Rrathe
MARTIN CAMAJ
*** *** ***** ******** ******* ********* ****** ******** ******** ********************
Folkloristi doli dhe, megjithese shtatedhjetevjeçar dhe i randuem ne trup per se tepermi, vraponte teposhtes si te mos kishte gjysmen e atyne vjetve. Kishte humbe vetje te dashtuna per se gjalli te vet dhe kishte qindrue trimnisht pa iu mbushe syte me lot. Tash qau si femije. S’dinte si me ia shpjegue vetes pse ndamja nga ato rraqe e trishtonte aq fort. Jo nga rraqet e vjetra u perpoq te arsyetonte, asht qe po ndahem une,por nga atmosfera qe ato rrezatonin ne banesen e tim et, te feminise dhe te diteve te fundit qe po me ngelin. U bind se aty, ndonese banonte dy ose tre muej te vjetit, paskej qene deri ne ate moment qendra e jetes se tij ne hapesi.
Qante sepse aty e mbrapa kudo qe te gjindej, ne qytet ose ne mal, nuk do te kishte andrrue ma me andje kthimin ne plangun e te pareve buze detit dhe te sendet e cikerrimet qe brezni te tana i kishin marre neper dore. Iu ngja se e kishte pushtu seniliteti kur mbeti e tha me za te nalte: nuk ka qene per mue pune e lehte te krijoj nji çerdhe me fije te panjehuna si zog mergimtar! Gjthe ato çikerrime, gjithe ato cikerrime, gjithe ato endje leshi,l ini dhe mendafshi qe u vjen era bloze dhe myzge shtepie! Per kete me pelqente amza e tyne, zhbironte ne mendjen e vet Baci si tue u kujtue per here te pare per kete pune. Shikonte rrethas neper shpatine per tu hutue ne dicka tjeter dhe per te qite keshtu ne harrese gjendjen e vet te mjerueshme. Bani ti vinte ndermend se si po ne ato brigje kishte zbulue para shume vjetesh se gjinkallat nuk bertitnin me goje ne vape dhe se ato te tane ate gjame e banin me krahe. Ne kanget popullore lirike,sidomos ne vajtime gjinkalla ose gungalla krahasohej me zemren e prindit qe ka humbe te bijte dhe gerthitja e saj-gjame deshprimi qe si zemra e idhnueme plas grime-grime, qelq i leshuem prej majes se lisit nder gure. Si bahet ti shpjegohet vajtores, pyeste Folkloristi se gjithe gjama e gjinkallave s’qenkej brime por krahez si fejza ventilatori per te prapue pishen e vapes? Folkloristi merrte me mend se si kangetari do te mbeste i zhgenjyem para tij, jo se po i zbulohej e verteta, por sepse Baci po dashkej ta genjeje ose te tallej me te se gjinkalla s’qenkej ashtu si trashgohej ne kanga e vajtime.
Ndalej shpesh dhe remonte nese dhe ai vete paska jetue nji jete te tane i djerrun ne perfytyrime te rreme. Ndoshta te gjithe e dine thoshte me vete se gjallnova e gjallnoj ne mjegullen e gabimit, dhe megjithate s’ka dashamire qe me del e me thote troç se rrenuekam keshtu per te mos me prishe qefin apo nga frika se po i mbes ne qafe e i thom: s’je mik i vertete! E prapoi kete tundim sepse tha, ky dyshim te çon ne rrase te keqe dhe aq larg sa te humbe njeriu besimin ne cdo njeri, ne cdo dashamiresi qe me ka mbete. U ul bri rruges per te shiju pamjen e cdo peme e çube nder megje te rrethueme vend-vende me mure te thata, vende-vende me gardhiqe neper te cilat ferra e murriza. Aty ku ate vjete nuk kishte ra kosa e drapni,barishtet e rrodhet ishin rrite per se tepermi: prej ma te vogles levizje karkaleci, kacikrre e bulku nder to gzhateshin fijet e barit dhe lepushtrat e shkrumueme. E njejta bimesi rritej edhe nder rrabet e viseve ma te nalta permbi shtepi te Folkloristit, por atyne atje era u kish hjeke me kohe fltezat dhe perkulte kallmet e fejzit e shpupluem ma me fuqi dhe delte nje tjeter turme tingujsh. Atje edhe deget e lisave rraheshim ma me fuqi nga fryme: banoret e shpatines perfundi kishin pershtypjen se ne visin e perm kishte shperthy nje lume qe per fat nuk mberrinte kurre deri te shtepite e tyn.
Ktheu papritmas tek gjendja e vet: Bacit iu duk se ne ate fill i ra prej fytyres maska e burrit te nje moshe te mesme-keshtu mbante veten ai gjithnje-dhe u gjet balle per balle me vetjen e vertete, te mplakun dhe te mbaruem per kete jete. U turpnue se bota mbare e paska zbulue ma pare se ai vete se kishte mbrue me te tana. Rremoi nese ne shoqni i kishte fshehe ndonjhere vjetet. Mbas ketij rremimi, u kujtue se askush s’ia kish va deri ate dite pyetjen, sa vjec isht, kushedi pse?
fq 15-16
(Marre nga Blogu Kapiten, kapiteni im)


19 Qershor 2008 @ 10:13 am
Uau, cool, keni sjelle Camajn ketu.
Shyqyr mo.