, kapërcen, gërshton, mbledh e shpërdresh disa ideologji, gërvisht thellë islamin e mitizon mbi të ortodoksinë, arrin mbi dorën e lexuesve që shohin në të autorin si politikan, si të njohur, si përpjekës për shtjellimin e shqipes, si përcarës, përkrahës apo nxitës te ideologjive të caktuara fetare.

    Librin ta zë syri gjithandej në vitrinat e librarive apo stendat e shpërndara të shtëpisë botuese. Blihet në masë. Eshtë përfolur në masë dhe është bërë objekt i padiskutueshëm debati publik. Emri dhe popullariteti i Ben Blushit ka ndikuar gjithashtu që libri të blihet dhe të lexohet më së shumti me pritshmërinë për të lexuar një shqipe të mirëlidhur në fjali dhe në ide.

    Por vëmendjen ndaj këtij libri, më shumë se gjthcka tjetër, e rrëmbeu përmbajtja dhe orientimi i tij fetar. Blushi ruan një njëtrajtshmëri që vjen për shtat dhe të rrëmben në natyrshmërinë me të cilën emërton dervishët, klasifikon sjelljet e tyre apo lakuriqëson vërtetësinë e besimit të sjellë me forcë dhe pa takt në ishullin jo-mysliman. Reagimi i këtij komuniteti në Shqipëri e shton akoma më shumë mbështetjen ndaj ideologjisë së saposhpallur dhe thjesht rrit popullaritetin e autorit ndër progresistët, atesitët apo fe-lëkundurit në Shqipëri. Thelbi i këtj libri në përceptimin publik u bë tani koncentratë për identifikimin tonë fetar dhe ndikimin e tij në identifikimin kombëtar.

    Libri ishullor shkaktoi të njëjtën furtunë ndjesish për përkatësinë fetare sa edhe disa nga reagimet publike të myslimanëve të rizgjuar në Shqipëri. Pas 45 vjetësh mohimi të besimit fetar, 18 vjetësh mollë sherri për të aneksuar përqindjet e popullsisë në secilën fe e pas konvertimeve në masë që ka përjetuar ky popull, shqiptarët janë sot në një krizë identiteti fetar më të thellë se ndonjëherë tjetër më parë.

    Toleranca jonë fetare e shumpërfolur dhe e shpallur botërisht nuk mund të jetë gjë tjetër vecse shpërfillje ndaj besimeve fetare. Kjo është arsyeja e vetme e “harmonisë”. Dhe përsa kohë që shqiparët në sjellje dhe në praktikë janë ateistë, atëherë është e kotë të mbahet lart e me lart flamuri i tolerancës. Ja tek u pa se nuk është aspak kështu, thjesht duke marrë për bazë një trill artistik. Sigurisht Blushi ka ecur mbi gjurmët e ortodoksisë në të cilën është rritur, por as ai, as reagimi i cuditshëm i pseudo-myslimanvëve të Tiranës nuk mund të pretendojnë dot të tregojnë se guri i qoshes në origjinën fetare shqiptare është ortodoksia greke apo islamizmi turk (e arab me modernizimet e sotme të tru-shplarjes në “qytetërimet islame”).

    Po cilës fe i përkasin shqiptarët?! Fesë së pasurisë, të nënshtrimit, të dëshirës për të zotëruar gjithcka dhe shpejt, brenda natës; fesë së mosreagimit publik, të mosdijes për të jetuar në komunitet, të përtacisë së përashkët; fesë së përzierjes së sjelljes orientale me atë të dëshirës për t’u dukur oksidenatal; fesë së individit, të të fortit; fesë së lojrave të fatit, pazareve në kurriz të dinjitetit; fesë së përdhunimit të lirisë, të shpërdorimit të besimit qytetar, të indokrinimit mbi njerëzit e papërgatitur të kundërshtojnë ndryshimet e pavullnetshme; fesë së manipulimit, të ndikimit dhe papërgjgjshmërisë.

    Sigurisht që Ben Blushi nuk do t’i njihte si bashkë-fetarë njerëzit që vinin nga një komunitet i tillë. As myslimanët e thekur për të na treguar se Tirana lindi nga hoxhallarët, nuk do të pranonin se “virtytet” e mësipërme jane identifikuese për fenë e tyre. Epo, shoqëria shqiptare karakterizohet nga të gjitha ato veti, që më shumë se të lindura, i ka të injektuara nga trysnia e feve apo politikave të ndryshme, që janë ushtruar mbi të për vite e shekuj me radhë.

    Ben Blushi hodhi poshtë maskën islame që mbulontë viset e ishullit të tij; por zgjidhjen e lumturisë dhe fatin e romanit ia faturoi një ishulli grek.

    …Ku, si dhe sa të madhe do ta ndërtonte Noli kishën e tij ortodokse? Mbase do të më kishte ngjallur kuriozitetin për të mësuar më shumë për këmbënguljen e tij të paepur që të shkëputej nga ortodoksia greke. Do të më kishte bindur patjetër me përfundimet e tij edhe mbi dilemat e mbiemrit tim të krishterë gërshetuar më zjarrin për ta parë pikësëpari veten shqiptare, pastaj si qënie të katërzuar midis mbiemrit katolik, perceptimit ortodoks, konvertimit mysliman, ateizmit kaotik dhe dëshirës kokëfortë për të mos u idenifikuar në asnjë mënyrë as si greke, as si arabe.

    “Ku e lamë, e ku na mbeti…” Na la të shkëputur Noli, e nuk do ta gjente më fare linjën e ndarjes mes ortodoksisë greke dhe përkujdesjes së madhe për tretësinë e saj mes shqiptarëve.
    Qendron Blushi si politikan, mediatik dhe anti-islam! S’paska më vend për c’mbeti tjetër si perceptim.

  2. ema thotë:

    3 Maj 2008 @ 6:43 pm

    ben blushi eshte i vetmi nga te gjithe ne, qe ka nje liber dhe nje film me emrin e tij, ku Xhamfize Keko na beri te rrinim ngulur ne divan per te pare sesi Beni shkonte ne koperativen e Korces.
    dhe ne jemi per te ardhur keq qe jemi te detyruar te degjojme me perpikmeri kengen e hoxhes ne minare cdo mengjes ne 5 pa çerek,e cdo dreke e cdo darke, apo kembanat e kishes cdo dite te djele, qe cjerrin ate pak gjume kokforte qe na ka mbetur nga kenga e incizuar e xhamise.jemi per te ardhur keq qe etiketohemi nga cdo vend i evropes si vend islamik, qe sikur te mos mjaftojne aresyet e tjera , na shohin me shtrember se zakonisht. e ndersa xhamite e kishat shtohen si kerpudhat, po aq shpejt e shume sa dhe lypsit femije ne rruge,pertypim me vete vargjet e Migjenit dhe poemen e mjerimit

  3. emigrant2 thotë:

    3 Maj 2008 @ 6:47 pm

    ne kete debatin qe po behet mbi romanin anti-turk, dhe anti-musliman te Blushit mua me terheq vemendjen nje fakt. tendenca qe kane shume shkrues per te definuar shqiptarin. mendoj se ne mendjen e shqiptareve idete totalitariste te enver hoxhes, ku shqiptaret duhet te jene ose ortodokse, ose katolike, ose muslimane: ose keshtu ose rashe e vdiqa jane shume te frikshme. ketu eshte edhe problemi i ortodoksit te rilindur Blushi. Ai si nje afendiko grek, kerkon te ju vari nje kryq ne qafe muslimaneve shqiptare dhe ti sjelli ne vathen e tij. kete gje bejne edhe disa te tjere qe duan ti cojne ne vathen e kishes perendimore. me bente pershtypje dje, rexhep mejdani i cili glorifikonte Nene Terezen duke e bere ate heroine te nje populli te tere. mendoj se ketu eshte problemi i atyre njerezve qe quajne veten shqiptare. tendenca e tyre totalitariste per ti bere te gjithe o me mua o kundra meje. dhe ne kete beteje, muslimani i shkrete te cilit i varin kryqe ne qafe ne greqi, edhe shkrues te sotem kerkojne ti varin nje kryq, kryq, dhe vetem kryq. kryq grek, kryq katolik, kryq amerikan. por vetem kryq. kryq totalitarist. kur do mesohen ata njerez qe rrojne sot ne Shqiperi qe te pranojne se ne Shqiperi rrojne 3 fe dhe shume identitete? ne shqiperi ka islame, ortodokse, katolike, sic ka edhe pakica ateiste, protestante etj. perpjekja e Blushit apo e Blushisteve te tij per ti varur kryqin ne qafe shqiptarit musliman, i ngjajne atyre te cetave andarte greke qe ne 1914 nen parrullen Enosis i Thanatos kerkonin qe me pahir te prodhojne greke ne kufijte e jugut.

    Fondamentalisti Blushi por edhe miqte e tij duhet ti lene muslimanet te qete. sot ne Shqiperi ka 3 fe dhe shume identitete. perpjekja per te imponuar sa Komnene, Blushe, Skenderbeje, Tereza etj mbi kete mase shumekulturore njerezish eshte totalitarizem.

  4. emigrant2 thotë:

    3 Maj 2008 @ 6:49 pm

    Deklaratë për Shtyp

    FMSH dhe shoqatat muslimane, indinjohen nga islamofobia dhe racizmi i Ben Blushit

    28 - Prill - 08

    Shoqatat Muslimane të Shqipërisë kanë përcjellë me keqardhje dhe indinjatë botimin e romanit të Ben Blushit “Të jetosh në ishull” dhe bujën mediatike me të cilën u shoqërua ai.

    Ndonëse tinëzisht në promovimin e tij libri u paraqit si një vepër që flet për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare në vendin tonë, nga leximi i tekstit dhe komentet që janë bërë rreth tij në shtyp rezulton krejt e kundërta. I gjithë libri karakterizohet nga fryma e përbuzjes ndaj fesë Islame në veçanti, si dhe ndaj vlerave dhe simboleve të tërë kombit shqiptar në përgjithësi.

    Së pari, vepra shfaq një mori të pavërtetash dhe pasaktësishë për fenë Islame duke dhënë kësisoj një imazh të deformuar saj. Në roman libri i shenjtë i muslimanëve, Kurani, quhet libër i ndalimit. Aty thuhet se ai është shkruar nga vetë Muhamedi dhe nuk është revelatë (zbritje hyjnore). Libri shfaq gjithashtu paragjykime për mjaft çështje fetare duke i keqinterpretuar ato si dhe duke i veshur Islamit parime dhe pikëpamje që nuk kanë të bëjnë me të.

    Së dyti, vepra shfaq një mungesë të madhe etike, duke fyer vlerat humane, besimin dhe simbolet fetare. Autori tallet jo vetëm me disa prej praktikave dhe ritualeve të fesë Islame, por ai nuk ngurron të njollosë edhe vetë figurën e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të) duke e përshkruar atë me terma fyes.

    Në këtë roman ofendohen në mënyrë të veçantë muslimanët shqiptarë, të cilët cilësohen si tradhtarë të krishterimit, dhunues të të krishterëve, barbarë, banditë, të paqytetëruar, përdhunues e të pabesë. Romani në fjalë është shumë shqetësues edhe për racizmin që ai shfaq për popuj dhe etni të tjera.

    Së treti, vepra deformon historinë e popullit shqiptar, duke ofruar një perspektivë negative e cila cenon vlerat si dhe figurat historike simbol të tij.

    Shoqatat muslimane të Shqipërisë gjykojnë se kjo vepër prodhon efekte negative dhe tejet provokuese në shoqërinë shqiptare. Ajo fyen në mënyrë të qëllimtë atë çka është më e shenjtë për një besimtar – fenë e tij, e duke nxitur kësisoj urrejtjen ndërmjet shtresave të popullsisë me fe të ndryshme, godet një nga vlerat më të spikatura të kulturës shpirtërore të shqiptarëve – bashkëjetesën në harmoni ndërmjet feve, ku muslimanët kanë pasur dhe kanë rol vendimtar.

    Të ndërgjegjshëm për të drejtën kushtetuese të shprehjes së lirë si edhe për lirinë e krijimit artistik, theksojmë se nuk kemi të bëjmë thjesht me një vepër letrare të radhës, duke qenë se autori Ben Blushi nuk mund të gjykohet pandashmërisht nga pozicioni i tij qendror në jetën politike të vendit, pozicion ky i cili i siguron romanit vëmendjen maksimale të opinionit publik. Nënvizojmë gjithashtu se botëkuptimi i autorit në fjalë nuk mund të kuptohet ndaras pozicionit dhe botëkuptimit të tij si politikan.

    Autorit Ben Blushi, ndonëse ligjvënës i njërës prej dy forcave kryesore politike të vendit, Partisë Socialiste, i zgjedhur në parlamentin shqiptar me vota edhe të shumë muslimanëve, nuk i ka shkuar ndërmend se fryma që përçon romani i tij në mënyrë të dukshme kundërshton vlerat themelore të Kushtetutës së Shqipërisë, në preambulën e së cilës ndër të tjera deklarohet:

    “Ne Populli i Shqipërisë, krenar dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti…

    me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik dhe social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,

    me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe personalitetit njerëzor… për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror,

    me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar…

    VENDOSIM KËTË KUSHTETUTË: …”

    Duam t’i kujtojmë z. Blushi dhe atyre që mund të jenë me një mendje me të se feja Islame është feja e pjesës më të madhe të shqiptarëve kudo që ata jetojnë, në Republikën e Shqipërisë, në trojet etnike si dhe në diasporë. Ajo është pranuar prej tyre pas një procesi të gjatë historik dhe tashmë është bërë një pjesë e rëndësishme e identitet të tyre shpirtëror e kombëtar. E parë në këtë këndvështrim, çdo sulm ndaj fesë islame nuk mund të mos prekë vetë kombin shqiptar.

    Shqetësimi ynë më i madh është se vepra si kjo e Ben Blushit furnizojnë me municion të bollshëm armiqtë historikë të shqiptarëve. Pas arritjeve madhore të faktorit shqiptar, si realizimi i pavarësisë së Kosovës, pranimi i Shqipërisë në NATO dhe perspektiva e saj e qartë evropiane, qarqeve antishqiptare u ka mbetur tashmë vetëm një armë në dorë: t’i përçajë shqiptarët duke i ndërsyer ata kundër njeri-tjetrit. Kësisoj, duke helmuar klimën e bashkëjetesës fetare ndërmjet tyre i bëhet një shërbim i çmuar këtyre qarqeve.

    Duke u ndjerë të fyer dhe të provokuar nga kjo vepër, shoqatat muslimane i bëjnë thirrje shoqërisë civile, opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar, mediave dhe shtetit shqiptar si dhe kujtdo që ndjehet krenar për historinë dhe vlerat e popullit të vet, të distancohen nga teza e pikëpamje të tilla që krijojnë precedentë të dëmshëm për bashkëjetesën shoqërore dhe nxisin racizmin, islamofobinë dhe ksenofobinë në Shqipëri.

    Do të ishte gjithashtu një detyrim etik për forcën politike ku autori militon, si dhe për anëtarët e tjerë të parlamentit shqiptar, të distancohen nga këto pikëpamje, të cilat kërcënojnë harmoninë e brendshme të shoqërisë sonë.

    Më poshtë vijon lista e shoqatave nënshkruese të kësaj deklarate

  5. Qafir Arnaut thotë:

    3 Maj 2008 @ 7:18 pm

    Kush ja u tha ketyre kete? Apo jetojne ende me statistika te shtetit zogist te viteve 30?

    Duam t’i kujtojmë z. Blushi dhe atyre që mund të jenë me një mendje me të se feja Islame është feja e pjesës më të madhe të shqiptarëve kudo që ata jetojnë, në Republikën e Shqipërisë

    Kjo pastaj i kalon cdo kufi hipokrizie

    Në këtë roman ofendohen në mënyrë të veçantë muslimanët shqiptarë, të cilët cilësohen si tradhtarë të krishterimit, dhunues të të krishterëve, barbarë, banditë, të paqytetëruar, përdhunues e të pabesë.

    Si shembull mund te sjell kete artikull te Dr. Milazim Krasniqi te botuar ne shtypin zyrtar te Myslimaneve te Shqiperise.

    Ne kete artikull, dhe pa ia bere syri terr, autori aludon se Shqiptari eshte gjenetikisht hajdut, pirat, e pizeveng, dhe se pa ‘driten e Islamit’, nuk do te kishte mbetur me kembe Shqiptari pasi fiset e ‘egra’ Shqiptare do shkriheshin nder Serbe e Greke nen trysnine Epokes te Erret te Mesjetes Evropiane. Dr. Krasniqi ketu jo vetem hedh poshte traditen e kanunet tona fisnore si ‘xhahile’ (injorante), por na thote nen ze qe rruga me e mire eshte Sheriati. Nderkohe po i njejti mesazh po i jepet Pushtuneve ne Afghanistan/Pakistan nga Islamistet. Mesazhi eshte ne formen e njeriut-bombe qe pellcet per te vrare pleqte-gjykates qe aplikojne ligjin fisnor para-Islamik Pushtun-Wali.

  6. Arbeni thotë:

    3 Maj 2008 @ 7:45 pm

    Libri ne fjale eshte i mrekullushem,per kete dhe Ols Jazexhiu thote e lexova me nje fryme.
    Profesor,doktor Krasniqi nuk na thote dicka te re,por perserit politiken mesjetare te otomaneve se na cliruan nga fqinjet duke na shkatruar, djegur,debuar nga trojet tona.
    Dhe akoma ka nga keta Dr. e Profesore qe e hane kete hallve turke.

  7. Emigranti2 thotë:

    3 Maj 2008 @ 7:56 pm

    Kreshnik, nuk ben mire qe barazon islamin me njeriun bombe. sic nuk do te ishte e drejte qe edhe ne te barazonim mormonin amerikan apo krishterin perendimor me njeriun gaxhet qe hedh bomba ne vendet e botes se trete. Islami dhe Krishterimi nuk barazohen dot as me pashtunin afgan dhe as me millienaristin Bush. mos bjer ne gabimin e Ben Blushit i cili shumicen e qytetareve te tij i cileson si tradhtarë të krishterimit, dhunues të të krishterëve, barbarë, banditë, të paqytetëruar, përdhunues e të pabesë.

  8. Roni thotë:

    3 Maj 2008 @ 8:12 pm

    Librin ne fjale nuk e kam lexuar, por nuk i kam mundur dot ti shpetoje polemikes mby kete liber.
    Shumehere lexon ne shtyp per “debatin”.
    Shume njerez flasin per debatin por se per cfare eshte debati askush nuk e ve gishtin. Flasin per fyerje e te tjera po se pse jane fyer nuk i vene pikat mbi i.
    Me aq sa kam kuptuar, debati ne fjale zhvillohet rreth nje subjekti ” A nderruan fe shqipetaret nga dhuna apo nga interesi?”
    Une personalisht jam i mendimit qe shqipatraet e nderruan fene nga interesi. Arsyeja se perse kam dale ne kete konkluzion eshte sepse e kam jetuar dhe pare vete pragmatizmin shqipetare ne NYC.
    I kam pare se si, ne nje vend si Amerika ku nuk ta imponion me as nje lloj menyre ndryshimin e identitetit, ku afgani thot jam afgan fhe somalezi thote jam somal, shqipetaret kthehen ne grek, italian, boshnjak.
    Eshte nje fenomen me te vertete shume interesant se si nje shqiptare per te fituar “pike” tek nje femer kthehet ne italian, se si Maliqi kthehet ne Mario. ( Per kete ata shqipetare q
    Pra duke pasur per pike referimi kete fenomen do te thoja ultra pragmatist, nuk me habit aspak ideja se Shqipetaret e lane fene e krishtere per ulje taksash ose per karriere ne ushtrine Osmane.
    Jam shume dakort me T-red kur thote se feja e shqiptarit eshte rehatlleku dhe kapadaija, kush nuk e di le ta mesoje.

  9. Qafir Arnaut thotë:

    3 Maj 2008 @ 8:36 pm

    Per bese nuk dihet nese vertet e ka bere kete cilesim Blushi. Sidoqofte, ky pinjoll Dardharesh, e ka kryekeput gabim nqs kujton se ka kapur ne rrjete animusin e Arbano-Arrnauteve. Eshte teper e vezhgueshme qe ndjenja fetare myslimane nuk ka gjetur ate terren si psh ne Liban. Blushi ben mire te pyese pse atehere masat e perkthyera nuk u ‘kthyen’ ne fene e te pareve si bene Shpataraket (banoret e malesise te Shpatit ne Elbasan) ne mesin e viteve 1800? Shpataraket nuk qenkeshin ‘tradhetare’?

    Blushi eshte vetem pak me pak injorant se audienca e tij

    mos bjer ne gabimin e Ben Blushit i cili shumicen e qytetareve te tij i cileson si tradhtarë të krishterimit

  10. Roni thotë:

    3 Maj 2008 @ 9:19 pm

    Kushdo qe eshte i interesuar ne subjektin e lartepermendur. I keshilloj qe te lexojne High Albania ( Shqiperia e Eperme) nga Edith Durham, dhe Interviews With Ali Pacha ( Bashkebisedim me Ali Pash Tepelenen) nga Peter Oluf Brondested.
    Po ju shkruaj nga nje histori prej secilit liber ku autoret tregojne per experiencen qe kane patur ne Shqiperine e atehershme persa i perket seriozitetit fetare te keti populli.
    Edith Durham tregon se si ne nje fshat te thelle ne Malesine e Madhe ajo shikon se si disa burra po pergezonin nje femije rreth 12 vjec. Kurioze per kete reagim jo fort te zakonte ku nje 12 vjecare pergezohet nga burra te moshuar ajo pyet Markun i cili eshte perkthyesi i saj te marr vesh se perse po ndodh nje gje e tille. Marku e sjell djalin ne fjale dhe i tregon autores se arsyeja perse burrat po e pergezonin eshte sepse ai kishte kryer vrasjen e pare. Ajo e pyet se ke dhe perse kish vrare. Djali i pergjigjet se kish vrare nje moshatarin e vet musliman pasi ishte tallur me Krishtin, dhe ai si nje Krishtere i mire ishte ndjere i fyer ne nder kish nxjerr revolverin dhe e kish qelluar ne balle. Autorja me pas e pyet djalin nese po sikur vete Krishti ta kish fyer ne ndere a do ta vriste Krishtin?
    Pasi djali malesore mendohet pak pergjigjet PO do ta kisha vrare edhe krishtin. Autorja e mbyll paragrafin duke thene se keta njerez mund ti quash cfardo po vetem te krishtere nuk i quan dot!
    Historine tjeter e sjell autori i librit “Bashkebisedim me Ali Pash Tepelenen”
    Autori tregon se si rojet e tij shqipetare kur kishte ardhur koha per tu falur i kishin kerkuar ndjese se duhet te kryenin ritin fetare te faljes ndaj zotit. Autori duke qene se ishte njohes i mire i fese muslimane habit kur shikon se Shqipetaret i faleshin Allhut ndryshe nga kish pare. Autori tregon se si ata faleshin ne kembe duke e tjetersuar ose “masakruar” terseissht ritin e faljes musliman. Pasi ata mbarojne se “faluri” autori i pyet se ne cfare riti musliman bejne pjese, pasi deri me sot nuk kish pare nje musliman te falet ne kembe.
    Ata i pergjigjen se jane musliman si gjith te tjeret por ata nuk mund te ulen dot ne gjunje pasi jane burra.

  11. Rob-terneti thotë:

    3 Maj 2008 @ 9:27 pm

    Te dashur peshq me dhe pa uje,

    Mos u merrni me budallalleqe. Bota e perparuar jo vetem e ka vendosur lirine fetare neper kushtetuta, por dhe ne baze te civilizimit modern. Dhe kjo se s’ka rruge tjeter. Rrugicat e tjera qorre te cojne ne qamete. Por nga ana tjeter, lirite fetare mbarojne atje ku fillojne interesat kombetare.

    Majmunet e shqiperise, perfitojne nga prapambetja e vendit, e hedhin shashka per interesa banale. Ky miku priste t’ia linte partine kusheriri, me tej i dha drune Edi, e nje dite te bukur na dolli shkrimtar-fillozof, me nder me thene, ne pritje te kockes se rradhes, apo per ti rritur shanset per te.

    As do ta merrja mundimin te shkruaja as keto dy rreshta, por desha tu them se nderkohe qe pollitikanet karagjoze albaneze merren me traplliqe, hidhini nje sy atij shkrimit mbi parkin e ri IT afer Beogradit. Shikoni kush e do vendin e vet.

  12. emri thotë:

    3 Maj 2008 @ 9:31 pm

    problemi qe shqiptaret kane ne diskutimin e Blushit eshte si i bien nje pike. te rrezatuar nga fanatizmi perendimor kunder islamit, ne vazhdojme dhe veme ne medyshje nese Islami ka hedhur rrenje apo jo ne Shqiperi dhe Liban. zoterinje, Islami ashtu si Krishterimi jane fe. Nuk jane peme me rrenje. Nese dikush mburret dhe thote qe ne Shqiperi sot ka pak islam, kjo vjen si pasoje e cislamizimit te dhunshem te Partise se Punes e cila shkaterroi cdo tradite ne ate vend.
    Perendimoret ne pergjithesi jane njerez qe nuk e duan Zotin. Shkrimi mbi Durhamin me larte nuk eshte aspak tregues i shqiptareve, por mbi menyren sesi ajo e sheh subjektin. ne Shqiperi ka shume njerez fetare qe besojne ne Zot. Ben Blushi duhet te mos fyej njerezit mbi bazat e besimit te tyre. Ky eshte i gjithe thelbi i bisedes. Shqiptaret muslimane kane te drejte te besojne ne Allah, sic ka te drejte cdo krijese e lire e kesaj bote te besoj ne Perendine.

  13. krye-fare thotë:

    4 Maj 2008 @ 12:19 am

    Kurse une do thosha qe Blushi eshte thjesh nje autor dhe libri nuk eshte as filozofi e tija e as shkrim profesional apo kerkimor.Eshte nje roman o njerezzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzz,i therrisni mendjes ju apo jo?
    Eshte idiotesi te denosh autorin per mekatet e karaktereve.Eshte roman,o popullllllllllllllllllllllllllllllllllllll???!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Persa i perket Muslimanizmit ne shqiperi,ai Turku me siper apo te gjith ata njerez me origjine Turke apo Boshnjake qe kan hipurt mbi tastiera e nuk lane me faqe shqipetare pa hyre e pa propaganduar mbi Turqine e muslimanismin,qetesohuni pak nje here.

    Historikisht Shqipetaret kane qene indiferente ndaj fese.Pa me thoni pak ,une a hy ne ate perqindjen tuaj te myslimaneve ne Shqiperi?

    Tjetra,ne Jug te shqiperise ku eshte edhe popullsia me e madhe nuk ka pas Xhami,pervec se ne qytete nje a dy,por vetem Teqe neper fshatra,edhe ne fshatrat e laberise njerezit jepnin fjalen dhe benin be ( besen) tek kurora e malit,dhe as tek hoxha (ne fakt hoxhallar ska pas) dhe as ne xhami.Por tek kurora e malit ose ne Teqe.

    Prandaj shhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh.

  14. krye-fare thotë:

    4 Maj 2008 @ 12:37 am

    une kur isha ne shqiperi u skandalizova me ate qe ja fuste arabisht me ulurime ne 4 te mengjesit ,pa marre parasysh te drejten time per te fjet gju8me fare.Je musliman ti?pune e madhe,kjo ste jep te drejte te me zgjosh mua nga gjumi ne 4 te mengjesit duke pellitur arabisht.
    U acarova shume nga nervat kur isha ne shqiperi nga kjo gje.

  15. shefi kuadrit thotë:

    4 Maj 2008 @ 9:18 am

    Une mendoj qe rregjistrimi i faljeve nga artoparlanti duhet te ndalohet pasi jo te tere njerezit i besojne fese myslimane, ka dhe ateiste apo pagane qe nuk duan tu imponohet me dhune kjo falje. E kuptoj qe zeri nga xhamia eshte pjese e rendesishme e besimtarit mysliman por ama ne nje vend me shume fe dhe dhe me shume ateiste duhet te kete sakrifica qe te kenaqin cdo shtetas jo vetem fete e medha. Kush do te degjoj zerin e hoxhes shume mire mund te shkoje ne xhami, por te tjeret cfaj kane te degjojne arabisht 5 here ne dite.

  16. gjergj. thotë:

    4 Maj 2008 @ 9:28 am

    Roni thotë:

    3 Maj 2008 @ 9:19 pm

    Kushdo qe eshte i interesuar ne subjektin e lartepermendur. I keshilloj qe te lexojne High Albania ( Shqiperia e Eperme) nga Edith Durham, dhe Interviews With Ali Pacha ( Bashkebisedim me Ali Pash Tepelenen) nga Peter Oluf Brondested.
    Po ju shkruaj nga nje histori prej secilit liber ku autoret tregojne per experiencen qe kane patur ne Shqiperine e atehershme persa i perket seriozitetit fetare te keti populli.
    Edith Durham tregon se si ne nje fshat te thelle ne Malesine e Madhe ajo shikon se si disa burra po pergezonin nje femije rreth 12 vjec. Kurioze per kete reagim jo fort te zakonte ku nje 12 vjecare pergezohet nga burra te moshuar ajo pyet Markun i cili eshte perkthyesi i saj te marr vesh se perse po ndodh nje gje e tille. Marku e sjell djalin ne fjale dhe i tregon autores se arsyeja perse burrat po e pergezonin eshte sepse ai kishte kryer vrasjen e pare. Ajo e pyet se ke dhe perse kish vrare. Djali i pergjigjet se kish vrare nje moshatarin e vet musliman pasi ishte tallur me Krishtin, dhe ai si nje Krishtere i mire ishte ndjere i fyer ne nder kish nxjerr revolverin dhe e kish qelluar ne balle. Autorja me pas e pyet djalin nese po sikur vete Krishti ta kish fyer ne ndere a do ta vriste Krishtin?
    Pasi djali malesore mendohet pak pergjigjet PO do ta kisha vrare edhe krishtin. Autorja e mbyll paragrafin duke thene se keta njerez mund ti quash cfardo po vetem te krishtere nuk i quan dot!
    Historine tjeter e sjell autori i librit “Bashkebisedim me Ali Pash Tepelenen”
    Autori tregon se si rojet e tij shqipetare kur kishte ardhur koha per tu falur i kishin kerkuar ndjese se duhet te kryenin ritin fetare te faljes ndaj zotit. Autori duke qene se ishte njohes i mire i fese muslimane habit kur shikon se Shqipetaret i faleshin Allhut ndryshe nga kish pare. Autori tregon se si ata faleshin ne kembe duke e tjetersuar ose “masakruar” terseissht ritin e faljes musliman. Pasi ata mbarojne se “faluri” autori i pyet se ne cfare riti musliman bejne pjese, pasi deri me sot nuk kish pare nje musliman te falet ne kembe.
    Ata i pergjigjen se jane musliman si gjith te tjeret por ata nuk mund te ulen dot ne gjunje pasi jane burra.

    Roni, flm per keto 2 histori, jane 1000 me interesante se sa shkrimi i Bejtes, i Jazekxhinjeve, apo i kujtdo tjeter.

  17. Male thotë:

    4 Maj 2008 @ 10:19 am

    Roni ke shume te drejte. Listen e historive te tilla mund ta shtoja e ta beja kilometrike. Besimtare te vertete (te cilesdo fe) ne Shqiperi ka shume pak. Pjesa tjeter e ithtareve fetare jane thjesht njerez qe duan te bejne pjese ne nje grup, qofte kjo fe, parti, farefis, familje etj.
    Arsyeja e tolerances fetare ne Shqiperi nuk ka te beje fare me zemergjeresine dhe kulturen shqiptare, se po t’i kishin keto cilesi do i tregonin edhe ne fusha te tjera, por ka te beje thjesht me indiferencen e tyre fetare.
    Me ka rene rasti te njoh nje grusht besimtaresh (katolike dhe muslimane, ortodokse nuk kam patur rastin te takoj, ndoshta per arsye gjeografike), te cilet ishin vertete besimtare te perzotshem dhe e pebashketa e tyre ishte se nuk i interesonin fare dallimet fetare apo zelli per te treguar se feja e vet eshte me e mire. Nje besimtar i devotshem nuk ka kohe dhe deshire te merret me gjera te kesaj bote. Prandaj une nuk do i ndaja shqiptaret ne perqindje sipas fese, por do thoja se ne Shqiperi ekzistojne grupe simpatizantesh te 3 feve, si dhe nje pakice e paperfillshme besimtaresh.
    Sa i perket Blushit, ai e njeh mire fuqine propagandistike hollivudiane, qe pas justifikimit se behet fjale vetem per fiction mbjell ate qe do ne mendjet e njerezve.
    Kjo perpjekja per ta pastruar imazhin tone nga cdo lidhje me boten islame eshte patetike, qesharake dhe per me teper nuk na e kerkon njeri. Ne si popull jemi gati te mohojme edhe ate qe na ka bere koken vetem per nje kothere buke.
    Jemi si ai i zgjebosur qe nuk e qas njeri dhe fillon e mendon: mos ndoshta nuk me qasin se i kam krehur floket ne anen e majte?

  18. krye-fare thotë:

    4 Maj 2008 @ 3:06 pm

    Dhe tjetra,askush nuk po e largon Shqiperine,biles Shqiperia po afrohet dita dites drejt Bashkimit Europian,eshte Anetare e NATOS,dhe vetem inkurajime ka,nuk arrij ta kuptoj kete llogjike.

    Sa per librin e BLUSHIT,une jam nje qe mendoj njesoj si ai karakteri ne librin e Blushit,vetem pse Blushi sis autor e pasqyron kete realitet nepermjet nje karakteri fiktiv,pse duhet te akuzohet Blushi per ndonje gje se marr vesh!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Une o vlla mendoj njesoj ,biles me keq akoma,jam ne kufijte e racismit per sa i perket opinionit tim mbi Turqet dhe Arabet dhe islamistet ne pergjithesi,cfare ka per te thene Komuniteti Mysliman tani?Ci duhet atyre njeher ne rradhe te pare??????? Kane cfar me bejne mua?

    edhe ceshte me ironikja mua me kosiderojne ne ate 80%-shine tyre ata fodullet e Komunitetit-TURKO-BOSHNJAKO-ARAB ne Shqiperi.

    Njehere e me pare te ndalohet ajo praktike e te pelliturit arabisht ne mes te Tiranes.Nje here e me pare.Tirana nuk ka as 5 % Besimtare Musliman,ceshte kjo arabishte keshtu?????????Turp

  19. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Maj 2008 @ 4:29 pm

    Roni, me ke pelqy me komentin e 3 Maj 2008 @ 9:19 pm! :) Shume vezhgim i spikatur.

    PS Te fala ene atij harromit tjeter!

  20. Qafir Arnaut thotë:

    4 Maj 2008 @ 4:53 pm

    Ky eshte thelbi i problemit. Edhe une e kam “M”-ne e shkruar ne dore:)

    edhe ceshte me ironikja mua me kosiderojne ne ate 80%-shine tyre ata fodullet e Komunitetit-TURKO-BOSHNJAKO-ARAB ne Shqiperi.

  21. Male thotë:

    4 Maj 2008 @ 5:11 pm

    Po mos ki frike o krye-fare, edhe ti qafir, se nuk ju ben dem ajo M-ja. Problemin shqiptari e ka me kompleksin e thelle te inferioritetit dhe mezi pret te gjej nje cjap te shushaves per t’ia mveshur komplekset dhe pasigurite.
    Se ajo M-ja na ka lene pa u futur ne Europe neve! Pika truve! Jo 70% M, por 100% K te ishim, me kete mentalitet m.uti qe kemi ne nuk do futemi sot e 100 vjet ne BE.
    Fakti qe ky babami me siper i quan muslimanet e Shqiperise turko-boshnjak-arab, do te thote se ne nuk e duam njeri tjetrin. Prandaj mos prisni te na duan bota.

  22. Qafir Arnaut thotë:

    4 Maj 2008 @ 5:13 pm

    Male, cili eshte ndryshimi thelbesor mes Shqiptarit dhe Boshnjakut/Cekrezit/Tatarit/Cumanit? po ta dije, nuk do e pranoje kaq lehte gjarperin ne gji

  23. Leon thotë:

    4 Maj 2008 @ 5:23 pm

    Aq simbolik është ky roman, sa pothuajse çdo kapitull i këtij romani është një roman më vete simbolik, duke u lënë pikërisht i tillë i paketuar simbolikisht nga vetë autori. Brenda të “Jetosh në Ishull” ka me dhjetëra “ishuj” të tjerë simbolikë të lëna enkas ashtu të pazbërthyera mirë, të mbyllur, por nga ana tjetër të kapur me një mijë fije me njëri-tjetrin, duke na dhënë në fund të fundit atë që quhet me plot gojën Ben Blushi.
    ———————————————
    Personalisht mendimin e autorit te ketij shkrimi e besoj.. kjo s’do te thote qe blushi ka bere mire apo keqe,por enigma e indentitetit fetar shqiptare eshte dhe nglet sic ka qene me shekuj te tere.. enigme
    dritero agolli e shpreh shume mire.. jemi popull pagan… Feja nuk ka arritur kurre te manipuloje dhe te terheqe shqiptaret,perkundrazi ka ndodhur e kunderta ku shqiptaret kane zgjedhur fene sipas interesit vetjak.. c’fare do lloj perpjekje te vertetoje te kunderten eshte e desitinuar te deshtoje..

  24. Male thotë:

    4 Maj 2008 @ 5:24 pm

    Ndryshimi thelbesor eshte kombesia. :)
    Jemi shqiptare, gjuhe e vecante, mentalitet i vecante (lexo: teper i nderlikuar per t’u marre vesh apo kategorizuar). Jemi te vecante ne gjithcka ne, por jo domosdoshmerisht per mire.
    Kemi nje vend te pavarur, nje gjuhe tonen, mundesi per te ecur perpara, por jo! duam te grindemi, te hahemi, te zhbirilojme, te shfryjme frustrimet, te bejme analiza historike, te gjitha sipas kokes sone, duke shkelur mbi njeri tjetrin.
    Dhe merru me gjarperinj ti se kjo e ndihmon te mjeren Shqiperi per te ecur perpara.

  25. Male thotë:

    4 Maj 2008 @ 5:26 pm

    Leon,
    100% dakord.

  26. krye-fare thotë:

    4 Maj 2008 @ 6:13 pm

    o Male,qeke tip interesant ti mor plak.
    Nuk eshte problemi se paskem M

  27. Emigranti2 thotë:

    4 Maj 2008 @ 6:15 pm

    Bejko, racizmi yt kunder boshnjakut / Cekrezit/Tatarit/Cumanit i ngjan pak a shume antisemitizmit historik te krishtere i cili kulminoi me nazizmin. si mormon qe ti je, duhet te behesh pak me shume kristian dhe te pranosh te gjithe popujt dhe racat e kesaj toke. pse te gjithe te Zotit jane. ne te kundert rrezikon qe te kthehesh si ben blushi ne nje cetnik mormon i cili kerkon te ndertoje nje atdhe te paster nga boshnjaku./Cekrezit/Tatarit/Cumanit. kjo gje eshte e papranueshme ne evropen ku ne shqiptaret duam te hyme sot. per me teper shqiptari nuk eshte nje kategori fikse njerezish sic thote Dritero Agolli me lart. shqiptari eshte nje miksje perandorishe te ndryshme, ku ka nje miksje turlifare njerezish. brezi i Agollit jane pagane. soji i Blushit jane kaure dhe vllehe. Ama ka edhe soje te tjere ne Shqiperi qe jane islame. shqiptari pra nuk eshte monolit, por eshte nje mozaik. totalitaristet e krishtere duan te imponojne nje shqiptar unik sipas stilit enverits - o te gjithe kaure - o te gjithe qafire - o ska. ama realiteti eshte qe shumica e shqiptareve eshte islame, edhe pse blusherit apo edhe mejdanet pellcasin nga marazi. islami ka 600 vjet mes nesh dhe gjasat i ka qe do te rroje edhe nja 6000 vite te tjera. kush nuk me beson le te shohi shqiperine sot te cilet pasi enveri e krasiti nga xhamite, sot bucet nga jehona e azaneve qe nga Saranda e deri ne Shkoder.

  28. shefi kuadrit thotë:

    4 Maj 2008 @ 6:30 pm

    emer..nese ke ndonje ide konstruktive per temen qe te na ngjalle nje fije interes thuaje…nese jo atehere e ke ngaterruar peshkun me forumet e propagandes myslimane. ik e zbrazu andej me vellezerit e tu.

    A Bejtja e ka sqaruar mire kete ceshtje. Puna eshte se ca te tjere shohin diskriminim ne cdo fjali ku permendet feja e tyre.

  29. krye-fare thotë:

    4 Maj 2008 @ 6:52 pm

    Emgranti,kurse sipas propagandes te virusit kanceroz Turko-Boshnjako-Arab ne shqipetaret qenkemi nje miks perandorish?

    disa fakte qe njerezit,sidomos ne internet duhet ti kene parasysh.

    1-rajoni ku kemba e turkut ka pas influencen me te vogel ka qene shqiperia,jetesa e popullsise shqipetare ne Malesi nuk e benete te lehte depertimin e ushtrise turke,influenca e perandorise ushtrohej vetem nepermjet taksave,edhe taksat shume here nuk pagueshin nga shqipetaret.

    2-Ne shqiperi mbi 90 % te popullsise jetonte ne fshat,atje ku prezenca fizike e perandorise osmane ishte zero,prandaj ne fshatrat e shqipetareve nuk gjen asnje xhami historike,as nje te vetme.
    Shqipetaret nuk martoheshin me Turq por vetem me shqipetare.
    ballkani kishte identitet mysliman,identitet te krishtere dhe identitet shqipetar.
    Kjo vertetohet nga Miss durham,Bajroni,Disraeli etj.

    3-Ne qytetet shqipetare jetonin Turq ,Boshnjak,Jevg dhe Tukofil shqipetar,perjashto qytete si Berati dhe shkodra ku shqipetaret ishin pjesa predominuese e popullsise) . me rritjen e popullsise ne qytete virusi kanceroz Turko-Boshnjako-Arab filloi te jap efekt.

    4- shqipetaret jane mesuar ti shohin te gjith shqip-folesit si shqipetar.Ne harrojme qe ne shqiperi mes nesh ka etni te ndryshme si Jevg,Turq,Bshnjak,Vllahe e Grek e Bullgare e Goran te cilet kur flasin perfaqesojne interesat e tyre,dhe shume shqipetare influencohen nga keto minoritete.

    5- ky fenomen i ka tentakulat deri ne qeveri.

    Emigrant nga te gjitha etnite ne shqiperi,kush mendon ti se fyet kur sulmohet Virusi Turko-Bshnjako-Arab?

    Une mendoj se komuniteti Turko-Boshnjako-Arab,sepse sa te jete per Myslimanet shqipetar,

    C’E KU E KE BASH NJI,UNE JAM,PO T’PYS ENE NJ EHERE ,MU A ME FUTNI APO JO TEK PERQINDJA JUAJ?

  30. krye-fare thotë:

    4 Maj 2008 @ 6:56 pm

    DHE fakti qe ty te djeg miza do te thote qe e ke vete gjakun turli me turq,boshnjakapo ku ta di une,se ja ku jemi ,mysliman ti e mysliman une,por shqipetar te dy nuk mund te jemi , se ku ti e ku une .Si thua?????????????

  31. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Maj 2008 @ 1:58 pm

    Qafir Arnaut jep nje link me pjese nga romani i Blushit. Duhet me gjet i cik kohe me lexu. Thjesht per psikoze kolektive, jo per gje. Vetem se nje roman qe fillon si me poshte, ne kushte te tjera as qe do ia hidhja me syte der te paragrafi i dyte. Letersia nuk barazohet me rubriken “Llafe&Muhabet”. Ka kohe qe s’kuptoj me as shijet, as nivelin e vertete te gjerave ne Shqiperi. :( Injorance kjo qe nuk eshte fare “bliss”.
    Qofsha i gabum!!!

    Ishte një ditë e nxehtë dhe njerëzve nuk u hahej mish.
    Pazari ishte zgjuar i pari dhe pas tij ishte zgjuar qyteti.
    Zakonisht, qyteti lodhej në pazar dhe çlodhej në kishë. Por
    ishte e diel dhe jo të gjithë punonin. Ishte një ditë
    pazari dhe jo të gjithë shkonin në kishë. Fshatarët kishin
    ditën e tyre të punës. Qytetarët kishin ditën e kishës dhe
    të pazarit. Gratë dilnin nga mesha e mëngjesit, shkonin në
    pazar, ku i frynin trastat si gjinj, dhe pastaj ktheheshin
    në shtëpi. Kur ato vonoheshin pas gjërave të panevojshme,
    fëmijët i prisnin me gojë hapur. Burrat pinin duhan në hije
    dhe shikonin gratë. Kafshët rrinin në diell dhe, duke
    pritur të shiteshin, shikonin burrat. Ata që kishin vapë
    freskoheshin në liqen. Por qyteti ishte në mes të maleve
    dhe jo të gjithë dinin not.

  32. Geri thotë:

    9 Maj 2008 @ 9:48 pm

    t_red si shume i bjen gjerave rreth e rrotul dhe po na e lavderon bishtin e nanos blushi mos je valle dhe ti vlleh ????
    po qe keshtu dil torc se ne shqiptaret nik te bjem gje jo…..
    unk je as i pari dhe as i fundit qe po ja fut kot per historine e shqiptareve

    kjo qe thua ti

    Toleranca jonë fetare e shumpërfolur dhe e shpallur botërisht nuk mund të jetë gjë tjetër vecse shpërfillje ndaj besimeve fetare.

    nuk eshte aspak e vertete. sepse nuk jane shqiptaret qe jane shperfilles por jane greket dhe serbet qe nuk duan tja dine as per fee dhe kishe kur vjen puna per te treguar kafesherine e tyre.

    ti thua
    Po cilës fe i përkasin shqiptarët?! Fesë së pasurisë, të nënshtrimit, të dëshirës për të zotëruar gjithcka dhe shpejt, brenda natës; fesë së mosreagimit publik, të mosdijes për të jetuar në komunitet, të përtacisë së përashkët; fesë së përzierjes së sjelljes orientale me atë të dëshirës për t’u dukur oksidenatal; fesë së individit, të të fortit; fesë së lojrave të fatit, pazareve në kurriz të dinjitetit; fesë së përdhunimit të lirisë, të shpërdorimit të besimit qytetar, të indokrinimit mbi njerëzit e papërgatitur të kundërshtojnë ndryshimet e pavullnetshme; fesë së manipulimit, të ndikimit dhe papërgjgjshmërisë.

    keto jane “virtytet” qe nano dhe blushi bashke me te sojit e tyre ne shoqerine shqiptare per 18 vjet resht instaluan dhe tani duan te na dalin te paster dhe duan te na tregojne se jane dicka me mire se te tjeret.

    prap gabim

    As myslimanët e thekur për të na treguar se Tirana lindi nga hoxhallarët, nuk do të pranonin se “virtytet” e mësipërme jane identifikuese për fenë e tyre. Epo, shoqëria shqiptare karakterizohet nga të gjitha ato veti, që më shumë se të lindura, i ka të injektuara nga trysnia e feve apo politikave të ndryshme, që janë ushtruar mbi të për vite e shekuj me radhë.

    keto jane qokrrat e enver hoxhes dhe qe po pasohen nga kryetari i bashkise se tanishme te tiranes.
    vetem per arsyen se intelektualet e i tiranes i tregoun gjate luftes vendin enver hoxhes dhe i thane hik se nuk je per kete pune se e dime se cfare qellimesh ke keto pune i din alija shume mire sepse ka qene ne gjimnazin e tiranes (sot qemal stafa ) ne ate kohe dhe e dinte shume mire se cu fliste per kafene e xhepes dhe hoxhet .
    arkeologjia dhe shkrimet shnekcore po e tregojne dita dites kete.
    fakti qe po duan ta largojne dhe skenderbeun nga sheshi i tiranes flet qarte per kte lufte te fshehte qe ka filluar.

  33. Shpetim Doda thotë:

    12 Maj 2008 @ 9:36 am

    Beni… s’ecën vetë
    Shpetim Doda
    Marre nga gazeta Tema 23-25

    Kohët që jetojmë, ndërsa nga pikëpamja e zhvillimeve të teknikës dhe teknologjisë kanë njohur një hap përpara, nga pikëpamja e mendësisë, e kulturës dhe e dukurive të sjelljes, kanë bërë jo pak hapa mbrapa, duke sjellë më së pari sundimin e frymës së fetishizmit të rehatllëkut. Krahas kësaj, mendësia e kohëve tona shfaqet shpesh fort e ngjashme me atë të Mesjetës, kur rapsodi i carmina burana-s ngrinte zërin me
    ironi therëse e pohonte: “… të verbrit prijnë të tjerë të verbër dhe i vithisin mbë humnerë… gomari lodërton, buajt lodrojnë. Gjithçka tollovitet jashtë binarëve të vet”. Gjithçka shfaqet një absurditas, një padëgjueshmëri sa shkaramendëse,
    aq edhe vrastare. Hije të zbehta dhe qesharake donkishoteske, jo vetë Don Kishoti
    (fytyra tragjike që mbajmë të fshehur brenda njerëzores) sorollaten sa poshtë lart; të ndjekur nga hije sançopançosh (meskiniteti i trumbetuar si vlerë), rrahin të vënë në lëvizje atë alkimi të moçme sa njeriu e bota: shndërrimin e zhurmës në shfaqje, ndonëse teatrale, apo, për t’u shprehur me terminologjinë e klasikëve,
    shndërrimin e fama-s në feme. Mes zhurmës (fama) dhe shfaqjes (feme) ekziston një lidhje e ngushtë, “familjare”, e kanë prejardhjen nga i njëjti burim etimologjik, lidhen me “pahjen”, me “rënien në sy”, “krekosjen e gjelit majë kiklit”. Në këtë kuptim, gërshetimi i këtyre dy termave formëson istoria-n, apo istorie-n, në
    trajtën ionike, e cila mbart në vetvete rrënjën e të kryerës së foljes oida (lat. video): shoh, shihem, jam i dukshëm, jam i famshëm. Kjo është historia: lidhet me përmasën ontike të ngjarjes, është zhurmë rreth zhurmës, rrëfim i zhurmshëm rreth zhurmërakëve (historia si “rrëfim mitik”). Etimologjia e saj e dëfton më së qarti.
    Nëse s’bën zhurmë, përfundon në terrishtat e harresës, në baltë (lethe, e kundërta semantike dhe konceptuale e alethe, nga vjen aletheia, e vërteta). Për t’u kujtuar, për t’u përmendur në arkiva, lipset të bësh zhurmë, të ngresh pluhurin që rrezikon të bëhet baltë. Dhe jo vetëm kaq: përveçse të largon nga baltovina e harresës, përveçse të bën të famshëm, zhurma të jep edhe një pushtet të fshehtë, të denjëson të hysh në histori. Në historinë e Shqipërisë, dua të them, pasi vetëm në shqip “il potere” ka hyrë
    si “potere” (zhurmë, zallahi). Kjo lidhje e fshehtë mes “pushtetit” (il potere)
    dhe “zhurmës” (potere) u vu re në formën e saj më të qashtër ditët e fundit, me daljen në qarkullim të Të jetosh në ishull, e Ben Blushit, i trumbetuar plot zhurmë si një “ngjarje kulturore”. Zhurma kësaj radhe nisi nga Fatmir Toçi dhe, siç pritet në kësi rastesh, u shoqërua me patologjinë e tërbimit, e cila mbarte në vetvete edhe eskatologjinë gjasmuese të radhës (historia si “gjerdan krizash”, që do të thotë “krisjesh”, çka sërish e lidh me zhurmën). “Do të trondisë shumë emra në letërsinë shqiptare”, shprehej përmes ekranit të një prej kanaleve televizive Toçi, teksa fliste për autorin e Të jetosh në ishull, duke e cilësuar “një fat për letërsinë shqipe”, pa u vramendur aspak se përmes këtyre fjalëve po prekte ndjeshmërinë e shkrimtarëve
    të tjerë të letërsisë shqipe. Megjithatë, besoj se, si unë, edhe shkrimtarët dhe njerëzit e letrave s’ia kanë marrë seriozisht fjalët Fatmir Toçit, që harron se është thjesht një botues e kurrsesi zëdhënës i ndjeshmërisë dhe ndërgjegjes universale të lexuesve, të vetmit që e vendosin emrin e një shkrimtari në panteonin e kulturës dhe letërsisë së vendit; puna e tij, sikundërse e çdo botuesi, fillon e mbaron nga shtyp-lidhja
    deri te shpërndarja e librit. Më e shumta, duke përfituar nga ekuacioni paqësor që qokim mes (pseudo) kritikës letrare dhe enteve publicitarë, puna e Toçit mund të shkojë deri te pagesa e një kritizeri, për ta përfshirë në reklamimin e gjithë
    sa prodhon, jo krijon. Nga ky këndvështrim, madje, nëse do të ndërmerrte një hap të tillë, puna e Toçit nuk do të ish as më shumë dhe as më pak sesa ajo e shitësve endacakë, për të cilët vlen këshilla e mençur që Platoni i vë në gojë Sokratit te Protagora: “lipset të rrish me beft, o i shtrenjti miku im, pasi sofisti, duke e
    ngritur në qiell gjithsa ka hedhur në treg, mos na e hedhë sy për sy, gjithazi siç rrahin ata që tregtojnë gjithsa i duhet trupit për t’u ushqyer, me një llaf, si tregtarët a shitësit e rrugës. Këta as ia kanë haberin se, ndër mallrat që shesin gjatë ditës, cilat janë të dobishme e cilat të dëmshme për trupin, porse, për t’i shitur, helbete, i lëvdojnë të gjitha.” Përpos kësaj, të vetëdijshëm për statusin dhe interesat e tij përjashtimisht
    botimorë, shkrimtarët dhe njerëzit e letrave as e marrin mundimin (do ishte thjesht angari) ta pyesin Toçin se nga ç’kriter vlerësimi niset për gjithsa pohon, përkundrazi, për vetë statusin që ai ka në lidhje me librin dhe letërsinë si art i fjalës, shkrimtarët dhe njerëzit e letrave do t’ia anashkalonin paq, njëlloj si unë paq, edhe gabimet
    në të shprehur (”duke marrë një fabul nga historia e Shqipërisë”, në vend të “duke e marrë fabulën…”, ndryshe i bie që historia e Shqipërisë të jetë një gjerdan fabulash, një prej të cilave u huazua prej Blushit; “ai ka pruar”, në vend të “ai ka sjellë”; “në letërsinë shqiptare”, në vend të “të letërsisë shqipe”; “në një stil”, në vend të “me
    një stil etj.). Janë gabime të pranueshme dhe më se të pranishme në të folurën e një njeriu që fort pak ka të bëjë me artin e fjalës. Për njeriun e zakonshëm, gjuha është mjet komunikimi, ndërsa për njeriun e letrave është shprehës dhe kumtues njëheri. Të jesh botues, s’do të thotë dhe s’nënkupton aspak se je njeri i letrave, apo shkrimtar. Sikundërse “zhguni s’të bën murg”, sikundërse “mjekra s’të bën filozof”, po ashtu
    edhe botimtaria s’të bën njeri të letrave, aq më pak shkrimtar. Toçi lipset ta mbajë parasysh këtë për tjetër herë, për të mos u shfaqur sërish qesharak përpara lexuesve - që e kuptojnë fare mirë se në sytë e tij janë thjesht konsumatorë - dhe të mbamendet si një çudi tjetër shqiptare, ku botuesi është edhe kritik letrar edhe redaktor edhe reklamues i librit edhe shitës edhe nuk e di çfarë tjetër. Sidoqoftë, pavarësisht sa më sipër, sërishmi e mora Të jetosh në ishull. Nuk e mora me shpresën se aty do të gjeja “befasinë”, “një mënyrë rrëfimi të jashtëzakonshme, mbase ndoshta të paparë në letërsinë shqipe” (pjerrëzimi shkronjor i yni - Sh. D., për të nxjerrë në pah çalashjen
    shprehimore) , apo “erudicionin” , siç tellallte Toçi. As që bëhet fjalë.
    • * *
    Pavarësisht se një pjesë të mirë të kohës e kaloj larg Shqipërisë, tashmë jam ftilluar jo
    pak lidhur me dukuritë që gjallojnë në hapësirat kulturore të vendit tonë, me patologjitë e zhurmës që rreh të krijojë shfaqje teatrale, çka i mbaj si tregues për largimet e mia nga Shqipëria, sidomos në çastet kur këto patologji shfaqen të ethshme, në gjendje të acaruar, duke u shoqëruar me një eskatologji gjasmuese,
    jashtë çdo shine dialektike. E kam të qartë se, në hapësirat kulturore të vendit tonë, dalja e një libri shoqërohet nga një zhurmë mediatike trullosëse, nga një publicitet i egër dhe agresiv, që bën gjithçmos t’i shpëlajë trurin lexuesit. Mes publicitetit të sotëm e propagandës së para rënies së diktaturës, ndryshimi është i pandjeshëm,
    mekanizmat dhe logjika manipuluese janë të njëjtë. Sakaq, zhurma mediatike dhe
    mekanizmat që ajo vë në lëvizje mund të jenë vërtet më pak të ndjeshme sesa zhurma e topave, mortajave, granatave apo e shpërthimeve të tjera luftarake, porse efekti, pasojat që mekanizmat mediatikë dhe publicitarë sjellin në lëvizje e sipër janë ku e ku më vrastare sesa ato që shkaktojnë luftimet me armë zjarri. E fundit vret njerëz të përfshirë në hapësirën dhe kohën e luftimeve, ndërsa e para vret ndërgjegjet e
    lira dhe shkatërron breza të tërë, përfshirë edhe ardhmërinë, duke u lënë trashëgimi një grusht vlerash të rrënuara. Kështu, lexues, nuk e mora Të jetosh në ishull
    i yshtur nga ndonjë shpresëtari. Pse të të gënjej, lexues? Madje, s’mund të të gënjej. Jo
    ty, të paktën, që je i njëjtë me mua. Do ish si të gënjeja veten, nëse do të gënjeja. Ti je unë, unë jam ti, madje, edhe në çastet kur shkruaj. Andaj, po ta besoj edhe ty, si vetes time, me pëshpërima, si në kohë lufte: e mora për të parë deri ku mund të arrijë Beni, nëse e lëmë të ecë vetë. Po, pikërisht për këtë arsye, vetëm dhe përjashtimisht
    për këtë arsye, sivëlla. E këtë ua bëra me dije edhe do miqve të mi, sidomos Fatmir
    S. Baçit, që shpesh më zbraz një lum kritikash për faktin se lexoj fare pak libra në shqip, madje, edhe ata, rrallëherë i shpie deri në fund. Si e lexova (jo me një frymë, dhe jo pa vështirësi!), u thashë miqve, përfshirë edhe Baçit, me të cilin i trajtova më gjatë arsyet që do shtroj më poshtë (lidhur me vështirësitë): kur nuk e linit që të ecte vetë, Beni u trazonte qetësinë fqinjëve të katit të vet, teksa e përplaste topin në faqet e mureve, sikundërse ua jepte në tëmtha fqinjëve të katit të poshtëm, teksa e
    përplaste topin në pllakat e dyshemesë; tani që
    e latë të ecë vetë, me topin e tij po trazon tërë
    Shqipërinë. Atëherë, çojeni sërish në “fshat”,
    duke i kënduar atë këngën e njohur “ne jemi
    g’zimi mamit, ne jemi g’zimi babit”. U thashë
    në “fshat”, jo thjesht dhe përjashtimisht për t’u
    sjellë ndërmend miqve filmin që i kushtohet
    Blushit, Beni ecën vetë, por për një arsye tjetër,
    shumë më të epërme: Të jetosh në ishull, më
    së pari m’u duk një platformë e mirëfilltë politike
    (qoftë edhe vetjake), e mbështjellë shuk
    dhe e lëshuar si top mbi mbarë vendin, me
    tërë ngjyresat e kësaj fjale, sidomos sa i përket
    aspektit antinjerëzor. Fjala është për një platformë
    që rreh t’i ftojë shqiptarët të kthehen
    në paganizëm, në fenë që s’e morëm përmes
    “majës së shpatës”. Dhe paganizëm vjen nga
    “paganus” (”fshatar”) dhe pagus (”fshat”). Prej
    këtu edhe paralelizmi që qokim lehtë mes Beni
    ecën vetë (afrimi i tij me ambientin natyror -
    kujtoni skenën kur Beni gjendet natën në pyll)
    dhe Të jetosh në ishull, që boshtohet në ajth
    rreth mitit të Voskopojës. Me këtë koment të
    shkurtër, i vura kapak bisedës rreth Të jetosh në
    ishull, duke anashkaluar shumëçka, deri edhe
    stilemat kadareane, që i rrinë si arnim i bërë
    nga duar që s’dinë se ç’është gjilpëra dhe peri:
    reminishencat, aluzionet, “fjala e tjetrit”, kanë
    nevojë për mjeshtër të pendës, të lartësisë së Platonit,
    Virgjilit, Cervantes-it, Goethe-s, Gogol-it,
    Celan-it, Borges-it, Márquez-it, Eco-s, Marías etj.,
    të cilët i vendosin sipas një forme të lëvruar
    në mënyrë të atillë, saqë ngacmojnë lexuesin,
    aparatin e tij perceptiv, shqisat, përvojën dhe
    jetën e tij ndër libra, duke i diktuar heshturazi
    një pedagogji leximtare, jo për Blushin, që sapo
    rreh të vërë këmbë në botën e artit të fjalës, i
    cili e jep vargun e njohur të Çajupit thuajse
    fjalëpërfjalshë m; madje, pavarësisht nga bombasticizmi,
    që rreh t’i bjerë si bombë tëmthave
    të lexuesit, Blushi shfaq thuajse të tërë karakteristikat
    e një shkrimtari fillestar të kohëve tona,
    kur edhe fjalët mbi ambalazhin e prezervativit,
    parullat politike mbi faqe muresh apo nëpër
    trupa autobusësh dhe trenash, deri edhe grafitët
    perversë nëpër banjat publike, janë shndërruar
    qoka të gjeografisë së shkrimësisë, kanë fituar
    statusin e tekstit, madje, edhe të vetë artit; shkrimtarët
    fillestarë të kohëve tona, duke hosanuar
    “lirinë” dhe “lirshmërinë” botimore, duke përfituar
    jo pak edhe nga zhvlerësimi i fjalës, rrahin
    të kapen shpesh pas idesh dhe emocionesh ja
    leprozike, ja kockanjare, të patulta, të pamishta
    dhe, pos kësaj, rrahin ta veshin veten me
    një mision eskatologjik, me një mesianizëm
    donkishotesk, duke u përçapur të shpalosen
    si reformatorë, si nistarë, shkruajnë jo sepse
    ndihen të angështuar, të obsesionuar nga një
    histori, nga një jetë, por nga skeleti i zbehtë i
    ndonjë koncepti abstrakt, i prekur keqas dhe
    pashërueshëm nga skarlatina; këta “gjeni” të
    rinj janë të vetëdijshëm vetëm dhe përjashtimisht
    për praninë e një gjerdani problemesh, jo
    për ekzistencën e njerëzve, e çështjeve, temave,
    anamnezës, ndjenjave dhe ndjeshmërisë njerëzore,
    tek e fundit, e gjithsa thurojnë (textus)
    ekzistencën njerëzore, e gjithsa përbën veçantësinë
    e jetës konkrete, asaj që i jep zë, shprehi
    dhe kumt misterit të vendësisë dhe kuptimit që
    mbart jeta në planetin e pushtuar nga “endless
    train of faithless” (Whitman), një vagon i të
    cilit është edhe Blushi. Porse këtë koment s’ua
    shpreha miqve të mi, pasi i pata vënë kapak
    bisedës, madje, u pata kërkuar të ndërronim
    temë, pasi në botë ka ende gjëra për të cilat ia
    vlen të bisedosh, përpara të cilave “xhevahiri”
    i Blushit qëndron diç më pak sesa një flluskë
    sapuni. Që nga ajo ditë, as më shkoi më nëpër
    mend se ekzistonte një libër me titull Të jetosh
    në ishull.
    * * *
    Jam larg Shqipërisë; shumë zhurma që ndjeja
    atje, këtu janë shugatur, me përjashtim të
    njërës: zhurmës së Të jetosh në ishull.
    Këtë radhë zhurma s’erdhi nga Toçi, që kish
    ngarendur të gëlltiste atë që pati pohuar në
    televizion dhe shkruar në paskopertinë, duke
    gjasmuar kësisoj të verbëtin (”Libri duhet marrë
    si një trill artistik, ashtu si edhe është, e jo si
    një histori. Por duket se edhe pse gjinia është
    letërsi, tek njerëzit është dukur më i besueshëm
    se vetë historia.” - Pjerrëzimi shkronjor i yni
    - Sh. D., - sakaq, dua t’i kujtoj Toçit se reagimi
    ish i një natyre tjetër), por nga vetë Blushi, i cili
    s’kish përtuar të vinte në lojë një retorikë më
    të bardhë sesa ajo e masmediave: “I mirëkuptoj
    të gjithë ata që e keqkuptojnë”, për të lëshuar
    më pas një ftesë në formë sfide, që paraprihet
    nga një fjali cinike: “Më shijon kur shoh sesi të
    marrët bëhen të urtë nga leximi dhe të urtët
    bëhen të marrë po nga leximi (s’më duket hapësira
    e duhur për të analizuar gjithsa shpreh kjo
    fjali, lexuesi mund ta peshkojë analizën e saj tek
    Efthidhimi i Platonit). Do uroja që Ishulli im
    të lexohej artistikisht dhe jo si një trakt apo si
    një doktrinë, sepse nuk është ky qëllimi. Libri
    nuk është kundër askujt, por është shkruar në
    emër të lirisë personale, e cila është e vetmja fe
    të cilës i falem.” (Pjerrëzimi shkronjor i yni - Sh.
    D.). Kur lexova të tilla fjalë në një nga numrat
    e Gazeta Shqiptare, të them të drejtën, lexues
    vëllai, desh më ranë sytë mbi syprinën e ekranit
    të kompjuterit; e pabesueshme të besosh
    se vetë Blushi beson në artisticitetin e veprës,
    andaj edhe nuk ish kjo që më la sy-gapërryer.
    Ish tjetër gjë, lexues, lidhet me tri fakte: së pari,
    që Blushi ka probleme ndjeshmërisht të theksuara
    në kulturën gjuhësore dhe, veçanërisht,
    në gjuhën shqipe; së dyti, ky njeri mësova se
    paskësh qenë ministër i kulturës i RSH në nuk
    e di cilën legjislaturë (e para herë që më zinin
    veshët një ministër kulture i pakulturë) dhe,
    së treti, paradoksi logjik dhe botëkuptimor që
    struken pas “lirisë personale” si e vetmja “fe” që
    Blushi ynë i falet, çka dëshmon qartas për një
    kulturë të frukullt të shprehësit.
    Së pari, sa për vete, s’di si të lexoj “artistikisht” ,
    lexues; jam gati i sigurt se, përmes kësaj ndajfoljeje,
    Blushi ynë po rreh të thotë: të lexohet në
    “rrafshin artistik”, apo e “vlerave artistike”. Nëse
    është kjo gjithsa kërkon Blushi, atëherë, volens
    od nolens, gjendemi përpara një paradoksi me
    atë çka vijon më pas, me “lirinë personale” të
    konceptuar si personalizëm. “Liria personale” e
    Ben Blushit, apo ashtu siç e kupton Ben Blushi,
    bie ndesh me konceptin e “lirisë”, më së pari
    dhe, së dyti, bie ndesh me vetë artin e fjalës.
    Sa i përket pikës së parë, po e drejtoj lexuesin
    te Filozofia, e Edward Craig-ut (Ideart, 2008),
    për t’i lënë hapësirë pikës së dytë, duke rrahur
    t’i kujtoj vetë Blushit dhe atyre që nga ekrani
    i televizorit flasin gjepura që nuk ia nxë goja
    as filisteut apo fariseut më të rëndomtë e dordolec,
    duke ngritur zërin për vlerat artistike
    të librit.
    Blushi dhe shpura e tij filisteiste duket qartazi
    se e ngatërrojnë artin e fjalës me retorikën.
    Pa dashur të futem në labirintet e teorisë së
    letërsisë, nxitoj të vë në pah se, krahas shumë
    ndryshimeve, mes tyre ekziston një ndryshim
    thelbësor: arti i fjalës është poetikë, mbart një
    përmasë poemantike, është krijim safi, dhe jo
    një çështje shahu me fjalët, siç shfaqet retorika,
    e cila kapet pas një sistemi kombinacionesh,
    pas manipulimeve të aspektit formal të fjalëve.
    Ky ndryshim lidhet më së pari me kodin gjenetik
    të artit të fjalës së konceptuar si poetikë:
    arti i fjalës është, më së pari dhe mbi të gjitha,
    një poetikë, që do të thotë shprehimisht, një
    përvojë. Përvoja e poemantike (poetika e artit),
    e këtë Blushi dhe shpura e tij duhet ta thadrojnë
    mirë, kalon përmes njerëzores për ta tejkaluar
    njeriun si kategori; arti i fjalës është transcendental,
    përtejësor, kapërcimor, mbart në
    vetvete një natyrë dialogjike, një përmasë ndërvetjake,
    çka bie ndesh me çdo tip individualizimi,
    me çdo orgazëm që mund të sjellë mbulimi
    me çmime e kurora nëpër konkurse
    provincash (të shkruarit nënkupton të lexuarit,
    të lexuarit të interpretuarit, të interpretuarit të
    kuptuarit). Arti i fjalës është poemantik, vegimor,
    për aq sa poetologjikisht lind nga një përvojë,
    përcjell një përvojë, duke iu drejtuar një
    përvoje, përvojës së lexuesit. Dhe këtë mision
    arti e kryen përmes përcjelljes së emocionit,
    përjetimit, që do të thotë se hyn në komunikim
    të drejtpërdrejtë me ndjeshmërinë e lexuesit.
    Nga këtu, besoj se del fare qartas se arti, kjo
    poemantikë, kjo sjellje vegimore që lind nga
    përvoja dhe ndjeshmëria, për t’u lëvruar mëtejshëm
    nga një përvojë dhe një ndjeshmëri
    tjetër, e mbarëkohshme dhe e mbarëhapësirshme,
    është shumë më i pasur në vlera dhe
    shumë më i thellë e përjashtimor, për ta ndryrë
    në suazën e ambicies artistike të shkrimtarit,
    apo në puthadorën e kritizerëve të varur nga
    shkolla, rryma, fryma filisteiste dhe, më keq
    dhe për dreq, nga interesa botimorë. Fjala artistike
    çnduk, nuk zhduk. Për t’u kuptuar, shijuar,
    jetuar e përjetuar, hapësira poemantike
    lipset që të shtratëzohet përtej shtyllave të
    Iraklisit, që pengojnë dhe kufizojnë lundrimin
    e tekstit letrar në rrjedhat e kohës dhe në ato
    të ndërgjegjes leximtare; hapësira e vërtetë poetiko-
    letrare gjallon përtej klasifikimeve e hierarkive
    të kthyera qëllim në vetvete, që thjesht
    e mumifikojnë tekstin me lëvdata apo anashkalime;
    lind dhe zhvillohet në dialog me tekstin,
    pa marrë parasysh autorin, emrin, famën
    apo pozitën e tij, ku Iliadha dhe Odhisea ofrojnë
    shembullin klasik. E jo vetëm kaq; tronditja
    që përjetojmë përballë tragjedive të Shakespeare-
    it s’do jetë as edhe një grimë më e ndryshme
    (më e pakët, dua të them), nëse një ditë
    vërtetojmë se autori i tyre ish tjetër njeri. Kjo
    vlen edhe për poezinë e Celan-it; tronditja që
    do përjetonim do ish e njëjtë edhe në rast se
    “l’affaire Goll” do kish njohur tjetër rrjedhë.
    Kjo dukuri shfaqet e pashmangshme pikërisht
    sepse arti i fjalës, krijimi artistik si poetikë, si
    përvojë njerëzore, si poemantikë, hyn në komunikim
    të drejtpërdrejtë me përvojën dhe
    ndjeshmërinë e lexuesit. Kjo është letërsia, krijim
    që buron nga Identiteti, për të vërshuar
    drejt Tjetrit, është krijim për Tjetrin, duke u
    shfaqur një dialog përvojash. E ka të qartë gjithkush
    që arrin ta përjetojë gjuhën në vetminë,
    njëvetësinë dhe njëvetshmërinë e vet, gjithkush
    që në lukthin e botës së zhurmës rreh që të
    mbështillet me heshtjen e vetëzbrazje (kenosis),
    për të gjetur Shprehjen larg gjelucjeve dhe
    kapistalljeve në tribuna dhe olimpë të sajuar
    prej asaj letre me të cilën fshatarët mbështjellin
    duhanin për ta nxjerrë në treg. Këtë e kish kuptuar
    mjaft mirë Foucault-ja, kur shkruan Ç’është
    autori?, dhe Borges-i, teksa skaliste vargjet
    e Poema e dhuntive, por jo Blushi ynë, as shpura
    e filistejve, që e orgazmon dhe orgazmohet
    onanikisht, teksa qorrollisen nga një qorrsokak
    në tjetrin, apo duke kërcyer jo me bukurinë e
    ketrushit, por me akrobacinë e majmunit nga
    një degë në tjetrën. Nga shpura e tij, askush nuk
    ka dalë të thotë se përse Të jetosh në ishull
    mbart letrare, thjesht janë kapur pas “e lagu
    dhelpra bishtin, s’e lagu dhelpra bishtin”, apo,
    “nëse Skënderbeu apo Ali Pashai ishin një
    pëllëmbë burra apo jo, ishin kështu, apo ishin
    ashtu”, duke i përafruar diskutimet me llomotitjet
    e grave mistrece të pazarit. Askush prej
    filistejve s’ka folur për poetikën e veprës, askush
    s’ka ngritur pyetjen e parë që bëjmë lidhur me
    artin: sa i flet Të jetosh në ishull ndjeshmërisë
    së lexuesit? Sa i përgjigjet përvojës së tij? Sa e
    pasuron këtë përvojë? Kjo ish pyetja e parë që
    lipsej bërë, pasi, ndryshe nga retorika, poetika
    nuk është qëllim në vetvete, nuk është masturbim,
    dashuri e njëkahshme, egoistike, por eros,
    vlerë që i duhet të përjetojë përminutshëm një
    paradoks ontologjik të mbramë, për t’u shpalosur
    si e tillë, apo për Blushin dhe shpurën e
    filistejve që i shkojnë pas teksti mund të shfaqet
    si i tillë pa lexuesin. Ndoshta për ta mund të
    jetë kështu, por jo për lexuesin, i cili e di mirë
    të qenit mbartës i dialektikës, i të ardhmes së
    veprës, sikundërse e di mirë edhe atë shprehjen
    e moçme: “e bardhë dëbora në majën e Olimpit,
    por s’e përmjerrin as qentë”. Në vend që të ngrinin
    pyetjen se në ç’raport qëndron Të jetosh
    në ishull me ndjeshmërinë dhe përvojën e
    lexuesit, filistejtë e pseudo-kritikë s letrare, apo
    kritizeristikë s, siç i quan M. Meksi, ngarendin
    të kapen pas çështjesh jashtë-letrare dhe jashtëpoetike.
    E si mund të kapesh pas të vërtetës
    historike, kur fjala është për një vepër artistike,
    ku përfshihet përfytyrimi, fiction-i; kush pret
    që një vepër artistike të japë ritmin dhe lëvizjen
    e akrepave të orëve. Askush. Jo lexuesi, të
    paktën. Ajo çka presim nga një vepër artistike
    është përvoja, ndjeshmëria me të cilën shkrimtari
    u jep kumt dhe hedh dritë (duke zbërthyer
    dhe interpretuar) mbi fakte historike,
    duke respektuar përvojën dhe ndjeshmërinë e
    atij, lexuesit, pa të cilin teksti nuk shfaqet jo
    libër, por as thjesht tekst. Nëse shpura e filistejve
    të Blushit do të ngrinte pyetjen se në ç’raport
    qëndron Të jetosh në ishull me ndjeshmërinë
    dhe përvojën e lexuesit, përgjigjja do
    të ish fort pak e këndshme dhe do të nxirrte në
    pah gjithçka, me përjashtim të kryesores: qenien
    e Të jetosh në ishull letërsi, arti i fjalës, 􀀫 & #56363;&# 56256;
    poemantikë, poetikë vegimore që mundëson
    një dialog përvojash dhe ndjeshmërish
    ndërnjerëzore. Dhe jo vetëm kaq: Blushi jo
    vetëm që nuk ofron asnjë nga sa më sipër, por
    ngarend të fyejë paq ndjeshmërinë e lexuesit,
    dhunon haptas përvojën e tij, duke rendur deri
    te përdhosja e ndjenjave dhe besimi i lexuesit,
    ngarend ta ndajë botën në të bardhë dhe të zinj.
    Dhe këtë e bën në emër të “lirisë personale”,
    ndërkohë që, nga ana tjetër, lyp një lexim “artistikisht”
    të “Ishullit”, që vetëm vepër artistike
    s’mund të quhet. E, përpos kësaj, duke kalëruar
    mbi ideologjinë e “sulmi është mbrojtja më e
    mirë”, Blushi ngre zërin për “intolerancë” , duke
    treguar qartazi se as që ia ka haberin se çfarë
    do të thotë “liri” dhe cili është thelbi i “tolerancës”
    (e mendoni që ka qenë ministër, që do të
    thotë se ka mbajtur një post politik, çka e vesh
    edhe projektin e tij me ngjyresa politike, vetjake
    apo jo, s’më intereson për momentin).
    Blushi ynë, lexues, përmes këtyre paradokseve
    (lirisë dhe personalizmit) tregon hapur se s’e
    ka aspak të qartë se “liria” s’është thelb, por
    implikim ontologjik, lind dhe zhvillohet në
    marrëdhënie me tjetrin dhe buron nga tjetri,
    vjen si dhuratë prej tij, në atë shkallë që identiteti
    i njeh përparësi tjetërsisë: “zbulova thelbin
    dhe ligjin e brendshëm të Unit - pohon
    Pavel Florenskij, aso kohësh kur vdekja kish
    nisur ta mbështillte me shtresat e gëlqeres në
    të cilën e varrosi për së gjalli Stalini: rendja në
    hapje e sipër drejt Tjetrit, strehimi i tij brenda
    Identitetit” ; “Liria është përparësia që Identiteti
    i lë Tjetrit”, pohojnë vazhdimisht Heidegger-
    i, Levinas-i dhe Derrida, ku që të gjithë, me
    Tjetër kanë parasysh Zotin, “i Vetmi tashmë
    mund të na shpëtojë” (Heidegger). S’është aspak
    rasti i Blushit, kujtoj, që me “liri personale”,
    sinonim i anarkisë, i mohimit ekstrem të Tjetrit,
    shpreh “skllavërinë personale”, atë të Unit,
    është skllav i bindur i tij. Po ashtu, e kam të
    pamundur të kuptoj se çfarë kupton Blushi me
    “tolerancë” (që sipas tij mungon). Për mua,
    tolerancë nënkupton pranimin e tjetrit, respektimin
    e ndjenjave të tij, e të drejtës për të ruajtur
    tjetërsinë e tij, besimin dhe ndjenjat që e
    shoqërojnë, çka s’përfshihet në rastin e Blushit,
    që fyen haptazi ndjenjat e besimtarëve myslimanë
    (por edhe të krishterë), duke dhunuar
    qëllimisht shumëçka që lidhet me këtë fe. Me
    sa duket, Blushi ynë s’ka patur përvojë me myslimanët,
    pasi, helbete, është shoqëruar që në
    vogli me rreth komunistësh të zjarrtë, me fetishizmin
    partiak që Partia e Punës trashëgoi
    nga leninizmi. Fetishizmi që frymon në faqet
    e Të jetosh në ishull na shpërhap te konflikti
    botëkuptimor, përsa i përket konceptit të “lirisë
    personale” të trumbetuar nga Blushi si “e
    vetmja fe të cilës i falet” (pjerrëzimi shkronjor
    përbën një element të fetishizmit fetar, pasi
    rituali fetar dhe rregullat e tij vendosen në planin
    e “objektit” të fesë - i shprehur në formë sa
    më të tkurrur, gati matematikisht, feja përmbledh
    dhe nënkupton në vetvete: a) hyun, si
    objekt; njeriun, si subjekt dhe c) marrëdhëniet
    e ndërsjella mes tyre - tani provoni ta lexoni “e
    vetmja fe të cilës i falem” nën dritën e këtij
    përcaktimi, pasi hapësira ma bën të mundur t’i
    shkoj gjerë e gjatë).
    Nga tërë sa më sipër, besoj se del qartazi se, paradokset
    blushiane, që fyejnë haptazi jo thjesht
    dhe vetëm ndjeshmërinë e lexuesit, por edhe
    ndjenjën e tij të lirisë dhe pavarësisë, e bëjnë
    leximin e librit seriozisht të vështirë, madje, të
    pamundur, duke shpalosur qenien e Të jetosh
    në ishull gjithçka tjetër përpos se jo letërsi.
    * * *
    Duke iu drejtuar tashmë “3000 lexuesve” që
    e paskëshin blerë Të jetosh në ishull, po rrah
    një lexim “artistikisht” , duke nënkuptuar më
    këtë, kundër ligjësive të gjuhës dhe semantikës,
    një lexim në planin gjuhësor, pa u vramendur
    aspak për faktin se autori ka qenë ministër i
    kulturës (çka duhet ta vishte me përgjegjësi përpara
    lexuesit, përsa i përket shqipes, pasi “liria
    është një ndjenjë përgjegjësie, përgjegjësi ndaj
    tjetrit”, na kujton Levinas-i). Kjo do të thotë,
    sivëllai im lexues, se po ndalem të shtroj vështirësitë
    e përmendura diku më lart.
    Këto vështirësi ndihen qysh në faqen e parë,
    e cila, për të grishur oreksin e lexuesit, shpesh
    jepet artistikisht më e përpunuar, më tërheqëse
    (Márquez-i, p.sh, djersitej në fjalitë e para të veprës,
    më tepër se në çdo vatër tjetër tekstore). Ky
    përpunim, më pas, përkon me kahjen e shkrimtarit
    për t’u njohur qysh në fillim nga lexuesi.
    Në të dy rastet, Blushi qëndron dorëjashtë, ku
    do të mjaftonte të merrnit rrahjet e tij për të
    krijuar metafora që trazojnë jo pak sistemin
    perceptiv të lexuesit (një nga shembujt e shumtë:
    gratë “i frynin trastat si gjinj”, si gjinj të
    deformuar nga skarlatina, ndoshta, pasi mes
    “gjirit” të rregullt të gruas dhe “trastës së mbushur”
    personalisht s’mund të ngërthej dot askurrfarë
    lidhjeje metonimie. Nejse, puna Blushit).
    Sakaq, vështirësitë në lexim s’lidhen thjesht
    dhe vetëm me mosrespektimin e shenjave të
    pikësimit, pasi këtu pesha e përgjegjësisë i bie
    korrektorit letrar, por jo vetëm atij, por edhe
    redaktorit. Kjo s’do të thotë se autori mbetet
    dorëjashtë, ia hedh, si të thuash. Jo! Mosrespektimi
    i shenjave të pikësimit, siç janë dy pikat
    dhe hapja e thonjëzave, rëndon mbi autorin. Ky
    mosrespektim e bën krejt të vështirë në jo pak
    raste identifikimin e folësit, e zërit rrëfimtar,
    për aq sa s’jepet i qartë kalimin nga ligjërata
    e drejtë në të zhdrejtën dhe anasjelltas, arsye
    për të cilën lexuesi e ka fort të vështirë të kuptojë
    nëse është personazhi apo autori ai që po
    flet, ku si shembull lexuesi mund të marrë, nga
    shumë e shumë vatra tekstore, faqen 8, 9, në
    fillim të librit.
    Gjuha letrare, e jo vetëm ajo, por edhe gjuha
    e folur, është gjuhë mendimi, komunikon
    mendim, që nga ana e tij përkon me kuptimin.
    “Kuptimi” qëndron si “matës” (”metër”
    - shprehet Wittgenstein- i) i tërë elementëve të
    gjuhës; kështu: fraza lidhet me kuptimin që
    përçojnë gjymtyrët e fjalisë tek lidhen me njëritjetrin;
    fjalia lidhet me kuptimin që përçojnë
    frazat tek lidhen me njëra-tjetrën; periudha
    lidhet me kuptimin që përçojnë fjalitë tek lidhen
    me njëra-tjetrën, e kështu me radhë, për
    të arritur te teksti si një i tërë. Nga kuptimi
    varet po ashtu edhe “morfema”, tashmë nga
    pikëpamja morfologjike, e cila është pjesa më
    e vogël e kuptimshme e fjalës. Por kjo është çështje
    tjetër; për momentin, lipset mbajtur mend
    se kuptimi i një fraze (fjalie, periudhe, teksti)
    është mendim. Ky përcaktim është i hershëm sa
    vetë përkufizimi i frazës, e qokim te Demetrius
    dhe tek Aristoteli, më së pari, çka e kam trajtuar
    në një nga komentet e para që shoqërojnë sjelljen
    në shqip të Bashkëpirjes së Platonit; sakaq,
    një lëndë të bollshme ofron edhe Grayling-u te
    Wittgenstein Ideart, 2008). Kaq mjafton, për të
    kaluar në shembujt konkretë që qokim në faqet
    e Të jetosh në ishull, duke mos dashur t’i rrokanis
    kokën lexuesit me teoritë e kuptimit, me
    ndjenjat dhe idetë që janë të pakomunikueshme,
    por thjesht shprehen përmes paraqitjeve
    gjuhësore, që, për t’u kuptuar, kanë nevojë për
    njohjen dhe respektimin e konvencioneve gjuhësore,
    e strukturës së tyre logjike. Andaj, ju, o
    “3000 blerës” të Të jetosh në ishull:
    Merrni si shembull fjalinë në faqen e parë:
    “Kafshët rrinin në diell dhe, duke pritur të
    shiteshin, shikonin burrat”. Në këtë rast, s’dua
    të ndalem te përdorimi i foljes “shikoj”, por
    i ftoj “3000 blerësit” e reklamuar nga Toçi të
    ndalen te folja “shitem”; përdoret mjaft rrallë,
    siç mund të ish rasti i një rrëfimi me skllevër.
    Por kjo s’vlen për kafshët, përjashto rastin kur
    autori kërkon t’u njohë një status të ngjashëm
    me njerëzit, që do të thotë se i bën të afta të
    perceptojnë aktin e shitjes. Në këtë rast është
    fort pak e besueshme, pasi personifikimi është
    vetëm te kjo fjali dhe vetëm te kjo.
    Lexoni sakaq fjalinë që mbyll periudhën me
    të cilën hapet libri: “Ata që kishin vapë freskoheshin
    në qytet. Por qyteti ishte në mes të
    maleve dhe jo të gjithë dinin not.” Anashkalojini
    presjet që mungojnë (është faj i korrektorit
    dhe redaktorit, ndonëse vetë Blushi paskësh
    mbaruar për gjuhë-letërsi, në një nga kurset
    e vitit të parë ka studiuar edhe “drejtshkrim” ,
    ku thellohen njohuritë e marra në tetëvjeçare
    përsa i përket përdorimit të shenjave të pikësimit),
    kapuni te funksioni i konektorit “por”,
    pyesni veten nëse kuptuat gjëkafshë (lypni edhe
    ndihmën e fjalorit të gjuhës shqipe, të botuar
    po nga Toçi).
    Më pas kaloni te periudha e dytë e librit:
    “Deri kur u mbyll pazari ai nuk i shiti dot dy
    delet e tij. Mblodhi paratë që kishte fituar dhe u
    nis”. Mos u interesoni fort për mungesën e presjes
    në fjalinë e parë (sërish faji i korrektorit dhe
    redaktorit, pavarësisht se Blushi ka mbaruar
    për mësues i gjuhës shqipe), por për strukturë
    logjike të mendimit (pohimit). Është e vështirë
    të kapësh kuptimin e periudhës. Nga fjalia e
    parë mësojmë se personazhi kish vetëm “dy
    delet” (gjendemi përpara shumësit të shquar:
    delet), ndërkohë që, më pas, “ai mblodhi paratë
    që kishte fituar”. Po çfarë shiti xhanëm, ngrini
    pyetjen, meqë “dy delet e tij” “ai nuk i shiti dot”?
    Në fq. 51, ndryshe nga fq. 7 (e para në tekst),
    del se ky njeri s’fitoi asgjë, andaj edhe u ndie i
    kotë, aq sa vendosi të bëhej mysliman.
    Problematike, madje, akoma edhe më e
    korkolepsur, vërehet fjalia që hap periudhën
    vijuese: “Xhamia ishte në të dalë të qytetit. Në
    dimër ajo rrugë ishte e pushtuar nga balta, por
    atë ditë bënte zheg dhe toka digjte mbi kokë
    dhe nën këmbë.” Çfarë kuptuat? E keni lexuar?
    Arritët të kuptonit gjëkafshë?
    Së pari: “ajo rrugë”. Përemri dëftor “ajo” synon
    të shprehë “objekt”, “frymor” a “koncept”
    të shënuar nga një emër i gjinisë femërore që
    është përmendur më parë, çka nuk është rasti i
    fjalisë në diskutim. Sidoqoftë, lexuesi mund të
    tregohet dorëlëshuar, e merr në sy një analizë
    në bazë të kontekstit dhe arrin në një përfundim:
    ka të ngjarë që Blushi ta ketë fjalën për
    rrugën që të shpie në xhami; ka të ngjarë, ama,
    nuk është e sigurt.
    Së dyti: “atë ditë bënte zheg”. A e kuptoni, o
    “3000 blerës”, se kjo fjazë është ku-rafsha-mosu-
    vrafsha. Fjala “zheg” përdoret gabim, pasi
    “zhegu” shënjon “piskun” e “vapës”, kohën kur
    “vapa” arrin “pikun” e vet, arsye për të cilën
    shprehemi “në zheg të ditës”, “pas zhegut”, që
    do të thotë se gjendemi përpara një pjese të
    ditës, s’mund të vlejë për tërë ditën, si në rastin
    e “vapës”, e “të nxehtit”, e “plasjes së mizës në
    gur”; apo se “bën zhegun”, “zhegitem”, “zhegit”
    (pushon në kohën e vapës, për njerëzit, vapoj),
    apo “bëjnë zhegun” (për bagëtitë, mërzejnë).
    Së treti: “toka digjte mbi kokë dhe nën këmbë”
    - arrini, o “3000 blerës”, ta kuptoni vallë
    se si toka mund të djegë “mbi kokë” dhe, në
    të njëjtën kohë, “nën këmbë”; ndoshta do t’ju
    duhet të kruani neuronet dhe të arrini që t’i
    jepni ngjyra një pamjeje të tillë: disa njerëz që
    ecin urazi, si akrobatët, a ndoshta si një shtazë
    trikëmbëshe, ku koka shfaqet në funksionin
    e rrotës së parë të një biçiklete trirrotëshe, syresh
    që Blushi mund të ketë patur në fëmijëri,
    atëherë kur nuk e linin të ecte vetë.
    Së katërti: lexoni pak rreshta më poshtë, e
    do të gjeni këtë fjali: “Dielli hynte me zor nga
    katër kamare të vogla, të shpërndara nga një në
    çdo faqe muri”. Pyeteni pak veten: a thua dielli
    arrinte vërtet të depërtonte me zor? - Përgjigja
    ime është: jo, pasi “kamare” nuk është dritare,
    por dollap në mur që ka formën si të dritares.
    Nga hynte drita? (Ishte ftohtë dhe drita e diellit
    nga kamaret… - fq. 10; në faqen 12, “kamarja”
    bëhet “dritare”). Sakaq, për përdorimin e foljes
    “shpërndaj”, lëvizni edhe ju vetë, ju që ngarendët
    të blinit Të jetosh në ishull; hidhini një sy,
    sado shkarazi, fjalorit të gjuhës shqipe.
    Së pesti: pak më poshtë, hasemi me një shprehje
    tjetër, që s’ka logjikë ta pranojë si të tillë: Në
    një cep të errët mezi dukej një tenxhere e madhe
    dhe pranë saj bukë dhe disa kokrra ullinj.” Mos
    u vramendni për mungesën e presjeve, o “3000
    blerës” (është sërish faj i korrektorit letrar dhe
    redaktorit), mendoni thjesht gjasën, atë të pavakishmen
    të ndryrë në kufijtë e të vakishmes:
    duke qenë se tenxherja e madhe mezi dukej në
    atë cep të errët, a thua ullinjtë e vegjël dhe buka
    të kenë qenë fosforeshentë ? Pyeteni pak veten,
    vëreni arsyen në lëvizje, mbase ia gjeni fillin ju,
    se unë vetë veç tunda e shkunda kokën.
    Jemi ende në faqen e dytë, lexues, dhe ndjej
    se si po më zë koka; më tromaks ideja se mund
    të ta kaloj edhe ty, madje, të dy do të përfundojmë
    me migrenë, nëse vazhdoj të radhis të tërë
    gabimet që qoken në libër. Shkurtimisht, po të
    ftoj, nëse ke jo pak nerva të çelikta, t’i hedhësh
    një sy edhe fq. 46, 48 dhe 53, për të qokur një
    grusht fjalish të pakuptimta, të ndërtuar keqas
    në strukturën logjike. Kaq të dalin dhe të
    teprojnë, ndryshe druaj se më ftohesh e të zë
    dhembja e kokës.
    * * *
    E nisa me një rrëfim, me një pëshpërimë,
    duke t’u drejtuar ty, lexues, si vetvetes; të lëshova
    një pëshpërimë, si në kohë lufte. Dhe ne
    jemi në luftë, në të njëjtën arenë ku ndeshet e
    vërteta dhe gënjeshtra, në arenën e luftës së ardhshme
    botërore, e luftës mediatike, që lëshon
    fraza sofistike në vend të plumbave, fraza që s’të
    vrasin, të helmojnë, të bjerrin, të shëmtojnë,
    të zgjyrosin, aq sa edhe vdekjes do t’i duhet të
    mendohet dhjetë herë pa të të qaset një herë.
    Jemi në luftë, sivëlla, në luftën që dallon njeriun
    nga shtaza. Andaj edhe po të pëshpëris, ty,
    vetëm ty, lexues, duke të besuar edhe këtë, si
    vetes: shumë gjëra Blushi i shpreh marrakotshëm,
    për shumë gjëra ia fut qesim, qoftë përsa
    i përket historisë, qoftë përsa i përket myslimanizmit,
    qoftë përsa i përket krishterimit; por
    njeh pak komunizmin, fetishizmin politik, dua
    të them, sikundërse edhe një të vërtetë, që e
    qokim në krye të fq. 56: “Kam gjithë jetës që e
    mendoj atë që të thashë: shqiptarët nuk dinë
    të zgjedhin dhe ç’është më e keqja nuk dinë të
    mbrojnë atë që zgjedhin dhe akoma më keq ata
    e tradhtojnë shpejt atë që zgjedhin” (mungesa e
    presjeve është sërish faj i korrektorit dhe redaktorit).
    Këtu Blushi e ka fjalën për vetveten, për
    peripecitë e kohëve të fundit, që përkojnë me
    uljen për shkrimin e Të jetosh në ishull. Nuk
    dua të futem në detaje, pasi s’më interesojnë.
    Por një gjë qëndron me vend: shpesh shqiptarët
    gabojnë në zgjedhje, ku përfshihet edhe vota
    që i dhanë Blushit, për t’i dhënë vendit një ministër
    të pakulturë (jo vetëm gjuhësisht, pasi
    “erudicionit” të Blushit ia kalon ku e ku edhe
    wikipedia me trajtimet sipërfaqësore që ofron
    në rrjet; mendojeni vetë: për Blushin, kreshma
    e të krishterëve quhet agjërim; idiolekti përzihet
    paq, aq sa të krishterët përdorin elementë të
    bazolektit të myslimanëve, ndërsa myslimanët
    atë të të krishterëve) që të drejtonte kulturën.
    Në këtë këndvështrim, ai vërtet e ka tronditur
    jo vetëm letërsinë, por edhe kulturën shqiptare,
    madje, rrezikon ta shkatërrojë paq, nëse tollovitjet
    e tij në Të jetosh në ishull kthehen nga
    projekt politik brenda një topi letre, në realitet.

  34. Alban thotë:

    29 Maj 2008 @ 1:40 pm

    Uë! Asnjë koment pas fjalëve të Dodës?!

  35. Odysseus Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Maj 2008 @ 1:46 pm

    Albano, e thjeshte:
    s’ka pas burr none ta lexoje ate koment 20 faqsh. :)

  36. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Maj 2008 @ 1:54 pm

    Ka 6259 fjale!… :(

    Eshte bere semundje shqiptare qe une po e quaj “bibliografioze” referencat e tepruara te autoreve te tjere dhe nje deshire po ashtu e tepruar per te treguar erudicion si dhe njohje gjuhe. C’ka detyrimisht te devijon nga cfare po flitet, te sjell ne maje te gjuhes pyetjet “so what” dhe “where is your point”. Shpesh harrohet qe mbasi lexohet dicka, ne trurin e lexuesit, ne ate pjese qe eshte pergjegjese per mendimin sintetik, krijohen disa pika kyce permbledhese, qe anglezi ju thote “plumba” (bullets); mbas 1 jave ballasti mbushes i shkrimit harrohet. Nje shans qe te mbeten te pashuara kane vetem ato “plumbat”. E keqja eshte se kur gjuan ne bresheri, ata te shkrete ikin me se shumti ne ajer, bejne rikoshete etj… :)

    Kjo nuk do te thote qe idete e Dodes mbi Blushin nuk qendrojne. Eshte thjesht ceshtje stili.

    Me “snapshotet” qe kam pas nga ky liber, kam konstatuar qe eshte shume dobet artistikisht. Mjerueshem do thoja. Nuk kuptoj si mund te shkruhet aq dobet, edhe ne dash. Kjo mjafton mos me e lexu dhe mos me i dhene vemendje. Popullariteti i librit nuk me duhet; popullaritet ka edhe Britni Spiers.

  37. Koth thotë:

    29 Maj 2008 @ 2:01 pm

    Cim,

    e lexove kete librin e Blushit ??
    Me jep nje opinion po e ke lexu.

  38. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Maj 2008 @ 2:05 pm

    Jo, Koth! Po pse do me me torturu? Se pytja jote trego qe e vlen me e lexu dhe ti e di sa ta vleresoj mendimin.

    A ta blej, pra? (Kom lexu pjeset qe kishin dale online, sipas nje linku qe jepte Qafiri)

  39. eT thotë:

    29 Maj 2008 @ 2:08 pm

    popullaritet ka edhe Britni Spiers.

  40. Koth thotë:

    29 Maj 2008 @ 2:09 pm

    Jo jo. Nuk ka lidhje.
    Une nuk e kam lexu dhe as do e lexoj, por mendova se ti mund ta kishe bere dhe me shume desha nje koment , per te mesuar dicka qe te me orientonte se si percillet romani nga menjde profesionistesh. :)
    Marrje !

  41. Idris thotë:

    29 Maj 2008 @ 2:52 pm

    E gjith e keqja e kesaj pune eshte se ne flasim per ate qe NUK ESHTE ME pra per besimin fetar….te cilit me dhimbje vella me dhimbje i ka ARDHE FUNDI dhe duhet ndezur nje qiri per hir te rrolit te tij historik qe ka luajtur deri tani ne Shoqerine njerezore.
    Shikoni PERPARA ….
    Besimi Fetar !!!!!!! Dogmat e tij jane goditur qe ne themel dhe e kane shkatruar ndertesen…nga nje element UNITETI eshte kthyer ne nje instrument PERCARES. Ai ka vlere perfaqesuese vetem si INDIVID….ne grup ai eshte REGRES , prandaj shoqeria po e flak nga rruga por me kujdes per te mos lenduar grupe INJORANTESH qe i kalojne qindra miljonet….qe jane drejt SHUARJES nga kjo JETE….
    Blushi shiti nje liber dhe zhvilloi nje propogande ne interes te shitjes se ketij LIBRI dhe them se eshte treguar menaxher i zoti.
    Te gjith te tjeret po i gjujne hatllave me gur per laraska.

  42. J. thotë:

    29 Maj 2008 @ 2:57 pm

    E keni ketu te gjithe librin:

    http://bord.gazetakritika.net/diskutim//index.php?action=vtopic&forum=4

    Une e kam lexuar dhe me pelqeu.
    p.s peshku shpate, lere 5 min kete mesazh dhe fshije te mos kene probleme…

  43. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Maj 2008 @ 3:02 pm

    …peshku shpate…

    :lol:

  44. J. thotë:

    29 Maj 2008 @ 3:16 pm

    Ll, ke nje akuarium plot me peshq ketu: http://busulla.blogspot.com/

    Te kam derguar dhe mail, me shto edhe mua te arqipelagu.
    Ose me dergo mail nese e ke nderruar te vjetrin.

  45. Qafir Arnaut Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Maj 2008 @ 3:22 pm

    Pse s’thu ti T-Redo qe qenkan qiklope fare Shqipot;) *aj egris uit ju*

    Po cilës fe i përkasin shqiptarët?! Fesë së pasurisë, të nënshtrimit, të dëshirës për të zotëruar gjithcka dhe shpejt, brenda natës; fesë së mosreagimit publik, të mosdijes për të jetuar në komunitet, të përtacisë së përashkët; fesë së përzierjes së sjelljes orientale me atë të dëshirës për t’u dukur oksidenatal; fesë së individit, të të fortit; fesë së lojrave të fatit, pazareve në kurriz të dinjitetit; fesë së përdhunimit të lirisë, të shpërdorimit të besimit qytetar, të indokrinimit mbi njerëzit e papërgatitur të kundërshtojnë ndryshimet e pavullnetshme; fesë së manipulimit, të ndikimit dhe papërgjgjshmërisë.

  46. J. thotë:

    29 Maj 2008 @ 3:35 pm

    Ok, per librin tani…
    Po ju jap pak te dhena: Per ta lexuar dhe kuptuar do duhet pak dije fetare elementare. Libri eshte i gjithi i bazuar ne simboliken e emrave te personazheve qe perfshihen ne te.
    Ne te permblidhen dhe idete e Blushit si socialist dhe i majte. Ne kete prizem llogjiik e ka ndertuar historine e vet.
    Per te gjithe foshnjat fetare, qofshin keta te krishtere edhe myslymane, libri nuk pelqehet, nuk do arrijne dot ta kapin. Mirepo njohja rreth feve e ben librin interesant. Si te thuash… ne me te shumten e rasteve ata qe e kuptojne nuk u pelqen dhe ata qe do e pelqenin nuk e kuptojne.
    Libri ka pershkrime poetike shume te bukura, peisazhe idilike dhe nostalgjike. Kush i njeh zakonet e zonave dhe historine, do e kete te lehte ta kape fillin e mendimeve te Blushit.
    Megjithate…per pak humor dhe qe nuk e ka permend kush: Blushi flet per pataten rreth viteve 1800…Ne ato vite shqiptaret nuk e njihnin pataten si bime. :D Ka ardhur vone ne Ballkan.

    Ajo cka ka ofruar libri me shume se cdo gje tjeter, eshte nje zhytje mendore brenda qenies shqiptare. Eshte nje ftese per te ftillezuar identitetin e cdo njeriu ne cdo pjese perberese te tij. Qofte kjo fetare, apo dhe kombetare. Ka hapur nje korridor interesant dhe hulumtues brenda kesaj qenieje qe merrte forma, ngjyra dhe shije te ndryshme gjate atyre viteve. Shnderrimi i qenies dhe menyrat se si arrihej jane pershkruar bukur dhe vijne te qeta dhe natyrale.
    Me nje qetesi olimpike Muhamedi i biri i Ibrahimit, deklaron qe femije se eshte profet dhe kete e ka vendosur i ati ne momentin kur i dha emrin.

    Une kam shume gjera per te thene rreth librit po me duhet dikush qe ta kete lexuar per te patur nje dialog…

  47. Tironsi Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Maj 2008 @ 3:41 pm

    qe lala se e kom lexu une

  48. J. thotë:

    29 Maj 2008 @ 3:47 pm

    Po na thuj mer pershtypjet. Si tu duk? Cka te pelqeu? Cka jo?
    Ndonje verejtje vleresim etj etj.

  49. Idris thotë:

    29 Maj 2008 @ 3:48 pm

    Tironso!
    pa dashur te te “lendoj” shijet artistike :) :) :) ….si te duket ky varianti amerikan i nje vepre artistike qe e mat me sasine e inkasimit te te “gjelbrave” dhe aty i ve nje note….te tjerat ja le Shijeve qe gjithsesi jane individuale por nga komenti i te cilave merr ose humbet VLERE MONETARE me pas Vepra…..

  50. Tironsi Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Maj 2008 @ 3:55 pm

    Problemi osht se une s’ia thom hic na letersia. Me shume e lexova si hetus me i kap nanji pisllik fetar se ma kishin ngrejt mendjen debatet ne atdhe.
    Sa per pershtypjet pak a shume jam ne linje me Idron. Mbase pritsha me shume tu pas parasysh backgroundin e Blushit. Gjithsesi per mu ishte i omel.

  51. Tironsi Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Maj 2008 @ 3:59 pm

    kete nuk ta kuptova J.

    ne me te shumten e rasteve ata qe e kuptojne nuk u pelqen dhe ata qe do e pelqenin nuk e kuptojne.

    Une pergjithesisht mar vesh nga feja (e krishtera me shume) po nuk eshte se me la shije te hidhur. Te cila pjese e kap ti kete?

  52. J. thotë:

    29 Maj 2008 @ 4:11 pm

    Po ja Tironso. Ti lexove aty ate qe quhej Ibrahim. Nje nga personazhet kryesore. Ibrahim eshte varianti Abraham i myslymaneve. Abrahami ishte patriku dmth etnarku i pare i hebrenjve. Prej tij fillon fisi cifut.
    Ve re dy gjera: Ibrahimit nuk ia permend asnjehere emrin qe kishte patur kur ishte i krishtere. Me simboliken e emrit, u jep shqiptareve nje trajte te re. Ku disa ishin kristiane e disa myslymane. Pra si fillimi i nje kombi te ri shqiptar. Dhe familja e Ibrahimit eshte me e pasura, me jetegjata dhe me e begata ne te gjithe fshatin (…)

    Keto gjera fetaret i dine. Po nuk i lene ndjenjat fetare t’i shohin. Blushi ka rene ne vesh te shurdher.
    Nese do pyesesh ndonje te fandaksur fetar, do te te thote pse na shan e pse na perbuz e pse pse pse…
    Fetareve Blushi nuk u ferkon koken. I ferkon koken humanitetit dhe jetes.
    E ke dy shembuj per kete:
    I pari: Kur gruaja e pare e Ibrahimit refuzon te linde nese nuk i premton i shoqi se femijet e saj do jene te krishtere. (Ibrahimi mes fese dhe gruas e femijes zgjedh te dytet)
    I dyti: Kur Muhamedi martohet me Hanen ne menyre qe ajo te linde kalamaj dhe ai ia kthen shtepine ne xhami. Perpara fese dhe femijes Hana zgjedh te dytin.
    Po te pyesesh zullumqare dhe kryqtare keta do te t’i shpjegojne ndryshe shembujt ne fjale.

  53. Tironsi Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Maj 2008 @ 4:22 pm

    Ehe, dakort. Po ti kuptosh e te jesh i fandaksur po thoje ti.
    Gjithe te tjerat dakort.
    Tani qe po me kujtohet, nje pjese qe nuk me ka pelqyer ishte ajo e zhbirilimit te clues (indicie, si i thone shqip mer amani? ) qe gjoja kishte lene Araniti para se te nisej per Krete. Mbase ka ndonej simbolike aty qe une s’e kuptova, po mua mu duk si e stisur keq ajo pjese.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin