Identifikohu



Regjistrohu

Shpërthimi i kontrolluar i Sali Berishës

Nga Mero Baze (Tema)

Kryeministri, Sali Berisha, po përpiqet të bindë opinionin publik se shpërthimi i tij në Kuvendin e Shqipërisë mesnatën e së hënës ishte i vetëdijshëm dhe legjitim. Me një deklaratë të pabesueshme ditën e djeshme, ai e argumentoi shpërthimin e tij gati epileptik si një përgjigje legjitime ndaj provokatorëve të tipit Balla-Braçe. Si për ta bërë dhe më të besueshme tezën e tij, ai kishte angazhuar dhe zëra të tjerë brenda shumicës të thoshin të njëjtën gjë. Ky është një zhvillim i ri i krizës së mesnatës së të hënës në Kuvend, i cili deri më dje mund të kalonte dhe si një fenomen njerëzor, shkaktuar nga lodhja dhe humbja e nervave. Ajo që dje artikuloi zyrtarisht Berisha dhe ndihmësit e tij kryesorë, na bën të besojmë se shpërthimi ka qenë i vetëdijshëm dhe i kontrolluar dhe çfarë është më e keqja, është perceptuar prej tij si ndëshkim ndaj provokatorit Balla.

Nëse i marrim një për një këto detaje të bilancit donkishotesk që prezanton kryeministri pas këtij skandali, do të shikojmë diçka tjetër, më të frikshme se shpërthimi i tij. Së pari, nëse shpërthimi ka qenë i kontrolluar dhe i vetëdijshëm, atëherë kemi të bëjmë me një zhvillim të pabesueshëm. Por, të gjithë ata që e njohin nga afër Berishën, e dinë mirë se ai nuk është fjalori i tij, nuk është as zakoni i tij. Një fjalor të tillë ai nuk pranon as ta dëgjojë nga të tjerë dhe jo ta thotë vetë. Zakonisht njerëzit që përdorin fjalë të tilla në tavolinë apo mes miqsh, mundet që në një moment humbjeje ekuilibri prej emocioneve t’i thonë dhe publikisht. Por kryeministri ynë nuk e ka këtë fjalor të tij. Për këtë arsye, fakti që ai është sforcuar ta mësojë ta përdorë këtë fjalor dhe të ruajë rastin ta thotë në Kuvend, është një detaj që na bën të besojmë se targeti i tij real nuk është zoti Balla, por ata që sulmojnë familjen e tij. Duke qenë i vetmuar në betejën e tij për të mbrojtur familjen nga rreziku që i vjen prej asaj, që tashmë mund të quhet legjendë urbane, zoti Berisha ka penalizuar me vetëdije në Kuvend ekipin e tij në krye të PD. Duke qenë se ata nuk i kanë dalë asnjëherë në krah vullnetarisht të debatojnë dhe të hedhin poshtë zërat për implikimin e familjes së tij, ai ka bërë një inkriminim të vetëdijshëm të tij në nivel ordiner dhe detyroi dje ekipin e tij të dilte ta mbronte. Pra, ata që nuk kanë kurajë të dalin të mbrojnë familjen e tij nga akuzat që i bën media, i detyroi dje të dilnin të mbronin shfaqjen e tij të vetëdijshme skandaloze për t’i turpëruar të gjithë. Hakmarrja e tij ndaj ekipit të vet duket se është më e egra që ai ka dëshmuar ndonjëherë në përdorimin e tyre. Shumë herë më lehtë dhe më mirë atyre do t’u dilte të shfaqeshin çdo ditë në kamera dhe të përgënjeshtronin çdo zë kundër vajzës apo djalit të tij se sa të dilnin pro gjuhës dhe standardit të Berishës të hënën në mesnatë. Jam shumë i sigurt se vetë fëmijët e Berishës dhe gruaja e tij nuk janë avokatë të tij në atë shpërthim që mjerisht paska qenë i kontrolluar.

Së dyti, nuk di ku ta shikoj ndëshkimin e provokatorit Taulant Balla. I vetmi njeri i vetëndëshkuar atë natë ka qenë Sali Berisha. Nuk gjej asnjë site interneti, asnjë sondazh, asnjë blog dhe asnjë qytetar në rrugë të më thotë që: “Mirë ia bëri atij Taulant Ballës!”, me gjithë rezervat që mund të kenë për mistrecllëqet e tij provokative politike. Nuk di se si mund të jetë ndëshkuar ai si provokator me atë gjuhë. Përkundrazi, ai ka dalë 100 për 100 i shpërblyer si provokator, pasi arriti të paraqesë një kryeministër të dizekuilibruar në opinion publik. Ai ditën e hënë ka marrë vërtet statusin e një provokatori brilant, por kurrsesi të një provokatori të ndëshkuar. I ndëshkuari i madh i mesnatës të së hënës është Sali Berisha. Ai është sot kryelajmi i medias shqiptare dhe fatkeqësisht botërore, dhe shpërthimi i tij po instalohet me shpejtësi si rekord i paarritur në asnjë parlament të botës. Për këtë arsye, bilanci që ai prezantoi dje është krejt i kundërt. Provokatori, nëse ka qenë i tillë, është shpërblyer dhe viktima është Sali Berisha. Tashmë, meqë ai është viktimë e padiskutueshme e këtij provokimi, po kërkon të viktimizojë gjithë PD dhe t’i vërë në rresht të thonë “sa mirë që ia bëri Taulant Ballës”. Kjo është e tepërt, shumë egoiste dhe shumë mizore ndaj një ekipi që së paku i ka që qëndruar luajal, siç ka pas dëshirë ai.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

132 Komente »

  1. Artian thotë:

    25 Korrik 2008 @ 12:17 pm

    Por, të gjithë ata që e njohin nga afër Berishën, e dinë mirë se ai nuk është fjalori i tij, nuk është as zakoni i tij.

    Jam me fat qe nuk e kam njohur nga afer Berishen,jane me 100 mijra ndoshta miliona,qe kane pasur fatin e mire te mos e njohin nga afer Z.Berisha.

    Ti Baze,e di mire kete pune,se e kenjohur nga afer,sic ka njour vet Berisha,Enver Hoxhen,Je nje “soj”.,me dy-tre fytyra..

  2. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 1:36 pm

    Të kishte dalë dhe t’i kërkonte falje publikut rrezik ja kishte hedhur më lehtë, por të dali dhe të mundohet të justifikojë atë të folur tregon se sa “mbush” siç do thoshte Balla :)

  3. Moza thotë:

    25 Korrik 2008 @ 1:41 pm

    Ke gazeta sot kishte nje shkrim “Parlamenti shqiptar e ka “traditë” fjalorin dhe dhunën e rrugës” te A.Harasanit per ket pune, paksa elektoral, por ca gjera per kuvendin i thoshte mire

    http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&task=view&id=76492&Itemid=1&lang=

  4. berberi Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 1:53 pm

    E kom thone ene nje here tjeter se huncjapi llafet e pista i ka msue tu nejt me ate bukuroshin e Republikaneve, Mirin. Ai ka nje goje shume te piset, ne cdo tre fjale nje e ka te dhime. Pse Sala ka nejt shume me te kohet e fundit ka per ta thone shume shpejt kur te thiret nga prokuroret per Gerdeci Show !

  5. Idris thotë:

    25 Korrik 2008 @ 1:57 pm

    Ore qe eshte pene dhe nje PENE nga me te mprehtat kjo s’ka diskutim..po kur e ngjyen ne palacolleqe renditet tek te Paret…
    Hakun mos t’ja hame, se kendveshtrimi origjinal dhe thelbesor qe i ka bere problemit ,ku e ku me shume rreshta mbi 400 prurje te ne ,dmth tek PESHKU nuk e krijuan dot kaq qarte raportin Berisha-Balla,Berisha-familja,
    Berisha-lehsit e PD dhe se fundi…..
    “”"”"shpërthimi i tij po instalohet me shpejtësi si rekord i paarritur në asnjë parlament të botës”"”"” shprehje brilante si provokimi i Balles :) :) :)

  6. Moza thotë:

    25 Korrik 2008 @ 1:58 pm

    PO sa te rrosh do mesosh.
    Kur mesoi Pentium 2-shin ai koqja se ka veshtire me mesu llafe puro shqip. :P
    Me e modhja ishte kur nigjoja intervistat e njerzve ne rruge, qe i thonin gazetarve : ” Ne shqiptaret nuk e kemi zakon te shprehemi ashtu, kemi tradite fjalorin e paster”
    ohoho cer kom qesh !

  7. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 2:00 pm

    Filluan tani legjendat safi shqiptare qe Sala e paska pasur me qellim ate gje, dhe qe Balla paska qene derguar nga Zeusi ne kuvend, apo qe Sala paska pasur tradite ti shaje nga motra dhe komshinjte e tij ne vend ti thote miremengjes, etj.

    Per Salen; degjo ate shprehjen e urte ne anglisht Sandokano qe thote se kur je ne grope dhe do te dalesh qe aty, gjeja e pare qe duhet te besh eshte te mos e germosh me gropen.

  8. TROPOJA Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 2:05 pm

    Mos u mundo me u mush mendjen popullit o SALI BERISHA se ke vepru sikur do te vepronte çdo njeri ne mbrojtje te familjes se tij.

  9. Tironsi Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 2:08 pm

    Simas llogjikes tate TROPOJE, plaku i Balles, duhet te dali ne tv e te shaje Salen nga farefisi.

  10. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 2:21 pm

    Tropoja, se u lodhe duke bere avokatin gratis te Sales; ti nuk e kupton qe duke u munduar te mbrosh dhe justifikosh patriotin tend ne fakt i ben dem me keto qe thua? :D

  11. TROPOJA Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 2:26 pm

    xhibi
    te lutem mos i bej keq SALES.

  12. TROPOJA Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 2:27 pm

    TI
    Plaku i Balles asht duke i ba analizen familjes se tij.

  13. Tironsi Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 2:31 pm

    mire e ke. Duhet t’i thote faleminderit ne fakt, se Sula i hapi syte qe e bija i shk..dhehet, ndryshe as kishte per ta marr vesh ndonje here. Ishte bere gazi i botes :P

  14. shqipo Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 2:35 pm

    shpërthimi i tij po instalohet me shpejtësi si rekord i paarritur në asnjë parlament të botës

    sa mire i njofin (dhe kane mundesi te ndjekin cdo mbledhje) te gjitha parlamentet e botes kta analistat tane eee?

  15. arb thotë:

    25 Korrik 2008 @ 2:37 pm

    …hahahaha ajo pèralla e vjetèr mua mè duket çdo ditè e mè e bukur:mbreti lakuriq??…RROFTè MBRETI!!!!

  16. TROPOJA Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 2:40 pm

    Bravo, me ne fund fillove te kuptosh diçka. hi

  17. Moza thotë:

    25 Korrik 2008 @ 2:43 pm

    …hahahaha ajo pèralla e vjetèr mua mè duket çdo ditè e mè e bukur:mbreti lakuriq??…RROFTè MBRETI!!!!

    e vjeter ?
    Para nje viti e gjys me :
    Rama Lakuriq ?
    Rrofta Rama ! :P

  18. arb thotë:

    25 Korrik 2008 @ 3:09 pm

    ..jam dakort!!!pèrralla èshtè po ajo…vetèm personazhet vijnè e ikin!!ah se desh harova…edhe ata qè bèrtasin rroftè mbreti,aty mbeten,biles ata janè pjesa mè e bukur..sdo kish kuptim fare pèrralla pa unè,ti,ai ajo,ne, ju, ata ato!!!

  19. Moza thotë:

    25 Korrik 2008 @ 3:32 pm

    eee
    thoni cte doni,
    Po LSI po pajtohet me PS per hater te motres se Balles.
    Kur ju shahet nderi i familjes benen një !

  20. J. thotë:

    25 Korrik 2008 @ 3:51 pm

    Mozë i përshëndetje

    I’ll be watching u, morali fablës.

    Ene i pytje: Kur të humi Berishi, me çfarë ngjirë do vishesh?
    ***
    Balo, filloni të hani kokove se do ju duhen për mitingje.
    Na dhe nji parrudhë falas: Ropt opozitës!!

  21. Rob-terneti Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 4:11 pm

    Dmth vec Sales, mori ne qafe dhe Kushtetuten, si dhe bashkoi opoziten motra ne fjale. Ore, prej floriri e ka kjo?

  22. Moza thotë:

    25 Korrik 2008 @ 4:26 pm

    J.
    Cer halli ke ?
    Apo do dhe ti nai lapër ?

    P.S.une me t’kuqe jam vesh historikisht se jam brune e me shkon ! :P Po ti qe je pervetiru i perzhit si gjithe rifugjatet e gerrQise :P

  23. Moza thotë:

    25 Korrik 2008 @ 4:28 pm

    pervetiu i perzhit !

  24. mand thotë:

    25 Korrik 2008 @ 4:31 pm

    Pse me shkrin kjo moza perhere mua sa here e lexoj :)))).

  25. J. thotë:

    25 Korrik 2008 @ 4:32 pm

    Me ngjirë të kuqi mi?
    Ça halli të kem unë, ashtu si je vesh ti, acaron dhe demin. :D

  26. toko thotë:

    25 Korrik 2008 @ 5:18 pm

    Brenda temes se artikullit por jashte temes se diskutanteve
    Duke ditur kush jane parlamentaret tane, kush jane qeveritaret tane, kush jemi ne si popull e shvesha dabatin me fyrjet , edukata, rendesia e ketij debati ne mes te miratimit te buxhetit etj
    Pashe vetem akuzat e Balles per Beirshen dhe akuzat e Berishes per Ballen
    Le ta fillojme me Ballen
    Balla e akuzon Berishen se ne shtepine e tij ka sher sepse e bija do te behet ministre
    Deri sa ka sher dmth qe Berisha nuk ka pranuar qe e bija te behet ministre. Pra cfare ka ketu per tu fyer? Duhet thene se kjo eshte levdate per Berishen.
    Ndersa sa per shere tere familjet kane shere ndermejt baballareve e femijeve. Pra asnje arsye qe Berisha te nxehej e te nevrikosej aq sa mund ti binte infakt ne zemer
    Nga nana tjeter Berisha i kerkon llogari Balles se motra dhe e jema shkojne neper motele dhe sh..dhehen. Nuk e di cfare faj ka Balla per kete
    Sikur te ishim ne parlamentin e Afganistanin ne kohen e Talibanezeve atehere mbase vertetet K/ministri mund ti kerkonte llogari nje parlamentari per cfare bejne nene dhe motrat e tij.Ose po te ishim ne mesjete ne malsine e veriut gjate kuvenitn te burrave, mbase Kryeplaku mund it kishte kerkuar llogari burit te shpis se nena apo motra e ka korit,tu shku moteleve. Por ne shek e XXI, ne shqiperin me ADN nordike, ne nje shqiperi qe i takon Evropes ti kerkosh llogari djalit apo vellajt qe nena apo motra ben kete apo ate? Kjo me duket paradoksale.
    Mendoj se shkaku i tere ketyre debateve eshte perplasja e kulturave
    Nga nje ane kemi Ballen anetar i nje partie social liberale ku nder te tjera femijet jane te lire te bejne cfare te duan dhe prindertit te detyrar te plotesojen cdo deshire te tyre ( alkol droge apo dhe minster). Me kete parim Balla ka frike se Argita mund te behet ministre.
    Nga ana tjeter kmei Berishen qe megjithse i veshur me kollare e kostum allafrenga ne koke ka akoma callmen e talibanit, dhe i duket sikur eshte ne shekullin e kaluar ne kuvenidn e burrave ne krahinen nga ai vjen ku asht mare (turp) familjar dhe tane familja asht e koritme sepse cuca e shpis shkon moteleve. Dhe per kete burrat e shpis duhet mos e sjelle ma koken ne kuvend ose do te vriten
    Perplasje kulturash. Jo me kot shqiperia gjendet midis lindjes e perendimit
    Shtoji pastaj kesaj edhe gjuhen e rrugaceve dhe shikojme ate qe pame ne vidio
    :) :) :) :lol:

  27. nea thotë:

    25 Korrik 2008 @ 6:19 pm

    O Toko po ai eshte njeriu i shpellave.Ai ngjan shume me njeriun e neandertalit,

  28. Neritani thotë:

    25 Korrik 2008 @ 6:41 pm

    #
    nea thotë:

    25 Korrik 2008 @ 6:19 pm

    O Toko po ai eshte njeriu i shpellave.Ai ngjan shume me njeriun e neandertalit,

  29. toko thotë:

    25 Korrik 2008 @ 6:53 pm

    nea, shiko mendoj ti japim hakun dhe te mos flasim keshtu kot me inat :)
    AI eshte disa shekuj pas njeriut te shpellave. Njeriu i shpellave nuk behej merak se ku shkonte apo cfare bente nena apo motra e tij apo e tjetrit. Bile ata benin vete me motrat dhe nenat. Ky eshte nje periudhe pas kesaj. Kur “burrat” benin ligjin dhe familjet denoheshin me vdekje me gure kur nena po motra i turperonte. Diku andjej nga koha kur lindi talibanizmi

  30. Neritani thotë:

    25 Korrik 2008 @ 7:03 pm

    . Njeriu i shpellave nuk behej merak se ku shkonte apo cfare bente nena apo motra e tij apo e tjetrit. Bile ata benin vete me motrat dhe nenat

  31. toko thotë:

    25 Korrik 2008 @ 7:19 pm

    Ti e the o koke loqe

  32. Neritani thotë:

    25 Korrik 2008 @ 7:23 pm

    #
    toko thotë:

    25 Korrik 2008 @ 7:19 pm

    Ti e the o koke loqe

  33. toko thotë:

    25 Korrik 2008 @ 7:28 pm

    Berisha me te shoqen to fole per neritanin pasi ja pane koken qe ekishte si ……

  34. Nertila thotë:

    25 Korrik 2008 @ 7:38 pm

    #
    toko thotë:

    25 Korrik 2008 @ 7:28 pm

    Berisha me te shoqen to fole per neritanin pasi ja pane koken qe ekishte si ……

  35. Anonim thotë:

    25 Korrik 2008 @ 7:39 pm

    Bravo djema. Futuni dhe ju te dy ne parlament

  36. adi thotë:

    25 Korrik 2008 @ 7:44 pm

    Berisha eshte ne rradhe te pare njeri,prind,familiar,pastaj kryeminister..Balla me duket se me pare eshte debutet P.i S.dhe pastaj aspak njeri..ashtu si ju sha motra e familia si lum ai fitoi vetem titullin e shtrenjte paguar PROVOKATOR…Berisha sigurisht mban nje karrige shume te bute per bythen e tij po ta leshoj do te ishte nje mrekulli sepse do ta marre nje Balle apo nje shok itij qe edhe gruas apo vajzes te ja bej…mu para parlamentit buzagaz do ti shtengojne doren e per hir te kultures (jo te shpallave)do ti thone TE LUMTE PALLA

  37. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 7:48 pm

    Beni krahasimin ndermjet shkrimit te zvarranikut Baze, qe nuk arriti te perfitonte ne menyre te paligjshme nga pushteti i PD-se dhe shkrimit te Henri Cilit.

    Ehh, nuk kane te bejne vetem njohurite dhe dijet qe kane diference te madhe ndermjet Cilit dhe Bazes, por edhe karakteri i individit.

    (admin. mund ta publikojne tek peshku si shkrim me vete, gjithmone nese e shikojne te arsyeshme te nderuarit admin.)

    As fenomen, as precedent, thjesht incident!

    Deputeti Taulant Balla nuk e kishte llogaritur se, do të ndodhte ai reagim i kryeministrit Berisha, kur në seancën e orës së vonë të së hënës në parlament, “provokoi” ndjeshmërinë e babait Berisha për vajzën Argita. Aq më pak Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste nuk kishte inskenuar një të tillë provokim për t’u “ekzekutuar” me gojën e deputetit Taulant Balla. Ashtu sikurse kryeministri Berisha në një seancë normale, në një moment tjetër, apo me mendje tjetër nuk do të kishte pasur atë reagim, si ai që pati ndaj asaj deklaratës së deputetit opozitar Balla.
    Shkurt është një incident, është një provokim normal i një opozitari, një reagim i tepruar i kryeministrit Berisha, por gjithsesi njerëzor. Nga këto në parlamentin shqiptar, në parlamentet e botës, ka pasur dhe do të ketë. Çdo vëmendje e tepruar ndaj këtij incidenti, çdo serial horror, apo çdo arsyetim politik mbi një moment reagimi njerëzor, edhe pse të tepruar, ilustron një kotësi të mjedisit publik shqiptar, një inerci të analizës së medias shqiptare, për të gjetur tek një situatë parlamentare, kuintesencën e politikës shqiptare, parashikimin e të ardhmes sonë të përbashkët, shpjegimin e botës. Aq më tepër, për të kapur tek ky reagim i kryeministrit pikërisht atë shpjegimin e misterit Berisha, të këtij njeriu të cilin kemi 20 vjet që e kemi vërdallë përditë!
    Duke thënë sot dhe gjithë ditën, që incidente të tilla është e mira të mos ndodhin, që etika dhe edukata parlamentare duhet të jenë një normë e çdo deputeti, aq më pak e kryeministrit, në rastin e Berishës, është po ashtu koha t’u japim këtyre lloj ngjarjeve, vendin, përmasën dhe statusin që ata kanë realisht. Një hiperbolë e tillë nga një incident parlamentar është thjesht asgjë. Nuk ka as domethënie, nuk ka as paradhënie, nuk ka as pasthënie, nuk ka as të kaluar nuk ka as të ardhme. Nuk është as shpjegim për atë që ka ndodhur në të kaluarën dhe aq më pak nuk është një parashikim për të ardhmen. Sovrani e ka parashikuar parlamentin pikërisht si një aulë, ku përfaqësuesit e popullit nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për atë që thonë, përfshi këtu dhe shkarjen e fjalorit në momente nxehjeje, inati, tërbimi apo dëshpërimi. Parlamenti është vendi ku flitet, është vendi ku thuhet gjithçka. Ky është parlamenti. Por jo vetëm kaq! Për të gjithë ata që kanë një eksperiencë jetësore, është e qartë që në jetën e njeriut ka momente shpërthimi apo dalje jashtë një kontrolli verbal apo etik. Madje, këtë situatë të natyrës njerëzore e merr përsipër ta diferencojë edhe e drejta, ligji përmes kategorive “me paramendim”, “pa paramendim”, “me gjakftohtësi” apo në “gjaknxehtësi e sipër”. Por ky nuk është njeriu, kjo nuk është natyra e njeriut, nuk është identiteti i tij. Është përjashtimi!
    Për simetri nuk mund të formulojmë konkluzione, parashikime, nuk mund të ndërtojmë arketipa të një politikani apo të një tjetri, në rastin konkret lidhur me kryeministrin Berisha, duke u nisur nga një incidenti i tillë, apo duke u nisur nga të tilla situata. Tjetërkund është fusha e analizës, objekti i shqyrtimit, apo pretendimet ndaj një politikani, një lideri apo qoftë dhe ndaj kryeministrit të vendit. Në vend të analizës se si reagon kryeministri kur dikush i përmend vajzën në një kontekst politik, është e rëndësishme të hapim një debat rreth vetë çështjes në fjalë: A është ardhja e vajzës së Sabri Godos, mjekes së mirënjohur Anila Godo në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, hapja e një precedenti në jetën tonë politike, ku politika kalon nga babai tek fëmijët? Çfarë të mirash dhe të këqijash ka kjo, a krijon kjo frymën trashëgimtare të profesionit të politikanit? Apo tjetra: Me çfarë të drejte mund të paragjykojmë avancimin në jetën politike të fëmijëve të kujtdo, të vajzës së Godos sot, të vajzës së Berishës nesër apo të djalit të Ramës pasnesër, kur ata janë qytetarë si gjithë të tjerët? Një debat i tillë do të ishte vërtet me vlerë në vend të një diskutimi shterpë nëse e teproi apo sa e teproi kryeministri Berisha në seancën e së hënës.
    Ndaj, ajo që ndodhi natën mes së hënës dhe të martës, në orën 2 e ca të natës, pas nja 6 ore seance, është thjesht një ngjarje për t’u tejkaluar. Eshtë një ngjarje për t’u evituar në të ardhmen. Por është një ngjarje nga ku nuk mund të nxirret asgjë, as konkluzion, as shpjegim, as mund të shërbejë për parashikime aq më pak. Incidenti Berisha-Balla, nuk është as fenomen, as precedent, as paralajmërim. Është thjesht një incident!

    Panorama

  38. toko thotë:

    25 Korrik 2008 @ 7:53 pm

    Anonim thotë:
    25 Korrik 2008 @ 7:39 pm
    Bravo djema. Futuni dhe ju te dy ne parlament
    ——————-
    Po parlamenti nga ne ka dale.
    po te mos ishim ne te ketille nuk do te ishte parlamenti i tille

  39. Neritani thotë:

    25 Korrik 2008 @ 7:58 pm

    #
    toko thotë:

    25 Korrik 2008 @ 7:53 pm

    Anonim thotë:
    25 Korrik 2008 @ 7:39 pm
    Bravo djema. Futuni dhe ju te dy ne parlament
    ——————-
    Po parlamenti nga ne ka dale.
    po te mos ishim ne te ketille nuk do te ishte parlamenti i tille

  40. Anonim thotë:

    25 Korrik 2008 @ 8:00 pm

    Me nje llaf parlamenti qenka si pune mejhane. Njerzit thenkan c’tju vije per mbare.

  41. J. thotë:

    25 Korrik 2008 @ 8:10 pm

    Është përjashtimi!

    Sigurisht zoti Çili është përjashtim. Tashi komentoni përjashtimin e Ballës edhe jo o të atij që qenka i përjashtum nga rregulli, etika, morali etj etj. Pa thënë as dhe një rresht për këtë artikulli është i paplotë dhe pa vlerë fare.

    A është precedent? Po sigurisht është z. Çili se po të bëhet nesër pasnesër një gjë e njëjtë, çdo ngelet të na thoni më pas?

    Në rast se një kryemisër provokimeve u përgjigjet njësoj si me një të forti lagjesh, atëherë unë spo gjej shumë gjëra për t’i ndarë këta të dy nga njëri tjetri.

  42. Nostalgji thotë:

    25 Korrik 2008 @ 8:21 pm

    Ne cdo vend te botes per te tilla “incidente”, si thote dhe zoti Cili, behet nga palet padi ne prokurori. Te dyja palet duhet ta bejne nje gje te tille dhe te jene organet ligjore ato qe duhet te shprehen ne te ardhmen nepermjet gjykimit dhe jo kryetarja parlamentit qe mund te kete shume gjera por jo llogjike, edukate e kulture. Se ndryshe i zgjidhim me kobure brezit si ne kohe te Merhumit ceshtjet akoma. :P

  43. toko thotë:

    25 Korrik 2008 @ 8:30 pm

    Kjo varet nga mehajnexhinjte Ne qofte se mehajnexhinjte jane si ne qe themi c’te na vije per mbare dhe pa administratore qe te na mbajne lidhur, patjer qe edhe mejhanina e tille do te jete.:)
    Po te jete se jane si disa mejhane qe shikojme ketej nga jetojme patjeter qe do te jete ndryshe
    Shiko une nuk jam krenar per c’fare thash me lart. Po ketu tek peshku pa administratore qe te shikojne “lidhjet” ( menyre e re per ti shpetuar filtrit te Penarit) po nuk ju pergjigje idioteve, idiotet e tjere te marin per idiot.
    me pak fjale si ne parlamentin tone. Dhe ska perse te jete ndryshe. Sic thote edhe ky idioti me siper ne ate lidhjen me fotografi nga prinderit e tij Ne e kemi bere parlamentin

  44. Shqiptar thotë:

    25 Korrik 2008 @ 8:33 pm

    Ne shqiptaret nuk e kemi zakon te shprehemi ashtu, kemi tradite fjalorin e paster”
    ohoho cer kom qesh !
    C’fare ka ktu per te qesh njer? Se ne keni hap barkun me paragjykime idiote… Se na i keni bere shqiptaret sikur jane kafshe zoologjike qe nuk dine se c’fare eshte nderi, respekti, nena apo motra..
    Se del kafsha aty ( edhe mos na tregoni prralla qe nuk ka qene kshu gjithe kohen) edhe pershtym mbi nje komb te tere, mbi nje kulture mijra vjecare, mbi zakone ,tradita dhe mbi te gjitha mbi normat shqiptare..Eshte nje grua plake qe po kerkon shpjegime nga kryeministri i saj se e ka ofenduar publikisht.. Eshte nje moter qe eshte ofenduar ne nje kanal televiziv kombetar nga kryeministri saj.. Eshte nje grua e dikujt qe edhe ajo ka nene e babe.. C’fare dreqin shkruani?? E kuptoni qe kemi te bejme me familje? Ju skuqen veshet dhe varni turinjte per nje debat te vogel ketu te peshku,pa mendoni dike qe t’ju ofendoj se ate fare feje..
    Shqiptaret nuk shajne as me shume dhe as me pak se italinet,greket,amerikanet apo cdo komb tjeter ne bote.. Por ajo qe i dallon, eshte se tek ne populli eshte shume here me i civilizuar, shume here me human se kryeministrin felliqsire qe ka..
    Boll me budalleqe, qe mundohen te fshihen dhe justifikohen pas “injorances” shqiptare apo “realitetit” qe po kalojme.. Demek shqiptaret kshu jane te gjithe dhe S.B-s i fales.. C’fare marrezie!!!
    Vijeni gishtin tek plaga qe eshte qelb dhe kjo plage eshte Sali Berisha.
    Nuk eshte incident.. eshte fyerje edhe per ne ketu te peshku.. eshte fyerje per cdo njeri me dy mende ne koke.. fyerje per cdo njeri qe kupton shqip..fyerje per cdo njeri qe mundohet te rrise femijet e tij me edukate.. Se neser e kemi rradhen ne!!!!!!

  45. toko thotë:

    25 Korrik 2008 @ 8:39 pm

    Po thuaj eshte bere ti besh m…tin peshkut dhe cdo gjeje qe ka te bej me politiken apo me cfardo tjeter qe te kontakton me keta idiote.
    Aspak nuk vij ketu me deshiren te merem me idiote po te ul veten time te debatoj me ta. Hajt shnet

  46. alidea thotë:

    25 Korrik 2008 @ 9:24 pm

    Per mua Baze eshte nje pseudoanalist qe nuk ia vlen ta lexosh. Energji dhe vemendje e humbur ne te ashtuquajturin kendveshtrim.

  47. J. thotë:

    25 Korrik 2008 @ 9:42 pm

    Shqiptar, ke të drejtë përgjithësisht po më duhet të të kundërshtoj pak.
    Shqiptarët e dinë se ç’është motra, por veç motra e tyre, jo e të tjerëve. E dinë se çfarë është familja, po veç familja e tyre, jo e të tjerëve. E dinë se çfarë është nderi, po nderi i tyre, jo i të tjerëve.

    E të tjerët janë dhe ata po shqiptarë, që se kanë kaluar hala lumin e qytetit ku kanë pas fatin për të jetuar.
    E kështu si pasardhës të denjë majmunësh, shkojnë e vriten, apo justifikojnë veprime të tilla të papërgjegjshme siç bën Çili më lart.

  48. edi thotë:

    25 Korrik 2008 @ 9:54 pm

    O Moza, tu boftë goca kryeministre! :P

  49. Tironsi thotë:

    25 Korrik 2008 @ 9:57 pm

    Varet shume se kur ka dale ky artikull. Nqs e ka shkruar gjate nates kur foli komandanti dhe eshte botu te nesermen do e kuptoja, se deri diku qendrimi i Cilit do ishte i justifikum sikur Sula te kish thene “me fal o Taulant, me fal o motra e Taulantit, me falni o njerezit e Taulantit dhe me falni o shqiptare”
    Po Sula te nesermen perjashtoi Ballen, sulmoi Ramen duke u perpjek te na bente per leshko.

  50. Moza thotë:

    25 Korrik 2008 @ 9:57 pm

    Llafi jot ne vesh te perenise mer :P Te bahet Kryeministre e Presidente, pse te mos bahet.
    Sa t’kete nanen e vet ajo qe e mban n’pllame te dores, cer ti doje zogu i qejfit do bahet.
    Plas nga inati :P :-)

  51. edi thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:06 pm

    M’Pëlqen, se nuk e humb asnjëherë kontrollin… edhe kur e ke të kontrollum :P

  52. s’edi thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:09 pm

    9′… teper per 1 batute :lol:

  53. Tironsi thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:10 pm

    Eh mi Moze, mu ke bo si Godo mi dreq :D Do ma bojsh i vend ne dogane dhe mu kur te vije ajo dite? :P

  54. Rob-terneti Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:11 pm

    Ee, po si po bohen bathet, kryeminister nuk bohet njeri pa pat pleqt te tille, ose pa gerrdecu me kokministrin e meparshem.

  55. INA thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:11 pm

    mand thote:

    Pse me shkrin kjo moza perhere mua sa here e lexoj :)))).

    Se eshte HOT!

    Dhe ju kini hap shume tema per kete problemin ne fjale. Pak a shume u morr vesh ku qendron njeri e ku qendron tjetri ne kete ceshtje.

  56. Moza thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:13 pm

    Ty do te te baj dhanderr mer :P

  57. Moza thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:14 pm

    Se athere do kemi hy n’evropi ene doganat do jene shkri fare, gati sherbim policor kufitar do jene bo. Qy tashti ka rone puna me marreveshjet e tregetise se lire.
    Ti sdo me punu polic apo jo :P ma mire dhondrri im :P

  58. Tironsi thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:19 pm

    O tu bofsha une ty jarebi :D E lashe punen qy sot vallaj :P

  59. edi thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:21 pm

    Ah moj Mozë… e kanë fajin ata G99 që ja u kanë bërë mëndjen çorap vetëm me të rinjtë…
    Mjarë kush u plak thuaj… s’na i hedh njëri më sytë neve (as për portjer te spitali :P )

  60. INA thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:23 pm

    Tirons paraziti. :P :D

  61. Rob-terneti Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:27 pm

    Ej, Tironso, se mos na kenosh ate kongen masanej, mo e mire e oma se e bija…

  62. Tironsi thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:27 pm

    Pse o tere jeten me te keq do ta shtyj une? :P
    Du ne une bereqet e begati. M’fal, prosperitet, se kshu i thojn kta t’ronsishmit :D

  63. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:31 pm

    Moza, kape përjashtë atë Rrugaçin
    Ti Rob terneti nuk hin ma ktu
    Kape për zhelesh :P

  64. Moza thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:33 pm

    jo o bir jo, mos ki dert.
    leje ca thojne kta ziliqaret.
    pse parazit mer, ti pikerisht ne ato pozita do punosh ca te kesh qejf, do bojsh biznese si ti doje qejfi.
    Ene per ate qi thote robi mos caj kryt, se gaditet tjeterkund nona, vete do ti zgjedh badigardet e goces :P

  65. Rob-terneti Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:33 pm

    Pse mer vlla, ene komplimentat nalohen e?

  66. Jelsin thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:33 pm

    tironso,

    Kujdes ka Moza se te do thjesht per elektorat.. do perfundosh si puna Meros pastaj.. Ja titujt.. “Shperthimi i kontrollum i Moxhit”

  67. Tironsi thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:35 pm

    Mos vdeksh kurre o cheno :D
    hahahhahahahahahahahahaha

  68. Moza thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:38 pm

    avash se t’rane dhamet duke qesh me ket rusin e mutit.
    Mos mu hap si vaji m’lakra se gjej dhanderr tjeter n’sekonde une :P

  69. INA thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:40 pm

    Jelsin provokatori.

    Rrofte Moxhi!

  70. INA thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:44 pm

    Moxhi, e sajta nga fundi jam ne liste une per ndonje pune te mire?

  71. Rob-terneti Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:44 pm

    Kujdes se mos qello nei bodigard, ashu mo, modern shumengjyresh, se e 10 Tironcin masanej. Megjithse, jo se ka nei t’keqe ajo pune. Bile po te boni shume gili-vili, nje arap te modh ashtu zgjidhja.

  72. Tironsi thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:45 pm

    :( M’fal o Moz :D :D

  73. Moza thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:46 pm

    jo pune
    jo nuse
    po ju doni nai lapër surratit qe te gjithe

  74. Jelsin thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:49 pm

    Eshte diktatore mer, po s’mbesoni!!

    Ksaj coc ja shtrengo krahun Cheti, se te jete per ket ju rreshto si te ajo fotoja e Llukanit!!

    Tirons,
    Fillo e shkruj tash se ske kohe me hum!

  75. Rob-terneti Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:49 pm

    Po motrat mi, kujt t’ia lejm ne, Sales e? Qi ti bi infakt qyqarit. Kismeti i Xhozit thuj.

  76. INA thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:50 pm

    Vjehrre si ty?? Pu-pu-pu! Ti te nda, pa marru dasma. :)

  77. Tironsi thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:52 pm

    Jo me Jelsino, osht thhjesht nji incident. Nje reagim i tepruar por njerezor :P

  78. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:52 pm

    Moza, ne duam të hapen dosjet!
    Të na jepen adresat e Moteleve :P

  79. Moza thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:52 pm

    Cheney,
    lol :P shyqyr qe doli dhe nje qi m’kupton se si jam.
    gjer m’tash vec eT me ka pikturu disi :P

  80. Jelsin thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:53 pm

    Kujt i them ne une.. Tironsi e ka bo tatu emrin Moxhi..

    ‘Drisi ku o? ai do me i qit diktatoret laskuriq!! :D

  81. INA thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:53 pm

    Ku o ajo gruja e Edit, ku o??

  82. Tironsi thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:54 pm

    INE ate po menojsha. Me mozen vjehrre, myll ca vrima po hap i grope te modhe naaaa. Te me telendisi mnjes, dreke, darke mu ajo masanej :D

  83. Moza thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:57 pm

    Te me telendisi mnjes, dreke, darke mu ajo masanej :D

    Pse mer kokesultjash, kur t’kam telendis une ty naihere.
    Vece t’kam lavdru e llastu.
    Po ska gja, ma mire hic.
    I gjej goces nai bir kuislingu si puna ime, ene nuk e prish rracen.
    Me kruhet ne mu kot me ju komunsitat e qelbet :P

  84. Rob-terneti Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 10:59 pm

    Ej mer Edrus, kaq kollaj i dashke tine. Po Sala, pse qe bo xhind?

  85. INA thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:00 pm

    Po ta kesh gocen me Chetin, e ke llit rracen tashme, tironsi vetem po e rregulloi. :P :)

  86. Moza thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:02 pm

    Cunin kam me Chetin se ai do percjelli rracen e qelbet te atij.
    Gocen jo mi, se ajo do trashegoje linjen femerore.
    Gocen e kam me Sabri Godon :P

  87. Tironsi thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:04 pm

    :D foli INE foli
    E qite koken mi diktatore e qelbet, sa t’provokova pak. Meno cere do m’bojsh tina mu kur te te qahet goca.
    Jo te keqen!!! Rri ne kete fukarallekun tim me mire :P

  88. INA thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:04 pm

    Tradhetare! :)

  89. Jelsin thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:05 pm

    Tironco lene ate pune se moza do me te perdor si ‘nusja Gjinos’!! :D
    Do te vej dhe te gatush bile, tja bojsh supen me krip e pa krip Chetit.. Mathja sa ke koheee!!!!!

  90. Rob-terneti Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:07 pm

    Qyqe, do kesh qene n’koma! Apo ishte kur Sabriu bo bote seleksionim per pasardhesin. E ne fun, dau menjen per Faten.

  91. Moza thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:07 pm

    Cheti nuk a burre leshi si puna juj qe mushni barkun me supe.
    Cheti do faqoren e rakise, mishin per ta shqy me duar, ene speca djegs n’tavoline cdo nate qe ka ba zoti ! :p

  92. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:08 pm

    Robo, edhe Moza prandaj është bërë “xhind” se ka hall se mos i qesin namin Hotelit që ka ndërtuar në mes të Tiranës :P

  93. Tironsi thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:09 pm

    Supen ku ma gje me, po kjo dreq kom hall se do me vej me var rrobat m’penxhere, qi t’knoqet kur t’me talli bota. Nje do thote, vreni cer u bajm kamunistave ne m’shpi tone

  94. J. thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:09 pm

    Me mozen vjehrre, myll ca vrima po hap i grope te modhe naaaa. Te me telendisi mnjes, dreke, darke mu ajo masanej :D

    Po të jesh dhe kundër Salës e? E hongre o trim.

    Si i themi ne nga anët tona dhëndër mythështrembër. :D

  95. Moza thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:13 pm

    Ore J.
    Pa lejen e autorit, po perdor shprehjen qe ti me je qep mu “si dhelpra boleve te dashit”.
    M’lej mer rehat e mos u fut ke lista ime e zeze, se pastaj vec avaze do ti hapesh vetes.
    Kam rrespekt per ty pranej sta kthej. Por mos ma baj borxh.
    Per koke te Chetit , (qe vdekte qe neser o zot) :P

  96. Jelsin thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:14 pm

    Tiornso,

    Do te vej ti lajsh ene.. citjanet!! Ta majsh men!! :P
    Do te therrasi Marigo!!! :D

  97. Tironsi thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:16 pm

    hahahahahahahahahahahaha

  98. Moza thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:17 pm

    Ky cheney sic duket eshte Margio per vete ne shpi t’vet , pranej bahet kaq merak i shkreti. Kujton se jane te gjithe si puna tij qe sjua kap krraba fiqte :P Gjynah !

  99. Jelsin thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:18 pm

    Tirons,

    Shpresoj te jesh te paragrafi dyte tani.. shkurt, bukur, sakte..

    INA tani eshte atej maj kodrave, atje siper kopshtit botanik duke rrokullis gure.. :D :D

  100. Rob-terneti Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:19 pm

    E mer Tirons, mos u nxito kot. Nuk je duke aprovu buxhetin me 2 te notes. Fut ne hesap Xhibutin, Dubain, e pare xhepi per kazino. Mos i bi t’mires me shlem kot. Mos nigjo dynjon se e kane prej hasretit.

  101. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:23 pm

    Hey njerez! Kete llafin e toko’s duhet ta veme ne filim te disa temave:

    Brenda temes se artikullit por jashte temes se diskutanteve

    dhe ta perdori cdo njeri qe do te flase per temen :)

  102. Jelsin thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:23 pm

    Kush o ky cheney faqeziu MiMoze :P
    Mir mir, keto pune zgjidhen vec me Chetin, ai sjell paguret, J. qingjin, Tironsi na sherbe :P

  103. INA thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:24 pm

    Jelsino (Sootir), do te te bien guret ne koke, do te te bien. HAPU!

  104. Moza thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:25 pm

    E mire, ashtu po rregullohemi :P Po une do ha brinjet !
    Juve hani cte doni, koken, bythen, k.qet , sme intereson shume

  105. Tironsi thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:29 pm

    jo, jo Jelsino. Tani qi e pleqnum ket muhabet nrrova menje. S’jom tu u natarru me cupen e Godos e te Mozes :P Meno cer neperke do bohet ne ajo. Tobestrafkurullah.
    Mo mire mor Inen :P

  106. INA thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:29 pm

    Ouu, po te jete keshtu ne te vegjelit ngelemi pa ngrene. Vegjetariane me zor(r) do na boni!

  107. INA thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:32 pm

    Epo, edhe propozime virtuale s’kisha morr nonjihere. E provum dhe ket! :)

  108. Moza thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:32 pm

    ah tirons
    b.thepamuk
    ik e dreq se nuk e jap gocen une ke tironsit,
    do gjej nai capajev qe tja dije vleren :P

  109. INA thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:35 pm

    Ty tironso nuk t’besoj u. Shih si e nrrove mendjen per nji ore.
    Pastaj, You’re too late tironso, too late! :P

  110. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:36 pm

    Pse vegjetariane Ina??
    Ke frikë se nuk ka mish Tironsi? :P

  111. Rob-terneti Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:37 pm

    E mer Tirons, shko puno gjithe jeten si qen nashti!

  112. Moza thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:38 pm

    Po pra Ina,
    ne mos mish
    sallam do kete :P

  113. Jelsin thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:38 pm

    Kadal kadal Moza se thelat i na Cheti!! Apo ke fillu me e fshikullu dhe Chetin??!! bishtin po ta dha mos u qaj, vlersohet ne ca fshatra.. :P

    Moj rakiii moj rakiiiii
    Moj rakia bukuroshe!
    Moj rakia bukurosheeeee
    Qe hedh Chetin qoshe me qoshee :P

  114. Tironsi thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:39 pm

    Te keqen une ty moj INKE. Me fal. Mi mori ment Moza. Leku te prish, kot s’thone. Sa per late, s’ka gjo se t’propozoj prape neser m’sabah :D

  115. Tironsi thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:44 pm

    Robo, kom intengrintetin tim una :D

  116. Moza thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:45 pm

    naten e mire zogj !

  117. Jelsin thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:46 pm

    “You’re too late tironso, too late!”

    u’r 2 leeeit 2 apolixhaiiizzz..2 leeeit :D

    Tironso,
    si paskish hudh gurt per ty INA :D aspikaralloi :D i paskish hudh per djalin e Mozes..

    O Moze, ne rastin me te keq hume i dhonder ene fitove i nuse :P

  118. Tironsi thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:47 pm

    Noten pethera ;)

  119. arnautica thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:49 pm

    ti i here me emrin rus, pa te lexu fare, ike ndrro pseudonim se eshte turp

  120. morali thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:49 pm

    Ka mundesi Argita te shkerdhehet moteleve ose hoteleve gjithashtu, ne te kundert ato 800,000 dollare apo euro nuk u shpjeguan kurre. Hmmm?

  121. Tironsi thotë:

    25 Korrik 2008 @ 11:50 pm

    cheno, o i papergjegjshem. Me le gollomosh a derebardhe. Gollomesh e fukara. Me prishe avenirin mer dreq :( :(

  122. arnautica thotë:

    26 Korrik 2008 @ 12:01 am

    Kryefaqeziu dhe nje here i vertetoi tere botes se si Sizifi peshtyn veten perpjete malit drejt Evropes, por rreshqet serisht si gelbaze teposhte, aty ku ka fjetur perhere, ne bythe te lopes.

  123. Jelsin thotë:

    26 Korrik 2008 @ 12:03 am

    Tirons,

    Ti vec kurizin kthe e boj indiferentin, te pakten gjer sa te te dali rakia :P

    Une te dhashe opsionet, zgjidhjet i bone ti :) … pse qahesh? zgjodhe lirine :)

  124. INA thotë:

    26 Korrik 2008 @ 12:58 am

    Erdha prape une.

    E mer Jelsino, e pastaj ta hudh fajin ty, “Me le gollomosh a derebardhe.”-thote. Ah tironso, tironso.

    Moj Moxhi, po rrofsh per sallamin, me hile ma paske, m’jep gjona te perpunume. Per vete ene Chetin, ene brinjet. Je m’su keq! :D

  125. J. thotë:

    26 Korrik 2008 @ 3:11 pm

    Oj Mozë, po ça të bona mi më qafsh që më thu se të kam ra m’qafë.

  126. Moza thotë:

    26 Korrik 2008 @ 3:15 pm

    Hik se jam idhnu me ty se m’thu qe jam Saliste !
    Hik t’thashe komunist i qelbet qe rrit GDP e grekut :P

  127. J. thotë:

    26 Korrik 2008 @ 3:42 pm

    Ok se dijsha që e kishe për ofendim me qënë saliste. :D

  128. Drini thotë:

    26 Korrik 2008 @ 4:09 pm

    Po dhe ju ama, gjetet shesh dhe bete pershesh. Me vjen keq qe cdo lloj forumi te hapur e ktheni ne vend ku vetem diskutime nuk behen… Gjynah qe po e degjeneroni edhe peshkunpauje si faqet e tjera. S’ngelen tema pa u lexuar chit-chate neper komente.

  129. Genty Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Korrik 2008 @ 9:40 am

    Ke te drejte Drino, sikur ka fillu te vije ere peshku, po qelbet.

  130. une thotë:

    27 Korrik 2008 @ 5:20 pm

    Nje pakistanez ketu ne Amerike vrau te bijen se e kishte turperuar “nderin” e familjes.
    Shembull per Ballen sipas teorise Berishjane. “Shqiptare e kane te shenjte nderin e familjes”
    He he he Te veshur allafrenga me qylafin e turkut ne koke :(

  131. J. thotë:

    27 Korrik 2008 @ 5:32 pm

    Te veshur allafrenga me qylafin e turkut ne koke :(

    Jo mo jo, se e veshim kur duam të shfajësojmë bacën ne. Për inerci dmth.
    mbajmë kapele republike për përdita. Ky qylafi është në raste “festash” parlamentare.
    shalë hapt na pret Evropi mos e TM.

  132. eT thotë:

    30 Korrik 2008 @ 6:26 pm

    131.
    J. thotë:

    27 Korrik 2008 @ 5:32 pm

    Te veshur allafrenga me qylafin e turkut ne koke :(

    Jo mo jo, se e veshim kur duam të shfajësojmë bacën ne. Për inerci dmth.
    mbajmë kapele republike për përdita. Ky qylafi është në raste “festash” parlamentare.
    shalë hapt na pret Evropi mos e TM.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.