Bota

Me një borxh prej 490 miliardë dollarësh, këtyre rrënojave mund tu shtohet edhe ekonomia greke

‘Maroi Borghezio jashtë parlamentit europian’. Kjo është kërkesa e një grupi shqiptarësh rezidentë në Itali, që përmes një nisme në rrjetin social facebook kërkojnë që politikani i ‘Lega Nord’ të mos përfaqësojë vendin e tij si eurodeputet.

Në Islandë shkruhet dhe lexohet më shumë se në çdo cep tjetër të botës. Meritë kjo e një populli poetësh, krenarë edhe për gjuhën e tyre

Pas frikës së humbjes së dy aleatëve më të ngushtë në Evrope, Merkel po përballet me pasigurinë e traktatit fiskal evropian

Një artikull tek The Guardian sot mbi rolin e Internetit në Estoni më shtangu:

Në Estoni, mund të ecësh për 150 kilometra nga kryeqyteti Tallin dhe të mos humbasësh asnjëherë lidhjen falas në Internet nëpërmjet Wi-Fi. Wi-fi falas në Estoni është kudo. Ka dhjetë vjet që është kudo.

Në Suedi përdoren gjithnjë e më pak para kesh. Disa madje duan t'i mënjanojnë plotësisht. Në një kishë ndërkohë edhe ndihmat për kishën paguhen me kartë krediti.

“Po iki që të mos u lë borxhe fëmijëve të mi". Këto ishin fjalet e fundit të një 77-vjeçari grek që i ka dhënë fund jetës në sheshin para parlamentit në Athinë.

Nje plan i paprecedent i Qeverise Britanike per monitorimin total te internetit, i cili planifikohet te shpaloset pas fjalimit te Mbretereshes ne mars, eshte vene nen shenjester nga shume organizata civile dhe politikane ne vend

Bashkimi Europian ka vendosur t'i japë fund abuzimeve me tarifat e "roaming". Duke filluar që nga korriku i këtij viti, konsumatori europian do të paguajë jo më shumë se 0.29 euro për minutë kur udhëton nëpër Europë.

Një gjykatë gjermane ka vendosur se policia mund të kryejë kontrolle mes pasagjerëve në trena bazuar në ngjyrën e lëkurës, si pjesë e përpjekjeve për të kapur emigrantët e paligjshëm.

Shkëputur nga një ankesë e Komisionit Federal të Tregtisë kundër Shërbimeve Menaxhuese Mjeko-Ligjorë Inc, agjensi private përmbarimi në Van Nuys, Kaliforni, që gjithashtu vepron me emrin Rumson, Bolling & Associates.

Në të paktën dy raste, ndërsa përpiqeshin të mblidhnin borxhet që debitorët ua kanë shtëpisë së varrimit, të pandehurit kanë kërcënuar se do të përdhosin trupat e fëmijëve të vdekur te debitorëve, nëse borxhi nuk është paguar. 

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy pas vrasjes së tre fëmijëve dhe një mësuesi para një shkolle hebreje në Tuluzë shpalli gjendje alarmi në nivelin më të lartë për terrorizëm në këtë rajon.

Për vite me rradhë ishin motorë të rritjes globale, tani edhe ato tregojnë shënja lodhjeje. Sa do ta ndjejë këtë ekonomia botërore?

Policët në Holandë shpresojnë që qytetarët e këtij vendi të përdorin në celuluarët e tyre një nga dy aplikacionet për krimininelët në kërkim. Njëri prej këtyre aplikacioneve është ndërtuar nga të rinjtë kosovarë

Në Islandë këtë të enjte përfundon një proces historik. Ish kryeministri Geir Haarde, është politikani i parë i lartë në botë, të cilit iu desh të japë llogari para gjyqit për krizën financiare.

Kështu urrejtja mposht mëshirën dhe i çon drejt masakrave

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka marrë dje një raport nga agjencia e saj këshillimore, Gherush 92 që “Komedia Hyjnore” e Dante Aligerit duhet të hiqet nga kurrikulimat shkollore të mbarë botës, pasi është vepër antisemite, islamofobike, raciste.

“Dikur gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm” është përgjigjja e zakonshme, varësisht prej asaj se sa do të jetë e shpejtë rritja e SHBA-së – që aktualisht është numri një – dhe e Kinës. Megjithatë, disa ekonomistë besojnë se tejkalimi tashmë ka ndodhur.

Faqet