Shif me sy e plas me zemer
Jorina Kadare
Kur kthehesh ne atdhe pasi ke jetuar nje kohe te gjate jashte, te perplasen ne fytyre shume ndjesi. Ca nga keto te mrekullueshme, por shumica derrmuese.
Kur kthehesh ne atdhe pas nje kohe te gjate, duhet te mbahesh fort. Duhet te pergatitesh per nje pershtatje akoma me te veshtire se ajo qe te eshte dashur te besh ne vend te huaj, ku pa dyshim ke mesuar, ke kuptuar, ke menduar dhe provuar shume.
Shume here ne periudhen kur kam jetuar jashte Shqiperise me ka grryer nje boshllek te cilit as vete nuk i vija dot emer. Pas shume vitesh kuptova qe kjo vorbull e trishte ishte malli qe kisha per rrenjet e mia. Per identitetin tim si Jori ne Shqiperi dhe jo si Jori ne Suedi. Kuptova se sado e mire te ishte jeta ime ne Suedi, ajo gjithmone do te terhiqte me vete nje gur te rende. Prandaj mora vendimin te kthehesha ne atdhe. Ata qe jane larg me kuptojne mire se sa i ngarkuar eshte ky vendim. Gjithsesi, une e vendosa. E vendosa te kthehesha. Vendosa te kthehesha ne Shqiperi, por mbi te gjitha vendosa te kthehesha tek vetja ime, ne vendin ku akoma ruaj kujtimet nder me te bukurat.
Impakti i pare me Shqiperine ishte dehes. Ajo te ofronte dashuri, ngrohtesi, qef dhe lezet. Njerzit ishin gjithmone te gatshem te te takonin, te te flisnin dhe shpesh mbizotronte hareja neper tavolina. Humori, por ai i ziu ama. Humori qe lehtesonte problemet dhe hallet. Shqiperia ne fillim te cudiste me energjine qe i velonte perbrenda. Saqe ndonjehere ishte shume, te velte.
Pas fazes se pare defryese, me trokiti ne dere nje tjeter faze. Faza e shqipetareve. Faza e popullit. Fillova te kuptoj se gjerat nuk ishin aspak aq te lehta dhe gazmore sic dukeshin ne siperfaqe. Filluan njerzit te me dukeshin pertac, te pabindur, komplet te painteresuar per profesionin qe benin ose me mire per punen ku duhet te shkonin c’do dite. Dhe filluan te me degjonin veshet vetem ankesa. Ankesa majtas, ankesa djathtas. Sharrje lart, sharrje poshte. Xhelozira te egra dhe keqdashje pafund. Shoku fliste keq per shokun pas kurrizit dhe te nesermen pinte me te birre ne tavoline duke u gajasur. Njerez te ceket dhe harbut vertisnin celsa makinash, per te cilat nje suedez duhet te punoj gjithe jeten per ti vertitur ne te njejten menyre. Injorante me dy klasa shkolle, gezonin te mirat e te qenurit drejtor ne filan institucion ose organizate. Epo, thashe me vete ky vend paska marre fund. C’mund te bej une ketu? Asgje. Ketu vetem mund te me marrin perpara dhe te me zhysin poshte. Ose, duhet te behem edhe une si keta. Po nuk e bej dot. Si i behet?
Nderkaq, koha kalonte dhe une tek tuk takoja edhe ndonje njeri te mire i cili kishte nje ide, kishte nje deshire, ishte i interesuar ne nje ceshtje, lexonte nje gazete. Edhe une e gezoja nje puhize shprese. Kuptova qe duhet te takoja dhe njihja sa me shume njerez, por gjithmone duke mbartur me vete nje filter nga ata qe sherbejne per te ndare llumin nga ari i zi. Dhe do ti, dalengadale fillova te njoh njerez te mire. Te mire ne shpirt dhe te mire ne angazhimet e tyre. Puhiza e pare e shpreses po shndrrohej ne nje fllad. Dhe e gjithe kjo po ndodhte ne vendin tim. Keta njerez te mire po punonin per Shqiperine. Ishin kthyer dhe ata nga vendet ku kishin jetuar me pare per Shqiperine. Per Shqiperine e perenduar e cila vertete jua kishte nevojen.
Shumica e ketyre njerezve me energji positive ishin te rinj. Shume prej tyre punojne ne nje organizate ku dhe une kam punuar me pare. Ku kam punuar dhe kam mesuar shume. Ku takoja minatore, hallexhinj, te huaj, fotograf, muzikante. Ku degjoja lloj soj iderash qe me entuziasmonin por edhe me benin per te qeshur. Po gjithsesi kishte nje energji. Nje energji e cila i perket vetem te rinjve.
Here pas here ne tavolinat qe rastisja me dashje dhe padashje degjoja te flitej keq per ta. Dhe kryesisht flitej keq nga njerez qe cuditerisht i takoja vetem ne kontekse kafenesh. Pse valle? Po ja sepse. Ne shumicen e rasteve keta njerez ose benin ndonje shkolle private per te cilen nuk i interesonte shume dhe kishin kohe te merrnin ne goje gjysmen e miletit, dhe gjysmen e Big Brother-it. Te tjere benin nje pune qe me shume se pune ishte pushim nga pushimi i kafes. Te tjere, akoma me keq, nuk kishin se si ta mbushnin diten sepse s’ju kishte pare syri as shkolle as pune. Disa here pra kam degjuar kritika per cunat dhe gocat e Mjaftit. Shpesh here keto kritika me jane dukur te pabazuara. Sigurisht qe cunat dhe gocat e Mjaftit mund te bejne me shume, mund te bertasin me forte, mund te ndeshen me ashper me padrejtesite. Por ama ata po bejne dicka. Perpara marsit te 2003, pellemba e kuqe mbi sfondin e zi nuk kishte asnje domethenie per askend. Sot nxit debat, qofte per mire apo per keq.
Jam e sigurt qe dikush nga ju qe po lexon kete shkrim ne keto momente po mendon, ja dhe kjo mbron mjaftistet, me siguri e ka nje arsye, Dhe une po i jap disa sekonda kohe te rrotulloje komentet e tij negative ne koke…Tani koha mbaroi. Vetem nje pyetje per ty? Keto sekonda qe sapo kaluan, cfare ndryshimi i sollen Shqiperise?



16 Maj 2008 @ 6:49 pm
Duhet te presesh dhe disa sekonda te tjera sa te mbaroj se lexuari kete :
http://www.mjaft.org/news_al.php?faqe=news&newsid=1163
16 Maj 2008 @ 6:50 pm
…tani na thuj - ja vle apo sja vle me u kthy ne Shqiperi….ne fillim per te miren e vetvetes pastaj te popullit shqiptar….
16 Maj 2008 @ 6:52 pm
Koth falm per linkun. Deklrarate e paqme edhe ajo e korrikut vjet.
16 Maj 2008 @ 7:17 pm
Ca pyetje ben moj Jorina. Pse nuk pyet pse gjith kto njerez, qe jo te gjithe harxhojne kohen ne kafet e bllokut, jan kaq skeptik ndaj Mjaftit tend te dashur?
po vitet e Mjaftit ca ndryshimi i sollen Shqiperise? Po koha harxhove ti qe shkruaje kte artikull ca i sollen Shqiperise?
16 Maj 2008 @ 7:23 pm
Pershkrimi qe i ben Shqipeirse i shkelqyer. por ….
Ndryshe nga konkluzioni tend i shkrojtur ketu me tendencen per te na ndaluar te mendojme, se cdo seconde e harxhuar nga une per te rotulluar ne koke ( quhet “menduar”) shkrimin tuaj do te ishte ne dem te shqiperise.
—————————
….Shumica e ketyre njerezve me energji positive ishin te rinj. Shume prej tyre punojne ne nje organizate ku dhe une kam punuar me pare. Ku kam punuar dhe kam mesuar shume. Ku takoja minatore, hallexhinj, te huaj, fotograf, muzikante. Ku degjoja lloj soj iderash qe me entuziasmonin por edhe me benin per te qeshur. Po gjithsesi kishte nje energji. Nje energji e cila i perket vetem te rinjve….
——————
Pse vetem te rinj.? Ska me te vjeter te mire ? ( meqe jam vete i vjeter ndjehem i fyer). Vec fyerjes qe ndjej cfare eshte kjo? lufte brezash? I ri i mire ,i vjeter i keq? Duhet ta ndalesh pak vrapin Jorina, se ne kete boten shqiptare ka po aq te mire te vjeter sa ka edhe te keqinj te rinj.
Mbase te rinjte te duken te mire se me ta ke punuar i njeh dhe i simpatizon. .
————
ja dhe kjo mbron mjaftistet, me siguri e ka nje arsye,..Dhe une po i jap disa sekonda kohe te rrotulloje komentet e tij negative ne koke…Tani koha mbaroi. Vetem nje pyetje per ty? Keto sekonda qe sapo kaluan, cfare ndryshimi i sollen Shqiperise?..
———-
I sollen ndryshimin se argumentava qe arsyeja tende eshte te mbrosh ( besh reklame) Mjaft duke share te vjetrit pasi ke mbrojtur te rinjte Me kete arsye nuk i ke sjelle shqiperise asnje te mire.
Koncepti i mire po i keq eshte koncept subjektiv dhe mbase njohja dhe simpatizmi tend per Mjaft te sjell ne kete konkluzion ne dem te shqiperise, eshte njesoj konkluzion si ai i 50 viteve me pare, te varferit me me te mire se te pasurit, demi i sjelle quhej Komunizem, Ai i 17 vjeteve me pare, ku jo komunistet me te mire se komunistet, demi i sjelle quhet tranzicioni i pafund. Pergjithesimi ky grup i mire ai grup i keq eshte gjithmon i demshem. Kemi vojtur e po vuajme nga ky pergjithsim, nga kjo lufte shtresash, klasash apo moshash.
Besoj se i kam perdoru me efektivitet ne te mire te shqiperise keto secondat e harxhuara
16 Maj 2008 @ 7:27 pm
Jorine !
Meqe e di qe do e lexosh komentin tim po te them te njetin qe te kam thene nje vit para ne nje tjeter shkrim : shkrim pa gabime ortografike.
16 Maj 2008 @ 7:40 pm
Mire ne “te vjetrit” qe na lejohet ndonje gabim ortografik neper komente nga shpejtesia, por keto te rinjte e sotem qe na shkruajne artikuj kaq “te pafajshem” e serioze, me duket se ato gabimet nuk i kane as prej moshe, e as prej nxitimi. P.sh. jo cdo fjale qe fillon me c shkruhet me apostrof apo sharrje nuk ka nevoje te theksohet aq fort duke e bere me dy “r”, njera mjafton.
Sa per shkrimin, si per hartim gjimnazi mire eshte.
Po Jori, po. Shqiperia mezi po pret per flladin… As qe diskutohet qe ua ka nevojen debatiksave te Mjaftit e G99. Nuk ben dot pa to. Megjithate une perseri nuk jam shume i bindur ne se eshte me shume Shqiperia qe ka nevoje per ta, apo ata qe kane nevoje per Shqiperine (vendin e drejtorash, ministrash e me the te thashe), …duket sikur fara nuk ka rene dhe aq larg pemes qe i perket.
Me mire xhakete e vjeter se sa kastravec i ri kishte thene nje figure sot ne gazete. Dhe s’e ka keq jo. Ujku i ri ha dyfishin e asaj qe ha plaku.
16 Maj 2008 @ 7:41 pm
aloire thotë:
16 Maj 2008 @ 7:17 pm
…po vitet e Mjaftit ca ndryshimi i sollen Shqiperise? Po koha harxhove ti qe shkruaje kte artikull ca i sollen Shqiperise?..
———
Mendoj ALoire se edhe ju pergjithsoni si Jorina. Mjaft ka merita sic ka edhe pune pa buke apo dhe te demshme. tere keta qe debatojne ketu kane pare Mjaftin jo vetme me skeptizem por ne shume raste edhe me papelqyshmeri ashtu sic kane perkrahur dhe duartrokitur veprimet e Mjaft kur kane menduar se veprimet kane qene te drejta. lexo temat per Gerdecin dhe ato per Bulqizen. Bredna temave te gedecit Lexo ato te gjyqit civil dhe te letres higjenike ne peme. Tema me te njeten tematike por me reagime te ndryshme. Pra ska vend per pegjithesime mendoj une.
16 Maj 2008 @ 7:46 pm
Problemi i Mjaftit eshte se na ka zhgenjyer. Prisnim me shume drejtesi (fairness) por Mjafti u perdor si kobure. Sot te shohim, mbase do jene me te ekuilibruar e s’do bejne ato gabime. Gjithsesi pavaresisht se une s’bie dakort me shume gjera te Mjafti, i respektoj sepse mundohen te bejne dicka dhe kane nje gram idealizmi… se helbete jane te rinj
sorry toko 
16 Maj 2008 @ 8:02 pm
Koth, për gabimet ortografike e paske mbajtur me hatër autoren, makinën do ta shesësh se nuk i pëlqen…po pse kaq i ndikuar nga ky shkrim?
sa për Mjaftin, për mua ata kanë bërë gjëra interesante dhe do të vazhdojnë të bëjnë gjëra interesante. njësoj si BBF-ja, dhe ‘Rinia e Fshatit’ edhe kjo organizatë po përmbush një funksion të caktuar për kohën e caktuar në vendin e caktuar.
16 Maj 2008 @ 8:19 pm
ose ne shqiptaret s’jemi ne gjendje te bejme asgje te mire ose jemi te afte vetem te shajme te gjithe dhe gjithçka,na e ka futur xhaxhi ne ADN.
16 Maj 2008 @ 8:34 pm
Jorina, me pelqeu shkrimi yt, i sinqerte dhe real. Nuk po bej komente ne lidhje me Mjaft se nuk ka lidhje fare me temen. Aty ku punon, te shkofte mbare. Shkrime si ky me inspirojne sepse mendjen e kam prapa, tundohem edhe une per kthimin.
Gjithe te mirat.
16 Maj 2008 @ 8:34 pm
Idealizmi eshte i mire dhe ju takon me shume te rinjeve, e drejte, por te vjetrit duhen degjuar deri diku ( s’po eperseris cfare ju duhet degjuar dhe cfare jo
16 Maj 2008 @ 8:55 pm
Mbetem gjithnje e mendimit se Jorina ka interesant vetem mbiemrin.
16 Maj 2008 @ 8:56 pm
fillimi ishte i bukur, shum realist, shum objektivizem… fundi nuk me la shije te mir, mund ti kishe nxjerre konkluzionet edhe pa u hedhur ne krah te mjaftit… edhe kjo ndarja e brezave nuk me pelqeu shum (vet jam i ri)… megjithate, kurajo per vazhdimin po koha nuk mbatet as me sekonda as me fjale… po me vepra… kshu mendoj un… per shqiperin koha esht ndalur prej vitesh…
16 Maj 2008 @ 9:03 pm
Ashtu them dhe une, Zana. Mbiemri me beri te nisja ta lexoja pjesezen dhe vete pjeseza me beri ta lija pergjysem.
Gjynah, ne cfare duarsh ka rene gjuha Shqipe!
16 Maj 2008 @ 9:50 pm
Jam e sigurt qe dikush nga ju qe po lexon kete shkrim ne keto momente po mendon, ja dhe kjo mbron mjaftistet, me siguri e ka nje arsye….
Seriously i wish you good luck!!
Not me…
Me te vertet sa here vine ndonje shkrim per MJAFT ketu te peshku krijohen debate boshe dhe te kota..
Sikur vetem ne shqiperi ka grupime te rinjsh.. Anglia duhet te kishte marre funde me kohe, po te ndiqte llogjiken boshe shqiptare..
It’s gone beyond believe now.. Madness…
16 Maj 2008 @ 9:56 pm
P.s. I miss that espresso coffee in the morning and evening..
Truly great!!! Ketu nuk eshte e njejte.. Te pakten nuk te shijon si ajo ne shqiperi..
16 Maj 2008 @ 10:07 pm
…edhe une po te kthehesha ne Shqiperi tek mjafti do anetaresohesha (nese do pranonin “pleq”)….
….cfare te beje “mjaft”…ka burr none ti dali balle Sales….te pakten ata perpiqen mjaft….ai i ka te gjithe nen “nivel”…
16 Maj 2008 @ 10:17 pm
Nuk e di kush i ka pi keto kafet (se mos me hy ne goje te miletit kot), po ky i dyti djathtas paska nji rruge te gjate, kurse ky i pari majtas paska nji haber te keq.
16 Maj 2008 @ 10:19 pm
Ardi ,deri te ti paska ardhur nami se keta te mjaftit kane rroga te mira?!:)
Ah vertet sa e kane rrogen keta te Mjaft??
16 Maj 2008 @ 10:22 pm
C’e ke gjithe ket mllef mi Zane. Si me qen Jozefina Topalli po me dukesh
16 Maj 2008 @ 10:25 pm
Bravo Per pjesen e pare te Shkrimit.
Pjesa e dyte ku ju kujtoni se po shikoni pak diell aty n Shqiperi me duket shume e ekzagjeruar.
Un nuk mund ta perceptoj se c lloj kombi jemi e se si kemi mbijetuar deri tani.
Faktikisht kemi hak politikanet qe kemi se te till jemi kur votojme per ta.
Un mendoja se sistemi i atehershem (komunist) gjoja na kishte edukuar si komb se s kishte analfabetizem.
Po Shqipot vetem per te lexuar mesuan nuk arriten te kuptonin se c lexonin.
Kur shikon ketu ku jetoj un se me c ke te besh, thua cfar rrace harbute jemi.
llafazan t paeduakte dembela injorante.
dinnak e te pabese.
Keta jemi.
kete konkluzion nxorra pasi fillova studioj shumicen e shqipove ketu ku ndodhem.
me te vertete per te ardhur keq mbase ketu ku jam un jan mbledhur vetem pleherat e shqiperise qofshin nga qytete apo fshate.
Vetem disa kokrra te rralla kane arritur te njerezohen ose me mire kane arritur te kuptojne se vijme nga nje bote e eger e shpifur nga nje bote marrezore. M habbit sa smirezinj jane shqiptaret per njeri tjeterin e se si behen ure per te huajt.
ose kur shkon neper mbremjet e flamurit a ku di un cfare mbrfemjesh organizojne.
Kafshe te verteta me fytyr njeriu. cdo moment pret qe te filloj nje sherr aty a nje thashethem ketu. cfar kombi jemi mor njerez se nuk e marr vesh.
Si do mund ta edukojme kete3 komb.
pse t ngelen kaq mbrapa keta kafshe e te mos arrijne te edukohen apo te kuptojne se te qenit njeri i mire nuk eshte dobesie as dhunti.
shof kur mblidhen neper kafe ketu (starbux) shkon ga nje tavoline ne tjetern e pret t degjosh dicka pozitive. N asnje menyre sharje mallkime shfryrje ofendime pabesi komplote e ku di un se cfar akte t tjera, vetem keto degjon n turmat shqiptare.
Kur dikush (shqiptar) ka hapur ndonje biznes apo ka ecur perpara nuk e shofin dot me sy, ku ta mbysin t shpifin t ofendojn te aludojn se ka shitur dicka apo ka ber kontrabande se ndryshe s mund t hap biznes.
Per shqiptaret merndimi se dikush ka qen i zgjuar apo punetor s ka te bej fare.
Qe te besh dicka n jete duhet t jesh marre me kontrabnde shitje prostitucion kjo eshte rruga jasht varferise e mizerjes.
Mizerja e varferia jan ne shpirtrat e tyre t mjere e te pashprese qe si i ai qe po mbytet kerkojne te mbajne ne llum kedo tjeter perreth tyre.
Nuk me vjen mire qe Italianet a greket a ku di un sa kombe te tjera flasin keq per ne
Po a e dini se kan te drejt kur shofin keto hordhi kafshesh te etura per cdo gje negative qe ofron shoqeria.
U Ula nje dite e po shifja nje turme te tille shqiposh ketu n USA e mendova le t supozoj se s jam Shqiptar e se po shof si nje person i huaj se c njerez jane keta.
Injorante e te pakuptushem.
Keto mendoj une per Nje pjese jo t vogel te shipove ketu n emigracion.
Tani kjo eshte pjesa negative sigurisht qe ka dhe nje pakice pozitive qe ben dallim nga kjo hordhia e mesipershme.
Njerez nga te cilet shumica jan edukuar e jan distancuar disi nga vendi prej nga kan ardhur vetem e vetem se e shofin se nuk kan deshir me t jen pjese e nje llumi te tille.
Persa i perket shoqates MJAFT desha t shtoja se duken t emancipuar, gje shum e rendesishme kjo per te bere dallim prej llumit t zakonshem te shoqerise shqiptare.
16 Maj 2008 @ 10:26 pm
Ku po e sheh mllefin Tirons?Ekam pase diku shtepine afer saj.Ne daç me e dite duke me thene keshtu per si e njoh une Topallin nuk me ben veçse nje kompliment.
16 Maj 2008 @ 10:28 pm
C`jane gjithe keto “sharrje lart e poshte e poshte e lart” per Mjaft dhe shkarraviteset entuziaste qe kerkojne te mbushin cv-ne me lavderime per Mjaft, se helbete mund te hapet ndonje vend pune ne presidiumin e kuvendit popullor te Mjaft (qe kur ka ikur E. Veliaj, Mjafti drejtohet nga nje presidence kolektive).
16 Maj 2008 @ 10:35 pm
16 Maj 2008 @ 10:36 pm
Desha te bej nje sqarim te vogelNatyrisht nuk me pelqen Mjaft,as politika qe ben kjo organizate e rralle jam entuziaste per ndonje aktivitet te tyre.Por kushdo qe esjhte punesuar ne te ,gati si miq te mi Kristi,LL e te tjere iu uroj te gjithe te mirat e suksese me gjithe shpirt.Ju pafshim sa me lart qeveritare e parlamentare.Se si thone ne Smokthine apo Tragjas ,dukat e Radhime dielli i mire duke…..
16 Maj 2008 @ 10:39 pm
O Tirons, kishe fole mire pak me siper, pse e prish tani ne fund?!
16 Maj 2008 @ 10:42 pm
Atje ke linku i nje viti perpara me ka vjedh shprehjen e dites !
“http://www.peshkupauje.com/ske-zgjedhje/2007/07/15/”
Ti merr honorarin kurse une as nje kafe
Per denim nuk e lexoj as ket shkrimin !
16 Maj 2008 @ 10:51 pm
A mund te me thote njeri se me c’merret kjo shoqja?
16 Maj 2008 @ 10:53 pm
Ca them une kot qe Sala o bo si ver llapa, Zana ja ka kalu Ver Llapes e Kizit te Pazarit bashke per nga cmira dhe ligesia.
Mjaftit bravo i qofte per aq sa ben. Nuk nejne mire kur i ndajne brezat po i falet se edhe ate nga mosha e papjekur e bejne, do piqen edhe ata.
16 Maj 2008 @ 10:53 pm
CHeney,thuhet zonjusha ose Kadareja.Shoqja thuhej dikur…
16 Maj 2008 @ 10:56 pm
She..Keto jane njojhe e frenkuentime te tuat.Une kam ca te tjere….
16 Maj 2008 @ 10:57 pm
Amon, si bon dhe ti shefo, nje kritike te vockel e merr per cmire dhe ligesi.
Me fal mua, po s’e kuptoj se cfare kane kjo goca dhe MJAFT-i per te pasur cmire dhe ligesi ndaj tyre??!!
16 Maj 2008 @ 10:58 pm
Ina ate nuk e di une por ai/ajo goja e te cilit vetem vjell mllef dhe zili ndaj tyre.
16 Maj 2008 @ 11:02 pm
Le te kete ç’te doje Kadarejae mjaft.çdokush ze per mrekulli vendin e vet nen diell.Pastaj shefo…Une jam aq larg ,po fare fare nga ai realitet e nga ato interesa ne Shqiperi sa çuditem edhe vete.Pastaj ,edhe ti sikur nuk qenke fort entuziast:”do piqen edhe ata”
16 Maj 2008 @ 11:06 pm
E vertete eshte, po perpiqem qe secilit ti jap hakun. Me pelqen entuziasmi dhe deshira qe kane per ndryshim, me respekt i ve ne dukje te metat nese kane dhe kete e bej se dua qe te dalin me sukses. Larg jemi te gjithe nga ai realitet po fakti qe vijme e shkruajme ketu tregon se duam ta shohim njehere mire atdheun tone, se na sembon ne shpirt prapambetja dhe vuajtja pafund e bashkekombasve tone dhe jone gjithashtu.
16 Maj 2008 @ 11:07 pm
Epo dhe ju.
dhe me te hajrit se keto llackat.
Po kush tha se i kemi zili me.
Thjesht na cane tr.pin. Mjaft, Mjaft , Mjaft ska muhabet tjeter.
Sikur u tha dynjaja dhe ka ngel vec mjafti.
Si ka zili hic njeri. Ka tirana plot goca e cuna si yje drite, me te bukur, me te mencem, me rroga me te medhaja
Po shif, se kshu jemi ne, dikur ishin sekretaret e rinise, tashti jane Mjaftiset.
Po ju lutna shume, a ka mundesi qe te pakten ne nje dite te zotit te mos kemi teme me Mjaft. Se te kerkosh nje jave psh eshte e pamundur.
16 Maj 2008 @ 11:17 pm
Amon lume paj zotin sikur te kon vu me dhune me lexu do tema, apo ke ngel pa muhabet?
16 Maj 2008 @ 11:25 pm
Nuk mendoj se shkruesja ka dashur te jap mesazhin se vetem te rinjte kane energji pozitive,
“Shumica e ketyre njerezve me energji positive ishin te rinj. Shume prej tyre punojne ne nje organizate ku dhe une kam punuar me pare. Ku kam punuar dhe kam mesuar shume.”
Shkruesja, po flet per eksperiencen e vet PERSONALE dhe nuk po i ven vulen realitetit shqiptar, se realiteti shqiptar nuk eshte vetem Tirana, apo nje organizate…
E dyta, per mendimin tim, eshte gabim kur i meshohet idese se: “Ishin kthyer dhe ata nga vendet ku kishin jetuar me pare per Shqiperine. Per Shqiperine e perenduar e cila vertete jua kishte nevojen.”
Perse? Vertete qe njerez te edukuar qe kthehen ne Shqiperi jane nje energji shume e madhe e domosdoshme per vendin tone, por nga ana tjeter eshte fyese per popullin tone, eshte absurde te pretendosh se nje populli i paska shterruar energjia… Mbase jam idealiste, por mua me duket se ajo energji pozitive e ardhur nga jashte mbetet energji pozitive sepse populli shqiptar e mirepret, e perqafon e shkrin me energjine e vet. “Shqiperine e perenduar”, jo qe besa KURREN E KURRES…
Ky qendrim te them te drejten me acaron jashte mase… Duhet theksuar qe besa, se e kam degjuar si shpesh, edhe nga te rinj qe kane gati dhjete vjet ne Amerike, me jeten e perditshme amerikane, dhe kur bie fjala per Shqiperine, hiqen si Skenderbe, mire qe hiqen, ajo i duhet atdheut, por ama, prit kohen, kthehu ne vendilindje edhe jepe shembullin, perndryshe s’kam nge te degjoj askend as jashte as brenda qe ma ben vendin tim “te perenduar”!!!
Per drejtesine, s’ka nevoje per nje lumenjsh fjalesh e komentesh, ai qe e do drejtesine i bashkohet kujdo qe po e kerkon ate, e eshte natyrale qe kur te jem ne vendin tim ate do te bej sic e kane bere per mot shqipot e po vazhdojne ta bejne….
Sa per keto qurravecet ketu, qe vetem shajne kot, keto nxjerrin ne pah sa e pervuajtshme eshte jeta e tyre, sa e dhimbshur, sa per te ardhur keq… (“Mbetem gjithnje e mendimit se Jorina ka interesant vetem mbiemrin.” … Po Zana, mos jeta jote merr nje kuptim tani qe more masken e dordoleces per jeten e tjetrit, e cila ndryshe nga ti, ka nje identitet, ndersa njerez si ti, nen nje emer anonim, te vetepunesuar ne dhenje komentesh boshe, pretendojne se kane arritur dicka, ja ku po ta them une e dashur, ate dickane qe ke arritur mundohu ta shkruash ne leter, mundohu ta shqiptosh, do te jete rruge e gjate e dhimbshme, por te pakten do te kete diku nje shprese, nje shprese e cila diku do te vesh edhe ngjyren pozitive.
E fundit, per GT,
Fjalet e tua ngjajne aq shume me dike qe kam takuar kohet e fundit, ne mos qofsh ti ai. E degjova pra per te dyten here kete fjalimin tend, shkruar me nje shqipe te gjymtuar. Mund te them vetem kaq:
Ndjej shume keqardhje per njerez qe mbajne fjalime te tilla, me pare ndjeja perbuzje, tani ndjej vetem keqardhjje se kam arritur te kuptoj te verteten , se cfare i shtyn njerez te tille te flasin keshtu si puna jote, INJORANCA
Por, bekuar qofte ajo dashuri shqiptare qe ka per te na mbledhur te gjitheve ne nje sofer, e ka per te na dhene te gjitheve ate qe meritojme!
Hajt besa bese,
Laura
16 Maj 2008 @ 11:26 pm
Pa marak shoqa Zane, me kalimin e kohes shoqet kthehen ne zonja, gjer tash njof shume pak te tilla..
Zonja Lume,
Mbase ta nigjo llafin perendia, po edhe ndonje dite boje vet pushim te peshku; 2 dite pushim ne jave boll i ke..
16 Maj 2008 @ 11:34 pm
Shoqe qe kthehen ne zonja nuk ka as pak as shume.Zonjushat kthehen ne zonja.E nga keto ka.Por ti cheney nuk mund ti njohesh.Shoqet kthehen ne pensioniste qe marrin edhe ate te luftes.Kaq
16 Maj 2008 @ 11:38 pm
Aaa po mire,
Thoni mer troc qe mos shkruj ma ke peshku kaq shume se na merzite.
Blendo me zor jo, po cer mutin te lexoj une kur gjithe temat jane o me Ramizin, o me Mjaftin o me Ismail Kadarene.
16 Maj 2008 @ 11:45 pm
Laura !Pse keshtu moj vajze!Une nuk te fyevaaspak.Ti perse fyen??Aj,aj ,aj Laura.Sa poshte qe ke rene.Po edukata??Apo kaq ishte varaku amerikan.Pastaj ,nuk jam vetem une qe kritikova Jorinen.Pse keshtu Laura.Si thua a jane fjale te nje poeteje o me mire qe pretendon te jete e tille(megjithese nuk shkruan mire gjuhen shqipe)Ku eshte problemi tek anonimati ketu??A nuk eshte zgjedhje e lire e çdonjerit te paraqitet si te doje?
Une ketu jam komentuese.Jorina ka shkruar,eshte vene ne menyre te ndergjegjshme ne diskutim.Laura.Se shkruan keshtu une nuk mund ta ndrroj idene per ca poezi te tuat,se ca te tjera nuk jane keq.Por mbetesh gjithnje patetike me ca besa a bese e me ca thirrje prej dramaturgesh te dobet ,por fare ama.Laura qetesohu.Zoti ekziston ,por nuk je ti.
16 Maj 2008 @ 11:57 pm
Laura, me duket se ke ngel pa prozac. I vetmi shpjegim qe mund te jap per gjithe ate crap qe ke shkrujt me siper eshte se duhet te kesh ndonje lidhje te afert farefisnore me Jorinen. Dhe besome mua, me mire te jete kjo se ndonje gje tjeter. Who the hell do you think you are?
Ne qofte se nuk e perballon dot mendimin ndryshe te te tjereve as mos hyr fare ne keto blogje pastaj. Eh pike e zeze, del tjetra dhe tregon se sa eshte vlera e njerit apo e tjetrit. Kishte ngelur ca respekt per Lauren rebele, per Lauren guximtare, edhe pse jashte rrymes. Por tani aha, te rrofshin denglat.
16 Maj 2008 @ 11:58 pm
Shoqa Zane,
Pune kendeveshtrimi mbase; duket se per ty fjala shoqe eshte nje nga etallonet e 50 vjecarit te shkuar. Per mua ka kuptim tjeter; une shoqe quaj nje femer, antare te nje bashkesie ne te cilen bej pjese( Peshku ne rastin tone, e rrjedhimisht drejtimi ndaj teje me shoqe, pranej mos u ofendo se ste quajta zonje) Qe te quaj dike zonje duhet ta njof e ta njof mire.. kshu kjo pune, psh, me aq sa e njfo une Jozefinen, dhe te siguroj qe e njof me mire se ty, une nuk mund ta quaj kurre zonje..
“Zonjushat kthehen ne zonja.E nga keto ka.Por ti cheney nuk mund ti njohesh.” hihihi shif si je, personifikimi i fares se limonit ne peshk je…
zonja Lume,
Pse merzitesh ti? Temat te peshku vine me miratim nga poshte dhe miratohen nga lart. Pra duhet edhe icik iniciative. Hajt qite nje ne mejdan.
Tani, a Di nenjeri
17 Maj 2008 @ 12:02 am
Mjaft vertet ka bere protesta qe ne fillimet e saj, ceshtja qendron te perkrahja e masave.
Se edhe partia e Namik Fadile Hotit kishte nje program bashkohor perparimtar po qe populli shqiptar …………..
Pra jam me ate qe thote toko “konteksti historik dhe perkrahja e masava” Jo vetem te rinjte e shkolluar jashte qe po vine si Mesia te shpetojne memdhembjen.
Te rinjte qe vine harrojne me kryesoren mentalitetin e shoqrise dhe flas ketu per sjelljen e komuniteti ne pergjithesi, reagimin e komuniteti ndaj problemve individuale dhe shoqerore (shembulli me tipik eshte Gerdeci ku kemi nje komunitet te demtuar i cili qe ne fillimet e veta nuk u soll si komunitet po si individe).
Mjaft deri tani ne shqiperi eshte sjelle si nje institucion shteteror qe injoron relitetin dhe mentalitetin dhe vazhdon perpara me skedulin e vet te aktiviteteve duke thirrur TV dhe check-uar (njesoj si mbledhje qeverie).
17 Maj 2008 @ 12:02 am
E c’te komentosh me?
17 Maj 2008 @ 12:06 am
Zana, interesant ke vetem pseudonimin
sa per te tjerat… Zoti yt te ndihmofte…
Ato qe thashe me siper, s’kane te bejne fare lidhje me mua, as me poezite e mia, kane te bejne me ligesine tende te shfrenuar… dhe me llafazanerine tende te papare, te ka shpetuar peshku nga kjo ane se perndryshe c’do beje me tere ate ligesi ?????? te pakten e nxjerr ketu… te zezen…
17 Maj 2008 @ 12:08 am
E mire,
u knoqa,
kishte kohe qe sbehej sherr femrash ke peshku !
Kshu ka lezet, jo meshkuj qe kapen me llafe si zakonisht
17 Maj 2008 @ 12:11 am
komenti Chenit m’gjys..
A di njeri te me tregoje me shume per ket shoqen qe na u bashkangjit te Peshku?
Laura,
besa bese, je njish, hic mos u tut!! Shpresoj ne te ardhem te kthehesh edhe ti ne Shqiperi e te perparosh si individ, menyra e vetme per te ndryshuar Shqiperine!
17 Maj 2008 @ 12:14 am
Naten Laura.Kisha nja tre muaj pa u kthyer te peshku.Shoh qe merrke dy pilula ne dite prozac.S’ka gje .Do te te kaloje.Naten miq.
17 Maj 2008 @ 12:15 am
Solidaritet poeteshash gjysmeanonime nga “Komuna e Parisit” - me falni -e kisha fjalen per solidaritetin e poeteshave amatore nga dhe me lidhje qofte edhe emocionale me “Komunen” Mjaft.
Njeri nga drejtuesit e peshkut, ka konflikt interesi. Ku shkoi ai dreq Penari te merrte me shume pergjegjesi ne drejtim-mbikeqyrjen e peshkut, se megjithese me rezerva mund te merremi vesh me te.
17 Maj 2008 @ 12:28 am
E di qe po futem mes sherresh, po edhe nje gje dhe do e mbyll:
Kur do ta heqin kete shprehjen/kendveshtrimin njehere e mire nga perdorimi?!?! Eshte pa kuptim. Cfare do te thote “te paktem po bejme dicka”? Ne krahasim me ke, me ata qe nuk bejne asgje?? Te gjithe bejne dicka: punojne, jetojne, dashurojne, vjedhin, vrasin, japin bakshish, shkruajne, mendojne, fantazojne.
Askush nuk rri pa bere asgje. Puna eshte cfare ben, si e ben, me ke e ben.
Problemi nuk eshte tek toni adoleshento-dramatik dhe ethosi me psikoze heorine; eshte se koncepti per kontributin shoqeror eshte krejt infantil. Duhet gjuhe e re, jo vetem akte dhe protesta te reja, nese duan te merren seriozisht.
17 Maj 2008 @ 1:13 am
komenti
Mbase duhet te kishin jetuar jashte pak me shume qe te mesonin se c’eshte transparenca. (se aty FILLON “puna per shqiperine”).
E ke vene re ti se sa energji ka berisha?
Ve bast se po te krahasosh diten e berishes me gjithe anetaret e “mjaft”, marre se bashku, do te shohesh se i pari ben shume me teper pune.
Problemet fillojne kur ky zhduk, ashtu si pa te keq, ndonje VKM interesant dhe thellohen kur fillon te beje hartime nderkohe qe i kerkojne te jape llogari. Kulmi arrin kur fillon i ve etiketa atyre qe e kritikojne (mafioz, inatci …). Vertet nuk sheh ndonje analogji?!
17 Maj 2008 @ 1:51 am
gene thotë:
17 Maj 2008 @ 1:13 am
Mbase duhet te kishin jetuar jashte pak me shume qe te mesonin se c’eshte transparenca. (se aty FILLON “puna per shqiperine”).
Puna per Shqiperine fillon tek… puna!
17 Maj 2008 @ 3:05 am
gene,
Kisha shprese, mendoja se kohet e fundit dicka do te ndryshonte ne lidhje me mjegullen financiare qe rrethon Mjaftin.. gjer tani asgje..
A jane te gjith aktivistet te informuar njesoj mbi aktivitetin financiar te Mjaftit?
17 Maj 2008 @ 8:06 am
haha, jori, mireserdhe u zhyte ne m*tin e perhershem…
ishe me mire ne sweden e ?… keto kafshe nuk behen me njerez..
17 Maj 2008 @ 8:57 am
” keto kafshe nuk behen me njerez..”
Hiqeni vesin e te folurit per veten tuaj ne veten e trete shumes..
17 Maj 2008 @ 9:02 am
ene thone qe Putini eshte diktator.
17 Maj 2008 @ 10:37 am
Tashti une e kuptoj qe te afirmohesh ne ate qe ke studiuar ne vendin ku ke studiuar eshte shume e veshtire.Sidomos kush ka studiuar humanistike.Eshte shume e veshtire te pakten ne Evrope te gjesh pune.Shume prej te laureuarve vazhdojne te punojne me kontrata shume te brishta ne çdo kuptim.Ne nje rast si ky alternativa te kthehesh ne Shqiperi eshte me se logjike.Se pastaj punon ne Mjaft o tjeter ok.Por ajo qe nuk me pelqen aspak kur zgjedhjen per te kthyer ne Shqiperi e interpretoni si akt patriotik e se ju hap barku per te lindur Shqiperine e perenduar .Kjo prej nga vij une quhet me ju hedh hi atyne “sendeve” kot.Per te qene patriot nuk eshte kusht i domosdoshem se ne ç’vend jeton.Shoh e lexoj ne mes te Tiranes horrhane sa te duash e pa pike sentimenti patriotik,e lexoj te peshku persona qe i bejne nder Shqiperise kudo qe jane.Mungon shume per fat te keq kjo si i thone “me u preh persembari”.Jo per gje ,por ato qe thone e shkruajne do te ishin me te besueshme.
17 Maj 2008 @ 11:41 am
Ketu muti eshte bere mullar.
Ja cer ka bere vaki dje : Kane shqep me dru Zv/Kryeredaktorin e gazetës “SOT”
http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&task=view&id=71725&Itemid=1&lang=
Asnje nga te perditshemet e sotme, asnje fare, asnje televizion, as dhe vete kj Junior Kadare qe ka pas punu ke Mjaft-i ene qe revoltohet nuk kane thene asnje fjale.
Opozita nuk e prisja ne kete rast te bente ndonje deklarate. Kjo dreq gazete ka bere mekate ndaj saj. Mirepo problemi nuk eshte kaq i thjeshte .
Ju kujtohet besoj ai rasti me ate gazetarin e Tom Doshit qe vetem mbasi foli ambasadori amerikan folen dhe media dhe opozita.
Tani kur do flase ambasadori dini gje ju :
Sepse Anila Basha ka hallin e djalit te Xhoit te Nanos
Shekulli i Kocos ka hallin si te promovoje familjen qe ka fitu i cmim festivali
Panorama ka hallin te sqaroje spikopatite e Zhakut
Shqip-i ka hallin si te rriten komentet ne shqiptaret e tavolinave per gruan e atij te Inatosurit
Qafoku i TO-se si te gjeje formulimet e Majaselli ( çibani ) ne 36 shkronja ?
17 Maj 2008 @ 11:56 am
Problemi i Mjaftit dhe gjithe atyre qe mundohen ose shpresojne te ndryshojne dicka eshte se jane te pafuqishem perballe politikes. Eshte kjo politike qe ka kapur shtetin.
Pasardhsi i Sales tashme dihet, Edi.
17 Maj 2008 @ 12:19 pm
Prit dhe pak sa te largohet hija e veliajt dhe do te shohesh se vete “majft” (organizata e gjalle pertej anetareve te vecante) do te kerkoje dicka me teper nga vetja.
une kam pershtypjen se PO. Dmth qe askush nga aktivistet nuk eshte i informuar dhe ka nje autocensure te theksuar ne kerkesat qe i bejne drejtuesve (atyre qe i kane ne dore informacionet).
17 Maj 2008 @ 12:26 pm
Shqipetaret jane “pronare” te mjaft-it (aty jane investuar shume shpresa dhe para) dhe, si cdo pronar, kur i kerkohet llogari drejtuesve behet me qellim qe organizata te permiresohet e jo te vritet.
17 Maj 2008 @ 12:32 pm
tironso mos e ngatarro kot popullin ketu, se ca do populli shkret buke e drita do. eshte imazhi i keq qe i projektojne megallomanet popullit, duke fillu qy nga doktorri e pijaneci e piktori e deri ke Profesoret e PHD.
17 Maj 2008 @ 12:34 pm
meqe jemi te MJAFT pee mendimin tim me shume pune (si ne cilesi ashtu dhe ne sasi) ka bere Aleanca per Gjirin e Vlores vetem me mbeshteje ne natyre se gjith OJQ e tjera qe jane bere si vrima te zeza ku terent miliona dallare
17 Maj 2008 @ 1:29 pm
Cupe, na trego ndonje fotografi tenden e te shohim sa e bukur je, qe kur te te shohim ne ndonje feste te mjaftit te te bejme ndonje propozim po ishe e mire.
Se nuk na the ndonje gje te zgjuar me siper.
17 Maj 2008 @ 1:53 pm
Mos u beni merak, se dhe Mjaftit po i del boja dhe po i mbaron fryma : tani qe na doli perpara G-99, Mjafti eshte si nje maske transparente qe nuk e fsheh dot me anen politike qe ajo pati qe kur u krijua nga dyshja Sorros-Rama ne 2003-2004.
Ne kete pike te pakten, Kaçmyftaraj pati te drejte. Ai hodhi i pari idene se Mjaft! “luftonte” kunder Nanos ne 2004 me levizjen “Nano Ik”, jo per te mbeshtetur Berishen (e pame pas 2005 hapur kete gje), por per te eliminuar nje “armik” nga disa, te Edi Rames.
Mos harroni, George Sorros eshte mik i afert i Rames, i cili e ka bere qytetar Nderi i Tiranes para pak vitesh, si dhe i ka dhuruar çelesine qytetit (siç ja dhuroi edhe Brégoviqit).
2 Kundershtaret e Rames ne 2004 ishin dyshja Nano-Berisha. Me ane te Mjaft!, Rama arriti t’i jape nje vantazh Berishes duke diskredituar Nanon : si perfundim, fale edhe LSI-se, ne 2005 PD fitoi dhe Nano doli perkohesisht ne pension. “Politika e re” qe u perhap fill pas 2005 ishte menyra e vjeter, per te hequr qafe kundershtarin tjeter politik te Rames, Sali Berishen.
Siç po duken gjerat, largimi i Berishes nga ana e Rames, permes “debatikasve” Mjaftiste, nuk pati dhe aq sukses, megjithe angazhimet e panumerta te tyre per denigrimin e figures se Kryeministrit.
Tashme, duke pare se dhe brenda koalicionit te tij politik, Rama pati nje kundershtar tjeter “poltencial” per pushtetin e plote, ky i fundit pergatiti qe vjet daljen ne skene te nje levizje”masonike” - siç e cilesoi P. Xhufi Mjaftin. Ne fakt, Mjaft u perdor tani per te krijuar G-99 dhe per te dobesuar ne ekstrem LSi-ne - ne menyre qe ne 2009, Rama shpreson te qeverise vetem me Erionin dhe Gjinushin.
Te shohim se si do vene deri ne 2009 planet e Mjaftit/G-99, dhe kunder kujt do te perdoren keto “vegla” politiko-mediatike deri ne zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme
17 Maj 2008 @ 2:14 pm
P.s. I miss that espresso coffee in the morning and evening..
Truly great!!! Ketu nuk eshte e njejte.. Te pakten nuk te shijon si ajo ne shqiperi..*
pikes i ke ren vlla apo ktu ne vendin e galeve kafen e bejne mysybet!
ka shije tjeter ajo kafja ne shqip!
17 Maj 2008 @ 2:21 pm
Nuk ka njeri me te pakten nje neuron te gjalle ne koke qe nuk desheron largimin e berishes nga politika shqiptare.
Dhe ne “majft” ka plot neurone te gjalla.
17 Maj 2008 @ 3:09 pm
Qe te kthehemi tek ankesat e Jorines
KERKO EDHE TI TRANSPARENCE NGA “MJAFT”!
Me kete rast do te kemi 3 rezultate
1- Ti do t’i bindesh presionit te grupit te “majft” dhe do te censurosh veten ne pyetjet e “bezdishme”
2- Ti do te pyesesh, nuk do te marresh pergjigje dhe do te fillosh te shohesh gjerat me sy tjeter (nda kete eksperience edhe me ne qe e kemi perjetuar)
3- Ti do te pyesesh, do te marresh pergjigje dhe do vish ketu te na tregosh edhe ne lidhjen nga ku cilido, ne cdo moment, mund te marre informacionet e nevoshjme per nje analize serioze te punes se “mjaft”. Duhet nje burim zyrtar i “mjaft” dhe jo shifra te vena aty nga ty e qe kushdo mund ti mohoje ne cdo moment.
17 Maj 2008 @ 3:35 pm
Edhe ti Gene sa biramel qe qenke! :)Shume po don me dit.Ke tesh nji vjet qe po don me dit kuleten e Mjaft-it e s’u lodhe
A te ftune per kafe andej nga zyrat?!ça don ma ti!!O ata jane gati me te diftu shpirtin ,veçkuleten jo. 
17 Maj 2008 @ 4:48 pm
Ca me shume se nje vit ne fakt.
tani forumi i “mjaft” eshte i mbyllur ( www.mjaft.org/forumi ) por, edhe kur financimet ishin me transparente ( ne fillim ), kam kerkuar shpesh aty matjen dhe publikimin e rezultateve te punes (ka menyra statistike te thjeshta per te bere kete) hap pas hapi.
17 Maj 2008 @ 4:50 pm
Une e ftoj perseri Jorinen
KERKO EDHE TI TRANSPARENCE NGA “MJAFT”!
Me kete rast do te kemi 3 rezultate
1- Ti do t’i bindesh presionit te grupit te “majft” dhe do te censurosh veten ne pyetjet e “bezdishme”
2- Ti do te pyesesh, nuk do te marresh pergjigje dhe do te fillosh te shohesh gjerat me sy tjeter (nda kete eksperience edhe me ne qe e kemi perjetuar)
3- Ti do te pyesesh, do te marresh pergjigje dhe do vish ketu te na tregosh edhe ne lidhjen nga ku cilido, ne cdo moment, mund te marre informacionet e nevoshjme per nje analize serioze te punes se “mjaft”. Duhet nje burim zyrtar i “mjaft” dhe jo shifra te vena aty nga ty e qe kushdo mund ti mohoje ne cdo moment.
Konsideroje kete kerkese si nje filter me teper.
17 Maj 2008 @ 6:02 pm
eshte mbyll forumi, por eshte hap blogu www.mjaft.org/blog
Nuk ka asgje te keqe qe ne cdo moment kur te jesh ne Tirane te na vizitosh dhe atehere mund te flasim per te gjitha keto qe te prishin endrrat, si i thone.
Cdo donator i mjaftit, eshte i listuar ne faqen ballore te mjaftit, me logo dhe linqet perkatese. Dhe nisur nga ky info mund edhe te fillosh te hedhesh ca hapa per te kuptuar me shume. Mos e paragjyko kete “aktivizmin konkret” personal, te te ardhurit ketu direkt, e per ti bere ca gjera ne nje menyre me serioze se duke shpenzu ore e ore pa fund ne blogje a forume ne internet.
17 Maj 2008 @ 7:19 pm
Koth, dikush na ka fshi nja dy komente qe beme dje, di gjo ti kush mund te jete?
17 Maj 2008 @ 7:35 pm
Llukani !
19 Maj 2008 @ 11:42 am
Nuk te kerkova adresen e blogut kristi dhe as nuk kerkova te di pse eshte mbyllur forumi (edhe aty do vijme por avash avash).
Une te kerkova transparence me fondet.
Transaparence nuk te thote qe te vij une tek zyrat te flas me ty e aq me pak qe ti te me mesosh se si te “hetoj” mbi aktivitetin financiar tendin.
Transaparence do te thote qe TI te besh PUBLIKE infomacionet.
19 Maj 2008 @ 11:49 am
“PUBLIKE” dmth qe te jene te dispozicion te CILITDO ne CDO MOMENT.
Teknikisht, duhet te jene on-line.
Ndersa “TI” dmth TI
19 Maj 2008 @ 11:52 am
Nese Jorina nuk e ka lexuar akoma
KERKO EDHE TI TRANSPARENCE NGA “MJAFT”!
Me kete rast do te kemi 3 rezultate
1- Ti do t’i bindesh presionit te grupit te “mjaft” dhe do te censurosh veten ne pyetjet e “bezdisshme”
2- Ti do te pyesesh, nuk do te marresh pergjigje dhe do te fillosh te shohesh gjerat me sy tjeter (nda kete eksperience edhe me ne qe e kemi perjetuar)
3- Ti do te pyesesh, do te marresh pergjigje dhe do vish ketu te na tregosh edhe ne lidhjen nga ku cilido, ne cdo moment, mund te marre informacionet e nevoshjme per nje analize serioze te punes se “mjaft”. Duhet nje burim zyrtar i “mjaft” dhe jo shifra te vena aty nga ty e qe kushdo mund ti mohoje ne cdo moment.
Pyet Jorina, mos ki frike!
19 Maj 2008 @ 2:29 pm
Gene !
:D
…per te tjerat me mbrapa KUSUR mos me LE…
Per te korigjuar prurjen e meparshme me z.
Them se nderhyrja JUAJ e vazhdueshme dhe shume kembengulese per transparencen e sigurimit te fondeve financiare te levizjes MJAFT,nuk eshte ndonje gje qe e vlereson apo cvlereson efektivitetin e Levizjes.
Ne shoqerine e sotme shqiptare SOT per SOT gjerat kane nje pamje mjaft te qarte po ti referohesh disa vargjeve te nje te dituri para si nja 1500 vjetesh a me shume ……
Ci thua te mjerit prehrin mos bej PIS
Kur ka rene i teri ne BALTE……
Dhe ne kete shoqeri te “TERRIT INFORMATIV” te zhytur ne LLUMIN e shitjes se cdo principi moral te individit ,Grupit , Partive , Shtetit e Shtetareve te te gjitha hallkave “per nje grusht dollar me shume” te kerkosh Transparence nga MJAFTI do te thote jo me shume se nje KURIOZITET i pa rendesishem…
Ndoshta me me vlere do te ishte ajo shprehje neper te cilen kane kaluar tegjitha shoqerite e sotme ne AVANGARD te pakten tetshja… :D:D
Per Miljonin e pare mos me kerko …
19 Maj 2008 @ 10:39 pm
Idris, fjalia jote qe mund te shqiperohet “Mjaft nuk eshte me e keqe se organizmat e tjeter (shteti dhe OJQ’te) ne Shqiperi” nuk eshte justifikim. Erioni sot eshte ne politike dhe modeli i vetem qe kemi eshte ai i te mosqenit transparent. Neser pasneser do te jene ne te njejtat pozita dhe Kristi dhe te tjeret…
why is Mjaft afraid to raise the bar??
tani pak me pak seriozisht…
sa here gene i kerkon transparence Kristit dhe ky i fundit i pergjigjet te vije nga zyrat ose ti hedhi e-mail, me vijne nder mend dy gjera “flashback”
e para eshte dicka qe me ka mbetur nder mend nga ato artikujt qe Lesi ia shkruajti per Nanon para disa vitesh. Nje episod thoshte qe kur njerezit i kerkonin dicka Nanos dhe ky deshte t’i hiqte qafe, iu pergjigjej “patjeter, shko fol me Kristinen”. Kristina ishte sipas Lesit, ne mos gaboj, sekretarja tek selia e PS.
e dyta eshte nga stafi i madh i firmave piramidane ne 96 deri ne 97. Per tu dukur te rendesishem nje me dy dhe te thoshin “hajde dil njehere nga firma”.
Tani, puna eshte se Lefti me lart thote qe Mjaft po ndjek modelin e Rames, kurse mua me duket me shume se po ndjek modelin e Nanos dhe piramidave te kohes se Sales. SI eshte kjo pune??
gjithashtu, pa lidhje me temen po dua te rikujtoj qe Kristi para disa ditesh ne te njejten teme na rikujtonte qe ai ishte nje person qe nuk fshihej pas anonimitetit dhe shante njerezit nga robt…
20 Maj 2008 @ 10:47 am
Kjo eshte 100% e vertete idriz. Nderhyrja “JONE” (une ti ai/ajo ne ju ata/ato) nuk ka asnje efekt POR eshte FAKTI qe “MAJFT” nuk ben transparence ai qe E CVLERESON organizaten e organizatoret. (jo thjesht efektivitetin - kjo ka te beje me “ndershmerine” ne rradhe te pare)
FAKTI qe hidhen dege me dege sa here qe pyeten I CVLERESON TERESISHT
Pyeti edhe TI Idriz! Pse nuk bejne transparence?
23 Maj 2008 @ 5:40 am
I nerumi Gene !
:)
keshtu qe po ti pranoj te gjitha duke te dhene fjalen e pionerit se :
:) 
:D 
Une e kam dhene pergjigjen por s’e paske lexu tamam.Them qe nuk eshte e nevojshme dhe nuk ka asnje rendesi….
Gre wireles!
””’Tani, puna eshte se………………………. Lefti……………………….”"
Kur permend kete emer per argument me thene te drejten dyshoj edhe ke vetja per nivelin shkollor
-Gabime te tilla nuk do ti perseris me…..
Ndoshta per informacion….Kur i permendje Nanos dicka si “larje nderi”
porosiste nje nga shoqerusit e tij:
“Merri faturen sa i ben “nderi” dhe coja KRISTINES……
KRISTI nuk ka pushtet akoma….Une qe leshoj nonje “llaf te mire’” me ka “inat” se ja kam prishur inteligjencen e prurjeve per kerkimet arkeologjike dhe nuk me ofron poste….
Keshtu qe modeli i tij nuk me duket i matshem..
Sikur te hiqte dore nga deshira per t’ju pergjigjur , justifikuar dhe mbrojtur “me cdo kusht” prej cdo “sulmi armiqsor” ndaj Mjaftit do te ishte INDIVIDUALISHT dicka me i kendeshem…sidomos….
sikur te hiqte metoden e “shkrehjes se pushkes qe ne krah”…ky eshte nje shikim per modelin e Kristit sipas pamjes time