Shqipëria e plehrave
Djali që fotografon vdekjen. Bevis Fusha, për herë të parë një shqiptar në botimet e World Press Photo-s me vendet e ndotura ku vdesin njerëz. SOS për Shqipërinë joturistike dhe për patriotët e rremë.
Elsa Demo
Shekulli
Tek Peshku via kolektiviza
Lidhje: BEVISFUSHA.COM
Është e para herë për një fotograf shqiptar të hyjë në historinë e botimeve të World Press Photo. Ky është Bevis Fusha, për ata që e njohin atë dhe punën e tij që nga fillimet, mbetet “l’enfant prodige”. Rrëfimi i tij vizual që ka për temë ndotjen e mjedisit në Shqipëri, është paraqitur në botimin e quajtur World Press Photo: New Stories, i prezanuar më 25 prill në Amsterdam në ditën e çmimeve World Press Photo. Është një botim dinjitoz dhe kopertina është ilustruar me një foto të Bevisit realizuar në Porto Romano, një nga pikat e vendeve ku ai ka fotografuar vdekjen.
“Vdekja e ngadaltë dhe e palëvizshme” quhej cikli që pat bërë në Porto Romano. Aty ku 15.000 banorë, të ardhur nga veriut i vendit pas rënies së komunizmit, jetojnë në mes të fëlliqjes katrastofale të mjedisit. Programi për Zhvillimin i Kombeve të Bashkuara e ka shpallur Porto Romanon “zonë e kuqe”, nga më të helmatisurat në Ballkan.
Në serinë e vendeve të fotografuara nga 30-vjeçari sipas kërkesës së programit të ËPP për të trajtuar vizualisht një nga tetë pikat e zhvillimit të mileniumit - zbutja e varfërisë ekstreme dhe urisë deri tek lufta kundër AIDS – janë zona burimore e naftës në Marinëz, ish fabrika e PVC në Vlorë, Sharra dhe mbledhësit e saj të vegjël të plehrave, Babrruja me vezullimin e pisllëkut. Janë kryesisht vende, ku njeriu i është shmangur. Qendrat e mëdha të banuara po ashtu. Tirana është dhënë vetëm një herë, me kaosin tek Medreseja, ku ndotja jepet jo vetëm si dehje plehrash e rrugës, po edhe në ndërtesat e rrjepura, në rrugët e shqyera ndërsa drita e diellit e ngroh si për çdo ditë ajrin veshtullor të pistë. Këtu jetojmë. Edhe të tjerat nuk janë ambiente larg nesh. Është një tragjizëm provincial të cilin Bevisi thotë se e ka dhënë ashtu siç është, pra e “ka pasqyruar”.
Projektin për ndotjen e Tiranës ka për ta vazhduar, edhe pse do donte të besonte që nëse Tirana fillon dhe e stopon ndotjen tani, në 5 vitet e ardhshme do të niste përtëritja e këtij qyteti.
Fotografia e tij ka karakteristikë interpretimin e “ngjarjes”, të vendeve. Për shembull rrugët e lagjeve në Porto Romano janë kapur të ndriçuara nga një dritë e zbehtë poçash që të lëbyrin sytë. Është një abstragim i të dhënave tragjike të Porto Romanos. “Ky është një refleks vezullues. Ne mbulojmë dhe zbukurojmë një mjedis që është vrasës. E bëjmë tërheqës një vend ku s’duhet të jetojmë. Është ftesë e çuditshme kjo. Është fotoja e vdekjes. Edhe vdekja kur vjen, vjen me një vezullim. Me një dritë.”
Shqipëria e Bevisit është aq e ndotur sa dhe kot ta shkrepësh aparatin del diçka.
Në Porto Romano ka fotografuar pas një rrjete hijen e një burri me kancer. Është imazh që ngjall ndjesi makabre, sikur ajo rrjetë të jetë mushkëria kanceroze e njeriut e bërë pelte që e ka mbuluar kokë e këmbë burrin.
Ai është fotograf që s’bën pjesë në asnjë shoqatë, as në ato lloje që hidhen në mbrojtje të mjedisit dhe luftojnë një sistem. Bevis Fusha fotografon njëlloj siç mendon për fenomenet: tregon një të vërtetë tronditëse dhe nuk iu bën apel njerëzve që “edhe sikur të flenë me këto imazhe s’kanë ç’bëjnë”. E ka parë mjedisin “në kontekstin e një gjëje që është e jona dhe që shoqëria jonë s’do të bëjë marrëveshje me gjërat e këqija”. Kjo është filozofia e fotografit: të bësh marrëveshje me të këqijat që ka bota jo ‘për t’iu shitur atyre po për t’i kuptuar. Shumë vetëve do t’iu dukej tronditës pohimi i Bevisit: “dua të hap një portë që të asociohem me negativen”. Në raport me bindjen që i riu ka për fotografinë, ky pohim nuk merr kuptim tjetër veç pranimit të botës si një entitet i praptë që mund të ndreqet nga të pakënaqurit. Ai është në një krizë të përhershme mes pakënaqësisë dhe kënaqësisë së realizimit të fotos.
Tek e fundit, Bevisi që “fotografon” probleme të dhjamura që na kanë zënë sytë, probleme me të cilat jemi familjarizuar, është një njeri i thjeshtë që ecën me biçikletë në rrugë dhe do të thithë ajër të pastër.“Jemi ne vetë ata që shkatërrojmë, jemi viktima të varfërisë dhe të injorancës sonë për të hedhur plehrat rreth vetes. Shqipëria është e mbushur me plehra. Me këto foto unë nuk doja të sensibilizoja por të jepja një pasqyrë të asaj që shohim dhe që s’bëjmë asgjë. Nuk dua ta pastroj këtë vend, kam humbur shpresën se kjo gjendje mund të ndryshojë një ditë.” Nuk është çudi që me këtë refuzim të pastërtisë dhe ekologjisë, ta rendisin Bevisin tek ata që e shesin Shqipërinë me turpet e saj. Cila është përgjigjja e tij? “Fotografia ime është antituristike. Sigurisht unë i ftoj me fjalë të huajt që takoj. U them hajdeni se kemi plazhe të bukura. Por unë nuk di ta bëj atë lloj fotografie turistike. Ajo është një hi syve. Jam i mendimit që nëse bota vuan, duhet të ulësh kokën, të përunjesh dhe të vuash bashkë me të. Shpresoj që brezi i ri, edhe ata të cilëve prindërit mendojnë si e si t’ua përmirësojnë jetën, si t’i veshin më mirë, e t’i çojnë në shkolla të mira, ta kuptojnë se një ditë do të gjenden përballë këtij shuku pisllëqesh që krijojmë ne. Po e pata ndonjëherë një shtëpi luksoze do t’i vë në mure këto foto alarme për atë që do të ndodhë.”
Arsyen e mungesës së ndjeshmërisë së shqiptarëve ndaj problemeve që kanë nga njëra anë dhe frika mos po prishim imazhin duke thënë të vërtetën, ky “fëmijë i talentuar dhe i mbrapshtë” igjen tek mungesa e personalitetit, e identitetit. Është luks i madh sipas tij, të mendosh në këto kushte për plehrat në rrugë kur “këtu ndotja është shpirtërore”. Prandaj për pisllëkun flitet me fjalë, prandaj gazetat dhe revistat nuk do t’i botoninveçse aksidentalisht naftën shpirtërore dhe neverinë që shkaktojnë fotot e Bevisit nga toka e helmuar me naftë e Marinzës. Në këtë kuptim ai nuk hyn tek fotografët patriotë të kadifenjtë që e shohin Shqipërinë nga ajri dhe ftojnë në fundjavë politikanët e rinj ta shohin nga parashuta vendin që e shkatërrojnë përditë.
Histori “të reja” nga World Press Photo
Botimi World Press Photo: New Stories është një vitrinë për të treguar forcën e rrëfimit vizual dhe një kremtim i fotografisë botërore. Ky është një libër që e lëkund këndvështrimin e ofruar nga fotografë perëndimorë që punojnë për media të rëndësishme, është dëshmi e një niveli profesional dhe mjeshtërisë së rrëfimit vizual nga një grup i veçantë fotografësh. Kështu e cilësojnë me pak fjalë kuratorët e botimit të WPP.
Janë përfshirë 187 foto në librin me parathënie të Adrian Evansit, drejtor i Panos Pictures, i cili thekson se shpesh, për fat të keq, “Afrika, Azia dhe Amerika Latine janë parë me syzet e të huajit. Bota jonë e globalizuar nuk është dhe aq e rrumbullt, sa ç’thuhet… Historia gjithnjë është shkruar nga ata që kanë mundësitë më të mira për të treguar historitë e tyre. Në këtë pikë as fotogazetaria nuk ka ndryshim. Fotografët e këtij libri kanë punuar në vendet që jetojnë. Sfida e tyre ka qenë paraqitja e perspektivave të reja për tema të zakonshme”,- shkruan Evans.
Për shembull Abir Abdullah-u është marrë me efektet e ndryshimit të klimës tek popullata e Bangladeshit bregdetar. Atul Loke-u nga India, rrëfen nëpërmjet portretit historinë e një vejushe indiane e prekur nga HIV që lufton për të mbajtur familjen.
Bevis Fusha rrëfen nga Shqipëria mjediset e ndotura, etj.
Këto cikle punësh kanë qenë pjesë e programeve të edukimit që WPP ka bërë në Ballkan. Aty ka marrë pjesë Bevisi. Përzgjedhja e fotografëve të rinj është bërë me konkurs dhe u është kërkuar që të marrin përsipër një sprovë fotografike mbi disa nga temat e zhvillimit të mileniumit.
Fotografi shqiptar e ka realizuar ciklin e tij për 4-5 ditë dhe është shpërblyer mirë financiarisht për punën e bërë. “Ky është një trajtim dinjitoz që WPP u bën fotografëve. Kjo është gjëja më e mirë që kemi marrë nga ky libër, më shumë se sa libri vetë”,- thotë Bevisi.
Fotografët që morën pjesë në këtë projekt janë Tolga Sezgin (Turqi), Kemal Jufri (Indonezi), Mariana Bazo (Peru), Abir Abdullah (Bangladesh), Mehran Afshar Naderi (Iran), Sudharak Olëe (Indi), Karen Mirzoyan (Armeni), Atul Loke (Indi), Mëanzo Millinga (Tanzani) dhe shqiptari Fusha.
Libri kushton 50 euro. Botimi është bërë me mbështetjen e Oxfam Novib dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hollandës. Puna e këtyre fotografëve do të prezantohet edhe në festivalin e fotografisë në Arl.
Fotografët e dasmave
Bevisi është një fotograf aq inteligjent sa të dijë të vjelë nga shoqëria atë që do. është edhe fotograf që nuk ka turp të thotë atë që mendon dhe bën. Një nga turpet që refuzon ai është që të mohojë fotografinë e dasmës. Të gjithë e dimë se mjeshtërit e fotografisë në Shqipëri, asaj artistike flasim, nuk do ta shtynin dot pa dasmat. “Ne mbijetojmë me dasma që janë burimi më i madh i fitimit. Personalisht më duhet ai akses me njerëzit edhe pse s’është një imazh i destinuar për galeri. Fotot e dasmës humbin që humbin në injorancën e vetë faktit. Për fotografët është kthyer në biznes specifik dasma. Nuk është turp ta themi. Shqiptarët kanë turp t’i thonë gjërat. Është e kuptueshme përderisa ne s’kemi as fare terren për fotografinë, as fare ekspozita dhe ato që bëhen, bëhen në tentativa eksperimentale”,- thotë fotografi.
Dje ai është nisur për në Vjenë ku nga 19-23 maj merr pjesë në ekpozitën “EAST” të fotografëve nga Evropa Lindore. Me rastin e 20- vjetorit të agjencisë Anzenberger me seli në Vjenë, e cila drejtohet nga Regina Maria Anzenberger, botohet dhe një libër me 300 faqe ku artisti shqiptar paraqitet me një cikël social documentary nga Shqipëria.
Nga 100 u zgjodhën 12 të rinj nga Shqipëria, Bjellorusia, Çekia, Letonia, Maqedonia, Polania, Rumania, Rusia, Sllovakia.
Ka afro dy vjet që Fusha dhe fotoja e tij promovohet nga kjo agjenci.


20 Maj 2008 @ 1:54 pm
E keni qa me kete llogjike.
Po ka mundesi edhe nje cike me zi duhet pershkru Shqiperia.
Ja nje gjys lajmi nga Shqiperia :
Mediat shqiptare janë futur në një garë me kanalin televiziv prestigjoz CNN
http://www.albtoday.com/alb_detailnewspage.php?newsID=9359
20 Maj 2008 @ 1:59 pm
Po ti beje zemren gur e lexoje njehere Koth. Kot me te pyt, a e njef Bevisin?
Dhe nuk eshte fare, fare puna me e nxi Shqiperine sepse ky Pesimizimi i Intelektit eshte Optimizmi i Vullnetit.
20 Maj 2008 @ 2:05 pm
Lexoje ti Blend shkrimin !
Te dish a te kesh eshte problemi.
Ne ketej nuk jetojme vetem me foto apo pare emigrantesh por edhe me para te investuara per ndonje mikpritje turistesh.
20 Maj 2008 @ 2:26 pm
Koth, fotografia e tij nuk eshte “anti-turistike” ne sensin qe ka per qellim te sabotoje turizmin shqiptar. Ai po flet per natyren e fotografise se tij. Me fjale te tjera, nese nje foto-kartoline fsheh, llustron dhe genjen - fotografia e B.Fushes, zbulon, gervish dhe rrefen te verteten.
Por ne asnje rast nuk do ta gjesh fotografine e tij ne ndonje stende apo spot “anti-turistik” sepse nuk ka asfare ate qellim.
“…Sigurisht unë i ftoj me fjalë të huajt që takoj. U them hajdeni se kemi plazhe të bukura. Por unë nuk di ta bëj atë lloj fotografie turistike. Ajo është një hi syve. Jam i mendimit që nëse bota vuan, duhet të ulësh kokën, të përunjesh dhe të vuash bashkë me të…”
20 Maj 2008 @ 2:28 pm
Une e di ndryshe : 1 foto nuk zevendesohet as dhe me 1000 fjale.
20 Maj 2008 @ 2:33 pm
Ngelet duke na e nxjerre Shqiperine plehre. Si nuk u lodhet…
20 Maj 2008 @ 2:34 pm
Mund te pretendojme gjithe diten sikur s’kemi plehra ne Shqiperi, po e verteta eshte qe ajri, uji dhe toka po shkaperdhehen me mbeturina toksike - te zemerohesh me fotografin eshte ca sikur t’i biesh samarit.
Vetem e verteta do te na çliroje, ka thene Ai i mençuri.
20 Maj 2008 @ 2:39 pm
…gjo te modhe shume paska bo ky….ku paska shku e paska gjet….kete fotografi tja tregoj shtetit shqiptareve jo botes….sepse edhe ketu ku jetoj une ka plehra sa te duash…..ky me duket me shume pisllik se edhe ato te fotografise…
….”Është e para herë për një fotograf shqiptar të hyjë në historinë e botimeve të World Press Photo”….me te tille foto me mire mos kishte hyre….
20 Maj 2008 @ 2:40 pm
Bevisit i lumtë për albumin e fotove dhe temën e përzgjedhur. Vërejtjet e mia i shkojnë gazetares për nivelin e gjuhës shqipe si person që duhet të ketë bërë dhe shkollë në këtë fushë. Nëse ka qënë në dorë të redaktorit/es, keq për të…
“i prezanuar më 25 prill” - për një ‘t’ që ti s’e vë…
“së programit të ËPP” - u mor vesh që shkruan me w dhe bën find&replace…
“zhvillimit të mileniumit” - mijëvjeçarit
“zbutja e varfërisë ekstreme” - së skajshme
“fillon dhe e stopon ndotjen” - nis të ndalë/ndalojë… c’është kjo folje ’stopoj’?
“një abstragim i të dhënave” - përsiatje, përmbledhje, përgjithësim…?! sikur kanë nxjerrë në botim fjalorin shqip-shqip ata të Akademisë, si gazetare duhet ta kishe një kopje.
“që të asociohem me negativen” - asociohem??
“ai akses me njerëzit” - …s’po flas më…
Edhe fjalët e personit mund ti kishit redaktuar që të përkonin me një gjuhë më të pastër sesa me bastardime të fjalëve (se vec huazime nuk janë). Më shqip po flasin shqiptarët që rrinë jashtë vendit sesa gazetaria jonë.
20 Maj 2008 @ 2:47 pm
Leje blendi se e ka dhi bevisi me kete.
dil nje gjysem ore neper qytetin ku jeton te besh foto dhe une ve bast se do te arrish te paraqesesh me teper degradim (dhe une nuk e di fare ku jeton ti).
Edhe kete sherndava ca si tip fletepalosjesh me ca si lidhje per kliente potenciale te turizmit shqiptar. Di q
20 Maj 2008 @ 2:49 pm
Di qe kete “pune” e bejne edhe ca ta tjere ketej.
Na rrofte madalja e visit!
20 Maj 2008 @ 2:50 pm
Ping pong pershendetje,
meqe qenke gjuhetar i zoti mund te me gjesh nje sinonim per fjalen “shkaperdhehen” pliiiz.
20 Maj 2008 @ 2:54 pm
Shqiperine e drejtojne aktualisht njerez te PAMORALSHEM…nje ekip LLAFAZANESH….Te PA AFTE…….Dhe me se shumti …Pa njesi matse te inorances…deri ne INFINIT INJORANTE…..
Te pakten njihet e dokumentohet ne BOTE jo jme ne SHQIPERI se cfare i ben vendit keta PISANJOSE per keto VJET….se ndryshe pas ndonje HOPI qe do te vije PATJETER …..do te kishin mbire LEFTRA e POLICE jo me shumice por si fara e grames edhe ne betone per te na mbushur mendjen
e sukseseve te suksesuara te MIXHISTEVE…
Mjer ato rajone ne se nuk gjejne rrugen e ndryshimit per nje kohe sa me te shkurter…..
Do ngordhin jo do vdesin…..Do ti mbyse M…nga plasja e tubeve te zeza…..Do vrasin njeri tjetrin per nje parakalim makine….do fillojne dyfekun midis fiseve per nje mur e per nje gardh e dca me keq per nje vije UJI…
20 Maj 2008 @ 2:55 pm
Po përdhosen.
20 Maj 2008 @ 3:06 pm
rrofsh
20 Maj 2008 @ 3:23 pm
Baltimore’s trash
http://gliving.tv/news/wp-content/uploads/2007/10/baltimore-trash01.jpg
Los Angeles:
http://www.pulitzer.org/year/2007/explanatory-reporting/works/garbage.jpg
New York:
http://sharkproofdesigns.com/misc/ny/img/trash.jpg
http://joustthefacts.typepad.com/photos/uncategorized/nyconfetti_1.jpg
20 Maj 2008 @ 3:24 pm
gene thotë:
Leje blendi se e ka dhi bevisi me kete.
—————
Gene, ne c’kontekst “e ka dhi” me “kete”? Per cilen “kete” e ke fjalen? Me duket se po pretentojme ta kanalizojme artin neper ca vija qe nuk e mbajne dot. Ky djali nuk ben fotografi-propagandistike, ato i ben Ministria e Turizmit…
Pyes veten, a duhet ta kerkojme pergjegjesine tek vetja jone pisanjose dhe qeveria jone zhulse apo t’i rrembejme aparatin Bevisit qe te mos na nxjerre bojen?
20 Maj 2008 @ 3:26 pm
Kam degjuar qe disa shoqeri travel sponsorizojn disa kanale mediatike Shqiptare per te nxire imazhin e vendit me qellim qe grupi i turisteve potencial te menaxhohet prej tyre ne destinacionet jashte shqiperis qe ata ofrojn. Sa per plehrat kemi pasur, ka edhe do te kete por nuk mund te nxihet imazhi i te gjithe vendit sidomos tani ne prag te sezonit turistik.
20 Maj 2008 @ 3:28 pm
Cilat shoqeri travel - dhe cilat kanale mediatike shqiptare ardi? Dhe mundesisht na thuaj (te verteten) ku e ke degjuar kete “thashethem”?
20 Maj 2008 @ 3:37 pm
Personalisht nuk me duket se ka ndonje gje per “e ka dhi”. Gjithashtu nuk me duket ndonje gje per t’u lavderuar. Eshte i zoti ne punen qe ben, e per kete bravo i qofte, madje dy here bravo i qofte qe ka nje pune te cilen e ben me kenaqesi, por ngelet me kaq.
20 Maj 2008 @ 3:38 pm
Panorama,NEWS 24, Shekulli,BallkanWeb sponsorizohen prej disa shoqeri travel interesi i tyre eshte te nxijn sa me shume imazhin e vendit me qellim qe te shesin paketat turistike jashte shtetit keto shoqeri. Ne Shqiperi media nuk ben asgje spontanisht gjithcka eshte e lidhur me politiken,biznesin,krimin.
20 Maj 2008 @ 3:44 pm
Paska filluar anti-reklama per turizmin ne Shqiperi…
20 Maj 2008 @ 3:46 pm
Napoli
20 Maj 2008 @ 3:59 pm
po, po nisi anti-reklama meqe nuku-nisi pastrimi. Mbaj rradhen mbrapa ardit per te thene kotesira.
ja kush eshte antireklama:
http://www.youtube.com/watch?v=8BVjAiAwhFc&feature=related
20 Maj 2008 @ 4:07 pm
Here’s a thought!
How about cleaning the fucking brook??
Sa rrime ketu dhe gjejme konspiracionin e rradhes, pse s’i themi (m)bravo ketij djali, sepse te pakten atij i ka vrare syte nje gje konkrete, dhe brenda fuqive te veta ka ndermarre dicka-te terheqe vemendjen! Aparat fotografik ka ai Daku! Po te kishte aparat pastergrafik, do e pastronte perroin, nuk do e fotografonte!
Pika qe s’ju bie, qe shikoni armiq ne c’do cep! Jeni bere si ai cekici proverbial!
20 Maj 2008 @ 4:13 pm
Pavaresisht plehrave qe ekzitojne ne Shqiperi, te ngurta apo te llojeve te tjera dhe plehrave qe dalin nga goja dhe duart e njerezve qe nuk ndryshojne shume nga ato qe pasqyrojne, ka nje Shqiperi turistike dhe qe ia vlen per t’u vizituar.
http://www.alketislami.com/dvideo.htm
20 Maj 2008 @ 4:16 pm
“Ky djali nuk ben fotografi-propagandistike, ato i ben Ministria e Turizmit…”
ben ky ben qe c’ke me te.
20 Maj 2008 @ 4:18 pm
ka shume plehra po ka dhe zona pa plehra . Edhe Egjipti eshte plot me plehra por en reklamat turistike pasqyrohet aspekti pozitiv.
20 Maj 2008 @ 4:28 pm
anonymus,
S’eshte puna vetem tek pastrimi, se hadje dhe e pastrove, edhe perroin, edhe rruget, edhe ajrin (hypothetically, sidomos kete te fundit), po c’u pa kur te nesermen ai qe e ka shtepine mu siper perroit vazhdon te hedhe qeset e pleherave nga dritarja e shtepise, ai qe e ha bananen rruges e flak zhapen trotuarit, ai qe ka nje makine qe nga mosha eshte rrezik me e vjeter se i jati dhe e jema e vet, vazhdon t’i jape pa teklif rrugeve edhe pse tymi nga pas duket si i nje oxhaku uzine?
Deshira e mire per nje “vrull aksionar” mund te ekzistoje, po eshte nje vrime ne uje kur nuk paraprihet nga ligjet e rrepta (dhe doemos zbatimi po aq i rrepte i tyre), dhe edukumi gradual i shoqerise mbi faktin qe, vetem pse duket te jete larg bythes tende, s’do te thote qe s’e gjen rrugen eventualisht.
20 Maj 2008 @ 4:41 pm
Shiko…te shkosh e te gjesh nje mal me plehra e te besh nje fotografi…eshte gjeja me e lehte ne bote. Kudo ne bote…kudo te jesh…do gjesh imazhe te tilla. Ti thuash bravo ksaj sikur ke zbuluar ndonje mal me flori…eshte pak e cuditshme. Syt ne ball i kemi te gjithe…te gjithe e dime qe ne Shqiperi ashtu si kudo ne bote ka zona te ndotura, ka vende me plehra, ka dhe mungese qytetarie. Ka dhe ashtu shume zona te bukura dhe te pastra…ka dhe zona normale. Ka nga te gjitha.
Por qe te perqendrohesh ke kto fotografi dhe tja nxjerresh botes…dhe te mburresh me kto fotografi para BOTES…nuk eshte aspak per tu nderuar ne mendimin tim. Lere ministrine e turizmit…sikur po ben ndonje gje te keqe ministria qe nxjerr foto te bukura!! Cfar duhet te nxjerri?? Dhe pastaj…pergjigja eshte…ti nxjerrim bojen?? (pse duhet pergjigje njehere??)
Budallek me duket mua.
Shqiperia ka ndotje per shume aresye…kte e dime. Gjithsesi ajo eshte ne te njejten gjendje me vendet e tjera te rajonit. Nuk reklamon njeri Italine duke nxjerre foto te Napolit te mbytur me plehra dhe me zjarre neper rruge. Se kan AQ TRU qe te kuptojne…se nje gje e tille nuk permirson gjendjen dhe nuk eshte per te miren e askujt.
Te pakten jo ne syte e BOTES. C’ka per tu cuditur ktu qe cdo vend mundohet te pasqyroj aspektet pozitive?? Po ja dolem ne Shqiptaret e modernizum…qe jemi te vetmet specie ne bote qe i themi te tjerve…jo or jo se jemi plehra ne!
Ndotja eshte problem i vertet qe do angazhim konkret…Nuk mendoj se nuk e can koken njeri per kte ne ndonje ministri…besoj se e cajne. Por problemi nuk zgjidhet brenda dites dhe aq me pak me ate mahalle popull qe kemi. Dhe aq me pak problemi nuk zgjidhet me kalamanlleqe te tipit…”morra nje foto une te plerhave dhe do shkoj tja tregoj komshiut qe te turperohesh ti o Ministri!!” E vetmja specie ne bote qe thote…s’kemi nevoje te genjejme ne! Jemi aq te emancipuar sa qe mund te dalim lakuriq para botes pa pik turpi. Jemi te vetmit qe e bejme kte gje…dhe pa turp.
I keni pare lagjet e jevgjiterve ne Beograd ndonjehere?? Jo. Pse jo??
20 Maj 2008 @ 4:45 pm
100% me ty…po kjo s’ka lidhje me fotografite qe nxirren para BOTES. Ky eshte debat qe behet brenda shoqerise…Ndersa ne debatojme problemet tona para Jerry Springer!!
PS: Trauma ate foton e pare te NYC e ke fotomontazh
20 Maj 2008 @ 4:45 pm
C’turizem?! Shqiperia eshte akoma ne listen e vendeve me yll te kuq persiper edhe me shenjen “avoid travel at all costs”. Keshtu i porosit shtetasit e vet Kanadaja:
http://www.voyage.gc.ca/dest/report-en.asp?country=4000
Ja disa pjese:
…you are advised against all travel to the district of Tropojë, the city of Bajram Curri and the city of Kukës, where government control is limited.
The crime level in Albania is high. Economic hardship and easy availability of firearms increase the risk of violent incidents. Street crime, such as pickpocketing and mugging, occur, especially after dark. Pickpocketing is more frequent on buses than on city streets. Do not show signs of affluence. Ensure personal belongings, passports and other travel documents are secure and carry a photocopy of your passport’s identification page at all times.
Avoid travelling after dark in remote areas. Carjackings and armed attacks have been reported. Criminal gangs operate along roads in remote areas. Northern districts of Has, Kukës and Tropojë are still considered dangerous. In Tirana, dial 129 for police. Police assistance and protection are not consistent with Canadian standards.
Women should exercise caution when travelling alone. Avoid secluded areas, parks, local bars, and restaurants in remote areas, especially after dark.
Frequent long power cuts occur in Albania. Canadians are advised to carry a small flashlight and a supply of candles
, as well as to verify the schedule of power cuts in order to make necessary arrangements for their security. (e kane ripare dokumentin ore, por nuk iu rezulton akoma me drita Shqipja).
Tourist facilities are not well developed, and many goods and services are not available.
Standards of medical care may differ from those in Canada. Treatment may be expensive, and payment in advance may be required. Travellers are advised to arrange for medical insurance prior to departure.
Consumption of untreated water and water-based foods greatly increases your chance of illness. Do not drink tap water.
It is best to avoid government hospitals as they often lack basic drugs and equipment, and have poor hygiene standards. Bring your own medical supplies, including a first aid kit and prescription medicine.
Dental facilities are available, but standards of dental care may differ from those in Canada.
Buses and minibuses operate between most major cities, but can be unreliable and uncomfortable. Approved, privately owned vehicles, with drivers, can be hired for travel throughout the country. Pre-negotiate fares and schedules. Use a four-wheel-drive vehicle, even in urban centres. Travel outside the capital should be carefully planned.
Driving is hazardous. The traffic fatality rate in Albania is seven times higher than the rest of Europe. Major roads are passable, but secondary roads are often in very poor condition. The presence of erratic and aggressive drivers also poses risks.
The economy primarily is cash-based. The currency is the lek (ALL). Traveller’s cheques and credit cards are not widely accepted.
Credit cards and debit cards should be used with caution due to the potential for fraud and other criminal activity. ABMs should be used during business hours inside a bank, supermarket, or large commercial building. Leave copies of your card numbers with a family member in case of emergency.
NATURAL DISASTERS AND CLIMATE
si s’e njohim hic vendin tone ne?
Albania is subject to destructive earthquakes, floods, and drought, as well as tidal waves along the southwestern coast.
Albania, sekreti i fundit i Mesdheut…..Po po, pse ke do besoje kanadezi, kete pacavuren e zyrtareve te tij, apo ate xhevahirllekun e Stella Pangos?
20 Maj 2008 @ 4:50 pm
Ore po se mor vesh une se m’jeni bo si n’kohen e xhaxhit. Duhet me fol mire se s’bon se ndryshe nuk vijne turistat. Ju hongert mortja. Po e llogaritem pra i here qe turista n’Shqiperi shkojne vetem emigrantet. Edhe ne s’kena nevoje per reklama ke CNN e paketa turistike se e dime ne c’hale shkojme. Zotnia bon shume mire qe bon punen e vet. Ai eshte fotograf dhe shume i zoti perderisa puna i vlersohet ne rangje internacionale. Bravo i qofte dhe suksese te metejshme ne pune e ne jete.
Tani ju qe keni hallin e turistave e i doni te miren Shqiperise kapni per qafe ka i turist te huj e cojeni ne Shqiperi ( Ca qe kane problem edhe arritjet e qeverise ne ket fushe t’kapin per qafe ka pese a gjashte). Leni mer njerezit t’punojne se doni me i msu edhe si me shku ne h..e.
20 Maj 2008 @ 4:51 pm
Kjo foto mund te quhet Sesibilizim i shoqerise.
Te gjithe e njohim te gjithe i kemi syte ne ball dhe i shikojme por askush nuk ben gje. Atehere e meritojme denimin qe te dalim ne fotografi, si mjet qe te na detyroj te bejme dicka, si denim per mosndermarjen tone ne kete drejtim. Te heshtes do te thote te futesh koken ne rere si truci me shprese se keto plehra do te pastrohen vete, do te ikin zhduken vete, Genjem veten se nuk jane atje megjithese te gjithe e njohim te gjithe i kemi syte ne ball dhe i shikojme.E di qe na dhemb kjo foto ( sidomos atyre qe udheheqesit e tyre shpirteror politikane jane shakaktar te kesaj gjendje) por prandaj jane denimet qe te na dhembin dhe te na zgjojne nga gjumi ku kemi rene, te nxjerim koken nga rera, jane pickime qe te na kujtojne se ato qe dime e shikojme egzisotjne ne te vertete dhe nuk jemi duke pare ndonje ender te keqe.
Tek nje teme i jam pergjigjur Ll si me poshte
Ll thote tek tema Satirë: Jepni për Mjedisin
….Teksa po shikoja plehrat po mendoja se perse nuk organizohen me programe me shkollat 8-vjecare dhe te mesme per pastrimin e qytetit; do te kishte kosto zero dhe do ti edukonte keta qytetare te ardhshem me nje ndjenje pergjegjsie sepse do te kuptonin qe mund te benin dicka, edhe pse dicka minimale. …
———–
Ore Ll prape ne komunizem do ta na cosh ti? Prape me pune vullnetare ti? Keshtu do te thoshin “antikomunistet”qeveritare. Mendoj se kete fushe ( ambjenti, higjena etj etj) ne e kemi te keqen se keto i quajme mendime prapanike mendime te komunizmit. Shprehja komuniste “interesi i pergjithshem mbi ate personal” na ka peshtirosur cdo gje qe behet per kolektivin, edhe per ato gjera qe jane kolektive por kane efekt personal.Ideja se jemi ne ekonomine e tregut ku per cdo gje qe ben duhet paguar me para na ka humbur sensin e kolektivizmit qofte edhe te atij personal.
Me kujtohet nje here ne muaj lagjja organizonte pastrimin e teritorit perpara shtepive ne kohen e komunizmit. Disa mund te qeshin edhe sot me keto kinezerira (do ti quanin keta keto gjera). Por dua te them se te pakten njehere ne muaj pastroheshin rruget e qytetit, para shtepive/pallatave tona te vrafera. Sot kemi shtepi dhe pallate te pasura dhe rruget para ketyre shtepive te qelbura. E kuptoni ku qendron ndryshimi i mentalitetit?
20 Maj 2008 @ 4:52 pm
thote T…:Albania is subject to destructive earthquakes, floods, and drought, as well as tidal waves along the southwestern coast. si s’e njohim hic vendin tone ne?
Kane harruar, qe te permendin se ne Shqiperi te vdes, sapo hyn, femija i pare, pavaresisht nese ky femije po udheton me prinderit apo jo! Nese vete udhetari eshte femije e pare, ai vete vdes sapo mberrin ne hotel!
Gjithashtu, duhet te permendnin edhe 4 Kaloresit e Kataklizmose qe vijne verdalle ne intinerarin Shkoder-Tirane-Gjirokaster. Keta Kalores, gjuajne sidomos “te jashtmit” qe mund ti dallosh lehtesisht, sepse rrine gjate gjithe kohes duke tundur kredit-kartat ne ere!
20 Maj 2008 @ 4:58 pm
Imazhi eshte gjithcka ne boten kapitaliste ne po e varrosim me duart tona ???
Shikoni se c’bejn Serbet e Greket mos te flasim per te tjeret periferia e Parisit eshte si Kabul per ate qe nuk e ka pare. Por imazhi i krijuar per Francen bazohet ne aspektet pozitive te saj .
20 Maj 2008 @ 5:03 pm
…there are also dinasours, canibals and giant spiders to watch out for. It is recomended you bring Indian Jones with you at all times while traveling in the dangerous regions of Kurvelesh and Skrapar.
Po patjeter!! Qe neser fillon puna vullnetare per pastrimin e qyteteve dhe perrojve. Fal ktyre fotografive…qytetaret dem baba demsa te Bathores do fillojen te reciklojne shishet dhe kutite e kartonit.
Ka hapa konkrete per tu bere per permirsimin e situates…ka dhe kalamanlleqe me “fotografi”. Cila mendon ti se ka rezultat me te madh? Si mendon ti se qenka sensibilizim i shoqerise ti tregosh shoqerise foto te asj cfar shikon cdo dite?
——–
Ja u thash ate historine me ate vajzen Bullgare qe njoha ne shkolle. Hera e pare qe e pash po hece drejt nje kazani te madh plehrash me nje qese ne dore. E hedh perpjet qesen me qellim qe te binte brenda ne kazan. Nuk ra…rra ne toke perpara kazanit. Ngriti supet dhe tha…pune e madhe…dhe u kthye ne shtepi. Kur e pash thash me vete…”kjo mesiguri do jet nga evropa lindore!” Ishte Bullgare. Studente masters shoqja! Po a shikon pamje ne WPP apo ekspozita me fotografi te plehrave ne Bullgari, apo lagjeve te jevgjiterve ne Bullgari…apo idiotizma te kti tipit si “ke ne kemi vetem ndotje…ku ka turista…ca do bej turisti ke ne!!”??? JO. Pse jo??? Se kan me shume tru se ne…(besoni se Bullgaria eshte me pak e ndotur se ne? Po ja qe turistet shkojne atje me miljona…sepse dine ti bejne reklame vetes).
Ne…dalim ke Jerry Springer. Ashtu lloj populli jemi ne faktikisht…per ke Jerry Springer.
20 Maj 2008 @ 5:03 pm
ok, ketu ka disa tema. Ta shajme apo jo shqiperine para botes, eshte apo jo e vertete mesazhi i fotografise.
Une jam pak perplekse. Sepse, me sa di une Fusha eshte nje fotograf aktivist; ne menyre aktive denoncon dhe e ben kete edh ne shtypin shqiptar. Megjithate, Fusha terheq vemendje vetem kur ai e nxjerr punen e tij, ne pazarin e botes. Vetem atehere, nejrezit zgjohen dhe jo per te ndryshuar situaten qe denoncon fotografi, por per t’ju hedhur Fushes ne gryke e per ta bere fajtor, per dicka qe nuk ka ndodhur akoma, por qe mund te ndodhe sipas mendimit te diskutanteve: frenimin e turizmit.
Po plehrat, qe denoncon fusha a i shihni? Jane kudo! Kudo! Kudo! tmerrresisht kudo! PO, ndoshta pikerisht sepse jane kudo, nuk i sheh asnjenjeri. Por, te nderuar, ka edhe nje ane tjeter problemi. Ne se njerezit do shkundeshin e leviznin ate te shkrete dhe t’i hidhnin plehrat jo ne malet, kodrat dhe gerxhet e bukura pa mase ku delja bije ndjek te emen nga pas teksa Naim frasheri i hedh ne leter keto bukuri, e pra ne se njerezit nuk do t’i hidhnin kudo por ne vendin e plehrave, kur ta kishim shiqperine e paster, per cfare do ankoheshim? Per cfare do shkruanin e analizonin analistet? Per cfare do zireshim ne ketu?
20 Maj 2008 @ 5:03 pm
I keni hipur kalit prapthi ju kritizeret. Kete Bevisin se njoh por i them bravo per keto foto, foto qe nxjerrin lakuriq natyren tone zullumqare. Se ka fajin Bevisi qe ne jemi pleraxhinj te lindur, fajin na e ka pamundesia e karakterit tone per tu perballur me vesin me perunjesi atehere kur autore te vesit jemi vete ne. Nuk perballemi dot sepse jemi kapadainj dhe e mbajme hunden lart fare pa arsye, e mbajme hunden larte per hir te nderit bosh kur vetem 3 centimetra poshte hundes tone rrjedhin plehrat e zullumit dhe veset e karakterit, po ama per sa kohe qe bota e komshiu nuk i shohin atehere ne te semes ore le te pehrezohet dhe kalbet cdo gje ne shoqerine shqiptare, vetem imazhin ta kemi te mire.
Nje shoqeri qe ka frike nga e verteta e hidhur nuk do zhvillohet kurre. Per mua me mire 1000 foto si kjo e Bevisit per kokemushkat shqiptare (nje nga te cilet jame edhe une) sesa spote pakuptim si ai i CNN apo krekosje te peshtira per te qenurit shqiptar.
20 Maj 2008 @ 5:06 pm
Po po…lakuriq te dalim para botes. Striptize…
Eee…pse kshu??
20 Maj 2008 @ 5:06 pm
Ky i kuqi qe ka cituar kete me siper nga kjo faqja kanadeze, po genjen dhe mashtron. Shqiperia nuk renditet tek grupi i vendeve “avoid travel at all costs”, kjo thuhet vetem per zonat kufitare me Kosoven dhe ne Tropoje. Ndersa si vend Shqiperia cilesohet si “exercise high degree of caution”.
Duhet thene qe ky raport i kesaj faqeje eshte shume larg realitetit…
20 Maj 2008 @ 5:15 pm
Grupo…veem katarsisi do na beje mire neve. Te gjithe e dime qe kemi plera, sa hedh hapin jashte shtepise e sheh malin me plera ne cdo cep rruge, ne mes te rruges e kudo e sna ben pershtypje. Sapo na e vene ne dukje ne sy te botes kercejme pupthi si te nderkryer? Pse?
20 Maj 2008 @ 5:17 pm
Keshilla dhe info nga Ministria e Jashtme britanike, per Shqiperine:
Although public security is generally good, particularly in Tirana, crime and violence still represent a serious problem in some areas. Gun ownership is widespread.
According to the Albanian Ministry of the Interior, there were nearly 38,000 entries into Albania by British nationals in 2006. Most visits are trouble-free. The main type of incident for which British nationals required consular assistance in Albania in 2007 was for replacing lost or stolen passports.
Public security is generally good, particularly in Tirana, and Albanians are very hospitable to visitors, but crime and violence still represent a serious problem in some areas
Security arrangements at Tirana’s Mother Teresa airport meet the required UK standards. Direct flights now operate between the UK and Albania.
I plote raporti mund te lexohet ketu: http://www.fco.gov.uk/en/travelling-and-living-overseas/travel-advice-by-country/europe/albania
20 Maj 2008 @ 5:21 pm
Per sa i perket shifrave te turizmit ka rritje nga viti ne vite viti i kaluar ishte nje boom i vertet besoj qe tendenca do vazhdoj sepse turistet plehra kane pare edhe ne Egjipt,Meksike,Indi . Fatkeqesisht ne kemi shume njerez qe per 5 lek shesin gjithcka. Une gezohem shume qe kur shkoj ne Vlore shikoj pleq e femije me qeska ne duar qe bejn 200 -300 m rruge per ti hedhur tek koshat , ka njen dergjegjesim asnje nuk e do llozhin eshte tjeter gje qe mungojn koshat apo ka dite qe pastrimi nuk funksionon .
20 Maj 2008 @ 5:23 pm
Raporti dhe infot nga Ministria e Jashtme Britanike jane shume me te mira se keto qe shkruhen ne kete faqen kanadeze.
Citoj pjese nga ky raport:
Although public security is generally good, particularly in Tirana, crime and violence still represent a serious problem in some areas. Gun ownership is widespread.
According to the Albanian Ministry of the Interior, there were nearly 38,000 entries into Albania by British nationals in 2006. Most visits are trouble-free. The main type of incident for which British nationals required consular assistance in Albania in 2007 was for replacing lost or stolen passports.
Public security is generally good, particularly in Tirana, and Albanians are very hospitable to visitors, but crime and violence still represent a serious problem in some areas.
Security arrangements at Tirana’s Mother Teresa airport meet the required UK standards. Direct flights now operate between the UK and Albania.
I plote raporti mund te lexohet ketu:
http://www.fco.gov.uk/en/travelling-and-living-overseas/travel-advice-by-country/europe/albania
20 Maj 2008 @ 5:37 pm
Ky djal i talentuar ne deshtimin e tij, s’ka per te ngelur ne rruge per para. Ato ai ne mos i gjen ne dasma, do ti gjej ne rreklama.. Ai ben foto dasme, se ja kerkojne per ta paguar, ashtu si ben keto foto se e pagojne. Eshte shume e thjesht skema e operimit te ketij pleraxhiu. Ky eshte pleraxhiu ne art. S’eshte me bri (gogol)
20 Maj 2008 @ 5:43 pm
…qytetaret dem baba demsa te Bathores do fillojen te reciklojne shishet dhe kutite e kartonit. ..
————
Se pari nuk ka patur banore te Bathores “dem babadem” Ata jane ne Bathore si rezultati politikes liberale populiste te qeverive tona.
Se dyti Duhet thene te “rifillojne perseri” dhe “fillojne” pasi jo larg por 18 vjet me pare keta banore pastronin rruget dhe rugicat, riciklonin letrat deri tek faqet e fletoreve, ne vendet ku jetonin dhe keto i benin me pune “vullnetare”. Ishte kjo demokracia liberale qe na solli ne kete derexhe duke na kthyer ne njerez qe s’kemi asnje pergjegjesi kolektive ndaj veprimeve tona, perfshi ketu edhe plehrat e Bathores dhe Bathoristet
Sikur asnje vlere tjeter te mos kete kjo fotografi te pakten vleren qe ne po e diskutojme ketu eshte mese e mjaftushme per tu lavderuar fotografi
.
20 Maj 2008 @ 5:52 pm
o ti i mendushmi i policeve,
pse s’e harxhon nje vizite te shkurter tek linku ti, para se te te nxjerresh keto perfundimet: “Ky i kuqi qe ka cituar kete me siper nga kjo faqja kanadeze, po genjen dhe mashtron. Shqiperia nuk renditet tek grupi i vendeve “avoid travel at all costs”, kjo thuhet vetem per zonat kufitare me Kosoven dhe ne Tropoje.”
Po ti shife shqiptar i mire linkun nje here, edhe pastaj flasim sa te duash per “high degree of caution”. : P
http://www.voyage.gc.ca/dest/report-en.asp?country=4000
20 Maj 2008 @ 6:06 pm
Ton Mucaj, nje student i Akademise Arteve, temen e dipllomes ne 2006 e ka pas nje seri fotografish te plehrave neper Jugun e Shqiperise. Ai ka bere nja 200 fotografi nga te cilat zgjodhi nje, te cilen e zmadhoi te pakten 2-3 metra. Duke e zmadhuar aq shume ato plasmaset qe kane mbuluar Vjosen u shderruan nje dicka fantazmagorike, abstrakte dhe gati te pa dallueshme. Madhesia e fotografise (1-1) te transportonte menjehere ne skenen makabre te plehrave qe kane pushtuar natyren kudo neper vend dhe te dukej sikur do te perpinin dhe ty. Kjo ishte nje fotografi qe imponon realitetin e hidhur te ambientit Shqiptar, nderkohe qe kjo fotografia e Bevisit mua me duket e bere tamam per World Press Photo.
20 Maj 2008 @ 6:23 pm
Plerat, mireqenie tregojne. Po nuk ke c’fare te hashe, s,ben therrime mbi tavolin. Por,, gjella me kripe e kripa me karar. Per t’u bere thirrje pushtetareve per te marre masat e duhura, une mendoj se Bevisi per kalendarin 2009-te, duhet te beje gati fotot me pejsazhe te ndryshme nga plerat Shqiptare.
20 Maj 2008 @ 6:27 pm
Ton Mucaj,
ne rastin e sjelle nga Kolektiviza, eshte shembull se si operon artisti me fotografine, tregon per te mesuar dhe ai vet, si rrjedhoj edhe te tjeret.
20 Maj 2008 @ 6:28 pm
Kete faqen kanadeze e kam lexuar para nje 4 vjetesh dhe kishte plot gjera te cuditshme si psh ‘the safest way to travel in Albania is by helicopter’ por gjithsesi nuk kishte kaq shume warnings te kuqe. Sic duket i ka zene frika nga shperthimi ne Gerdec…
20 Maj 2008 @ 6:29 pm
Ka nga ato qe problemin e plehrave e lidhin me qeverin.
Si te thuash mire apo keq une pa qeverin ne goje nuk mund te jetoj.
Sa me shume plehra te kete ( sa me shume te konsumohet) do thote se qeveria punon mire.
Ne problemin e plehrave ( ne shqiptaret i kemi me bollek),shtrohet ne dy drejtime: o pushteti lokal nuk ben pune me seriozitet, o ne qytetaret kemi probleme ne kuptimin e bashkejeteses.
Fotografi mbase eshte nisur per te paraqitur nje ralitet Shqiptar, por sot ne bote eshte e modes te paraqitet sa me shume e me shpesh ndotja e ambientit, ne mbrojtje te ndryshimeve klimatike.
20 Maj 2008 @ 6:58 pm
Besoni se kjo shifra: “në 2007 Shqipërinë e kanë vizituar 2.1 milionë turistë” eshte e vertete apo jane ‘turistat’ shiptare me pashaporta te huaja qe rregjistrohen me tej si te huaj
20 Maj 2008 @ 7:08 pm
Si mund te shokohet njeriu per plehrat ne Shqiperi?????? Nuk e kuptoj!!!!
Atje korrupsioni ka perpire cdo pjese se jetes, normale qe vendi do mbushet me plehra!!! Atje qeveria po kthen njerezit ne plehra, te gjithe e dime se sa “pis” e beri qeveria fshatin Gerdec.
Me sa duket i vetmi sektor ku ka rritje ne rendiment pune ne shqiperi jane firmat funerale dhe varrezat. Cti bej qe Shqiperia nuk ka burse se te gjitha parate do ti kisha investuar te firmat funerare.
Edhe ky fotografi qe i fotografon shume mire ben qe na i tregon dhe ne dhe botes!!!
Nuk ta ka fajin pasqyra pse ty ste pelqen se cshikon ne te, duhen te gjenden fajtoret per situaten e krijuar, dhe jo te thyhet pasqyra!!!
Kur isha para dy vjetesh ne Jale, nje dite vjen policia bashkiake dhe i kerkon te zotit te shtepise te paguaj taksen per pastrim mjedisi.
Ai kishte kohe qe nuk e paguante, dhe i thane se nese nuk e paguan deri ne fund te javes do te arrestojme.
Pasi u largua policia, e pyes te zotin e shtepise pse nuk e paguan taksen. Pergjigja e tij ishte se si mund ti paguash takse bashkise per heqje plehrash kur ajo nuk vjen te heq plehrat. Ai me mori me shpuri me makine tek vendi ku fshataret kishin hapur vete nje grope dhe i digjnin vete plehrat aty, se bashkia as nuk dukej fare.
Bashkia kujtohej per banoret e fshatit vetem kur vinte koha te paguanin taksat.
Pra problemi nuk eshte as Shqiperia dhe as populli shqiptare por paaftesia e njerezve qe kan mare ne dore timonin e shtetit shqiptare.
Ne fund te javes bashkia me ne fund erdhi, jo per te hequr plehrat ne Jale por per te burgosur fshatarin qe nuk paguante taksen e mjedisit.
Rrofte integrimi Euroatllantik!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
20 Maj 2008 @ 7:26 pm
O RRoni,plehrat kane vendin e caktuar ku do hidhen, ajo foto tregon te kunderten.
E qe thua ti i ka hedhur qeveria aty.
E bravo o Rroni,bravo.
20 Maj 2008 @ 7:37 pm
Mos kerkoni zgjidhje nga te lidhurit! Nje prostitut shume mire mund te akuzoj kurvaret per prostitutimin e saj, po ajo s’do te thot se eshte me pak prostitut. Ketu behet fjal per nivel prostitutesh.
20 Maj 2008 @ 7:40 pm
shume emocinuse brigjet e Shqiperise te para nga Alket Islami,jane pjese e kohes me te bukur qe kemi kaluar,femijeri.rini,martese dhe prandaj kemi aq nostalgji,por çe do qe kur kthehemi shohim mjaft ndryshime pozitive te pa mohueshme te shoqeruar fatkeqesisht me shuuuuume pisllik.po sikur te ishte dhe paster nuk do ishte me mire??!!
duhet te heqim dore nga vetekenaqesia sterile,ti futemi punes me shume,shteti te vej ligje te rrepta sepse vetem kur paguan gjoben(dmth kur te djeg by…) meson te jetuarit ne menyre civile.
kooooooooooooooooooperativa e ka fajin!
20 Maj 2008 @ 8:16 pm
Qeveria te vendosi gjobat!!!!!!!!!!
Lumidrin, frika ruan vreshtin!!!!!!!
Sa mire ne kohen e Xhaxhit shqipetaret hecnin mby vizat e bardha kur kalonin rrugen. Pra kto shqiptaret qe po hedhin sote plehrat rrugeve jan po ata qe dje hecnin mbi vizat e bardha. Si mund te shpjegohet valle???
Shpjegohet me mosfunksionimin e institucioneve perkatese…
Kur beje “faj” nuk te vinte Xhaxhi vete te gjobiste ose te fuste nje nate ne rrajonin me te afert te policise ku kenga labe nuk pushonte dit e nate, por ishte Zeneli apo Spirro qe pervecse ishte komshiu jot ishte gjithashtu dhe polici lagjes.
Pra mosfunksionimi i strukturave qeverisese eshte personazhi primar ne kete tragjikomedi qe quhet Shqiperi!!!!!!!
20 Maj 2008 @ 8:29 pm
Mendoj se qellimi i ketij fotografi nuk eshte ulja e imazhit te Shqiperise turistike, sepse kete detyre e luajne (padashur apo pa e ditur) vete pushteti lokal dhe segmente te qeverise shqiptare. Ai qe ka mend , duhet qe kritiken ta marri dhe si ilaç, apo si nxitje per te rregulluar gjendjen. Ne fakt me statistikat e OKB dhe organizatave te ndryshme, qytetet me te ndotura jane kryeqyteti i Meksikes, disa qytete ne Ameriken Latine, Afrike, Indi, Bangladesh, Pakistan, pa harruar Napolin qe u be nje çudi me vehte kete vit. Ne fakt Porto Romano, mund te jete zona me e piset ne Shqiperi dhe ndoshta me e rrezikshme, por po ta marresh si rreth -Durrsin- dhe ta krahasosh me disa qytete ne bote, del se Durrsi eshte shume me i paster se keto qytete.
Megjithate, per sa kohe kemi nje Xhuvel te paafte, nje qeveri te paafte per manaxhimin e mjedisit, per aq kohe dhe shqiptari do vuaje nga pislliku.
20 Maj 2008 @ 9:26 pm
a merni ndopak vesh nga fotografia ju apo jo? Pervec blendi salaj-t, i cili e kupton natyren e vertete te fotove ne fjale. te gjithe jeni kapur me promovimin e nje turizmi te pakuptimte. keto foto kane nje tjeter qellim me sa i kuptoj une.
a e keni pare ndonjehere websitin e world press photo? ju ftoj ta shikoni, http://www.worldpressphoto.org/ . shume nga keto diskutime me duken larg boshtit te fotografise me te mire boterore te botuar ne world press photo. aty eshte prezantuar fotografi e mirefillte e s ‘me duket s’e e njeh kush nga ju ketu. vertete ka disa gabime ne meyren se si gazetarja elsa demo e cila punon supozoj se punon perdite e ne nje presion te tille pune te ngjeshur, ka gabime drejteshkrimore te pranueshme. por domethenia eshte tjeterkund. nese do kuptonit natyren e vertete me te mire te fotografise se shtypit ne bote, atehere do shikonit se ajo fotografi permban vuajtje, probleme, fatkeqesi natyrore, etj etj si nje kushtrim ndaj problemeve ne bote, dhe ne pergjithesi politika editoriale e botimeve te tilla globale ndiqet per te sensibilizuar probleme qe jane ne interes te botes per ti permirsuar dhe mos i lejuar ato.
Ne fotografine e bevizit ka art te paster fotografik, ne kuptimin e estetikes, teknikes dhe aftesise per te fotografuar, gje te cilen nuk e shoh fare te diskutuar ketu nga ju. prandaj edhe fotografia e ketij djali te cilit i duhet thene bravo me plot gojen per artin e tij teper te rafinuar dhe individualist qe e shoh te paperzier ne asnje politike te shemtuar shqiptareske propaganduese ka bere perpara deri ne botime prestigjioze qe do ti enderronin edhe te huajt vete. Une jam nje amator i fotografise dhe e vizitoj shpesh punen e fotografit online. Me duken krejt injorance dhe nje trashje emigranti nacionalist parafrazat e vemendjes, persa i perket punes se se tij ose ne mos xhelozi artistike tipike shqiptareske. Ai ka pasqyruar po ashtu edhe jeten amerikane ne nje botekuptim i cili nuk mund te pershkruhet ne format e trajtuara nga ju ne kete kontekst. Ne fotot e tij keni po ashtu edhe jeten e italianeve apo europianeve te tjere ne fjale, ironine qe ka kundrejt jeteses ne gjermani, dhe me tej. Fotografi besoj do cuditej ne rast se do te lexonte keto komente tere patetizem patriotik.
20 Maj 2008 @ 9:44 pm
Toko te kuptoj…por gjithsesi ka nje mani te vogel mes disa Shqiptarve per te dale para Jerry Springer dhe per te hequr breket ne publik…
Kto foto bejne po ate gjest. Ajo qe tha xheniusi eshte 100% e vertet:
Po kte nuk mund ta kishim thene brenda NESH?? Kishte nevoje per te dale ne publik dhe hequr breket??
Nejse…vendi duhet prezantuar para BOTES ashtu sic prezanton dhe VETEN ti. Kur takon nje njeri nuk i thua menjerehe te gjitha te metat dhe te keqiat qe ke…tregon gjithnje anen me te mire tende. Ashtu prezantohet dhe kombi…
Sec me bie ere si ajo puna e Erion Veliut qe fill mbas zgjedhjeve doli e shkruajti nje artikull ne shtypin Amerikan duke thene se Amerika nuk duhet te mbeshtese Shqiperine sepse Shqiperia eshte xhungel edhe burg pa te drejta etj etj. Idiotizem e vertet…Birisha apo jo Birisha…eshte kombi perpara. Si mund te shkruhet nje pacaure si ajo ne shtypin e huaj? Nuk dua te dal jasht temes…po kjo ndodh shpesh me kta “artistet” e famshem qe kemi. Para ca vitesh ishte nje fotograf Shqiptar qe hapi nje ekspozite ktu afer meje te perqendruar vetem ke bunkerat e Enverit. C’te shikoje! Ok ja arriti qellimit…e beri veten te famshem…ja tregoj dhe botes bukerat…dhe e nxorri Shqiperine si Koreja e Veriut.
Te marresh nje fotografi te nje mali me plehra eshte gjea me e lehte ne bote!!!!…te heqesh ate malin eshte tjeter pune…qe zgjidhet me hapa konkrete…jo me fotografira “artistike” dhe me filozofira peshkatare.
20 Maj 2008 @ 9:46 pm
Blendo,
Me behet qefi qe e ke ven ne krye kete artikull. gjer dje s’kish as edhe nje koment.
20 Maj 2008 @ 9:51 pm
Faleminderit shoku Kryeminister…
mendimin tim e kam dhene qe ne krye. Doja vetem te solidarizohem me mendimet e shprehura nga anonymous, WASU, Roni dhe ca te tjere qe nuk ia vene fajin pasqyres qe i nxjerr te piste… tung
20 Maj 2008 @ 10:10 pm
Beni gabim qe i ekspozoni plehrat ne kete menyre.
Me mire do ishte sikur t’i mblidhnit edhe t’i conit perpara kryeministrise.
po nuk qau femija, thote nje fjale e urte, e jema nuk i jep te pije.
Ai cuni me keto foto po uleret.
20 Maj 2008 @ 10:16 pm
@ Vemendje;
pak me shume edukate ne komunikim pls:
WORLD PRESS PHOTO.
“primary objective of the organization is to support professional press photography on a wide international scale, to stimulate developments in photojournalism, encourage the transfer of knowledge, help DEVELOP HIGH PROFESSIONAL STANDARDS IN PHOTOJOURNALISM and promote a free and unrestricted exchange of information”
duhet te kuptosh qe fotografia e shtypit ne te tilla kanalizime nuk ka te beje me gazetat e perditshme qe lexon ne internet per te nxjerre mallin e emigrantit, por me forma superiore te reportazhit bashkekohor.
20 Maj 2008 @ 10:20 pm
le ne mo,lumi Lana e ndan Tiranen ne dy pjes, si Budapesti,por ndryshimi eshte qe ky i yni mba erea fekale.!
20 Maj 2008 @ 10:34 pm
tani si pas llogjikes te idrizit edhe per plerat vetem qeveria e paska fajin…
po si jo, por e kane edhe “gyetaret” e nderuar qe ne ato zona ku eshte mare fotoja, kane akoma zakon ti hedhin plerat nga dritarja…
nuk e ka fajin qeveria nqs njerezve nuk i ka ardhur akoma edukata e duhur qytetare…
problemin e plerave e zgjidh bashkia.
edi rama te rregulloje njehere plerat e tiranes ne dumpin e vet, pastaj te urdheroje idrizarat te bejne propagande!
20 Maj 2008 @ 10:37 pm
@ tan,
Kolektiviza permendi nje emer me lart, dhe komentoj se si kish vepruar artisti per te njejten tem (plehrat), por ti me sa duket shembullin me te mire e merr nga fotot e gazetave me te mira. Duhet tjeter nivel te mos hash sapunin per djath.
Pse paguhet mire kurverimi? Se eshte kthyer ne profesion. Prandaj gjene edhe cilesi mes kurverimit, por mos e ngaterro me te ndershmit qe bejne sex per shtatpaleqejfe, dhe me fotografin ART.
20 Maj 2008 @ 10:46 pm
“Nje dite me pare kisha marre nje detyre te vogel sekrete nga nje kompani e fuqishme, 300 km larg, ne Kakome, ne brigjet e bregdetit Sarandiot…”
http://bp0.blogger.com/_PYwQgA9PbNY/R_Az5nSUZYI/AAAAAAAAAJ8/9lTfNOcJ81g/s1600-h/young model for bevis.jpg
20 Maj 2008 @ 11:07 pm
Lopa, mund te leshoj nje bajg te madhe aty ku eshte, ne mes te natyres brilante, por kjo fotografi te orienton shikimin sipas vleres se gjerave, jo ate qe bene b. fusha qe e orientone shikimin nga b.tha e tij, duke menduar se e harron njeri qe e ka, dhe jo gjithnji te paster, dhe para pasqyres.
20 Maj 2008 @ 11:50 pm
Qe B.Fusha dhe shoket e tij qe bejne pune te tilla jane armiq e diversante, kjo pune s’do as mend as kalem. Edhe qe World Press Foto eshte e shitur tek Amerika kjo s’ka asnje dyshim, por koha do t’u jape denimin e merituar.
Tani ana tjeter e medaljes. A jane keto fotografi te verteta. Pa dyshim. Pra kjo eshte pjese e territorit shqiptar. Para se te shqetesoheni se mos bezdisen turistet, shkoni e hidhini nje sy se si jetojne familjet me femije ne ate sketerre plehrash e kimikatesh. E mos harroni qe nuk jane vetem banoret e zones rreth e rrotull po e gjithe zona qe laget nga ujerat e infektuar nentokesore, si dhe ndotja e detit qe eshte ndonja 2-300 metra larg. E sic thoshte i vjetri: “Po e bere shurren ne det, do ta gjesh ne kripen e bukes”.
Shqiperine po e mbulon zgjebja, e kur ndonje doktor si Fusha ua tregon lungat e qelbit, ju thoni kujt i thua zgjebarak.
Shpresoj qe bota jo vetem ti shikoje ato foto, por mundesisht edhe te zbarkoje atje, ta rrethoje me kordon te verdhe si zone e infektuar, dhe ta mbajne qeverine te varur per veshi deri sa t’i pastroje ato zona.
Se pastaj kur te behet ndonje Gerdec infeksionesh e semundjesh, Berisha me shoke do dalin e do thone qe ato fotot nuk i kishim pare.
20 Maj 2008 @ 11:53 pm
Quote nga SAW (sharra): My camera, it doesn’t know how to lie. It only shows you what’s put right in front of it.
Si fotografi eshte e mire, si realitet eshte i hidhur, si veprim eshte tipik prej nje fotografi gazetarie. Ne mes te luftes nuk ndihmojne nje femije te plagosur qe zvarritet por e fotografojne dhe marrin cmimin pulitzer.
20 Maj 2008 @ 11:57 pm
Ehe, me fotografi te ketilla te nxjerra ne pazar te botes ka per tu rregulluar Shqiperia. Se zakonisht WPF cdo vit ben nje liste te ceshtjeve me madhore te sjella nga fotografet si Bevisi (cudi, tek ekspozita ne Tirane kete vit s’pashe asnje mafioz Italian ose plehrat e Napolit por futbolliste miliardere), dhe kete listen ja con atyre te “plotfuqishmeve” te cilet me nje te tundur te shkopit i zhdukin te gjitha te keqijat, ja mbledhin politikaneve bastarde te te gjithe botes, i hapin syte popullsise te planetit te perbere nga gomere dhe menjehere gjerat behen mire e bukur. E keshtu cdo vit me rradhe derisa bota te jete nje vend i embel, dhe i mrekullueshem.
Lereni mor aman se s’ka kuptim ti thuhet “bravo” Bevisit qe e paska nxjerre kete fotografi ne publik jashte Shqiperise. Pse nevoje per fotografite e Bevisit kemi per ta kuptuar qe jemi zhytur ne jashtqitje deri ne gryke (e ca me tutje)? Kush duhet te ndergjegjsohet me kete rast; Shqiptaret per gjendjen e qelbet ku e kane cuar vendin e tyre, apo te huajt per gjendjen e qelbet ku e kane cuar Shqiptaret vendin e tyre????? Aty na ka ngel halli neve, tek ndergjegjsimi i te huajve?
20 Maj 2008 @ 11:58 pm
The man adjusting his lens to take just the right frame of her suffering might just as well be a predator, another vulture on the scene
21 Maj 2008 @ 12:45 am
“Qe B.Fusha dhe shoket e tij qe bejne pune te tilla jane armiq e diversante, kjo pune s’do as mend as kalem. Edhe qe World Press Foto eshte e shitur tek Amerika kjo s’ka asnje dyshim, por koha do t’u jape denimin e merituar.”
O peshk fluturues!
Jo! Po themi se keto jane para nga plerat jo nga dasmat.
“Shqiperine po e mbulon zgjebja, e kur ndonje doktor si Fusha ua tregon lungat e qelbit, ju thoni kujt i thua zgjebarak.”
Eshte “Doktor” parash te zgjebosura Fusha. Zgjeba t’i ka mbuluar syt, o P.F.
21 Maj 2008 @ 1:09 am
Ll se e shoh qe e paske marre me inat.
Me 1993 shkova dhe filmova nje cmendine ne Tepelene. Eshte nje nga filmimet me te bukura e me te qelbura qe kam bere ndonjehere. Pamjet hapeshin me nje te cmendur te ri (s’di t’ia them moshen) qe rrinte lakuriq ne mes te oborrit ndersa ne sfond ishte mali me debore dhe dielli qe po lindte. Kur them lakuriq, d.m.th. si e ka bere nena se s’kishin rroba. Pastaj filmova kushtet e gatimit, te fjetjes te higjenes. Filmova njerin qe ngjitej ne katin e dyte te krevatit me mutin qe i ishte thare ne bythe qe prej dy ditesh. Hundet i kishim zene me shami dhe gjate filmimit mund te degjosh ndihmesin tim qe vjell nga era e keqe dhe me kerkon leje te dale jashte.
Pamjet bene xhiron e botes. CNN me kerkoi interviste qe te pershkruaja pamjet dhe filmimet ne CNN jane transmetuar si lajm i dyte pas vrasjes po ate dite te Pablo Escobar.
Ne Shqiperi politikanet sikur i pickoi miza. Edhe vete Ismail Kadare doli ne nje emision dhe tha se “ka gazetare te huaj qe duan te na nxjerrin ne televizion si shemtirat e botes, por nuk jemi te tille”. Varja.
Tani, dy jave me pas drejtoresha e nje qendre per mbrojtjen e femijeve me te meta (s’me kujtohet emri, por eshte ajo qe luante centralisten tek filmi me Deden qe ngrin ne shtylle) e kishte marre vesh kush i kishte bere filmimet dhe me ftoi personalisht qe te me tregonte c’ishte ndodhur pas filmimeve te mija.
- Te 14 femijet ishin evakuar ne Tirane.
- Kamione te tere me ndihma kishin arritur nga gjithe Europa ne ate strehe.
- Secili prej femijeve ishte “adoptuar” ne distance nga familje zvicerane qe dergonin 100 USD ne muaj per femije.
-Ato qe kishin probleme te tjera shendetesore ishin derguar ne Itali dhe ne Gjermani per mjekim.
- Qendra u mbyll urgjentisht dhe per riparimin e saj erdhen per dy vjet rrjesht studente nga Hollanda dhe Danimarka qe e riparuan e pikturuan, mobiluan, ndertuan edhe nje si fare mulliri per te krijuar energji elektrike etj,etj,
Ne s’me beson, zamet e ke e hidhu gjer ne Tepelene, se eshte akoma atje me muret te pikturuara me luledielli.
E po ta them prape, zgjeben nuk ta ngjit pasqyra, ajo thjesht ta tregon se cfare ke. E po te kesh dy pare mend, veprimi i pare qe ben nuk eshte te thyesh pasqyren, por te lesh nje takim me doktorin.
21 Maj 2008 @ 1:15 am
PF,
S’kam inat me pasqyren, pavarsisht se natyrisht qe si kushdo mund te ndjej deshiren jeteshkurter per ti rene me grusht
Hallin e kam me dritaren qe me nxjerr ne bulevard, ne ate bulevard ku s’gjykoj se mund te gjej ndihme.
Mbase mund ta kem edhe gabim, mbase dikush pasi te shikoje kete foton e Bevisit do vije te na “ndihmoje” ne te 3 milione te “cmendurit” vecse une ndihmen s’e dua nga jashte.
Nuk e di a shpjegohem.
Ll.
21 Maj 2008 @ 1:29 am
OK. Perpiqu te besh dicka nga brenda, nese`ato fotografi te shtyjne te besh dicka. Sensibilizo opinionin, kerkoji llogari Ministrise se Mjedisit, boto nje kalendar me Miset mbi Plehra, organizoni aksione per mbledhjen e plehrave me qytetaret, vini fletrrufe, por merruni me plehrat jo me fotografin, qe nder te tjera eshte djale mjaft punetor dhe i thjeshte.
E keqja vjen nga plehrat, jo nga fotografi.
21 Maj 2008 @ 1:36 am
Shpjegohesh o Llukan miku shpjegohesh, por ne mars, ministri digjte akoma rrota ne Fier. Se si, se pse u harru ajo pune(fabrika e ‘djegur’ me dukej per bukuri)..
Kush del nga Tirana e shtrihet neper venat e Shqiperise do shofi nje skamje te pa shoqe.. gjera qe ju i dini gjithesesi
21 Maj 2008 @ 2:04 am
E vërteta vret! Në këtë rast aftësia e fotografit shqiptar keqinterpretohet sa herë që Shqipëria del e zhveshur në botë. Ndoshta është rasti që ne shqiptarët bashkë me botën të zgjohemi dhe të kuptojmë që po na vjen kolera mu brënda në shtëpitë, rrugët, parqet, kafenëtë tona dhe duhet të bëjmë diçka për ta ndalur këtë gjëmë që po na helmon çdo ditë e më shumë.
Mjaft u mburrëm para botës si ne e ska. Është koha për rizgjim sepse sikur kemi rënë në kllapi dhe s’po dimë t’i japim drejtim situatës sonë.
21 Maj 2008 @ 2:19 am
“por merruni me plehrat jo me fotografin, qe nder te tjera eshte djale mjaft punetor dhe i thjeshte.
E keqja vjen nga plehrat, jo nga fotografi.”
P. Fluturues,
Bleta shkon lule me lule, dhe jeton edhe ne maj te malit, por, ti thua: edhe miza ne bythe te kalit.
Lexo Kolektivizen, te mos jesh nje pacient i perjetshem ne pritje per doktorr Fushen.
21 Maj 2008 @ 2:28 am
Mbase qeveria duhet te krijoje nje si bicim sektori te propagandes, i cili duhet te kontrolloje e retushoje cdo foto qe mund te na prishe imazhin. Atje ku retushimi eshte i pamundur, fotot te pasurohen me shale misesh, qe marshalla i kemi me shumice. Bile keto te fundit mund tu shtohen edhe fotove pa plehra. Keshtu anullojme dhe reklamen negative qe ben konkurenca.
21 Maj 2008 @ 2:42 am
Vemendje
Ti je ketu ne Kanada me bletet mbase, por ato qe jetojne ne Porto Romano jane miza qe jeton ne bythe te kalit. Dhe B.Fusha qe sensibilizon opinion me ato foto u ka bere shume me teper sherbim atyre njerezve se sa ti me pseudo-patriotizmin pastertor tek ky blog. Dhe puna e tij (shpresoj e paguar mire sic e meriton dhe uroj qe te marre edhe ndonje cmim) vlen shume me teper se te gjitha llogjet e ketij blogu te marra bashke.
Kolektivizen e lexova, edhe pa qene nje pacient i perjetshem ne pritje te dr. Fushes dhe le te themi se nuk kisha ndonje deshire te hyja ne komente te atij niveli, ashtu sic nuk do ti kisha hyre te diskutoja as komentet e tua, po mos me ishe drejtuar drejtperdrejt.
Sepse vazhdoj ti mbahem mendimit, qe ia vlen ne kete rast te shikosh ate qe tregon gishti, se sa te merresh me komente mbi formen e gishtit.
21 Maj 2008 @ 11:47 am
Problemi kryesor me trajtimin e plehrave eshte sindromi LBI (Larg nga B.. Ime)
Apo si quhet ndryshe ne Anglisht Not in My Backyard.
Kjo shihet ne trajtimin e tyre, ne gjetjen e vendeve te groposjes, e ne shume gjera te tjera.
Ky cuni nuk ka bere asgje te keqe me fotografite qe ka nxjerre sepse:
Problemi qendron dhe eshte akut nga sa duket.
Ne rast se do te zgjidhnit te shpetonit jete njerezish, apo te benit reklama neper media te huaja per “turizmin” shqiptar, mendoj se do zgjidhnit te paren.
Jo vetem kaq, por ky cuni ka bere dyfish mire. Ne rast se do vinin turista dhe do shihnin vertet situaten ne Porto Romano, atehere nuk do shkelnin asnjehere me ne Shqiperi per turizem. Madje pershtypjet do ua transmetonin edhe personave te trete qe do benin te njejten gje.
Mund te keni si alibi se tani eshte periudhe turizmi dhe nuk duhet. Ne trajtimin e plehrave, periudha me e keqe ne hapjen e epidemive jane ato kohe kur temperaturat ngrihen. Keshtu vendoseni prape perpara opcionit te pare: turizem apo jete njerezish?
Se fundi, po ju pershendes me kete kengen e bukur permetare qe shkon goxha me temen ne fjale:
http://www.youtube.com/watch?v=Gch568__mVM
21 Maj 2008 @ 12:11 pm
Heres tjeter do i sugjeroj Bevisit te vije e te bej nje foto te ballkoni im. Mbushet rregullisht dhe me deshire me plehra nga banoret e kateve me siper… Te cilet me pohojne gojarisht se nuk jane ata apo familja e tyre qe hedhin plehra.
21 Maj 2008 @ 12:31 pm
Ceshtja tjeter eshte se World press Photo apo photo-journalism nuk ka per qellim te promovoje vende apo reklamoje bukurira. Objektivi eshte te nxjerre ne pah probleme shqetesuese te cilat ngjallin debat, duke shpresuar me pas per zgjidhje. Prandaj nese shofim efektet afatgjata, publikimi i fotos se Porto Romanos eshte zgjedhja me e mencur. Plehrat dhe ndotja urbane jane sot problemi me i madh ne Shqiperi, me shume se korrupsioni ose krimi i organizuar.
21 Maj 2008 @ 12:46 pm
Eshte e nje nga rastet e shumte qe injoranca e fotografeve dhe gazetareve Shqiptare publikon gjera te tilla kundrejt pageses dhe “karrieres” se tyre. Ne Shqiperi ka vende perrallore dhe peisazhe te bukura sa te duash qe te fotografojne keta “fotografe”. Vendi yne ka nevoje per reklame dhe jo per degjeracion.
21 Maj 2008 @ 12:58 pm
MSNBC dje:
“what if you actually had a “close encounter” with a UFO? You could reach out to the “Men in Black,” but more likely you’d reach for your camera. After all, the camera, doesn’t lie. Does it? “
21 Maj 2008 @ 3:44 pm
Fotografit i uroj suksese ne punen e tij dhe ishallah merr edhe ndonje cmim se e meriton. Ata qe une nuk kuptoj, jane ca me lart, qe duan doemos te fajsojne apo mesojne te tjeret se cfare duhet te bejne. Ju thoni na nxiu faqen se presim turista?! PO car turistash more se na lujtet menc. Po pse rreni veten me historine e turistave. Po si do shkojne turista kur atje nuk ka infrastrukture, nuk ka uje, nuk ka drita, plerat jane me prirgje prapa hotel ku ben pushimet. Cmimet jane si me qene ne Maldive. Po ne jemi si jevgjit, punojme sot e hajme sot. Kapim nepermjet reklamave nja 200 turista, i rrjepim per se gjalli se shyqyr qe na erdhi fati n’dere me kap nei leke edhe kaq. Vitin tjeter nuk ka gale se del nei pule tjeter per te rjepur.
Realiteti shqiptar ky eshte dhe nuk duhet te ndalojme njerezit ne punen e tyre apo ti fajsojme qe mendojne karrieren “para atdheut”. PO mire ju qe mendoni atdheun para vetes shkoni e pastroni e punoni ne atdhe e mos mendoni karrieren tuaj ne Amerike, Kanada a ku di une ku jeni. Po ne shqiptaret kena qef me i dhoni men t’gjithve, jena eksperte ne te gjitha fushat, atdhetare te medhenj, prandaj Shqiperia, fale nesh, eshte ku therret qameti. Nuk na ka ardhe e keqja nga fotot neve, e keqja na vjen nga papunesia, dembelizmi, korrupsioni etj. etj.
21 Maj 2008 @ 4:02 pm
te dashur peshq dhe peshkaqen qe u vjen kaq keq per kete foto se po na nxjerin namin e keq[se ne jemi me te miret e botes] pse nuk mblidhemi ti fusim nje aksion me goditje te perqendruar.Ne keshtu e kemi ndertuar vendin me aksione,me pune vullnetare, me te burgosur, me gerdecare,me fshehjen e te metave dhe me llustra si vendi me i begate ne bote,si populli me i lumtur ne bote.
proletare shqipetare kudo qe ndodheni neper bote[sidomos ata qe jane jashte kane edhe pare] hajde ti futemi ketyre kanaleve dhe rrugeve,e trotuareve te prishur dhe ti bejme ashtu si ua ka qefi juve dhe te mos na ngelet qefi dhe te turperohemi nga keto pamje.ne thame kenetat ,dhe jo ca kanale qe si kemi per gje.
21 Maj 2008 @ 5:19 pm
Problemi eshte se kjo fotografi nuk pasqyron as te verteten qe vret dhe as pasqyren qe Shqiperia mund te shikoje fytyren e saj. Eshte thjesht nje abuzim me nje mjet te teknologjise se larte qe i mundeson tipave si ky Bevisi te nxjerrin buken e perditshme.
Shqiperia dhe ne kete rast bregdeti, nuk eshte i gjithi i tille si paraqitet ne ate fotografi.
Shqiperia ka probleme, ka plehra, ka ndotje, por ka edhe zhvillim, ka edhe vende pa plehra dhe jo te ndotura. Shqiperia turistike, nuk eshte thjesht shprehje reklamash, por realitet qe shijohet nga qindra mijera shqiptare cdo vere.
Kur u mbulua Tirana nga plehrat, pse nuk doli ky Bevisi te fiksonte ndonje pamje mbreselenese dhe ta publikonte ne mbare boten, deri ku te arrinte?
Mentaliteti i ngulitur thelle ne psikologjine tone qe “per inat te sime vjehrre shkoj dhe fle me mullixhine” ka shtrirje dhe prezence te gjere. Para pak kohesh isha deshmitar i nje debati mes disa personave per nje emison te nje gazetari italian, qe kishte bere per Shqiperine dhe ku e paraqiste me nota jo te mira dhe disa shkrimeve ne gazetat angleze ku thonin qe ja vlen te investohet ne pasurite e paluajtshme ne Shqiperi. Debatuesit u ndane ne kampet politike qe i mbeshtesin dhe keto dy gjera i trajtonin sipas kendveshtrimit politik. Njera pale nxinte cdo gje dhe anasjelltas. Por pala nxirese arrinte deri atje sa kishte doza lumturie te madhe kur flitej keq per Shqiperine, dhe pa as me te voglen pendese, e quante te vertete te gjithe ate qe trajtohej ne ate emison nga italiani, ndersa per gazetat angleze thonte qe ja futin kot.
I njejti mentalitet here-here edhe ne ekstrem vihet re edhe tek diskutantet ketu tek peshku.
A i ja vlen? Ne syte e mi nuk ja vlen fare. Por ju shtofte edhe me shume inati. Ne fund te fundit, shumica qe flasin ketu e njohin Shqiperine vetem virtualisht, ata qe do te shpenzojne mijera euro dhe dollare ne pushimet qe do te kalojne ne Shqiperi, do te japin vleresimet.
21 Maj 2008 @ 5:26 pm
Shqiperia turistike…kur degjoj kete shprehje me vjen per te vjelle. Shqiperia eshte turistike aq sa cjam une Jezu Krishti. O polic mjaft shkrove brockulla te tilla o burr se sa here shkruan ti mua me bie IQ me 2 pike.
21 Maj 2008 @ 5:39 pm
PF nuk thot njeri qe e keqja vjen nga fotografi. Te gjithe po themi qe e keqja vjen nga plehrat.
Eshte problemi se KU dhe PSE e publikon kte fotografi. Eshte nje gje te shkosh ke psikiatri se je i cmendur…eshte tjeter gje te shkosh ke Jerry Springer se je i cmendur.
(dhe eshte tjeter pune shembulli yt me cmendimin…dhe tjeter pune kjo e plehrave. Per plehrat je TI UNE DHE TE GJITHE pergjegjes per kte situate…prandaj nese do ta zgjidhesh…bej presion PUBLIKUT SHQIPTAR…jo publikut Amerikan.)
Dhe me teper me kte mentalitet qe perfaqsohet kaq mire ktu ke Peshku…ku ne vend qe te flasin per problemin…pergjigjen me “Shqiperia eshte plehere, ministria qe nxjerr foto te bukura genjen!”. C’lidhje kane kto me problemin e ndotjeve…nuk e di…po dhe nje gje tjeter sic tha dhe Ll…nuk nxorri njeri fotografi te Napolit te mbytur me plehra ne faqen e turizmit Italian. PSE? Po ne pse jemi kaq eksibisionist??
21 Maj 2008 @ 5:40 pm
Ja dhe Shefi!! Per kte e kisha fjalen PF…
21 Maj 2008 @ 6:18 pm
Me duket pak e terhequr pamja e treguar.Sipas llogjikes se saj qe nga 25 prilli dhe deri tani,ne grykederdhjen e atij lumi duhet te jete nderuar nje dige plastike, ose te jete krijuar nje plastikberg.
21 Maj 2008 @ 7:49 pm
Komplekset kolektive, te menduarit ne turrme, frika e fuqishme e te mbeturit province, kujtimet e varferise se skajshme qe jane rrenjosur tek shqiptaret si vula serie nuk ndrydhen dot duke ju sulur fotografeve, shkrimtareve, ambasadoreve, sado medioker apo te afte te jene.
Cdo vend prodhon edhe mrekulli edhe m*t. Kjo krenaria fiktive e dhunuar dhe zemerimi ne turrme kundrejt “prishjes se imazhit tone kombetar” tregon per komplekse shume te demshme shqiptaresh. Eshte dyfish hipokrizi te presesh edhe trumbetim ideologjie kombetare edhe art me “A” te madhe nga nje foto-reporter. Problemi nuk eshte Fusha, edhe pse nuk ka fotografi te pafajshme. Problemi eshte tek provinca.
21 Maj 2008 @ 10:59 pm
me nje search te vogel ne google, gjeta ket link te ksaj faqje ku ben pjese edhe fotografi yne, e cila ka kopertinen e librit. http://www.metrocollective.org/home/?p=171
dhe ktu ne kopertinen e bere nga shqiptari nuk shoh plehrat e perfolura, por nje foto me ngjyra te bukura dhe irreale, a mund te ma sqaroje ndokush se ku jan plehrat, dhe cfare lloj fotografie eshte kjo???
21 Maj 2008 @ 11:22 pm
me nje search te vogel ne google, gjeta kete link
http://www.metrocollective.org/home/?p=171
te kesaj faqeje ku ben pjese edhe fotografi jone, e cila ka kopertinen e librit. dhe ketu ne kopertinen e bere nga shqiptari nuk shoh pleherat e perfolura, por nje foto me ngjyra te bukura dhe irreale, a mund te ma sqaroje ndokush se ku jan plehrat, dhe cfare lloj fotografie eshte kjo???
22 Maj 2008 @ 12:04 am
Grupi.
KU -Fotografia eshte publikuar ne World Press Photo qe eshte organizate nga me te njhurat, ne mos me e mirenjohura ne fushen e vleresimit te fotografise. Di fotografe qe do ishin gati te nxirrnin syrin e majte, qe me te djathtin te benin nje foto qe te fitonte cmim ne WPP.
PSE - Ne kontekstin e pasqyrimit te ndotjes globale. Organizata si WPP si dhe shume individe ne bote, ndryshe nga shume shqiptare e konsiderojne boten si nje lagje dhe shqetesohen njesoj si per krimin ne LA , per murgjit ne Tibet, te permbyturit ne Burma dhe te helmuarit ne Porto Romano. Ja qe keshtu e mendojne.
- Fotot ne konkurset e WPP e te tjera nuk behen per pergjegjesim, por per sensibilizim. Me shpresen qe pas sensibilizimit, te sensibilizuarit te kerkojne e te ndajne pergjegjesite e mbase edhe te gjenden e te denohen fajtore nese ka te tille.
Nuk e di se pse jemi ekzibicioniste. Per B.F e di qe eshte eksibicionist se puna e tij eshte qe te eksibicionoje fotot, dhe mundesisht te jetoje duke bere punen qe i pelqen (WPP) dhe jo ate qe po ben (dasmat) nese kjo eshte e vertete.
Nuk e di pse nuk nxorri njeri plehrat e Napolit ne sitet e turizmit italian, por nuk di as qe WPP te kete hackur faqen e turizmit shqiptar per te ven fotot e B.F.
22 Maj 2008 @ 4:30 pm
Nuk e di se pse jemi ekzibicioniste. Per B.F e di qe eshte eksibicionist se puna e tij eshte qe te eksibicionoje…
Eksibi, eksibi,
eksibise punen-o
eksibise punen-o
gjithe bota te ta sho’
gjithe bota te ta sho’
Shahit te te benet-o
22 Maj 2008 @ 6:03 pm
o peshk nga qe fluturoke shume lart nuk i shifke gjerat ashtu sic duhet.
politikanet tane jane si celiku disa foto nuk i bejne dot asnje gje ata duan 97-ta e gerdec qe te sensibilizohen.
me sensibilizim e kam fjalen qe te dalin njehre pa mercedesa te blinduar dhe te takojne ata njerez qe i kane dhene besimin per te bere dicka te mire per ta.
Politikanet ( site majte dhe te djathte deri tani xhepin e tyre po shohin dhe kjo ben muuuuuuu )
si nuk doli nje fotograf qe te fotografoj lusksin (ku jetojne dhe pushojne politikanet tane te zjgedhur nga populli )
-kur blejne ne buktikat nobel ne ameriken veriore ose evrope
-kur shkojne me dashnoret ne hotelet e evropes
-kur bejne pazaret e qelbura dhe fusin valixhet me leke
-kur ndertojne vilat me mermer ne tirane
-kur dalin me makina e body guarde nper loklaet nobel ne tirane qe as ne perendim nuk i kam pare dhe me shtrenjte ne ne perendim jane.
-grat ose femijet e politikaneve shqiptare kur bejne pushime ne plazhet me nobel te botes apo anije vetem per turista.
per mendimin tim keto jane plerat me te medha dhe ndotja me e madhe qe ka shqiperia dhe jo disa kanale e plehra deponesh apo qendra per njerez abnormal
-