Shoqëria Shqiptare -Shqipëria e parë prej optikës së Big Brother
gazeta Shqip
Uragani Big Brother pasi është vërtitur për pothuaj dhjetë vite me radhë nëpër mbi 70 shtete të botës përfshiu së fundmi edhe Shqipërinë. Janë të panumërta familjet shqiptare që rrinë të gozhduara para ekranit duke vëzhguar gjithë kureshti disa njerëz që vullnetarisht janë ofruar si kavie në një eksperiment që synon të simulojë në një far mënyre Oqeaninë e përshkruar në kryeveprën e Orwell-it. Ideja e këtij programi televiziv derivon prej romanit 1984 të shkruajtur në 1949, dhe ka si thelb një shtëpi laborator ku banorët janë të izoluar nga bota e jashtme dhe gjenden nën vëzhgimin e vazhdueshëm të shumë kamerave dhe mikrofonave nën moton e librit Big Brother is watching you (Vëllai i madh po ju mban nën mbikëqyrje).
Emisioni Big Brother në Shqipëri padyshim që i ka dhënë jetë shumë diskutimeve apo komenteve lidhur me realitetin që ravijëzohet në shtëpinë më të famshme shqiptare por ajo që më së shumti më ka ngacmuar mua ka qenë lidhja e këtij emisioni me librin e sipërpërmendur i cili është një ndër librat e mi më të preferuar. Por mbase duhet të them më mirë lidhja në formë sesa në përmbajtje të realitetit Big Brother.
George Orwell në librin e tij paraqet një realitet totalitar të cilin shqiptarët mund ta kuptojnë më lehtë se kushdo tjetër, pasi skenarin e shkruajtur në këtë roman e kanë pas vënë në skenë me besnikëri të plotë për gjysmë shekulli dhe ende po vuajnë nga vragat që ka lënë pas kjo përvojë tejet e hidhur. Megjithatë emisioni televiziv paçka se gjen tek Orwell-i frymëzimin, në përmbajtje në fakt ngjason me një libër tjetër po aq mbresëlënës dhe domethënës të titulluar Brave New World (Botë e re guximtare), të shkruajtur me mjeshtëri e largpamësi marramendëse nga Aldous Huxley në vitin 1932.
Janë të shumtë ata që kanë bërë një paralelizëm mes dy librave të cilët me të vërtetë kanë shkundur bashkëkohësit atëherë kur janë botuar. Të dy librat flasin për një realitet utopik, totalitar dhe për një hero që befas bëhet rebel dhe ngre krye ndaj realitetit. Por dallimi kryesor mes dy librave është që Orwell flet për një diktaturë të shekullit XX ndërkohë Huxley vë alarmin për një diktaturë që i përket së ardhmes, mbase shekullit të XXI, dhe në një far mënyre karakteret që shpalosen në lojën televizive Big Brother në Shqipëri i japin të drejtë Huxley-t. Totalitarizmi Orwellian fatmirësisht tregon së po i përket të kaluarës me përjashtim të Koresë së Veriut dhe Kubës ku njerëzit e sfilitur mezi po presin që Kastro të rrëshqasë më në fund në varr.
Kështu sikurse ka vënë në dukje eksperti i njohur amerikan i medias, Neil Postman ne po përballemi me rrezikun që përparimi teknologjik të na shërbejë si zëvendësues i vlerave njerëzore. Orwell flet për një realitet ku ka libra të ndaluar, Shqipëria jonë e dashur 1945-91; Huxley për një vend ku librat lejohen por nuk i lexon kush, Shqipëria jonë 1991-në vijim e ilustruar nga personazhet e Big Brother në TV. I pari flet për izolimin nga informacioni, ndërsa i dyti për një realitet ku informacioni është masiv aq sa nxit egoizëm dhe plogështi tek qytetari, i pari për një botë ku mbulohet e vërteta, i dyti për një realitet ku e vërteta ndodhet në një oqean kotësie; i pari për një pushtet të ndërtuar dhe mbështetur tek dhuna dhe nënshtrimi i dyti tek një shoqëri që jepet pas qejfeve të zbrazëta dhe e mpirë nga një lloj hipnoze kolektive; i pari për sundimin e propagandës, i dyti për sundimin nëpërmjet shpërqendrimit dhe çorientimit.
Por le ti rihedhimi një vështrim Big Brother-it shqiptar dhe të analizojmë pse mund të konsiderohet deri diku si përmbushje e profecisë së Aldous Huxley. Pikësëpari personazhet e atyshëm nuk duhen parë veçmas por si një kampion që në më të shumtën e rastit përfaqëson prirjet e rinisë shqiptare. Dhe këtu le të heqim dorashkat, të gjithë e dimë e duhet ta pranojmë që rinia shqiptare është duke u fundosur në injorancë, duke mos lexuar libra e duke e parë shkollën si një vend ku shtyhet koha e gjenden miq. Të rinj që janë duke shpërdoruar dritaren më të madhe të informacionit të njerëzimit, internetin, për lojëra virtuale, për të parë porno si dhe për Chat-e për të ‘peshkuar’ partnerë. Të rinj që nuk shikojnë në largpamësi, por vrasin mendjen si të shtyjnë pasditen e radhës, që nuk ndjekin kauza apo nuk kanë vokacione, nuk kanë fe, por që mjaftohen me një ndeshje sportive apo një telenovele amerikano-latine. Të rinj që nuk kanë individualitet të spikatur, ndjekin me besnikëri modën e nuk ushqejnë kreativitetin apo origjinalitetin vetjak. Të rinj që qëndrimin më kurajoz publik kanë mbrojtjen në një tryezë kafeneje të një skuadre futbolli apo të një aktori apo këngëtareje. Të rinjtë tanë nuk merrem me aktivizim social, nuk janë të angazhuar në shoqata joqeveritare apo parti politike por fillojnë që të hënën që të bëjnë përgatitje sesi do kalojnë fundjavën. Të rinj që nuk kanë pasione artistike që të këmbëngulin në realizimin e veprave, nuk merren me sport ku të synojnë arritje por që pasionin e gjejnë tek hedonizmi, shijimi i një veshje firmato apo ngarja e një makine luksoze. Të rinj që nuk e kanë haberin nga gjeografia politike, ngatërrojnë Austrinë me Australinë, Slloveninë me Sllovakinë por që dinë të të rreshtojnë përmendesh me një frymë emrat e klubeve të natës të Bllokut përfshi këtu emrat e baristëve apo deejay-eve që luajnë në to. Të rinj që nuk dinë gjë për reformën elektorale që ka nxjerrë parlamenti shqiptar por që dinë të thonë se Christian Dior ka nxjerrë një parfum të ri. Të rinj që ndihen më afër yjeve hollivudiane të Sunset Boulevard sesa banorëve të Gërdecit e që kujtohen disi për hallet e Shqipërisë vetëm kur ikin dritat e semaforit dhe bëhet lëmsh trafiku.
Dhe Huxley na paralajmëron pikërisht për një diktaturë që bën zap një shoqëri ku njerëzit heqin dorë nga arti, shkenca, letërsia, historia, monogamia, feja, individualiteti apo aktivizmi në këmbim të lumturisë së menjëhershme që vjen nga qejfe sipërfaqësore (seksi si aktivitet social, kafeneja, pubet, rroba të bukura , lëvdatat e momentit, pispillosjet, thashethemet) ose nga gëlltitja e drogës soma (ekuivalent të sotshëm soma do të kishte alkoolin, hashashin, exctasy apo pilulat anti-depresion). Një lloj ‘panem et circenses’ (buke dhe cirk për të shpërqendruar popullin në Romën e lashtë) po buka e sotshme është makiatoja e shoqëruar me një cigare slims dhe cirku është televizioni, por kujdes, jo ai informativ, por ai zbavitës me filma e telenovela.
Këtu patjetër që duhet të përmendet se ka edhe përjashtime të rralla të rinjsh të cilët ndryshe nga rregulli, merren me çështje dhe janë vizionarë, lexojnë e studiojnë, kanë ideale dhe qëllime, kanë pasione dhe individualitet, kanë talent dhe çmojnë vlera. Këta janë për t’u inkurajuar pasi e kanë jetën të vështirë të stigmatizuar prej uniformitetit dhe mediokritetit që ka pllakosur rininë shqiptare dhe japin një rreze drite për lirinë dhe demokracinë shqiptare. Ku ma gjen të ishin më të shumtë! Por fatkeqësisht ka njerëz në Shqipëri që në jetën e tyre janë aq të mallkuar nga fati sa të përjetojnë kalimin nga një realitet Orwell-ian në një realitet Huxley-ian. Aldous Huxley po paska të drejtë, e ardhmja jonë nuk është aspak premtuese po qe se vazhdohet në këtë drejtim!!!
Adri Nurellari

13 May 2008 @ 2:39 pm
iku edhe Adri….si u katandisen keshtu keta opinioniste mo?!
Nje pyetje kam une per TCH, pse nuk i tregon % e votimeve gjate nevete te eliminimit, por thote vetem se ke qene me i votuari, kur askush nuk e di se me cfare perqindje publiku ka votuar personin qe del?
Pse nuk tregohen edhe pak transparente pervec pompozitetit (po….) ne kulm?!
13 May 2008 @ 2:47 pm
PSe cer ka qene Adri palluqi kshu ma perpara, qe paska ik tani ?
Nje cope OJF-ist parazit ka qene.
Tani eshte nje analist parazit, me aksione ne nje unviersitet privat.
Vaj medet !
13 May 2008 @ 2:50 pm
Po prandaj ju eshte bukosur truri miletit se shikojne Big Brother dhe telenovela tere diten dhe kujtojne se jeta eshte TV.
Ju marte topi juve dhe Big Brotherin bashke. Trash trash trash…… go and get a job you idiot, you lazy that want to have everything ready and party all the time….. get your fucking ass off the couch and do something for your existence…..
13 May 2008 @ 4:01 pm
Ne kohen Enverit, te thoje se nuk ka veze ne treg, do te thoshte te shkoje ne burg, pra te ndeshkoheshe sepse konstatoje realitetin. Sot te thuash dicka te vertete per rinine shqiptare, ndeshkojne publikisht, duke te kujtuar biografine. e cfare biografie se:
1. Ke marre pjese ne nje OJF. (gje shume e rende);
2. Je aksioner ne nje Universitet privat (dicka akoma me e turpshme)!!!!!.
Nga reagimi i komentuesve kuptova qe autori kishte 100% te drejte. Kjo eshte rinia e sotme, qe nuk sheh kurre ate qe eshte thelbi i problemit.
13 May 2008 @ 4:20 pm
Big-Brother eshte nje Show nje telenovele e mire organizuar qe muaj perpara asgje nuk eshte spontane. Eshte i njejti format qe perdoret ne te gjitha vendet ku transmetohet ky show. Keta opinionistet qe shkruajn jane shumica te paguar nga Top-Channeli pra shkrimet e tyre jane ne sherbim te rritjes se audiences . Ndryshe nga vendet e tjera ku ka nje tjeter media qe informon publikun rreth ketij show pra media shprehet qe eshte gjithcka fallso ne Shqiperi akoma nuk po thuhet e verteta ne shtyp.
13 May 2008 @ 4:22 pm
pra publiku eshte viktime e mashtrimit kur ky mashtrim sponsorizohet edhe nepermjet medias kryesore gjendja eshte dramatike.
13 May 2008 @ 5:54 pm
Mendoj qe Nurellari ka prekur nje ceshtje qe duhet te shkaktoje debat dhe diskutime, ne menyre qe te reflektohet dhe te pakten te kete perpjekje per te permiresuar dicka, por nuk i kushtohet aq shume rendesi, duke filluar qe nga peshku, qe e ka degdisur kete shkrim tek “shtypi” ne vend qe t’i jepte nje vend me te dukshem.
Televizionet shqiptare, pa frike mund te thuhet se po e c`edukojne publikun shqiptar ne pergjithesi, jo vetem rinine. Pikat me kulmore ky lloj programi qe ofrojne tv-te i ka pasur me telenovelat amerikano-latine, duke shkaktuar nje marrezi kolektive, kur pleq, plaka, burra, gra, te rinje me apo pa pune, braktisnin cdo gje per t’u rreshtuar para televizorit per te ndjekur ato telenovelat me punetoret e punishteve te tekiles (pije qe u be shume popullore vetem per kete shkak ne Shqiperi, duke sjelle edhe fitime te medha per importuesit e saj). Pa folur per vlerat artistike qe kishin keto telenovela apo ndikimin negativ qe kishin tek njerezit per shkak se heroizonin disa dukuri negative.
Tani kemi kaluar ne nje faze tjeter, te “reality show” i formateve si “Big Brother” qe ka shkaktuar te njejten gje (bile shume me teper) si me telenovelat ne fillimet e tyre. Problemi kryesor nuk mbetet thjesht rreshtimi me “komande” i njerezve per te ndjekur disa te rinje aty tek “Big Brother”, por formimi i mendimeve tek te rinjte se mund te behen te gjithe Vip-a apo “Star” dhe te kene karriere ne boten e televizionit etj., pa ndonje mund te madh, thjesht te bertasin, cirren apo bejne rolin e “don zhuaneve” ne nje program si “Big Brother” qe po t’i pyesesh se nga e ka marre idene ai qe i ka dhene kete forme dhe bere popullor ne bote kete show, nuk dine te te thone asnje fjale.
Pas kesaj vjen ajo qe shpreh Nurellari me lart, duke perifrazuar te tjere, ku librat nuk i ndalon kush, por nuk i lexon njeri, kur ka informacion te bollshem, por thjesht shton plogeshtine tek njerezit etj.
Per kete kane faj edhe ca rrogetare te TCH si M. Nazarko qe i bente reklame “Big Brother”, si nje show qe do te sillte ndryshime shoqerore. Pervec ndryshimeve negative, nje show i tille nuk mund te sjelle asnje ndryshim pozitiv ne shoqerine shqiptare, ne mentalitetin dhe paragjykimet e saj etj. Ndryshime ne shoqerine tone do te sjellin zhvillimi ekonomik, lidhja e qyteteve dhe fshatrave te Shqiperise me njeri-tjetrin dhe qendren e saj, Tiranen, me rruge te mira, te shkurtera qe bejne qe Tirana per nje individ qe jeton ne nje fshat te larget te Shqiperise, mos t’i duket sikur po shkon ne Europe, mundesi per punesim, arsim me cilesor dhe me shume mundesi per ta marre kete arsim. Universitet private qe jane hapur pse mblidhen te gjithe ne Tirane, pse nuk shikojne mundesine e zhvillimit te aktiviteteve te tyre edhe ne qytete te tjera te Shqiperise etj.?
Ky diskutim per keto lloj “reality show” behet edhe ne vendet perendimore, qe nuk e kane kete problem si ne Shqiperi. Ne perendim tv-te mundohen te ruajne balancen ndermjet ketyre “reality show” qe ju ofrojne publikut. Ne Angli p.sh. nuk ka vetem show si “Big Brother” apo “Pop Idol” “X Factor” etj., por ka edhe “show-konkurse” te bazuara vetem tek pergatitja intelektuale dhe arsimore e njerezve apo tek talentet e tyre. Disa vite me pare ka qene seria e “Britain`s brainiest”, ku kane marre pjese mesuesit, gjykatesit, infermieret, shoferet e taksive, estate agents etj. te gjithe te grupuar sipas profesioneve te tyre, dhe pas konkurrimit shpallej fituesi per cdo profesion. Gjithashtu edhe “Who wants to be a millionaire” dhe se fundi “Britain`s got talent” etj.
13 May 2008 @ 6:10 pm
Ky s’eshte problem Shqiptar po problem i te gjithe shoqerive “moderne”…ne vetem i kemi kopjuar. Mund te me thote dikush nje shoqeri ku “te rinjte” apo dhe jo te rinjte merren me ato gjera qe “kerkojme ne”?? Nje shoqeri ju lutem…vetem nje…
13 May 2008 @ 6:30 pm
Moza,
mos gjyko Adrin dhe mos ja denigro opinionet pa ja lexuar thjesht sepse ty nuk te pelqen Adri. Kushdo qe ai te jete, te pelqen apo jo ty, ketu po flitet per nje shkrim te tij.
13 May 2008 @ 7:03 pm
….pra, vertet shumica e shqiptareve kane nivelin e big bros….shtoi ketyre dhe ata qe rrine gjithe ditene e shikojne keta tycat….hallall ja bofte zoti ….pranej edhe tallin bythen ata qe bojne pare…
…..si kudo, disa e shijojne jeten duke pa tv, e disa e shijojne jeten ne realitet….
…shkon big bro ne hollande e usa e misinaj shko edhe ne shqipri….!!!!!
…ksaj i thon - ca ka Lala me shume se mu….!!!!!
14 May 2008 @ 8:48 am
ky big bro nuk eshte gje tjeter vetem quintesenca e injorances shqipetare. Nje ish prostitute qe na behet star; dy ish burgaxhi qe na bejne rolion e interesantit per rinine e shqipove; dhe nje grup njerezish te pashprese qe hyjne aty brenda per te njerre me ne pah injorancen shqipetare. Nje mase e madhe njerezish qe shikon kete soap opera te shpelare dhe qe nuk sjell asgje te dobishme per shqiperine. Ky show eshte nje kafaz i dyte per shqipetaret dhe asgje me shume. E vetmja asimetri aty eshte se cben ai Arberi aty me ate nivel qe na e ben kete te ngratin nje specie ne zhdukje ne detin e injorances se rinise shqipetare. Bravo Adri ke kapur nje teme qe duhet lere cthone interesta e ngushta te mediave qe ne fund te fundit perfitojne nga shikueshmeria e kesaj injoranec te ngritur ne gjoja art.