Shkërbërja e pandalshme e shqipes
Nuk besoj se ka gjë më të vulgarizuar e më të keqtrajtuar sot për sot se gjuha shqipe. Fatkeqësisht gjuha jonë kombëtare me të cilën ne mburremi para botës po masakrohet më rrëmbimthi se mjedisi, se pronat publike, se kalatë, folklori, etnografia, pllakat përkujtimore, kujtesa kolektive, varret e dëshmorëve, etj. Ajo tashmë është e ndotur dhe e përkequr më tepër se ujërat, detet, liqenet e lumenjtë; shqipes së sotme që ka mbetur pa “pronar” po i vihet zjarri tejembanë nga të paditurit e karfosur, nga snobizmi mbarëkombëtar i gjysmë analfabetëve të veshur e të ngjeshur me pushtet e pasuri të pamerituara; shqipes së lashtë po i priten rrënjët, degët e pemët më marrëzisht se ç’po ndodh me pyjet e ullinjtë e mbjellë nga Skënderbeu; leksiku, sintaksa, fonetika e saj nuk kanë e duket sikur as nuk duan të kenë më trajta e ndërvarësi shkencore të vetvetishme. Kësisoj nuk është e vështirë të vësh re se gjuha shqipe po shkërmoqet, po leqendiset, po “bathorizohet” nata për ditë. Andaj po bëhet gjithnjë e më e vështirë të “legalizohet” si një gjuhë e përbashkët kombëtare, ky mjet jetik që do të lipset të shërbejë jo vetëm për sot, por edhe nesër për komunikim të shqiptarëve mes vedi jo vetëm në Kosovë, po edhe këtu, në vendin amë, në kryeqytetin e Shqipërisë.
Në këtë kontekst, edhe ajo përpjekje “zyrtare” për të njëjtësuar gjuhën kombëtare shqipe para disa vitesh, aspak rastësisht po vihet në dyshim nga disa palo shkencëtarë “antikomunistë” jashtë kufijve shtetërorë që kombin e ndajnë ende në gegë e në toskë, në komunistë e antikomunistë, e, me sa duket, për shumë arsye të mosarsyes po vazhdohet të shkohet këmbadoras e qorrolleptas drejt thellimit të kufijve e mureve ndarës mes dialekteve e nëndialekteve, mes krahinave e kryeqendrës, mes qendrës e periferisë, mes Shqipërisë e Kosovës, mes antivlerës dhe vlerës, mes një injoranti të kapardisur dhe një shkencëtari të papunë, duke ndikuar e mundësuar kësisoj përçarjen e shkërmoqjen e përnjëmendtë kombëtare të shqiptarit me shqiptarin. Toka e gjuhës shqipe tani është mbjellë me kanabisin e urrejtjes së ndërsjellë; fara e shpifjeve dhe e poshtërimit ka mbirë në baltën e gjuhës sonë. Sherr-politika shqiptare në këto 17 vjet e ka edhe këtë meritë të padiskutueshme.0+
++++
Për këto arsye pa arsye shumica e fëmijëve shqiptarë të lindur në emigracion nuk dijnë shqip.As në Greqi, as në Itali, as në SHBA, ku kemi ngulime të mëdha shqiptarësh, nuk di të ketë shkolla shqip. Po të shkosh këto ditë në plazhin e Durrësit do të gjesh jo pak shqiptarë nga Kosova e Maqedonia, po gjuha e tyre shqip, jo vetëm fonetikisht, është shumë e vështirë për t’u dëshifruar, më e vështurë se gjuha e shqiptarëve të këtyre trevave në vitet 90-të. Një katundar i sotëm nga Presheva mund të merret vesh me një katundar lab nga Kuçi vetëm nëpërmjet ndonjë përkthyesi të duruar. Pse? Sepse edhe në këto troje, njëlloj si në Shqipëri, po ndoshta ca më keq, prej 20 vitesh e tëhu shkolla është degraduar, braktisur, nëpërkëmbur, shpërfillur. Analfabetizmi dhe gjysmë analfabetizmi prodhohet me shumicë jo vetëm nga shkollat fillore e të mesme, po edhe nga “universititet “, të cilat po të paguash të japin diploma fals, kanë vënë përfund jo vetëm administratën, po dhe shoqërinë shqiptare.Vetëm tek ne mund të gjesh qytetarë që thonë se kanë mbaruar universitetin, madje se kanë marrë edhe mastera e të mos dijnë as të shkruajnë dhe as të lexojnë shqip. Jo, ky nuk është egzagjerim!
***
Ndoshta për të kuptuar këtë të vërtetë të hidhtë nuk është e nevojshme të marrësh në provim “masterat” tanë aq të shumtë nëpër ministrira e bashkira, as të lëçitësh tabelat e reklamat nëpër rrugët e Shqipërisë, as ekranet e televizioneve apo faqet kulturore të gazetave që të bindesh sa është e vërtetë kjo rropamë gjuhësore. Ndoshta mjafton të dëgjosh gjuhën e jo pak deputetëve tanë “me diploma e mastera” kur flasin në Kuvend të Shqipërisë. Nuk është e nevojshme të jesh një Çabej që të kuptosh se çfarë kulture e origjine ka shumica dërrmuese e deputetëve tanë, me të hapur gojën. Mjafton të dëgjosh gjuhën e kryeministrit Berisha, le më pastaj zonjën Jozefinë në ndonjë debat të çfarëdoshëm televiziv për t’u bindur se si gjuha letrare kombëtare është pasqyra më e saktë për të lexuar formimin, kulturën, karakterin si dhe orjentimin e tyre psikik. Shqipja pra është katranosur edhe mu në majë të piramidës! E jo vetëm “lart”, po nën shëmbullin e vipave, natyrshëm, shqipja po katranoset e ndyhet përherë e më shumë. Mjafton të ecësh më këmbë nëpër rrugët kryesore të Tiranës, të ulesh nëpër lokalet luksoze të kryeqytetit e të dëgjosh gjuhën agresive, tejet vulgare të të rinjve të sotëm gjysmë anafabetë që hakaten të thonë okej e që aq shumë përpiqen të ngjajnë modernë, (natyrisht së jashtmi, pra në veshje) që të kuptosh se ku po shkon gjuha shqipe me ndihmesën e pakursyer edhe të injorancës që ka pllakosur veçanërisht shkollat dhe kryesisht institucionet tona kulturore. Për t’u bindur edhe më mjafton eksperimenti që u bë me banorët fitues të Kafazit të Artë që u pritën si heronj në qytetin e tyre: dëshmia se si gjuha vulgare e një injoranti provincial, kur hyn në marrëdhënie me publikun, në Shqipëri mund të të bëjë shumë kollaj me famë e të të dhurojë sukses të paimagjinuar ishte vërtet shokuese! Sot, sa më vulgar të jesh në gjuhë, pra sa më të shthurur ta kesh fjalorin, aq më interesant e më me vlerë ngjan! Fjala pra nuk është vetëm te gabimet gjuhësore, po te mendësia e sotme, te kultura, te mënyra si shprehen mendimet, si krijohen marrëdhëniet, si përcillet morali dhe vetë jeta, si komunikohet esi krijohet besimi e mosbesimi, të cilat pasqyrohen e tramsmetohen nëpërmjet gjuhës së folur nganjëherë edhe me blic, pra menjëherë sa hapet goja. Edhe ajo që tash quhet elitë në Shqipëri e ka gjuhën po aq vulgare, ndoshta edhe ca më keq se vulgu i rrugës.
Gjuha e këtyre vipave vulgarë që na flasin nga ekranet përnatë, pra gjuha jonë po shërben më shumë për të shfytyruar marrëdhëniet njerëzore, për të ndezur se sa për të shuar konfliktet e mosmarrëveshjet ndërnjerëzore. Shumë njerëzve gjuha u vlen më tepër për t’u grindur, mashtruar, sharë, gënjyer, përbaltur, shpifur e moskomunikuar, se sa për të ndërtuar ura, ujdira, mirëkuptim, marrëveshje, harmoni e paqe.
Populizmi ka mundësuar që rruga në Shqipëri të jetë bërë e rrezikëshme, të jetë e zaptuar nga një gjuhë me dinamit që shpërthen dhe e ndez zjarrin e sherrit e sharjes edhe pa shkrepse, vetëm pse dikë e ke parë shtrembër apo se një të forti i ke gërvishtur padashje makinën. Shumë vrasje e krime në Shqipëri vijnë e burojnë nga keqpërdorimi i gjuhës. Një i huaj më ka pas thënë: ju shqiptarët atë që kushton më pak dhe vlen më shumë nuk e dini…Cilën?-e pyeta. -Fjalën e mirë! Ne themi me qejf e me ngut fjalën e keqe, atë që fyen e poshtëron, ngaqë kujtojmë se vënë përfund dikë ne lartësohemi vetë. Edhe zyrat e pushtetit e të gjykatave, mjediset e policisë e vecanërisht të shkollave janë mjedise të një gjuhe vulgare ku kryefjalë janë sharjet, poshtërimi, qësëndisja, fyerja, ofendimi, shpifja e nevojtarëve dhe e më të dobtëve… Kuvendi i Shqipërisë është padyshim shëmbulli dhe modeli më qënësor i gjuhës që të çon herë te vulgariteti, herë te dinamiti, herë te urrejtja, herë te shpifja… Politika është përgjegjësja kryesore dhe autorja e bindjes së krijuar se superior të bën gjuha vulgare dhe agresive; se i predispozuar për të bërë karrierë të shpejtë në çdo parti a zyrë shqiptare është ai që di të shajë publikisht më shumë, ai që “gjuan” më mirë e më fort, ai që tall e përqesh më mirë! I aftë, i mençur, burrë i vërtetë, udhëheqës historik është ai që e ka gjuhën e ndyrë, ai që poshtëron e ve përfund”armikun”.. Nuk është e rastit që në Shqipëri krerët më të lartë të shtetit, pavarësisht nga fakti në janë në pozitë apo në opozitë, marrëdhëniet me vartësit si dhe autoritetin e tyre absolut e vendosin nëpërmjet gjuhës vulgare, me ndihmën e sharrjeve të ndyra, të poshtërimit të paturpshëm e të pakursyer të vartësve. Edhe media, natyrisht, ndihmon e ndikon në këtë drejtim. Të gjithë së toku po ndikojmë dhe po ndihmojmë përditë, qoftë edhe padashje që të vulgarizohet sa më shumë e sa më shpejt gjuha shqipe. Pa e ditur se kësisoj helmojmë edhe veten tonë, familjen dhe shoqërinë.
Ndoshta kjo ka qënë edhe arsyeja e vërtetë përse Berisha shkriu me një të rënë të shkopit albanologjinë e veçmas Institutin e Gjuhësisë. Me sa duket, në këto vite të rrokopujta shkencëtarët e gjuhës dhe sidomos mësuesit e gjorë të shkollave janë ndjerë, ç’është e vërteta, kryekrejt të pafuqishëm të ndalin këtë rropamë kombëtare që ka mbjellë kjo sherr-politikë kaq e përdalë, kaq gjuhë ndyrë!
***
Gjuha është fytyra e vërtetë e një kombi, po edhe e çdo njeriu, është veshja e vërtetë e qënies së tij; prej gjuhës një njeri i kulturuar mund të kuptojë fare lehtë se me kë ka të bëjë: me një të ditur, apo me një kafshë, me një jugor, apo me një verior, me një të shkolluar e të kënduar, apo me një “dru me pre” të veshur firmato, me një të edukuar për së mbari apo me një papagall snob që nuk ka asnjë princip e skrupull moral… Për të kuptuar një njeri nuk mjafton moda, luku, veshja, krehja, por gjuha; vini re: sa hap gojën një miss injorante, bukuria e saj kthehet menjëherë në një shëmti që të ngjall vetëm krrupë e përbuzje, ashtu sikundër një njeri i shëmtuar mund ta bëhet sakaq simpatik. Në sallonet mondane të Londrës sa hap gojën të kuptojnë se ç’farë shtrese i përket. Në Rusi, në sallonet aristokrate, quhej vetëposhtërim i pafalshëm të flisje rusisht, po vetëm frëngjisht. Por tek ne ka lindur një modë e çuditshme që nuk egziston kurrkund: të folurit qëllimisht sa më vulgarisht, sa më llumërisht jo vetëm me fjalor e me fonetikë, po edhe me një sintaksë allasoj që u shkon përshtat vetëm të pagdhëndurve të pandreqshëm. Ky lloj tipi social kujton se tërheq vemendjen, apsi ai është më se i bindur se vetëm me nhë të tillë gjuhë/sjellje mund të pranohet në shoqërinë e lartë e në atë të pabeve si një person interesant, origjinal, pse jo edhe i ditur, si një njeri i kohës, me një fjalë si një modern i vërtetë!
Sidomos në Tiranë duket sikur ka një garë të pashpallur: kush flet sa më vulgarisht, kush guxon e shan publikisht nga nëna e motra, kush përdor fjalë të ndyra në publik, kush shkërdhatëron gjuhën nëpër media në favor të partisë a të liderit, kush përdor zhargone e katundarizma nëpër zyra, kafenera e partira, kush flet vulgarisht edhe në familje, ai beson se është i fortë, burrë safi, ai/ajo ka sukses, ai/ajo quhet i kohës, ai/ajo është modern, i suksesëshëm, i papërballueshëm, dmth vip i vërtetë!… Kështu, nëse të ndalon për një kundërvajtje një polic, po u solle me të si i kulturuar, po i the më fal e të lutem, ke për të ngrënë gjobën, ama po e shave, po e poshtërove, po përdore gjuhën e një rrugaçi sypatrembur e kokërruar, ai ul bishtin e të kërkon ndjesë… Gjuha shqipe aktualisht është si një femër e palarë dhe përdalë që as nuk tenton të vërë pudër, xhel, apo parfum, si ç’bëjnë do të rinj të sotëm që kuptohen që janë injorantë nga përbrënda, sa hapin gojën e shqiptojnë fjalën e parë: ç’kina mër jahu?”.
Në një administratë duhej të përdorje patjetër fjalën “shkërdhatë ” pas çdo fjalie që të provoje se “je i yni”; sikundër në një tjetër doemos duhet të përdorësh nëndialektin e shefit, gjuhën e urrejtjes e mllefit për “armiqtë”e tij e të partisë së tij që mos “të të zerë reforma” e që të provosh se edhe ti “je i yni”.…Jo, nuk janë shkak vetëm efektet e globalizmit, të hapjes së Shqipërisë, të ndikimit të anglishtes ndërkombëtare, të lirisë së fjalës, të modës e të shoqërisë së konsumit shkaktarë kryesorë; vulgarizimi i shqipes dhe i jetës sonë të përbashkët deri në këtë farë feje nuk ka ardhur as vetëm e as thjesht nga shpërthimet demografike, dmth nga nakatosjet e popullsisë urbane me atë rurale, nga sundimi i shumicës rurale, po më së shumti nga sundimi i beftë e absolut i injorancës e gjysmë analfabetëve në mbarë hierarkinë shqiptare, në të gjitha nivelet, që nga ato shkencore, administrative, mediatike e politike e deri te rruga, te lokalet e pabet, si dhe te drejtësia e “gjashtëmujorëve”. Kultura e spektakleve, kultura e imitimit, kultura e misseve, kultura e ambalazhit dhe e xhelit dhe mbi të gjitha kultura e urrejtjes janë sovranët e sotëm në shoqërinë shqiptare.
***
Më së tepri shkërbërja e gjuhës ka ardhur nga përthyerjet e rënda që kanë ndodhur në familjen shqiptare, në shoqërinë tonë, veçmas në shkollën tonë, në moralin tonë, në kulturën tonë, në sjelljen publike të të shquarve, dmth të atyre që sot quhen vipa, të atyre që flasin nga podiumet e larta të politikës, në marrëdhëniet tona njerëzore e familjare e veçanërisht në ato të rrugës që tashmë është ngjizur me agresivitet dhe artificilitet, me snobizëm, gënjeshtra, padituri,fjalor vulgar e të ndyrë që vështirë se mund të përballohen. Rruga është institucioni më i pakontrollueshëm dhe më autonom në jetën tonë. Rruga ndikon e drejton jo vetëm fëmijët, po edhe të rriturit. Ndikimi i rrugës është hë për hë i papërballueshëm. Rruga të vret, rruga të jep lavdi, rruga të poshtëron, rruga të le papunë ose të jep punë, rruga të bën të shquar, ose lypës, rruga e bën modën, rruga ndot jo vetëm ajrin, rruga përcakton sjelljet, normat e moralit, ajo ka në dorë madje edhe politikën, që ndonëse ngjan si “një zonjë e randë”, është rruga që përcakton kush do të jetë sot shumicë: Nuk ka asnjë dyshim që partia që zotëron rrugën, dmth ajo që mbush sheshet e metingjet ajo e merr pushtetin! Pra është rruga ajo që përcakton se si duhet të jetë edhe gjuha e komunikimit jo vetëm mes krerëve, partive, po edhe mes shqiptarësh.
Gjuha jonë drejtohet nga rruga që i ngjan shtegut të dhive, jo se nuk ka asfalt, as vija të bardha, as semaforë, por se edhe kur në ndonjë udhëkryq del ndonjë semafor, meqë nuk ka drita, mund të mos e respektosh sinjalistikën, aq më tepër po të jesh “i madh”, dmth i fortë. Në rrugët e Shqipërisë burraty e shtetit janë ata që nuk respektojnë semaforët! Pra në të gjitha rrugët tona, që të kesh sukses e të tërheqësh vëmendjen patjetër duhet të flasësh e të sillesh sa më ndyrësisht. Sa më agresiv të jesh në rrugët e Shqipërisë, aq më kollaj të hapen dyert e aq më shumë të nderojnë. Me prona të pamerituara kryesisht janë bërë pikërisht ata që e patën shthurrur gojën dhe e bënë gjuhën agresive që në fillim të herës. Karrierë nëpër partira kanë bërë pikërisht ata që janë më gojështhurrurit e më gojëndyrët. Të lavdishëm,”historikë”e të paprekshëm aktualisht janë ata që nuk e kanë për turp e për marre të dalin nëpër podiume, ekrane e nëpër gazeta e të bëjnë rezil sidomos ata që janë treguar të ndershëm, të drejtë e të pambrojtur, ata që ende kanë namuz e cipë në ballë…
E teksa shkruaj këto rreshta, më vjen në kujtesë një poezi e shkurtër e Brehtit, të cilën ma pat dhënë i ndjeri Robert Shvarc: “Luftova me luanët dhe fitova, me gjakun tim ushqeva çimkat, por për të më ngrënë, më hëngrën mediokrit!”Nuk e di nëse kam të drejtë të them se kjo poezi ndoshta e meriton të ketë për titull:”Fati i sotëm i Shqipes”.
nga Kiço Blushi / Gazeta Shqiptare

30 August 2007 @ 8:45 pm
E lexova sot ne kafe kete shkrim, dhe u tmerrova qe ishte aq i vertete! Mendova ndonjehere se dhe une kur shkruaj me siguri “jap nje dore” ne kete proces dhe kjo me dhembi me shume. Eshte nje sfide shume e madhe.
Tani qe po shkruaja keto rreshta po mendoja dhe peshkun
mendoni se sa, per fat te keq, vlen ky shkrim dhe per peshkun ndonjehere… 
30 August 2007 @ 8:53 pm
Me thelbin e artikullit jam plotesisht dakord. Por sic duket paguhej nga numri i fjaleve se keto qe tha mund t’i kishte thene me dy paragrafe. Mos nuk eshte edhe kjo nje zhberje e gjuhes? Per me teper c’do te thote me keto krahasime: “me një të ditur, apo me një kafshë” == “me një jugor, apo me një verior” ?
30 August 2007 @ 9:05 pm
Nuk i heqe as nje presje ketij shkrimi..
Eshte turp per nje komb, qe nuk respekton gjuhen e vete…
Nuk eshte puna tek fjalori i rrugeve, se kjo fatkeqesisht eshte nje ceshtje qe do kohe dhe shume investim.
Por, eshte e pa falshme dhe shume ofenduse gjuha qe perdoret neper ekranet televizive, si edhe fjalori rrugac qe perdoret nga politikanet.
Aq sa, nuk i shoh me emisionet televizive,se thjesht me acarojne me gjuhen qe perdorin..Me vjen turp qe kam bashkombas shqiptare te tille.
klajdevur,
Une mendoj se Peshku duhet ndjekur si shembull i vertet pozitiv..
Ketu tek peshku gjuha vulgare dhe ofenduse nuk tolerohet aspak dhe kjo e ka bere me terheqes..Sikur kjo gje te ndodhte edhe ne mediat shqiptare, do te kishte shume ndryshim.
Cencura ka provuar qe funksion!! Duhet te kthehet urgjentish dhe te zhduket vulgariteti dhe injoranca.
30 August 2007 @ 9:10 pm
Edhe Gjuha si cdo gje tjeter evoluon me kalimin e kohes. E rendesishme eshte qe te evoluoje per mire dhe jo per keq. Ky fenomen eshte ne te gjitha vendet e botes. Po te shikosh edhe ne Angli eshte i njejti problem apo teme edhe ketu ne Amerike eshte po ashtu sepse levizja e lire e njerzve nga nje vend ne vendin tjeter sjell fjale dhe shprehje qe i pershtat me gjyhen ne vendin tend. E rendesishme eshte qe thelbi i vleres se gjuhes sone Shqipe te ruhet me fanatizem sepse po humbi thelbi cdo gje ka marre fund.
Ne Shqiperi pastaj eshte nje fenomen tjeter. Aty ku duhet te flitet nje gjuhe e paster dhe drejtshkrimore apo korrekte gjuhesore sic jane TV Radio apo ambiente zyrtare keto te fundit e kane basarduar gjuhen shqipe me rrenje. Po te degjosh spikerat ne TV gjysmat e fjaleve i kane te huaja pavaresisht qe njerezit e bejne lidhjen keto fjale e largojne shqipen origjinale me shume nga rrenjet e veta. Po te degjosh gjuhen qe perdoret ne organin me te larte ligjvenes “Parlamenti” qe ne kohen tone eshte bere “Parlalu” degjon fjalime qe jane per te vene duart ne koke per nga perdorimi i fjaleve apo zgjedhja e tyre.
Qofsha i gabuar por ne Shqiptaret e kemi me mire te perdorim nje gjuhe tjeter sesa gjuhen tone dhe nuk e di se perse vjen ky fenomen nga mendjemadhesia per te treguar se sa dime apo nga injoranca. Po te shkosh ne vendet perendimore dhe tju flasesh nje gjuhe tjeter nuk te pergjigjet njeri pavaresisht se dine te ta kthejne pergjigjen ne gjuhen e huaj. Kjo hyn ne krenarine kombertare qe ne e trumbetojme shume se e kemi te madhe por qe faktikisht nuk e kemi fare.
30 August 2007 @ 9:19 pm
Gjuhet gjithnje kane pasur keto sfida ne kohe te ndryshme.
Faktikisht kriza eshte e shoqerise, e del te gjuha , qe tregon gjendien e saj mendore te atyre qe shprehen ne kete gjuhe.
Duhet shteti te kishte nje ligj e nje institucion per te mbrojtur gjuhen shqipe, mjetin e komunikimit mes shqiptareve.
Te qe nje institucion edhe me kopetenca ligjore per ato mjetet te informacionit publik qe shtremberojne e sakatojne gjuhen, e kete ja imponojne pulikut.
Po keshtu ky institucion te keshillonte e jipte zgjidhje per sfidat e gjuhes, qe dihet ka ne cdo kohe.
Ke shume shprehje qe ne kete kohe jane te reja per shoqerine tone e ne pergjithesi cdo kohe qe ndryshon ka te tilla, nje institut i tille mund te jipte zgjidhjen profesionale cila fjale duhet te perdoret, ose te gjente nje fjale nga hapesira e gjuhes shqipe.
30 August 2007 @ 9:50 pm
Bledi thote: “Faktikisht kriza eshte e shoqerise, e del te gjuha, qe tregon gjendien e saj mendore te atyre qe shprehen ne kete gjuhe.”
Per mendimin tim, artikulli kete duhet te thoshte, qe degradimi i gjere i gjuhes publike eshte simptome e shoqerise. Gje qe nuk e thote, ose me sakte e thote shkarazi po dhe e kundershton duke ia vene fajin “injorancës e gjysmë analfabetëve në mbarë hierarkinë shqiptare” apo dickaje tjeter. E shpesh, ka dhe dallime pak arbitrare sic thote SM me siper.
Tamam tamam, mendoj se nuk eshte problemi tek gjuha vete, por tek permbajtja. Ne media, politike e kryesisht ne jeten publike shqiptare kam pershtypjen se ka nje zbehje te permbajtjes, qe ndihmohet nga perdorimi shkel-e-shko i gjuhes. Perdoren fjale te lloj-llojshme per te maskuar mungesen e argumentit dhe te ideve te qarta. Perdoren fjale te huaja per t’u hequr si te mencur, kur ne te vertete nuk po thuhet asgje. Dhe tamam tamam, keshtu me duket artikulli i Blushit.
Se qe gjuha eshte ne pike te hallit kete e dime. Problemi eshte te gjejme arsyen, brenda mundesive, objektivisht. Blushi, perkundrazi, permend nje tufe me stereotipe, nuk ben aspak kerkim dhe nuk na jep kurrfare informacioni te prekshem mbi gjendjen e gjuhes shqipe sot. Kush jane keta njerez te administrates qe abuzojne me gjuhen? Cfare thane? Ku e thane? Kush jane vipat qe e keqperdorin gjuhen? Etj Etj. Nje shkrim qe pretendon te ndihmoje perdorimin e sakte te gjuhes, duhet te pakten te jape nje shembull negativ dhe nje pozitiv. Shkrimi i Blushit eshte, ne rastin me te mire, siperfaqesor.
30 August 2007 @ 9:51 pm
Problemi i gjuhes nuk eshte se ata ose ato po perdorin fjalor te padenje,fjale banale etj.Problemi qendron ne perdorimin e parregullt qe i behet asaj.
Megjithate une nuk do te shqetesohesha shume.Per shume dekada gjuhes shqipe i ka munguar perplasja me gjuhe te tjera e huazimi i ndersjellte normal midis tyre.E tashti ,gjithe ky vullkan pernjehereshduket sikur po i ve bombat.Me kalimin e viteve mendoj se do jete nje fenomen normal,fiziologjik.Gjuha shipe eshte shume e veçante dhe me identitet shume te forte per te ndryshuar shume.
30 August 2007 @ 10:24 pm
Problemi me shume shkrime, eshte pasi konstatojne problemin, nuk japin zgjidhje, mundesi, si intelektual prodhus ne jane, te fillojne vet te paret, te vene nje ”tulle’, nje nisme , nje ligj.
Ne e kuptojme qe gjuha shqipe dhunohet ne gojen e shume politikaneve te tanishem po dhe shume te djeshem fusnin fjale te pafund te huaja, per te mos u kuptuar ne komunikim e per tia hedhur njerezve.
Kuptohet shume nisen dhe nga qendrimet politike, po ska gje, po te marin masa e ndreqin a japin nje kontribur real vetiak ne fillimin e ndryshimit te gjerave kuptohet kjo do kete dhe fitim per ta, sesa te ngelen thjesht ne konstatim.
Gjuha eshte mjet komunikimi, e duhet te jete sa e thjesht dhe e paster te miresh vesh, po kur do te mashtrosh atehere futen fjalet e huaja. etj etj.
Uroj qe pasi te konstatohet realiteti, qe e dime e na merzit, edhe na bezdis me shume kur perseritet ne shkrime, pra te jipet nje zgjidhje te ecet me tej, jo te ngelemi ne vend.
Ka dhume gjera per te mbrojtur gjuhen nga deformimet.
Shteti shqiptar ka pergjegjesi, pasi eshte mjeti kryesor i komunikimit, dhe eshte pergjegjesia historike e kombetare.
Nje institut me fuqi ligjore, qe dhe te keshilloj, dhe te kthej pergjigje per problemet reale te gjuhes, po kur eshte per te gjobitur e mar masa le te mari dhe masa.
30 August 2007 @ 10:27 pm
Bledi thote se “Duhet shteti te kishte nje ligj e nje institucion per te mbrojtur gjuhen shqipe, mjetin e komunikimit mes shqiptareve”.
Arsyeja pse me pelqeu ky shkrim eshte se autori e kishte lidhur shume mire me gjendjen e shoqerise duke treguar se gjendja e gjuhes ne fakt, eshte pasoje qe vjen nga gjendja ne te cilen ndodhet shoqeria. Keshtuqe, Penar, shkrimi nuk ka pse te jete aq akademik. Nuk na duhen rastet kur u tha, kush e tha dhe si u tha. Ketu vlere ka fenomeni, jo analiza shkencore, qe behet dhe eshte bere pafund ne shtypin shqiptar (por qe une dyshoj te kete terhequr vemendjen e duhur).
Ne kete kontekst, Bled, i bie te themi qe ne mos nje institucion duhet gjetur nje sistem, qe te siguroje se vleresohet vlera dhe jo antivlera, qe te siguroje se stimulohet drita dhe jo erresira. Dhe ne mos qofte shteti, atehere duhet te jemi te gjithe ne ata qe duhet ta bejne kete gje. Ketu, sigurisht nuk flasim vetem per gjuhen. Por kjo e fundit eshte treguesi me i sakte, ajo qe e vuan dhe me shume gjendjen.
30 August 2007 @ 10:40 pm
ca mburemi ne ? une jo te pakten.shqipja eshte nje gjuhe e shemtuhar ne rradhe te pare per veshin e nje te huaji plus qe ka huazuar shume fjale nga shume gjuhe te tjera qe po te rri te ti numuroj s’kam kohe.duke filluar nga ferngjishtja anglisht etj.
mos u mbur kot ler greket ose italianet te mburren
30 August 2007 @ 10:42 pm
o harrova by the way i speek english to my son
30 August 2007 @ 10:51 pm
Hallall teo….. po ne festat e grekeve shkon ti kur kercejne si cingijet dhe ha sufllaqe?!
Po pse thua qe jam Shqiptar pastaj apo kot per inerci?!
30 August 2007 @ 11:31 pm
Teo thote:
o harrova by the way i speek english to my son
Per ti folur fliti ti Anglisht, por kur te shkoje ne shkolle yt bir, ler tjeter njeri t’ia korrigjoje detyrat e Anglishtes per gabime ne TE SHKRUAR
31 August 2007 @ 12:22 am
teo
une jo te pakten.shqipja eshte nje gjuhe e shemtuhar
haaaa…..
Kjo shqipja e jote po eshte e shemtuar.
Po je shqiptar, e jo ndonje minoritar, gjuha shqipe eshte krenaria jone, pak vende kane gjuhen e tyre, e nga me te vjeterat ne bote, e vjeter sa njerezimi, ska si te mar fjale nga gjuhet qe jane me te reja se ajo.
Greqishtja e bukur per veshin e te huajve???? Ketu ne amerike tallen me tingujt e greqishtes e emrat e saj.
Italishtia e tingulli i saj eshte gjuha e krimit e krimineleve e mafjozeve ne zhargonet amerikane e kulturen popullore.
Shqipen sipas pervojes time ketu ne amerike tingellon bukur, sidomos shume nga fjalet tona.
Nje i huaj kur na degjoi nje here nga qe ne perserisim ‘’sh’ shume na mori si ferngjishte.
Shqiptaret i flasin shqip ketu femijeve, po femija kur ritet e mer anglishten nga ambienti .
Nje shoki im vetem shqip i fliste edhe mamaja e tij qe e mbante gjithe diten, po djali kur u rit nga tv e ambienti e mori anglishten vet sic e marin femijet.
31 August 2007 @ 12:24 am
Për 4-dekada me radhë kam dhënë gjuhën dhe letërsinë në shkollë.Padyshim që ndjej dhëmbje kur shkërbëhet gjuha ndo e folur,dhe,ca më tepër,e shkruar.Vërej,me keqardhje domosdo,që edhe këtu tek”peshkupauje” ka orvajtje që mos shkruhet shqip.Sofrë e madhe,sigurisht,ku janë shtruar shumë për”të ngrënë”,dhe s’do mend,do bëjnë edhe thërrime.Shoh që ka tendenca “shartimesh”,fillohen mesazhet shqip dhe sosen në gjuhë të ndryshme,për t’u treguar se ne,tanimë,jemi jo vetëm të bredhur,por dhe të ditur madje sa të japim ujë në shoshë në disa gjuhë.I shkruaj dikujt miqësisht:-Pse nuk shkruan shqip?-Se kështu më do nokja,-ma ktheu.Të shkojmë edhe më tutje:ka që hiqen kozmopolitë!Se,gjasme,shqipja nuk paska”takat” të mbartë gjithë atë “talent!”Pastaj,ky,talenti(mend i thurren poezi) e ka gjetur veten duke shkruar vetëm e vetëm në gjuhë të huaj,se në Shqipëri i ati i ka bërë ca vjete burg(vetëm e vetëm i ati këtij”talentit”?!)dhe po m’i ngjitë shkallët e simpatisë aq sa nuk i del dot përpara.Jo vetëm nuk shkruan shqip,por,mezalla,se e përktheni!Është jashtë serie,more vëlla!Për t’u shkolluar(deri me arsim të lartë) është shkolluar në Shqipëri,por ja që e bën hasha.Ku mund të shprehet shqip ajo?E kam fjalën për Ornela Vorpsin,së cilës,as që ia vë në dyshim talentin,por ksenefobinë për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe jo vetëm nuk ia fal,por,përkundrazi,e anatemoj.Kur shkrimtarët(ku futet dhe Ornela me sukseset e arritura) heqin dorë nga të shkruarit shqip,atëhere çfarë mbetet për të tjerët?
Gjuha është një nga tiparet dalluese të një kombi.U zhbë gjuha,u zhbë Kombi!Këtë duhen ta ngulin në kokë mirë,në radhë të parë ata që përgjigjen për ruajtjen e gjuhës me të gjitha zhvillimet e saj,dhe,ca më poshtë,të gjithë ne të tjerët që veçëse flasim shqip,por edhe shkruajmë po shqip.Të flasim dhe të shkruajmë një shqipe të pastër,në mënyrë,që ti si shqipfolës,në të gjithë trevat ku flitet shqip,pavarësisht kufijëve ndërshtetërorë,mos kërkosh “përkthyes” për t’u marrë vesh shqip.
31 August 2007 @ 12:24 am
anonymus
Ti flasesh gjithe diten femise shqipen, kur je ne ambientin e anglishtes ketu ne amerike, ai do ta mari anglishten vet na tv e ambienti.
Prandaj kush e ka kaluar kete proces e di mire se nuk ngelet pa mesuar anglishten po i vole ti shqip
31 August 2007 @ 12:36 am
Ksaj i thuhet te sharrosh n’m** ne hap te pare.
——————————————————————–
Nuk besoj se ka gjë më të “vulgarizuar” e më të keqtrajtuar sot për sot se gjuha shqip.
——————————————————————–
Vulgarizuar??
Luja Kico luja!
31 August 2007 @ 12:43 am
bledi, e di une vella, e di! Une vete (vetem) shqip i flas evlatit tim, e keshtu kur vete ne Shqiperi, nuk me turperon, bile me nderon, sic edhe me nderoi keto tre javet e fundit.
Komenti im kishte te bente me faktin qe ai byrazeri e shkruante “englishten” me gabime. Une pandeha se kjo ishte e qarte nga konteksti. Me sa duket jo.
Pardon!
31 August 2007 @ 12:50 am
Po, e qarte qe, po une vazhdova biseden per gjuhen pa u zgjatur shume ne te tjerat, nga qe femijet dhe gjuha jane problem ketu, e kisha shembuj konkret.
Me te mira
31 August 2007 @ 12:58 am
E lexova me kenaqsi kete artikullin, se e kam thene edhe me perpara qe nuk ka per mua cudi me te madhe sesa ky mohim i gjuhes nga nje pjese derrmuese shqiptare ne emigrim dhe kuptohet shperdorimi i saj ne hir te modernizmit. Nuk e di por sa here shkoj ne shqiperi, me duket sikur po nuk do dija anglisht do kishte shume fjale qe nuk do ti kuptoja neper lajme.
Eksperienca ime ka qene qe rralle here kam takuar emigrante shqiptare qe u flasim femijve shqip edhe pse gjuhen tjeter prinderit nuk e zoterojne ndonje kush e di. Kam takuar nje cif (te dy shqiptar) qe kishin qene ne Itali nja 10 vjet, dhe kur erdhen ketu vazhdonin ti flisnin femijes italisht ‘qe te mos humbiste gjuhen’. Zakonisht keto do ishin raste te vecanta, qe nuk mund te pergjithesohen, por fatkeqsisht, te rralle jane ata femije shqiptar qe jetojne jashte e flasin shqip.
31 August 2007 @ 1:08 am
Si teo ka shum ne angli qe su flasin fare femive shqipe per ironi te fatit mbajne dhe flamurin shqiptar ne tavolin per te treguar se sa patriot jane ne fakt skan lidhje me patriotizmin por jane te stimuluar nen emrin shqiptar, tani po na delka qe qenka gjuhe e shemtuar besoj se ai po provokon gjithsesi valle qkerkon perderisa nuk te pelqen shko aty ku gjen veten un besoj se je ne krize “identiteti” sje vetem ti por ka shum si ty por me ekeqja eshte se keta lloj sterotipash nese shqiperia behet ndonje dite mire dhe ka emer per te mire jane po keta stereotipa ne krize “Identiteti” qe thone menjeher se ne jemi shume patriot e duam atdheun tone te dashur hahahah shoqeria shqiptare duhet te beje menjeher distancimin ndaj tyre sa seshte vone.
31 August 2007 @ 1:18 am
Alban thotë: “shoqeria shqiptare duhet te beje menjeher distancimin ndaj tyre sa seshte vone”.
Alban, kjo do te qe shume e veshtire se kam pershtyjen qe numri i njerzve qe sapo pershkrove do jete mjaft i madh.
31 August 2007 @ 5:38 am
artikulli eshte me vend por nuk e kuptoj cdo te thote autori me:
“Nuk është e nevojshme të jesh një Çabej që të kuptosh se çfarë kulture e origjine ka shumica dërrmuese e deputetëve tanë, me të hapur gojën. Mjafton të dëgjosh gjuhën e kryeministrit Berisha, le më pastaj zonjën Jozefinë në ndonjë debat të çfarëdoshëm televiziv për t’u bindur se si gjuha letrare kombëtare është pasqyra më e saktë për të lexuar formimin, kulturën, karakterin si dhe orjentimin e tyre psikik.”?????
mos valle do qe shkodranet, dhe vlonjatet duhet te sforcohen te harrojne dialektin e tyre dhe te flasin “gjuhen letrare”??? ky argument me duket jo arsyetuar mire…
31 August 2007 @ 6:10 am
Buda, Jozefina Topalli mund te flase ne dialekt sa te doje me te shoqin ne shtepi, ose kur viziton mehallen e vet ne Shkoder; por kur del te flase ne publik live ose ne TV perfaqeson shtetin shqiptar dhe duhet te flase gjuhen zyrtare te ketij shteti. Nuk ka nevoje te harrosh dialektin per te folur gjuhen standard, mund t’i flasesh per bukuri te dyja, ne kuvendet perkatese.
31 August 2007 @ 6:20 am
asterion,
personalisht mendoj qe e ke gabim. gjuha e perdorur nga nje zyrtar eshte dicka personale, dhe se si me duket qe te detyrosh dike te ndryshoje fjalorin e te folurin e vet, vetem e vetem se po perfaqeson shtetin. Pak a shume, me duket e padrejte ideja se duhet vendosur me force gjuha letrare ne te folurin publik.
(S’me pelqen fare se si flet Topalli, po kjo nuk do te thote qe pakenaqesia ime te behet ligj…me kupton?)
31 August 2007 @ 6:39 am
Penar, ndersa une mendoj se kur dikush qe eshte figure institucionale, si Topalli, nis te flase ne dialekt, atehere kjo mund te interpretohet ne dy menyra: (1) ose Topalli haptazi ka vendosur ta sfidoje standardin gjuhesor dhe te promovoje nje fushate per zevendesimin e tij ose (2) Topalli nuk e flet dot standardin (sepse nuk do, ose nuk arrin ta mesoje ose nuk e kupton qe ia kerkon pozita qe ta flase). Une do te pranoja me lehte alternativen e pare (sfiden), por kam frike se e vertete eshte e dyta (pamundesia). Perndryshe, Kryetares se Parlamentit ose Kryeministrit ose Kryetarit te Gjykates se Larte ose Rektorit te Universitetit ose zedhenesit qeveritar nuk u lejohet te flasin as shkodranishte, as permetarce, as myzeqarce. Kryetarja e Parlamentit duhet te flase gjuhen standard qe flet shteti shqiptar, pavaresisht nga origjina krahinore ose bindjet kulturore qe mund te kete, ose nga dialekti qe perdor privatisht. Nese Topalli beson se standardi i shqipes nuk vlen me, atehere si politikane mund madje duhet te nise nje fushate per ta rrezuar ose modifikuar ose rishikuar; por sa kohe qe kjo nuk ka ndodhur, ia kerkon roli qe ta perdore standardin. Duke folur ne dialekt, Topalli shnderrohet ne parodi te vete figures institucionale qe misheron. Te kujtoj se ne vende te tjera, ku eshte e pamendueshme qe nje kryetar parlamenti te flase ne dialekt, deri edhe nuancat e lehta shqiptimore behen objekt talljesh e percmimi, sepse tregojne qe nje personalitet i larte shteteror nuk eshte ne gjendje ta perdore standardin. Mbaj mend se sa jane tallur dikur ne Itali me shqiptimin e vecante, krahinor (nga Irpinia), te politikanit demokristian Ciriaco de Mita; ose edhe sot, ne USA, me disa shprehje tipike provinciale te presidentit Bush.
31 August 2007 @ 7:10 am
asterion, ky imponimi yt per “standartin e gjuhes se folur” me duket pak i tepruar. Deri diku pranoj qe te kete “standard” per gjuhen e shkruar por per te foluren eshte pak qesharake dhe nuk ekziston gjekundi. Por duhet te kemi parasysh ndryshimin mes dialektit dhe shqiptimin e pasakte te fjaleve. Bushin e tallin sepse nuk mund te shqiptoje fjalet mire dhe shpik fjale te reja aty per aty por jo per dialektin. Sipas teje edhe Kennedy qe ka pase nje theks te rende tipik Bostoni duhej ta kishte nderruar, e shume presidente te tjere amerikane si Carter me theksin e tij tipik jugor prej fermeri nga Gjeorgia apo Clinton dhe Al Gore qe kane gjithashtu theks te rende jugor…
31 August 2007 @ 8:11 am
artikull shume pasionant. ka ca gjera qe thote qe me duken qesharake, c’kina mer jahu, psh, eshte maniere banale qe e lejon rutina, vendi dhe familjariteti. po ashtu shqetesimi se rinia eshte duke thene OK nga blloku me duket pak i trashe. OK eshte fenomen qe nuk duhet kapur nga shqipja, por nga ekonomizimi gjuhesor qe imponon anglishtja. nga ana tjeter, perderisa paska nevoje per pekthyes mes nje katundari nga veriu dhe nje katundari nga jugu, venia ne dyshim e standartit nuk duhet pare si nje ngjyrim “antikomunist”, por duhet kuptuar vecse si nje kerkese per nje standart me te komunikueshem. mbyllje po aq pasionante. them se e kuptova disi c’lidhje kishte mediokriteti me gjithe kete, por sic edhe e shpreh artikulli, fajin nuk e ka e mesmja imituese, pasi ajo eshte natyra e te mesmes, por menyrat e pasjellshme te atyre qe kemi zgjedhur ne pushtet, te atyre qe kemi zgjedhur te imitojme. perfundimisht, dua te them se, pavaresisht qellimit te mire, pasioni e ka bere blushin te eci po aq shpejt sa rrugacet me makine, e t’i futet edhe ndonje semafori me te kuqe. mbase ky eshte ritmi i tranzicionit berishian.
31 August 2007 @ 8:54 am
Ja, tani e tutje do te pyeSim Kico plehren edhe se si do te flasim!… Te hipe mbi gishtin e vet dhe te shohe larg… Pse nuk vereni qe ai urren nje popull te tere vetem pse flet se si do vete?… Nje idiot me brire…
Ashtu si njeriu me trup e shpirt, edhe gjuha shqipe ka dy forma jete: me shkrim dhe me goje… Ne te shkruar mund te vendosen disa rregulla, qe i imponohen botuesve gjate procesit te botimit…
POR…
ASKUSH… ASKUSH NUK MUND TE MESOJE POPULLIN SE SI TE FLASE… NE FRYMEN E POPULLIT ESHTE SHPIRTI I GJUHES… GJUHETARET VETEM MUND TE STUDIOJNE GJUHEN E FOLUR TE POPULLIT…
GJUHA E FOLUR ESHTE E VETMJA PASURI QE KANE NJEREZIT…
Menyra e pakontrolluar e perdorimt te gjuhes eshte vete shpirti i gjuhes… kjo ka siguruar jetegjatesine e saj… dhe shqipja ka qene ketu para se te lindnim ne, dhe do te jete perjete e gjalle dhe e bukur edhe pasi te mos jete me Kico plehra…
31 August 2007 @ 9:01 am
Pak alarmist ky shkrim, dhe nuk jam i sigurt nese e perdori fjalen ‘luku’ ne menyre ironike. Gjuha ka aftesi vetehelmuese, po edhe vetesheruese, keshtu qe keto grisjet e tanishme mund te arnohen ne te ardhmen.
Gjithashtu, kur te vije revolucioni i mbishqiptareve, ata qe kane shperdoruar gjuhen do jete nder te paret qe do rrjeshtohen para murit per t’u pushkatuar figurativisht.
31 August 2007 @ 9:18 am
Shkerberje????
Nuk e di nese ekziston ne fjalor kjo fjale. Shperberje, ndoshta me mire !!
31 August 2007 @ 9:25 am
http://www.google.com/search?source=ig&hl=en&q=shkerberje&btnG=Google Search
31 August 2007 @ 11:11 am
Jam plotesisht ne nje vije me artikullshkruesin.
Une them se qeveria duhet te jape dorheqjen.
Mjafton qe te vijne te diturit ne pushtet e do rrojme edhe per 60 vjet te tjera nen nje gjuhe Shqipe te kulluar e te kulturuar, e ne paqe e begati.
31 August 2007 @ 12:32 pm
Po zbrsija me ashensor sot dhe hyri nje grua shqiptare me 2 femije, me sa duket emingrante. Kalamajve u fliste greqisht. Me erdh keq. Edhe veshtrimi i atyre femijeve ishte si i huaj. Po ti shifja ne sy nuk me dukeshin shqiptare. Nuk e di pse kjo ndjesi.
Nuk eshte per tu vene faj fort emigranteve, e para sepse derrmohen ne pune tere diten e nuk kane kohe te merren me femijet, e dyta nje pjese e tyre lene per te deshiruar nga niveli kulturor e arsimor dhe gezohen shume kur femija i tyre “te can ne italisht apo anglisht”. Atyre u duket sikur po u plotesohen boshlleqet e veta.
Teo, nga ana tjeter nuk i perket dy sojeve te mesiperm me sa duket. I perket me teper sojit te K.Blushit e by the way as kam ndermend tja lexoj cka shkruar.
Gjuha shqipe e kam thene edhe njehere qe nuk eshte ne rregull, eshte e varfer, na lodh shume kur e perdorim, nuk eshte e perditesuar me zhvillimet e viteve te fundit ne te gjitha fushat e jetes. Por dreqi e mori eshte gjuha jone. Vetem ate kemi. Eshte gjuha e nenes mor Teo , E NENES . Eshte ajo qe ke degjuar per here te pare, qe te kane kenduar kur ke qene cilimi, eshte gjuha me te cilen shprehet shpirti yt, gjuha ne te cilen ti mendon.
Apo valle je minoritar e nuk je keshtu. ???
Po gjuha nuk eshte per tu mburrur mor. Eshte ne boshtin kurrizor te identitetit tend. Jam prek shume kur pashe nje emision per shqiparet e dhjete a me shume fshatrave shqiptare ne greqi. Nga ata te NOLIT qe u perzune nga Turqia e i vendosen andej nga 1920 ne Greqi.
Flisnin shqipe te kulluar mo. Edhe kenge djepi kenduan. Kishin problem tani sepse femijet, po e humbnin gjuhen. Dhe thonin nje gje : Jemi shqiptare. Dhe nje gje na ka mbajt se bashku dhe vetem nje gje kemi pasur per ta ruajtuar te qenit shqiptare : GJUHA.
E sa per hallet qe ka gjuha sot, kjo pune eshte : Shif e shkruaj.
Po si mund te jete gjuha e shendetshme kur gjithe Shqiperia eshte semure?
Po ca mund te presesh nga gjuha me gjithe ato vuajtje qe ka hequr e akoma heq ky milet.
Le te themi se per gjuhen nuk mund tja ngecim fajin vec politikes apo shtetit sic na e ka enda shpesh.
Le te themi se tek gjuha te gjithe mund te japim dicka, te gjithe mund te bejme dicka. Tek menyra si flasim, si shkruajme, si i flasim femijeve, si shkruajme ne pune, ne shkolle, ne gazete e gjithandej, tek qendrimi qe mbajme ndaj librave te mire e atyre qe prishin gjuhen.
Le ta nisim nga vetja, e te mos merremi me shkodranishten kokeforte e te pazbutur kasten te Jozefines.
31 August 2007 @ 12:41 pm
Shkerberje????
Nuk e di nese ekziston ne fjalor kjo fjale. Shperberje, ndoshta me mire !!
===============
si i themi ne Nanos me perkedheli??
ai eshte ……..?
Beje lidhjen tani.
31 August 2007 @ 1:32 pm
Opo si llafosni juve re. Po pse ere do harronjme gjuhen e nënes neve re. Mo u remoni ere mos u remoni. Pse i ryni me yrysht muhabetit juve ere.
31 August 2007 @ 1:46 pm
Eshte e kote te çajme neper shtigje te pashkelura e te kerkojme rruge origjinale si per 50 vjet.E kam fjalen per eksperiencen me femijet e lindur jashte Shqiperise.Hidhuni sa te doni shihni brezat e pare te emigranteve.Femijet do kene koshience vetem per origjinen e tyre.Ne menyre normale jane qytetare ne te gjitha efektet te vendeve ku kane lindur.Nuk ju mungon as Shqiperia e as gjuha se nuk kane eksperienca te zgjatura perveç te pushimeve te prinderve.Ndofta eshte me mire keshtu.Duke mos iu munguar Shqiperia nuk do ta vuajne mallin per te.
31 August 2007 @ 1:49 pm
Perpara se te flasesh per gjuhen ne Shqiperi me pare duhet te bejme pyetjen a ka respekt ne vendin tone??? Respekti mund te perdoret disi duke folur, po ne te vertete sa i vesh shqiptaret ky nocion qe fatkesisht ngelet vetem i tille. Respekt per gjuhen, respekt per tjetrin, respekt per rrugen, respekt per monumentet ose kulturen, respekt per ligjin, per istituzionet,respekt per radhen si eshte e mundur respkti per rregullat me ngeli ne fund te listes. Ne shqiptareve na mungon respekti per cdo gje…
Duke lexuar komentet me siper mbi dialektin e znj.Topalli apo huazimet a fjaleve te huaja nga politikanet e sotem doja te mbeshtesja mendimin e parafolesit mbi kryetaren e parlamentit, vertet nuk duhet imponuar gjuha po duke patur nje pozite te tille ajo duhet te flasi me gjuhen letrare gje qe e ka marre gjate formimit te saj shkollor dhe universitar, por nuk eshte thjesht gjuha e saj me tone dialektike me ka rastisur ta degjoj dhe nuk bera ndonje dallim midis menyres se saj te komunikuarit dhe te ndonje adoleshenti qe flet jo hijshem diku.
Ne lidhje me huazimet e fjaleve te huaja dhe percjellja e tyre nepermjet medias tek populli te le shum per te deshiruar per faktin se:
perdorimi i tyre perdoret per qellime politike nga eksponentet e arenes politike per te manipuluar masen me fjalet qe ne fund te fundit populli nuk i kupton dhe eshte po ai qe duhet ti votoje, karizma e lidershipit ushtrohet ne kete menyre ne vendin tone ku po te veme re ne vendet e perendimit liderat perdorin nje gjuhe shume te thjeshte (jo se ata nuk jane manipulatore por te pakten jo kaq ashiqare)enuk vishen nga keto rraqe gjuhesore qe i hyjnizojne deri - ” ju jeni Zoti dhe ne populli jemi besimtaret” nga ana tjeter doja te thoja qe ne ambjentin akademik, administrativ e te nje sere aktoresh te tjere huazimi i fjaleve eshte i nevojshem dhe jo vetem, per keta aktore kane edhe terminoligjite e tyre qe vetem midis kuptohen dhe gjuha e tyre rrotullohet brenda keitj kufiri apo qarku te llojit instrument per rrjetin e punes por sic thashe ngelet brenda kufijve te tyre.
Ne nje leksion te filozofise politike ketu ne Itali nje profesor ku jeten e tij e kaloj mbyllur ne bibloteke (thashethemet) tha: gjeja me e veshtire per nje studiues apo shkencetar eshte percjellja e “kontenutit” tek masa, politikanet tane nje gje te tille edhe pa qene shkencetar e kane per snobizem.
31 August 2007 @ 2:40 pm
Buda shkruan:
asterion, ky imponimi yt per “standartin e gjuhes se folur” me duket pak i tepruar. Deri diku pranoj qe te kete “standard” per gjuhen e shkruar por per te foluren eshte pak qesharake dhe nuk ekziston gjekundi.
Buda, ekziston nje standard edhe per gjuhen e folur, ne kontekste formale zyrtare. Per ta sqaruar me mire kete, po te sjell nje analogji me veshjen: une ne shtepi mund te rri gjithe diten me breke, por kur vete ne zyre duhet te vishem ne nje menyre te caktuar. Madje, rregullat si duhet te vishem ne publik jane me shume te natyres negative: si NUK duhet te vishem. Politikanet tane jane metikuloze te medhenj kur vjen puna per corapet dhe kravatat qe veshin, ose per parfumet qe hedhin; por kur flasin, flasin si karrocieret (te me falin karrocieret, te cilet nuk kane ndonje detyrim te flasin si politikanet). Jozefina Topalli qe flet ne dialekt eshte njelloj sikur te shkonte ne parlament me tuta. Standardi per gjuhen e folur imponohet nga nevoja per t’u dhene nje ze dinjitoz institucioneve, njelloj si nevoja per te veshur xhakete e kravate ne disa vende. Gjuha qe ti perdor duhet te jete rezultat i zgjedhjeve qe ti ben, njelloj si rrobet qe vesh, era qe mban, ose modeli qe ke zgjedhur per floket. Ka njerez qe nuk e zgjedhin dot gjuhen qe flasin, sepse jane rober te dialektit, nuk dalin dot qe andej; sikurse ka njerez qe kane vetem nje kemishe, prandaj ate do veshin edhe kur shkojne ne kinema, edhe kur shkojne ne kishe, edhe kur shkojne ne dasme te vjehrres. Shume politikane nga keta te Tiranes nuk e flasin standardin sepse nuk e flasin dot. Jane te pagdhendur. Jane trashamane. Nje kostum Armani e blen brenda dites, artikujt mund te vesh ndihmesit te t’i shkruajne, po gjuhen qe flet nuk e ndryshon dot menjehere, sado te paguash. Ketu ne SHBA kam njohur amerikane vendas te cilet i shpien femijet per leksione ne tutore private, qe t’ua ndryshojne theksin qe kane marre ne rruge; sepse, thone, me ate theks nuk ben dot perpara. Prandaj mos e ngaterroni kot lirine e gjuhes me demokracine.
31 August 2007 @ 2:53 pm
Vertet sduhet te merremi me znj. topalli por kjo zonja qe eshte ketu nepermjet medias influenzon si modell te tere shoqerine, jane edhe modelet e tjera si familja, shkolla, shoqeria etj dhe jane tejet te rendesishem por media eshte influente. Po sditi me fol kryetarja e istituzionit me te lart shteteror dhe ca kryetare te tjere po prap te larte, cduhet te presim nga te tjeret plus vetem qe vetem ata okupojne pjesen me te madhe te madhe te medias keshtu qe nuk ka alternativa te tjera dhe do apo sdo do flasesh ene ti homo se ska lezet.
pastaj ne shqiptaret shquhemi qe mesojme gjuhet e huaja, te mesojme njehere shqipen
31 August 2007 @ 3:31 pm
Kiço Blushi nuk e ka tek gjuha se si e perdorim ne Shqiptaret, nuk e ka edhe se sa ne Shqiptaret jashte atdheut perdorim gjuhen tone.
Shoku Kiço e ka tek ajo qe edhe pse nen diktatur,fjuha Shqipe ishte e bukur, edhe kur te vrisnin, edhe kur te burgosnin fjalet Shqip per Kiçon ishin bukuri e vertet.
Te heqim “SKORIET” nga rradhet e partis, shiko sa fjale e bukur Shqipe.
Jane bere edhe kenge per “SKORIET”.
Tregetaret jane te “DEKLASUAR”, sa bukur tingullon kjo fjale.
Kiçua shtorn nje problem.
Sa mund te merret vesh nje kosovar me nje lab nga Kuçi.
Nje pyetje shoku Kiço, cili flet Shqip nga keta te dy?.
Kiço Kiço kohe te keqija per ju.Ju jep dallndisje se degjoni qe kush eshte ne pushtet flet geg.
Po ne qe kemi duruar per me shume se 50 vjet, ti mund te largohesh nga Shqiperia se nuk mund te degjosh zerin e Berishes apo Jozefines,por ne nuk e kishim kete mundesi ore shoku Kiço.
31 August 2007 @ 3:35 pm
Lume, kujdes me atë gropën e Teos se po bie vetë brenda:
“Teo, nga ana tjeter nuk i perket dy sojeve te mesiperm me sa duket. I perket me teper sojit te K.Blushit e by the way as kam ndermend tja lexoj cka shkruar.”
31 August 2007 @ 4:01 pm
Jozefina Topalli mund te flase ne dialekt sa te doje me te shoqin ne shtepi, ose kur viziton mehallen e vet ne Shkoder; por kur del te flase ne publik live ose ne TV perfaqeson shtetin shqiptar dhe duhet te flase gjuhen zyrtare te ketij shteti. Nuk ka nevoje te harrosh dialektin per te folur gjuhen standard, mund t’i flasesh per bukuri te dyja, ne kuvendet perkatese.
____________________
Jozefina, flet gjuhën shqipe, ashtu siq e flet shumica e kombit Shqiptar. Më shumë se 2/3 e popullit tonë Shqiptar nuk e kuptojnë gjuhën e “standardizuar” nga komunistët si shoku Kiço e të tjerët!
Këta që flasin “gjuhën e standardizuar” më shumë “shikojnë” nga Greqia se Tirana.
Komunistë hesapi…
31 August 2007 @ 4:15 pm
Kiço gabon kur thotë gjuhë “vulgare”… Gjuha nuk mund te jete thjeshte aristokratike gjithe politeze, edhe ajo qe ai e quan vullgare, me kafaziere apo me politikane, nuk ka te beje me librin e Gjuhes Shqipe, po me librin e edukates morale, e normave etike e ku di une cilin liber tjeter por jo me ate te gjuhes. Nje e njohura ime profesore gjuhe, ndersa flisnim ne nje tavoline kafesh dhe “padashje” i shpetoi fjala me q… tha u me falni per fjalen e “ndyre”… pastaj po aty shtoi, megjithese fjala nuk eshte asnjehere e ndyre ate e ndyejme ne…
Nuk arrij ta kuptoj perse perdorimi i dialektit, cilitdo dialekt na qeka shperbereje e gjuhes, normalisht politikaneve dhe zyrtareve u duhen vendosur rregulla qe te perdorin shqipen zyrtare sepse ajo eshte zyrtare, por pse qenka e nevojshme te ndermerren fushata kunder dialekteve kete nuk e kuptoj…
Sipas mendjes sime, ndryshimi, diferenca, madje edhe mos kuptimi i nje shqiptari nga nje krahine tjeter, eshte çeshtje pasurie dhe çeshtje per te cilen u dashkan shkulur leshte e kokes… Madje nuk di ndonje vend te botes, ku zona te ndryshme, te kene mesuar unanimisht gjuhen letrare dhe te mos perdorin me dialektin. Gjermania pershembull apo Italia, kane dialekte qe mbijetojne edhe krenarisht (napoletani), madje nuk guxon njeri qe te thote ndryshojini… Sigurisht normativa duhet percaktuar dhe njerezve ne shkolla (ashtu siç edhe ndodh) u duhet dhene mesim ne gjuhen letrare, qe te mund te merren vesh me njeri tjetrin dhe kur te thone njeri “kallamoq” e tjetri “miser”, te mund ta kuptojne njeri tjetrin…Por kjo nuk do te thote te heqim dore nga dialekti, pasi do te ishte heqje dore nga nje pasuri kombetare shume e madhe dhe e patjetersueshme, qe nese e humbim nuk e kthejme dot…
Sigurisht ajo qe i mungon shqipes eshte nje fjalor i mirefillte qe te permbaje te gjitha fjalet dhe format e tyre, ne te gjitha dialektet dhe ane e kend vendit apo vendeve ku jetojne shqiptaret… Kjo gje do ta bente edhe me te lehte komunikimin…
Perjashtimi ose dukja si perjashtim e gegnishtes nga fjaloret zyrtare dhe nje si pune ndjenje persekutimi gjate komunizmit, ka bere qe te kete nje rryme njerezish qe synojne te ngrejne ne kembe kete dialekt (edhe pse une nuk jam dakort me menyren se si ata duan ta bejne kete), i cili perfaqeson nje pjese te mire te lashtesise se gjuhes sone dhe madje besoj qe ne mjaft zona ka fjale qe mund te futen ne listen e pasurive kombetare…
Une pretendoj te kem udhetuar shume neper Shqiperi, nuk me ka ndodhur kurre te mos kuptoj dhe te mos merrem vesh.. ka fjale qe une nuk i kam degjuar kurre, por ata qe i perdorin gjithmone dine aq gjuhe letrare sa te ta shpjegojne kuptimin e tyre… Nga ana tjeter, ne shqiptareve na mungon puna me fjalor dhe e kemi ngushtuar aq shume gjuhen, sa pshperdorimi i disa fajleve ne dialekt na duket mekat, kur ato jane thjeshte sinonime te nje fjale tjeter… Pikerisht ky eshte gabimi qe na ndeshkon me moskuptim, pasi nese do te perdoreshin te gjitha fjalet dhe te mos perseritje 10 here e njejta fjale ne nje shkrim, liber, roman etj, atehere nuk do ta kishim as problemin e moskuptimit.
31 August 2007 @ 4:17 pm
Se harrova ketu, e dini ate pjesen e Ezopit qe reciton i ndjeri Kadri Roshi… Po e perifrazoj..
Gjuha gjella me e mire, me te cilen thuhen te gjitha urime, thuhet te gjitha gjerat e bukura, i kendojme dashurise etj
Gjuha gjella me e keqe, me te cilen themi fjalet e urrejtjes, shajme, shpifim, tradhetojme…
Kjo eshte gjuha……
31 August 2007 @ 4:17 pm
Arber shkruan:
Jozefina, flet gjuhën shqipe, ashtu siq e flet shumica e kombit Shqiptar. Më shumë se 2/3 e popullit tonë Shqiptar nuk e kuptojnë gjuhën e “standardizuar” nga komunistët si shoku Kiço e të tjerët! Këta që flasin “gjuhën e standardizuar” më shumë “shikojnë” nga Greqia se Tirana.
Une jam nga ata qe flasin gjuhen e standardizuar, prandaj prekem direkt nga budallalleqet qe shkruan ti, zoti Arber. Nga ana tjeter, e di qe ka gjuhe te standardizuar, ka edhe dialekte. Po te fillojne deputetet te flasin te gjithe ne dialekte e ne gjuhe te rruges ne parlament, ky nuk eshte me parlament, por cirk.
Gjuha standarde eshte gjuha qe flet shteti. Nese ka njerez qe kujtojne se standardi duhet nderruar, bujrum. Le te nderrohet. Une i pari do te mesoj standardin e ri dhe do ta flas sipas rregullave. Por le te mos e kthejme shtetin ne katund ku shetisin pulat e qente e rosat e derrat e kerricet neper korridoret.
31 August 2007 @ 4:18 pm
arbër shkruan:
Këta që flasin “gjuhën e standardizuar” më shumë “shikojnë” nga Greqia se Tirana.
Komunistë hesapi…
_______________________________
Komunistë ortodoks me kryetarin e tyre kolonel Kryepiskopin Anastas Janullatos!
Këtyre më shumë ju intereson pushteti dhe ortodoksia se sa gjuha shqipe.
Demagogji “komuniste”!
31 August 2007 @ 4:29 pm
Asterion thote: “Jozefina Topalli qe flet ne dialekt eshte njelloj sikur te shkonte ne parlament me tuta. ”
Analogjia e gjuhes me veshjen ka dy probleme Asterion.
1) Veshja ka njefare hierarkie, p.sh. tutat jane me poshte ne hierarki sesa veshja formale. Dialektet jane pak me ndryshe, dhe duhet te trajtohen pak me ndryshe. E verteta eshte qe ne, sidomos ne qe kemi shkolle e flasim “gjuhen letrare”, i diskriminojme pa mase dialektet. Une mendoj se kjo eshte e padrejte.
2) Veshja zgjidhet. Dmth, ne pergjithesi, te zgjedhesh te veshesh tuta apo kostum eshte nje zgjedhje koshiente e individit. Gjuha eshte pak me ndryshe. Eshte me e veshtire te ndryshosh theksin tend, dhe per disa, eshte e pamundur. Ti me te vertete thua qe: “Shume politikane nga keta te Tiranes nuk e flasin standardin sepse nuk e flasin dot.” Po kjo nuk do te thote qe ata jane te pagdhendur, trashamane, etj etj. Plako, as une s’i kam qejf pallavrat qe thote Topalli apo Berisha, por per kete s’e ka fajin gjuha.
E thene ndryshe, s’duhet trajtuar tjetri apo tjetra si “njeri i trashe” thjesht sepse e ka theksin te trashe. Eshte normale qe te dallosh theksin, ama duhet patur kujdes kur diskriminohet ne baze te theksit. Gje qe tek ne ndodh nga te katerta anet (edhe Blushi me siper e ka hallin se theksi qe flitet ne X ministri nuk eshte i veti…)
31 August 2007 @ 4:32 pm
asterion,
Në Gjermani nga ku po shkruan ti (nëse nuk përdor proxy), fliten aq shumë dialekte saqë veriu me jugun gati nuk kuptohen fare! (fshatra të thella në Bayern).
Edhe në bundestagun gjerman deputetët flasin dialekt nga zona se prej ku vijnë.
…Gjuha shqipe është “standardizuar” jo me dëshirën e të gjithë popullit. Populli shqiptar në tërësi (të gjitha trojet shqiptare) me shumicë gati absolute flet dialektin gegë. Nuk jam që dialekti gegë të futet njëanshëm si gjuhë zyrtare e standardizuar ashtu siq u futë dialekti toskë; por të grumbullohen shkenctarët e gjuhës nga të gjitha trojet shqiptare dhe ta standardizojnë gjuhën shqipe që të jetë e kuptueshme për të gjithë shqiptarët.
Ka kaluar koha e diktaturës “komuniste”, edhe pse ka të tillë si ky Kiçoja dhe të tjerë që dëshirojnë ta mbajnë ende në jetë.
Është e kotë se populli nuk e fletë. Ai dhe bashkëmendimtaret si ai,nuk janë më shqiptar se shqiptarët e Kosovës, përkundrazi!
31 August 2007 @ 4:33 pm
http://video.google.com/videoplay?docid=-777718857364338898
Ky emision tregon realitetin se nga vete qeveritaret po perdoren terma qe si perkasin aspak gjuhes shqipe,duke bere te mundur shmangien e shpjegimeve te pergjegjesive te tyre,shume pak nga ne do te kuptonte kete lloj shqipe te bastarduar.
Edhe tek peshku kam ven re shume fjale qe si perkasin gjuhes shqipe dhe me e keqja eshte se i perdorin te shqipezuara me mire thojini anglisht se sa tia ngjisni shqipes se keshtu behet dy here gabim paraprak ortografik dhe ju bie vlera .
31 August 2007 @ 4:34 pm
Shkërbërja e pandalshme e shqipes
Me duket se duhet shkruar
SHPERBERJA E PANDALSHME E GJUHES SHQIPE.
31 August 2007 @ 4:39 pm
Po ndjek me shume interes debatin ndermjet “buda” dhe “asterion”.
Te kesh kujdes ne analogjite qe ben, “asterion”. Ne asnje menyre nuk mund te krahasosh gjuhen me veshjen. Veshja eshte nje kod etik, i pranuar ne shoqeri si i tille me kalimin e kohes. Nuk ekziston ligj ne protokollin e Kuvendit te Shqiperise per veshjen (sic duhet ta kesh dalluar ndonjehere nga ana vizuale e prezantimit te deputeteve ne Parlament. Ne momentin qe veshja ligjerohet, aty lindin probleme te identifikimit ne kete ligjerim (sic duhet te jesh ne korrent me debatin ne France per veshjen ne shkollat publike, ne lidhje me pranimin apo jo te shamise ne koke te nje studenteje algjeriane, apo ne Universitetin e Durresit ne vitin e shkuar akademik)
Gjuha eshte e gjalle. Jam dakord me Ju, asterion, qe ajo eshte e ligjeruar, por nese konsulton punen kerkimore te Prof. Dr. Arshi Pipa, ai dokumenton qe ne gjuhen letrare shqipe, mbi 85% e bazes se saj eshte marre nga dialekti toske. Kjo padyshim qe sjell probleme identifikimi te atyre figurave qe kane prejardhjen nga Veriu i Shqiperise, dhe une jam shume dakord me ta.
Si perfundim, jam dakord me “buda” per argumentet e identifikimit qe ai prezanton
31 August 2007 @ 4:42 pm
Me lejoni qe edhe une te them mendimin tim ne lidhje me gjendjen ne te cilen ndodhet gjuha shqipe tani.
Vete i perkas dialektit jugor dhe me standartet e sotme te gjuhes shqipe besoj se i perkas dialektit zyrtar. Nuk po i hyj thelle se si dhe pse u percaktua dialekti jugor si ai zyrtar i shqipes. Ka argumenta te mjaftueshme si per te patur gegerishten po ashtu edhe toskerishten si dialekten, po per te mos cbere kete qe kemi bere dhe per te mos humbur kot eshte mire qe te mos bejme ndryshime ne dialektin zyrtar, pra le te mbetet toskerishtje. Eshte shume e drejte qe te paret qe duhet te perdorin dialektin zyrtar jane figurat qendrore qeverisese. Kur nje kryeminister perdor me kenaqesine me te madhe nje dialekt jozyrtar cmund te kerkojme nga njerezit e thjeshte?!
Po ashtu kur degjon lulekuqen ministrin e jashtem qe flet anglishte te shqipezuar cduhet te mendosh?
Sa per ate qe shqiptaret flasin nje shqipe te ndrsyhme i them shokut Kico se duhet te krenohemi qe nje ksosovar dhe nje shqipatr i Lugines se presheves flasin shqip edhe pse asnje here nuk kane qene brenda shtetit shqipatr. Qe gjuha e tyre eshte e ndryshme kjo eshte normale se kemi te bejme me gjuhe qe jane rritur ne dy mjedise qe thuajse nuk kane komunikuar fare me njera tjetren.
Ndaj te mos paralelizojme problemet qe ka gjuha brenda kufijve shteterore me ate jashte kufijve.
Mesa di une Greqia eshte duke bere nje politike ne fushen e linguistikes ku cdo produkti te nderkombetarizuar si te thuash ne emer ti gjene homologun ne gjuhen greke dhe besoj te njejten gje te bejme edhe ne. Po cpret qe te ndodhe ne Shqiperi kur media vete nuk flet shqipe te paster po nje shqipe te bastardizuar?
Asnjehere nuk eshte vone per korrigjime ndaj duhet te punohet nga te tere per mbajtjen e paster dhe persosjen e shqipes. Cdo njeri mund te kontribuoje te pakten duke mos e infektuar ate.
31 August 2007 @ 4:48 pm
Viti orvellian i Ismail Kadaresë ????????? ORVELLIAN???????
OSE
andis harasani thotë:
23 Gusht 2007 @ 6:59 pm
.
Ka nje shprehje ne finance - te hedhesh good money, mbas bad money me mendje qe
do i rikuperosh.
================
Policia elektrike ka kerkuar te zhvillohej tender per te bere
oponencen teknike.
==============
Dhe kjo nuk eshte bere, pasi ne rradhe te pare futesh ne ujera qe nuk del me, pasi cdo kompani qe nuk do fitonte
tenderin e konsulences
==================
do i versulej kompanise qe kishte bere projektimin. Jetojme ne shqiperi mik. Oponenca eshte kryer, nga ENEL dhe specialiste te keshit,
dhe oponenca me e mira,
=====================
ka qene garancia qe kompanite kane dhene, qofte dhe duke hapur LC per mallrat qe kane instaluar.
Ps asgje personale thjesht problemi i shthurjes se gjuhes shqipe.
31 August 2007 @ 5:04 pm
Penar, nuk e kuptoj pse qenka e pamundur ta ndryshosh gjuhen. Permenda me siper shembullin e amerikaneve qe i shpien femijet ne tutore private, per t’ua hequr theksin qe kane mesuar ne rruge. Nje shef imi, para disa vjetesh, me thoshte se e bija i kish marre nje theks te keq te anglishtes te Brooklyn-it, aq sa ky ishte detyruar pastaj te pajtonte tutorin per muaj me radhe, qe t’ia hiqte theksin; sepse, sic me thoshte i jati, me ate theks te bijes asnje dere nuk do t’i hapej. Une i njoh mire mangesite e standardit te shqipes, por keto mangesi nuk justifikojne perdorimin e dialektit ne publik; prandaj them se te perdoresh dialektin atje ku pritet qe te perdoresh standardin eshte shenje se edukimi yt le per te deshiruar. Shqiptaret nuk duan te dine nese Sale Berisha eshte nga Tropoja apo nga Pishkashi apo nga Gollokamja. Shqiptaret duan te shohin e te njohin te Sali Berisha kryetarin e qeverise shqiptare. Arber, une jam ne NYC, nuk perdor proxy, por nuk kuptoj pse me del atje flamuri gjerman… Megjithate, kam pershtypjen se deputetet qe perdorin dialektin ne Gjermani e bejne jo sepse NUK E FLASIN DOT gjermanishten zyrtare, por per arsye populiste, per te mikluar bazen e tyre zgjedhore. Me ne fund, Penar; ne ambiente institucionale-publike ka nje hierarki ne perdorimin e gjuhes, dhe standardi qendron me lart se dialekti. Perkundrazi, ne sofer te burrave ne Lekbibaj ose ne Progonat ose ne Dragostunje, dialekti qendron me lart se standardi; dhe nje person qe nis t’u flase te tjereve ne standard te kulluar do te humbe prestigj menjehere. Sipas vendit dhe kuvendi, tha.
31 August 2007 @ 5:15 pm
asterion, besoj se po ngaterron “slangs” me dialektin edhe njehere…te solla pak me perpara shembullin e disa presidenteve amerikane: “Kennedy qe ka pase nje theks te rende tipik Bostoni duhej ta kishte nderruar, e shume presidente te tjere amerikane si Carter me theksin e tij tipik jugor prej fermeri nga Gjeorgia apo Clinton dhe Al Gore qe kane gjithashtu theks te rende jugor…”. Ajo qe perdoret ne Brooklyn eshte gjuhe rruge dhe jo dialekt. Gjithashtu mos harro qe per dike qe flet me dialekt natyrshem eshte pak sforcim per te folur me gjuhe zyrtare apo standarde…
31 August 2007 @ 5:21 pm
Ej, po per cdo gje qe ndodh merrni shembull Ameriken!?
Jo cdo gje ne kete bote duhet krahasuar me ta SHBA, ndaj eshte mire te flitet me argumenta. Le ti bejme nje kopje sjelljes se amerikaneve dhe te sillemi ashtu edhe ne!?
31 August 2007 @ 5:22 pm
Gjuha shqipe eshte shume e bukur kur e flet bukur dhe me ton te ulet e te embel.
Neve si popull jemi te vrazhde dhe gjate te folures nuk jemi mesuar te perdorim embelsine ne shprehje dhe mimike, sic bejne popujt e tjere, do te permendja ketu, greket, italianet, anglezet, francezet, se keta njoh me teper.
Neve e kemi shume te veshtire te perdorim, tessoro mio, psixoula, darling, my dear, teo me etj, etj. Perdorimi i fjaleve te embla, ndihmon ne embelsimin e nje gjuhe, ne mimiken e te folurit ne fytyre dhe ne zbutjen e shpirtrave tona.
Shqiptaret jashte vendit kane bere shume ndryshime, por ata qe jetojne akoma atje, mua me bejne pershtypje me vrazhdesine e te shprehurit, jo vetem te fjaleve, por edhe te mimikes se fytyres, te cilat te dyja bashke tregojne varferine ne shpirtin e atyre qe flasin…. dhe qe shprehen. Nuk dua te diskutoj fare per ata qe shprehin vetem urrejtje dhe ankesa…
Doja te shtoja ketu gjithashtu edhe futjen e shume fjaleve te huaja ne shqipe, qe e bejne shume here fjaline te pakuptueshme, ne nje kohe qe ne kemi nje gjuhe shume te pasur dhe ekziston mundesia e perdorimit te ketyre fjaleve. Mbaj mend para 30-40 vjetesh u be nje revolucion ne gramatiken dhe sintaksen e gjuhes tone dhe u eliminua deri ne maksimum perdorimi i fjaleve te huaja. Nuk e di pse kjo fushate u nderpre kaq papritur me fillimin e emigracionit, si brenda vendit edhe jashte vendit.
Por do te thoja me keq e flasin ata qe jetojne ne Shqiperi se sa ata qe jetojne jashte.
31 August 2007 @ 5:30 pm
Buda shkruan:
asterion, besoj se po ngaterron “slangs” me dialektin edhe njehere…
Buda, le te mos futemi kot ne teorira, se i merzitim njerezit. Ceshtja eshte e thjeshte: ne institucionet e shtetit shqiptar do te flitet standardi apo jo? Ate JO-ne quaje si te duash: dialekt, te folme, patois, slang, jargon, gjuhe rrugesh, gjuhe rrugacesh, gjuhe te urtesise popullore, gjuhe te katundareve, gjuhe pellazgjike. Standardi eshte NJE, jo-te jane SHUME. Deri cdo individ ka gjuhen e vet (idiolektin), por shteti ka nevoje per nje vegel, qe te jete e perbashket per te gjithe. Kjo vegel eshte artificiale me perkufizim, edhe pse gjithnje afrohet me shume me disa te folme e largohet nga disa te tjera. Dihet qe standardi i shqipes u mbeshtet ne toskerishten. Pati arsye historike e sidomos politike per kete pune: tosket e fituan Luften II Boterore dhe pothuajse krejt udheheqesit komuniste ishin toske… Ky standard sot gegeve u rri ngushte, prandaj po kerkojne ta ndryshojne duke shtuar prurjet e gegerishtes, sic ben Mehmet Elezi, ose ta kundershtojne duke praktikuar forma te kultivuara te gegerishtes letrare, sic ben Zef Pllumi. Por standardi nuk mund te kundershtohet nga Kryetarja e Parlamentit. Kete po them une. Eshte gabim i madh te vihet shenja e barazise midis gegizmit rudimentar te vokalizmit te Sale Berishes dhe gegizmit letrar te Zef Pllumit!
31 August 2007 @ 5:39 pm
Me duket se po ngaterohet disi debati..
Une mendoj se nuk ka asnje gje te keqe te flasesh ne dialektin tend.
Qofte ky verior apo jugore.
Por,e keqja ne shqiperi nuk eshte e folura ne dialekt,por shtremberimi qe i behet gjuhes shqipe.
Futen fjale te huaja pa pike kuptimi! Si mund te justifikohet kjo me dialektin?
Apo perdoren fjalet me te keqija dhe edukata e te folurit shqip as nuk perfillet fare! Pse dialekti e ka fajin ketu prape?
Eshte shume e vertet se ketu ne Britani fliten shume dialekte te anglishtes,p.sh. ai skocez apo irlandez…Vertet keto dialekte kane ndryshime te medhaja,por une nuk kam degjuar asnje nga politikanet skocez apo irlandez te bastardoje anglishten.Sigurisht flasin me dialekt, por fjalet as nuk pergjysmohen dhe as fjale te huaja nuk perdoren.
Te bertasesh dhe te shash ne dialektin verior apo jugor, nuk mund te justifikohet me dialektin.
Eshte me teper edukata,kultura dhe arsimimi i individid ne kete mese, qe le shume per te deshiruar.
31 August 2007 @ 5:48 pm
P.sh. kam takuar shkodrane apo lezhjane shpesh here dhe kane sigurisht dialektin verior.
Edhe ne krahasim me Topallin, kam vene re qe jane si nje bote tjeter.
N.q.s. tek Topalli ve re nje tone te larte,kercenus dhe shpesh here mjaft irritues,tek te tjeret qe kam takuar ndodh e kunderta.
Shkodranet p.sh. kane nje te folur mjaft te lezetshme dhe teper me edukate.Nuk pertojne te thone te lutem dhe falemenderit per cdo gje!
Ndersa tek Lezhjanet shume rralle degjoje fjale ofenduse dhe fyese..
Po marrin nje tjeter politikan. Bujar Leskaj!
Vlonjat qe flet me ate gjuhe une nuk kam takuar. Nje e folur e shume e ngadalte dhe fjalet teper te varfera. Eshte shume e veshtire te gjesh vlonjat qe flet ne menyre te tille.
31 August 2007 @ 5:49 pm
Asterion ke te drejte per ceshtjen e dialektit zyrtar qe mund te jete infulencuar edhe ngaqe tosket ishin ne pushtet gjate komunizmit. Dua te te kujtoj edhe nje gje tjeter, qe toskerishtje eshte gjuhe shprehese, eshte gjuha e Naimit, Poradecit, Kaderese dhe ti nuk mund ta nxjerresh ate si dialekt inferior. Meqe dialekti zyrtar eshte vetem nje, le te jete ai i toskerishtes qe vlen po aq sa gegerishtja.
Problemi eshte se keta udheheqesit e shtetit te sotem harrojne qe kane pergjegjesi per gjuhen e folur dhe flasin ne dialekt, ndoshta kete e bejne per “lufte kunder komunizmit”.
Ky eshte vetem nje problem, problem tjeter eshte mospasurimi i shqipes me fjale te reja dhe perdorimi i fjaleve te tjera ne vend te atyre shqipe.
Keshtu qe le ta quajme te tejkaluar problemin e versionit zyrtar te shqipes dhe te merremi me pasurimin e saj.
P.S. Sa per punen e komunizmit eshte e vertete qe kishte shume udheheqes nga jugu, po aq sa eshte e vertete qe edhe Balli Kombetar i kishte tere udheheqesit nga jugu. Edhe tani me duket se shume ministra jane nga jugu….
31 August 2007 @ 5:55 pm
Nuk jane dialekte. Jane idioma. Une qe jam produkt geg/tosk nuk i quaj aspak dialekte. Beni mire qe keto pune t’ia lini atyre qe jane te shartuar si puna ime se ata qe jane produkte te mentalitetit ‘gruja dhe mushka merret vetem nga fshati jot’, vetem sherre keni per te na sjelle. Shyqyr qe erdhi dita te shartohemi pas disa mijra vjetesh: na i lini ne uber-albanezeve kete pune.
31 August 2007 @ 5:55 pm
Per zotin, edhe pse jam nga jugu, kam pasur muhabet me shkodran e shkodrane e me ka pelqyer gjuha e tyre dhe pse ne dialekt, me humorin e zgjuar, e fjalet me llogjike.
Ajo qe na gervish ne gjuhen e Topallit, vjen nga mendia e saj, Topalli nuk eshte person me kapacitet, e te iriton nga mediokriteti e mungesa e llogjikes se saj, edhe gjuha shpreh kete.
Keto jane dhe arsyeja pse Topalli eshte vene nga Berisha, madje shume vone ne 96ten, e nuk kemi ndonje perfaqesus te denje e me mend te shkodres, edhe pse po te fliste ne dialekt do na kenaqte.
Dialekti i shkodres ka qene ne shqiperi sic thone anglezet ”cool”. (pra i peqyshem e i kendshem)
Harojme gjithe ata aktore nga shkodra qe dialekti i bente akoma me te pelqyshem per publikun, e une flas nga opinioni nga zonat e jugut nga jam.
31 August 2007 @ 6:06 pm
Në fakt, gjërat janë disi të lidhura me njëra-tjetrën. Një figurë publike që flet të folmen e mëhallës së vet edhe kur u drejtohet gjithë shqiptarëve, ka shumë mundësi që të jetë pak i pagdhendur; ose të mos e ketë marrë të plotë edukimin gjuhësor në shkollë. Po edukimi për politikanët është si stërvitja për sportistin; se 50 vjet totalitarizëm na kanë bindur të gjithëve, besoj, se shtetin nuk ua lë dot në dorë karrocierëve dhe mjelëseve, se këta e bëjnë që të ngrihet 25% e popullsisë e të marrë rrugët e kurbetit. Tani, ka plot majmunë që mangësitë e tyre të frikshme në edukim duan t’i shesin si përparësi, dhe të hiqen si njerëz të popullit, të bazës, të masës; por fakti është që këta janë gjysmakë dhe gjysmakë do të mbeten, pavarësisht nga pallavrat që thonë e që u besojnë edhe vetë ndonjëhere. Nga ana tjetër, një majmun publik i pashkolluar mirë dhe që nuk e përdor dot shqipen publike edhe kur sforcohet shumë dhe i dalin tëmthat nga të shtrënguarit, rregullisht do t’ia vërë fajin shqipes dhe nuk do të ngurrojë të futë në gjuhë gjithfarë fjalësh të huaja, të cilat i dëgjon poshtë e lart nga të tjerët ose nga CNN-i. Ky lloj majmuni nuk do t’ia dijë shumë për gjuhën shqipe si pasuri të krejt shqiptarëve, sikurse nuk do t’ia dijë për pasurinë publike, të cilën e quan edhe “mall të shtetit” dhe vetëm pret t’i vijë edhe atij radha që ta plaçkitë. Si në rastin e shmangies nga standardi, si në rastin tjetër të bastardimit të gjuhës, shkaku është padija që adhuron vetveten. Kiço Blushi ka absolutisht të drejtë kur shkruan se, në klimën politike që sundon sot në Tiranë, padija ose rrugaçëria janë shndërruar në shenja prestigji. Mirëpo një majmun që nuk është edukuar mirë në shkollë e që s’lë rast pa u mburrur për origjinën e vet nga ky apo ai stan në majë të malit, por nuk që pyet shumë për krenarinë e prestigjin e shtetit që përfaqëson, nuk mund të bëhet kurrë shtetar me dinjitet! Shteti është shtet, folklori është folklor, tha.
31 August 2007 @ 6:45 pm
SM shkruan:
Per me teper c’do te thote me keto krahasime: “me një të ditur, apo me një kafshë” == “me një jugor, apo me një verior” ?
______________________________
Në Dardani ekziston prej shumë kohësh një thënje popullore sa i përket mençurisë të popullit tonë shqiptar!
Thonë: Shkodranët e kanë fjalën në gojë; Gjakovalit e kanë fjalën në xhep; ndërsa të tjerët kur të shkojnë n’shtëpi, ju bjen ndër mend!
P.S asterion a përdor 4001,3128 apo 8118 proxy; përndryshe të del flamuri i SHBA nëse jeton në NY.
31 August 2007 @ 6:52 pm
Sipas fjalorit:
SHKËRB/EJ kal., ~EVA, ~YER. Përpiqem të bëj diçka sipas një shëmbëlltyre, imitoj; përqesh. Shkërbente ustanë.
31 August 2007 @ 7:08 pm
E vertet esht se rinia shqiptare ne diaspor nuk e din gjuhen shqipe per shkak mungojn shkollat de diaspor. por nese nuk kuptohet nje fshatar nga kosova me nje nga jugu i shqipris nuk do te thot se ata nuk e din gjuhen shqipe por thjesht qe flasin djalekt. nje gjerman i jugut nuk kuptohet me nje nga veriu dhe nje francez nga parisi e ka veshtir ta kuptoj nje francez nga britagne. problemi esht te angilcizmi i gjuhet per shkak te internetit.
31 August 2007 @ 7:28 pm
Shpendi jam dakord me ty per punen e dialekteve.
Nuk jam i sigurte nese ke te drejte kur thua qe problemi eshte “anglicizmi” i gjuhes per shkak te internetit. Nuk mendoj se fajin e ka interneti dhe aq gjuha angleze. Merr shembull kete blog qe eshte “krijese interneti”, e megjithate shqipja qe shkruhet ketu ka me pak anglicizma se gazetat ne Tirane ku shkruajne njerez qe internetin e njohin vetem me te treguar.
Mendoj se gjuha e perdorur eshte pergjegjesi e autorit, dhe interneti eshte vetem justifikimi per mangesite dhe pertacine e tyre.
31 August 2007 @ 7:45 pm
doni thote:
“Ej, po per cdo gje qe ndodh merrni shembull Ameriken!?”
Besoj se argumenti im per presidentet e amerikes qendron dhe do te kisha sjelle shembuj nga vende te tjera nqs do mund ti kuptoja nqs politikanet flasin me dialektin e tyre. Nga cfare thuhet me siper nga te tjeret, duket se edhe ne Gjermani e Itali ndodh e njejta gje.
Asterion, besoj se nuk jemi dakord ne thelb se a duhet te imponohet gjuha e folur ne ambiente zyrtare apo jo. Nuk e kuptoj pse akoma e kemi mendesite qe te gjithe te jemi njesoj dhe te futemi ne nje kallep. Kjo besoj se eshte praktike e kohes se monizmit dhe do ishte mire te mos percillet ne ditet e sotme. Pastaj ne fund te fundit, nuk calon gomari nga veshet thojne andej nga jugu. Besoj se ti dhe te gjithe qe jane ketu e marrin vesh ca eshte mehalla, ca do thote jozefina apo sala. Ne momentin qe ato behen te pakuptueshem, atehere jam dakord qe ta “thejne” pak dialektin, por me beso qe te dy e bejne dicka te tille…
31 August 2007 @ 9:39 pm
Doja vetem nje mbeshtetje…..kohe perpara kemi lexuar per nje krize te thedhe analfabetizmi ne Shqiperi, ketu ne Torino na lindi nje ide qe po e ilustroi me poshte, u munduam tje dergonim zotit minister te arsimit por gjer me sot nuk kemi pasur pergjigje….Po patet mundesi ju ti beni reklamen e duhur ne medjat perkatese ne mendojme se do jete nje gje pozitive ku vetem per te fituar do jete, e kuptojme qe per shum arsye ndoshta nuk vihet ne jete por te pakten sensibilizon ndopak.
Ne e kemi firmosur me 10 firma qe jemi te disponueshem si persona qe te marrim pjese, po deshet firmat ose dhe te vendosni tuajen po ju le dhe posten elektronike tonen, qe eshte studentishqiptar_to@hotmail.com
ketu me poshte keni peticionin tone:
I nderuar Z.Minister
Ne radhe te pare duam t’ju urojme ne detyren tuaj madhore si figura me e larte qe ka ne dore fatet e zhvillimit te dijes ne Shqiperi.
Ne qe po ju shkruajme jemi disa studente qe si shume te tjere stjudiojne jashte vendit (ne jemi ne Torino),dhe si te tjeret jeta jone ketu kalon mes librave, kujtimeve te viteve te shkolles ne Shqiperi dhe leximeve te lajmeve qe vijne nga vendi yne, duke u munduar qe çdo minute te dites sone te meritojme fatin qe patem per marrjen e kesaje dije qe ne po na jepet.
Dhe pikerisht disa prej ketyre lajmeve te lidhura me shkollimin, dhe nuk flasim per ate universitar, por per ate baze, ate qe çdo njeri ne bote duhet te kete: te pakten bukurine e te shkruarit te emerit te tije, na bene qe ne tju shkruanim kete E-mail, duku u munduar qe sado pak me idealizmin e nje te riu, te mund ti japim nje zgjidhje plages se rende te analfabetizmit qe prej vitesh qendron pezull dhe ka zene rrenje ne vendin tone (ku ne gazeta thuhet se 14% e popullsise me moshe te re eshte analfabete…..por mendohet se kjo shifer eshte shume me e larte).
Idete qe prej kohesh na vine ne mendje dhe me se fundi vendosem ti hidhnim ne leter dhe te jua dergonim jane keto: Perse Ministria e Arsimit nuk merr iniciativa te tilla si per shembull me ane te televizionit te reklamohet nje iniciative vullnetare (pra me kosto shume te reduktuar) me personat qe kane nje arsim (mendoni dhe vete bukurine e kesaje fjale qe per ata qe e bene donte te tregonte se sa shume pasurohej nje njeri kur ai dinte) dhe kane nje deshire dhe ndihen pjese e ketije vendi per te shkuar dhe dhene mesim ne zonat e thella (ku eshte dhe e perqendruar dhe pjesa me e madhe e personave qe nuk kane mundesi te shkollohen per mungese mesuesish dhe shkollash), ketyre personave t’u vihet ne dispozicion trasporti deri ne ato fshatra dhe pastaj po te kontaktohet me kryeplakun e fshatit ku ketije personi t’i vihet ne ndihme nga fshati nje familje ku ai mund te rrije, nje dhome ku mund te jepet mesim, e kuptoj habitjen tuaj me mendimin e çuditshem qe ne po shprehim por te gjthe ne, kalojme shume kohe edhe ne Shqiperi dhe kur atje e kemi shprehur kete mendim, per habine tone, te gjthe personat qe ne flitnim kane shprehur gatishmerine dhe disponibilitetin e tyre per berjen e ketij projekti, pastaj duhet vene parasyshe se dhe vete shqiptaret me ose pa shkolle shohin tek kjo e fundit shpresen qe femijet e tyre te mund te bejne nje jete me te mire, pra nuk besoj se do kete rrefuzime nga askush po ti afrohet kjo mundesi, ketu nuk duhet lene menjane dhe vete virtyti i shqipetarit per mikpritje.
Per t’u rikthyer tek ideja jone, ne kemi menduar se ky lloj mesimdhenieje per secilin person qe shkon do zgjase rreth 15-20 dite ne vit (do mjaftonin pak persona qe te pakten te siguroheshin disa muaj shkollim ne vit), keta persona mund te vijne nga pune publike, private, studente, nga ministrite….dhe eshte e qarte qe per largimin e nje personi per rreth 15 dite eshte e veshtire qe puna te bllokohet, pra dhe demtimi i vendit te punes se tije do te jete i pa perfillshem. Kemi menduar qe gjthashtu ne qofte se marrja e personave te tille eshte nje problem atehere mund te rrithirren ne pune ish mesues te dale ne pension, shume prej tyre qe ne njohim jane shprehur optimiste dhe te gatshem te marrin pjese ne kete projekt nese do jete e nevojshme, sipas mendimt tone mjafton qe ministria te vere ne dispozicion ndoshta dhe nje gjysem rroge per to, keshtu inqentivohen dhe shume te tjere te marrin pjese, pastaj do jete nje lloj ndihme per pensionin e vogel qe ato kane.
Gjithashtu, ju mund te mendoni se perveç mesuesve qe mund te vijne te japin mesim pjesa tjeter ne ç’nivel do te mund te jete te jape mesim, eshte e vertete se asnje nga ne nuk ka nje pergatitje didaktike, por mos te harrojme se niveli e ketyre femijeve eshte i tille sa vetem perpara mund te ecin, pastaj bazat besoj se jemi te gjthe te afte ti japim. Sido qe te jete do jete nje mundesi me shume per te mundur te ecin perpara ne jete per ato femije.
Ne fund te kesaje letre te gjate, duam tju kerkojme falje perseri per idealizmin e mendimit tone prej te riu, por duke jetuar dhe mesuar ketu ne Itali, keto qe ne ju shprehem jane gjera qe ketu i takojme perdite dhe nga pak po ushqehemi me kete lloj idealizmi Europian : si shembull te vogel dua tju them se vetem per lojrat Olimpike te Torinos pjesemarrja vullnetare ka qene rreth 23000 persona, ne çdo aspekt te jetes nga pastrimi tek sherbimi me ambulanca, e kuptojme perseri qe ndoshta po thoni se aty eshte Europe standartet e jeteses jane te tjera, por ta dini se mbeshtetja e kesaje ideje ne Shqiperi ka qene nje habi e madhe per ne, ku njerezit pa hezitim shprehnin gezimin dhe deshiren per te marre pjese nese ky projekt do zhvillohet.
Se fundi per mos te lejuar shkas qe te thuhet se idete jane te bukura nga ata qe i thone dhe jo nga ata qe i vene ne jete, ne te gjithe ketu ne vazhdim po ju japim emrat tane qe ne qofte se projekti merr jete japim dispozicionin tone per te marre pjese ne te.
isa studente shqiptare te Torinos
31 August 2007 @ 10:05 pm
MEA CULPA, MEA MAXIMA CULPA
31 August 2007 @ 10:12 pm
Artikulli eshte mese i goditur.
Faji eshte i atyre qe e quajne veten shkrimtare poete artiste e prezantues pak a shume.
Kur degjoja ndonje Adi Krasta qe fuste fjal anglisht oper te shit por..dh u thoshja njerezve se ky i mallkuar po krijon nje mode te re qe do t jet mallkimi i gjuhes sone. S besonte njeri. ja shikojeni se si eshte moda e Politikaneve artisteve e VIP Shqiptare kopjo e fol nje shqipe te thyer e me sa me shume fjale nga gjuh te huaja te dukesh njei i kenduar.
\ Mallkuar gjith keta lapanjoz.
Po me te mallkuar gjer ne 7 breza qofshin Mbeturina si puna e ketij TEOs qe urreka shqipen SHKER> dha.ata.
Keta qe kujtojne se greket e sotem jan zoterit e tyre jan mbeturina e kombit tone.
31 August 2007 @ 10:46 pm
Qafir Arnaut thotë:
na i lini ne uber-albanezeve kete pune.
__________
kujdes ju uber-albanezet sepse “baba” juaj Nietzsche ka vdek i cmend… mendo si mund te kete jetuar?! me siguri ashtu sic edhe ka vdek… thua?
31 August 2007 @ 10:52 pm
iliriani thotë:
Ja, tani e tutje do te pyeSim Kico plehren edhe se si do te flasim!
_______
E Liro… si gjithmone… hahaha
31 August 2007 @ 10:53 pm
Eshte nje kenaqesi qe lexon shkrime nga me te ndryshme , me kujtime e mall per gjuhen tende.
Ju pergezoj te gjithve, por po ti rrim artikullit, Kiço Blushi nuk e ka se i dhemb shpirti per gjuhen Shqipe,atij i dhemb shpirti se nuk mund te degjoje qe ne pushtet jane ato qe nuk flasin dialektin e tij.
Ai e ka politike.
Kiçua thote-mjafton te degjosh kryeministrin apo kryetaren e kuvendit per te kuptuar se ku ka arritur gjuha Shqipe.
Kiço more Koqe e ke degjuar politikanin e pare te gjuhes letrare, - Se nuk ka B.K qe mund te me akuzojne per korrupsion.
Kjo per ty eshte gjuha e duhur, kjo te lehteson shpirtin ty.
Te paçim sa malet shoku Kiço. Te na rrosh.
31 August 2007 @ 10:57 pm
Mos e shani Kiçin
1 September 2007 @ 1:31 am
Kiço Blushi është rrekur të shkruaj për një teme që është me interes, po perveç asaj që ka ofenduar popullsinë e Veriut, që padyshim ka qenë edhe qëllimi i këtij shkrimi, s’ka thëne ndonjë gjë me vlerë. Nuk është hera e parë, dhe besoj se nuk do të jetë as e fundit, që Kiço Stavri Blushi ofendon “veriorët” dhe gjithçka që asocohet me ta.
Asterion, sado që përpiqesh të “argumentosh” qëndrimin tënd, paragjykimet edhe urrejtja që ke ti për Saliun, Jozefinën, dhe zonën nga vijnë këta individë janë mëse evidente. Ti je si puna e Kiços or lal.
1 September 2007 @ 11:28 am
o zzzz,
Komenti jot shume ofendues dhe tregon qarte edukaten e ulet qe ke.
Me vjen keqe per ty.
per te tjeret,
Ju lutem mos e kaloni debatin ne sferat politike apo krahinore.
Ketu po diskutohet per gjuhen shqipe.
N.q.s. s’keni kapacitetin e duhur per te shkruajtur dicka per Temen, me mire mos shkruani fare!
1 September 2007 @ 11:39 am
Ore e moret vesh ju qe ne 5 shtator do bjere shi? Shyqyr qe te freskoheni pak qe te gjithe
1 September 2007 @ 6:39 pm
zzzz, une e njoh mire tipin tend. Ti, dhe klonet e tu te panumert, silleni rrotull neper forume per t’i vrare debatet, duke u krekosur me poza nacionaliste ose krahinore, sipas rastit anti-komuniste ose gjithcka tjeter qe ju kujtoni se do t’ju siguroje miratimin e turmes syleshe ose sensibilitetet folkloristike. Ne te vertete, ti nuk ke asgje per te thene; dhe meqe nuk ke asgje per te thene, i sulmon ata qe perpiqen te sjellin dicka nga vetja, duke e zhvendosur temen e debatit drejt fushash sentimentalisht te ngarkuara. Nderhyrja ime s’ka lidhje as me Jugun as me Veriun, por me raportin midis Shtetit dhe Katundit. Katund ka edhe ne Jug edhe ne Veri, provinciale dhe injorante edhe ne Jug edhe ne Veri. Nje gje eshte e sigurt: qe Shqiperia nuk eshte ne gjendje t’i mbaje keta njerez (ose me mire majmune) larg pushtetit mbi te tjeret. Natyrisht, une s’kam ndonje arsye te “urrej” sic thua ti as Verioret as Jugoret, per te cilet vetem malli me merr, meqe kam vite qe jetoj larg Shqiperise. Por kur vjen puna per ceshtje te gjuhes zyrtare e te dialekteve, une i kam disa gjera per te thene e me deshire te madhe futem ne debate me koleget ketu. Prandaj me vjen vecanerisht neveri nga zzzz-te e tua prej mize zukatese. Ti, more zotni, je pjese e problemit; ti je detyrimisht objekt i ketij debati, jo pjesemarres ne te.
1 September 2007 @ 7:00 pm
Se c’ja fut njeri ketu siper qe jugu qe na flitka gjuhen e standartizuar shikoka me shume nga Graqia se nga Tirana.
Shpresojme mos te besh pjese tek ai grupi
1 September 2007 @ 7:01 pm
qe rishkruaje historine. se nuk ja paske haberin jugut. Tani kete standart kemi te shikojme te ecim perpara.
1 September 2007 @ 7:42 pm
Djema, Kiçoja e vinte theksin tek rrugaçeria e fjalorit shqip, gje qe eshte vene re nga te gjithe ne emigrantet, tek mentaliteti i te forteve, çregullimet ne gjuhe, dialektet ne paraqitjen zyrtare ne tv, dhe me duket qe nuk ofendon asnje krahine, veç konstaton ne vija te pergjithshme vulgarizimin e gjuhes.
Dialektet dihet qe jane pasuri e kombit tone, siç jane ne te gjitha kombet, por kjo s’do te thote te perdoresh fjale te pista e te huaja ne fjalorin tend. Artikulli duket sikur ka ngarkesa politike, ngaqe ai permend Sali Berishen dhe Jozefina Topallin. Por ne fund te fundit , dihet qe keta dy persona (e sidomos mavria yne) flasin nje shqipe jo zyrtare. Te gjthe ne flasim me dialekt ngapak, por ne podium e ne shkrim duhet ti permbahemi gjuhes zyrtare, siç e kane te gjitha vendet e zhvilluara.
1 September 2007 @ 7:56 pm
O Liro… Kicua…
1 September 2007 @ 8:04 pm
Kico plehra… me nje plumb i bie te gjitheve njeheresh… edhe popullit, edhe gjuhetareve, edhe zyrtareve, edhe letrareve, edhe gazetareve… vetem Kico plehra eshte me i miri… e ka inatin me te tere njeheresh, sepse nuk e pyet me askush… se nuk ka me automatik kallashnikov ne banese… palo shkrimtar me automatik…
1 September 2007 @ 8:12 pm
#
system32dll thotë:
Ore e moret vesh ju qe ne 5 shtator do bjere shi? Shyqyr qe te freskoheni pak qe te gjithe
________
Sistem… kujdes se do te te bejne rrezil…
1 September 2007 @ 8:22 pm
Ilirian, nga keta te pushkes ka qene ki mo?
1 September 2007 @ 10:52 pm
I dashur banago! Ki Kico Plehra eshte nje shkrimtar medioker dhe plot mekate administrative ne fushe te letrave shqipe… ka qene edhe nje burokrat i zi i lidhjes se shkrimtareve, dhe keshilltar i zi i diktatorit Alia, qe pasoi diktatorin Hoxha…
Kete dhe fisin e ketij i ka genjyer mendja per disa dekada se do te drejtonin jete e mot kete vend me ate kostallarishten e tyre te sajuar me dhune…
Nuk e kuptoj se ku e gjen kurajon kjo qenie qe te dale e te na jape mend per gjuhe, komb, e kulture… ky me sojin e sorrollopin e tij kane qene dhe jane ne radhet e atyre qe e shkaterruan gjuhen, letrsine dhe kulturen shqiptare…
Zaten… keta robt pa moral dalin e mbajne llogot me te shpifura moralizuese…
Me vjen keq, banago, sinqerisht qe detyrohem te sillem keshtu tek peshku… por ki Kico meriton te mos botohet nga asnje gazete…
2 September 2007 @ 12:43 am
Iliriani mirembrema!Ky togfjaleshi yt “ki kiço plehra “eshte vertet cool.Me pelqen sidomos kostantja jote ne perçmimin qe i ben ketij tipi.Ndaj edhe une me ty te njejten considerate qe ke per kete tip.
2 September 2007 @ 2:21 am
Ju duhet ndihme profesionale disave.
http://www.youtube.com/watch?v=92lmcRYy29Q
aj aj aj aj
2 September 2007 @ 8:42 pm
Zana thotë:
Iliriani mirembrema!Ky togfjaleshi yt “ki kiço plehra “eshte vertet cool.Me pelqen sidomos kostantja jote ne perçmimin qe i ben ketij tipi.
________-
Zana… mund ti hedhesh nje sy peshkut dhe te shohesh se si postimet e para te Liros jane gjithmon “Ki Kico plehra”… ka filluar qe ketu http://www.peshkupauje.com/e-mail-per-shqiptaro-amerikanin-pellumb-kulla/2007/01/18/#comment-61544…
Une e kam argetim kur botohet Ki Kicua tek Peshku.
2 September 2007 @ 9:56 pm
Ka tre ditë që futem te Peshku dhe po më ha shpretkën kureshtja. Di njeri të më thotë kuptimin e fjalës “shkërbërje”? Se po qe se s’egziston në shqipen e sotme dhe të djeshme, ashtu siç dyshoj, vërtetë gjuha shqipe po shkon drejt shkër-një farë gjësë.
2 September 2007 @ 9:58 pm
Akull, eshte krijuar enkas per kete shkrim
2 September 2007 @ 10:09 pm
akull-naja, Llukan, komenti im më sipër ka se çfarë thotë fjalori.
2 September 2007 @ 10:14 pm
E terheq pergjigjen time atehere
2 September 2007 @ 10:20 pm
Epo, ta gëzojmë o Llukan vëllai!
Me leje të krijoj dhe unë ca fjalë?
- shkërdullëk

- shkërleksion
- shkërezultat
…
2 September 2007 @ 10:24 pm
Dori, emri që vjen prej foljes shkërbej është shkërbim dhe jo shkërbërje.
2 September 2007 @ 11:08 pm
Akull-naja, s’ka pse të vijë keq. Që kur lexova artikullin e kuptova se ç’donte të thoshte Blushi me këtë fjalë. Thjesht më erdhi për të qeshur nga ironia kur gjeta një fjalë shqipe që ishte aq afër asaj që kishte sajuar Blushi duke patur parasysh tezën e artikullit të tij.
2 September 2007 @ 11:17 pm
O Dor, mua më vjen keq që dikush që mban leksione të panevojshme, sajon fjalë të patretshme, për të dalë në rezultate pa bereqet, dhe e gjitha kjo me gabime drejtshkrimi. Preferoj të dëgjoj Jozefinën, sinqerisht.
Përndryshe s’më vjen keq fare.
Përshëndetje!
3 September 2007 @ 12:07 am
Sidoqofte Akull dori e ka marre nga fjalori…prape se kuptoj ca lidhje ka me temen fjala ne fjale… Nese Shkerbej eshte e perkthyme ne latinisht Imitoj, ca eshte dasht me thene…………??????????????????????????????????? Bravo Dori, gjetje interesante
3 September 2007 @ 12:20 am
Krasta,
Atë pies veten dhe unë. Qoftë duke e marrë për emër që rrjedh nga folja “shkërbej”, që s’ështe as i saktë, as ka kuptim në kontekstin e shkrimit (çfarë shkërben shqipja???, me ç’e shkërbyem shqipen???), qoftë duke e marrë si lojë fjalësh, që duke parë cilësinë e shkrimit, më solli dëshirën të shpikja dhe unë fjalë të ra, nuk ma mbush mëndjen. Thashë mos del ndonjë njeri me fjalorin e kuq të më ndriçojë, po aha…:)
Nejse, Krastë, se boll i bëmë muhabet dhe kështu kësaj teme. Ik fli tani, se ka ditë prapë nesër, e normë për të bëre, etj, etj, e di vetë ti vazhdimin.
Natën!
3 September 2007 @ 12:38 am
Nejse Akell, vujtje per ne eshte kjo pune, po do ti krijojme do ti krijojme, ose do shkerbejme ndonje tjeter me usta se ne, psh Emigrantin
:D
Naten… sot une po rri edhe pak se iki per nja ca dite… dhe do kem kontakte vetem me pyllin, harabelat, vreshten e rrushit, cungjet e drurit dhe ndonje gje tjeter ne te rralle… dmth hasta la vista Piksela
:D
Na falni qe dolem nga tema….