Europa League s'bën, domethënë s'bën lekë. Platini, ai xhaxhi që votoi që Botërori 2022 të luhet nën saç, i ka merak shumë këtu punë. Pasi u llois mirë e mirë vendosi: A s'i heq një vizë Europa League dhe e bëj Champions League me 64 skuadra? De plus, mbase hollohet edhe ajo dreq sangri spanjolle se u dendëm duke e pirë vit për vit. Full bar: birra, vodka, verë, edhe një dynja me antipasto e aheng i madh për të gjithë. Jeni të ftuar në 2016.