Comments on: Shqipni tavolinash

By: auron tare
Trashegimia Kulturore dhe Turizmi Kulturor.

Teksa punetoret e fshatit hidhnin kollonat e betonit brenda territorit te rrethuar mjaft mire nga Metropolia e Gjirokastres dhe te ruajtur nga roja i Kishes me nje grup gazetaresh te huaj sapo ju afruam territorit te Manastirit te Mesopotamit u shtangem. Ndertimi prej betoni shume prane ketij Monumenti la pa goje jo vetem gazetaret e huaj te cilet kishin marre nje leksion ne Ministrine e Kultures mbi mire administrimin e vlerave te Kultures Kombetare, por me la pa goje edhe mua qe tashme jam mesuar me realitetin shqiptar.

I alarmuar mora ne telefon Artan Shkrelin nga te paket njerez qe akoma perpiqen te bejne dicka ne kete amulli qe ka kapluar monumentet tona. Shkreli me njofton per pak se askush ne Institutin e Monumenteve nuk e kishte idene se cfare po ndodhte ne kete Monument.

Per lexuesin e nderuar do te doja te shpjegoja se monumentet tona ruhen nga Instituti i Monumenteve, Drejtoria e Trashegimise Kulturore si dhe Zyra e MOnumenteve ne Sarande.  Tre institucione qe jane ngritur ne kembe dhe paguhen per te mos na pare syte masakra te tilla.

Por !!!

Me ke te flasesh ne kete Ministri?  Pasi u sigurova se Drejtori i IMK u njoftua per kete shperfytyrim te manastirit te Mesopotamit pashe se edhe pas 10 ditesh punetoret vazhdonit te hidhnin beton ne skeleterine e ndertuar me nge.

Nderkohe qe betoni thahej  dhe hekurat ngriheshin per te hedhur beton tjeter  Z. Pango eshte i zene me konferenca shtypi  per numrin e turisteve, Drejtoresha Pojani po i jep doren e fundit nje Drejtorie qe e ndertoi per vete qe te beje arkeologji te pavarur, Drejtori i IMK, Bejko ka ne dore celsat e kashtes te Monumenteve.

Per ata qe e njohin zonen e Sarandes e dine se ky Manastir eshte shume prane rruges nacionale dhe kushdo mund ta shikoje betonin qe hidhet perdite prane manastirit. Per ironi Ministri kaloi aty prane kur hapi sezoni turistik ne Sarande.  Te dashur lexues mund ta imagjinoni se si i ruan Instituti jone i Monumenteve te Kulture dhe Ministria e Kultures, monumentet qe jane me ore larg cdo rruge nacionale.

Turizmi kulturor eshte sot nje prej slloganeve me te permendura prej Ministrise se Turizmit dhe Kultures. Mos harojme qe jo me larg se nje muaj me pare, trashegimia kulturore shqiptare u reklamua ne nje prej mediave me te rendesihsme te globit CNN.

A eshte Trashegimia jone ne nje gjendje normale per ti sherbyer ketij qellimi?   Ndertimi i nje objekti fare prane mureve te Manastirit te Mesopotamit  eshte nje prej shembujve me te fundit se ne cfare gjendje eshte Trashegimia jone kombetare.

By: auron tare
Pak Histori

per  Manastirin e Shën Nikollës në Mesopotam

Shume pranë Qytetit Antik te Finiqit,  ndodhet Manastiri i Shën Nikollës ne Mesopotam, i vendosur midis  lumit Bistricë dhe lumit Kalasë.

Manastiri per vlerat e medha qe mbart  ka qenë objekt studimi nder vite  nga nje numer studiuesish si  Baras , Versakis , Evangelidis , Soustal dhe Koder ,  A. Meksi, Karaiskaj, P. Vokotopoulos  si edhe  K. Giakoumis .

Nje ekspedite e Universitetit te Venecias ka filluar kohet e fundit nje tjeter ekspedite shkencore per te studiuar me ne thellesi vlerat e ketij Monumenti Unikal.

Studimet per historine dhe arkitekturen e Manastirit kane filluar relatisht heret. Ka qene Studiuesi grek Versakis i cili shkroi i pari nje monografi per monumentin. Megjithese ai shkroi në fillim të shekullit XX  puna e Versakit mbeti literatura standarte e manastirit për shumë vjet.

Gjithsesi do te ishte studiuesi i njohur A. Meksi i cili që nga 1966 e në vazhdim, ka trajtuar disa prej komponenteve me te rendesishem te ketij Monumenti te cilat qëndrojnë padyshim si studimet më të mira monografike për arkitekturën e manastirit dhe për problemet e tij.  Ishte Prof. Meksi ai i cili beri edhe krahasime shkencore me disa prej manastireve apo Kishave te ndertuara ne Epirin antik te cilat kane perqasje me Manastirin e Mesopotamit.  Prof. Meksi por edhe disa studiues te me vonshem hodhen mendimin  se ne Kodren ku eshte ndertuar ky Manastir duhet te kete qene nje Tempull antik gjykuar kjo nga mbetjet e shumta  arkeologjike te gjetura rastesisht apo gjate germimeve.Por gjithsesi  do te jene studimet e metejshme dhe germimet arkeologjike te cilat mund te sjellin fakte te reja ne kete drejtim.

Manastiri i Mesopotamit permendet ne menyre te terthorte ne vepren monumentale te shkruar nga kronikania bizantine Ana Komnena vajza e dashur e Perandorit Aleks Komneni ne vepren e saj Aleksiada. Ana shkruan se pararoja e Perandorit ndeshi trupat normane te cilat pasi kishin zbarkuar ne  zbarkuan në Gjirin e Vlorës nen udheheqjen e te famshmit prijes norman Bohemund (me vone Princi i Antiokise)  te cilet pasi pushtuan kështjellat e Vlorës, Kaninës dhe Jerikos, përparuan drejt Burtrintit për t’u bashkuar me forcat e Guiskardit prijesi suprem i Normaneve i cili kishte sjelle floten e tij ne kete qytet historik.  Ne kete perplasje te pare me normanet forcat vendase bizantine i udhehoqi ne beteje nje farë Vasil Mesopotamiti, i cili ndoshta mund te kete qene primati i manastirit. Nje fakt ky akoma i pa vertetuar plotesisht por gjithsesi  Studiuesi K. Giakumis mendon se ky udheheqes lokal  “është i njëjti person me Vasil Mesopotamitin, i cili shfaqet në një vulë që daton në fillim të shekullit XII. Kjo vulë, citon emrin e të zotit pranë portretit të Shën Nikollës, dhe mund të shërbente edhe si një tregues i përhapjes së nderimit të shenjtit në atë zonë, në një periudhë përpara ndërtimit të manastirit në fjalë. Sipas studiuesit Laskarit, ky antroponim vjen nga krahina e Mesopotamit”  shkruan Kosta Giakumis..

Megjithate legjendat vendore tregojnë se themelimi i manastirit i kushtohet Perandorit Kostandin Monomakus, nën mbretërimin e të cilit (1042-1054) thuhet se është ndërtuar ky  Manastiri. Studiues të ndryshëm që kanë studiuar manastirin kanë shprehur një larmi të konsiderueshme mendimesh për datimin e ndërtimit të kishës qendrore.  Sipas Prof. Meksit, ndërtimi i manastirit duhet t’i kushtohet kësaj periudhe, duke lënë të kuptohet një datë të mëpasshme për ndërtimin e Kishës qendrore. Prof. Gjerak Karaiskaj njohesi me i mire i fortifikimeve shqiptare ka hedhur nje teze interesante mbi ekzistence e ketij Manastiri. Ai shkruan  se muret që rrethojnë manastirin sot nuk i përkisnin atij që në fillim, por ishin pjesë të Kështjellës së Mesopotamit tashme te zhdukur dhe Manastiri duhet te jete ndertuar mbi rrenojat e nje Fortifikimi Bizantin. Studiuesi  A. Ducellier argumenton se muret e manastirit shërbenin si banesa të fortifikuara duke strehuar ne to murgjit e shumte qe mund te kishte ky Manastir.  Gjithsesi deri me sot nuk kemi ndonje te dhene historike mbi ekzistencen e ndonje Fortifikimi Bizanti ne kodren ku sot ndodhet ky Manastir.

Muret rrethuese të Manastirit mbulojnë një sipërfaqe eliptike 100m me 80m (K. Giakumis, Gj. Karaiskaj) dhe përforcohen nga shtatë kulla drejtkëndëshe. Të gjitha janë të ruajtura keq, përveç njërës kullë 10m të lartë në anën perëndimore. Hyrja, që ndodhej në anën lindore, bashkonte fasadën e manastirit më një kullë drejtkëndëshe. Muri i manastirit mendohet se është më i vjetër se kisha qendrore (katholikon) e manastirit të Shën Nikollës

Por elementët më të hershëm të kësaj fortese,(sipas studiuesve qe mbrojne kete teze)  gjenden në anën perëndimore të së vetmes kullë që ruhet e paprekur, e cila ka mundësi të ketë mbijetuar për shkak se shërbente si kambanore. Keto mure mund te kene qene pjese e fortifikimit te  kështjelles se Mesopotamit. Prof. Karaiskaj mendon se këto elementë i përkasin fazës së parë mesjetare të ndërtimit të këtyre fortifikatave. “Në Akropolin e Butrintit, këto mure kanë qenë të shkatërruar plotësisht dhe janë zëvendësuar nga disa faza të mëvonshme ndërtimi, që datojnë nga shekulli XII e në vazhdim. Për më tepër, teknika e ripërdorimit të blloqeve të vjetra të gurit, fugat vertikalë të të cilëve ishin të mbushur me fragmente tullash të vendosura horizontalisht, si në rastin e Butrintit , ndeshet edhe në fortifikime të tjera në Shqipëri. Këto elemente datojnë nga faza e parë e tyre ndërtimore mesjetare , ndërsa në Azinë e vogël, kollonat trekëndore dhe katërkëndore janë datuar më herët, në fillim të shekullit IX, në Kështjellën e Kütahya-së . Për këto arsye ne sugjerojmë se faza e parë e mureve rrethuese të Manastirit të Mesopotamit nuk daton më vonë se shekulli X pas Krishtit, periudhë në të cilën ky vend mund të ketë shërbyer si fortesë”  shkruan Prof. Karaiskaj

Së fundi, por jo më pak i rëndësishëm është theksimi se Mesopotami  është  ndoshta  i vetmi rast i kthimit të një fortese të vogël bizantine në një manastir të fortifikuar qe ekziston akoma deri me sot ne vendin tone.

Nje fakt tjeter shume i rendesihsem eshte lidhja e ketij Manastiri me sundimit Anzhuin. Familja Mbreterore Franceze e Anzhuineve e cila enderonte nje shtrirje sa me te gjere ne territoret e Bizantit, per nje periudhe rreth 120 vjecare pati nje ndikim shume te fuqishem ne brigjet e Adriatikut Lindor duke krijuar edhe te paren  Mbreterine te Arberit. Profesor Meksi, ndoshta njohesi me i mire i ketij Manastiri, vë në dukje se “ mozaiku me tre zambakëve duhet t’i atribuohet ndikimit të Anzhuinëve ne kete zone”. Tre Zambaket  ishin pjesë e emblemës së Familjes se Anzhuve.  Ndërkohë, Prof. Meksi thekson se “mozaikët e kishës qendrore kanë ngjashmëri me ato të kishës së Vllahernës në Artë, datuar më 1282. Duke konsideruar sundimin e periudhës së Anzhuinëve në rajon, Meksi e daton kishën qendrore midis 1272 dhe 1286”

Me interesim shume te madh jane edhe dy mbishkrime te gjetura rishtazi në kete Manastir te cilat mendohet se datohen më 1224/5. Keto mbishkrime  me sa di une per here te pare jane botuar nga studiuesi K. Giakumis.

Gjithsesi mbishkrimin e pare e ka transkriptuar Prof. Aleksander Meksi ndersa tjetrin e  transkriptoi Theofan Popa.

Me poshte po japim te plote pershkrimin e bere nga Studiuesi K. Giakumis per keto mbishkrime per te njohur lexuesin me permbajtjen e tyre por edhe me rendesine qe kane keto mbishkrime per historine e Manastirit te Mesopotamit.

“Mbishkrimi i parë është i gdhendur me gërma të mëdha mbi një pllakë guri. Ai ka pësuar dëmtime të vogla në pjesën e sipërme, ndërsa pjesa e djathtë poshtë është hequr plotësisht. Përmasat e gurit janë 41.6 x 19.7cm, ndërsa madhësia e shkronjave është 2.3 x 1.3-1.6cm dhe hapësira midis reshtave mesatarisht 0.6cm. Duke ndjekur metodat standarte për traskriptimin, sipas të cilave kllapat përmbajnë gërma që shpjegojnë shkurtime, mbishkrimi lexon :

”  ΕΙΠΕΝ Ο Κ(ΥΡΙΟ)Σ Ο ΤΡΟΓΩΝ ΜΟΥ

ΤΗΝ ΣΑΡΚΑΝ ΚΑΙ ΠΟΙΝΟΝ ΜΟΥ ΤΟ

ΑΙΜΑΝ ΕΧΟΙ ΖΟΗΝ ΑΙΩΝΟΙΟΝ

ΕΤΟΥΣ ςΩΛΓ” (6733=1224/5).

[Zoti ka thënë, ai që ha mishin tim dhe pi gjakun tim

do të ketë jetë të përjetshme. Në vitin 6733(1224/5)]

Mbishkrimi, pavarësisht nga gabimet drejtshkrimore, është relativisht i lehtë për t’u deshifruar.

Edhe mbishkrimi i dytë është me gërma të mëdha  dhe shkruan:

Ι ΠΑΤΕΙ: ΚΙ …………………………………………………… Η

(Π)ΟΝΕΙ Ι Γ …………………………………………………… ΤΟΙ

Η: ΓΕΩΡΓΙΟΣ

ΧΡΙΟΥ: ΣΤΑΥΡΟΝ Η

ΕΠΤΑ ΠΑΡΙΚΛΗΣΗΑ

ΟΥΤΟΝΙ ΤΥΠΩΝ ΧΡΟΝΩΝ:

(Π)ΩΣ: ΑΙΟΡ ΒΑΣΑΝΩΝ ΕΙΣ Ε

ΥΧΕΣΘΕ ΦΙΛΟΙ ΤΗΝ ΕΜ(Η)Ν ΣΩ(ΤΗΡΙΑΝ)

[…………. Gjergj ……….. Kryq ………… Shtatë kishëza ………… të këtij lloji në vitin ……….. si …….torturon ………. lutu, o mik, për shpëtimin tim]. Edhe ky mbishkrim duket se ka shumë gabime drejtshkrimore, ndërkohë që përmend një farë Gjergji, si dhe shtatë kishëza. Megjithatë, meqë nuk mund të shohim vetë mbishkrimin, është me shumë dyshim lidhja që mund t’i bëjmë Gjergjit me shtatë kishëzat, ndërkohë që nuk duhet bërë asnjë koment i mëtejshëm pa dalë në dritë të tjera të dhëna.

Megjithatë, epigrami i mbishkrimit të parë përmban një ngjyrim të qartë eukaristik. Ai është një perifrazim i përgjigjes së Jezuit për mosmarrëveshjen e judenjve që habiteshin se si Ai mund t’u jepte atyre mishin e tij për ta ngrënë: «Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetë të amshuar dhe unë do ta ringjall në ditën e fundit» (Joani 6:54). Kjo pjesë së bashku me një tjetër «Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim mbetet në mua dhe unë në të» (Joani 6:56) është përdorur në mënyrë të përsëritur në lutje të ndryshme që lidhen me Kungimin e Shenjtë . Pasazhi i parë i referohet tërthorazi Kanonit të Përgatitjes për Kungimin e Shenjtë në troparin e Këngës I dhe në troparin e dytë të Këngës II. Citime të tërthorta të pasazheve të sipërpërmendura ungjillore mund të gjenden gjatë gjithë uratave parapërgatitore për Kungimin e Shenjtë si dhe në uratat e falënderimit pas Kungimit të Shenjtë.

Ky mbishkrim ishte vendosur për t’i kujtuar lexuesit rëndësinë e Kungatës së Shenjtë dhe për këtë arsye përmbajtja e tij të lë të kuptosh vendin e tij fillestar. Duke qenë një epigram i tillë liturgjik, ky mbishkrim nuk mund të vendosej fillimisht në asnjë ndërtesë tjetër manastiri, përveç kishës qendrore (nuk kemi dijeni për ndonjë kishëz brenda mureve të manastirit). Për më tepër, duke pasur një përmbajtje të qartë eukaristike, ai duhej fillimisht të vendosej në altarin e kishës qendrore, në të vetmin vend ku përgatitet Eukaristia Hyjnore. Në një kohë të panjohur, mbishkrimi u zhvendos nga vendi i tij fillestar dhe u përdor thjesht si gur, për të riparuar një pjesë të dëmtuar të murit të jashtëm rrethues të manastirit.

Kjo do t’i përshtatej jo vetëm datës se aktit të zgjidhjes së mosmarrëveshjes midis Patriarkanës së Kostandinopojës dhe Dioqezës së Himarës mbi statusin stravropegjik të Manastirit të Mesopotamit (1220-1230)  , por edhe dy letrave të pa datuara të Metropolit Joan Apokaukut të Nafpaktit (ka qenë prelat: 1199/1200-1232), adresuar

Metropolitit të Durrësit, të dyja janë gjetur në MMS Gr. 250 të Shën Petërburgut, gjetur në kodikun e Isakut, murg i Mesopotamit”

By: Koth
Auroni, me mendjen për të sensibilizuar sa më shumë njerëz, harton edhe strategjira. Më thotë: “Ti shkruaj ca ditë pas meje, që ta mbajmë të nxehtë temën”.

Nuk u mor vesh pse brenda nje dite.

By: edrus
TURP!

Jam më injorant se Sala që nuk dinte Gërdecin, sepse as që e di se ku është kjo kishë, por jam i bindur që nuk ka një numër të tillë besimtarësh në atë vënd që të justifikojë ndërtimin e kishës së re…. por edhe nëse do ta ndjenin të nevojshme… të shkonin e të faleshin direkt në … ambasadë.

By: Koth
O Admin!

Nese nuk e ke lexuar cer ka shkrujt Lamja, e kam lexuar une.

Citimi ne fjale qe ti ke zbardhuar eshte marre nga shkrimi i Lames.

Ajo qe pyesja une eshte qe pse Auroni nuk i ka qendruar fjales.

Tani per ta kuptuar ti :

Une evidentoja nje gje qe me preokupon ne median e shkruar. Eshte kjo qe ka shpreh Lame ketu dhe qe une e kuptoj  : Alternimi , perqendrimi , angazhimi i shkronjesve te opinioneve .

Po nuk te ben pershtypje ty, me ben mua dhe me preokupon gjithashtu.

Mblidhen cunat masdite, pijne na nji birre te ftohte dhe vendosin kujt t`ja vlojne kete rradhe !

By: toko
Nuk flitet vetem per kishen por trajton edhe…

1….Se për ç‘antikorrupsion u kish folur njerëzve atje në fund të botës dhe mes fukarallëkut, vetëm ai e di. Ndërsa t‘u flasësh për 4 hidrocentrale të reja, duhet ta kesh cipën goxha të trashë…

2….Park energjetik, si ai që kishin dashur të bënin socialistët, por që Ai e anuloi se ishte i dëmshëm për popullin dhe që do ta ribëjë prapë se është i nevojshëm po për popullin, madje duke u marrë edhe tokën. Delir…

3.Kanë kaluar 17 vjet dhe ata janë ende duke pritur bregun e Demokracisë….

4…. Tani që isha vetë në Kukës, pyeta se ç‘ishte bërë me Ndërmarrjen e famshme. Ohu, ash myll tash sa vjet. Po pse nuk përpiqet kush ta ngjallë? Më thonë se para ca kohe, një deputet a ish-deputet socialist, kishte sjellë ca italianë që donin ta rihapnin. Mos t‘ju shohim më ktu, se do ju zhdukim, u kishin thënë ca të fortë të vendit. Natyrisht që italianët s‘u panë më. ….

5. Eshtë Monumenti i Mirënjohjes, ose më mirë duhej të ishte, se nuk u mbarua kurrë. Eshtë i rrethuar me tela me gjemba, të cilët unë, që i kam këmbët e gjata, nuk e pata të vështirë t‘i kaloj. Mirëpo, pastaj vinte një situatë, ku nuk bënin më punë këmbët e gjata. Dyshemeja me pllaka të thyera, ngado ishte e mbushur me “miq” që kundërmonin që tej….

6.Sipas zakonit, peshku atyre anëve zihej gati vetëm me dinamit dhe, me një farë trimnie, më thanë se ishte vazhdimisht në garë me Bankën Botërore. Banka hidh rasat në liqen, e ata hidh dinamit. Deri tani, me ç‘dukej, garën e fitonin vendasit….

7.Njolla e madhe e turpit, janë minierat. Ose më saktë, ish-minierat. Ose më saktë akoma, shpellat e zeza. Zor të ketë në faqe të botës një gjë të ngjashme me to dhe me ç‘ka ngjet në to….

8.Po ky popull ishte, që dëgjonte dhjetëra vjet të shkuar për komplote, spiunë e sabotatorë dhe mbushte sallat duke thirrur: “Kriminelët në litar”. Tani është hera e dytë dhe po ai popull, thërret “Poshtë kriminelët”….

9.Miq, nuk është më faji i Saliut. Eshtë hera e dytë, ndaj hallall e pastë!

Bashko keto fjali dhe gjen figuren e shqiperise.

1.Politikane qe vetem leshojne shashka dhe tymnaje idioteske

2.Lufte politike per korupsion dhe vjedhje ne kuriz te kombit

3.Premtime te pambjatura kurre

4.Shkaterim te ekonomise, edhe asaj pak ekonomie te trashguar nga e kaluara

5.Shkaterim i kultures

6. Shakterim i natyres edhe te assaj natyre  qe bota kerkon ta mbroj.

7.Shkaterim i resorseve natyrore kombetare.

8. Popull turme qe ka te njejtin mentalitet politik si ne komunizem

9. Keta jemi ne kete shqiperi meritojme

By: auron tare
shkrimi im botohet neser. nuk eshte botuar akoma.

pershendetje

auroni

By: Pjer Thomas
Historiografia qe Auron Tare na pershkroi ketu ishte shum interesante, dhe eshte mjerim kur shteti nuk nderhyn per te mbrojtur monumentet e kultures. A nuk mund te zhvendosej pak me tutje ai investimi me beton qe po hedh shtat aty prane manastirit.

By: auron tare
Problemi eshte qe fshati ka nje Kishe gjigande te ndertuar kohet e fundit sebashku me nje shkolle.

mua me behet qejfi qe nje fshat kaq i vogel si mesopotami ka nje investim kaq te madh. problemi eshte se perse Mitropolia e Gjirokastres kerkon ti veje nje shemtim te tille nje prej manastireve me interesante qe ka vendi yne?

tani qe u be problem Kisha terhiqet dhe thote se nuk dime gje. problemi eshte qe territori i manastirit eshte i rrethuar dhe deren e ketij territori e kontrollon Kisha. Si ka mundesi qe nuk di gje?

une mendoj se ne se me te vertete kerkojme te bejme dicka hajde te shkruajme bashkarisht nje peticion drejtuar Ministrise se Kultures dhe Kishes Autoqefale ku ti kerkojme ndalimin e metejshem te Masakrimit te Monumenteve tona te Kultures.  ne se prifterinjve greke nuk i intereson kultura jone, mendoj se ne na intereson shume.

pershendetje

auroni