S’ka kufoma, profesorët propozojnë ligjin për shitjen e trupit
Eglantina Bardhi
Shekulli
Nesër do të jenë mjekët e ardhshëm, por shumë prej tyre nuk kanë prekur kurrë me dorë një trup të vdekur, për të mësuar studimin e trupit të njeriut. Kështu, studentët e Fakultetit të Mjekësisë ndeshen me mësim të cunguar që në vitin e parë, pasi mungesa e kufomave e ka lënë lëndën e Anatomisë Normale larg praktikave të studentëve. Sipas profesorit në Departamentin e Anatomisë Patologjike dhe Mjekësisë Ligjore në Fakultetin e Mjekësisë, Bardhyl Çipi, gjetja e kufomave për studimet anatomike përbën një problem real për mjekësinë e sotme. Të gjendur përball këtij fenomeni, profesor Çipi dhe drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Besim Ymaj, theksojnë se duhet të bëhet me ligj dhurimi i trupit që, në shumë raste mund të shitet edhe nga vetë personi, para se të vdesë.
Studimi i trupit, pa trup
Studimi i trupit të njeriut që bëhet në lëndën Anatomia Normale, njohuri këto që studenti duhet t’i marrë që në vitin e parë, bëhet teorikisht. Shkak, sipas profesorëve, është mungesa e kufomave. “Studentët, në këtë lëndë mësojnë ndërtimin e trupit të njeriut dhe kjo bëhet nëpërmjet vënies në dispozicion të kufomave. Por këto kufoma pothuajse mungojnë fare për studim dhe ky është një problem i madh”,- pohon profesor Bardhyl Çipi, duke shtuar se kjo mangësi ndikon edhe në përgatitjen profesionale të studentëve. Sipas tij, para viteve ‘90 ky problem nuk ishte i pranishëm për studentët e Mjekësisë, pasi objekt studimi bëheshin trupat e personave të dënuar, ndërsa sot kjo praktikë nuk njihet. Megjithëse ai këtë praktikë e quan si shkelje të të drejtave të njeriut, të pakën tek ajo e kaluara, shikon anën tjetër pozitive, që studentët kanë pasur në dispozicion trupa për të bërë praktikën mësimore. Një ndër burimet e vetme të sigurimit të trupave të vdekur, sipas Çipit, kanë mbetur njerëzit pa njerëz, por këtë janë shumë të paktë, për të përballuar të gjitha praktikat mësimore. “Që kur shpenzimet e varrimit filluan të përballohen nga Sigurimet Shoqërore, numri i kufomave që merreshin nga personat e braktisur u pakësua, ndërsa kërkesa e universiteteve për kufoma që do të bëhen objekt studimi sot, është shumë i madh”,- thekson Bardhyl Çipi.
Shitja dhe dhurimi i trupit
Ndoshta tingëllon ashpër, por në fakt është një akt altruist i personit që shet ose dhuron trupin, për qëllime studimore. Sipas drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Besim Ymaj, miratimi i ligjit për shitjen e trupit do të ishte me shumë interes, si në vendet e tjera të botës. “Duhet të ekzistojë një ligj, pasi është e drejta e çdo individi, i cili shikon një sëmundje të pashërueshme apo edhe për shkaqe të tjera, ai ka të drejtën të kërkojë që trupi i tij të vihet në dispozicion për qëllime studimore, me anë të shitjes kundrejt një çmimi të caktuar”,- thotë Besim Ymaj, duke shtuar se kjo është pak a shumë njësoj me sigurimin e jetës, i cili bën një deklaratë që nëse i ndodh ndonjë aksident apo ndonjë sëmundje do të paguhet. Të njëjtin mendim me të ndan edhe profesor Bardhyl Çipi, i cili thekson se kjo do të ishte mënyra më e mirë për të siguruar kufoma, në mënyrë që t’u vihet në ndihmë studentëve për studime më cilësore.
Disa nga motivet e dhurimit të trupit
Nganjëherë personat dhurojnë trupat e tyre, meqenëse familja e nuk është në gjendje që të përballojë shpenzimet e varrimit.
Për disa njerëz, dhurimi i trupit të tyre është një shprehje e mirënjohjes ndaj mjekut që e ka kuruar.
Për disa të tjerë, ky veprim konsiderohet si përpjekje për të shmangur vetminë që ata kanë pasur gjatë gjithë jetës.
Në një rast tjetër, një punëtor që punoi për vite me radhë në ndërtimin e godinës së re të Fakultetit të Mjekësisë së Parisit, dhuroi trupin e tij, me qëllim që ai të qëndronte përsëri atje ku kishte punuar për vite me radhë.
Ndërsa një rast në një tjetër, një grua e ve që nuk e kishte dashur burrin e saj, e dhuroi trupin në mënyrë që të mos varrosej pranë bashkëshortit.
Ymaj: Mungesa e autopsive, sjell mbulimin e gabimeve të mjekëve
Mësim i cunguar dhe mbulim i gabimeve të mjekëve. Kështu shprehet drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Besim Ymaj, për fenomenin e mosbërjes së autopsive dhe për këtë ai kryesisht bën përgjegjës drejtoritë e spitaleve. Kështu, studentët e Fakultetit të Mjekësisë, mësim të cunguar marrin edhe në lëndën e Anatomisë Patologjike, lëndë kjo që realizohet në vitin e 3-të. Sipas profesorit të departamentit të Anatomisë Patologjike, Bardhyl Çipi, kjo lëndë merret me autopsitë e pacientëve që vdesin në spitale. “Për fat të keq, këto autopsi tashmë janë ndërprerë dhe nuk bëhen më, duke dëmtuar rëndë mësimdhënien dhe formimin profesional të studentëve”,- thekson Çipi. Ndërsa Besim Ymaj theksoi se një fakt i tillë sjell pasoja negative jo vetëm për formimin e studentëve, por edhe për vetë spitalet. “Fakti që nuk bëhen autopsitë e pacientëve që vdesin në spitale, mund të mbulojë edhe shumë gabime të mjekëve”,- thekson ai, duke shtuar se ky rregull duhet të rikthehet si më parë, në mënyrë të rritet profesionalizimi dhe të ndalohen abuzimet.

28 March 2007 @ 11:26 pm
Kur une kam bere provimin e anatomise, s’lejoheshin autopsite nga studentet ne Itali.Me pare ishin bere, por qe ate vit s’lejoheshin me.E dija qe ne Shqiperi shfrytezonin kufomat e atyre qe i shisnin dhe te ish te perndjekurve politike te ekzekutuar, ngaqe shpesh kadavrat kishin vrimen e plumbit ne koke, por ketu s’kishte kadavra.E vetmja gje qe mund te behej ishte te merrje nje autorizim dhe te shikoje nje autopsi te bere nga dikush tjeter ne rast se kishte ndonje te tille.
Sa per mungesen e autopsive neper spitale mendoj qe duhet bere dicka, sepse keshtu ndoshta rritet dhe pergjegjesia e mjekeve, se duket sikur ne Shqiperi mjeket jane vetem per tu pasuruar dhe s’kane asnje pergjegjesi ligjore per ato qe ndodhin me pacientet e tyre,nese ja fusin kot.
9 April 2007 @ 8:36 am
Tirane, mberrijne ne QSUT oferta per te shitur veshkat
06:59 09/04/07
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mbërrin kërkesa e çuditshme e njerëzve të varfër.
Pasi kanë dëgjuar për transplant veshkash, shumë prej njerëzve që kanë probleme financiare u drejtohen mjekëve për të shitur veshkën.
Mjekët thonë se një gjë e tillë duhet rregulluar me ligj, për të mos lejuar abuzimet me shitjen e veshkave, abuzime që më së shumti prekin ata që shesin veshkën, por edhe ata që blejnë organe të tilla.
G.S.
20 May 2007 @ 10:50 pm
Mentaliteti Yne kombetar nuk eshte me i pa avnsuar se i popujve te tjere sa i perket solidaritetit hulumtues shkencor per ti “dhuruar” kufomat me qellim te interesit hulumtues shkencor në mjekësi.Por ato bëhen të qëllimshme nga arsyet e shumta.Ne pushtetin ekzekutiv e vendimmarrës në trojet tona ka shumë mjek.Cdo tendencë për të pasqyruar gabimet e mjekëve që janë të shoqëruar si në fazat e hulumtimit diagnostik ashtu edhe në etapat e trajtimit kurues e rehabilitues stopohet nga segmentet e tilla .Ata(mjekët) janë me funksione janë kudo kuvendoset ligji,ku merren vendime.Ata e mbrojnë mbulimin e krimit të bardhë.Pasi ata janë zgjedhur nga populli.Sa behen krime në institucionet shëndetësore i tejkalojnë aksidentet në komunikacion apo ato që i shkakton qëllimshëm laiku.Mos aktivizimi i shërbimeve mjekoligjore kudo në qendrat e mëdha në Kosovë ku ka specialist të mjekësisë ligjore jep mundësinë e dyshimit të qëllimshëm.Që nga koha e pasluftës të mos akuzohet askush për neglizhencë profesionale ,veprim jo profesional etj. është e quditshme.Burgje të mjekëve do të krijoheshin po të punohej si duhet në hulumtimin e rasteve .Për një “syneti” që ja kryen pa para një kirurg një gjyqtari a prokurori ai shpallet dhe merr titullin që e shkruan në faksimil ” ekspert mjekoligjor” …
26 June 2007 @ 4:03 pm
problemi i mjeksis ligjore shqiptare.qendron jo si nuk kan aftesi e provoj.por nga mjetet jo moderne.se krimet nuk ndalohen asnjiher pra mjeket shqiptar jan te zgjuar dhe te aft.por punen tek krimi ta kryejn ma me vemendje se krimi nuk ka falje.petriti-gjermani-