Rritet ndjeshëm numri i përdoruesve të internetit në Shqipëri

Simbas shifrave te Internet World Stats perqindja e perdoruesve te internetit ne Shqiperi eshte rritur ndjeshem per vitin 2007 ne krahasim me 2006. Ne 2007 figuron qe ne Shqiperi 15.3% e popullsie te kene qene perdorues te internetit; rreth 471,200 njerez. Perqindja e rritjes nga viti 2006 ne vitin 2007 ka qene 18,748%, e cila eshte perqindja me e madhe e rritjes ne Europe per 2007. Megjithate Shqiperia ne krahasim me vendet e tjera te Evropes (52 shtete qe jane ne tabelen e shifrave) figuron te jete e treta nga fundi, vetem mbi Vatikanin dhe Ukrainen. Ne Shqiperi llogaritet te kete afro 300 lidhje te shpejta (broadband) interneti.

Perqindja e perdoruesve te internetit per Evropen eshte 48.1%, kurse per gjithe boten eshte 21.9%. Kontinenti me perqindjen me te madhe te perdoruesve te internetit eshte Amerika e Veriut me 73.6%, kurse kontinenti me perqindjen me te ulet eshte Afrika me 5.3%.

Shifrat figurojne te jene nga shtatori 2007.

Nuk e di sa te sakta jane keto shifrat per Shqiperine, po mua me duken si shume perdorues simbas shifrave te tyre. Mbase llogaritin perdorues te internetit jo vetem ata qe e perdorin rregullisht por dhe ata qe e perdorin vetem disa here ne vit, nuk e di. Nuk kishte sqarime per kete se ca kriteri kane perdorur per ti kualifikuar si perdorues. Gjithashtu nuk e di nese ka ndonje studim nga ndonje organizate shqiptare per kete.

Megjithate, si ne shume tregues te tjere, Shqiperia rendidet afer fundit ne liste ne krahasim me vendet e tjera te Evrpes. Shyqyr qe s’e perdor shume internetin Papa, se do dilnim te dytet nga fundi.

Xhibi

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

11 Komente

  1. Ll thotë:

    10 August 2008 @ 11:35 am

    Shifrat me duken goxha te pasakta, nje pjese si pasoje e perkthimit (e ke bere me shpejtesi Xhibi :) ) dhe nje pjese mbase per shkak te menyres si i mbledhin te dhenat. Konkretisht:

    Gabim perkthimi: Rritja prej 18,748% eshte nga viti 2000 deri ne vitin 2007, jo per vitin 2007 :)

    Gabim mbledhje te dhenash: Tingellon e pabesueshme qe ne Shqiperi te kete vetem 300 linja te shpejta. Nuk e di se nga ka ardhur kjo e dhene por nese do te ishte e vertete atehere bazuar mbi numrin e telave ADSL te varura neper shtylla, rrugica ime duhet te kete rreth 10% te lidhjeve te shpejta ne te gjithe Shqiperine :)

    \Nje pike tjeter: B92 kishte dje nje shkrim mbi faktin qe Serbia eshte e treta nga fundi per nr. e perdoruesve te internetit dhe qe vitin e fundit ja kaloi Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina.

    Ll.

  2. Moza thotë:

    10 August 2008 @ 4:09 pm

    lol,
    Jane shifra fiktive Xhib dhe Llukan. Dhe vete njeriu me pak common sense e kupton qe ja kane fut komplet kot. 470 e ca mije usera interneti ne shqiperi eshte pak e tepruar per mendimin tim. Shiko Estonine qe ne aspektin e sherbimeve elektronike eshte firifiuuuu ne krahasim me shqiperine dhe qe eshte ne EU etj etj dhe sipas ketyre figuron me 700 mije perdorues. Ose Maqedonia paska me pak users se ne rreth 300 mije. Qe ketu une ndaloj se lexuari Xhib.
    Dhe veretja e Llukanit per ADSL-te sigurisht qe eshte me vend. Sepse 300 eshte qesharake. Ja shif te ta bej une ty nje hesap. Une rroj ne nje pallat, qe eshte i rrethum dhe nga 3 te tjere. Pra jemi 4 kulla. Po te dal ne korridor antena ime kap e pakta 6 wireless networks. Qe do te thote qe abonentet e broadbandit e kane rishperndare lidhjen per nevojat e familjes apo biznesit. Konsideru se sa abonente jane ne gjendje ta bejne kete,pasi ISP te japin nje cope teli, dhe nje porte e po nuk dite nje cike me teper do ta perdoresh vetem ne nje PC, une do thoja qe keto 6 wi-fi jane 10% e lidhjeve internet qe ka zona.
    Pra qe gjithsej tek kullat tona te jene rreth 60 koneksione broadband.
    Nga keto pra, 54 jane single PC, por e pakta 2 users. Pra behen automatikisht 108 perdorues. Keta te shkathtit (si puna ime :P ) qe e marrin telin dhe e ndajne via air kane e pakta 5 users. Pra 6*5=30 na u shtuan dhe 30 users te tjere. Keshtu qe ne total une kam 138 perdorues interneti ne zonen e mbyllur qe ka le te themi 1000 banore. Pra 13.8 % te banoreve e perdorin ne shtepi. Ndersa perdorues simultane kam 54 plus 30=84.
    Gjtihesesi une po kapem tek ata 13.8% qe po ti shtosh dhe adoleshentet dhe te fiksuarit qe e harxhojne 2 ore ne dite ne internet caffe me zor vete ke 15%. Dheeee behet fjale per nje zone brenda unazes se tiranes qe kurresesi nuk eshte perfaqesuese per shqiperine.
    Po varet si behet hesapi. Nqs behet me sa kontrata interneti lidhen eshte gabim. Sepse kapitalisti im kontrakton psh nje Fiber Optike me 2 GB por ja ndan kete 200 sklleverve te vet 9 ore te dites. Etj etj.
    Ndersa ai artikulli i Petrovicit llukan eshte tjeter kollofiqe me rigon. Nuk ka asnje mundesi, po asnje asnje asnje qe shqiperia te kete lene pas Serbine ne shperndarje interneti per njerez. Vete historia e zhvillimit teknologjik dhe IT ne kete vend eshte shume me lashte dhe e pasur se e shqiperise. Plus Serbi ka selite e shumices se firmave te medha te fushes per ballakanin dhe evropen lindore, ka kompani qe shesin ekspertize dhe sherbime ne shqiperi, maqedoni, bosnje, rumani, bullgari, mal te zi etj etj. Ti ke internet free edhe ne hale ne cdo cep te Beogradit. Eshte thjesht genjshter.
    Prandaj si lexoj keto dokrra ne internet.
    Vendet e ballkanit jane shume infomale dhe statistikat per to nuk duhen besuar, aq me shume per gjera veshtiresisht te matshme si perdoruesit e internetit.

  3. gre_wireless thotë:

    10 August 2008 @ 4:18 pm

    Shqiperia ne moshen e internetit. Une them “Bravo Sali Berisha” :)

  4. xhibi thotë:

    10 August 2008 @ 7:25 pm

    Llukan, vitet per shifren e rritjes ke te drejte, nuk i paskam pare mire ne tabele. Behet fjale per 2000-2007. Korigjoje pak te lutem.

    Kurse per ate shkrimin e B92 e pashe, bile ngaqe pashe ate shkrim bera kete. Po nuk mund te bazoja lajmin tim thjesht mbi nje lajm tjeter kur behet fjale per shifra, aq me teper qe ne kete rast nuk ishte e qarte se nga i kishte mare shifrat ai qe citonte gazeta B92, plus nuk thoshte gje tjeter per Shqiperine. Kerkova pak ne internet po nuk gjeta burime/studime te tjera per vitin 2007 pervec ketij. Nga ana tjeter mbasi i mora te dhenat tek kjo faqe, lajmi i B92 ishte pak a shume konfirmues, pasi nxirrte prap Ukrainine dhe Vatikanin te fundit, dhe diferenca ishte me Shqiperine dhe Serbine, te cilen B92 e nxirrte nje vend me lart (Shqiperine) dhe ky studim nje vend me poshte, po me pak diference, dhe duke pasur parasysh qe behej fjale per renditje te 52 vendeve, ishte nje fare konfirmimi.

    Per shifrat dhe une ate thashe, qe nuk me duken reale, ose te pakten nuk perputheshim me idene qe kisha une se sa perqindje njerzish ka ne Shqiperi qe perdorin internetin, po mbase perdorin kritere liberale, p.sh. po e perdore njehere quhesh perdorues. :P
    Per lidhjet e shpejta dhe ajo mu duk shume pak, po prap mendova nuk e di ca kritere perdorin per te karakterizuar nje lidhje broadband. Per mua me teper interesi ishte te di sa perqind afersisht perdorin internet ne Shqiperi.

    Por konsistencen ne studimin e tyre e shikoj si te konfirmuar dhe ne ca gjera te tjera, p.sh. ne perqindjet pak a shume te Amerikes ne krahasim me Evropen, ose ne rradhitjen e Shqiperise nga fundi i listes, pavaresisht kesaj rritje.
    Gjithsesi sic thashe, po te gjeni ndonje studim tjeter mire eshte te shikojme ca thone ata.

    Ja ca thoshin kjo faqja se nga i kane marre te thenat:
    (4) The usage numbers come from various sources, mainly from statistics published by Nielsen//NetRatings , ITU , C-I-A, and local NICs.

  5. sach thotë:

    10 August 2008 @ 7:39 pm

    Rritja per vitet 2000 -2007 nuk eshte 18 por 18 mije %

  6. xhibi thotë:

    10 August 2008 @ 7:42 pm

    Ku e lexove 18 ti mer? :D

  7. sach thotë:

    10 August 2008 @ 7:51 pm

    Ashtu e kuptuva ate presjen ne mesazhin e pare se ska logjike te kete rritje 18 mije % vetem per nje vit ;-)

  8. peshkaqeni thotë:

    11 August 2008 @ 10:33 pm

    Shumë mirë që shqipëria jonë e dashur po jeton “orgazmën” e internetit, por për këto numra gjeni ndonji burim tjetër e varini qillon B92 e kush e ka bërë B92…

  9. xhibi thotë:

    11 August 2008 @ 10:36 pm

    Shifrat NUK jane bazuar tek B92, lexoni juve apo komentoni me pare? :D

  10. xhibi thotë:

    15 August 2008 @ 12:28 am

    Ok, gjeta dhe tek Banka Boterore ca shifra per internetin ne Shqiperi, te cilat cuditerisht jane te ngjashme me keto te Internet World Stats.

    Simbas BB, ne Shqiperi perqindja e perdoruesve te internetit ne vitin 2000 ka qene 01.%, kurse ne vitin 2006 ka qene 14.9%. Tek faqja e mesiperme kane dhe nje grafik aty, dhe duket simbas atyre te dhenave qe perqindja eshte rritur ndjeshem nga 2005 ne 2006. Nuk kane te dhena mbas vititit 2006.

  11. xhibi thotë:

    15 August 2008 @ 3:28 am

    Ja dhe te dhenat qe ka CIA tek faqja e World Factbook per Shqiperine:

    Internet hosts: 852 (2007)
    Internet users: 471,200 (2006)

    Mesa duket te tre keto organizata (Internet World Stats, Banka Boterore, CIA) kane perdorur te njejtin burim per shifrat/perqindjen e internetit ne Shqiperi, se kane te njejtat shifra. Po prap nuk dihet nese studimin per kete, pra grumbullimin e shifrave, e ka bere nje prej ketyre organizatave apo ndonje organizate tjeter.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com