Një deklaratë i ministrit të Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto se, termi “Çamëri” nuk ekziston, ka provokuar një reagim therrës nga ana e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, që mbron interesat e komunitetit çam. Ministri Haxhinasto, që është edhe zëvendëskryetar i LSI-së, e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste për emisionin “Debat” të Alfred Pezës.