Login



Register

Ruli premton rishikimin e neneve për transaksionet dhe reklamat

Biznesi kundër kufirit të reklamave
BLERINA ZYLYFTARI
Metropol

Biznesi ka paraqitur dje disa pika me anë të të cilave kundërshton paketën e re fiskale. Një pjesë e masave të paraqitura nga qeveria në këtë paketë kanë shkaktuar debat mes përfaqësuesve të sipërmarrjes dhe atyre të qeverisë, gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ të Biznesit. Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, i cili dha sqarime mbi efektet e paketës së re fiskale, përfaqësues të biznesit dhanë kundërshtimet e tyre ndaj parashikimeve të paketës për reklamat si dhe për transaksionet bankare. Sipas tyre, duhet që brenda paketës së re fiskale të parashikohen diferencime për reklamat, pasi grupe dhe biznese të ndryshme kanë peshë të ndryshme në këtë sektor. Ndërsa e kanë quajtur absurd përcaktimin se fundi për reklamat duhet të jetë jo më shumë se një për qind i xhiros vjetore. Paketa e propozuar detyron shoqëritë të kufizojnë shpenzimet e tyre për reklamat duke e dhënë detyrimin që në fillim të vitit pasardhës.

Transaksionet

Ndërkaq, reklamat nuk kanë qenë pika e vetme për të cilën sipërmarrësit janë shprehur kundër. Shoqatat e biznesit e shohin me dyshim dhe si të parealizueshëm edhe vendimin i cili i detyron ato të kalojnë të gjitha transaksionet në rrugë bankare. Sipas tyre, nuk është e mundur që të gjitha transaksionet të përcillen nëpërmjet bankave. Ndër të tjera, biznesi është deklaruar pro luftës kundër informalitetit, por në ndryshim nga qeveria, që vendos ligje sanksionuese, sipërmarrësit kanë propozuar disa masa të tjera të cilat sipas tyre, do të kishin rezultate më të mëdha në uljen e evazionit. Përfaqësues të biznesit, nënvizuan në takimin e djeshëm se formalizimi i të gjitha shitjeve në vend nëpërmjet futjes në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar të biznesit të vogël, cilësohet nga bizneset e mëdha si çelësi i reduktimit të ekonomisë informale. Kështu u propozua prej tyre që të përfshihet në TVSH edhe biznesi i vogël, mundësisht brenda datës 1 janar 2008.

Ruli

Në takimin e djeshëm, ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, e vuri theksin në punën që ka ndërmarrë qeveria kundër informalitetit, me synim rritjen e ekonomisë shqiptare duke zbatuar të gjitha ligjet si dhe në kuadër të përafrimit të të gjithë legjislacionit shqiptar drejt BE-së. “Në qeveri është bërë një shqyrtim i parë i këtyre projektvendimeve dhe projektligjeve. Para shqyrtimit në komisionet e ndryshme parlamentare, vetë qeveria kishte parasysh mendimet dhe sugjerimet nga aktorët e biznesit në këtë drejtim. Masat që janë parashtruar në këtë paketë janë disa dhe prekin aspekte të ndryshme të legjislacionit fiskal“, u shpreh ministri Ruli.

Kërkesa 1

Shoqëritë e biznesit të madh propozojnë që biznesi i vogël të përfshihet në TVSH, mundësisht brenda datës i janar të vitit që vjen, me qëllim luftimin e informalitetit.

Kërkesa 2

Biznesi propozon që në paketën fiskale të ketë diferencime në taksën për reklamat, pasi grupe dhe biznese të ndryshme kanë peshë të ndryshme në sektorin e reklamave.

Kërkes 3

Biznesi sheh me dyshim dhe si të parealizueshëm edhe vendimin i cili i detyron të kalojnë të gjitha transaksionet në rrugë bankare. Ata kërkojnë të rishikohet kjo pikë.

Kërkesa 4

Biznesi kërkon të zbatohet hap pas hapi vendosja e “cash-it” deri në 1 janar 2008, me qëllim mospenalizimin me gjoba deri në vendosjen dhe aplikimin në masë të saj.

Kërkesa 5

Biznesi kërkon të luftohet ashpër informaliteti, që shfaqet dukshëm në tregun e shitjeve me pakicë, sikurse dhe të ndiqen me rigorozitet çmimet që deklarohen në dogana me ato të shitjeve me shumicë nga tregtarët grosistë.

Kërkesa 6

Formalizimi sa më parë i tregut të prodhimeve bujqësore, pasi ai ka peshë jo të vogël në treguesit e informalitetit dhe të eliminohen prodhuesit e palicencuar që prishin ekuilibrat e tregut.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

10 Komente

  1. Kotherja thotë:

    4 June 2007 @ 2:20 pm

    Pervec opinionit konstant qe kam per kete Minister te paafte dhe krejtesisht te korruptuar dhe politikisht hipokrit me duhet te them qe ky nuk lexon as gazetat . :)

    “Kërkesa 6

    Formalizimi sa më parë i tregut të prodhimeve bujqësore, pasi ai ka peshë jo të vogël në treguesit e informalitetit dhe të eliminohen prodhuesit e palicencuar që prishin ekuilibrat e tregut.”

    Shiko ku i shkon mendja ! Pesha jo e vogel e treguesve te informalitetit ne bujqesi!

    Ah medet ! Ne kemi fillu ti harrojme produktet bujqesore vendase ky thote informalitet !

    Mire thote nje xhaje ke klubi i lagjes : Keta e vrasin mendjen gjithe naten si t`ja rrasin me thelle ketij mileti. Harram !

    P.S. Perdorimin ca fjaleve turçe e bej enkas per te provu konstatimin e sakte te atij shkrimit “as ashtu e as keshtu” qe na e solli ne vemendje peshku Paulo. :)

  2. dhelpra thotë:

    4 June 2007 @ 2:25 pm

    Mos e ka llafin per damatet edhe mollet e importuara nga maqedonia qe kalojne kontrabande mo :-) Ruli ska nevoje me u mendu naten si me ja rras miletit. Atij i mjafton te jete vetvetja :-)

  3. jeton thotë:

    4 June 2007 @ 2:29 pm

    Po bari i that,importohet akoma nga Maqedonia.. ?

  4. Cheney thotë:

    4 June 2007 @ 2:35 pm

    Po, dhe korret nga fshataret tane..

  5. vlonjati thotë:

    4 June 2007 @ 2:42 pm

    Po mire e ka Rruli qe do ti taksoj bujqit e shqiperise.
    Si mendoni ju me mire te punojne tokat e grekut, apo te kthehen dhe te punojne te vetat.
    Kush do qe te vazhdoj te punoj tokat e grekos taksa do e detyroj ta shesi token qe ka ne shqiperi tek ai qe do vendosi te kthehet ne shtepine e vet pefundimisht.
    Pra keshu lindin fermat e verteta me mbi 4-5 Ha toke bujqesore dhe me te cilat shteti mund te bashpunoj me lehte si me politika favorizuse ashtu dhe duke mbledh taksat me lehte.

  6. Kotherja thotë:

    4 June 2007 @ 2:52 pm

    vlonjat,

    mire e ke, po ku eshte informaliteti ketu se nuk duket shume qarte qe te mos them hic fare.

    Ai thote prodhim bujqesor vendas informal e qe une mezi e shof si zgjidhje ato batutat e peshqve me siper me vendosjen e taksave, sidomos akoma kur ate thone Ruli dhe akoma me sidomos kur e ka fjalen per informalitetin.

  7. vlonjati thotë:

    4 June 2007 @ 2:58 pm

    Iformalitet eshte kothere qe dikush posejdon nje prone, ne rastin tone fermeret token, dhe ata per kete pasuri s’paguajne asnje takse.
    Ndaj dhe s’u behet vone te kujdesen per te.
    Po kane dhe ullishte,baca me moll dhe portokalle, tufa me 100 krere bageti dhe kur vine puna nuk paguajne asnje qindarke per shtetin.
    C’mendon ti!!!

  8. Cheney thotë:

    4 June 2007 @ 3:04 pm

    Vlonjat,

    duhet pak sensibilitet.. keta jane rrush nen hije.. nuk mund ta vjelesh po su poq..

  9. Kotherja thotë:

    4 June 2007 @ 3:05 pm

    Teorikisht je ok.

    Atehere nuk ke qene asnjere ne fshat. :)

    “Po kane dhe ullishte,baca me moll dhe portokalle, tufa me 100 krere bageti dhe kur vine puna nuk paguajne asnje qindarke per shtetin.”

    Mire, ok dhe shteti ua u kthen atyre me investime publike ne shushen e shendetsise arsimit etj ( Ika une se jam per rruge :)

    Po ju gjeta ketu flasim prape.

    P.S. Me beso :) mu qe jam katnar safi mos degjo nipin e Osman Gazepit.

  10. Lili thotë:

    4 June 2007 @ 3:16 pm

    Pasi i percaktoi se sa duhet tja vene rrogat punonjesve
    Pasi i percaktoi ne disa sektore se sa duhet ti kene kostot
    Ne kulmin e pregatitjes per ligjin gje do i percaktoi se me cfare cmimi duhet te shesin… Berisha nxorri perlen e fundit duke propozuar ne parlament nje ligj qe ti percaktoj Biznesit se sa reklame duhet te beje
    Asnje lek qe do te shpenzioni per reklame qe kalon vleren e 1% te qarkullimit nuk do tju njihet…!!!

    Nuk mund te presesh gje tjeter nga Berisha pervec rrikthimit te ekonomis se pllanit sic e gjuante udheheqesi i madh i SalRam Berishes… Xhaxhi Enver Hoxha alias Tarasi

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.