Me kënaqësi të veçantë, arrita të lexoja që dje një shkrim të ish kryeministrit dhe deputetit të PS-së Pandeli Majko, botuar fillimisht në gazetën elektronike greke "Metarithmisi" (titulli i gazetës përkthehet "Reforma"). Ishte një shkrim i botuar posaçërisht për atë gazetë, i përkthyer sot (31 Mars) në gazetën e përditshme "Shqip", dhe mund ta gjeni këtu. Realisht shkrimi është një replikë ndaj diplomatit Aleksandros Mallias, ish ambasador në Tiranë dhe aktualisht, ambasadori grek në Washington.