Shqipëria në moshën e dështimeve dhe shpërthimeve
Nga Elio Laze
Premtoi, ulëriu dhe kërcënoi. Madje lëshoi edhe ca pika lot. E shau korrupsionin, e telendisi dhe pastaj u bë kryeministër me votat e marra nga kokrrat e pemës së Dushkut.
Kishte një dosje ku pati shkruar ca nisma që do të prezantonte qeveria e tij e ardhshme. E filloi me “Shqipërinë 1 Euro”. Por e ngatërroi projektin dhe në vend të shiste ose të jepte me qera Shqipërinë për 1 Euro, e katandisi demokracinë për 1 lek. Katandisja e Demokracisë për 1 lek, ishte edhe nisma më e sukseshme. Ai, nuk e dha Shqipërinë për 1 euro, por çdo mall konsumi jetik, u bë me 1 euro. Buka, molla, banania, mielli etj, po shiten me 1 euro, ndërsa prasi i doli jashtë kontrollit. Vajti me 1,5 euro! Bashkë me këto edhe dinjiteti i vendit sigurisht. Për këto e kishte fjalën, kur deklaronte nismën “Shqipëria 1 Euro?”.
Por ai nuk lëkundet. Prezanton projekt pas projekti. I premtoi rinisë internet nëpër gjimnaze. Si, internet?
Po, internet në çdo shkollë. “Urraaa tha rinia. Më në fund edhe ne po bëhemi si bashkëmoshatarët tanë në gjithë botën. Do kemi internet në shkollë”. Këtë nismë, zoti kryeministër e quajti “Shqipëria në moshën e Internetit.”
Por interneti jo vetëm që nuk u vendos, përkundrazi, në kabinetet e informatikës nëpër gjimnaze, u hoqën edhe kompjuterat. Kjo nuk ka rëndësi për të. Ai e quan të sukseshmë nismën “Shqipëria në moshën e Internetit.” Madje kaq shumë u entuziazmua nga ky “sukses” sa mendoi të lançonte nismën tjetër “Shqipëria në moshën e wirelessit”. Ndërkohë këshilltarët i thanë se kjo nismë do të kushtonte shumë.
Për të nuk është asgjë më e rëndësishme sesa këto nisma boshe të dështuara. Ai qeveris vetëm me batuta, nisma dhe projekte që përfundojnë në “grisma”.
Nuk e morët vesh se na përjashtuan nga FIFA? Ky është një “sukses”. Brenda 24 orëve dy shpërthime mbajnë vulën e qeverisë së tij. Një tragjik në Gërdec dhe tjetri në FIFA për aktivitetin sportiv. Për kryeministrin dhe kabinetin e tij, nuk ka fare rëndësi që jemi një “Komb pa Kombëtare”. E rëndësishme është që të luftohet “Klani i Zemunit” në futboll. Çdo individ që ulet në poltronin e ministrit të Kulturës Turizmit Rinisë dhe Sporteve, ka vetëm një porosi nga Berisha. Të shkulë nga FSHF, Armando Dukën. Nëse bën këtë ai do të shpallet “Qeveritari më i Suksesshëm,” edhe pse kjo do t’i kushtonte Shqipërisë. Trajneri që ende nuk e ka bërë “Bismilah” me kombëtaren, holandezi Arie Haan e sheh veten drejtues i një ekipi pa të drejtë konkurimi.
Ndërkohë pas përjashtimit me sukses, të tjera lajme tragjike vijnë. Liqeni i Farkës, përpin plot 16 jetë njerëzore. Por qeveria nuk ka kohë të merret me këto “vogëlsira”. Ajo është duke na integruar në NATO. Mesa duket shpërthimet e Dhëmblanit, Gërdecit, dhe fshirja e fshatrave nga harta e Shqipërisë është direktivë e NATO-s?
Po kur të hyjmë në BE, çfarë mund të zhdukë vallë kryeministri dhe kabineti i ministrave të tij?
Por pas bombave në Gërdec dhe në FIFA, vjen bomba tjetër që na befason të gjithëve. Asnjë qeveritar nuk jep dorëheqjen…! Kjo është bombë me gaz karbonik që të habit dhe neverit njëkohësisht. Shqipëria me timonierin Sali Berisha qënka e destinuar të thyejë turinjtë sa në një shkëmb, në një tjetër. Ndoshta ai vetëm kështu mund të qeverisë. Me dështime dhe shpërthime. Edhe në opozitë këtë punë e bënte mirë.


24 Mars 2008 @ 4:34 am
Largohesh nga te keqiat e Kryes.. me fitoren preshit ne bursen e vleres; me i shtrenjte se Shqiperia.
24 Mars 2008 @ 10:16 am
Shkrimi eshte i tipit :
Bombardimet ne Vietnam , nderzimi artificial dhe xha Bequa.
Llukan,
lexoji or bur shkrimet pastaj futi ketu se na humbet dhe kohen ne te tjereve:
Por pas bombave në Gërdec dhe në FIFA, vjen bomba tjetër që na befason të gjithëve. Asnjë qeveritar nuk jep dorëheqjen…!
24 Mars 2008 @ 11:20 am
Koth, po s’i bej une te gjitha de
24 Mars 2008 @ 12:28 pm
Shkrimi eshte real, ne fakt do te me pelqente nje liste e plote e gjithe atyre zotimeve qe ky kryeminister mori dhe sa realizime ka tani.
Duke filluar qe nga “Me duar te pastra” me foton e sales si mesia…
24 Mars 2008 @ 12:40 pm
Llukan,
shkrimi eshte botuar ne nje gazete partiake te majte te perjavshme dhe ti e sjell ketu si opinion qe pikon nga qielli.
Sikur eshte bere nje pakt ketu qe keto partiaket ti linim nje cike me vete.
24 Mars 2008 @ 2:59 pm
Koth,
a) shkrimin e aprovova une
b) s’eshte ndonje mrekulli e madhe, por eshte nga nje shkrues i ri (si emer) dhe ne ne pergjithesi kete e inkurajojme
c) “pakti” ketu eshte qe te jemi te balancuar, jo apolitike
Ne cilen gazete eshte publikuar kjo ne Tirane?
24 Mars 2008 @ 3:06 pm
www.integrimi.com
24 Mars 2008 @ 3:07 pm
Shperthimi ne Gerdec vetem se qe vizual ose i shikushem nga syri.
Sa gjera kane ndodhur keto 17 vjet, e kane ikur se nuk qene kaq te kapshme per syrin ose kane humbur ne remujen e kohes.
Cudi eshte qe nje vend me 3.5 milion banor te humbi ne emigracion 1-1.5 milion, e shumica e shtreses se inteligjences emigroi .
Drama pa fund ka pasur ky 17 vjecar.
24 Mars 2008 @ 6:52 pm
Shkrimi me duket teper i dobet, edhe pse me pelqen qe moderatoret sjellin emra te rinj. Por vetem kaq eshte vlera ketu: emri i ri.
Tendenca per ta “kontekstualizuar” Gerdecin eshte teresisht militante. Me duket shume e demshme dhe e pandershme. Eshte e lehte ti gjehen gabime kesaj qeverisjeje deshtake dhe te korruptuar, por nuk eshte e ndershme te relativizosh Gerdecin me punet e FIFA-s dhe kioskat e internetit. Ca gjera jane molle; ca jane portokalle. Militantizmi ne te dyja kahet, edhe kete here, ka treguar se sa i shemtuar eshte dhe se sa dem i ben interesave publike.
24 Mars 2008 @ 9:19 pm
Hmm…gazete e Levizjes Socialiste per Integrim…Hmm dicka komplet pa lidhje me artikullin po kta te LSI-se po mundohen shume te kopjojne Edin…tani vetem te ver ca paterica Ilir Meta dhe nje gravate lejla…se po shikoja ne kte reviste dhe me ra ne sy kjo Erisa Xhixho dhe Manuela Durgaj e LRI-se…konkurence te forte kundra Megit te Rames dhe Ines se Berishes…nuk e di per ke te votoj me. Dileme e madhe…
27 Mars 2008 @ 2:37 pm
Pershendetje te nderuar komentues dhe lexues. Nese flasim per forumet doja te saktesoja se LSI theu tabune e 35 vjecareve ne krye te forumeve rinore. Besoj se e mbani mend Gjergj Kojen ne FRESSH dhe Sokol Olldashin ne FRPD. Rama per te kopjuar Meten vuri ne krye te forumit Megin. Gjeja e vetme qe ka bere ajo, ka qene te leshoje tollumbace kundra ish-spiuneve. Se kush eshte LRI e cfare ka bere gjate ketyre 4 viteve, kete nuk po e komentoj. Vetem po permend protesten e fundit te inicuar dhe te zhvilluar me sukses ne sheshin “Demokracia” ne Qytet Studenti me mbi 3000 te rinj ku LRI doli ne mbrojtje te viktimave te Gerdecit. Doja te sqaroja se ne kete pergjigje qe po nis, jam shume shume i qete nga ana emocionale. Une e kuptoj qarte shqetesimin tuaj, por ky vjen, sepse mesa duket me ne fund po e kuptoni se “Dyshemeja Pushtetit” te pamerituar po ju tundet nen kembe. Gjithsesi duke ju pershendetur, po le edhe e-mailin tim, qe te sqaroheni per cdo pakenaqesi. eliolaze@hotmail.com