Sondazhi italian nxjerr shqiptarët “më të frikshëm”

Gati gjysma e italianeve ka frike nga shqiptaret. Kjo situate del ne pah nga nje sondazh i SWG per te perjavshmen ‘Donna Moderna’ bere me nje kampion prej 500 personash te moshes nga 18 deri ne 64 vjeç.
donna.jpgPas shqiptareve (nga te cilet ka frike rreth 42 % e te intervistuarve) vine rumunet (37 % e te anketuarve i etiketojne si scansafatiche (term qe perdoret per te etiketuar nje person qe nuk ka deshire per pune). Nga marokinet dhe imigrantet arabe ne pergjithesi, kane frike rreth 10% e italianeve. Frika nga te huajt eshte e lidhur sipas ketij sondazhi nga te qenit klandestin i tyre. Mendojne se imigrantet jane hajdute (42 % e kampionit), shperndares droge (28 % e te anketuarve), 17% mendojne se te huajt vjedhin dhe 11% lidhin imazhin e te huajve ne Itali me dhunen seksuale (stupro).

Ky sondazh vertetoi edhe njehere se si perceptimi qe italianet kane mbi te huajt imigrante eshte produkt i paragjykimeve, dhe i ‘dhunes’ sistematike qe mediat ushtrojne mbi opinionin publik dhe i impresioneve te gabuara, rezultat i te ashtuquajturve ‘luoghi comuni’. Pershembull perceptimi i numrit te imigranteve ne Itali nga publiku i intervistuar eshte 5 milion ndersa numri i pergjithshem i te huajve ketu, sipas te gjitha statistikave eshte 3.3 milion. Po keshtu edhe per sa i perket numrit te klandestineve qe perceptohet ne gjysmen e e imigranteve prezente, ndersa realiteti dhe statistiket flasin per rreth 20% te totalit (rreth 600.000 klandestine).

Nje tjeter paragjykim mbi te huajt eshte ai i papunesise dhe per vete natyren e tij çon ne lindjen e frikes dhe te mendimit sipas te cilit kush nuk punon jeton me ane te aktiviteteve te jashteligjshme. Ne fakt, me shume 60% e te intervistuarve mendojne se gjysma e imigranteve qendron ne Itali pa punuar rregullisht, por ky paragjykim hidhet poshte nga shifrat konkrete te punesimit sipas te cilave 72% e te huajve punon rregullisht.

Edicioni shqip i Qytetit Torino

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

61 Komente

  1. Kotherja thotë:

    31 May 2007 @ 12:15 pm

    Po normal qe do ishte keshtu.

    Ka 10 vjet rrejsht qe media italiane nuk ka lene gje pa thene per shqiptaret.

    E njejta gje ne Gerqi.

    Si mund te mendojne ndryshe ata ?

    E njejta gje dhe me disa nga mediat shqiptare.

    Shumatorja e ketyre njoftimeve iu ka dhene argument te forte ARMIQVE te Shqiperise dhe te shqiptareve.

  2. shkëlzen thotë:

    31 May 2007 @ 12:29 pm

    Nga shqiptaret kane frike edhe shqiptaret e jo me italianet.

    Sigurisht qe media ka rol, po s’eshte vetem faji i mediave por edhe i atyre qe u japin material mediave.

  3. labi thotë:

    31 May 2007 @ 12:32 pm

    arabet i kane frike 4 here me pak se shqiptaret…? :-(

  4. shkëlzen thotë:

    31 May 2007 @ 12:33 pm

    o labi, 5 jo 4!

    po pse te habit ty kjo?

  5. Blendi thotë:

    31 May 2007 @ 12:34 pm

    S’eshte e thene ajo shkelzen. Media mund t’i japi percepsionit cfare forme te doje. Per te gjitha historite negative shqiptaret me siguri kane edhe nga nje histori pozitive, por keto ne media kronikohen rralle ose kurre.

    Media ndonjehere nuk duhet gjykuar per historite qe mbulon, por per ato histori qe NUK mbulon.

  6. Iris thotë:

    31 May 2007 @ 12:38 pm

    Arabet ne Itali s’degjohen ndonjehere per krime dhe madje vitet e fundit keta jane shtuar shume shume,po s’vihet re shume se ne media s’flasin ndonjehere per ta aq sa te behet sensacionale. Tani po shtohen rumenet dhe do na e marrin vendin e pare, se ndryshe aty kishim per te ngelur.Cfaredo te mire qe te bejne shqiptaret ketu, mjafton nje gje e vogel negative qe te ngrihemi prape ne kete klasifikim, ne vend te pare.

  7. shkëlzen thotë:

    31 May 2007 @ 12:46 pm

    Blendi, ç’kupton me mbulon? “Covers”? Se me bere rremuje. :)

    Une thashe edhe ne fillim se media ka rol.
    Ke te drejte ne ate qe thua, qe s’eshte e thene, mirepo ne rastin konkret une mendoj se njefare faji e kane edhe shqiptaret.

    Ti thua qe per çdo histori negative ka edhe nje pozitive.
    Numri i shqiptareve te ndershem, qe punojne, qe s’i bien ne qafe njeriu eshte shume me i madh, mirepo keto une s’do i quaja pozitive, por normale.

  8. ardi thotë:

    31 May 2007 @ 12:55 pm

    ….megjithese skam qene as ne greqi e itali, mendoj se shqiptaret paragjykohen keq atje…si ka mundesi te njejtet shqiptar kane emer te mire ne usa…..besoj qe vet ligjet e ketyre vendeve , si dhe mentaliteti bejne qe te paragjykosh ….

  9. blade thotë:

    31 May 2007 @ 1:55 pm

    mos te harrojme qe ky sondazh eshte bere ne nje kampion pre 500 personash ne nje shtet 60 milionesh dhe nuk thuhet ne cilen zone te italise . Megjithate…

  10. george thotë:

    31 May 2007 @ 1:57 pm

    une kam frike nga italianet…..sidomos kur i le pa pasta ata behen si kanibale dhe hane femije te vegjel

  11. jeta thotë:

    31 May 2007 @ 2:05 pm

    Eshte e vertete kane shume frike nga ne shqiptarete ketu ne Itali. Po mendoni njehere sa here ndonje shqiptar ben apo nuk ben gje gazetat cfare nuk thone, emrin e presidentit francez , anglez, gjerman ( i dine qe ka edhe corapet e grisura) i dine te tere. shqiptaret emigrante jane pa token e tyre nen kembe e jetime nga ana juridike kudo jashte shperise. Nuk nisem fare nga statistikat, ketu ku jetoj une kane me shume frike arabet.
    dua te them edhe dicka tjeter,. Ketej kur njerezit jane me shume se tre rreth tyre krijohet nje atmosfere paniku i vogel, pastaj kur nisim sic bejme ne 5 o 6 dhe pastaj kur zihemi se kush do te paguaje rreth nesh nuk ngelet me njeri.
    Cfare jane ……albanesi.

  12. Zana thotë:

    31 May 2007 @ 3:10 pm

    E para…ne kemi bere shume ,jashte mase;jemi paraqitur si mos o Zot…Nuk kemi nje shtet i cili te flase nje here te vetme per qytetaret e tij,nuk kane interesa italianet tek Shqiperia shqiptaret.Ndodhi nami ne milano me kinezet…Foli ambasadori i tyre…i mbrojti deri ne fund..Sus media…sepsejane kineze…

  13. swed thotë:

    31 May 2007 @ 3:19 pm

    Pershendetje Zana, kisha kohe pa te pare :)

  14. eT thotë:

    31 May 2007 @ 3:41 pm

    ardi thotë:

    31 Maj 2007 @ 12:55 pm

    ….megjithese skam qene as ne greqi e itali, mendoj se shqiptaret paragjykohen keq atje…si ka mundesi te njejtet shqiptar kane emer te mire ne usa…..
    —–
    po ardi. sikur presidenti i Italise te ishte me origjine shqiptare si Bushi dhe ketu do te ndryshonte puna….
    …. mos harro se ju vendalinjte (den -baba-denet) i keni futur ne rezervate…
    … eh… eh…ne s’e bejme dot :-(

  15. swed thotë:

    31 May 2007 @ 3:46 pm

    e.T, edhe ata qe kane ngelur, jane si ketu http://www.youtube.com/watch?v=e2PggDw-vww :D

  16. e.T thotë:

    31 May 2007 @ 3:59 pm

    Qyqa swedo, shife nji çik rednekun tone.
    http://images-srv.leonardo.it/progettiweb/madkid/blog/calderoli.jpg

  17. Bariu thotë:

    31 May 2007 @ 4:12 pm

    Italianet le t’i friksohen atij Robertit qe vrau gruan e vet me barre 8 muajshe dhe u mundu’ me ja hudh fajin te “huajve”. Dolen dhe baba dhe xhaja i vet duke akuzu shqiptaret. Derisa edhe “Corriere della sera” doli me skice qe jepte 5 veta duke u fut ne vile, normal jane keto rezultate!

  18. e.T thotë:

    31 May 2007 @ 4:22 pm

    Italianet le t’i friksohen atij Robertit qe vrau gruan e vet me barre 8 muajshe dhe u mundu’ me ja hudh fajin te “huajve”. Dolen dhe baba dhe xhaja i vet duke akuzu shqiptaret.
    ——-
    Jo ! kesaj here Jo !
    Ps:u bene ca kohe qe nuk po na grricin :D jan kap me rumunet.

  19. adriatik thotë:

    31 May 2007 @ 4:23 pm

    Duke udhetuar per bologna ne tren, nuk e kish timbruar bileten dhe kur erdhi kontrollori i fola ne italisht: jam shqiptar dhe vij per here te pare ketu, me falni qe nuk e kam timbruar bileten. Ai nuk foli fare por zuri te shkruante, s’e kuptova qe po me priste gjoben (aq sa bileta). Nuk ishtin shume 5 euro por me mire te paguaja 5 fishin dhe te mos e shihja ate fytur ironike.
    Heren tjeter (duke e ditur se gjoba nuk do ishte me e madhe se bileta) prape nuk e timbrova vec se i thashe qe jam Irish dhe vij per here te pare Firencen. Natyrisht qe nuk mund te ishte i njejti kontrollor por edhe qendrimi i ketij s’mu duk normal sepse kishte nje doze te ngarkuar respekti plus qe e timbroi bileten dhe nuk ve vuri gjobe. Nuk isha fort i bindur dhe here me hile dhe here me nevoje perpiqesha te benja te huajin verior dhe te huajin jugor per ate kohe qe ndenja ne Itali. Ne aq pak raste vura re te njejten gje: Sa me i forte te jete shteti aq me te respektuar jane qytetaret e atij shteti ne vendet e tjera. S’guxon kush te preke qytetaret e shteteve te tjera, vetem neve na i tjekin me dacka surratit. E per cfare do ta dua une shtetin ame kur ne cdo moment me te huajin i heq breket e veta bile pa ja kerkuar fare. Ptu, pjelle laramane e mallkuar!

  20. Bela thotë:

    31 May 2007 @ 4:31 pm

    Qe kane lene nam shqiptaret ne Itali kane lene nam ajo dihet po pse ta hajne te tjeret qe skane asnje njolle ne biografira te tilla.
    More po pse kur vijne nga Italia ne USA behen aq punetore valle e?

  21. gene thotë:

    31 May 2007 @ 4:44 pm

    paska ra pazari fare

    e kane fajin ata balerinet e marias

    le te kene frike po he se nuk na prish pune. (gjithsesi cdo vit ne i kemi kuotat e hyrjes me te larta ;) per punesim )

  22. Leon thotë:

    31 May 2007 @ 4:55 pm

    Hapu dhe te futem i thone kesaj..!!
    Kane qene ne Napoli italianet ndonjehere??
    Keshtu duhet bere pyetja tani,se bejne sikur Napoli apo Sicilia nuk ekziston,apo nuk jane italiane..
    Shikoni se c’bene media? Prandaj debatoj ndonjehere me ndonje korrospodent shqiptare..Hapni syte te dashur gazetare shqiptare,mos beni lojen e ketyre felliqsirave..

  23. I…. thotë:

    31 May 2007 @ 4:57 pm

    Ne se ajo revista me “Dona….” eshte moderne une them mire bejne me kete perfundim.Le te na i kene pak friken ata edhe greket apo kushdo tjeter.Pak po kocke e forte. STERRALL thoshte Ai.
    Po ne na erdhen me topa e avione na vrane e na prene ,na plackiten e vodhen,ku munden edhe na perdhunuam dhe ne te prekurit e tanishem bertisnim zyrtarisht:-VIVA il RE…
    Jane gjalle ata qe kur i mundem ,i mbajtem me buke dhe ndonje rron akoma
    qe mund te deshmoje si ajo historia kur i mblodhen italianet dhe i fusnin ne shkolla(kurse) zanatesh si rrobaqepesi etj.
    Realisht ajo pjese qe shpesh cfaqet si sensacion nga revista te Moderneve(qemoti edhe vet italianet i quanin te perdala) eshte nje cfryrje koti per ata.Sondazhe pa pike permbajtje qe nuk shprehin asgje.As kercenim per punen as per pagen as per pronen. Nje thyerje qelqi ne nje cast qetesie ne nje mbremje intime. Kaq dhe vetem kaq.Po te jetosh midis tyre do habitemi se i vetmi kercenim per to duhet te jete thyerja e thojve artificiale dhe pa dyshim uria seksuale e papermbajtur dhe e shpeshte e shqipove ,qe te shkretat kane kohe qe nuk e ndiejne ne menyre masive nga italianet.Dhe xhelozia per kete race hamshoresh qe ka mbritur ne Itali duhet te kete lene shum mbresa ndjellese.Koperturat jane te ndryshme.
    Ne se revista eshte ??????? lexoje dhe kenaqu ,kalo ca caste dhe ……….
    lere prap ne tavoline.Ne se te ze vend shume shpejt hidhe ne qesken per plehra ku hidhen letrat e zakoneshme

  24. Capri thotë:

    31 May 2007 @ 5:01 pm

    Adriatik mos bej te tilla gabime here tjeter, se jo vetem gjoba do hash, por do te te cojne fishek andej nga ke ardhur, le te kesh dokumenta ti. Nuk te besojne, eshte krijuar ideja qe shqiptari e ka cdo gje fallco dhe do kohe te shngulitet nga kokat e italianeve dhe grekeve.

    Une isha ne nje tur italian dhe i rashe Italise nga jugu ne veri. Ne tur vija si nga Amerika, kishte plot te tjere angleze, iralndeze, australiane, amerikane, tailandeze e ku di une cfare.

    Shoferi i turit dhe udheheqesi i turit tere rruges kur shihnin ndonje njeri te shkrete, qe ecte ne anet e autostradave ne mes te pikut te vapes, tregonin me gisht dhe qeshnin “Guarda Albanezi”, duke menduar qe asnje ne autobusin e turit nuk dinte italisht. I shkelja kemben here mbas here “my sposatto”, dhe i thoja “ta dine keta dy te shkrete se neve jemi albanezi do pijne tere naten nga marazi dhe nuk do lene gur pa levizur te vertetojne nese pashaportat tona jane te verteta”

    Po nuk e hengra ate koker ulliri, se me pelqente kur me respektonte italiani dhe me mbante dhe doren me reverance sa here na duhej te zbrisnim shkalllet e autobusit.

    “Ashtu more qen sicilian, keshtu ti sherbesh Albanezit, se nuk je me i mire se Albanezi”

    Ne fund te TURIT, DITEN E FUNDIT KUR NA COI NE AEROPORT I THEMI “MOLTO GRAZIE NGA ALBANEZI” BASHKE ME BAKSHISHIN NE ZARFIN QE DUHET TI JEPNIM DITEN E FUNDIT.

    Kur hapi zarfin shqeu syte dhe nuk e deshte veten.

  25. I…. thotë:

    31 May 2007 @ 5:05 pm

    Shume shpejt do thuash por nu rri dot pa ta thene. “E kendeshme historia Capri..

  26. hombre thotë:

    31 May 2007 @ 5:18 pm

    Kur nje njeri i ankohej Saadiut qe njerzit e shanin pa te drejte, ky ja ktheu duke i thene “behu ti i mire dhe ata do te turperohen qe te kane share”.

  27. shefi kuadrit thotë:

    31 May 2007 @ 5:21 pm

    Se kane fajin mediat jo e kane vete shqiptaret per namin e keq qe ju del.

  28. Vlore1920 thotë:

    31 May 2007 @ 5:23 pm

    Ta themi troc fare vellezer peshkatare, italianet nga shqiptaret ketu s’shqetesohen fare, keto jane fjale gazetash.

  29. alb thotë:

    31 May 2007 @ 5:25 pm

    Uo Vlorre… edhe une ashtu them vlla… as ua ndjen hic…

  30. Bela thotë:

    31 May 2007 @ 5:31 pm

    Atehere vlore1920 i bie te jete bere per rracizem ose interesa politike,ose perfitim rasti per nje degradim te komunitetit shqiptar atje tek ju ne itali.Mund te jete dhe kjo po te keni parasysh se jo vetem media italiane por dhe shume te tjera po te japin kronike ose film dikumentar per albanians do te dali ne foto te pare burri me shkop ne dore me mustaqe shekullore dhe gruaja mbrapa duke terhequr gamorin me dru dhe mbi veten e saj nje turre dru te tjera me te medha se ajo,kur nderkohe shoqeria shqiptare ka dhe modernizim europian dhe kulture me te gjere.

  31. cluephone thotë:

    31 May 2007 @ 5:37 pm

    Gjalle jane Bilbilejte gjalle!!!!
    me kujtohet ajo thenia (e famshme, no doubt):
    Friken dua te me kene, asgje tjeter!
    Si CITIZEN OF THE WORLD nuk mund te them gje tjeter, vecse … give them the finger! dhe ti le te jetojne friken e tyre …
    brenda cdo shqiptari ehste the scientist, the poet and the shaman …
    se cilin duan te shohin ata eshte zgjedhja e tyre … le te shpresojme qe do shohin ate qe duhet (i.e. THE SHAMAN).

    te lumtur ata qe fitojne mbreterine e qiellit, se te tjeret … hmmm … tere kusuret i kane me te paudhin (N.BULKA)

  32. alb thotë:

    31 May 2007 @ 5:38 pm

    Capri… me siguri pune tradite…

  33. Vlore1920 thotë:

    31 May 2007 @ 5:43 pm

    Bela eshte se mbulojne ato te tyret shqiptaret nuk mund te krahasohen ketu me grupet kriminale te mire organizuara vendase.
    Eshte si puna e atij evgjitit ne ndermarrje qe e kritikonin ne cdo mbledhje se s’kishin kujt tja fusnin!!
    Thjesht mos te ushqej ndonje iluzion se kane frike prej nesh!!

  34. doriani thotë:

    31 May 2007 @ 6:32 pm

    ta dashur bashkeatdhetare.une nuk marr pjese ne diskutime rraciste por mo e bej se dua t’iu sjell komentin e nje njeriu qe ka patur te beje me emigrantet ne itali.eshte marre me kete fenomen qe nga emigrantet e pare qe kane shkelur ketu dhe mendimi i tij ishte ky:mentaliteti i popullit tenton te fajesoje gjithjmone ate qe vjen i fundit.ne fillim marokienet,pastaj afrikanet,me vone rumunet,pak ruset,or ne jemi ata qe kemi ardhur te fundit ne mase.pas nesh nuk ka ndonje fluks te konsiderueshem,keshtuqe pasi jane konsumuar te gjitha shtetesite,ne na ka ngelur dopio gjashta ne dore.ky eshte fenomeni qe permblidhet kaq lehhte dhe vulgarisht.

  35. INA thotë:

    31 May 2007 @ 7:25 pm

    Ky sondazhi i kesaj revistes eshte kryekeput kot fare, pa pike validiteti. Qenkan arabet me te urte! Ashtu duken ata vec jane si ato geshtenjat e fshehura ne prush, rrine-rrine dhe fap ja japin (dhe kur ja japin bejne goxha dem). Po mire thone qeni qe leh nuk te ha, rruaju nga ai qe rri urte. Shqiptaret e shumta para duan, kurse ata duan te te kepusin koken. Nuk dua te justifikoj gjerat e keqija qe ne kemi, por edhe tek ata qe s’kane frike nga shqiptaret do fillojne te mendojne ndryshe. Sondazh koti, s’kane material per te mbushur revisten me duket.

  36. edrus thotë:

    31 May 2007 @ 7:30 pm

    Nuk eshte problemi se jemi te tmerrshem ose gogole neve, ose se kemi bere kushedi se cfare… na e kane friken se kane ‘respekt’ :) Kudo qe shkoj, te gjithe me njohin per çun te mire dhe te sjellshem, por kur me shikojne nje cike ‘te lodh’ , maten mire me pare se te thone ndonje gje te pakendeshme per veshet e mi :)

  37. Vlore1920 thotë:

    31 May 2007 @ 7:52 pm

    edrus peshkrimi i sakte ;)

  38. Arber Cepani thotë:

    31 May 2007 @ 8:00 pm

    Para dy ditesh tek nje gazete italiane, ne nje artikull prej dy rreshtash, midis reklamave, qe sinqerisht te duheshe me te vertet sy i forte per ta pare, shkruhet: “Nje shqiptari i vidhen leket dhe dokumentat ne Palermo”.
    Imagjinoni sikur te kishte ndodhur e kunderta….. lajmi do te ishte ne faqe te pare te gazetes, me fotografi e komente, lajmet me mediasetin ne top-list, do ta kishin ne krye me ne sfond muzike deshperuese apo edhe mallengjyese po te duam, per viktimen italiane.

    Ky artikull i Donna Moderna eshte vazhdimi i nje fushate anti emigracion qe po behet se fundmi nga forcat politike te djathta (dhe nga mediat qe i mbeshtesin) per te mos miratuar ligjin mbi emigracionin te propozuar nga qeveria Prodi.

    Ato 500 persona besoj se i kane intervistuar nga ndonje fshat aristokrat i Padanias ku kane frike edhe nga macja e komshiut.

    Nuk besoj se ne Napoli nje italian ka me shume frike nje shqiptar sesa nje “Kamorras”, apo ne Kalabri nje italian ka me shume frike nje shqiptar sesa nje “Ndragetar” etj.etj.

  39. adriatik thotë:

    31 May 2007 @ 8:06 pm

    Capri, une nuk duroj dot fare dhe po te me ndodhe qe te me shaje vendin, nuk rri pa ja kthyer reston, natyrisht do ta beja me edukate pa pasur frike se me ben ndonje te pabere. Por te them te drejten, ashtu si ja ke bere ti, eshte shume me e kulturuar.

  40. edrus thotë:

    31 May 2007 @ 8:14 pm

    Eshte edhe dicka tjeter:Neve (shqiptareve) na e kane friken edhe per inteligjencen dhe zgjuarsine tone, me aftesine tone qe te bejme gjithcka dhe te gjejme ne kohen me te shkurter, zgjidhjen me te mire te nje problemi te mundshem……….jemi ne gjendje te behemi muratore ose guzhinjere, dhe ne te njejten kohe te montojme nje mobilje te IKEAS pa patur nevoje per nje arkitekt :), njohim historine dhe gjeografine e tyre me mire se ta, dhe cuditen se si ne , kemi bredhur aq shume vende, kur shumica e komshinjve tane, s’ka qene ndonjehere pertej qendres se qytetit.
    Po ti shtosh keytre dhe vetine tone per te duruar vuajtjet dhe dhimbjet (Une e kisha doren te shpuar tejpertej me trapano dhe me rridhte gjaku lume, dhe me tjetren perpiqesha qe ta shtrengoja kycin me scotch(ngjites), atyreve, gjysma jy kishte rene te fiket ;) )… prandaj me te tyren thone: shyqyr qe jane te varfer, se po te kishin pare keta, pale c’do te kishin bere… :P

  41. E vero thotë:

    31 May 2007 @ 8:39 pm

    Ne i kemi tmerruar armiqte tane per 50 vjete aq sa nuk guxuan te thoshin nje fjale kunder nesh,e pse mos ti ti frikesojme edhe tani me sjelljen dhe injorancen qe na karakterizon.
    Ne po tmerrojme edhe njeri tjetrin ketu ne Shqiperi edhe jo te huajt jashte shtetit

  42. Pjer Thomasp thotë:

    31 May 2007 @ 9:13 pm

    Anketimet, ndonjehere nuk japin te verteten absolute, por te pjeseshmen, sepse varet nga zonat , dhe kam pershtypjen se ne shum zona atje, do te urrenin dhe do t’ja kishin friken me shume, afrikaneve-veriore se sa shqiptarve, si ketu ne Belgjike, ku shumica e belgjeve shprehen kundra marokeneve me shume se sa kundra racave te tjera. Kam pershtypjen se nje komb autokton , urren me shume emigrantet qe u ndigjohet zeri me shume per krime, pra ato qe jep media. Une do te thoja se frikerat e pabaza apo te ushqyera artificialisht nga disa media e qarqe te verbera ndaj emigranteve , duhen kthyer ne humor me skeçe qe do ti benin keto qarqe , te skuqeshin deri ne vesh. P.sh. ajo historia e Adriatikut , me bileten , ku si shqiptar ha gjoben dhe perflitet ne rrethet komunare si permbyses i rendit dhe si “irlandez” nuk ha gjobe, perkundrazi e theret kryetari i komunes ne nje feste per nder te tij, e aty perplasen dy konduktoret :-)

  43. tomi korca thotë:

    31 May 2007 @ 9:24 pm

    Interesante kur nuk na vjen per shtat ndonje gje gjithmon fajin e kane te tjeret. Ne kete rast e paska shtypi qe i ka bere shqiptaret cope ( pa tjeter pa te drejte ;) ) Dhe vetem disa minuta me vone pasi kemi vjelle vrer mbi shtypin qe pa te drejte na quan shume te firkeshem, citojme po kete shtyp per ndonje ceshtje gje na vjen per shat. Te pakten disa ketu behuni reale dhe mbani te njejtin qendirm
    Jane shqiptaret e frikshem?. Mendoj se JO
    Por ata qe kane shkuar ne Itali apo Greqi jane shume me shume se te ne krahasim me te tjeret pra do te kete edhe me shume hunj te shtrember qe do te prishi tere stiven. Po keshut duhet pranuar fakti qe shumica e tyra jane “jashteqitja e kombit” (Jo te tere mos me keqkuptoni, por prape per hir te se vertetese duhet thene shumica e tyre) Per kete nuk mendoj se ka faj shtypi.
    I kthehemi asaj teme qe kemi thene shume here. Perse nuk shkurani e publikoni gjerat emira te shqiptareve? Ju drejtohem te gjithe juve qe u fyet nga fjala “jashteqitje e kombit” Shume mire nuk jeni te tille me falni por perse nuk e vertoni kete por kerkoni qe shtypi te genjej per hir tuaj?
    Te behemi rerale te pranojme realitetin se vetem keshtu mund te fillojme te dryshojme kete realitet. Duke genjeeyr veten se fajin gjithmon na e kane te tjeret nuk besoj se te tjeret do te na besojne dhe nuk ndryshon ky realitet

  44. john thotë:

    31 May 2007 @ 9:55 pm

    Une kete vere do iki ne italia dhe do ja kall friken te gjitheve do vesh bluze jam shqiptar.Qenka bo per ti thene kalamonit E thirra shqiptarin e jo e thirra gogolin.bejeni dhe ju nji te peshku nje ankete nga kush kane frike shqiptaret.ve bast nga asnji

  45. adriatik thotë:

    31 May 2007 @ 10:23 pm

    Pjer thomasp. c’ja fut kot! me demek une te shita mendje ty dhe ti ma hodhe qerrata!

  46. Zana thotë:

    1 June 2007 @ 9:50 am

    Ato çka thote Edrus jane krejtesisht te verteta…Frika e tyre iu vjen nga aftesia e jone per te zene vend,adaptuar,inteligjente e sidomos kemi shume “uri’” per te patur vendin tone nen diell.Ne jemi komuniteti qe kemi me shume se te gjithe te huajt shtepi ne prone,numrin me te larte te emigranteve me rregulla,numrin me te larte te imprezave….Sidomos ne te mire e ne te keq kemi kurajo…Kjo qe ketyre ketu ja jep vetem kokaina.
    Me nje fjale na shohin shume si konkurente..Nje filipinas ,nje italian nuk e imagjinon kurre veten nen urdhrat e tij….ne po…Po ndodh…E per brezin e dyte as qe behet fjale…Ketu eshte burimi kryesor i “frikes”Domani comanderano loro…

  47. Leon thotë:

    1 June 2007 @ 10:01 am

    john,
    Vitin e kaluar 3 muaj e beharit i kalova ne itali..Buze detit,isha edhe andej nga Rimini..Bukur shume,me pelqeu..
    Nuk e di, por aty ku ndenja une ,nuk kishte probleme me te qenit shqiptare..Edhe me italiane u shoqerova dhe nuk kish probleme,perkundrazi ja kalova me mire se me vete shqiptaret..
    Une do te thoja se shqiptaret e italise,me sa pashe, jane me te interguarit ne evrope..Kane nje ndryshim shume te madhe me emigrantet e tjere neper evrope(me emigrantet ne Greqi,as qe behet krahasim).Me krijua pershtypja se shqiptaret kane shume ngjashmeri me italianet dhe per rrjedhoje e gjejne gjuhen kollaj midis njeri-tjetrin..
    Media ate pune ka…mos u merrni me ta.Medias i duhen njerezit “negative” sidomos po qene te huaj,qe t’ju ngre moralin vendasve..
    Vetem ne Albania ndodhe e kunderta,mburren te huajt,t’ju ulin moralin shqiptareve.. :(

  48. Vlore1920 thotë:

    1 June 2007 @ 12:27 pm

    Zana s’ma merr mendja qe kane frike se do komandojme ne.
    sa po komandojne ata qe emigruan para nesh(Qe pas Skenderbeut behet fjale). Perkundrazi jane rajonet me te prapambetura te Italise. E vertete ne punojme integrohemi blejme, por brezat pas nesh do gjejne disa gjera gati dhe s’do kene “agresivitetin” tone. besoj se ti e di ca do me thene te komandosh dhe kete s’ka per ta bere as brezi yne as ai pas nesh.

  49. Iris thotë:

    1 June 2007 @ 1:03 pm

    Fajin qe na permendin ne çdo media sapo behet ndonje krim,vertete s’e kane shqiptaret,po shteti yne qe s’ben asgje per te mbrojtur nenshtetasit e vete jashte vendit.Kur edhe konsullata jone ne vend qe te te ndihmoje do te te zhvase ndonje euro, se si do e paguaje konsulli makinen dhe jeten qe ben ketu?? Detyrimet e konsullit apo ambasadorit jane vetem pjesemarrjet ne ndonje Konference apo ne ndonje takim ku e ftojne.Te tjera gjera s’di konsulli, ndaj kot dhe t’ia kerkosh.
    Sa per imazhin e shqiptareve qe eshte krijuar ne vendet fqinje,u jap te drejte (per pjesen qe i perket sjelljes dhe zbatimit te rregullave)
    Une kam qene ne konvikt studentesh, dhe shqiptaret zbavitjen me te madhe e kishin te ngrinin nervat italianeve.Si? Psh duke bere tifozllik me Kilin kur ishte ndeshja Itali-Kili, dhe duke bertitur mundesisht sa me shume. Kur ishin te ulur 10 meshkuj ne barin e konviktit bertisnin sa te mundnin, komentonin kedo qe kalonte me ze te larte dhe shikonin dhe ne menyre sfiduese te tipit : He fol po ta mbajti!
    Normale qe kjo gje bie ne sy me shume sesa nje njeri qe shikon punen e vete dhe zbaton rregullat e shoqerise ku jeton. Nese ai kontrollori qe permendet me siper ka bere veshtrimin ironik, kini parasysh qe shume shqiptare perdorin metoda nga me te ndryshmet qe te mos paguajne bileten e trenit apo autobusit, ndaj ai ka reaguar ne ate menyre.
    Mos flisni per shqiptaret ne pergjithesi gjithnje duke u nisur nga vetja,sidomos nese s’keni pasur mundesine te jetoni ne nje ambient me 100 shqiptare dhe te vereni sjelljet e tyre perdite.
    Do ftoja ata qe jane ne Greqi te thone njehere: Kur hyn ne nje autobus urban ne Athine, cilet njerez ve re ne fillim? Sa shqiptare e presin bileten??
    A do duronim ne ne vendin tone italiane qe hyjne ne autobus dhe bertasin me ze te larte kot se koti, nga njera ane e autobusit ne tjetren? Qofte grua, burre apo femije , se kur hyjne jane gjithe fisi.Do kem rastisur vetem une ne te tilla autobuse ne Athine????
    E pra jane veprime qe cilindo nga ju do e benin me turp ne ate moment.

  50. Zana thotë:

    1 June 2007 @ 3:12 pm

    Une mendoj se nuk eshte njesoj rasti si me arbereshet.Ne nuk do komandojme si komunitet..por si njerez me te zote e me te “uritur”.Me siguri ti ,une kemi shume me teper disponibilitet per te mesuar ,punuar.Shqiptaret kane numrin me te madh te femijve (nga te huajt)neper universitete.Tashti une kam gati 17 vjet qe jetoj ketu ku jam.Askush nuk eshte i lumtur kur komandoj une.(ne pjesen time shume te vogel)…por jane te deturuar ta pranojne sepse dikush tjeter nuk ka seriozitetin,disponibilitetin e aftesite e mija.Do s’do ,do te te hapin rruge sepse puna do bere.Pikerisht une i meshoj shume armes se studimit e seriozitetit ne pune….Nuk ka rruge tjeter per integrim dinjitoz vetem te behesh i zoti e i domosdoshem ne punen tende.

  51. pellazg thotë:

    1 June 2007 @ 3:29 pm

    mos ke ndonje te dashur kalabrez ti moj iris se vetem ato si puna jote flasin keshtu sepse i duken me te mire komunistet e palare italiane se shqiptaret qe rrine neper shkolla.dhe mos fol per futbollin se e din shume mire sa te semure jane italianet e tu per futbollin se po nuk e dijte ti e din bota.italianet kane frike nga dijet tona dhe emrin e keq shqiptareve ja japin lekakulot qe sillen si filipine.

  52. adriatik thotë:

    1 June 2007 @ 5:12 pm

    Iris, thjeshte per kafe si i thone. Ironine ofensive ne fytyren e nje nenpunesi kur kryen detyre une e konsideroj te pa pranueshme per shume arsye demokratike..

    Ne detyre ai eshte per te kontrolluar ecurine e ligjit dhe jo per te me gjykuar dhe paragjykuar mua si individ. Ai ne rregulloren e punes se tij e ka te shkruar se duhet ti sherbeje shtetit ne menyre te kulturuar. Me kapi ne gabim dhe beri shume mire sipas rregullit. Ama rregulli s’i jep te drejte qe te ironizoje kend. Ne rastin e postimit une vetem doja te percillja idene se, si kompleksi i superioritetit ashtu dhe ai i inferioritetit egziston realisht ne te gjithe popujt ne shtresa te caktuara pa u vene emrin dhe jo vetem tek ne.

    Natyrisht qe idej qe shpreh une mund te kete argumenta te tjere perforcuese, kundershtues ose edhe permbyses. Mua me duket se te gjithe e pranojme qe egzistojne raste nga me te ndryshmet ashtus sic dhe jane karakteret e personave. Ne jemi mesdhetare si italianet dhe shume te tjere dhe kemi te njejtin temperament shperthyes ashtu si e thoshte dhe dikush me lart (ngajshmeria me italianet). Per mua problemi qendron tek ajo qe ndodh me shqiptaret. Ne vertet nuk na perkrah shteti yne per nje mije e nje arsye, por edhe ne kur e dime se shteti eshte i dobet (per te mos thene ndonje fjale tjeter), nuk ka arsye te mendojme se duke pasur nje shtet te forte, do ti lejonim vehtes te benim sic bejne disa qe permende ti por qe i ka pare cdo njeri prej nesh.

    Po te jete shqiptari(emigranti) ne rregull, une mendoj se nuk ka nevoje fare per shtetin e vet se ai ka ikur qe andej. Une them edhe kete se ne shqiptaret u mesuam ca si shume me shtetin komunist ku cdo nevoje te qytetarit e merrte persiper ai shtet.

    Per kete une uroj dhe them qe u lumte ajo gjeja te gjithe shqiptareve qe mesojne shume mire ne shkollat e huaja por sidomos atyre qe kane krijuar bisnesin e tyre ne shume vende te botes duke filluar bile dhe nga hici.

    Ne fakt nuk desha te flisja per qendrimin e shtetit shqiptar ndaj qytetareve te vet ne rastet flagrante.

  53. Zana thotë:

    1 June 2007 @ 5:36 pm

    Adriatik! Une nuk di nese ti jeton ne Itali apo je ne kalim…Shqiptaret sistematikisht jane keqtrajtuar e dhunuar nga shteti..po te them nga shteti.Ka pak vjet ,qe me ngjarjet e terroristeve qe kane ndryshuar pak gjerat.Edhe ne rastin me te mire kur shkoje perte rinovuar letrat te shihnin si nje potencial delinquent…Ka nje racizem provincial prej due soldi…Te pakten per eksperience personale them qe per mbijetuar gjithe ketyre fenomeneve duhet vetem seriozitet(jo turiçkaj),studime e shume pune..Natyrisht ,kur ti bigari hak ke dale me provoku ,e me kerku sherr kur ben tifo per Kilin..veten vrafsh…Jo ne Itali nuk eshte aspak e lehte…Duhet te jesh shume perfekt…..

  54. adriatik thotë:

    1 June 2007 @ 10:40 pm

    zana, flamuri duket si italian, vec ndryshon te nuanca e se kuqes. jetoj ne dublin dhe nga qe kam njerez shkoj disa here ne vit ne Itali.
    Me shume se sa i njohin italianet shqiptaret e Italise, s’mund ti njohe nje tjeter qe s’banon aty. Jam dakort me ty, edhe mbesa ne nje Univers. te Firences ma ka thene (sec me thoshte nje fjale se si i quanin ne italisht shqiptaret, bile dhe njera nga profesoret) se shqiptaret perbuzen ne nje fare mase.

    Eshte po aq e vertete se per disa njerez kane te drejte italianet. Ne kete menyre per ate qe eshte i rregullt s’mbetet tjeter vec te luftoje me mencuri per te krijar rreth vehtes opinion real. Une vete e kam vuajtur kete. E kam mdryshuar opinionin dhe kur kam levizur ne shtepi tjeter me eshte dashur te pregatitem mire ne anglisht per te bere 2 minuta bisede me kalamajte e lagjes qe mi binin shtepise me top futbolli.. Ju uroj jete sa me te mire.

  55. Laura thotë:

    3 June 2007 @ 7:16 am

    Vjet, u befasova kur po shfletoja nje tekst per mesimin e gjyhes Italiane per studentet e nje Universiteti ne Amerike. Teksti kishte nje kapitull per emigrimin dhe te gjitha fotot ishin marre nga eksodi i emigranteve shqiptare drejt Italise…Me skandalozja ishte nje fotografi, nje makine dhe nje turme femijesh qe zgjaste duart per buke… be fund thuhej “Italiane qe dnihmojne Shqiptaret emigrante”.. Cfare me skandalizoi me shume eshte fakti se Italianet une i njihja, por jo si humanitare per Shqiptaret por gjate luftes te Kosoves brenda kampit Italian dhe ne fakt femijet po ndihmonin per zbrazjen e kamionit… Artikullin nuk jepte asnje informacion te tille, vetem kishta Albania dhe Albanezi….

    Ky ishte vertete kulmi i rracizmit. Cdo vit ate liber e shfletonin te pakten 5000 studente Amerikane… dhe Shqiperine e shihnin me syte e atij Profesorit Italian racist ndaj shqiptareve, qe kishte zgjedhur fotot…

    Mendoj qe eshte e rendesishme qe Shqiptaret te kerkojne respektin e merituar dhe mos te tolerojne racizem te tille….

    Une u ankova per vete, dhe ne edicionin e ri te gjitha fotot u fshine… Nese s’na permendin per mire, te pakten mos te na nxijne kot….

  56. GESMS thotë:

    3 June 2007 @ 9:49 am

    INTERPOLI THOTË:
    Deri në vitin 2005 unë jam interresu se më ka interresu çdo deklarat e interpolit nderkombëtarë,në çdo fund viti interpoli nxjerr një deklaratë në bazë të konkluzioneve dhe hetimeve të tyre,ku në fund të vitit 2005 deklarata thotë “MAFJA SHQIPËTARE ËSHTË SHUMË E RREZIKSHME ,KU PO SFOMON MAFJEN RUSE DHE ATË KUBANE DHE SHUMË MAFJE TË TJERA KU NGJASON SHUMË ME MAFJEN E DIKURSHME ITALIANE ….KOZANOSTRA…. KU VEPROJNË NË BAZË FAMILJE DHE FAREFISI DHE HETIMI NDAJ TYRE BËHET SHUMË I VESHTIRË,POR MAFJA SHQIP. KA NJË NDRYSHIM TË MADHË ,AJO ÇDO AKTEVITET TË TYRE SHOQËRON ME DHUNË DUKE SJELLË SHUMË VIKTIMA.DUKE ELIMINUAR ÇDO KONKURENT QË I DEL NË RRUGEN E SAJ ,KU NË SHUMICEN E RASTEVE KAN DAL DOR E PARË, DHE JANË DOR E PAR SI NË TREGUN E SXIT ASHTU DHE NË ATË TË DROKËS,,.
    PËR MUA KOMENTI I PESHKUT PËR KËTË TEMË ËSHTË SHUMË I QELLUAR DHE I VERTETË.
    Kjo është fatkeqësi komtare ku edhe Shqipëtaret kanë frigë nga Shqiptaret

  57. labi thotë:

    3 June 2007 @ 3:45 pm

    GESMS po shkruani shqip more njerez…ca beni keshtu? Shiko se me cfare fjalesh te reja e ke “pasuruar fjalorin tone”;
    …interresu, SFOMON, AKTEVITET, SXIT, DROKËS, komtare, frigë…

  58. eizo thotë:

    15 June 2007 @ 7:53 am

    mos harrojme si ne shqiperi dhe ne itali mafia ka shume influence ne media dhe ne kete fushe eshte mafia italiane qe po e ndjen kokurrencen shqiptare ma shume se kushdo tjeter ne itali.,
    pra ato te ardhurat prej milionsh qe mafia italiane i bente gjasme me nje te luajtur syri po i hikin dale nga dale dmth nuk ka me jete te bukur ne milano ose rome ose code de azurre ose new york.
    pra jane ata nga mbrapa qe i fryne zjarrit.
    nga ana tjeter raste agresionesh nga ana e shqiptareve ka me kile dhe ajo qe eshte me kryesorja shume jornalista predispozojne ta shohin goten 50% bosh se sa plot.

  59. altini thotë:

    17 June 2008 @ 4:01 pm

    italianet te shohin perpara ata te jugut qe jetojn akoma ne mesjet me shamia ne kok dhe italianet ta din mir se shqiptaret jan rrac ariane dhe jo latin te shpifur…………..

  60. altini thotë:

    17 June 2008 @ 4:02 pm

    pse nuk bejn ne zvicer sondazh per italianet te shofim kush jan nje gjerman preferon nje qen me mir sesa nje italian…..

  61. olsib thotë:

    17 June 2008 @ 4:17 pm

    @altini: Duket haptazi qe po flet me duf dhe jo me llogjike.

    Ky sondazh, fundja tregon nje te vertete.

    Mediat, natyrisht kane rolin e tyre, por le te mos harrojme krimet mizore (theksoj, mizore) qe shume shqiptare kane bere nga ato ane.

    Sigurisht cdo njeri para se gjithash perfaqeson veten e tij dhe ne pergjithesi shqiptaret qe respektojne realitetin ne te cilin ata vete kane zgjedhur te jetojne, jane te integruar dhe respektohen, ndoshta edhe me shume se sa vendasit.

    Duhet lexuar me kujdes ky sondazh dhe duhen zene mesime.

    Praktikisht, ja cfare ndodh kur me te miret e klases lene qe me te keqinjte e klases te bejne ligjin, si brenda e si jashte vendit.

    Ka ardhur koha qe te kontrollojme pjesen tone “te kalbur”!

    Shkurtimisht, duhet t’i tregojme vendin ketyre krimineleve.

    Ne te kundert do te jene ata, ashtu sic po ndodh edhe aktualisht, qe do te na tregojne vendin neve.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com